Letėr e shkruar mė 1854 nga kryetari i Lėkurėkuqve Seathl

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Letėr e shkruar mė 1854 nga kryetari i Lėkurėkuqve Seathl

Mesazh  Admin prej 04.12.12 0:18

Letėr e shkruar mė 1854 nga kryetari i Lėkurėkuqve Seathl, drejtuar presidentit tė asokohshėm tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Franklin Pierce



Teksti ėshtė botuar nė vėllimin “Greenpeace”, botuar nga Grupi Abel, 1985

Kryetari i madh i Uashingtonit na ka ēuar fjalė se dėshiron ta blejė tokėn tonė. Kryetari i madh na ka siguruar edhe pėr miqėsinė e dashamirėsinė e tij.

Kjo ėshtė gjeniale nga ana e tij, nė njė kohė kur e dimė se miqėsia jonė nuk ėshtė e nevojshme pėr tė . Gjithsesi, ne po mendojmė rreth ofertės sė tij, meqė e dimė se, nėse nuk e pranojmė, njerėzit e bardhė do t’ia behin kėtu tė armatosur dhe do tė na e zhvasin tokėn tonė. Kryetari i madh i Uashingtonit mund tė besojė me siguri tė plotė nė atė qė thotė kryetari i tribusė Seathl, me tė njejtėn siguri qė vėllezėrit tanė tė bardhė besojnė nė qarkullimin e stinėve tė vitit. Fjalėt e mia janė si yjet: ato nuk shuhen kurrė.

Si mund ta blini apo ta shisni qiellin, ngrohtėsinė e tokės? Kjo ide ėshtė e ēuditshme pėr ne. Ne nuk jemi pronarė tė kthjelltėsisė sė ajrit apo freskisė sė ujėrave: si mund t’i bleni ato prej nesh? Ēdo pjesė e kėsaj toke ėshtė e shenjtė pėr popullin tim Ēdo halė pėrshkėnditėse pishe, ēdo breg ranor, ēdo pikė vese nėpėr pyjet e errėt, ēdo insekt qė fluturon ėshtė i shenjtė nė kujtesėn dhe pėrvojėn e popullit tim. Limfa qė qarkullon nėpėr pemė mbart kujtesat e njeriut tė kuq.

Ne jemi pjesė e tokės dhe ajo ėshtė pjesė e jona. Lulet kundėrmuese janė vėllezėrit tanė. Dreri, ujku dhe shqiponja janė vėllezėrit tanė. Kreshtat shkėmbore, aroma e livadheve, ngrohtėsia e trupit tė kuajve dhe njeriu, tė gjitha i pėrkasin sė njejtės familje. Kur kryetari i madh i Uashingtonit na ēon fjalė se dėshiron tė blejė tokėn tonė, ai na kėrkon shumė. Sepse kjo tokė ėshtė e shenjtė pėr ne. Uji vezullues qė rrjedh nėpėr pėrrenj dhe lumenj, nuk ėshtė vetėm ujė, por dhe gjaku i paraardhėsve tanė.

Nėse ne shesim tokėn, ju duhet ta mbani mend se ajo ėshtė e shenjtė dhe t’u mėsoni bijve tuaj qė ajo ėshtė e shenjtė, qė ēdo pasqyrim fėrgėllues nė ujėt e kthjellėt tė liqenit flet pėr ngjarje dhe kujtime nė jetėn e popullit tim.

Murmurima e ujrave ėshtė zėri i babait tim. Lumenjtė janė vėllezėrit tanė dhe ata shuajnė etjen tonė. Nėse e shesim tokėn, ju duhet t’u kujtoni dhe t’u mėsoni bijve tuaj qė lumenjtė janė vėllezėrit tanė e edhe tyrėt, kėshtuqė tė sillen mirė me lumenjtė ashtu siē sillen me vėllezėrit. Ne e dimė se njeriu i bardhė nuk i kupton mendimet tona.

Pėr tė, njė copė tokė ėshtė si ēdo copė tokė tjetėr, sepse ai ėshtė i huaj qė vjen nėpėr natė dhe merr nga toka ēfarėdo qė t’i nevojitet. Njeriu i bardhė nuk e konsideron tokėn nėnėn e vet, por njė armike, dhe kur e pushton, ai zhvendoset prej aty, duke lėnė pas varret e etėrve tė tij, pa u kujdesur pėr to.

Njeriu i bardhė trajton nėnėn e vet, tokėn, dhe vėllain e vet, qiellin, si gjėra qė mund tė blihen, tė shfrytėzohen dhe tė shiten, si tė ishin rruaza tė ngjyrosura. Oreksi i tij do ta shqyejė tokėn dhe do tė lėrė pas vetėm njė shkretėtirė. Mendimet tona janė tė ndryshme prej mendimeve tuaja. Jeta e qyteteve tuaj ia plagos sytė njeriut tė kuq. Por kjo ndoshta ndodh ngase njeriu i kuq ėshtė i egėr dhe nuk kupton. Por nuk gjendet asnjė vend i qetė nėpėr qytetet e njeriut tė bardhė.

Asnjė vend nė tė cilin tė ndihet shushurima e gjetheve nė pranverė apo zukama e insekteve. Zhurma e qyteteve na duket sikur na i plagos veshėt. E ē’do tė thotė vallė jeta aty, nėse njeriu nuk mund tė dėgjojė bisedat qė bretkosat bėjnė natėn nė moēal? Indiani parapėlqen frushullimėn e ėmbėl tė erės qė fryn mbi sipėrfaqen e liqenit apo kundėrmimin e vetė erės, tė pastruar nga shiu apo tė aromuar nga halat e pishės. Ajri ėshtė i ēmueshėm pėr njeriun e kuq, sepse tė gjitha gjėrat janė pjesė e sė njejtės frymėmarrje. Njeriu i bardhė nuk e vė re ajrin qė thith e, si ai qė pėrpėlitet prej ditėsh nė agoni, ai ėshtė i pandjeshėm ndaj kutėrbimit.

Nėse ua shesim tokėn, duhet ta kini parasysh qė ajri ėshtė i ēmueshėm pėr ne dhe ka tė njejtėn vlerė me jetėn qė ai mėkon. Era, qė u ka dhėnė etėrve tanė frymėmarrjen e parė, ua ka marrė edhe frymėmarrjen e tyre tė fundit. Dhe era duhet t’u japė edhe bijve tanė frymėmarrjen e jetės. Kam parė me mijėra bizonė qė kalbeshin nėpėr luadhe, dergjur aty pėr shkak tė njerėzve tė bardhė qė i qėllonin nga treni. Unė jam njeri i egėr dhe nuk mund ta kuptoj sesi njė kalė i hekurt shkrofėtitės mund tė jetė mė i rėndėsishėm se njė bizon, tė cilin ne e vrasim vetėm pėr tė mbijetuar.

E ē’ėshtė njeriu pa kafshėt? Nėse nuk do tė egzistonin mė kafshėt, njeriu do tė vdiste pėr shkak tė vetmisė sė madhe tė shpirtit tė tij. Sepse ēfarėdo gjėje qė u ndodh kafshėve, shpejt do t’i ndodhė edhe njeriut. Tė gjitha gjėrat janė tė lidhura midis tyre. Ēkado qė t’i ndodhė tokės, do t’u ndodhė edhe bijve tė tokės.

Duhet t’u mėsoni bijve tuaj qė trualli nėn kėmbėt e tyre ėshtė hiri i paraardhėsve tanė. Me qėllim qė ata ta respektojnė tokėn, u thoni bijve tuaj qė toka ėshtė e pasur me jetėt e popullit tonė. Toka ka pirė gjakun e paraardhėsve tanė, ajo ruan kripėn e lotėve tė tyre, dhjamėrat dhe hirin e zjarreve tė fushės, djersėn e kėnaqėsisė dhe tė frikės. Mėsojuni bijve tuaj atė qė ne u kemi mėsuar bijve tanė, qė toka ėshtė nėna jonė. Qė gjithė ē’do t’i ndodhė tokės, do t’u ndodhė edhe bijve tė tokės.

Nėse njerėzit pėshtyjnė mbi tokėn, pėshtyjnė mbi veten e tyre. Kėtė dimė ne: toka nuk i pėrket njeriut, ėshtė njeriu ai qė i pėrket tokės. Tė gjitha gjėrat janė tė lidhura midis tyre, ashtu si gjaku qė lidh njė familje. Nuk ėshtė njeriu ai qė e ka endur pėlhurėn e jetės, ai ėshtė vetėm njė fill. Ēfarėdo qė ai t’i bėjė pėlhurės, ia bėn vetvetes. Ata qė kanė jetuar pėrpara nesh rikthehen gjithnjė, si baticat e shpirtit, pėr tė vijuar tė rrojnė pa peshėn e trupit, sepse impulset mė tė forta tė njė populli vazhdojnė tė jetojnė edhe mbas fundit tė individėve, e pėrqėndrohen nė tokė duke mėkuar jetėn.

Edhe kur indiani i fundit tė jetė zhdukur dhe kujtimi i popullit tim do jetė shndėrruar nė legjendė pėr tė bardhėt, kjo tokė do t’i presė si mysafirė format e padukshme tė trupave tanė. Bijtė e bijve tuaj do kujtojnė se janė vetėm nėpėr fusha, nė shtėpi, nė hambare apo nė heshtjen e pyjeve pa shtigje.

Por edhe netėve kur rrugėt e qyteteve tuaj do jenė tė heshtura e tė shkreta, gjithandej do enden shpirtėrat e atyre qė dikur e kanė pas populluar kėtė vend tė mrekullueshėm. Njeriu i bardhė nuk do tė jetė kurrė vetėm. Njeriu i bardhė duhet tė jetė i drejtė me popullin tim, sepse tė vdekurit nuk janė tė zhveshur nga fuqitė. Tė vdekurit, thashė? Jo, nė tė vėrtetė nuk ka vdekje, por vetėm njė transformim tė egzistencės.

Ne do ta kemi seriozisht parasysh ofertėn tuaj pėr tė shkuar nė rezervatet qė keni sajuar pėr njerėzit e mi. Do rrojmė tė mėnjanuar e nė paqe. Pak rėndėsi ka se ku i kalojmė ditėt qė na mbeten: nuk janė shumė. Bijtė tanė kanė parė etėrit e tyre tė poshtėrohen nga disfata. Luftėtarėt tanė kanė njohur turpin, e mbas kėsaj humbjeje do t’i shtyjnė ditėt nė pėrtaci.

Edhe ndonjė orė, edhe ndonjė dimėr, e mandej asnjė nga fėmijėt e tribśsė sė madhe qė dikur banonin nė kėtė tokė tė gjerė, nuk do lejohen tė qajnė mbi varret tanė. Pėrse duhet ta vajtoj zhdukjen e popullit tim? Tributė janė krijuar prej njerėzish, asgjė mė shumė. Njerėzit shkojnė e vijnė si dallgėt e detit. Edhe njeru i bardhė, Zoti i tė cilit ecėn dhe flet me tė si miku me mikun, nuk mund t’i shpėtojė fatit tė pėrbashkėt.

Mundet qė tė jemi vėllezėr, nė fund tė fundit. Ne dimė njė gjė, tė cilėn njeriu i bardhė ndoshta do ta zbulojė mė vonė: Zoti ynė ėshtė i njejti Zot me tuajin. Mundet qė ju tė mendoni ta pėrvetėsoni atė, siē dėshironi tė pėrvetėsoni tokėn tonė. Por ju nuk do mund ta bėni kėtė. Ai ėshtė Zoti i njeriut, dhe mėshira e tij ėshtė e njejtė si pėr njeriun e bardhė ashtu dhe pėr njeriun e kuq. T’i bėsh keq tokės, ėshtė njėlloj si tė pėrēmosh Krijuesin. Edhe njerėzit e bardhė do kalojnė, ndoshta mė parė se tributė e tjera. Vazhdoni ta molepsni shtratin tuaj, dhe njė natė do tė shuheni tė mbytur nga vetė plehrat tuaja.

Mbasi tė keni shembur pėrdhe bizonin e fundit, e tė keni zbutur tė fundmin kalė tė egėr, kur pyjet misterioze do t’i mėrzisin njerėzit e kur kodrinat e rrėpirta do tė mbushen me gra, ku do tė gjenden mė vėndet e shkretuara? Do reshtin sė egzistuara. Po shqiponjat? Do tė kenė ikur larg. Do mbetet pėr t’u thėnė lamtumirė dallėndysheve tė lartėsive dhe gjuetisė. Do jetė fundi i jetės dhe fillimi i luftės pėr mbijetesė. Ndoshta do mund tė kuptonim, nėse do t’i njihnim synimet e njeriut tė bardhė, nėse do tė dinim se cilat janė shpresat qė ai u pėrcjell bijve tė vet nėpėr netėt e gjata tė dimrit, cilat janė vizionet pėr tė ardhmen qė ai u ofron mėndjeve tė tyre, qė ata tė mund tė krijonin dėshira pėr tė nesėrmen.

Por ne jemi njerėz tė egėr. Ėndrrat e njeriut tė bardhė janė tė panjohura pėr ne. E meqė janė tė panjohura, duhet tė zgjedhim atė rrugė qė ėshtė jona. Nėse e pranojmė ofertėn tėnde, kėtė e bėjmė qė tė na sigurohen rezervatet qė na ke premtuar. Atje, ndoshta, do mund t’i jetojmė ditėt e fundit ashtu siē dėshirojmė. Kur i fundmi njeri i kuq do tė zhduket nga toka dhe kujtimi i tij do jetė hija e njė reje qė lėviz pėrmbi luadhet, kėto ranishta e kėta pyje do t’i ruajnė ende shpirtėrat e popullit tim.

Ne e duam kėtė tokė ashtu si i porsalinduri do rrahjet e zemrės sė nėnės sė tij. Nėse ta shesim tokėn, duaje ashtu siē ne e kemi dashur. Mbroje ashtu siē ne e kemi mbrojtur. Mos harro kurrė pamjen qė ajo kishte kur e more nė zotėrim. E me gjithė forcėn, pushtetin tėnd, e me gjithė zemrėn, ruaje pėr bijtė e tu, dhe duaje ashtu siē Zoti na do tė gjithėve ne.

Ne dimė njė gjė:

Qė Zoti ynė ėshtė i njejtė me Zotin e tė bardhėve.

Kjo tokė ėshtė e ēmueshme pėr Tė.

SEATHL, DUWAMISHA

Pėrktheu: Shpėtim Kelmendi

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi