Nė dritėn e njė filozofi tė errėt

Shko poshtė

Nė dritėn e njė filozofi tė errėt

Mesazh  Admin prej 04.12.12 0:23

Nė dritėn e njė filozofi tė errėt



Herakliti jetoi nė Hefes mes shekujve VI dhe V p.k.; ai i pėrkiste njė familjeje aristokratike (madje rrjedh prej njė familjeje mbretėrore) e nė stilin me tė cilin shkruan ndjehet ky ndikim aristokratik.

Nė veprėn e tij ai do tė shkruajė: “Njė njeri i vetėm ėshtė sa dhjetė mijė, nėse ėshtė mė i miri”. Nė librin e tij “Perģ fuseos” dallohet nė mėnyrė tė qartė njė qėndrim pėrēmues ndaj masave popullore (qė i pėrkufizon si “qen” qė lehin kundėr tij); por ama duhet thėnė menjėherė, qė aristokracizmi i Heraklitit nuk ėshtė i lidhur me jetėn politike, sa ē“ ėshtė i lidhur me atė intelektuale dhe kulturore.

Simbas traditės sė asaj kohe, Herakliti duhet ta ketė depozituar librin e tij (prej tė cilit na kanė ardhur pak fragmente) nė tempullin e Artemidės nė Hefesit. Nuk ka dyshim se kėtė gjest e kryen i nxitur nga fakti se tempulli mund tė konsiderohej vendi mė i sigurtė pėr tė ruajtur diēka (asokohe bibliotekat nuk ekzistonin), por edhe pse ishte tipike aristokratike tė afruarėt e dijes me kastėn religjioze dhe arkaike.

Herakliti pohon se tempulli ėshtė i vetmi vend i denjė pėr tė ruajtur shkrimet e tij: nė tė vėrtetė ai nuk beson se mesazhi i tij i pėrcjellė nėpėrmjet shkrimeve tė veta, do mund tė kuptohej nga pjesa dėrrmuese e njerėzve.

Kjo varet nga pėrmbajtja e mesazhit, larg nga pėrvojat e jetės sė zakonshme, por edhe nga gjuha e nga forma me tė cilat ėshtė shprehur kjo pėrmbajtje.

E nė tė vėrtetė, edhe sot nuk ėshtė arritur tė kuptohet natyra e veprės sė Heraklitit, meqė zotėrojmė njė numur tė mirė fragmentesh (mė shumė se 100): ato janė tė formuluara nė trajtė aforizmash, qė do me thėnė nė pjesė tė veēanta e tė pamvarura nga njera tjetra. Fakti se ishte njė libėr “aforistik” nuk do tė thotė se bėhet fjalė pėr ide tė krijuara nė ajėr apo qė Herakliti hidhej andej kėndej duke ndėrruar vazhdimisht temė: ēdo frazė, ēdo faqe mund tė lidhet me tjetrėn nė mėnyrė tė argumentuar.

Duhet thėnė menjėherė se Herakliti me gjasė ishte i pari qė bėri lidhjen mes formės dhe pėrmbajtjes: meqė pėrmbajtja ishte e ndėrlikuar, edhe stili dhe forma duhej tė ishin tė ndėrlikuara. Duket sikur Herakliti donte tė nėnvizonte vėshtirėsitė e pėrmbajtjes nėpėrmjet vėshtirėsisė sė formės (aq sa shpeshherė ai do tė emėrtohej si “i errėti” ose “qaramani).

Por Herakliti ishte plotėsisht i vetėdijshėm rreth vėshtirėsive tė interpretimit tė librit tė tij: si njė aristokrat i mirė thoshte se jo tė gjithė njerėzit ishin nė gjendje tė kuptonin ato qė thoshte ai: vetėm mė tė mirėt do mund ta bėnin kėtė.

Vetė Aristoteli hasi vėshtirėsi tė panumėrta interpretuese duke lexuar veprėn e Heraklitit: deri dhe thekset janė dykuptimėshe: termi grek “bios”, pėr shembull, i lexuar “biņs” do tė thotė “hark”, por i lexuar “bģos” do tė thotė “jetė” (gjer dhe domethėniet janė nė antitezė: harku ėshtė diēka qė sjell vdekjen, gjė qė ėshtė e kundėrta e jetės). Ėshtė interesant dhe i famshėm fragmenti nė tė cilin Herakliti thotė: “natyrės i pėlqen tė fshehet”: do tė thotė se nuk ėshtė e lehtė ta zbulosh realitetin.

Tek Herakliti ekziston njė bindje themelore: qė i tėrė realiteti ėshtė qeverisur nga njė parim i vetėm (siē thonin Miletasit), me tė cilėt ėshtė e lidhur gjithēka. Do tė thotė se kėto fije qė lidhin natyrėn janė tė diktuara nga “LOGOS”: bota ka njė arsye qė e shtyn pėrpara dhe njė arsyetim qė e lidh.

Qoftė arsyeja, qoftė arsyetimi pėrkthehen tė dyja si “logos”, qė ka me mijėra kuptime. Logos ėshtė edhe arsyetimi qė Herakliti dorėzon me shkrimet e tij, qė nė kėtė kuptim prezantohet si shprehje e drejtė e logosit kozmik . Kjo ėshtė e pėrbashkėt tek tė gjithė njerėzit, por ata nuk janė nė gjendje ta kuptojnė sepse mbeten tė mbyllur nė horizontin e tyre vetiak.

Herakliti i krahason kėta njerėz me ata qė flenė dhe i quan “tė fjeturit” si tė kundėrt me ata qė janė tė zgjuar: cili ėshtė ndryshimi mes kėtyre dy kategorive? Kur jemi zgjuar, jemi nė gjendje ti pėrbashkojmė pėrvojat tona: nuk jemi vetėm, por ėshtė njė terren i pėrbashkėt tė kuptuari. Ndėrsa kur flemė dhe ėndėrrojmė, sejcili prej nesh jeton njė jetė terėsisht tė vetėn.

Tė fjeturit pra, nė rastin e njerėzve qė Herakliti pėrkufizon nė kėtė mėnyrė, janė ata qė heqin dorė nga logosi kozmik qė u jep mundėsinė ta kuptojnė sė bashku realitetin. Sigurisht tingėllon e ēuditshme qė njė njeri aristokratik tė flasė pėr logosin e pėrbashkėt: nė tė vėrtetė ēėshtja ėshtė se kur flet pėr atė logos tė “pėrbashkėt” “kozmik” Herakliti nuk u referohet tėrė njerėzve, por pakicės: vetėm mė tė mirėve, e jo tė fjeturve.

Por le tė pėrpiqemi tė kuptojmė se ēfarė kupton Herakliti me “logos tė pėrbashkėt, kozmik”: siē edhe e sipėrpėrmendėm, fjala logos ėshtė shumėkuptimėshe e kėsisoj do bėnim mirė tė mos e pėrkthenim. Ajo lidhet me fjalėn greke “lego”, qė nė origjinė donte tė thoshte “me lidhė”, por qė pastaj kaloi nė tjetėr kuptim qė ėshtė “me folė”. Logos do tė thotė, mes shumė tė tjerash edhe diskutim: ėshtė ideja e shumė fjalėve qė duke u lidhur me njėra tjetra marrin domethėnie.

Mund tė thotė edhe “diskutim i brendshėm” duke pasur parasysh se pėrpara se tė flasim realizohet njė arsyetim, njė dialog i i brendshėm me vetveten. Prej kėtu mori kuptimin e “arsyetimit”, ose tė aftėsisė pėr tė realizuar njė arsyetim. Pėr Heraklitin ama, domethėniet e fjalės logos janė esencialisht tre: 1) Arsyeja qė qeveris 2) Mendimi qė e pėrmbledh kėtė arsye universale 3) Diskutimi qė e shpreh kėtė dije.

Kėshtu siē kemi njė logos brėnda nesh, (arsyen), Herakliti thotė se edhe nė realitet duhet tė ekzistojė njė logos kozmik, ku logosi ka vlerėn e “arsyes”: logosi ėshtė diēka qė e bėn kozmosin tė funksionojė. Ai pohon se logosi qė kemi nė mendjen tonė nuk ėshtė i ndryshėm nga ai kozmik.

Pėr tė arritur te ky pohim, Herakliti do tė ketė shtruar pyetjen: “Si ėshtė e mundur qė ajo qė ne mendojmė ekziston edhe nė realitet?”

Kjo ėshtė njė mėnyrė pėr t“iu pėrgjigjur pyetjes: ” si lidhen mes tyre ligjet e natyrės e tė botės? ” . Nė tė vėrtetė Herakliti mohon ekzistencėn e njė zoti, por pranon ekzistencėn e njė arsyeje universale: ka njė lidhje mes arsyes qė sundon botėn dhe arsyes qė sundon mendjen tonė: janė e njejta gjė! Kėsisoj dykuptimėsia e shfaqur nė veprėn e tij “Perģ fuseos” ėshtė diktuar nga vetė logosi, qė na bėn tė kuptojmė se natyrės i pėlqen tė fshehet.

Sigurisht ėshtė e vėshtirė tė kuptohet ky logos universal, por jo e pamundur: njeriu mund t’ ia dalė mbanė duke pėrdorur atė copėz tė logosit qė ėshtė nė shėrbim tė tij, i futur brėnda tij: arsyes, qė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė thėrrmijė e logosit universal. Pra tė gjithė flasim nga i njejti nivel, por vetėm mė tė mirėt arrijnė tė lartėsohen pėr t“iu afruar logosit kozmik.

Tė fjeturit janė ata qė nuk arrijnė, por dhe as nuk provojnė: pėr tė arritur logosin universal duhet tė bashkėpunojmė, e jo tė reagojmė veēmas e pėr interesat tona. Herakliti thotė: “duhet tė ndjekim atė qė ėshtė e pėrbashkėt; nė tė vėrtetė atė qė ėshtė e pėrbashkėt pėr tė gjithė. “Por edhe duke e ditur logosin e pėrbashkėt, turma reagon si tė kishte njė kriter gjykimi krejt tė vetin dhe tė pėrveēėm.”

Herakliti ishte i mendimit se njė qytet, pėr tė funksionuar, kishte nevojė pėr ligje: ashtu siē logosi kozmik qeveris botėn, po ashtu edhe ligjet qeverisin qytetin. Edhe ligjet, ashtu si mendja njerėzore, pėrfaqėsojnė njė fragment tė logosit universal. Tek Herakliti piqet ideja se ligjet njerėzore rrjedhin prej atyre natyrale, nga fusis (natyra).

Tė gjitha ligjet njerėzore, nė masėn me tė cilėn janė tė drejta lartėsohen kah njė ligj i vetėm kozmik. Aso kohėsh kishte edhe nga ata qė thonin se ligjet njerėzore ishin pastėrtisht konvencionale e nuk kishin tė bėnin fare me natyrėn. Edhe pse Herakliti arrin tė pranojė se parimi ėshtė logosi, njė qenėsi absolutisht abstrakte, prapėseprapė ai ndjen nevojėn e mishėrimit nė diēka materiale, e mė saktėsisht nė zjarrin.

Herakliti thotė se universi nuk ėshtė prodhim zotash apo njerėzish, por njė rregull universal unik dhe i pėrjetshėm. Ai e identifikon me “zjarrin pėrherė tė gjallė”. Duke iu referuar zjarrit, Herakliti synon tė ndėrfusė njė variant mes tezave tradicionalisht atribuar Jonikėve duke u nisur nga Aristoteli, nė lidhje me unicitetin e fillesės.

Mė tepėr kėrkon tė kėmbėngulė mbi veēanėsinė e sjelljes sė zjarrit: ndizet e fiket rregullisht simbas njė mase, siē duket edhe nga dielli, qė herė shkėlqen e herė shuhet. Ēėshtja kozmike nė tė gjitha pamjet e tij e nė tė gjithė transformimet e pareshtura, rregullohet nga njė masė e caktuar. Lėvizja e gjithēkaje nuk ėshtė nuk ėshtė ndodhi e rastėsishme apo e ēorjentuar, por rregullohet simbas ritmesh tė sakta.

Herakliti thotė se nuk bėhet fjalė vetėm pėr vendosje tė kundėrtash, tė ditės me natėn, tė jetės me vdekjen, e kėshtu me radhė. Lufta lartėsohet si simbol dhe njėherėsh si rregull i gjithė asaj qė ndodh nė univers. Kjo karakterizohet nga njė harmoni superiore qė qėndron nė unitetin dhe nė identitetin e tė kundėrtave nė konfliktin mes tyre. Lufta mes tė kundėrtave nuk ėshtė shprehje e padrejtėsisė, siē mendojnė shumė njerėz, e siē pati thėnė Anaksimandri: tė ndodhurit e shumė gjėrave ėshtė rezultat i konfliktit tė pėrjetshėm qė depėrton nė gjithēka dhe shprehet nė tensionin e pareshtur dhe transformimin e njė tė kundėrte nė tjetėr.

Zjarri e sugjeron mirė idenė e kėsaj tė ndodhure tė qėndrueshme, tė transformimit dhe identitetit tė tė kundėrtave: atje ku ėshtė zjarri ėshtė jeta, por zjarri sjell edhe vdekjen. Herakliti do tė polemizojė shumė me Pitagorikėt, tė cilėt do t“i quajė “shpikės thikash” (qė do me thėnė shpikės tė artit prerės tė retorikės, e cila synon tė mahnisė dėgjuesin me dialogje tė rafinuar , por tė zhveshura nga e vėrteta).

Pėr Heraklitin harmonia e vėrtetė ėshtė tensioni mes tė kundėrtave: nėse marrim njė hark apo njė lirė, do vemė re se ato do funksionojnė derisa t“i mbajė struktura e dhėnė nga e kundėrta dhe nga tensioni i tė kundėrtave. Ndodhje do tė thotė pikėrisht tė kaluarėt nga njė e kundėrt tek tjetra. Teksa shoqėria jonė ėshtė e prirur pėr t“i dhėnė njė vlerė negative luftės, Herakliti thotė se polemos (lufta) ėshtė babai i tė gjitha gjėrave, pra qė i bėn njerėzit tė lirė ose skllevėr. Pohon se nuk mund ta njohim plotėsisht njė gjė, nėse nuk njohim edhe tė kundėrtėn e saj: nuk mund tė njihet me tė vėrtetė skllavėria, nėse nuk dihet se ē“ ėshtė liria. Pėr Heraklitin lufta ėshtė gjė e madhe, sepse pėrcakton se cilėt janė njerėzit mė tė vlefshėm dhe cilėt inferiorėt: edhe lufta ėshtė njė fragment i logosit universal.

Pėr Heraklitin harmonia ėshtė vetėm kur tė kundėrtat janė nė tension mes tyre. Nė njė fragment tė tijin, Herakliti pohon se diametri i diellit ėshtė njė kėmbė njeriu, gjė qė ėshtė njė absurditet, dhe ai e dinte mirė: me kėtė pohim tė trazuar, ai don tė thotė se sikurse ėshtė absurd pohimi i tij, po aq absurde ėshtė edhe tė mendosh se gjėrat janė ashtu siē duken.

Nė njė tjetėr fragment thotė se e ka shqyrtuar vetveten: na bėn pėrshtypje ky pohim sepse mbi tempullin e Apollonit tė Delfit shkruhej “gnoti sautņn” (njih vetveten): ai thotė se e ka shqyrtuar vetveten, gjė qė bėn tė dalė nė pah lidhja e Heraklitit me botėn e lashtė e tė shenjtė, tipike aristokratike.

Ka mundėsi qė ky pohim t“i referohet njė konstatimi tė rėndėsishėm tė Heraklitit: donte tė njihte logosin e shpirtit dhe thotė se ka zbuluar qė shpirti nuk ka dimensione, nuk ėshtė i pėrcaktuar. Mandej thotė se logosi i tij ėshtė i thellė, thuajse me idenė pėr tė gėrrmuar nė thellėsi nė kėrkim tė shpirtit. Herakliti qorton edhe Hesiodin, autorin e “Teogonisė”, qė vė pėrballė ditėn dhe natėn, por nuk i individualizon si identitetet tė kundėrta. Nė njė fragment thotė: “rruga e pėrpjetė dhe e tatėpjetė ėshtė unike dhe identike”.

Me kėtė don tė thotė se gjerat mund tė jenė njėkohėsisht tė kundėrta dhe identike. Interesant ėshtė fragmenti nė tė cilin thotė: “rrufeja qeveris ēdo gjė”; rrufeja ėshtė ngushtėsisht e lidhur me zjarrin, qė qeveris gjithēka dhe ėshtė atributi kryesor i Zeusit, babait tė Zotave. Stoikėt mendonin se do tė vinte njė vit i madh , nė tė cilin kishte pėr tė ndodhur njė shpėrthim zjarri qė do tė shkaktonte njė kallje tė tė tėrė botės, mbas sė cilės kishte pėr t“ u krijuar njė e re. Ata e donin Heraklitin sepse besonin se nėpėr fragmentet e tij lexonin ide tė njejta.

Nė tė vėrtetė ėshtė njė fragment i heraklitian nė tė cilin thuhet se zjarri mund tė shndėrrohet nė tė gjitha gjėrat e se tė gjitha gjėrat mund tė shndėrrohen nė zjarr. Nė njė tjetėr fragment Herakliti thotė: ” nė tė njejtėt lumenj hyjmė e nuk hyjmė, jemi e nuk jemi”. Kjo mund tė interpretohet si: lumi ėshtė gjithnjė i njejti dhe ne ruajmė identitetin tonė, por nė tė njejtėn kohė, qė ujėrat janė gjithnjė tė ndryshme nė rrjedhėn e tyre, ashtu sikundėr edhe ne jemi gjithnjė tė ndryshėm nė ēdo ēast tė kohės.

Pra brėnda vetė nesh manifestohet pareshtur uniteti i tė kundėrtave, qenia e mosqenia jonė. Nga ky fragment do tė marrė udhė filozofia e Kratilos, njė dishepull i Heraklitit qė ka gjasa tė ketė qenė mėsues i vetė Platonit. Kratili do t“i ekstremizojė qėndrimet e Heraklitit dhe do tė bėhet filozofi i “panta rei” (gjithēka rrjedh). Ai lajmėron se ėshtė e pamundur t“u vemė emra gjėrave, sepse ato ndryshojnė vazhdimisht: ne quajmė njė lumė Danub, por nuk ėshtė e saktė: nuk egziston diēka qė quhet Danub sepse ėshtė nė ndryshim tė vazhdueshėm.

Me “panta rei” Kratili arrin nė pohime sofistike: ėshtė e pamundur tė njohėsh diēka qė ndryshon vazhdimisht.. Duke u rikthyer te Herakliti dhe tek identiteti i tė kundėrtave, ai thotė qė “deti ėshtė uji mė i pastėr e mė i papastėr, pėr peshqit i pijshėm dhe i shėndetshėm, pėr njerėzit i papijshėm dhe vdekjeprurės”.

Nė kėtė fragment mund tė bierė nė sy edhe relativizmi absolut i Protagorės: verėn, p.sh, dikush e ndjen tė ėmbėl e dikush tė hidhur, por nuk mund nė tė vėrtetė nuk mund tė thuhet se ajo ėshtė e hidhur apo e ėmbėl: mvaret vetėm nga mėnyra sesi e shijon ēdokush.

Pėrktheu: Shpėtim Kelmendi

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi