Kėshtu u foli Zarathustra Jezusit dhe Muhamedit

Shko poshtė

Kėshtu u foli Zarathustra Jezusit dhe Muhamedit

Mesazh  Admin prej 04.12.12 0:32

Kėshtu u foli Zarathustra Jezusit dhe Muhamedit



Historia e Persisė filloi nė Battria dhe, ende pėrpara se aty tė qeveriste njė sundimtar nė emėr tė zotave, nė Battria jetonte njė njeri qė mė vonė do tė shndėrrohej, mė shumė se askush tjetėr, nė njė figurė pėrcaktuese pėr nga fama dhe kultura persiane nė perendim.

Ai themeloi njė religjion duke i dhėnė kėshtu Persisė njė orientim tė ri shpirtėror.

Por akoma mė tepėr: ai pėrpunoi njė vizion tė botės, qė pati ndikime vendimtare mbi vetė kulturėn tonė, duke e mbruajtur nė pikėpamje jodytėsore. Ky njeri ishte Zarathustra. Kujt- qė nuk i njeh ngjarjet e sė shkuarės-, do t’i shkonte ndėrmend se themeluesi i njė religjioni tė tillė do tė kishte pasur njė rėndėsi botėrore?

Kur arabėt pushtuan Persinė dhe pėrhapėn islamizmin, religjioni antiko-iranian u zhduk pothuaj krejtėsisht nga rajoni e Zarathustra mbeti gjatė shumė kohėve, pėr pasardhėsit, njė profet doktrina e tė cilit ishte kapėrcyer tashmė nga ajo e themeluesve tė religjioneve mė tė pėrhapura – Jezu Krishti, Muhamedi, Budda. Njė njeri pra, i dėbuar pėrfundimisht nga historia.

Kjo, edhe pse shumė prej parimeve teologjike tė religjioneve moderne, origjina e sė cilave qe kėrkuar pėr njė kohė tė gjatė tek profetėt hebrenj, janė pėrshkruar nė fakt nėpėr shkrimet e Zarathustrės. Kjo ėshtė njė arsye e mjaftueshme pėr tė pyetur, nėse religjioni hebraik e, nė vijim krishterimi dhe islamizmi, nuk janė ndikuar thellėsisht nga mėsimet e tij.

Mbi personin e Zarathustra, ende sot dimė shumė pak. Historianėt kanė mbrojtur opinione tė ndryshme mbi datėn e lindjes, mbi vendin e lindjes dhe mbi vendet ku Zarathustra jetoi dhe veproi. Nuk egzistojnė tė dhėna me tė vėrtetė tė besueshme, kjo edhe se pse mėsimet e tij u shkruan disa shekuj mbas vdekjes sė tij, me pėrjashtim tė Gąthą-ve, predikime nė vargje, apo himne, qė i atribuohen Zarathustrės vetė; ēka se kėto tė fundit pėrvijojnė biografinė e profetiti nė mėnyrė tė vagullt.

Legjenda bazohet vetėm mbi shkrime postume. Sot-mbas njė kompleksi studimesh linguistike dhe krahasimesh tė teksteve antiko-iraniane- pjesa mė e madhe e hulumtuesve kanė arritur nė konkluzionin se Zarathustra duhet tė ketė lindur rreth vitit 630 para erės kristiane, nė qytetin e Battria-as. Pėr rrjedhojė nuk ishte persian, por batrian, sikurse i quanin vanorėt e atij rajoni. Por ashtu sikurse persianėt, i pėrkiste Ariasve, rracės sė madhe indoeuropiane qė, duke u nisur nga mijėvjeēari i tretė para Krishtit, ishte shtyrė nė mėnyrė tė pandėrprerė nga Azia Qendrore drejt Jugut.

Emrin Aria (sot arias ose arianė) e kishin zgjedhur vetė nomadėt luftėtarė, emėr qė donte tė thoshte “fisnikėt” e qė bėnte tė qartė distancėn qė egzistonte mes popujve tė tyre dhe popujve tė nėnshtruar. Disa tribś kishin depėrtuar nė Indi rreth vitit 1900 para epokės kristiane dhe nė njė hark kohor prej dhjetė brezash kishin themeluar sistemin e kastave tė indśve; disa tribś tė tjera nė tė njejtėn periudhė ishin futur nė rrafshnaltat e pabanuara me stepa e shkretėtira, male e lugina pjellore, nė atė vend qė mė vonė do tė quhej “Iran”, “vend i arianėve”.

Emri i Zarathustrės zbulon prejardhjen e tij nga njė famlje blegtorėsh tė pasur, qė i pėrkthyer do tė thotė “njeri nga gamile tė vjetra”. Babai i tij quhej Porushaspa, “njeriu i kuajve galopues”, siē ėshtė e shkruar nė fragmentet e ardhurat deri tek ne nėpėrmjet Avesta-s, biblės sė Zarathustrės.

Nėse duam t’i besojmė traditave legjendare tė Avesta-s, Zarathustra ishte fėmija i tretė i njė familjeje tė shquar fisnike qė quhej Spitama, familje qė kishte gjithsej pesė fėmijė. Babai me sa dihet paskej qenė prift i njė klani blegtorėsh fisnikė qė nuk kishin ndonjė tempull dhe i realizonin ritet e tyre tė sakrifikimit nė shesh tė hapur, nė stepė. Ii ndikuar shpirtėrisht nga traditat nomade tė tribusė sė vet e tė jetės qytetare tė Batrias, qysh i vogėl qe i destinuara tė ndiqte gjurmėt e tė atit , pėr t’u bėrė edhe ai prift. Por prift i cilit religjion?

Dėshmitė e shkruara tė kohės janė tė pakta, por mjaftojnė pėr tė pėrvijuar njė kuadėr tė mjaftueshėm sqarues. Iranianėt, nga batrianėt tek medėt e deri tek persianėt- i ndanin zotat e tyre nė dy kategori: Hyjnitė superiorė tė dritės, qė banonin nė kozmos, ahurėt, si dhe shpirtėrat mė tė ulėt qė banonin nė tokė, nė erė, nė ujė e nė zjarr, daeya-t. Por ama asnjė njeri nuk ishte nė gjendje tė kuptonte nė mėnyrė racionale autoritetin e zotave tė tillė.

Ndonjėherė njerėzit i perceptonin pa asnjė motiv tė mirėidentifikueshėm, si miq e si ndihmės nė nevojė, herė tė tjera si mizorė dhe shkatėrrues. Ndihej mungesa e njė profeti qė, me mesazhin e tij, tė vendoste nė mes tė atij kompleksi tė panjoftshėm hyjnor, njė rregullsi tė thellė e ndriēuese. Iranianėt shpresonin vetėm qė t’i bėnin tė mėshirshėm ata zota tė shqetėsuar dhe misteriozė, nėpėrmjet kėngėve tė lėvdimit, dhuratave e sakrificave. Nė ritualet e tyre solemne duhej tė rridhte nė mėnyrė tė bollshme gjaku i demave dhe i buajve, pėr tė lehtėsuar tmerrin e njė fati tė paanė .

Priftėrinjtė dhe populli pinin, nė raste tė pėrcaktuara, njė pije dehėse qė kishte emrin e zotit tė tyre nė ekstazė, Haoma, dhe nėpėrmjet valleve ritmike tė pafundme binin nė trans pėr tė perceptuar, qoftė dhe pėr ēaste tė vetėm, dehjen e magjishme tė pavdekėsisė, si zotat e tyre.

Zarathustra e kuptoi shumė shpejt papėrshtatshmėrinė e kėtyre riteve, meqė nė moshėn njėzet vjeē braktisi atdheun e tij dhe u larguar nė vetmi. Ai, qė quhej njė zaotar, poet i shenjtė e predikator, i ktheu shpinėn zanatit tė priftit. Dhjetė vite, ndoshta njėzet vite, duhet tė ketė zgjatur pelegrinazhi i udhėtarit religjioz.

Tek Avesta gjejmė tė shkruar vetėm qė nė fund, mbi lumin Daitya, i qe shfaqur njė engjėll dhe i qe vėrtetuar njė nga ngjarjet mė pjellore pėr historinė e religjioneve. Zarathustra pati vizionin e luftės kozmike mes forcave tė sė mirės e tė sė keqes, mes Zotit dhe Satanait; mandej atė tė ringjalljes sė tė vdekurve nė ditėn e gjykimit universal e tė vazhdimėsisė sė sė egzistencės edhe pas vdekjes, nė parajsė ose nė ferr- dhe tė gjitha kėto pėrpara se profetėt e religjioneve tė tjera tė lajmėronin tė njejtat principe.

Nėse supozimet e historianėve janė tė sakta, kjo ka ndodhur diku mes viteve 610-590 para epokės kristiane.

Pra, gjashtėqint vjet para Krishtit dhe njėmijė e dyqint vjet pėrpara Muhamedit, por dhe gjashtėqint vjet mbas Moisiut. Mbi lumin Daitya – kėshtu tregon Gąthą – udhėtarit religjioz, mbas meditacionesh tė gjata, iu shfaq engjėlli Vohu Manu “shpirti i mirė”, i mbėshtjellur me njė pelerinė prej drite vezulluese, qė e ēoi tek froni i zotit Ahura Mazdah, ” zot i ditur “. Zarathustra pėrshėndeti zotin me njė himn, kulmi i tė cilit realizohet me fjalėt: “…unė dėshiroj, me kėto fjalėt e mia, tė tė njoh ty, mė tė diturin e gjithė tė diturve, krijuesin e ēdo gjėje nėpėrmjet Shpirtit tė shenjtė”.

Kaluan disa vite para se Zarathustra, mbas atij vizioni, tė dilte nga vetmia pėr tė filluar tė predikonte nė kryeqendrėn e atdheut tė tij. Njerėzit e dėgjonin pa shumė interes, priftėrinjtė dhe fisnikėt e refuzonin nė mėnyrė tė ashpėr. Tė paktė ishin ndjekėsit qė u shtėrnguan rreth tij dhe e shoqėruan nė udhėtimet e tij predikuese nėpėr sheshet e tregjeve tė qyteteve, nėpėr katunde e nėpėr vendfushime ēadrash.

Mbas shumė vite zhgėnjimesh e persekucionesh, braktisi Batria-n e me ata pak dishepujt e tij shkoi nė mbretėrinė e Korazmia-s. Mbreti Vistaspa e priti mirėsisht, bėri disa biseda tė gjata me tė dhe u konvertua nė besimin e ri: ky ishte njė sukses i vendimtar. Fisnikėt dhe oborrtarėt e ndoqėn shumė shpejt shembullin e mbretit, e po tė njejtėn gjė bėnė madje edhe priftėrinjtė. Zarathustra mundi tė fillonte veprėn e vet.

Nėn mbrojtjen e mbretit bėri qė tė ndėrtohej pėrpara portave tė qytetit, tempulli i tij i famshėm i zjarrit, nė altarin e tė cilit, nė vend tė hapur, priftėrinjtė mund tė kėndonin kėngė e mund t“i flisnin popullit pėr idetė e reja religjioze. Nuk ishte mė e nevojshme tė sakrifikoheshin kafshė, pėr t’ i bėrė mė dashamirės zotat. Kush u bindej urdhėrave tė “ dijetarit mė tė vogėl”, Ahura Mazdah, dhe prihej nga drejtėsia, puna dhe ndershmėria, mund tė shpresonte tek mėshira hyjnore nė tė ardhmen. Keshmar bėhet rezidenca e Zarathustrės, e drejt atij qyteti filluan tė rendnin njerėz kureshtarė, pėr tė dėgjuar predikimet e tij. Po prej kėtu, nxėnėsit e Zarathustrės u nisėn si misionarė nėpėr provincat e largėta e nėpėr mbretėtė e tjera.

Pavarėsisht kėtyre sukseseve, nuk munguan vėshtirėsitė dhe pengesat. Kasta e priftėrinjve fisnikė, e cila prej shumė kohėsh sundonte nėpėr qytete, i qėndronte kokėfortėsisht besnike religjionit paraegzistues dhe bėri aleancė me princat e shteteve tė afėrta, pėr t’iu kundėrvėnė reformatorit. Lufta qė pasoi ishte shkatėrruese pėr themeluesin e religjionit dhe mbrojtėsin e tij, mbretin Vistapa.

Zarathustra iu pėrgjigj kundėrshtarėve tė tij nė mėnyrė jo mė pak luftarake, ashtu siē dėshmon edhe njė fragment nga predikimet e tij nė vargje, ardhur deri nė kohėt tona: “Asnjėri prej jush tė mos ua vėrė veshin fjalėve dhe mėsimeve tė shėrbėtorit tė gėnjeshtrės, sepse ai po e katandis shtėpinė, dhe vendin, provincėn dhe shtetin nė mjerim dhe gėrrmadhė. Pra, rrėmbeni armėt kundėr tij!” Arrijmė tashti nė luftėn e parė tė religjionit nė territorin persian.

Pėr Zarathustrėn gjithēka mbaroi nė katastrofė. Trupat armike, kur depėrtuan nė kryeqytet, e rrahėn pėr vdekje me shkop plakun shtatėdhjetė e shtatė vjeēar, pėrpara se ai tė mund tė largohej. Zarathustra vdiq si martir – si shumė etėr themelues religjionesh. Kjo ndodhi rreth vitit 553 p.K. Simbas legjendės, doktrina e Zarathustrės qe shkruar qysh nė kohėn e mjeshtrit.

Qe shkruar me bojė tė artė nė dymbėdhjetė mijė lėkurėra buajsh dhe qe ruajtur nė bibliotekėn mbretėrore tė Persepolit. Prej atij origjinali nuk na ka ardhur asgjė, e duhet tė ketė pėrfunduar me siguri nė flakėt e vitit 330 para epokės kristiane, kur ushtarėt e Aleksandrit tė Madh, me tė pushtuar qytetin, i vunė zjarrin.

Gjithė ē’ ka mbetur, janė disa kopje tė redaktuara gjashtėqint vjet mė vonė nga priftėrinjtė, mbi bazėn e egzemplarėve tė tjerė tė Avesta-s; edhe nga kėto kopje na kanė ardhur vetėm pjesė fragmentare, sepse arabėt, gjatė fushatave tė tyre pushtuese, bėnė shkatėrrime tė njėpasnjėshme. Fragmentet e ardhura deri tek ne, na ofrojnė gjithsesi sqarime tė mjaftueshme mbi doktrinėn e Zarathustrės. Nė kėtė pikė na lind dyshimi: a bėhet gjithnjė fjalė pėr idetė origjinale tė Zarathustrės?

Ka mundėsi qė fragmentet e mbėrritura tė kenė ndyshuar shumė pak gjatė pėrpunimit qė iu bė para njė mijė vjetėsh, po pėr studiuesit e religjioneve, terėsia e informacioneve tė redaktuara nga priftėrinjtė e ardhur pas Zarathustrės, nuk ėshtė krejtėsisht e besueshme. Zarathustra – si shumė etėr religjionesh- ka lėnė shumė pak gjėra tė shkruara. E gjithė ē’na ka mbėrritur,janė vetėm Gąthą-t (Himnet) nė librat Yasna (Ritet e sakrifikimit) qė mund t’i jenė atribuar drejtėpėrdrejtė atij; tė gjitha ato qenė redaktuar nė njė dialekt tė ngjashėm me sanskritishten, qė asokohe ishte nė pėrdorim nė Batria.

Pra bėhet fjalė pėr pak pika tė sakta referimi, tė cilat, pavarėsisht tė gjithave, na japin mundėsinė tė rindėrtojmė me njėfarė pėrafėrsie, tiparet madhėshtore dhe unikale tė doktrinės sė tij. Zarathustra hodhi poshtė besimin e e etėrve tė tij qė njihte njė numėr tė madh ahura-sh, zota tė dritės, dhe daeva-sh, demonėsh. Ai kėmbėnguli se vetėm njėri nga zotat-ahura, ishte zoti i vetėm: Ahura Mazdah, “zoti i ditur “.

Ahura Mazdah nuk u shfaqet mė njerėzve, si ahura-e tjerė, nė mėnyrė tė dukshme, nuk afrohet me ide tė tjera e nuk lind fėmijė, madje nuk ėshtė mė njė zot i ndryshueshėm qė nė mėnyrė tė pakuptueshme shpėrndan herė tė mirėn e herė tė keqen. Zoti i tij- Ahura Mazdah nuk ka njė ‘imazh trupor’, ėshtė i kudopranishėm, abstrakt dhe i pėrjetshėm; shumė larg pasioneve njerėzore, Ai mishėron njė princip lehtėsisht tė dallueshėm: tė mirėn. Kėtij Zoti tė vetėm i kundėrvihet ama njė kundėrshtar me emrin Angra Mainyu,”shpirti i sė keqes”.

Kundėrshtari i madh, njė daeva nė origjinė, nuk lė asnjė mėnyrė pa pėrdorur, pėr t’i larguar njerėzit nga besimi nė tė mirėn. Ekzistojnė pastaj figura ndihmėse qė janė forca tė sė mirės e sė keqes, tė cilat ne vetitė e tyre janė shpirtėra dhe demonė dhe qė rrjedhin nga forcat hyjnore tė sipėrpėrmendura.

Nė anėn e Ahura Mazdah ėshtė para sė gjithash Spenta Mainyu, “Shpirti i shenjtė” qė shfaqet ndonjėherė si mishėrim i njė Zoti tė vetėm, herė tė tjera si vlerė mė vete, nė cilėsinė e lajmėtarit tė vullnetit hyjnor. Zotat-shėrbyes tė kėtij “Shpirti tė shenjtė ” janė hyjni tė dritės, “amesha spentas, “shpirtėra tė pavdekshėm”, engjėjt; ata kanė si detyrė t’u kumtojnė njerėzve mesazhet hyjnore. Vohu Manu, “shpirti i mirė “, ishte njėri prej atyre engjėjve qė i qenė shfaqur Zarathustrės pėr ta shoqėruar nė fronin e Zotit. Nė anėn “shpirtit tė sė keqes “, Angra Mainyu, janė daeva-t, i demonėt.

Kėtij grupi i pėrkasin pjesa mė e madhe e hyjnive tė adhuruara nga bashkohėsit e Zarathustrės dhe janė shpirtėra tė errėt nė shėrbim tė sė keqes. Zoti ėshtė i pėrjetshėm, por lufta mes sė mirės e sė keqes, mes dritės dhe errėsirės, ėshtė e kufizuar nė kohė. Kėshtu mėsoi Zarathustra. Lufta filloi mbasiqė Zoti kishte krijuar njė botė pa mėkate, tė banuar nga njė njeri dhe nga njė kafshė, tė dyja ideale.

Atėherė, nė mbretėrinė e dritės tė Ahura Mazdah, u shfaq kundėrshtari i tij, Angra Mainyu, qė mohoi krijimin hyjnor dhe deshi ta pėrdhoste simbas zakonit tė vet. Kaluan tre mijė vjet, derisa shpirti i sė keqes arriti tė depėrtonte nė botė pa mėkate, duke asgjėsuar kėshtu njeriun ideal dhe kafshėn ideale. Qė nga ai ēast, mbi tokė u shumėfishuan demonėt mė tė vegjėl, tė krijuar nga Angra Mainyu.

Ama shpirti i sė keqes nuk mundi tė dėbonte nga bota ndikimin e sė mirės, sepse qoftė njeriu, qoftė kafsha ideale, kishin lėnė farėn e tyre mbi tokė. Nga kjo farė lindėn nė mėnyrė magjike, kopja e parė njerėzore dhe speciet e para shtazore. Por nė kėto forma tė reja tė gjalla, ishin pėrzierė mes tyre e mira dhe e keqja. Epoka e artė e parajsės pa konflikte e pa mėkate, kishte kaluar. Ja, pikėrisht nė kėtė mėnyrė filloi historia universale e errėsuar prej konfliktesh dhe intrigash dramatike.

Qė prej kėtij ēasti njeriu ishte, dhe ėshtė ende, i ftuar pėr tė zgjedhur mes sė mirės e sė keqes. Epoka e re zgjati tre mijė vjet. Mandej Zoti vendosi t’ i ndihmonte njerėzit, duke dėrguar mes tyre njė profet: Zarathustrėn. Por profeti u njoft si i tillė vetėm nga njė pakicė njerėzish, e sa mė shumė kohė tė kalojė nga vdekja e tij, aq mė shumė njerėzit do tė largohen nga morali dhe virtyti. Si ndėshkim, Zoti do ta dėnojė botėn me njė katastrofė pėrmbytjeje, me zjarre dhe luftėra shkatėrruese, pra engjėjt e Tij do t’u bien trombave tė gjykimit universal.

Kėshtu, tė gjithė njerėzit do tė ngrihen nga varret e tyre e do t’u duhet tė pėrgjigjen pėrpara Zotit Hyjnor rreth jetės sė tyre, nėse e kanė pranuar apo refuzuar mesazhin shpirtėror tė profetit. Teksa pėr besimtarėt, nė kėtė pikė fillon njė “jetė e amėshuar” nė mbretėrinė e Zotit, tė tjerėt do tė dėnohen me “mundim tė pėrjetshėm” nė ferr.

Disa tipare tė kėtij mėsimi religjioz, ishin tė rinj, kurrė mė parė tė formuluar apo tė parathėnė nga ndonjė njeri tjetėr. Shpesh bėhet fjalė pėr koncepte qė kristianėt, hebrejtė dhe muslimanėt, pavarėsisht shumė ndryshimeve qė kanė ndėrmjet tyre nė detaje, gjejnė tek religjioni i Zarathustrės tipare tė religjionit tė tyre.

E gjithė kjo qe lajmėruar gjashtėqint vjet para se tė lindte Jezu Krishti! Ama gjithsesi, doktrina e Zarathustrės lindi gjysmė mijėvjeēari mbas Moisiut e mė shumė se njė shekull mbas ardhjes sė profetėve tė mėdhenj hebraikė Isaia, Geremia dhe Elia.

Por sa kishte tė vėrteta origjinale tek Zarathustra? Ēfarė pasojash pati doktrina e tij? Sa pati marrė nga modelet pararendėse tė religjioneve e nė ēfarė ndikoi mbi religjionet e mėvonshme? Ende sot historianėt e religjioneve debatojnė rreth ēėshtjes nėse, Zarathustra kishte riformuluar nė mėnyrė mė tė qartė ide tashmė tė njohura, apo pati krijuar diēka rrėnjėsisht tė re. Disa prej kėrkimeve tė tyre mund tė jenė marrė tashmė si tė sigurta, dhe tashti do t’i shqyrtojmė.

Le tė fillojmė nga tė besuarit nė njė Zot tė vetėm. Zarathustra ka themeluar njė religjion monoteist, por nuk qe aspak i vetmi qė lajmėroi besimin nė njė Zot tė vetėm. Hebrejtė, kristianėt dhe muslimanėt ia atribuojnė parėlindjen e besimit tek njė Zot tė vetėm, Abrahamit, i cili rreth vitit 2100 para.Krishtit emigroi nga Mesopotamia nė Kana. Abrahami jetoi njėmijė e pesėqint vjet pėrpara Zarathustrės, e edhe Moisiu e Isaia janė paraardhės tė babait tė religjionit tė Iranit lindor. Zarathustra ka qenė ndikuar nga ata profetė hebrej? Battria ishte njė qytet tregtar, pranė njė rruge tė rrahur karvanesh nėpėrmjet sė cilės tregtarėt e Mesdheut drejtoheshin pėr nė Indi e deri dhe pėr nė Kinė.

Pra njė qytet kozmopolit ku ndėrfuteshin edhe idetė e Lindjes e tė Perendimit. Pavarėsisht kėsaj, ėshtė pak e mundur qė mendimi hebraik tė ketė arritur deri nė Battria, nisur nga fakti se hebrejtė nuk tregonin kurrfarė interesi pėr tė udhėtuar aq larg, e aq mė pak pėr t’u predikuar popujve tė tjerė religjionin e tyre.

Zarathustra duhet t’i ketė marrė ngacmimet nga tjetėr drejtim. Po nga cili drejtim? Asnjė popull i kohės sė tij, me pėrjashtim tė hebrejve, nuk besonte nė njė Zot tė vetėm e tė vlefshėm pėr tė gjithė njerėzit. Njė popull ama, kishte hedhur hapat e parė nė kėtė drejtim: indianėt arias.

Indianėt, qysh njė shekull pėrpara Zarathustrės, kishin nisur tė zhvillonin nė pjesėn filozofike tė Veda-ve tė tyre, tė ashtuquajturėn Upanisad (doktrinė e fshehtė), njė formė tė re religjioni. Jo pak prej mendimtarėve tė tyre mė kryesorė, mendonin se mbas shumėfishimit tė ngatėrruar tė zotave, gjendej njė forcė magjike fillimore, njė shpirt universal krijues i gjithēkaje, tė cilėn e quajtėn brahman.

Fjala ishte pėr njė parim abstrakt, thuajse tė pakuptueshėm pėr masat e besimtarėve. Fshatarėt e thjeshtė dhe artizanėt, vijuan tė besojnė tek Shiva, Visnu dhe njėmijė zota tė tjerė – po pėr priftėrinjtė e kulturuar ata zota pėrfaqėsonin vetėm forma tė dukshme tė tė pafundmit brahman. Unitet pėrtej shumėfishimit tė gjithėllojshėm! Tek indianėt, dhe pse me konturne tė vagullta, po pėrvijohej ideja e njė Zoti tė vetėm. Vallė, Zarathustra i njihte ato tekste? Ėshtė e mundur. Madje shumė e mundur, meqė orientalisti amerikan Richard Frye na kėshillon vėmendje ndaj faktit qė lutjet e tij nė vargje, pra Gatha-t, pėr nga metri dhe ritmi janė tė ngjashme me Veda-n e brahmanėve indianė.

Vetė titulli i veprės sė Zarathustrės Avesta-qė do tė thotė Dije- pėrkon me pėrmbledhjen indiane tė shkrimeve religjioze, qė do tė thotė po Dije. Ėshtė e kotė tė nėnvizojmė se nuk duhej tė ketė qenė e vėshtirė tė dėshifrohej “gjuha e shenjtė” e indianėve arias, sanskritishtja, qė ishte mjaft e ngjashme me dialektin e Battria-s. Asokohe duhej tė verifikoheshin mandej, kontaktet e vazhdueshme me priftėrinjtė arias tė Iranit lindor e tė Indisė veriore.

Pra Zarathustra kishte zhvilluar sė fundmi, e nė mėnyrė radikale, atė qė eruditėt hindu kishin bėrė tė mugullonte. Nė mėnyrė tė pavarur nga profetėt hebraikė dhe me vėshtrim tė drejtuar nga India, Zarathustra ndėrmori njė rrugė tė re drejt idesė sė njė “pricipi fillimor”, tė njė “shpirti universal”. Pranė Battria-s, shumė larg nga Palestina, djepi i profetėve hebrej, mori jetė edhe njė herė njė akt gjenial krijues, besimi nė njė Zot tė vetėm. Po pėr kėtė, Zarathustra nuk do tė bėhet njė gjeni nė historinė e religjioneve. Ai vetėm pėrpunoi atė qė hebrejtė kishin formuluar nė mėnyrė tė ngjashme.

Ideja e besimit nė njė Zot tė vetėm, nuk do tė kishte vonuar tė shfaqej, edhe sikur Zarathustra tė mos kishte jetuar. Po ku qėndron vallė pamja e veēantė dhe origjinale, qė asnjė profet pėrpara tij nuk e lajmėroi? Cila ėshtė risia qė ndikoi nė religjionet e tjera dhe nė ato qė erdhėn mė vonė? Sot, pjesa mė e madhe e studiuesve tė historisė sė religjioneve, tė pėrkushtuar nė analizimin e burimeve historike, bien dakord nė gjykimin e tyre nė njė pikė: qė Zarathustra ishte i pari profet qė lajmėroi ekzistencėn e Satanait.

Ai pėr sė pari e ka ka konsideruar botėn tokėsore si njė vend ku takohen e mira dhe e keqja, dhe askush tjetėr pėrpara tij nuk u ka bėrė thirrje njerėzve qė tė zgjedhin lirisht mes kėtyre forcave absolute. Zarathustra -siē shprehet adhuruesi i tij i largėt dhe kritiku Friedrich Nietzsche nė Ecce homo – “ishte i pari qė kapi me intuitė se rrota vendimtare nė ingranazhin e gjėrave, ishte pėrkthimi i moralit nė metafizikė “.

Ėshte sigurtė se ky model ka pasur paraardhės -indianėt arias dhe iranianėt e bėnin prej kohėsh dallimin mes sė mirės e sė keqes, duke e ndarė kėshtu universin nė dy botėra tė kundėrta- por e veēanta tek Zarathustrės qe se arriti tė fiksonte linja tė sakta nė atė rend ende tė vagėt. Ai ishte i pari qė predikoi ringjalljen e tė vdekurve nė ditėn e gjykimit universal, nė tė cilėn njeriu duhet tė pėrgjigjet pėrballė Zotit pėr veprimet e mira dhe tė kėqija.

Para Zarathustrės askush nuk ka lajmėruar egzistencėn e njė bote tė pėrtejme , tė parajsės pėr tė mirėt, e tė ferrit pėr tė kėqinjtė. Ajo qė shumė prej nesh besonte se i pėrkiste trashėgimisė krijuese tė hebrejve, nuk qe ideuar nėpėrmjet vizioneve nė shkretėtirat e Judesė apo mbi lumin Jordan, porse nė malet dhe stepat e Afganistanit e nė brigjet e lumit Amu Darja.

Hebrejtė e kohės sė Zarathustrės i njihnin tashmė Dhjetė Urdhėresat e Moisiut dhe besonin se mėkatarėt zgjonin zemėrimin e Zotit. Dėnimi ama, i kėrcėnonte nė botėn e kėndejme, nėpėrmjet gjykatėsit, e shpesh ndodhte, siē dhe e tregojnė pjesėt mė antike tė Testamentit tė Vjetėr, qė Zoti tė ndėrhynte drejtėpėrsėdrejti dhe t’i kobėzonte mėkatarėt me luftė dhe me epidemi. Njė gjykim kompensues nė botėn e pėrtejme, ishte i panjohur edhe nga vetė profetėt Isaia dhe Ezekiel, tė cilėt ishin thuajse bashkohorė me Zarathustrėn.

Ėshtė gjithashtu e vėrtetė qė nė shkrimet e tyre gjendej i formuluar premtimi se tė vdekurit do tė ringjalleshin, por ajo profeci si imazhe dhe metafora, mė shumė se asgjė lajmėronte rilindjen e shtetit tė Izraelit mbas njė periudhe dekadence: mendimi i tyre pra ishte i lidhur me botėn e kėndejme, ishte e tipit politik. Nė fantazinė e hebrejve egzistonte vetėm njė botė e hijeve ku tė gjithė tė vdekurit do tė mbėrrinin, pa dallim mes shpėrblimit dhe dėnimit, mes parajsės e ferrit. Njė mbretėri e tillė e hijeve, ishte nė gjithēka e ngjashme me Hadin e grekėve.

Hebrejtė nuk e njihnin ende djallin si kundėrshtar i fuqishėm i Zotit. Nė shkrimet biblike tė asaj kohe, Satanai shfaqej vetėm si ekzekutor i Jahve dhe si shpirt i ndėshkimit, pra duhej gjithnjė tė zbatonte dėshirėn e Zotit tė tij suprem. Djalli nuk ishte ende demoni kokėngjeshur qė synonte tė triumfonte mbi Zotin me ndihmėn e njerėzve. Veē kėsaj hebrejtė e konsideronin historinė e njerėzimit si nji zinxhir tė vetėm ngjarjesh.

Atyre ende nuk u ishte folur pėr kopjen e parė njerėzore, Adamin (nė hebraisht: qenie njerėzore) dhe Evėn (nė hebraisht: tokė), pėr zhvillimet dramatike tė shkaktuara nga nga shfaqja e djallit, e mėkatit fillimor e tė ndryshimit historik mbi tokė, qė kishte si synin pėrfundimtar gjykimin universal nė ditėn e fundme. Hebrejtė e konsideronin historinė e njerėzimit si njė pėrsėritje e pėrjetshme ngjarjesh tė njejta, pa ndonjė qėllim tė natyrshėm ndryshimor. Imazhet dhe konceptet religjioze tė hebrejve tė asaj kohe nuk ishin shumė larg prej atyre tė popujve tė tjerė tė pėrparuar, si indianėt, kinezėt, babilonasit, egjiptianėt, deri grekėt dhe romakėt.

Tre shekuj mbas vdekjes sė Zarathustrės, hebrejtė mendonin ndryshe. Nė shkrimet e tyre biblike gjendeshin tashmė ato ide religjioze, qė ne sot i konsiderojmė se janė nė gjithēka e pėr gjithēka hebreje e, nė kuptimin e tė zhvendosurit, kristiane, pjesėbėrėse tė kulturės krejtėsisht europiane. Pėrhapja e ideve religjioze tė Zarathustrės mbėshtetet nga shfaqja e njė fuqie politike qė arriti ta mbrojė nė mėnyrė tė suksesshme religjionin e ri kundrejt kundėrshtarėve tė saj.

Vetėm atėherė u realizua pėr Zarathustrėn mundėsia pėr t‘u bėrė i famshėm pėrtej kufijve iranianė, pėr tė ndikuar kėshtu nė mėnyrė vendimtare edhe mbi religjionet e tjera. Kjo forcė politike kishte filluar tė formohej qysh nė kohėn e vetė Zarathustrės: ishte perandoria e persianėve. Por historianėt nuk i fshehin dyshimet e tyre. Mbi tė gjithė, njėri prej ekspertėve mė tė shquar tė religjioneve antiko-iraniane, Geo Ėidengren, mohon qė Mbretėrit e Mėdhenj tė perandorisė sė parė persiane kishin besuar seriozisht nė mėsimet religjioze tė Zarathustrės.

Ata mbretėr, mė tepėr njerėz politikė sesa religjiozė, do tė kenė pranuar nga religjioni i ri disa rregulla doktrinore, por duhet tė kenė qenė treguar shumė tė kujdesshėm pėr tė mos hyrė nė konflikt tė hapur me traditat egzistuese. Pra, e kushedisatta ēėshtje e pazgjidhur.

Siē dhe ėshtė e zakonshme pėr gjithė ē‘i pėrket historisė sė persisė sė lashtė. Por njė gjė ėshtė e sigurtė: nė Iran, doktrina e Zarathustrės ka jetuar nė periudhėn vijuese, njė fazė tė fortė zhvillimi. E ka edhe mė: disa princėr persianė dhe funksionarė tė lartė, nxitėn pėrhapjen e religjionin tė ri nėpėr provincat e pushtuara, nė lindje deri nė luginėn e Indos, nė perėndim deri nė vendbanimet mes Tigrit dhe Eufratit, nė Azinė e Vogėl, Siri, Palestinė dhe Egjipt.

Nė asnjė rast persianėt nuk e detyruan njė popull tė nėnshtruar qė tė konvertohej nė religjionin e Zarathustrės, pėrkundrazi ata i lanė kujtdo besimin qė kishte. Por tė gjithė nėnshtetasit e perandorisė kishin mundėsi tė interesoheshin nė mėnyrė aktive pėr religjionin e ri. Kjo duhej tė ketė pasur rrjedhime tė paparashikuara dhe vendimtare pėr atė kohė. Takimi me Zarathustrėn u solli njė zhvillim religjioz me rėndėsi tė madhe njerit prej popujve tė nėnshtruar: hebrejve. Efektet ishin tė njė rėndėsie historike botėrore. Hebrejtė e asaj kohe kaluan krizėn mė tė madhe tė historisė sė tyre.

Nė vitin 587 para Krishtit, Nabukodonosor, mbreti i Babilonisė pati shkatėrruar kryeqytetin hebraik, Jeruzalemin, deri nė muret e brendshme dhe pati dėbuar mbi tė gjitha njerėzit e letrave, priftėrinjtė, funksionarėt e administratės, tregtarėt dhe ushtarėt nė rajonin mes Tigrit dhe Eufratit. Shteti hebraik nuk egzistonte mė. E tėrė elita intelektuale, dhe me tė njė pjesė e popullit, jetonte nėn sundimin e guvernatorėve tė huaj shumė larg nga vendi i lindjes. Ajo epokė-qė ka hyrė nė histori si burgimi babilonas-, mori fund nėpėrmjet forcės sė Kirit, Mbretit tė Madh tė persianėve; ai i riktheu hebrejtė nė tokėn e tė parėve, mbasi arriti tė pushtonte mbretėrinė babilonase.

Por idetė dhe koordinatat shpirtėrore tė atyre hebrejve qė u kthyen nė shtėpi, ishin tė ndryshme nga ato tė paraardhėsve tė tyre tė drejtpėrdrejtė: gjatė qėndrimit tė tyre nė tokėn e huaj, ishin ndikuar gjatė ndeshjeve dhe pėrplasjeve me njė kulturė absolutisht tė re e, nė njė farė mėnyre tėrheqėse. Tė vėnė nė provė prej asaj eksperience, thellėsisht tė ēorientuar, priftėrinjtė hebrej filluan tė mendojnė pandėrprerazi mbi ēėshtjet e mėdha religjioze, mbi kuptimin e egzistencės; edhe populli dukej mė i prirur pėr tė nxėnė mesazhe tė reja profetike.

Gjatė kėsa periudhe historike u formuluan pjesė themelore tė Testamentit tė Vjetėr, frymėzuar nga trashėgimia kulturore e huaj. Para sė gjithash nė Babiloni: prej aty hebrejtė morėn mitin e krijimit nga balta tė kopjes sė parė njerėzore dhe legjendėn e pėrmbytjes. Por mėsuan shumė edhe nga persianėt. Por si mund ta bėjmė tė ditur se hebrejtė qenė ndikuar pikėrisht nga doktrina e Zarathustrės? Pėrsa i pėrket kėsaj, zotėrojmė njė dokument ndriēues. Gjendet nė Testamentin e vjetėr: libri i Danielit. Nuk i njohim autorėt, sepse libri ka mundėsi tė jetė shkruar disa shekuj mbas vdekjes sė profetit hebraik.

Mandej, duhet tė jetė fjala pėr njė pėrzierje mes elementeve legjendare dhe ngjarjeve tė ndodhura me tė vėrtetė. Pavarėsisht kėsaj, mund tė nxjerrim disa konkluzione tė rėndėsishme nga teksti. Nėse provojmė tė ndjekim biografinė e Danielit- pėr aq sa mund tė rindėrtohet duke u mbėshtetur nė traditėn biblike-mbetemi tė befasuar.

Danieli pati jetuar nė oborrin e mbretit babilonas Nabucodonosor; atje i qe caktuar njė pozicion nė rangun e funksionarėve tė lartė qė kishin pėr detyrė tė zgjidhnin mes hebrejve tė burgosur, mė tė bukurit, mė inteligjentėt e mė tė aftėt pėr tė shėrbyer nė oborrin e mbretit. Danieli bėri karrierė nė oborr, falė aftėsisė sė tij pėr tė interpretuar nė mėnyrė bindėse ėndrrat e Nabukodonosorit, e kjo nuk ishte pak nė njė vend ku nėpėrmjet ėndrrave lexohej e ardhmja. Ai u bė deri dhe njė funksionar i lartė. Kur Kiri pushtoi Babiloninė, shkoi nė oborrin e Suzas, ku pėr shumė vite shėrbeu si kėshilltar i Mbretit tė Madh Dario.

Deri kėtu, biografia e tij. Tė njė rėndėsie vendimtare janė fjalėt qė autorėt biblikė, tė cilėt kanė jetuar mbas tij, ia atribuojnė Danielit. Nė kapitullin e dymbėdhjettė tė librit qė mban emrin e tij, lexojmė: “Shumė nga ata qė flenė nė pluhurin e tokės , do tė zgjohen, disa nė njė jetė tė pėrjetshme, tė tjerė nė turpin dhe poshtėrsinė e pėrjetshme… Por ti Daniel (ėshtė Zoti qė flet) shko, derisa tė vijė fundi; e ji i qetė, sepse ti do tė ringjallesh nė tokėn tėnde nė ditėn e fundit “. Shprehje tė ngjashme me kėto nuk gjendeshin kurrė mė parė nė Testamentin e Vjetėr. Janė mendime tė atribuara njė hebreu nėn shėrbimin e persianėve, e qė nė Suza duhet tė ketė pasur patjetėr kontakte me pasuesit e zarathustrės.

Ėshtė hera e parė qė njė hebre lajmėron ringjalljen e tė vdekurve nė ditėn e gjykimit universal. Nė tė njejtin libėr lexohet, pėr tė parėn herė, itinerari i historisė ka njė synim tė saktė, nė fundin e kohės: zhdukjen e nevojshme tė botės sonė tė papėrkryer dhe fillimin vezullues tė mbretėrisė sė pėrjetshme tė Zotit. Libri i Danielit dėshmon ndikimin e religjionit tė Zarathustrės mbi mendimin hebraik. Nuk duhet tė bėhet fjalė pėr njė rast tė vetėm.

Nė vazhdėn kohore me shek. III dhe II para Krishtit, hebrejtė bėnė tė tyren edhe doktrinėn e engjėjve dhe demonėve tė Zotit e tė Satanait, si kundėrshtarė tė pėrjetshėm nė kėtė botė tokėsore. Hebrejtė nuk besuan mė se si e mira ashtu edhe e keqja vinin nė tė njejtėn masė nga Zoti, e qė duhet tė pranoheshin si tė ngjashme. Qė nga ai moment, gjithė ē‘ishte e keqe iu atribua forcave demoniake qė vepronin nga njė mbretėri e fortpėrcaktuar e errėsirės, sė cilės i duhet kundėrvėne njė qėndresė energjike. Nė shek. II p. K. , religjioni hebraik u konfigurua ashtu siē Jezusi e njohu.

Mesia mblodhi mandej disa aspekte themelore tė atyre ideve tė reja. E jo vetėm ai. Gjastėqint vjet mė vonė, Muhamedi i dha jetė islamizmit, duke i marrė shtysat nga trashėgimia hebraike dhe kristiane: edhe ky i fundit predikoi se njerėzit kishin ardhur nė kėtė botė pėr tė zgjedhur mes Zotit e Satanait; edhe ai u mėsoi njerėzve mbi ringjalljen e tė vdekurve nė gjykimin universal; edhe ai lajmėroi parajsėn si shpėrblim pėr njerėzit e drejtė dhe ferrin si ndėshkim pėr mėkatarėt.

Ėshtė njė paradoks i vėrtetė: Pasuesit e Zarathustrės janė sot njė pakicė nė zhdukje e sipėr, jo mė shumė se dyqint mijė besimtarė, por mendimi i atit themelues ka kontribuar pėr tė farkėtuar tre religjione, ndjekėsit e tė cilėve pėrbėjnė mė shumė se gjysmėn e popullsisė botėrore. Sot nė Persi ndodhen dyzetė mijė pasues tė Zarathustrės, njė numėr i papėrfillshėm nė raport me krejt popullsinė. Pjesa mė e madhe e tyre jeton nė Teheran dhe nė rajonet e kerman e Yasd.

Asnjė persian musliman nuk i pengon ata tė mblidhen rreth zjarrit tė shenjtė pėr t‘iu lutur Ahura Mazdah-ut; ndjekėsve tė Zarathustrės u ėshtė siguruar liri e plotė kulti. Nė kėtė rast nuk bėjnė pėrjashtim as shiitėt fanatikė qė janė tė famshėm pėr tolerancėn e tyre.

Simbas rregullave islamike, asnjė religjion qė mėson besimin nė njė Zot tė vetėm, nuk duhet tė pengohet. Muslimanėt e shohin besimin e Zarathustrės si njė formė primitive e islamizmit, fakt ky qė u jep mundėsi besimtarėve tė Ahura Mazdah tė mbijetojnė nė vendin e tyre tė origjinės, tė paktėn deri mė tash.

Jashtė Persisė, ndjekėsit e Zarathustrės janė tė pranishėm, nė njė farė numri, nė Indi, ku janė shpėrngulur qysh nė shekullin VII. Atje quhen parsen, fjalė qė do tė thotė asgjė tjetėr veēse persianė. Qendra e tyre ėshtė metropoli i Bombeit. Ata arritėn ta pėrcjellin besimin e tyre nė kujtesėn e pasardhėsve nė mėnyrė mė tė efektshme sesa vėllezėrit e tyre persianė, dhe mundėn t‘i ruajnė pa u penguar traditat e tyre nė shoqėrinė induiste, tolerante pėrsa i pėrket religjioneve.

Nuk ėshtė pra rastėsi, qė pikėrisht nė Bombei, historianėt europianė patėn takimin e parė me doktrinėn e Zarathustrės. Numri i parsen-ve kufizohet nė rreth njėqint e tridhjetė mijė persona. Nėse atyre u shtojmė edhe persianėt, arrihet nė shifrėn njėqint e shtatėdhjetė mijė persona, shifėr e cila pėrmbledh tė gjithė besimtarėt qė i kanė mbetur besnikė kėtij religjioni, njė herė e njė kohė aq i rėndėsishėm.

Besimi i Zarathustrės nuk u bė kurrė njė religjion universal. Por edhe ai, as qė ka tentuar kurrė qė ta bėnte. Mbi bazėn e tė dhėnave qė kemi nė zotėrim, duhet tė supozojmė qė pasuesit e tij nuk e kanė ndjerė kurrė kurrė nevojėn pėr t‘u predikuar si misionarė popujve tė tjerė. “Shpėrndahuni nėpėr botė…”, ky urdhėr i Jezusit, qė Muhamedi e ka rithėnė nė mėnyrė tė pėrafėrt, u mungon pasuesve tė Zarathustrės.

Ata veprojnė sikurse hebrejtė, tė cilėve u mjaftonte tė konstatonin se besimi nė njė Zot tė vetėm t‘i kishte heshur rrėnjėt nė popullin e zgjedhur. Perandorėt antiko-persianė e kanė pėrkrahur kėtė lloj vetėkufizimi; ata gjykonin se ishte mė mirė t‘ua lini popujve tė tjerė religjionet egzistuese, qoftė edhe thjesht pėr hir tė paqes politike. Pėr kėtė, qoftė kjo edhe jo arsyeja e fundit, religjionit tė Zarathustrės iu desh ta humbte shumė shpejt ndikimin e vet, sapo pushteti i kishės sė shtetit tė rrėzohej prej muslimanėve. Zbulimi i Zarathustrės nga ana e kulturės europiane, filloi mė 1771.

Nė atė kohė, historiani francez i religjioneve dhe orientalisti Abraham Anquetil-Duperon, njohu nė Bombei parsenėt dhe rastėsisht diēka shumė tė tė rėndėsishme: biblėn e tyre, Avesta-n. Mė saktė: ato fragmente tė rėndėsishme qė kishin mbetur pas shekujsh me luftra religjioze e politike. Mori me vete njė egzemplar pėr nė Paris dhe e pėrktheu nė frėngjisht. Qe njė ndėrmarrje pionieristike qė bėri bujė.

Menjėherė pesė vjet mė vonė, ishte gati edhe pėrkthimi nė gjermanisht, kaq i lartė ishte interesi i ngjallur tek specialistėt dhe tek lexuesit e kulturuar pėrtej Renit. Nuk qe aspak rastėsi qė kjo ndodhi nė shekullin e iluminizmit.

Aso kohe, nė gjysmėn e dytė tė shekullit XVIII, poetė, filozofė e shkencėtarė, arritėn tė ēliroheshin nga tutela e kishės dhe bėnė ēdo pėrpjekje pėr tė njohur, pėrtej paragjykimeve, kultura tė tjera, por dhe religjione tė tjera. Iluministėt e doni tolerancėn dhe dėnonin meskinėt qė pranonin pa pėrjashtim atė qė nuk i binte ndesh mendimit tė trashėguar nga e kaluara. Nė ato vite Lessing dramėn e tijborgjeze mbi tolerancėn „ Nathani i ditur“ (1779), nė tė cilėn ftonte pėr tė kuptuar ato religjione, deri atėherė tė konsideruara armike tė krishterimit, si hebraizmi e islamizmi; ai relativizoi nė mėnyrė tė efektshme, me armėn e metaforės, konceptin e sė vėrtetės absolute.

Nė borgjezinė e kulturuar mbretėronte klima e hapjes ndaj sė resė dhe e vėmendjes ndaj atyre religjioneve gjer atėherė tė panjohura. Mozart i dha Zarathustrės veshjen e priftit suprem dhe tė magjistarit Sarastro tek „Flauti magjik“; Goethe u muar me profetin iranian „Divan oksidento-oriental (shih: Hafiz). Por rėndėsia vendimtare e Zarathustrės mbeti dhe pėr ende shumė kohė e panjohur prej njė rrethi tė gjerė lexuesish; shumė njerėz, nė rastin mė tė mirė e konsideronin njė profet tė lėnė nė hije prej etėrve themelues tė religjioneve pasuese, njė njeri pra tė kapėrcyer pamėshirshėm nga rendja e ngjarjeve historike.

Ky opinion nuk ndryshoi nė mėnyrė substanciale as nė shekullin XIX, kur gjithnjė e mė shumė orientalistė u drejtuan nga India dhe Persia, duke mbledhur kopje tė reja tė Avesta-s, duke e pėrkthyer, komentuar dhe duke i krahasuar nė mėnyrė kritike ndryshimet respektive. Pikėrisht nė kėtė mėnyrė iu zbulua krejtėsisht hulumtuesve, se doktrina e Zarathustrės pėrmbante disa koncepte parėsore qė deri atėherė i qenė atribuar hebraizmit dhe kristianizmit. Rezultatet e kėtyre kėrkimeve hasėn nė njė rezistencė tė madhe nė shtresat e gjera tė popullsisė.

Shkencėtarėt u ndeshėn me njė tabś: ata kishin guxuar tė pohonin se pėrmbajtja e doktrinės sė kristianizmit rridhte jo vetėm nga Jezu Krisht dhe profetėt e Testamentit tė Vjetėr, por edhe nga ati i njė religjioni qė i pėrkiste njė kulture krejtėsisht tė huaj. Mos kjo donte tė thoshte se feja kristiane kishte qenė prodhuar nė mėnyrė kontradiktore dhe progresive, nga vetė njerėzit ashtu si e gjithė kultura e tyre, e nuk rridhte pra drejtėpėrsėdrejti nga Zoti si e vėrtetė absolute? Konkluzioni ishte logjikisht i supozueshėm. Pikėrisht pėr kėtė, zbulimi i Zarathustrės tingėlloi pėr perendimin kristian si njė sfidė, dhe pėr shumė njerėz si njė provokim i papranueshėm. Provokatori i madh ishte Friedrich Nietzsche.

Nė vitet tetėdhjetė tė shekullit XIX, ai e paraqiti Zarathustrėn nėn titullin e veprės sė tij kryesore „Also sprach Zarathustra“ (Kėshtu foli Zarathustra). Nietzsche e mori kėtė titull nga Avesta e parsenėve indianė, nė tė cilėn konceptet kryesore doktrinale parapriheshin prej kėsaj shprehje. Nietzsche arriti atė qė asnjė historian i religjioneve nuk e kishte arritur: ta bėnte tė njohur emrin e Zarathustrės pėr njė publik tė gjėrė. Ky fakt ėshtė me tė vėrtetė paradoksal, meqė teksti ( i botuar pėr herė tė parė mė 1892 nė njė pėrmbledhje veprash tė Nietzsche-s nė katėr vėllime) nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me mėsimet e vėrteta doktrinale tė atit tė religjionit antiko-iranian.

Nietzsche shihte te Zarathustra njė nga gjenitė mė tė mėdhenj tė historisė religjioze, po, si profet qė kishte shėnjuar koordinatat shpirtėrore sipas sė cilave ne, jetojmė ende sot. Por sipas Nietzsche, ajo qė Zarathustra kishte sjellė sėrish nė botė, ishte „njė gabim gjigantesk“ qė duhej tė asgjėsohej. Nietzsche zgjodhi figurėn e profetit pėr veprėn e tij kryesore, me synimin pėr tė treguar atė qė ai ishte „kthimi i madh“.

Personazhi i Zarathustrės krijuar prej tij, rikthehet sėrish nė vetmi pėr tė rinjohur dhe demaskuar si mashtrim vetė krijimin e tij gjenial- pra besimin nė luftėn universale mes sė mirės e sė keqes, nė botėn e pėrtejme tė pajisur me drejtėsi shpėrblyese e nė metafizikė nė kuptimin e gjerė.

Zarathustra bėhet simbol i njeriut krijues qė shkatėrron pikėrisht atė qė ka krijuar, pėr tė prodhuar mandej diēka tė re – dhe e reja, njė ditė nuk do t‘i rezistojė mė nevojės sė tėrbuar tė njohjes, e do tė kapėrcehet sėrish. Gjithēka rrjedh, e vėrteta absolute nuk egziston, egzistojnė vetėm ndryshimi dhe gjendja kalimtare e prodhimeve tė ndėrgjegjes; ky koncept qė dikur na qe mėsuar nga filozofi grek Herakliti, nė veprėn e Nietzsche-s bėhet element qendror.

Nė shkrimet e Nietzsche-s Zarathustra ėshtė transformuar pikėrisht nė tė kundėrtėn e asaj qė ishte nė origjinė: jo aq njė njeri qė ndjehej i lidhur me njė urdhėr metafizik, sesa njė njeri qė, duke mos pasur mė iluzione, pohon „asgjėnė“ dhe arrin tė krijojė urdhėra tė rinj vetėm falė fantazisė sė tij “lojcake” – gjithė duke e ditur se do tė jenė kalimtarė.

Deri mė sot, ky Zarathustėr, ashtu siē e karakterizoi Nietzsche, na ėshtė shumė mė afėrt sesa ishte nė realitet. Pavarėsisht interpretimit tė tij tė pjesshėm, pavarėsisht pasionit me tėcilin ėshtė refuzuar Zarathustra i vėrtetė, njė gjė ėshtė e qartė falė edhe Nietzsche-s: si ėshtė nėnvlerėsuar gjithmonė trashėgimia e mendimit tė Persisė sė vjetėr qė i ėshtė pėrcjellė perėndimit.

Nga: “Persianėt” e Gerhard Schweizer

Shqipėroi: Shpėtim Kelmendi

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi