Intervistė me Dalai Lama

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Intervistė me Dalai Lama

Mesazh  Admin prej 04.12.12 0:56

Intervistė me Dalai Lama



Mendja dhe emocionet mes religjionit e shkencės

“Gjykimi ynė bazohet mbi logjikėn…

ka pika kontakti me fizikėn kuantike”

Qysh prej thuajse njėzėt vjetėsh Dalai Lama, Lider shpirtėror i tibetanėve, takon herė mbas here shkenctarė, ngase e quan shumė tė rėndėsishme pėrballjen dhe shkėmbimin e informacionit mes shkencės perėndimore dhe filozofisė budiste.

Siē thotė dhe ai vetė nė parathėnien e autobiografisė sė tij, “Liria nė mėrgim”(Sperling & Kupfer,1998),Dalai Lama ėshtė konsideruar nė mėnyrė tė ndryshme nga njerėz tė ndryshėm. Pėr budistėt tantrikė, ai ėshtė rimishėrimi i Avalokiteshvara, Bodhisattva i Pėrdėllimit. Pėr tibetanėt, ėshtė mbreti i tyre i katėrmbėdhjettė hyjnor. Pėr kinezėt, ėshtė njė monark feudal prej tė cilit ata e kanė shpėtuar Tibetin. Pėr pjesėn tjetėr tė botės, ai ėshtė Ēmimi Nobel pėr paqen i vitit 1989. Pėr Tentzin Gyatso, emri i tij murgėror, ai ėshtė «thjesht njė qėnie njerėzore, rastėsisht tibetan, qė ka zgjedhur tė jetė njė murg budist».

Kjo qėnie shumėformėshe ėshtė bėrė nė Perėndim simboli i rrugės jo tė dhunshme drejt dy ēlirimesh: atij politik tė Tibetit, e atij shpirtėror tė budizmit. Por ka edhe aspekte mė pak tė njohura tė jetės sė Dalai Lamės: pėrshembull, interesi i tij pėr shkencėn, qė nuk e lė tė humbasė njė rast pėr t’u pėrballur me shkenctarė mbi terrenin e tyre. Kemi pėrfituar pikėrisht nga ky interese i tij pėr ta intervistuar.

Shenjtėri, tash pesėmbėdhjetė vjet ju takoheni rregullisht me shkenctarėt. Si ka mundėsi?

«Vizionet e shkencės janė shumė tė dobishme pėr budistėt. E nė tė njejtėn kohė, koncepti budist i realitetit mund t’u ofrojė shkenctarėve njė pikė tė re shikimi prej nga ku mund vėzhgojnė gjėrat».

A mund tė jepni njė shembull konkret, duke u nisur nga fizika?

«Budizmi tibetan interesohet rreth idesė se si ėshtė formuar universi, pėr evolucionin, pėr shpėrbėrjen e tij. Simbas disa teksteve tona, universi e ka origjinėn nga thėrrmia tė vogla hapsinore. Siē e sheh, ka pika takimi me teorinė e Big Bang. Ne mendojmė edhe se njė objekt ėshtė pėrbėrė,-nė analizimin mė tė fundėm-, nga thėrrmija tė vockla, shumė tė imta. Kėtu ėshtė njė fushė e pėrbashkėt hulumtimi me fizikėn kuantike, e cila edhe ajo interesohet pėr substancat mė tė imta.»

Po pėrsa i pėrket neurobiologjisė?

«Budizmi ofron njė numur tė madh shpjegimesh mbi mėndjen, emocionet, mendimet, e mbi mėnyrat e ndryshme tė modifikimit dhe transformimit tė tyre. Tantrizmi ka zhvilluar ushtrime tė ndryshme dhe teknika meditimi, qė mundėsojnė ndikimin e trupit nėpėrmjet mėndjes».

Cili ėshtė qėllimi i meditimit?

«Nėpėrmjet meditimit mund tė rritet niveli perceptues i mendjes, e tė arrihet nė tė kuptuarėt e fenomeneve qė zakonisht nuk mund tė perceptohen. Mbėrrihet kėshtu tek ajo qė ne e quajmė “mėndje e hollė”, e cila lejon qė gjėrat tė shihen mė mirė.».

Ēfarė marrėdhėnieje ka mes mėndjes dhe materies?

«Shkolla budiste e quajtur Mind only, vetėm mėndje, mėson se gjithēka ėshtė njė lloj krijimi i mėndjes. Por ėshtė njė tjetėr shkollė, e quajtur Madhyamika, qė mbron idenė se egziston njė realitet i jashtėm, i pavarur nga mėndja. Ne tibetanėt mendojmė se kjo shkollė ėshtė mė e thellė».

Pėrse?

«Kuti ynė i gjykimit ėshtė vėzhgimi, hulumtimi. Disa shpjegime tė shkollės Mind only duken shumė tė bukura, por nėse analizohen deri nė fund nxjerrin nė pah kontradikta».

Me fjalė tė tjera, kuti i gjykimit ėshtė logjika?

«Sigurisht. Nėse unė shoh diēka e nuk ia dalloj mirė ngjyrėn, pėrpiqem ta shoh me mė shumė dritė. Mandej pyes tė tjerėt se ēfarė ngjyre ka. Nėse tė gjithė mė thonė se ėshtė e bardhė, teksa unė kujtoja se ishte gri, vė re se paskam qenė i gabuar. Nė tė kundėrt, nėse perceptimi im pėrputhet me atė tė tė tjerėve, miratohet. Por nganjėherė, nuk mund tė bazohemi vetėm nė perceptimet e drejtpėrdrejta. Pėr shembull, le ta zemė se unė ju them se kam diēka nė xhep. Ju nuk keni si ta dini, duhet tė besoni tek unė. Pėr tė kuptuar nėse ju gėnjej apo jo, duhet tė analizoni ato qė ju them e tė shikoni nėse mes tyre ka ndonjė kontradiktė. Nėse nuk gjeni, mund tė arrini nė pėrfundimin se nuk kam arsye pėr t’ju gėnjyer, e do tė mė besoni».

E vėrteta si mungesė kontradiktash: sigurisht mė tingėllon familjare! Ēfarė lloj logjike ndjekin budistėt tibetanė?

«Logjikėn indiane tė Dignaga e Dharmakirti. E gjithė tradita budiste kalon nėpėrmjet Indisė. E ajo tibetane bazohet mė shumė mbi tekstet sanskrite se mbi ato shtylla, veēanėrisht Vinaya. Por gjithė ē’mbetet, pėrfshi edhe logjikėn, rrjedh prej teksteve sanskrite. Gjithmonė them se budizmi mė i mirė ėshtė ai i traditės Nalanda, sė cilės i pėrkiste jo vetėm Dignaga e Dharmakirti, por edhe Nagarjuna».

Kush e njeh Nagarjuna-n nė Perėndim, gjen shumė ngjashmėri mes mendimit tė tij dhe dekonstruksionizmit.

«Ideja ėshtė se tė gjithė fenomenet, qoftė ato tė brendshėm si dhimbja, qoftė ato tė jashtėm si ngjyra, duket sikur kanė njė egzistencė absolute dhe tė pavarur. Por nėse shkojmė duke i analizuar deri nė fund, vėmė re se nuk ėshtė kėshtu. Gjė qė s’do tė thotė tė mohosh egzistencėn. Gjėrat janė, por kanė vetėm njė egzistencė relative dhe tė ndėrvarur».

Ashtu si nė matematikė. Mė duket sikur ka mjaft pika kontakti mes logjikės budiste dhe logjikės matematike. Duhet thelluar diskutimi, njė ditė.

«Do tė ishte shumė e dobishme tė bėhej njė studim i krahasuar. Nė Lindje, nė lashtėsi, kėto studime tė krahasuara, nė fushėn logjike bėheshin shpesh. Tė krahasuarėt e logjikės sė lashtė indiane, pėrfshi atė budiste, me logjikėn perėndimore moderne do tė ishte vėrtetė interesante».

Shpresojmė tė mund ta bėjmė. Nėse jo nė kėtė jetė, nė tjetrėn. Edhe pse nė kėtė jetė do tė ishte mė mirė.

«Nė kėtė jetė duhet tė pėrgatitemi pėr punėn qė do bėjmė nė rimishėrimin tjetėr. Bėhemi gati, e mandej fillohet!».

Meqė bie fjala, do t’iu pėlqente tė rimishėroheshit nė njė kompiuter, tashti qė Inteligjenca Artificiale kėmbėngul qė makinat mund tė kenė njė vetėdije?

«Nuk mė duket e mundur, me kompiuterat e sotėm. Nė tė ardhmen, kush e di. Nėse krijohen kushtet pėr tė patur bazat e njė mendjeje, atėherė do tė jetė e mundur. Ah, ah!».

Duke parė qė ju udhėtoni shumė, unė do t’iu kėshilloja tė rimishėroheshit nė njė kompiuter portabėl. Do tė ishte mė e lehtė tė merrej me vete gjithandej…

«Kjo nuk do tė mė pėlqente. Nuk do tė ishte e mundur kurrfarė lirie, asnjė pavarėsi. Sekretari im do tė mė merrte me vete, e do tė isha gjithnjė pėrbri tij. Jo, kurrfarė lirie!».

Intervistuar nga: Piergiorgio Odifreddi
Pėrktheu: Shpėtim Kelmendi

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi