Sekreti i mjeshtrave sufi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sekreti i mjeshtrave sufi

Mesazh  Admin prej 04.12.12 0:35

Sekreti i mjeshtrave sufi



Ne perėndimorėt jemi mėsuar tė dėgjojmė tė thonė se nuk e kuptojmė spiritualitetin, apo qė Lindja ėshtė hambari i sekreteve tė lashta, qė jemi materialistė e qė duhet tė ēlirohemi nga ngurosja shekullore e mungesės sė vėmendjes karshi „vlerave tė vėrteta“. Sufinjtė me tė cilėt kam jetuar i kishin edhe ata kėto lloj mendimesh, por nė njė kuptim mjaft tė ndryshėm, dhe saktėsisht ėshtė ky diversitet i tė parit qė mė shtyu tė pėrpiqesha tė kuptoja se pėr ēfarė ishte fjala nė tė vėrtetė.

U pėrkushtova tre vite rresht pėr tė kuptuar qė, vėzhgimet e tyre rreth mungesės sonė tė spiritualitetit nuk kishin qėllim tė na fajėsonin, tė na ftonin pėr ndonjė pėrpjekje mė tė madhe, tė na nxisnin pėr t‘i ndjekur ata qė kishin formuluar diagnozėn. Kur e mora vesh domethėnien e mendimeve tė tyre, kuptova njėkohėsisht me doktrinėn e tyre edhe „shprehjen e njė spiritualiteti real“ qė kishte degraduar nė duart e imitatorėve.

Sadhu-tė indianė, pėr shembull, praktikojnė refuzimin e „gjėrave tė botės“; nuk ka dyshim se nė kuptimin zanafillor, ata i ishin pėrshtatur kėsaj lloj jete pėr njėfarė periudhe, me qėllim qė tė pėrftonin njė pikėpamje tė re mbi jetėn. Mandej, gradualisht, ajo qė ishte vetėm njė mjet u bė njė qėllim; ėshtė e lehtė vėrehet se me ēfarė shpejtėsie sensi real i njė praktike mund tė humbasė krejtėsisht. Mėsuesi i kėrkon nxėnėsit qė tė shmanget nga kjo e nga ajo.

Me kusht qė tė mbahet nėn kontroll tė pėrhershėm, nxėnėsi, duke e marrė kėtė mėsim nė mėnyrė tė fjalėpėrfjalshme, ėshtė i prirė (me apo pa vetėdije) tė arsyetojė kėshtu: “nėse njė kufizim i pjesshėm ėshtė i dobishėm, kufizimi i plotė do mė ēojė drejtpėrdrejt tek qėllimi“.

Duke i rishqyrtuar nėn kėtė pikėpamje mėsimet e Dhjatės sė Re, kuptova qė nė tė gjendej ēelėsi i kontradiktave tė shfaqura, aq tė diskutuara, nė fjalėt e Jezuit. Jezui mėsonte duke iu drejtuar herė njė grupi nė njė rast, e herė njė grupi nė njė rast tjetėr. Nuk bėnte tjetėr veēse „pėrshkruante“ simbas mėnyrės sufi teknika tė ndryshme pėr persona tė ndryshėm. Gjithsesi, pėr shkak tė moskuptimit, lakmisė dhe paaftėsisė pėr tė kuptuar sistemin nė terėsinė e tij, dėgjues apo ndjekės tė tij e pėrzien bashkė tėrė kėtė trashėgimi: rezultati i kėtij montimi ishte „kaosi“ qė u padit edhe nga disa mendje kritike.

Ky zbulim, apo realizim, pati njė ndikim tė tillė nė mendjen time, sa ndjeva papritmas njė tėrheqje tė re ndaj Krishterimit, pėr atė qė po pėrpiqej tė bėnte themeluesi i saj. Mund tė rrokja me vetėm njė vėshtrim dy mijė vjet pėrpjekje, gjatė tė cilave persona qėllimmirė ishin orvatur tė zbatonin parime ezoterike e spirituale nė mėnyrė mekanike. Ende maksima, me ose pa vetėdije: “Ajo qė ėshtė e mirė pėr njerin ėshtė e mirė pėr tė gjithė“ dhe ende besimi simbas tė cilit “nėse diēka ėshtė e mirė nė doza tė vogla, duhet tė jetė akoma mė e mirė nė doza tė mėdha”.

Pashė qartėsisht se ky proces degradimi i mėsimeve shtronte tė njejta probleme si nė Lindje ashtu dhe nė Perėndim. Nė tė vėrtetė procesi ėshtė mė i avancuar nė Lindje sesa nė Perėndim, sepse Lindja ka mbas krahėve njė tė kaluar religjioze dhe filozofike mė tė gjatė, sepse mesazhet e Budės, Zarathustrės apo Konfucit u janė bindur, mjaft pėrpara krishterimit, ligjit natyral tė rėnies. Me kėto mendime e lashė Kairon pėr tė shkuar nė Bagdat, njė atrehė e lashtė e sufinjve ku mjeshtra tė mėdhenj klasikė kanė jetuar, mėsuar e vdekur. Por nuk po shkoja vetėm pėr tė vizituar qytetin. Idriz Shehu ishte nė Bagdat mysafir i njė familje tė vjetėr me shumė autoritet, qė trazirat e fundme politike s‘kishin mundur ta largonin nga pallati i tij.

Me tė hyrė unė nė sallon, Shehu u ngrit, mė ftoi tė ulesha pranė tij, mė ofroi njė cigare e nisi tė mė fliste sikur tė mos ishim ndarė kurrė prej njeri-tjetrit. U pėrpoqa ta shoh e ta dėgjoj ndryshe nga ē‘kisha bėrė me rastin e takimit tonė tė parė nė Damask. Atmosfera qė rrethon njė njeri (krijuar shpeshherė nga mėnyra me tė cilėn njerėzit reagojnė nė kontaktin me tė) mund t‘i hapė udhė njė gjykimi tė gabuar. Kisha ardhur me disa pyetje dhe me synimin pėr tė thelluar gjykimin tim, por kėsaj here pyetjet e mia ishin tė njė lloji krejt tjetėr dhe „gjykimi“ i njė natyre tjetėr.

Nuk u ēudita shumė kur ai iu pėrgjgj tė gjitha pyetjeve tė mia akoma pa e hapur unė gojen. Thjesht i thashė: “Ju jeni duke iu pėrgjigjur pyetjeve qė kisha nė mendje e qė po gatitesha t‘jua drejtoja. Por do tė doja t‘iu pyesja kėsisoj: Ju pėrpiqeni tė vendosni tė shkurajoni ata qė ju afrohen, duke pėrdorur atė qė mund tė quhet “shtirje”? Nė fakt, reagoni nė njė mėnyrė tė tillė qė njerėzit tė mendojnė se ju nuk jeni ai qė realisht jeni, me qėllim qė t‘i shmangni ata?”.

“Miku im i dashur”, u pėrgjigj ai menjėherė, “A besoni se mund tė ekzistojė ndonjė formulė mė e mirė? Ju keni parė drejt. Nėse pėrpiqesh ta bindėsh bashkėbiseduesin tėnd pėr vėrtetėsinė e asaj qė thua, mund t‘ia dalėsh mbanė ose jo. Nėse ia del, do ia dalėsh pa dyshim tė mbjellėsh tek ai njė besim mė tepėr, por nuk do mund t‘i pėrcjellėsh asgjė tė dobishme. Nėse nga ana tjetėr nuk ia del mbanė, do t‘ishte mė e udhės ta largoje sa mė shpejt, e nė kėtė rast do tė ishte mė e njerėzishme ta kryeje duke e bėrė tė besonte se nuk je i dobishėm pėr tė, sesa t‘i jepje pėrshtypjen se nuk e ka kapėrcyer „provėn“, apo diēka e tillė.

“Atėherė, ēfarė kėrkon tek njerėzit?”-e pyeta.

“Aftėsinė pėr tė qenė, pėr tė shėrbyer e pėr tė kuptuar, jo besimin pėr tė besuar”.

Vargu i pikave tė orientimit qė mė ofroi nėpėrmjet kėsaj bisede, mė lejoi qė pėrgjigjen sufi ta inkuadroja mė mirė nė shumėsinė e pyetjeve qė lidheshin me tė ashtuquajturin mėsim i fshehtė nė nivel ezoterik.

Kjo pėrgjigje ishte, nė pjesėn mė tė madhe, e re pėr mua; e vėrtetė qė i gjeja disa pika, por do tė isha i paaftė t‘i formuloja nė njė mėnyrė kaq tė qartė. Arrita nė konkluzionin se kisha gjetur mė nė fund dijen e fshehtė qė shumė njerėz e kishin kėrkuar nė vende tė gabuara.

Duke bėrė njė pėrmbledhje, mėsimi sufi pohon qė mbi Tokė ka, nė ēdo epokė, njė numur tė vogėl qėniesh njerėzore qė janė nė gjendje tė kuptojnė se cila ėshtė gjendja e vėrtetė e njeriut nė epokėn nė fjalė. Kėta njerėz kanė nganjėherė detyrėn pėr tė mėsuar, nganjėherė jo. Atyre u janė besuar detyra tė natyrave tė ndryshme, tė cilat ata i zgjidhin nėpėrmjet rrugėve tė mistershme. Nėse u ėshtė ngarkuar misioni pėr tė mėsuar, ata mund ta zhvillojnė detyrėn e tyre duke e ditur se si, kur e ku duhet tė ēojnė nė fund. Nga kjo pikė shikimi ata nuk veprojnė si mjeku qė, me tė mbaruar procesin e formimin tė tij, vendos njė tabelė tek porta e vet dhe krijon njė reputacion e njė klientelė.

Mėsuesi i vėrtetė bėn pjesė nė njė skuadėr. Nė qoftė kryetar apo jo, pa ndihmėn e grupimit tė tij nuk mund tė verė nė lėvizje ndonjė aktivitet global qė quhet mėsim e qė funksionon njėkohshmėrisht nė vende tė ndryshme tė botės. Nėse njė njeri duhet tė mėsojė diēka, ndoshta duhet tė kalojė nga njeri mjeshtėr tek tjetri, me qėllim qė tė zhvillojė tėrė konstelacionin e aftėsive tė nevojshme. Instruktuesit e tij mund tė jenė ‘mėsues‘ ose mė pak se kaq.

Ky koncept i pėrgjithshėm ėshtė kaq entuziast, e megjithatė kaq i huaj pėr mendimin primitiv- simbas tė cilit Mjeshtri duhet tė njohė gjithēka e tė pėrcjellė me doza tė kufizuara dijen e vet- qė, kur e dėgjova tė pėrmendej qeshė ndjerė jashtėzakonisht i mahnitur: mbante vulėn e sė vėrtetės, sė paku pėr mua. Pėrse nuk isha kujtuar mė parė?

Tashmė shumė elementė filluan tė gjejnė lidhjet mes tyre. Kjo ishte pėrgjigja se pse Jezui kishte bėrė kėtė e jo atė; sepse ata qė ndjekin njė rrugė spirituale nė ēdolloj disipline duhet tė „udhėtojnė“ nė kuptimin e vėrtetė sa kėtu sa atje; sepse pėrsa nuk ėshtė i institucionalizuar, mėsimi i „dijes“ pėrfundon gjithnjė tė tė dėmtohet, cilado qoftė lartėsia e mėsimit.

Ky dėmtim ėshtė i pashmangshėm, nė ēastin qė mungon mundėsia e njė mėsimi tė pėrgjithshėm, pėrbėrė nga shumė aspekte. Mbi kėtė bazė njė njeri i shekullit XX mund ta pranonte idenė e njė „mėsimi tė fshehtė“, pa u bėrė njė viktimė naive e atyre sistemeve qė u bėjnė thirrje vetėm shfaqjeve dhe ndjenjave primitive tė frikės dhe lakmisė, qė ngrejnė kultin e personalitetit tė regjimeve vendase.

E ky mėsim pėr tė cilin e kishin fjalėn tėrė miqtė e mi Sufi, pavarėsisht nga religjioni i origjinės (budist, indł, musliman apo kristian), fliste pėr Mėsimin e Lartė dhe pėr Punėn e dervishėve. Le tė pėrmendim dhe faktet qė Dhjata e Re pėrmban mjaft materiale qė lidhen me kėtė „punė“, qė dervishėt kanė njė nderim tė thellė pėr Jezuin, qė fanatikėt, ateistėt dhe tė keqinformuarit pohojnė me pėrēmim „qė dervishėt nuk ishin gjė tjetėr veēse tė krishterė“.

Pra, kjo ishte e fshehta e mėsimit: ndėrsa individi i papėrtėrirė e kėrkonte mėsimin nėpėr libra, ai nė tė vėrtetė rrinte i strehuar brėnda njerėzve qė e „bėnin tė funksiononte“, siē do tė thoshin Masonėt. Teksa institucionet besonin se mund ta ruanin, ai nuk mund tė institucionalizohej. Kur njerėzit shpresonin tė gjenin njė burim tė dijes unike, individuale, ajo shpėrndahej mes njerėzve. Ata qė e njihnin pėrmbajtjen dhe format e ndryshme qė merrte shpėrndarja e saj, ndihmuan nė kėtė pėrpjekje; tė tjerėt, si tė verbėrit e pėrrallės, nuk bėjnė tjetėr veēse rropaten paaftėsisht me copėra prej saj.

Sekreti i mėsimit ishte qė ai i mėsonte nxėnėsve tė tij atė qė mund t‘u mėsohej atyre dhe ajo qė ishte e nevojshme qė ata tė dinin; mbas kėsaj, i urdhėronte ata tė vazhdonin vetė studimet, ose tė udhėtonin e tė kėrkonin mėsime pranė ndonjė mėsuesi tjetėr me njė qėllim tė saktė e tė qartė.

Njė mėsues i kėtij lloji ishte mjaft ndryshe nga Mahatma-t tė pėrshtatur ndaj njė njerėzimi tė dėshpėruar e lakmues pėr ta gjetur „tėrė tė vėrtetėn nė njė ēati“, si nė njė supermarket. Njė mėsues i tillė duhej tė ishte mjaft i ndryshėm nga mėsimi mistik qė dėshiron t‘i ketė gjithnjė nxėnėsit pėrreth vetes, pėrgjithmonė nėn varėsinė e tij. Ai duhet tė ishte i lirė nga ēdo mbeturinė e „egos“.

Duke lexuar klasikėt sufi, kuptova se sufiu ishte ai qė nėpėr tekste quhej Plak, ose Udhėheqės, pėr tė cilin kishin folur shumė mjeshtra antikė. Nuk kisha pikė dyshimi se Idriz Shehu ishte njėri prej kėtyre njerėzve.

Ia shpėrfaqa mendimet e mia. “Mundet qė ti t‘i kuptosh tėrė kėto pika”, u pėrgjigj, “por kjo vlen vetėm pėr ty. Nėse do pėrpiqesh t‘ia pėrcjellėsh tė tjerėve kėto bindje, do tė tallen me ty, ose pikėpamjet tua do tė interpretohen keq. Njerėzit do ta pranojnė kėtė ide e do ta zbresin nė nivel idhujtarie, ose do ta refuzojnė, duke menduar qė ti je njė nga shumė prej atyre tė fiksuarve qė janė nė ankth pėr tė pėrhapur kultin prej tė cilit janė indoktrinuar”.

“Atėherė, si mund tė veprohet?”

“Ata qė mund tė dėgjojnė nė mėnyrėn e duhur, do tė dėgjojnė. Ata qė mund tė shohin drejt, do tė shohin. Tė tjerėt do tė shtrembėrojnė gjithēka, e kėta janė saktėsisht ata qė ne i pėrkufizojmė si primitivė e pėr tė cilėt, nė fakt, jemi duke punuar. Ashtu si ata qė dėrgohen nga qytetėrimi pėr t‘u mėsuar higjenėn njerėzve tė egjėr tė xhunglave, ne pėrpiqemi tė hedhim bazat e njė kuptimi racional dhe tė drejtė tė misticizmit. Nė tė njejtėn kohė, zbatojmė Detyrėn e Lartė… Tako ata qė kanė mundėsi tė mėsojnė; ata qė janė gati tė mėsojnė dhe mėsojua bazat, e jo atyre qė janė tė tėrhequr nga Detyra e Lartė, ata qė do tė donin tė bėheshin ēilembyll sytė kirurgė tė specializuar”.

Iu pėrgjigja qė nėse do tė mė jepej rasti, do pėrpiqesha ta pėrcillja atė qė mundem.

Omar M. Burke

Shkėputur nga libri: “Mes dervishėve”

Pėrktheu: Shpėtim Kelmendi


Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi