Budizmi Zen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Budizmi Zen

Mesazh  Jon prej 22.06.08 0:42

PSIKOANALIZA DHE BUDIZMI ZEN



Per te vendosur ne relacion budizmin zen me psikoanalizen, duhet te analizojme dy sisteme, ku secili nga keto te konsistoje (te perbehet) nga nje teori e natyres njerezore (te veēantat e saj) dhe tjetra ne nje veprimtari me finalitet arritjen e mireqenies (ajo interiore, e brendshme).

Buddhizmi zen bazon ne vetvete racionalitetin dhe abstraktin indian, me qartesine e realizmit kinez.

Edhe pse psikoanaliza dhe Zen manifestojne interesa te perbashkta persa i perket nayres se njeriut, dhe veprimtarive qe sjellin trasformimin e tij, diferencat ndermjet ketyre dy sistemeve duken me superiore nga analogjite e tyre.

Psikoanaliza ne fakt eshte nje metode shkencore, qe ne brendesi nuk eshte aspak fetare.

Ndersa Zen eshte nje teori dhe nje teknike qe ka si qellim arritjen drejt "iluminimit", eksperience qe ne perendim eshte e konsideruar si diēka fetare, per mos te thene mistike.

Psikoanaliza eshte nje terapi per semundjet e psikes, ndersa Zen eshte rruga per shpetimin shpirteror.

Budizmi zen ndihmon njeriun te gjeje nje pergjigje per pyetsorin me te thelle te ekzistences se tij, pergjigje qe esencialisht eshte identike me ate te tradites hebreo-kristiane, por qe nuk kundershton  racionalitetin, realizmin dhe autonomine qe jane blerjet me me vlere per njeriun modern.

aradoksalisht, mendimi fetar i lindjes se larget shfaqet si me i pershtatshem per racionalizmin perendimor,  aq sa nuk mund te jete mendimi fetar i vete perendimit
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Budizmi Zen

Mesazh  Admin prej 04.12.12 0:40

Shtatė rrėfime nga urtėsia Zen




Koha pėr tė vdekur

Ikkyu, mjeshtri Zen, shquhej pėr zgjuarsi qė nė nė fėmijėri. Mėsuesi i tij kishte njė filxhan ēaji tė ēmuar, njė objekt i rrallė antik. Njė ditė, pa dashje,  Ikkyu e theu atė filxhan dhe u mėrzit shumė. Duke dėgjuar hapat e mėsuesit qė po vinte, ai i fshehu copat e filxhanit mbas shpinės. Kur mėsuesi u shfaq pėrballė tij, Ikkyu e pyeti: “Pėrse njerėzit duhet tė vdesin doemos njė ditė?”. Plaku i shpjegoi: “Kjo ėshtė diēka e natyrshme. Edhe vetė Buda ka vdekur. Ēdo gjė duhet tė jetojė dhe tė vdesė nė kohėn e caktuar.”. Atėherė Ikkyu, duke treguar filxhanin e thyer i tha mėsuesit tė tij: “Ja pra, edhe filxhanit tėnd i kishte ardhur koha pėr tė vdekur”.

Mėsuesi plak nuk e prishi fare terezinė, por me njė buzagaz enigmatik nė buzė i tha: “E tė mendosh se deri tre minuta mė parė filxhani im ishte fare mirė”. Mandej, me njė shpejtėsi tė paimagjinueshme pėr njė plak, ai e theu bastunin e vet mbi kurrizin e nxėnėsit tė tij Ikkyu. Pastaj vijoi qetėsisht: “Ēfarė ēudie, filxhani im ka vdekur nė tė njejtėn ditė me bastunin tim. Sigurisht qė sot nuk ėshtė ditė me fat pėr mua!”


Shtegu i vėrtetė

Pak para se Ninakawa tė vdiste, atij i bėri vizitė mjeshtri Zen Ikkyu, i cili e pyeti: A duhet tė tė prij?’.Ninakawa iu pėrgjigj: “Vetė kam ardhur kėtu e vetė do tė shkoj. E ē’ndihmė do mund tė mė japėsh ti?”. Ikkyu iu pėrgjigj: “Nėse vėrtetė mendon se vjen e ikėn, them se ky ėshtė gabimi yt. Lejomė tė tė tregoj shtegun nėpėr tė cilin nuk as vihet e as nuk shkohet”. Mbas kėtyre fjalėve, Ikkyu i tregoj shtegun me aq qartėsi, sa Ninakawa buzėqeshi e dha qetėsisht frymėn e fundit.


Vdekja e Eshunit

Kur tashmė ishte mė shumė se gjashtėdhjetė vjeē e po bėhej gati ta linte kėtė botė, Eshuni, murgesha Zen, iu lut disa murgjve qė t’i bėnin gati njė turrė drush nė oborr. Mandej u ul vendosmėrisht nė mes tė  turrės mortore e urdhėroi t’i vinin zjarrin gjithandej rrotull. “O motėr!-thirri njė nga murgjit-A bėn nxehtė aty sipėr?”. Eshuni u pėrgjigj: “Vetėm njė i marrė si ti mund tė shqetėsohet pėr njė gjė tė tillė”. Mbas kėtyre fjalėve, flakėt e pėrfshinė dhe ajo vdiq.


Tempulli i heshtur

Shoiki, njė njeri me njė sy tė verbėr, ishte njė mjeshtėr Zen qė vetėtonte nga Ndriēimi. Ai u jepte mėsim nxėnėsve tė tij nė tempullin Tofuku. Ditė e natė nė tempull mbretėronte heshtja. Nuk dėgjohej kurrfarė tingulli. Mėsuesi kishte ndaluar edhe kėndimin e sutrave. Nxėnėsit e tij nuk duhej tė bėnin tjetėr gjė, pėrveēse tė meditonin.Kur mjeshtri vdiq, njė plakė qė jetonte aty pranė dėgjoi tringėllimėn e zilkave dhe ninullėn e sutrave. Dhe e kuptoi se mjeshtri Shoiki kishte vdekur.


Njė kėshillė mjeshtrit

Mjeshtrat Zen e kanė zakon t‘i ndihmojnė dhe t‘i kėshillojnė nxėnėsit e tyre nė njė dhomė tė veēantė. Askush nuk hyn aty kur mjeshtri dhe nxėnėsi janė bashkė.

Mokurait, mjeshtrit Zen tė tempullit Kenin tė Kiotos, ia kishte ėnda tė bisedonte jo veē me nxėnėsit e tij, por edhe me tregtarė e njerėz tė ndryshėm. Aty vinte edhe njėfarė prodhuesi tinarėsh, i cili ishte pothuajse analfabet. Ky njeri i bėnte pyetje tė marra Mokurait, pinte ēajin e mandej largohej nė punė tė vet.

Njė ditė, teksa prodhuesi i tinarėve ndodhej aty, Mokurai ndjeu nevojėn tė fliste me njė nxėnės tė vetin, ashtu qė iu lut prodhuesit tė tinarėve qė ta priste nė njė dhomė tjetėr. “Nga sa kam kuptuar unė, ti je njė Budė i gjallė“, kundėrshtoi burri. “As Budat e gurtė qė gjenden nė tempull nuk i dėbojnė njerėzit qė tubohen pėrreth tyre. Kėsisoj, pėrse duhet tė pėrjashtohem pikėrisht unė?

Kėshtu, Mokurai u detyrua tė dilte vetė pėrjashtė pėr tė biseduar me nxėnėsin e tij.


Pasuria e rreme  

Njė burrė i pasur i kėrkoi Sengait qė t’i shkruante diēka pėr tė siguruar vazhdimėsinė dhe begatinė e familjes sė vet, ashtu qė tė mund ta ruante si thesar nga brezi nė brez. Sengai kėrkoi t’i jepnin njė fletė tė madhe letre dhe shkroi: “Vdes babai, vdes biri, vdes nipi“.

Njeriu i pasur u zemėrua keqas dhe i tha: “Unė kėrkova tė mė shkruaje diēka pėr lumturinė e familjes sime! Pėrse mė bėre njė shaka tė tillė?“.

“Nuk ėshtė hiē shaka“, sqaroi Sengai. “Nėse yt bir do tė vdiste para teje, pėr ty do tė qe dhimbje e rėndė. Nėse nipi yt do tė vdiste para birit tėnd, do t’ju copėtohej zemra tė dyve. Nėse njerėzit e familjes sate vdesin nga brezi nė brez simbas rendit qė shkrova unė, jeta do tė ndiqte rrjedhėn e vet natyrale“.


Nxėnėsit

Nė epokėn Tokugaėa ka pasė jetuar njė mjeshtėr qė quhej Getan. Ai e kishte zakon tė thoshte: “Ka tre lloj nxėnėsish: ata qė u mėsojnė urtinė Zen tė tjerėve, ata qė pėrkujdesen pėr tempujt dhe faltoret, e mandej janė thasėt e orizit dhe varėset e rrobave“.

Tė njejtėn ide shprehte edhe Gasani. Kur studionte me Tekisuin, mjeshtri ishte shumė i rreptė. Madje nė ndonjė rast edhe e qėllonte. Nxėnėsit e tjerė nuk e duronin kėtė metodė mėsimdhėnieje dhe largoheshin. Por Gasan qėndronte pėrherė aty, duke thėnė: “Njė nxėnės i pavlerė pėrdor ndikimin e mjeshtrit. Njė nxėnės mediokėr admiron mirėsinė e mjeshtrit. Njė nxėnės i mirė bėhet i fortė nėn disiplinėn e mjeshtrit“.

Pėrktheu: Shpėtim Kelmendi

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Budizmi Zen

Mesazh  Berti69 prej 20.08.14 15:20

Tė qeshura ZEN



Zen i ka qėndruar besnik nė ēdo kohė qėllimit tė ekzistencės, duke mos u dhėnė asnjėherė rėndėsinė kryesore mėnyrave, rrugėve e shtigjeve nga njeriu mund tė shkojė nė kėrkim tė vetes. Madje kanė arritur deri atje sa tė vėnė nė lojė gjithēka, edhe veten, pėr tė ruajtur lirinė e fundme. Nė mėnyrė kaq gjeniale janė tė pavarur mjeshtrat Zen nga elementėt e traditės sė tyre, sa piktori Zen Sengaku (1750-1837) vizatoi njė imazh – pothuajse tė pabesueshėm nė kontekstin e besimeve tė tjera nė botė – njė murg qė ēlirohet duke pjerdhur, me diēiturėn: “Njėqind Ditė Mėsimesh Shpirtėrore Budiste.”



Mjeshtri Zen japonez Oda Sesso (1901-66), kryemurg i manastirit Daitokuji, njoftoi paraprakisht: “Ka shumė pak ndryshim mes dikujt shtrirė nė kanal i bėrė hekur me raki orizi dhe njeriut tė xurxull me ndriēimin e vet!”

Shenjtori japonez, vetmitari Zen, poet, bukurshkrues, miku i fėmijėve e mirėbėrėsi i zhelanėve, Roykan (1758-1831), jetoi me thjeshtėsi nė njė kasolle tė vogėl rrėzė malit. Njė natė, hajduti hyri fshehurazi, por mjeshtri e pikasi dhe nuk e la tė ikte duarbosh: “Erdhe kaq larg, nuk duhet tė kthehesh pa gjė. Tė lutem, merr rrobat e mia!” Hajduti rrėmbeu leckat dhe ia mbathi. Roykan qėndroi lakuriq me sytė nga hėna: “I gjori, murmuriti, sa do doja t’i falja kėtė hėnė tė bukur!”

Bodhidharma mbahej nga tradita e vonė Chan si patriarku i parė i kėsaj shkolle “meditimi” budiste. Thuhet se ai erdhi nga India jugore nė Kinėn jugore rreth viti 527 dhe vizitoi perandorin Wu-di, themelues i dinastisė Liang nė Nanjing, njė nga pėrkrahėsit mė tė mėdhenj tė Budizmit nė Kinė. Thuhet se perandori Wu pyeti Bodhidharmėn pėr kuptimin e fundmė tė sė Vėrtetės fisnike, e Bodhidharma i’u pėrgjigj “Boshllėk pa fillim e fund, nuk ka tė Vėrtetė fisnike!” Pastaj perandori pyeti urtakun enigmatik se sa meritė karmike kishte mbledhur vetė duke ndėrtuar manastire, mbajtur murgj, nxitur pėrkthime, kopjime tė shkrimeve e imazhe artistike budiste. Bodhidharma ia ktheu shkurt “Asnjė meritė!” dhe u largua.

Njė mjeshtėr i vjetėr Zen, pranė vdekjes, mblodhi rreth vetes gjithė dishepujt. Pranė i qėndronte mė i pari prej tyre, i cli do tė merrte drejtimin e manastirit. Njė ēast, mjeshtri hapi sytė dhe vėshtroi me dashuri tė gjithė njė e nga njė. Mė nė fund nguli sytė te pasardhėsi dhe i tha fjalėt e fundit: “Ah, bir, ke njė dije tė madhe pėr mėsimet e shkrimet e shenjta, ke treguar disiplinė tė paparė, edhe sjellja jote ka qenė e pėrsosur. E, prapėseprapė, njė gjė duhet thėnė: qelbesh era Zen!”

I famshmi Ma-tsu (709-88), nė tė ri tė vet, pyeti mjeshtrin Nanyue (677-744): “Ēfarė tė vėrtete tė madhe shpirtėrore mėson ti?” Nanyue ngriti freskoren. Ma-tsu vazhdoi: “Vetėm kaq? Agjė tjetėr? Mjeshtri Nanyue uli pėrsėri poshtė freskoren.

Nė njė poezi dyvargėshe, Honshin No Uta, Bankei thotė: “Mė vjen keq pėr budat: me gjithė ato stoli qė mbajnė / duhet tė jenė verbuar nga llamburitja!”

Dishepulli i ndriēuar i Mazu, Yen-kuan Ch’i-an (750-842) dėgjoi pėr njė histori, sesi njė murg pyeti mėsuesin Damei “Ē’ėshtė kuptimi thelbėsor i Budizmit?” Damei iu pėrgjigj “Nuk ka kuptim thelbėsor.” Kur dėgjoi kėtė, Yen-kuan tha “Qenka njė qivur me dy trupa brenda.”

Ndjekėsi kryesor i Mazu, Hsi-t’ang Chih-tsang (738-817) nė Hongzhou, u pyet nga njė laik “A ka parasjė dhe ferr? Xitang ia ktheu “Po, ka.” Laiku: “Ka Buda, Dharma e Sangha Xitang: “Po, ka.” Laiku bėri ca pyetje tė tjera tė ngjashme pėr tė cilat mori tė njėjtėn pėrgjigje dhe pastaj pyeti: “A je i sigurt? Njėherė pyeta mjeshtrin Jinshang, i cili mė tha se nuk ka asgjė tė vetme, tė veēuar!” Xitang e pyeti “A ke grua e fėmijė? “Po!” iu pėrgjigh laiku. “Po mjeshtri Jinshang ka grua e fėmijė?” vazhdoi Xitang. “Jo!” laiku. Xitangu e mbylli “Epo, qenka nė rregull Jingshan qė thotė se nuk gjėra tė vetmuara!”

Kur mjeshtri Te-shan (782-865) mbėrriti nė manastirin e Guishan, tėrhoqi zvarrė gjithė dengun e vet nė sallėn e mėsimit, tė cilėn e pėrshkoi nga lindja nė perėndim dhe nga pėrndimi nė lindje. Hodhi vėshtrimin rretherrotull nėpėr gjithė murgjit atje dhe tha “Nuk paska gjė kėtu, asnjė fare!” e ia mbathi.

Mjeshtrat Zen flasin shpesh pėr ndriēimin si hėna qė ndriēon nė qiellin e natės, ndėrsa mėsimet Zenbudiste janė si gishti drejtuar hėnės lart. Shumė njerėz, sidoqoftė, nė vend qė t’i ngulin sytė hėnės, parapėlqejnė absolutisht tė thithin gishtin!

Njė thėnie vjetėr Zen: “Nė punė feje, shumica e njerėzve parapėlqejnė tė pėrtypin menunė nė vend qė tė hanė ushqimin!”

Njė murg pyeti mjeshtrin Hsueh-Feng (822-908) se cilat ishin mėsimet thelbėsore tė Budės dhe Patriarkėve tė shenjtė. Fengu plak ia ktheu “Buda ėshtė njė gardian burgu kokėbuall dhe patriarkėt plaka tė virgjėra surratmushka!”

Mjeshtri Fa-yen (885-958) ndėrpreu njė debat mes disa murgjve pėr lidhjen e mendjes me realitetin duke i pyetur: “Atje tej ėshtė njė popėl e madhe. Si thoni, ėshtė brenda a jashtė mendjes suaj?” Njė prej tyre i u pėrgjigj” Nga kėndvėshtrimi budist ēdo gjė ėshtė objektivizim i mendjes, pra mund tė them se guri ėshtė nė mendjen time.” Fa-yen thumboi: “Plumb tė rėndė e paske kokėn!”

Thuhet se Huangbo ishte i gjatė. Mjeshtri Nanchu’an nuk e mbante dot dhe i tha “Trupi yt ėshtė kaq madh – a nuk ėshtė shumė e vogėl kashtorja jote?” Hunagbo ia ktheu “Mbase…por gjithė universi gjendet brenda.”

Duke pėrsiatur mbi shprehjet pėr ndriēimin e ēlirimin si “Bodhi, Nirvana, etj.”, mjeshtri kinez Lin-chi I-hsuan (867) vėrtetohet se dikur tha: “Kėto fjalė janė vetėm hunj ku lidhen gomerėt!”

Kur u pyet pėr “ndriēimin”, peshkopi i zgjuar Nippo Syaku (1910-91), kreu i tempujve budistė Ekayana nė Kaliforni, u pėrgjigj me anglishten e tij tė ēalė e tė theksuar: “Ah, ndriēimi…nuk bie dot as brenda, as jashtė tij!”

Zenkei Shibayama (1894-1974), kujdestari i tempujve Rinzai Zen Nanzen, njėherė tha: “Ka njė thėnie tė njohur nė Zenin japonez: “Miso (brumė bathėsh) me erėn e miso nuk ėshtė miso i mirė. Ndriēimi me erėn e ndriēimit nuk ėshtė ndriēim i vėrtetė!”

Kryemurgesha e famshme Zen nė shekullin 20, Shundo Aoyama, tregon nė librin e saj Farat Zen: “Fjala kanshiketsu do tė thotė, fjalpėrfjalė, shkop .... Nė Kinė, kur njė murg pyeti mjeshtrin Zen Yun-men se “Ē’ėshtė njė buda?” ai iu pėrgjigj “Njė shkop ... i tharė.” Kur kryemuegu ose mėsuesi largohet pėr njė javė ose mė shumė nga tempulli, rishtarėve nuk u shkon mendja fare pėr tė. Por, nėse do tė mungonte letėr tualeti, menjėherė do tu mungonte diēka. Shkopinjtė e mutit, tė cilėt pėrdoreshin nė fillim pėr tė njėjtėn qėllim, mund tė laheshin e ripėrdoreshin shumė herė. Shkopinjtė e mutit ndoten qė tė na pastrojnė ne. Nėse kėta nuk janė buda, atėherė ēfarė janė? Kėshtu qė, pa ndonjė respekt pėr ta, mua mė duken si buda.”

Mjeshtri japonez Zen Harada Sogaku (1870-1961), shkroi njėherė nė vargje: “Pėr 40 vjet kam shitur ujė nė breg tė lumit. Ha! Ha! Punėt e mia paskan qenė krejt pa meritė.”

Harada-roshi porosiste: “Kėshilla ime ėshtė kjo: Ji budalla i Madh! NJė budalla i vockėl ėshtė veē materialist. Por njė Budalla i Madh ėshtė njė Budė!”

Mjeshtri i famshėm Zen pėr Rinzai Zen Master Ikkyu (1481), i njohur pėr “batakēi”, mė vonė kryemurg i manastirit Daitokuji nė Japoni, i tha njė vizitori: “Mė pėlqen tė tė ofroj diēka pėr tė tė ndihmuar. Por nė Shkollėn Zen nuk kemi njė diēka.”

Mjeshtri Hsüan-sha, shekulli 9, u pyet nga njė murg se ēfarė ishte Vetja. Hsüan-sha iu kundėrpėrgjigj: “Ēfarė do tė doje tė bėje me njė vete?”. I njėjti mjeshtėr pėrshkroi kėshtu situatėn ekzistenciale: “Nė jemi kėtu, zhytur kokė e kėmbė nė oqean, e prapėseprapė, zgjatim duart mjerisht pėr ujė!”

Njė traditė e vjetėr budiste indiano-kineze shpall se nėse dikush formulon gėnjeshtra pėrsa i pėrket Dharmės (Fatit), Rrugės shpirtėrore ose tė Vėrtetės, humb gjithė qimet e fytyrės. Prandaj, mjeshtri Ts’ui-yen (shekulli 9 ose 10), nė njė festival fundvere u tha gjithė tė pranishmėve: “Qė prej fillimit tė kėtij sesioni veror, unė kam folur kaq shumė. Ju lutem, shikoni, a mė kanė rėnė vetullat?”

Kur mjeshtri Chan Yün-men (864-949) u pyet nga njė murg pėr hollėsi tė jetės e mėsimeve tė shenjtit antik Nagarjuna, mjeshtrit indian tė shekullit 2, i cili mbahet si patriarku i parė i shkollės Chan/Zen e atyre tė tjerave budiste, Yün-men u pėrgjigj buzagaz: “Nė Indi ka 96 klasa heretikėsh, dhe ti i pėrket asaj mė tė ultės.”

Kur Huineng (638-713), i njohur si patriarku i 6 i Chanbudizmit, u pyet se mbi ē’baza ia doli mbanė tė trashėgonte nga Patriarku i 5 linjėn e Budizmit, u pėrgjigj pa u menduar fare: “Sepse nuk ia kam idenė pėr Budizmin.”

Njė murg pyeti mjeshtrin e famshėm Chan Chao-chou (778-897) se ēfarė ėshtė Buda, ai iu pėrgjigj: “Ai tipi nė korridor.” Murg i tha se ai nė korridor ishte vetėm njė imazh, njė statujė e thjeshtė prej balte dhe mjeshtri menjėherė ra dakord: “Po, e vėrtetė.” “Pra, kėmbėnguli murgu, ē’ėshtė Buda?” Chao-chou ia ktheu: “Ai nė korridor.”

Njė ditė vere, plaku i nderuar Chao-chou sfidoi me njė garė tė vogėl Zen dishepullin e vet Wenyuan: Cili prej tyre do tė identifikonte veten me gjėnė mė tė ulėt nė shkallėn e vlerave njerėzore. Chao-chou filloi: “Unė jam njė bajgė gomari.” Wenyuan: “Unė jam njė krimb nė bajgė.” Chao-chou, i paaftė pėr tė menduar mė tej, e pyeti: “Ē’po bėn atje?” Wenyuan: “Po shtyj pushimet verore!” dhe Chao-chou pranoi humbjen.

Njė murg pyeti Chao-chou se ē’ėshtė ajo gjė qė ėshtė shpirtėrore dhe ky ia ktheu “Njė pellg shure nė tokėn e Pastėr (tė Amitabha Buddha). Murgu e sfidoi: “Ma trego pra!” Mjeshtri: “Mos mė tundo tani!”

Njė zyrtar pyeti Chao-chou: “Do tė shkojė mjeshtri nė ferr apo jo?”, duke iu referuar veprimtarisė sė Bodhisattva Kshitigarbha/Dizang pėr tė ēliruar qenie prej gjendjesh skėterrore. Chao-chou i tha: “Kam hyrė nė ferr prej shumė kohėn sunė!” “E pse hyn nė ferr? vazhdoi zyrtari. “Po nuk shkova unė nė ferr, kush do tė tė mėsojė ty?”

Chao-chou pyeti njė murg: “Sa sutra lexon nė ditė?” “Mbase 7 a 8, ndonjėherė 10. Po ti mjeshtėr, sa lexon nė ditė?” vazhdoi murgu. Chao-chou: “Nė njė ditė lexoj vetėm njė fjalė!”

Chao-chou hyri nė korridorin e Dharma dhe iu drejtua murgjve, duke thėnė: “Kur njė njeri i vėrtetė flet herezi, gjithė herezitė bėhen tė vėrteta. Kur njė heretik thotė njė tė vėrtetė, gjithė tė vėrtetat bėhen herezi.”

Njė ditė Chao-chou po pastronte me fshesė dhe njė murg e pyeti: “Njė mjeshtėr vlen mė shumė. Pse po merresh me pastrime e punė tė ulėta?” Chao-chou: “Se hyn pluhur nga jashtė.” Murgu: “Ky ėshtė tempull i pastėr, nuk po shoh pluhur kėtu, ku ėshtė?” Chao-chou: “Eh, ja ku paska ca pluhur tjetėr.”

Njė murg pyeti Ta-sui Fa-chen (878-963) se cila ishte shenja e njė njeriu vėrtet tė madh. Ta-sui ia ktheu: “Nuk ka pankartė mbi stomak.”

Ta-sui Fa-chen pyeti njė murg qė po nisej se ku po shkonte. Murgu: “Po shkoj tė jetoj vetėm nė Malin e Perėndimit. Ta-sui Fa-chen: “Nėse tė thėrras nga maja e Malit tė Lindjes, a do tė vije?” “Sigurisht qė jo!” iu pėrgjigj murgu. Ta-sui Fa-chen: “Epo, ende nuk ia ke dalė tė “jetuarit vetėm”.

Njėherė, kur shumė njerėz u mblodhėn pėr tė dėgjuar Ta-sui Fa-chen, ai shtrembėroi buzėt nė pozitė dhimbjeje dhe tha: “Ka njeri tė mė shėrojė gojėn mua?” murgj e doktorė u mblodhėn pėr tė ofruar ilaēe e kura, por Ta-sui Fa-chen i ktheu mbrapsht. Shtatė ditė mė vonė i futi njė dackė vetes nė fytyrė dhe drejtoi gojėn, pastaj deklaroi: “Kėto dy buzė janė pėrplasur me njėra-tjetrėn gjithė kėto vite – e, gjertani, askush nuk i kuroi dot!” Brofi mė kėmbė e vdiq.

Dikush pyeti mjeshtrin Soto Zen Shunryu Suzuki (1904-71): “Ēfarė mendon pėr gjithė ne nxėnėsit e ēmendur Zen?” Ai u tha: “Them se jeni tė gjithė thellėsisht tė ndriēuar…derikur hapni gojėn tė flisni.”

Kur misionari katolik St. Francis Xavier vizitoi Japoninė, u prit mirėsjellshėm mė 1549 nga mjeshtri jashtėzakonisht miqėsor Ninshitsu i manastirit Fukusho-ji Soto Zen, pranė Kagoshima. Duke shėtitur nė tempull, Xavier pa murgjit qė menditonin nė pamje madhėshtore dhe pyeti se ēfarė po bėnin. Mjeshtri Ninshitsu ia ktheu me tė qeshur: “Ca po llogaritin dhuratat e muajit tė kaluar, tė tjerė po vrasin mendjen pėr rroba mė tė mira e ca tė tjerė po mendojnė pėr pushime e qejfe. Shkurt, askush nuk po bėn gjėra tė rėndėsishme kėtu.”

Na ishte njė vajzė e bukur japoneze, prindėrit e sė cilėn kishin njė dyqan pranė mjeshtrit Hakuin, rreth 30 vjeē nė atė kohė. Njė ditė, prindėrit morėn vesh se vajzėn e kishin shtatzėnė dhe detyruan tė nxehur tė tregonte tė dashurin. Pas shumė pėrpjekjesh ajo u tha se e kishte me mjeshtrin Hakuin. Tė tėrbuar, prindėrit shkuan te mjeshtri dhe ai u tha vetėm: “Kėshtu qenka?” Pak pasi lindi fėmija iu soll nė derė dhe mjshtri humbi gjithė famėn e vet, gjė qė nuk e shqetėsoi aspak, por iu fut punės tė kujdesej pėr fėmijėn. Njė vit mė vonė, vajza nuk duroi dhe u tha prindėrve tė vėrtetėn – qė e kishte fėmijėn me njė djalosh peshkatar. Nxitimthi, prindėrit shkuan te mjeshtri me shfajėsime e ndjesė, duke i kėrkuar tu kthente fėmijėn prindėrve tė vėrtetė. Hakuin u pėrgjigj duke u zgjatur i gėzuar fėmijėn: “Kėshtu qenka?”

Mjeshtri Mi-an tha: “Arsyeja qė kjo rrugė (Chan/Zen) nuk po lulėzon prej vitesh nuk ėshtė tjetėr veēse fakti se, ata, qė sillen si mėsues tė tė tjerėve, nuk i kanė sytė e trutė nė rregull. Nuk kanė idenė mė tė vogėl tė vetes, por mbajnė nė zemėr famėn, pasurinė, fitimet e humbjet. Kanė kaq frikė se tė tjerėt do tė thonė qė nuk kanė gjė pėr tė treguar, sa mėsojnė pėrmendėsh histori librash tė vjetėr, duke i fermentuar nė rrashtat e tyre, qė tė mos harrojnė gjė kur vjen dikush t’i pyesė. Janė si dh.. b...ėmute: sapo u ngre bishtin mbushin vendin me kakėrdhi.”

Njė murg pyeti mjeshtrin Zhu’an Shigui (1083-1146), “Ēfarė shtė parimi i parė?” Zhu’an Shigui i tha: “Ajo qė mė pyete ėshtė parimi i dytė.”

Murgesha Mujaku, para se tė merrte bekimin, vizitonte ndonjėherė mjeshtrin e madh Dahui (1089-1163) pėr udhėzime nė shtėpinė e tij. Ai kishte shtatė dishepuj femra, por Mujaku ishte shumė bukuroshe. Kryemurgu Manan, i shqetėsuar pėr namin e mjeshtrit tė vet, kundėrshtoi vizitat dhe, Daiye, i tha Manan tė shkonte tė intervistonte Mujakun. Ranė dakord dhe manna shkoi nė shtėpinė e Mujaku. Ajo e priti te dera dhe i tha: “Do tė mė bėsh nintervistė spirituale apo tokėsore?” “Spirituale.” Iu pėrgjigj Manan. Muajku shkoi nė dhomėn e saj dhe pas pak i bėri zė tė hynte. Ai hyri dhe gjeti Mujakun shtrirė lakuriq nė krevat. Ai i drejtoi gishtin atje poshtė dhe e pyeti: “Ēfarė ka atje?” Ajo iu pėrgjigj: “Gjithė Budat e tri botėve dhe gjithė patriarkėt e priftėrinjtė e mėdhenj kudo – tė gjithė kanė dalė prej kėtu!” Manan i tha: “A do tė mė lėsh tė hyj apo jo?” Mujaku ia ktheu: “Njė gomar mudn tė hyjė, por jo njė kalė.” I trullosur, Manan ngeli atje, ndėrsa Mujaku vazhdoi: “Intervista me kryemurgun mbaroi.” U rrotullua e u ndal pėrmbys. Manan iku i skuqur. Daiye i tha Manan kohė mė vonė: “Vajza ishte mendjehollė, apo jo? I bėri ballė edhe kryemurgut Manan!”

Nė fund tė njė meditimi tė thellė njėjavor, mjeshtri madh Chan Xuanhua (1918-1995) pėrfundoi: “Tani mbaruam. Ngrihuni tė gjithė t’i falemi Budės tri herė pėr ta falėnderuar: sepse, edhe pse nuk patėm ndonjė ndriēim kushediseēfarė, patėm njė tė vogėl. Dhe, nėse nuk patėm ndonjė ndriēim tė vogėl, tė paktėn nuk u sėmurėm. Epo, edhe po u sėmurėm, nuk vdiqėm tė paktėn! Kėshtu qė, le t’i falemi!”

Pėrktheu Arben Orhani
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


495


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Budizmi Zen

Mesazh  Berti69 prej 26.10.14 11:31

Osho pėr Zen



Fjala e vogėl “zen” pėrmban gjithė evolucionin e vetėdijes religjioze dhe pėrfaqėson lirinė nga organizimet fetare, kleri, ēdo lloj teologjie e Zoti. Kjo fjalė e vogėl mund tė ndezė zjarrin e qenies suaj.

Zen ėshtė thelbi i vėrtetė i tė gjitha feve, pa ritualet e tyre idiote dhe teologjitė e pakuptimta. Ka flakur ēdo gjė qė mund tė hidhet tutje e ka ruajtur vetėm atė qė ėshtė vetė shpirti i besimtarisė. Prandaj, edhe sikur tė pish vetėm njė filxhan ēaj me njė mjeshtėr Zen po merrni pjesė nė njė ngjarje fetare.

Zen beson se e vėrteta nuk mund tė shprehet me fjalė, por me gjeste, aksione. Diēka mund tė bėhet, nuk mund ta thuash, por ta tregosh.

Zen, nė radhė tė parė, nuk ėshtė mėsim, por mjet pėr tė zgjuar. Nuk ėshtė informacion, dije. Ėshtė njė metodė pėr tė shkundur, zgjuar. Tė mėsuarit ėshtė se ty tė zė gjumi shpejt, kurse tjetri tė flet pėr zgjimin; ti ia ke futur gėrrhimės e dikush vazhdon tė flasė. TI je nė gjumė, AI po fle; ndryshe nuk do tė vazhdonte tė tė fliste, tė paktėn kur sheh se ti po gėrrhet me tė madhe.

Zen kėrkon t’i qaseni jetės pa kushte. Do tė thotė pa paragjykime, parapėrgatitje, pritshmėri. Mund tė jeni tė plotė vetėm nėse qėndroni nė brendėsinė tuaj tė vėrtetė.

Zen u qaset gjėrave nga skaji i kundėrt: kudo gjendet mėkati ėshtė Zoti, kudo ku ka shenjtėri Zoti ėshtė. Jo e kundėrta – qė prania e Zotit nuk bėn vendet tė shenjta, por nėse ti shenjtėron njė vend atėherė prania e hyjnores, besimit ndihet menjėherė atje. Zen bėn tė shenjtė ēdo gjė. Asnjė fe tjetėr nuk ka shkuar aq larg, lart, thellėsisht me kėtė ide. Nė Zen nuk ka Zot, por vetėm ti e vetėdija jote. Ndėrgjegja jote ėshtė lulėzimi mė i lartė deri tani nė ekzistencė. Mund tė shkojė edhe mė lart, e rruga ėshtė bėrja e shenjtė e gjithė jetės sate.

Dhimbja ka njė vlerė tė madhe nė hapjen e syve. Ajo ėshtė pėrdorur nga shumė mjeshtra tė zgjojnė dishepullin e fjetur. Gjithė fetė tuaja, pėrkundrazi, e ngushėllojnė e ndihmojnė tė flejė sa mė mirė: Zoti ėshtė nė qiell e gjithēka shkon mirė nė tokė, mos u shqetėso! Por Zen nuk i plas fare pėr tė tė ngushėlluar: kėrkon tė tė zgjojė.

E quaj Zen tė vetmin religjion tė gjallė sepse nuk ėshtė fe, por vetėm besimtari. Nuk ka dogma e nuk bazohet nė ndonjė themelues. Nuk ka tė shkuar e, nė fakt, asgjė pėr tė tė mėsuar. Ėshtė gjėja mė e ēuditshme qė ka ndodhur nė historinė e njerėzimit: sepse gėzohet nė zbrazėti, lulėzon nė boshllėk. Pėrmbushet nė pafajėsi, nė tė mosditurin e gjėrave. Nuk bėn dallim mes tė zakonshmes e tė shenjtės. Pėr tė gjithēka ėshtė e shenjtė. Jeta ėshtė e shenjtė nė ēdo formė e pamje, ēdo gjė e gjallė ėshtė e shenjtė.

Zen ka krijuar vetėm mjete, mėnyra, duke tė lėnė fare tė lirė tė gjesh tė vėrtetėn. Dhe ėshtė e ēuditshme: mė shumė njerėz janė ndriēuar pėrmes Zen sesa feve tė tjera nė botė. Fetė e tjera janė tepėr tė mėdha, kurse Zen njė pėrrua i vogėl. Ti i sheh kėto gjėra tė vogla, por mjeshti i pėrdor nė mėnyrė tė tillė sa ato ngjiten nė hėnė. Religjionet e organizuara janė politike, Zen ėshtė besim jopolitik. Madje nuk mund ta quash as religjion. Ėshtė kaq individualist e kaq prerazi i interesuar vetėm me potencialin e individit. Nuk kėrkon gjė prej individit, pėrveē tė jetė vetvetja.

Nė Zen, njė budalla kokėbosh ėshtė gjithmonė gati pėr meditim. Njė dijetar ėshtė larg meditimit. Kokėbosh ėshtė vetėm njė mėnyrė e dashur tė thėni se jeni njė qime larg tė qenit i ditur. Kokėboshi mund tė bėhet i zgjuar, mė i zgjuari: mendjebosh. Por njeriu qė mban nė kokė gradat, shkrimet e shenjta, libraritė, ėshtė shumė larg. Mjeshtri nuk do tė humbte aspak kohė me njė tė tillė.

Brendia dhe e jashtmja janė nė harmoni absolute, padyshim, por njeriu krijon ndasi e kaq shumė ankth pėr tė. Tejkaloni ndasinė e ankthin. Duke flakur dualizmin bėheni besimtarė. Mos e mendoni veten tė ndarė nga bota. Prandaj njerėzit Zen thonė: “Bota ėshtė Nirvana. Nuk ka ndriēim tjetėr.”

Zen nuk i kėrkon kujt tė bėhet besimtar. Provoje ose shko nė shtėpi. Pėrveē pėrvojės asgjė nuk tė ndihmon. Prandaj ata qė ndoqėn mjeshtrat Zen nuk ishin ndjekės, por bashkudhėtarė. I gėzoheshin pėrndritjes sė mjeshtrit, pėrthithnin sa tė mundeshin nga urtia e tij dhe gjenin tė njėjtėn pėrvojė tė ndritur qė shkrin gjithė ndarjet, pyetjet, pėrgjigjet, duke i lėnė thjesht tė pafajshėm, tė qendėrzuar – me pėrjetėsinė nė duar. Nuk ishin ndjekės, por kjo ėshtė e tepėr vėshtirė pėr tu kuptuar nga turmat.

Kur bėhesh mjeshtėr i qenies sate jeton nė tė njėjtėn botė, por me sy tė tjerė – e njėjta botė bėhet hyjnore. Ky ėshtė kuptimi i shpalljes sė mjeshtrave Zen: Samsara ėshtė Nirvana. Vetė kjo botė ėshtė ndriēim. Duhet vetėm njė ndryshim nė ty, nga marrėzia nė urtėsi, nga pavetėdija nė vetėdije.

Shtegu i Zen nis duke lėshuar mendimet, duke u bėrė gjithnjė e mė vigjilent ndaj procesit tė tė menduarit – kaq i vetėdijshėm sa nė atė vetėndėrgjegjėsim tė lartė, mendimet fillojnė tė avullojnė derisa ngelesh plotėsisht lakuriq e vetėm. Kjo ėshtė rruga e meditimit; fuksionon pėrmes mendjes. Ėshtė kundėr mendjes, kapėrcen mendjen, por shtegu duhet tė kalojė pėrmes mendjes.

AUM ėshtė tingulli pa zhurmė; nuk ka instrument. Ku bėhesh absolutisht i heshtur, papritur ėshtė aty. Njerėzit Zen kanė shprehjen e duhur pėr tė: “tingulli i pėrplasjes sė njė dore”. Nėse dy duar pėrplasen kuptohet, duartrokitja ėshte lehtė, por pėrplasja e vetėm njėrės dorė duket absurde – nė fakt ata shprehin realitetin. Kur nisesh pėrbrenda e je absolutisht i heshtur dėgjon pėr herė tė parė muzikėn e brendshme.

Zen kėrkon nga tė gjithė tė jenė lavdi nė vetvete. Nuk ėshtė arritje, garė, drejtim, por thjesht origjinalitet, vėrtetėsi, i cili ėshtė tashmė atje: thjesht ti duhet hedhėsh tutje gjithė plehrat qė ke mbledhur prej tė tjerėve. Sado me vlerė tė jenė, po shkatėrrojnė qenien tėnde origjinale, e mbulojnė me pluhur e baltė dhe nuk do tė jesh kurrė i lumtur nėse nuk gjen qenien tėnde tė vėrtetė.

“Mendja nuk

bėhet dot buddha;

Trupi nuk

bėhet dot buddha;

Vetėm ēka nuk bėhet dot buddha

mund tė bėhet buddha.”

“Ēfarė janė pėrbėrėsit e tu? Trupi nuk mund tė bėhet buddha, mendja nuk mund tė bėhet buddha. Pėrveē kėtyre, ka diēka tjetėr brenda teje, ajo qė quaj vėmendje, tė dėshmuarit, vigjilencė. Vetėm kjo, por qė s’mund tė bėhet buddha, ėshtė tashmė buddha. Janė vargje tė bukura Zen, qė tregojnė, sidomos pjesa e fundit, se nuk ka nevojė tė bėheni buddha. Jeni tashmė njė buddhė, vetėm se duhet ta zbuloni, nuk e dini. Jeni tė mbuluar me trup e mendje. Duhet vetėm tė zbuloni veten, nuk ka nevojė tė bėheni. Thjesht duhet ta njihni veten, tė depėrtoni nė trup e mendje, deri nė thelb tė qenies suaj – papritur jeni buddhė. Thjesht nuk keni parė brenda vetes.

Pėrktheu Arben Orhani
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


495


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Budizmi Zen

Mesazh  Flavius prej 25.11.14 22:36

Qė tė jeni ZEN

1 – Ndalo krahasimin

2 – Ndalo gjykimet

3 – Ndalo zemrimin

4 – Ndalo shqetėsimin

5 – Ndalo pendimin

6 – Ndalo fajėsimin

7 - Ndalo frikėn

8 – Qeshni thellėsisht njėherė nė ditė
avatar
Flavius

111


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi