Robert Graves dhe dymbėdhjetė Ēezarėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Robert Graves dhe dymbėdhjetė Ēezarėt

Mesazh  Admin prej 04.12.12 1:09

Robert Graves dhe dymbėdhjetė Ēezarėt



Tiberius, Kapri. Njė pishinė me ujė. Fėmijė tė vegjėl…Deri mė tani duket shumė mirė. Edhe pse pėrkthimi i lodhshėm i dikujt ėshtė duke na krijuar njė ndjesi vėrtetė tė tmerrshme.

Pastaj…Peshk. Peshk? Imazhi mental erotik kthehet nė surreal. Mė pak fjalė, njė fitore tjetėr pėr J. C. Rolfe pėrkthyesin finok tė bibliotekės Loeb, i cili nė mėnyrė krejt korrekte parashikoi ashtu si duhet nepsin e lexuesve tė shkollės, duke i lėnė pasazhet fine tė Sutonius tė qėndronin ashtu si duhet nga njė origjinal vėrtetė i zorshėm.

Dikush, mbase, do dėshironte t’i prishte ato futnotat intriguese nė fund, jo thjesht prej faktit se sintaksa ishte e vėshtirė (megjithėse nuk ėshtė e lehtė pėr studentėt qė janė tė ushtruar mė shumė nė ushtri sesa nė latinishten civile) por sepse kufiri i kėtij ceni tė zbuluar ishte pėrtej imagjinatės, madje edhe tė shkollarit mė tė parregullt. Kishte njė pikė tek e cila dikush edhe e hidhte poshtė pėrkthimin e tij. Tek Tiberiusi dhe peshku i vogėl pėrshembull.

Pėr fat, ne tashmė kemi njė pėrkthim tė plotė tė njė teksti, me punėn e z. Robert Graves, i cili nėn magjinė e Zotės sė tij treshe, ka realizuar krejt ripėrkthimin e klasikėve.

Njė nga tributet e para tė tij pėr kėtė angazhim ishte tamam pėrkthimi i mrekullueshėm i Gomarit tė Artė: pastaj Farsalia e Lukanit; mė vonė Mitet greke, njė krahasim i cili synon korrigjimin e hierarkisė sė Olimpit pėr t’i lejuar Zotave tė tij (principit femėror) njė pozitė qendrore tek lėnja mėnjanė e qenėsisė mashkullore. (Por, hapni sytė nga zemėrimi i Apollonit, seriozisht: ‘besimtari’ ėshtė shumė mė tepėr sesa ruajtėsi i ‘nėntė muzave’) Tani si pėr diversion, z. Graves na ka dhėnė The Twelve Caesars e Sutonius nė njė stil tė mirė, tė drejtė dhe jo-pasens si deri mė tani; dhe duket qartė se Nėna e moēme e ne tė gjithėve bėhet e shqueshme vetėm nga mungesa e saj, ndoshta njė kritikė delikate e njė periudhe vėrtetė intensive mashkullore nė histori.

Gajus Sutonius Trankuilus – avokat dhe autor i njė dyzine librash mes tyre edhe “Lives of Famous Whores” (Jetė kurvash tė shquara) dhe “The Physical Defects of Mankind” (Defektet fizike tė Njerėzimit) apo dhe “What was that about?” (Pėr ēfarė flet kjo?)-punoi pėr njė kohe si sekretari privat i Perandorit Hadrian. Me sa duket, gjatė kėsaj periudhe ndodhi qė tė kishte akses nė arkivat perandorake, ku edhe e mblodhi materialin pėr tė shkruar “The Twelve Caesars” (Dymbėdhjetė Ēezarėt), i vetmi libėr qė na ka mbijetuar komplet prej tij.

Sutonius u lind mė vitin 69 pas Vdekjes sė Krishtit, viti i tre Ēezarėve, respektivisht Galbas, Otos, Viteliusit; kurse vetė ai, u rrit nėn Flavianėt: Vespasianit, Titusit, Domicianit, kohė tė cilėn ai e jetoi me ta edhe si bashkėkohės. Po ashtu, ishte shumė afėr nė kohė edhe me gjashtė Ēezarėt e parė, qė i kishte njohur madje edhe nga afėr, tė paktėn nga Tiberius dhe ndaj ndodh qė nė kėtė kohė arrin e na jep edhe njė rrėfim bashkėkohėsi pėr historinė e tij.

Sutonius e shqyrtoi historinė botėrore qė nga viti 49 para Krishtit deri mė 96 pas Krishtit si njė rrėfim tė brendshėm tė dymbėdhjetė njerėzve, tė cilėt atėkohė zotėronin fuqi absolute. Me njė kuriozitet tepėr tė ndjeshėm, gjurmoi anekdotat e kohės duke i regjistruar fare gjakftohtė, pėrveē njė prirje personale disi reaksionare tė stilizuar, qė e ruajti deri nė fund. Ashtu si miqtė e tij historianė, p.sh. prirja e Livit drejt historive bajate, por edhe atyre interesante tė Dion Kasius, Sutonius ishte njė reaksionar tipik politik me tė cilin republika e vjetėr pretendonte kohėn e virtytit dhe Perandorisė, qė pa dyshim s’mund tė ktheheshin mė.

Pjesa i shkon edhe bindjes sė tij politike ndaj vazhdojmė qė Sutoniusin e lexojmė edhe sot e kėsaj dite. Disi, kjo ėshtė edhe dhurata e tij pėr tė na rrėfyer se ēfarė duam tė dimė. Jam kėnaqur kur lexova se Augusti pėr shembull ishte gati nėn pesė kėmbė, biond, mbante disa ngritėse brenda sandaleve, qė t’u dukej bashkėkohėsve mė i gjatė, i binin nė sy shtatė shenja nga lindja dhe kish shikim tė dobėt; se ai i trajtonte qimet e kėmbėve me guaskė arrash tė nxehta dhe se i pėlqente shumė kumari. Apo pėr tė mėsuar se fjalėt e fundit komike tė Vespasianit na ishin:’ Tė dashurit e mi, tani duhet tė kthehem nė perėndi’. (Ose ‘Tė dashurit e mi’ bėhuni seriozė pėr ‘Vae’). Historitė, tė vėrteta apo jo, janė zbavitėse kur lidhen edhe me befasinė e seksit, ashtu si ndodh edhe me ato tė periudhės post-Kinsejan.

Gibonin, nė mėnyrėn e tij tė madhėshtore, e pikėllonte fakti se nga tė dymbėdhjetė Ēezarėt vetėm Kladiusi ishte seksualisht ‘i rregullt’. E qė nga oportunizmi seksual i Jul Ēezarit deri te sadizmi i Nero apo pederastisė dridhėse tė Galbas, jetėt seksuale tė Ēezarėve pėrfaqėsojnė ēdo aspekt tė faktit, tė cilėn koha jonė post-mesjetare e pėrkufizon si ‘anomali seksuale.’ Mund tė jetė e gabuar, megjithatė, pėr ta hedhur poshtė por duhet tė bėsh ashtu si kanė bėrė edhe shumė komentatorė, lidhur me varietetin e gjerė tė ndjeshmėrisė sė Ēezarėve, duke na e paraqitur thjesht si ligėsi tė dymbėdhjetė njerėzve jo normalė.

Ata ishin pos tė gjithave, njė pėrfaqėsim gjithsesi i kėndshėm i kohės ku jetuan. Ndryshojnė nga ne-dhe bashkėkohėsit e tyre-vetėm nga fakti i fuqisė qė posedonin, e cila i bėnte tė mundur secilit prej tyre syresh, t’i nxirrte si t’i donte qejfi fantazitė e tij seksuale mė tė errėta. Ky ėshtė dhe mrekullimi psikologjik i Sutonius. Ēfarė do mund tė bėnin njerėzit e tjerė nė vend tė tyre? Pėrgjigja ėshtė se: ata thjesht do mund tė bėnin ndonjė gjė fare mė tė vogėl ose ēdo gjė, por tek e fundit krejt njėsoj si ata.

Alfred Uaithed njėherė vėrejti se dikush kap esencėn e kulturės jo nga kėto gjėra, tė cilat janė thėnė nė atė kohė, por nga gjėrat tė cilat s’janė thėnė, bash ato hamendėsirat e fshehura tė shoqėrisė, qė tek e fundit janė tepėr tė qarta pėr t’u konstatuar. Tashmė mbetet njė supozim i hamendėsuar i Amerikės sė shekullit tė njėzetė qė qeniet humane janė thjesht heteroseksuale apo janė disa gjėra mahnitėse qė lidhen thjesht me rritjen normale tė psiqikės, ku homoseksualizmi me shumė apo mė pak po trajtohet njėsoj kudo. Pėr ne, norma mbetet heteroseksualizmi kur familja konsiderohet si normale; kurse ēdo gjė tjetėr ėshtė devijim, e kėnaqshme apo jo, thjesht e ndėrvarur prej shijes sė dikujt dhe preokupimet morale. Sutonius na zbulon kėtu edhe njė botė krejt tė ndryshme.

Supozimet e tij tė fshehura janė se njeriu ėshtė biseksual dhe se kjo liri e tėra komplet ėshtė dhėnė pėr tė dashuruar-ose, ndoshta, edhe mė shumė, ashtu si ndodh nė problemin me rastin e Ēezarėve, e cila ėshtė pėr tė dhunuar tė tjerėt: perandori do tė bėnte ashtu si i vinte, duke shkuar gėzueshėm nga atraksioni mashkullor tek femėrori thjesht ashtu si i diktonte trilli. Por s’ėshtė vetėm Sutonius nė kėtė supozim pėr shumanshmėrinė e qenies njerėzore.

Qė nga Platoni e deri nė ngritjen e Kristianizmit tė Pauline, qė u pėrpoq t’i vinte kapak seksit, kjo duket fare qartė edhe nė shkrimet klasike.

Akoma dhe sot e kėsaj dite, komentatorėt kristianė, frojdianė, dhe marksistėt,- tė gjithė e kanė urdhėruar apo injoruar kėtė fakt tė natyrės, nė interes tė secilit afrim me Mbretėrinė e Qiellit. Gjendet njė eksperiencė e veēantė sot pėr dy mėnyrat qė tė lexohet pasioni i njėhershėm i Neronit, si pėr gratė ashtu edhe pėr burrat. Diēka, megjithatė duket keq. Mund tė jetė qoftė njėra apo tjetra, por kurrė asnjėherė tė dyja. Dhe sėrish ky eklektizėm seksual na shfaqet sėrish dhe sėrish.

Dhe megjithėse disa nga Ēezarėt krejt hapur preferonin gratė pėr mua (Augusti kishte njė dobėsi tė veēantė pėr nimfetat e Nabukovit), tėrheqja e tyre ėshtė e jashtėzakonshme nė mungesėn e kėtij motivi. Dhe dikush mund edhe tė dyshojė se pėrveē legjislacionit sė ashpėr moral tė kohės sonė ku jetojmė, sėrish qeniet humane s’mund tė jenė mė ndryshe. Nėse s’mund tė thuhet gjė tjetėr, Dr. Kinsi e zbuloi nė mėnyrėn e tij aritmetike dhe tė paepur sesi tė gjithė jemi thjesht pak mė tė parashikueshėm dhe tė sjellshėm sesa ai i cili dyshohet direkt pėr ligėsi.

***

Njė nga pak aspektet joshėse prej Jul-Klaudianėve ishte autorėsia. Ata tė gjithė shkruanin; disa dinin madje tė shkruanin vėrtetė mirė. Jul Ēesari, pėrveē relacioneve tė tij pėr kryqėzatėn e famshme nė Gali, shkroi dhe njė Edip. Augusti shkroi njė Ajaks, me pak vėshtirėsi. Kur u pyet nga njė prej miqve pėrse Ajaksi i tij kish dalė kaq vonė, Augusti psherėtiu:’ Ai s’ka rėnė nga shpata, thjesht e harroi veten mbi sfungjerin tim’.
Tiberiusi shkroi Elegjinė pėr vdekjen e Jul Ēezarit. Mėndje-hallakaturi Klaudi, princi sharmant i errėsirės, ishte njė pedant aq i devotshėm, saqė nė tė gjallė u pėrpoq ta reformonte vetė alfabetin. Ai ishte po ashtu i pari qė kish arritur tė kishte njė qasje serioze me historinė e Etruskėve. Neroni natyrisht do kujtohet si poet. Jul Ēesari dhe Augusti ishin edhe prozatorė tė shquar; secili prej tyre preferonte latinishten e thatė tė modės sė vjetėr. Augusti nė veēanti s’pėlqente atė qė e quante stili “aziatik”, qė ishte mė i favorizuar mes tė tjerave nga rivali i tij Mark Antoni, fjalimet e tė cilit i shikonte si aspak tė sakta dhe mbi tė gjitha “me ato fraza aq tė gjata e tė sforcuara”.

Pėrveē faktit tė fuqisė sė madhe, tė dymbėdhjetė Ēezarėt, si njerėz kishin pak gjėra tė pėrbashkėta me njėri-tjetrin. Por kjo pak ishte relativisht domethėnėse, pasi kishin njė gjė tė madhe tė pėrbashkėt: frika e thikės dalė befas nga errėsira. Nga tė dymbėdhjetė (ndoshta nėntė) u vranė nė kėtė mėnyrė. Ashtu si vėrejti Domiciani pak kohė para se tė goditej:”Perandorėt janė patjetėr trapa qė kur vrasėsi i tyre arrin ta bindė lehtė publikun se konspiracioni kundėr jetės sė tyre ėshtė real’.

Nė njė pėrpjekje tė pakuptueshme qė tė shmangnin destinin, qė u rrinte mbi kokė, studiuan me kujdes ogurėt, shikonin horoskopėt dhe analizonin ėndrrat (ata ishin simbolistė tė zgjuar, nga tė cilėt mėsoi edhe Dr. Frojd, qė edhe vetė ishte njė amator i Romės). Pamjet e jetės nga Kodra Palatine s’janė aq relaksuese dhe megjithėse asnjė nga Ēezarėt s’ishte religjioz nė sensin e botės sonė, tė gjithė prireshin drejt Stoikėve. Do ishte Tiberiusi, me zymtėsinė karakteristike, i cili theksonte gjendjen e tyre tė rrezikshme, kur deklaroi se ishte Fati, jo zotat, qė urdhėronte pėr jetėn e njė njeriu..

Megjithatė, ēfarė do pėrbėnte pėrfundimisht lloji i efektit tė fuqisė absolute mbi kėta dymbėdhjetė pėrfaqėsues tė mėdhenj tė njerėzimit? Sutonius e bėri krejt tė qartė: Shkatėrrimi. Kaligula ishte me dokumente i ēmendur. Neroni, qė e filloi mirė, u bė me kalimin e kohės krejt irracional. Madje edhe karakteri i ashpėr i Tiberiusit u dobėsua me kohė.

Nė fakt, Taciti, kur mbulon tė njėjtėn periudhė si Sutonius, pėrshkruan: “Edhe me atė eksperiencė tė jashtėzakonshme qė kish pėr ēėshtjet e publikut, Tiberiusi u shkatėrrua dhe u transformua nga influenca e dhunės sė fuqisė absolute’. Kaligula e nxori tė gjithė kėtė lojė zbuluar kur i tha njė kritiku, ’Mė shkon nė kokė ta trajtoj kėdo tamam si ma do qejfi’. Dhe ai inat, i cili ėshtė i lindur nė qeniet humane tashti kur ke fuqinė, tė jep mundėsinė ti trajtosh tė tjerėt si lodra, por kjo e kultivuar e nė mėnyrė monstruoze, ashtu siē ėshtė tek Ēezarėt. Historia e rastit tė Sutonius (dhe kjo ėshtė nė mėnyrė ekzakte) pėr Domicianin ėshtė krejt fashinuese. Ai ishte njeri inteligjent dhe me sharm, por edhe i trajnuar pėr tė qeverisur.

Domiciani kur fillimisht ia doli nė Principatin filloi tė hahej me veten duke ējerrė krahėt e mizave, njė zakon i mbetur fėmijėror, i cili gradualisht ra, derisa nė mėnyrė tė paevitueshme vazhdoi nė njė formė tjetėr, duke i zėvendėsuar mizat si objekte me njerėz. Loja e tij mė e dashur ishte tė fliste sjellshėm me njė viktimė kuptohet nervoze nė ato ēaste, qė ia vinin pėrballė; kur tė gjitha frikėrat zbuteshin prej kėsaj sjellje, ai e ekzekutonte pamėshirė viktimėn.

Apo vallė ishin vetė Ēezarėt, tė cilėt mbeteshin krejt joobjektivė rreth pozicionit tė tyre tė ēuditshėm. Ka njė letėr tė ēuditshme tė zbuluar qė Tiberiusi ia drejton Senatit, e cila ishte pėrcjellė pėr tė siguruar aprovimin pėr gjithė veprėn e tij tė ardhshme. Tiberius e hedh poshtė ofertėn, qė i bėn Senati: “Pėr aq kohė sa kam mendjen, mund ta llogarisni njėsoj vazhdueshmėrinė e sjelljes sime, por unė s’mund t’ju lė tė vendosni precedentin e bindjes, ku ju tė aprovoni veprimin e ēdo njeriu: e ēfarė nėse ndodh ndonjė gjė qė tė alternojė karakterin e atij njeriu?” Me terrorin qė ngjallte jeta e tyre, pėrhumbur nga ėndrrat dhe oguret, akoma mė marramendės nė pjesėn e Dominionit, s’ishte mė habi se ēmenduria aktuale lidhej dhe me refuzimin Ēezarian ndaj njė realiteti kaq intoksikues.

Lajtmotivi unifikues me kėto jetė, qė sapo shkruam, ishte vetėm figura e Aleksandrit tė Madh. Ēezarėt ishin tė gjithė tė fashinuar prej jetės sė tij. Ai ishte kriteri i tyre i vetėm i madhėshtisė. I riu Jul Ēezari ofshante gjithė zili mbi varrin e tij. Augusti e hapi varrin dhe e soditi gjatė fytyrėn e pushtuesit. Kaligula i vodhi parzmoren nga trupi dhe e mbante vetė. Neroni i quante rojet e tij “Falangat e Aleksandrit tė Madh”. Dhe, cili ishte kuptimi real i kėtij fashinimi? Fuqia pėr hir tė fuqisė.

Pushtimi pėr hir tė pushtimit.

“Dominimi tokėsor si njė fund nė vetvete”, i cili s’pėrbėnte as vizion utopik, e as ndonjė vizion tė fshehur, ashtu si edhe jo njė hipokrizi. Unė po ju rrėzoj poshtė; tani jam vetė mbreti i kėshtjellės. Po pse vallė i riu Jul Ēezari ishte kaq ziliqar ndaj Aleksandrit? Kjo nuk na ndodh qė tė na e shpjegojė Sutonius nė veprėn e tij. Ai do pohojė se ēdo i ri nė moshėn e tij njėsoj do dėshironte ta pushtonte botėn. Dhe pse Jul Ēezari, njė qenie e tillė e klasit tė lartė mendor, e do kaq shumė botėn? Thjesht, ta ketė atė krejt tė vetėn. Madje edhe pėrfundimi i Pax Romana s’pėrbėnte mė njė politikė tė llogaritur por thjesht njė aksident me fat.

Ēesari dhe Augusti, krijuesit e Principatit, pėrfaqėsonin dėshirėn e zhveshur qė tė sundonin pėr hir tė tyre. Dhe megjithėse shoqėria jonė e sotme ka ndryshuar shumė nga Roma (Ne mund ta theksojmė por me njė krenari tė zymtė se Hitleri dhe Stalini e morėn hua skėterrėn e vėrtetė tė Neronit dhe ia pėrcollėn ditėve tona), kemi shkuar megjithėkėtė njėsoj drejt zakoneve e motiveve tė fshehura, pėr tė mohuar konstanten e errėt tė vėrtetė tė sjelljes humane, edhe pse ėshtė e vėshtirė pėr tė gjetur njė historian amerikan me reputacion, i cili do ta pranojė faktin e ashpėr se Franklin Ruzvelt, pohoi, se donte tė bėhej president thjesht pėr ta pėrdorur forcėn, qė tė ishte i famshėm dhe t’ja kishin frikėn.

Duke ditur kėtė fakt tė thjeshtė dikush mund tė ēaj pėrmes njė deti tė tėrė arratish: historia si sociologji, liderėt si mėsues, dashamirėsia e butė si motiv force, kur pėrfundimisht fuqia mbetet nė fund pėr vetveten edhe si njė nevojė instiktive pėr tė triumfuar, tipari i thjeshtė human dhe mė i rėndėsishėm, forcės sė nevojshme pa tė cilėn s’mund tė bėhet asnjė qytet ashtu si edhe s’mund tė shkatėrrohet.

Sėrish shumė sociologė bashkėkohės dhe fetarė iu kthehen historianėve me njė propozim krejt serioz: Edhe nėse s’do kish pasur asnjė Ēezar atėherė Zeitgeist (Shpirti i kohės) do tė na kishte dhėnė njė tjetėr njeri si ai. Paēka se ėshtė e ditur qė tė kishte njė Ēezar nė atė kohė, veēanėrisht tė atillė nuk do tė guxonte askush qė do kish guxuar pėr ta shpikur. Ngjarjet e Botės janė thjesht puna e individėve, motivet e tė cilėve janė shpesh tė pavlera, madje edhe rastėsore. Nėse Klaudiusi nuk do donte njė pushtim tė thjeshtė nė mėnyrė qė ai tė kish mundėsi tė festonte triumfin nė Romė, Britania as nuk do ishte pushtuar mė vitin 44 pas Krishtit. E nėse Anglia s’do tė ishte kolonizuar nė shekullin e parė…eh vargu i shkakėsive ėshtė i thjeshtė.

Dikush mund tė kuptojė natyrisht pse roli i individit nė histori ėshtė instinktivisht i minimizuar nga njė shoqėri e cila e aspiron baraziminė. Ne jemi, krejt natyrisht, tė frikėsuar sė qėnuri tė viktimizuar nga aventurierė tė pa kujdesshėm. Pėr tė shmangur kėtė, duhet tė krijojmė mitin e masės sė pashmangshme (drejtimit-tjetėr), i cili qeveris tė gjitha. Shkenca, pėr tė cilėn jemi duke folur, s’ėshtė njė ēėshtje e kėrkesės individuale por njė pėrpjekje kolektive.

Madje edhe cipėza e stuhishme e zgjedhjeve tona sot e mbulon indiferencėn individuale pėr personalitetin human: Nėse s’mbetet pėr kėtė, atėherė ėshtė pėr atė tjetrin; dhe kėshtu ėshtė krejt njėsoj, jeta vazhdon. Duke u kthyer nė pikėn tonė, gjenden disa virtyte kėtu; dhe megjithėse askush s’mund tė mohojė se ka njė gri mashtruese nė truallin tonė tė qetė, do tė ishte sigurisht mė e mirė qė ajo tė trajtohej si e pasunduar nga mediokriteti sesa tė skllavėrohej nga Ēezarėt. Por ta mohosh natyrėn e errėt tė personalitetit human s’ėshtė vetėm vetėkėnaqėsi por edhe tepėr e rrezikshme.

Pėr kėtė insistim tonin mbi kapitullimin e dėshirės private (tė qėnurit i drejtuar nga brenda) drejt njė koncepti tė garės humane, ashtu si disa bakterie tė tejmbushura nė rrjedhėn e paidentifikuar tė kohės prej fakteve individuale, kemi bėrė tė cenueshme jo vetėm rutinėn, nė atė sens tė pakuptueshmėrisė e cila mė shumė se ēdo gjė tjetėr ėshtė karakteristike e moshės sonė, por tė cenueshme edhe atė sensin e Mesias sė parė qė i ofrohen tė riut dhe tė mėrziturit pėr pak tė ardhme tė mrekullueshme, nga kėto vėrtetėsi ēezariane. Ajo pėrbėn edhe rrezikun politik ndaj kjo ėshtė tamam ajo e vėrteta.

*******

“Pjesa mė e madhe e botės edhe sot e kėsaj dite ėshtė e qeverisur nga Ēezarėt. Njerėzit gjithnjė e mė shumė po trajtohen si plaēka. Tortura ėshtė kudo e gjithėpranishme. Dhe, ashtu si do tė shkruante Sartre nė parathėnien e tij pėr librin drithėrues tė Henri Alleg rreth Algjerisė. ‘Ēdokush, nė ndonjė kohė tė caktuar, mund qė nė tė njėjtėn moment ta gjejė veten qoftė si viktimė por edhe si ekzekutues’. Sutonius nė pasqyrimin e kėtyre Ēezarėve tė legjendave zbavitėse, nuk reflekton thjesht ata por edhe vetė ne: krijesa gjysmė tė tunduara, ku morali i madh i detyrimeve, qė mbartim mban nė balancė brenda qoftė engjėllin por dhe monstrėn- pėr tė cilat jemi pėr tė dy-dhe nė fakt tė injorosh kėtė dualitet ėshtė si ta ftosh vetė shkatėrrimin.”


(1959)

Gajus Sutonius Trankuilus- Mė sė shumti njohur si Sutonius, ishte njė historian romak qė i takonte urdhrit kalorėsiak nė periudhėn e hershme imperiale tė Romės

Gore Vidal
Pėrktheu: Ben Andoni

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi