Ese nga Jiddu Krishnamurti

Shko poshtė

Ese nga Jiddu Krishnamurti

Mesazh  Admin prej 04.12.12 0:01

5 ese nga Jiddu Krishnamurti


Kush ėshtė Jiddu Krishnamurti?

Jiddu Krishnamurti lindi mė 11 Maj 1895 nė Madanapalle, njė vend i vogėl pranė Madras, nė Indinė Jugore.

Mė 1905 humbi tė ėmėn, Sanjeevamma, me tė cilėn ishte shumė i lidhur, e mė 1909 u transferua me tė atin Narianiah dhe katėr vėllezėrit e mbijetuar nė Adyar, pėr tė jetuar nė njė barakė, nė kushtet e mjerimit tė plotė (Krishnamurti u sėmur shpeshherė nga malarja). Nė tė njejtin vend ndodhej edhe qendra e pėrgjithshme e Shoqatės Teozofike, njė lėvizje e gjallė religjioze e shpėrndarė nė botė (themeluar mė 1875 nga amerikani Holcott e nga okultistja ruse Helena Blavatsky), lėvizje qė besonte nė ardhjen e afėrme tė Mesiut tė ri: Mjeshtrit tė Botės.

Njė ditė, Charles Leadbeater, bashkėpunėtor i Annie Besant (presidente e Shoqatės Teozofike), tė cilit i atribuoheshin fuqi psikike dhe aftėsi parashikuese, e pa Krishnamurtin 14-vjeēar qė po lahej nė plazhin e Adyar sė bashku me vėllanė e tij Nitya, e menjėherė u bind se kishte gjetur djalin nėpėrmjet tė cilit do tė shfaqej Hyu. Pėr kėtė arsye, mė 1910, Annie Besant kėrkoi dhe mori nga Narianiah, tutelėn ligjore tė Krishnamurti-t e tė Nitya-s.

Mė 1911 qe themeluar Urdhėri Ndėrkombėtar i Yllit tė Lindjes, kryetar i tė cilit u bė Krishnamurti- urdhėr qė kishte si qėllim tė pėrgatiste ardhjen e Mjeshtrit tė Botės. Dy vėllezėrit qenė transferuar nė Angli, ku u edukuan dhe morėn mėsime sipas mėnyrės angleze. Atje studiuan doktrinat ezoterike tė Teozofisė. Mė 1925, Nitya, i sėmurė prej kohėsh nga tuberkulozi, vdiq, duke e lėnė tė vėllanė nė njė tronditje tė rėndė shpirtėrore.

Nė kėtė periudhė rritet pakėnaqėsia e Krishnamurti-t nė lidhje me Teosofinė dhe praktikat e saj. Mė nė fund nė vitin 1929, me rastin e njė mbledhjeje tė Yllit tė Lindjes, nė Hollandė, nė praninė e 3000 besimtarėve, Krishnamurti e shpėrban kėtė Urdhėr duke deklamuar se “E vėrteta ėshtė njė tokė pa shtigje” dhe nuk mund tė arrihet kurrė nėpėrmjet asnjė organizate, kishe, mjeshtri apo guruje. Nė tė ardhmen, Krishnamurti mbylli ēdo marrėdhėnie me Shoqatėn Teozofike. Thoshte: “Qėllimi im i vetėm ėshtė ta bėj njeriun absolutisht e pakushtėzueshmėrisht tė lirė”.

Pėr pesėdhjetė e shtatė vitet e ardhshme Krishnamurti udhėtoi gjatė e gjerė nėpėr botė, me qėllim qė tė transmetonte mėsimin e tij ēlirues, duke i refuzuar gjithmonė lartėsimet qė i bėheshin dhe statusin e gurusė. Pėrveē fondacioneve qė shėrbenin pėr tė organizuar konferenca e pėr tė publikuar shkrimet e tij, Krishnamurti themeloi edhe shkolla nė Indi, nė Angli dhe nė Amerikė, ku “ si nxėnėsit ashtu edhe mėsuesit, tė mund tė lulėzojnė sė brėndshmi”.

Vdiq mė 17 shkurt 1986 nė Ojai



Frika, koha e mendimi

Po flasim mbi atė qė frika ėshtė nė vetvete, e jo mbi format e ndryshme nė tė cilat ajo shprehet-frikė nga pleqėria, frikė nga vdekja, frikė nga vetmia, frikė se nuk do mund tė arrijmė atė qė duam, frikė se nuk do mund tė realizohemi shpirtėrisht… Ē’ėshtė frika? Kur frika shfaqet, njihet si frikė pikėrisht nė atė ēast?

Nė ēastin kur merr rrugė reagimi nga vuajtja, a jam nė gjendje ta pėrshkruaj? apo vetėm mė vonė mund tė flas pėr tė? “Mė vonė” do tė thotė kohė. Le tė supozojmė se unė kam frikė. Kam frikė nga diēka, kam frikė se zbulohet diēka qė kam bėrė nė tė kaluarėn e nuk dua qė tė merret vesh. Ose, kohė mė parė, ka ndodhur diēka qė mė shtin frikėn ende sot. A ekziston njė frikė nė vetvete, pa objektin qė e provokon?

Ēastin nė tė cilin ekziston frika, pikėrisht atė ēast e quani frikė? Apo mund ta bėni kėtė mė vonė, pak mė vonė? Sigurisht mund ta bėni vetėm mbas ēastit nė tė cilin vėrtetohet reagimi. Po kjo, ē’do tė thotė? Truri ka regjistruar kujtime tė momenteve tė tjera tė frikės, e nė ēastin kur vjen ky reagim, mendimi e rinjeh dhe thotė: “Kjo ėshtė frikė”. Ėshtė e sigurtė se nė ēastin kur mė fshik njė ndjesi frike, nuk kam kohė ta rinjoh e ta quaj frikė.

Kjo do tė thotė se e kam rinjohur nė bazėn e kujtimeve tė situatave tė tjera qė mė kanė provokuar frikė. Mė kujtohen ato ndjesi tė provokuara nė tė kaluarėn dhe sa herė shfaqen sėrish ndjesi tė ngjashme, ēilembyll sytė i identifikoj me termin “frikė”. Ėshtė mjaft e thjeshtė, apo jo? Kėshtu, kujtimi i tė shkuarės ushtron njė ndėrhyrje tė vazhdueshme mbi tė sotmen. Tashti pyesim: ē’ėshtė frika? Frika ėshtė kohė? Ka ndodhur diēka javėn e shkuar, qė ka provokuar nė mua ndjesinė qė e quaj frikė; dhe tashti druaj se do mund tė ndodhė sėrish, ose shpresoj se nuk do tė pėrsėritet.

Kėshtu, pyes veten: “Ėshtė koha rrėnja e frikės?”. Atėherė, ē’ėshtė koha? Koha e shėnuar nga ora ėshtė shumė e thjeshtė. Dielli lind nė njė farė ore dhe perėndon nė orėn e darkės. Ekziston e sotmja, e nesėrmja, e djeshmja. Ekziston njė sekuencė natyrale e kohės. Por brėnda nesh ekziston edhe njė orė psikologjike. Ngjarjen e ndodhur njė javė mė parė, qė mė ka dhėnė kėnaqėsi ose ka rizgjuar nė mua ndjenjėn e frikės, e kujtoj dhe e projektoj nė tė ardhmen.

Mund tė mbetem pa punė, mund tė humbas pozicionin tim, mund tė humbas paratė e mia, mund tė humbas gruan time: kjo ėshtė kohė. Po atėherė, frika ėshtė pjesė e kohės psikologjike? Duket se kėshtu ėshtė. E ē’do tė thotė kohė psikologjike? Kohė qė implikon hapsirėn. Nuk ėshtė vetėm koha fizike ajo qė kėrkon hapsirė, por edhe koha psikologjike kėrkon hapsirė: dje, javėn e shkuar, sot, nesėr. Janė hapsira dhe koha. Ėshtė e thjeshtė.

Po frika, ėshtė njė lėvizje e kohės? Por lėvizja e kohės, psikologjikisht, nuk ėshtė lėvizje e mendimit? Kėshtu mendimi ėshtė kohė, ndėrsa koha ėshtė frikė. Ėshtė e natyrshme. Kam shkuar tek dentisti e mė janė krijuar dhembje. E kujtoj, e projektoj kėtė fakt nė tė ardhmen dhe shpresoj tė mos e provoj mė kėtė dhimbje. Mendimi ėshtė nė lėvizje. Kėshtu, frika ėshtė njė lėvizje nė hapsirė e nė kohė psikologjike. Pėr ta parė gjithė kėtė si njė fakt, e jo thjesht pėr tė krijuar njė ide, duhet tė jemi shumė tė vėmendshėm ndaj kėsaj ndjesie frike qė lidhet me atė qė ka ndodhur nė tė shkuarėn.

Kėsaj frike i duhet kushtuar njė vėmendje e plotė nė momentin kur lind; atėherė ajo nuk do tė lėrė gjurmė nė kujtesė. Bėjeni, e do ta zbuloni pėr hesapin tuaj. Kur dikush ju ofendon, nėse jeni krejtėsisht tė vėmendshėm, nuk ka ofendim, nuk ka fyerje. Dhe kur ndokush vjen e ju thotė: “Ē’person i mrekullueshėm qė je!”, nėse jeni tė vėmendshėm ky vlerėsim do t’iu rrėshqasė tutje, ashtu ashtu siē rrėshqet ujėt mbi pendėt e rosės.

Kėshtu, ju lutem, zbulojeni vetė kėtė tė vėrtetė: qė hapėsirė, kohė, mendim, do tė thotė frikė. Ėshtė njė fakt. E nėse nuk ndaleni nė pėrshkrimin e bėrė nga ai qė ju flet, dhe viheni tė vėzhgoni pėr hesapin tuaj, nuk mund ta shmangni sė perceptuari kėtė fakt, nuk mund ta injoroni. Njė fakti nuk mund t’i ikni. Ėshtė gjithmonė aty. Edhe nėse orvateni ta shmangni, ta ndrydhni, t’i ikni, mbetet gjithmonė aty. Por nėse i kushtoni njė vėmendje tė plotė faktit se frika ėshtė mendim nė lėvizje, atėherė frika, nė nivelin psikologjik, zhduket.

Shkėputur nga libri: “Rrjeta e mendimit”



Dėshira

Ėshtė e rėndėsishme tė kuptojmė natyrėn e dėshirės; tė kuptojmė se pėrse dėshira ka marrė pėrsipėr njė rol kaq tė jashtėzakonshėm nė jetėn tonė. Duhet tė vėrejmė sesi dėshira na heq qartėsinė dhe se si e pengon tė lulėzojė atė cilėsi tė jashtėzakonshme qė i pėrket dashurisė.

Ėshtė e rėndėsishme tė kuptojmė se ēfarė ėshtė dėshira, nė vend qė ndrydhim, ta kontrollojmė, t’i japim njė orientim tė veēantė qė do mund tė na siguronte njėfarė paqe. (…) Kur e vėzhgoni dėshirėn, e vėzhgoni sikur tė ishit jashtė saj? Apo e vėzhgoni nė ēastin kur ajo vėrshon, jo sikur tė ishte diēka e ndarė prej jush? Ju jeni dėshira. A e kuptoni dallimin? Mund ta vėzhgoj dėshirėn nė vete, kur shoh nė njė vitrinė diēka qė mė pėlqen e qė dėshiroj ta blej.

Objekti qė dėshiroj ėshtė i ndryshėm prej meje. Objekti ėshtė i ndryshėm. Por dėshira ime ėshtė unė vetė. Kėshtu, kemi njė pėrceptim tė dėshirės, pa qenė e nevojshme tė ekzistojė njė vėzhgues i ndarė nga dėshira. Shoh njė pemė. “Pema” ėshtė njė fjalė ndihmėse nėpėrmjet sė cilės njoh atė gjėnė atje poshtė nė fushė. E di edhe se fjala “pemė” nuk ėshtė pema. Gruaja ime, nuk ėshtė njė fjalė. Por kam bėrė qė fjala tė bėhet gruaja ime! Nuk di nėse arrini.

Nuk di nėse do arrini t’i kapni tė gjitha hollėsitė e kėsaj ēėshtjeje. Qysh nė fillim duhet tė kuptoj me saktėsi ekstreme qė fjala nuk ėshtė gjėja. Fjala “dėshirė” nuk ėshtė perceptim i dėshirės, nuk ėshtė ajo energji e jashtėzakonshme qė ndodhet mbrapa kėtij reaksioni. Kėsisoj, duhet tė jem shumė i kujdesshėm qė tė mos bie nė kurthin e fjalėve. E edhe truri duhet tė jetė nė gatishmėri pėr tė kuptuar se njė objekt mund tė zgjojė dėshirėn. Por dėshira ėshtė e ndarė prej objektit.

A e kemi tė qartė se fjala nuk ėshtė gjėja? E qė dėshira nuk ėshtė e ndarė prej vėzhguesit qė ėshtė duke shikuar? A po e kuptojmė se objekti mund tė krijojė dėshirėn, por qė ekziston njė dėshirė e pavarur nga objekti? Si lulėzon dėshira? Pėrse mbrapa dėshirės ka njė energji kaq jashtėzakonisht tė fuqishme? Nėse nuk e kuptojmė deri nė fund natyrėn e dėshirės, do tė jemi pėrgjithnjė nė konflikt. Unė mund tė dėshiroj diēka, gruaja ime mund tė dėshirojė njė tjetėr, dhe fėmijėt e mi mund tė dėshirojnė gjėra tė tjera krejtėsisht tė ndryshme. Kėsisoj jemi gjithnjė nė mosmarrėveshje.

E kėto shamata tė vazhdueshme, kėto beteja i quajmė marrėdhėnie, i quajmė dashuri. Pyesim: cili ėshtė burimi i dėshirės? Dėshira, gjithnjė duke mos kuptuar rrėnjėn, ėshtė jashtėzakonisht e hollė; pra duhet tė jemi shumė tė qartė dhe tė ndershėm nė hetimin tonė.

Pėr tė gjithė ne, shqisat, pėrgjigjet e ndjesive, janė tė rėndėsishme: tė prekurėt, tė shijuarėt, tė nuhaturėt, tė dėgjuarėt, tė parėt. E pėr pjesėn tonė mė tė madhe, njė pėrgjigje veēantė e shqisave ėshtė mė e rėndėsishme se tė tjerat. Nėse kemi njė temparament artistik, kemi mėnyrėn tonė pėr t’i parė gjėrat.

Nėse jemi inxhinierė, shqisat tona do tė na pėrgjigjen nė njė mėnyrė tjetėr. Kėsisoj nuk vėzhgojmė kurrė nė njė mėnyrė tė plotė, me tė gjitha shqisat tona.

Shqisat tona reagojnė, por kėto reagime janė nė njė farė mėnyre tė ndryshme mes tyre. Por a ėshtė e mundur tė pėrgjigjesh nė mėnyrė tė plotė, me tė gjitha shqisat tona nė veprim? A e kuptoni rėndėsinė e kėsaj pike? Nė ēastin kur ne pėrgjigjemi nė mėnyrė tė plotė me tė gjitha shqisat tona, zhduket vėzhguesi i shkėputur. Po kur reagojmė ndaj diēkaje tė veēantė, duke e ndarė prej gjithēkaje tjetėr, atėherė ka filluar ndarja.

Zbulojeni kur tė dilni nga kjo strehė, kur shikoni lumin, rrjedhėn e shpejtė tė ujėrave tė tij, dritėn pėrmbi ujėra. Zbuloni nėse do mund tė vėshtroni me tėrėsinė e shqisave tuaja. Mos mė pyesni se si arrihet kjo, pėrndryshe gjithēka do tė bėhej mekanike. Por i thoni vetes suaj: “Shikojmė, zbulojmė…”, atėherė edukojeni veten tuaj pėr tė kuptuar se si reagojnė shqisat tuaja.

Kur shikoni diēka, akti i tė shikuarit prodhon njė reagim. Kur shikoni njė kėmishė tė gjelbėrt, apo njė rrobė tė gjelbėrt, akti i tė shikuarit zgjon njė reagim. Kėshtu i hapet rruga kontaktit; e nga ky kontakt mendimi krijon imazhin tuaj qė jeni duke veshur atė kėmishė apo atė rrobė. Ose shihni njė makinė nė rrugė; ka njė linjė tė bukur, ėshtė vezulluese, dallohet se ka njė motorr tė fuqishėm. Atėherė i silleni rrotull, e shqyrtoni dhe nė kėtė pikė mendimi krijon imazhin tuaj tek hipni nė atė makinė, ndizni motorrin, shtypni pedalin e gazit dhe niseni.

Kėshtu fillon dėshira; teptisja e dėshirės ndodh nė ēastin kur mendimi krijon imazhin. Deri nė kėtė moment nuk ekziston dėshira. Egziston pėrgjigja e shqisave, gjė qė ėshtė krejtėsisht normale: por kur mendimi krijon imazhin, qė nga ky ēast fillon dėshira. Tashti, ėshtė e mundur qė mendimi tė mos krijojė imazhe. Atėherė kjo do tė thotė tė fillosh tė mėsosh se si funksionon dėshira. Ky lloj mėsimi ėshtė disiplinė mė vete. Tė kuptuarėt se si funksionon dėshira, ėshtė njė disiplinė e nuk mund tė imponohet nga tė kontrolluarėt e dėshirės.

Tė mėsosh se si funksionon dėshira, a tė mėsosh nė lidhje me gjithēka tjetėr, ėshtė gjithė ē’na nevojitet. Por nėse thoni: “Dua ta kontrolloj dėshirėn”, atėherė futeni nė njė fushė krejtėsisht tė ndryshme. Kur shihni gjithė kėtė lėvizje nė tėrėsinė tuaj, do tė kuptoni se mendimi nuk do tė ndėrhyjė me imazhet e tij. Atėherė do tė shikoni, do tė keni ndijime dhe kaq. Ēfarė ka qė nuk shkon nė kėtė? E shihni, tė gjithė jemi tė pėrfshirė kėshtu nga dėshira!

Duam tė realizohemi duke i dhėnė kėnaqėsi dėshirave tona. Por nuk shohim se ēfarė shkatėrrimesh tė frikshme ka shkaktuar dėshira nė botė, dėshira pėr njė siguri individuale, dėshira pėr njė sukses, pėr njė pushtet, pėr njė prestigj individual. Nuk e kuptojmė se jemi plotėsisht pėrgjegjės pėr ēdo gjė qė bėjmė. Ku do tė zėrė vend dėshira kur ne t’ia kemi kuptuar natyrėn? A ka ndonjė vėnd pėr tė aty ku ėshtė dashuria?

Po dashuria a ėshtė diēka kaq krejtėsisht e huaj pėr ekzistencėn njerėzore, sa pėr tė mos pasur nė tė vėrtetė pėr ne asnjė vlerė? Apo ndodh ngaqė ne nuk shohim bukurinė, thellėsinė, madhėshtinė, shenjtėrinė e asaj qė ndodhet pėrtej fjalės, ngaqė na mungon energjia, koha, pasioni pėr tė studiuar, pėr tė edukuar veten tonė e pėr tė kuptuar se pėr ēfarė bėhet fjalė? Nėse na mungon dashuria, mėshira dhe inteligjenca e tyre, atėherė meditimi do tė ketė shumė pak domethėnie.

Pa atė kundėrmim, ajo qė ėshtė e pėrjetshme nuk do tė mund tė gjendet kurrė. Pėr kėtė ėshtė kaq e rėndėsishme tė vendosim plotėsisht rregull nė shtėpinė tonė, jo vetėn nė shtėpinė ku ne banojmė, por nė shtėpinė e jetės sonė, nė shtėpinė e qenies sonė, nė shtėpinė e luftrave tona.

Shkėputur nga libri: “Rrjeta e mendimit”


Dashuria

(…) Ē’ėshtė dashuria? Fjala ėshtė falsifikuar dhe molepsur aq shumė, saqė nuk kam ndonjė dėshirė tė madhe pėr ta pėrdorur. Tė gjithė flasin pėr dashurinė- ēdo revistė e ēdo gazetė, ēdo misionar flet papushim pėr dashurinė. E dua vendin tim, e dua mbretin tim, e dua librin, e dua atė mal, e dua kėnaqėsinė, e dua gruan, e dua Zotin.

Dashuria ėshtė njė ide? Nėse po, mund tė kultivohet, ushqehet, ledhatohet, urdhėrohet me shkop, mund ta trajtojmė si tė duam. Kur thoni se e duam Zotin, ēdo tė thotė? Do tė thotė se doni njė projeksion tė imazhit tuaj, njė projeksion tė vetes suaj nėn njė farė mveshjeje respektueshmėrie varėsisht prej asaj qė e besoni fisnike dhe tė shenjtė. (…) Dashuria mund tė jetė zgjidhja e fundit e tė gjitha vėshtirėsive, problemeve dhe mundimeve tė njeriut.

Pra, si do t’ia bėjmė pėr tė zbuluar se ē’ėshtė dashuria? Duke u kufizuar nė pėrcaktimin e saj? Kisha e ka pėrcaktuar nė njė mėnyrė, shoqėria nė njė tjetėr, dhe ekziston njė sasi e madhe devijimesh dhe interpretimesh tė gabuara. Tė adhuruarėt e dikujt, tė fjeturėt bashkė, shkėmbimi i emocioneve, miqėsia- kjo ėshtė ajo qė ne mendojmė se ėshtė dashuri? (…) Dashuria mund tė ndahet nė tė shenjtė dhe profane, njerėzore dhe hyjnore, apo ekziston vetėm dashuria?

Dashuria i pėrket njėrit dhe jo shumė njerėzve? Nė se them, “Tė dua”, mos vallė kjo e pėrjashton dashurinė e tjetrit? Dashuria ėshtė personale apo jopersonale? Morale apo imorale? Ėshtė diēka intime, apo jo? Nėse e doni njerėzimin, mund ta doni edhe tė veēantėn.

Dashuria ėshtė njė ndjenjė? Ėshtė njė emocion? Ėshtė kėnaqėsi? Ėshtė dėshirė? Tė gjitha kėto pyetje tregojnė-a s’ėshtė e vėrtetė?- qė kemi ide mbi dashurinė, ide mbi atė qė duhet e nuk duhet tė jetė; njė model ose njė kod tė krijuar brenda kulturės nė tė cilėn jetojmė. Kėshtu, pėr tė thelluar ēėshtjen se ē’ėshtė dashuria, do tė na duhet pikėsėpari tė ēlirohemi nga ndryshku i shekujve, tė lėmė mėnjanė tė gjitha idealet dhe ideologjitė mbi ēka duhet e ēka s’duhet tė jetė.

Tė ndarėt e ēfarėdolloj gjėje nė atė qė atė qė duhet tė jetė e nė atė qė ėshtė, ėshtė mėnyra mė gėnjeshtare e tė jetuarit. Pra, si do t’ia bėj pėr tė zbuluar se ē’ėshtė ajo flakė qė e quajmė dashuri- jo pėr t’ia shprehur ndokujt tjetėr, po pėr tė ditur se ē’ėshtė ajo nė vetvete? Si punė tė parė mė duhet tė largoj mėnjanė ato qė, kisha, shoqėria, prindėrit e mi dhe miqtė, ato qė ēdo person e ēdo libėr ka thėnė mbi dashurinė, sepse dua ta zbuloj vetė se ēfarė ėshtė(…) Qeveria thotė: “Shko e vrit pėr dashurinė ndaj vendit tėnd”. “A ėshtė kjo, dashuri? Religjioni thotė: “Harroje seksin pėr dashurinė ndaj Zotit”. A ėshtė kjo, dashuri?

Dashuria ėshtė dėshirė? Mos thoni jo. Pėr pjesėn tonė mė tė madhe ėshtė – dėshirė e kėnaqėsi, kėnaqėsi qė rrjedh nga shqisat, nga tėrheqja seksuale e nga kėnaqėsia. Nuk jam kundėr seksit, por pėrpiquni tė shikoni se si ai ėshtė ngatėrruar nė atė. Ajo qė seksi ju jep ēastėrisht, ėshtė braktisje e plotė e vetes suaj. Mandej riktheheni nė konfuzionin tuaj, e kėshtu doni ta ripėrsėrisni e ripėrsėrisni atė gjendje nė tė cilėn nuk ka shqetėsime, probleme, nuk ka unė. (…) T’i pėrkasėsh njė tjetri, tė jesh psikologjikisht i ushqyer nga njė tjetėr, tė varesh nga njė tjetėr- nė tė gjithė kėtė duhet tė jetė prorė ankthi, frika, xhelozia, faji, e pėrsa tė jetė frika nuk ėshtė dashuria.

Njė mendje e ndrydhur nga dhimbja nuk ka pėr ta ditur kurrė se ē’ėshtė dashuria; sentimentalizmi dhe emotiviteti nuk kanė tė bėjnė absolutisht me dashurinė. E kėshtu dashuria nuk ka tė bėjė fare me kėnaqėsinė dhe dėshirėn. Dashuria nuk ėshtė njė prodhim i mendimit qė ėshtė e kaluara.

Mendimi nuk mundet nė mėnyrė absolute tė kultivojė dashurinė. Dashuria nuk ėshtė e kufizuar apo e kurthėzuar nga xhelozia, meqė xhelozia i pėrket sė shkuarės. Dashuria ėshtė gjithmonė prani aktive. Nuk ėshtė “Do tė dua” ose “Kam dashur”. Nėse njihni dashurinė, nuk do tė ndiqni askėnd, dashuria nuk bindet. Kur dashuroni nuk ekziston as respekti, as arroganca. Nuk dini se ē’do tė thotė realisht ta doni dikė-ta doni pa urrejtje, pa xhelozi, pa zemėrim, pa ndėrhyrė nė atė qė tjetri bėn apo mendon, pa dėnuar, pa bėrė krahasime-nuk dini ēfarė do tė thotė? Ku ka dashuri ka krahasim?

Kur dashuroni dikė me gjithė zemėr, me tė gjithė mendjen, me gjithė trupin, me tė gjithė qenien tuaj, egziston krahasimi? Nėse e dorėzoni veten krejtėsisht nė kėtė dashuri, atėherė nuk egziston tjetri. Ndoshta dashuria ka pėrgjegjėsitė dhe detyrimet e veta e i pėrdor? Kur bėni diēka pėrtej detyrimit, ka dashuri? Nė detyrimin nuk ka dashuri.

Struktura e detyrimeve nė tė cilat qenia njerėzore ka rėnė nė kurth, shkon duke e shkatėrruar. Pėrsa kohė qė jeni tė detyruar tė bėni diēka sepse ėshtė detyra juaj, nuk e doni atė qė bėni. Kur ėshtė dashuria nuk ėshtė detyrimi apo pėrgjegjėsia. (…) Nėse i jepni rėndėsi, do tė vėreni se e gjithė kjo ndodh brėnda jush.

Mund ta vėreni nė mėnyrė tė plotė, krejtėsisht, me njė vėshtrim, pa humbur kohė me analiza. Brėnda njė ēasti mund tė vėreni strukturėn e tėrė dhe natyrėn e kėsaj gjėje tė vogėl e tė pavlerė qė quhet “unė”, lotėt e mi, familja ime, kombi im, besimi im, religjioni im- tė gjitha kėto pisllėqe janė brenda jush. Kur ta kuptoni kėtė me zemėr, me mendje, kur ta kuptoni qė nga thellėsia e zemrės, atėherė do tė keni ēelėsin qė mund t’i japė fund dhimbjes. (…) Kur tė pyesi se ē’ėshtė dashuria, do mund tė jeni tepėr tė trembur pėr tė parė pėrgjigjen.

Ajo mund tė ketė domethėnien e njė ndryshimi rrėnjėsor; do mund ta thėrrmojė familjen; do mund tė zbulonit se nuk e doni gruan tuaj, burrin tuaj ose fėmijėt tuaj- jo?- do mund t’ju duhet tė shkatėrroni shtėpinė qė keni ndėrtuar, do mund tė mos ktheheshit mė nė tempull. Por nėse ende doni ta zbuloni, do tė shihni se frika nuk ėshtė dashuri, qė varėsia nuk ėshtė dashuri, ndjenja e pronėsisė dhe dėshira e mbizotėrimit nuk janė dashuri, pėrgjegjėsia dhe detyrimi nuk janė dashuri, vetėmėshirimi nuk ėshtė dashuri, ankthi i tė mos qenit i dashur prej tjetrit nuk ėshtė dashuri, dashuria nuk ėshtė e kundėrta e urrejtjes mė shumė sesa pėrunjėsia ėshtė e kundėrta e vanitetit. (…)

E kėshu kemi arritur nė pikėn: a mundet mendja tė takojė dashurinė, pa e patur nevojėn e disiplinės, mendimit, mundimit, pa pasur asnjė libėr, mjeshtėr apo udhėrrėfyes- ta takojė ashtu siē takohet njė perėndim i bukur? (…)

Njė mendje qė kėrkon nuk ėshtė mendje e pasionuar, dhe ta takosh dashurinė pa e kėrkuar ėshtė e vetmja mėnyrė pėr ta gjetur- ta takojmė pa e ditur, e jo si rezultat i njė pėrpjekjeje apo pėrvoje. Kjo dashuri, do zbuloni se nuk i pėrket kohės; kjo dashuri, qoftė personale ose jopersonale, i pėrket si njėrit ashtu edhe shumicės. Si njė lule kundėrmuese qė ju mund t’i merrni erė ose tė mos e vini re fare. Ajo lule ėshtė aty pėr kėdo, edhe pėr atė qė merr mundimin t’i marrė erė thellėsisht e ta vėshtrojė me kėnaqėsi. Qoftė ai shumė afėr kopshtit apo shumė larg, pėr lulen ėshtė e njėjta gjė; duke qenė e pasur me kundėrmim, ajo ua shpėrndan atė tė gjithėve.

Dashuria ėshtė diēka e re, e freskėt, e gjallė. Ajo nuk ka dje e as sot. Gjendet pėrtej ēdo lloj konfuzioni mendimesh. Vetėm mendja e pafajshme e di se ē’ėshtė dashuria, dhe mendja e pafajshme mund tė tė jetojė nė botėn qė e pafajshme nuk ėshtė. Ėshtė e mundur ta zbulojmė kėtė gjė tė jashtėzakonshme qė njeriu ka kėrkuar pėrjetėsisht, nė sakrifikim, nė adhurim, nė marrėdhėnie, nė seks, nė ēdolloj forme kėnaqėsie e dhimbjeje, vetėm kur mendimi arrin tė kuptojė veten e tė mbėrrijė natyrisht nė fund. (…)

Mund t’i lexoni kėto fjalė hipnotizuese dhe ngashnjyese, por tė shkosh realisht pėrtej mendimit dhe kohės- pra tė shkosh pėrtej dhimbjes- don tė thotė se egziston njė tjetėr dimension i quajtur dashuri.

Por nuk dini tė arrini nė atė burim tė jashtėzakonshėm-pra si do t’ia bėni? Nėse nuk dini ēfarė tė bėni, mos bėni asgjė-apo jo? Absolutisht asgjė. Atėherė. Nė intimitetin tuaj ju gjendeni nė heshtjen mė tė plotė. E kuptoni se ē’do tė thotė? Do tė thotė se nuk kėrkoni, nuk doni, nuk shkoni nė kėrkim tė diēkaje; nuk ekziston absolutisht njė qendėr. Atėherė ekziston dashuria.

Shkėputur nga libri: “Liri nga e njohura”



Vdekja


(…) Ē’ėshtė vdekja? Ėshtė saktėsisht fundi i gjithēkaje qė kemi njohur. Ja e vėrteta. (…) Nuk e pėrballim kurrė problemin e vdekjes nė vete e pėr vete, sepse vetėm ideja e tė mbėrriturit nė njė fund, na rrėnqeth e na zgjon frikė. Ngaqė kemi frikė, mbėshtetemi mbas formave tė ndryshme religjioze, tė cilat janė thjesht shtigje arratish. Qė tė mund ta ēlirojmė mendjen nga frika, duhet absolutisht tė dimė ē’do tė thotė tė vdesėsh, ndėrsa ende jemi nė gjendje plotėsisht tė mirė mendore dhe fizike.

Duhet ta depėrtojmė natyrėn e vdekjes pėr sė gjalli. (…) Tashti, nė ē’mėnyrė mėndja mund tė eksperimentojė pėr sė gjalli atė reshtjen qė e quajmė “vdekje”? Vdekja ėshtė reshtja. Mund ta eksperimentoj kėtė reshtje, ndėrsa jam ende nė jetė? (…) A mundet mendja ime qė ka ndėrtuar njė ndjenjė vijueshmėrie, tė reshtė tashti, pėrpara se tė ketė ardhur fryma e fundit? Dua tė them, ėshtė me tė vėrtetė e mundur ta ēlirojmė mendjen nga gjithė ēka grumbulluar kujtesa e saj? (…) Jeni tė ngjitur fort mbas asaj qė zotėroni, gruas suaj, pikėpamjeve tuaja, mėnyrės suaj tė tė menduarit.

Tashti a jeni gati t’i jepni fund kėsaj ngjitjeje? (…) Pėrse jeni ngjitur ndaj diēkaje? Pėrse keni frikė se pa kėtė ngjitje nuk do tė ishit asgjė; pra ju jeni shtėpia juaj, jeni gruaja juaj, jeni llogaria juaj nė bankė, jeni puna juaj. Jeni tė gjitha kėto gjėra. Nėse arrini t’i jepni fund njė ndjenje tė tillė vijueshmėrie, tė krijuar nga ngjitja, duke e bėrė tė reshtė plotėsisht, do ta kuptoni se ē’ėshtė vdekja. (…) Nė kėtė mėnyrė mund tė lėmė tė largohen urrejtja, zilia, krenaria e zotėrimit, lidhja me moton, pikpamjet, idetė, e nė njė farė mėnyre tė menduarėt?

A mund t’i braktisim tė gjitha kėto nė ēast? (…)

Tė braktisėsh moton, pikpamjet, lidhjet, lakminė apo zilinė, do tė thotė tė vdesėsh, tė vdesėsh ēdo ditė, ēdo ēast. Nėse arrijmė tė reshtim ēdo ambicje, ēast pas ēasti, do tė njohim atė kusht tė jashtėzakonshėm qė konsiston nė tė qenit hiē, nė tė arriturit siē mund tė themi, tek humnera e lėvizjes sė pėrjetshme dhe kapėrcimi i kufirit, qė ėshtė vdekja.

Dua tė di gjithēka mbi vdekjen, sepse vdekja mund tė bėhet realitet, mund tė jetė ajo qė ne e quajmė “Zot”, ajo diēka absolutisht e jashtėzakonshme qė jeton dhe lėviz, e megjithatė nuk ka as fillim as fund. Ja pėrse dua ta njoh vdekjen plotėsisht. Prandaj dua tė vdes ndaj gjithēkaje qė njoh deri mė tash. (…)

Pėr mua jeta nuk ėshtė e ndarė nga vdekja, sepse nė jetėn ekziston vdekja. Nuk ka ndarje mes vdekjes e jetės. (…)

Pyes veten nėse e keni njohur ndonjėherė me tė vėrtetė dashurinė. Nė tė vėrtetė vdekja dhe dashuria ecin me hap tė njejtė. Vdekje, dashuri dhe jetė, janė krejtėsisht e njejta gjė. (…)

Dashuria ėshtė padyshim njė ndjenjė e plotė qė nuk ėshtė sentimentale, nė tė cilėn nuk ka asnjė sens ndarjeje. Ėshtė pastėrti e plotė e ndjesive, pa karakteristikat ndarėse dhe tė fragmentuara tė intelektit. Dashuria nuk ka njė sens vijueshmėrie. Atje ku ka njė sens vijueshmėrie, dashuria ėshtė tashmė e vdekur, ka trashėgiminė e sė djeshmes, me kujtimet e saj tė trishta, grindjet, dhunėn. Qė tė dashurosh duhet tė vdesėsh. (…) Mėndja ėshtė e lirė vetėm atėherė kur braktiset grumbullimi i kujtesės. Krijimi qėndron nė reshtjen, jo nė vijueshmėrinė. Ėshtė e vetmja rrugė pėr tė mbėrritur nė atė veprimin e plotė qė quhet jetė, dashuri e vdekje.

Shkėputur nga libri: “Mbi jetėn e mbi vdekjen”


Pse kemi nevojė tė na duan?

”Ndjej njė nevojė tė pazakontė pėr dashuri… ėshtė bėrė njė ankth i vazhdueshėm; ēfarė duhet tė bėj?” Pjesa mė e madhe e ne njerėzve gjėndet nė kėtė situatė…tė gjithė dėshirojmė tė na duan, mbi tė gjitha disa njerėz nė veēanti. Le tė thellohemi pak nė kėtė ēėshtje…kemi njė ēerek ore kohė…Ėshtė njė problem shumė kompleks… Pėrse dėshirojmė tė na duan? … E pėrse njė mėtim i tillė bėhet diēka kaq e ankthshme? Cili ėshtė shkaku, rrėnja, arsyeja e mėtimit pėr tė qenė tė dashur prej ndokujt? … E kuptoni pyetjen time?

Dėshiroj qė ju tė mė doni. Unė nuk “dua”, po le tė hamendėsojmė se e dėshiroj kėtė. Pse? Ndodh kėshtu ngaqė ndjehem i vetmuar? Ndodh sepse ndjej qė nėse askush nuk mė do, nuk kam ndonjė arsye pėr tė qenė, ndonjė arsye pėr tė jetuar? Ndodh sepse ndjej qė nėse mė duan mund tė rris fėmijė, tė lulėzoj, tė jem i lumtur?… Apo ndoshta se nė vetvete nuk jam asgjė?! Kjo “vetvete” nuk ėshtė asgjė, po kur ju mė doni bėhem diēka, mė ndiqni?

Ju lutem, kjo ėshtė jeta juaj, nuk ėshtė jeta ime; prandaj ju lutem dėgjoni! A ka ndonjė shkak qė mė shtyn t’ju kėrkoj dashurinė tuaj? Ka njė shkak! Ka njė arsye! Ka njė gjėndje tė brendshme qė thotė: “Unė duhet ta zotėroj njė gjė tė tillė!”. Pamė se cilat janė disa prej kėtyre shkaqeve. Njė vetmi e dėshpėruar… tė gjithė ju jeni dėshpėrimisht tė vetmuar, apo jo?

Tė martuar, tė pamartuar, nė mes tė njė grupi: qėniet njerėzore qė mendojnė vetėm pėr veten e tyre, nuk bėjnė gjė tjetėr veēse gjenerojnė vetmi.

Kjo ėshtė njė nga shkaqet qė na bėn tė dėshirojmė tė na dojė ndokush. Pėrsa kohė tė jetė shkaku, kjo do ketė gjithnjė si efekt kėrkesėn qė dikush tė na dojė. Po atėherė, a mund ta kuptoj shkakun, kėshtu qė tė jem i lirė?

Kuptuat se ēfarė jam duke thėnė? Ju lutem, zotėrinj, kjo ėshtė jeta juaj!

Ndjehem i vetmuar, i skajuar, ndjehem dėshpėrimisht i palumtur e nėse ju mė doni…kjo dashuri e juaja…do bėjė qė tė mė duket e mrekullueshme ēdolloj gjėje.

Kėshtu…kėrkesa ime e ngulmėt, etja ime pėr dashuri, nevoja ime pėr shoqėri, pėr tė rndenjur me ndokė me tė cilin mund tė flas, tė sqarohem e kėshtu me radhė, e gjithė kjo vėrshon drejtpėrdrejt nga vetmia ime, ka njė shkak, kuptoni. Tashmė jam i vetėdijshėm pėr kėtė shkak? E shoh si diēka aktuale?

Shkaku ėshtė se jam i vetmuar.

Ndjehem i vetmuar, e dėshiroj, qė, pėr hir tė Zotit, ju tė mė doni. Por ju nuk kujdeseni pėr mua dhe shkoni nė punėn tuaj… e atėherė!?! …e atėherė …ose vras veten nga dėshpėrimi, ose bie pre e ankthit, duke u zhytur gjithnjė e mė tepėr nė depresion…

Ose largohem nga vetvetja, interesohem pėr futbollin, shkoj nė kishė, bėhem dishepull i njė guruje, interesohem pėr tė rejat e fundit nė fushėn e letėrsisė apo pikturės…

Por…a mund tė merret vesh se cili ėshtė shkaku i vetmisė?

Vetmia ėshtė njė ndjenjė izolimi. Ky izolim ndodh kur unė nuk bėj gjė tjetėr veēse interesohem pėr veten time., mendoj pėr veten time: “…jam i lumtur, dėshiroj tė mė duan”, mė ndiqni?

E kam shndėrruar tėrė jetėn time-qė ėshtė diēka e jashtėzakonshme(!)-nė njė ēėshtje meskine, nė nevojėn qė dikush tė mė dojė. Ėshtė njė ēėshtje kaq e parėndėsishme!

Teksa ndjehem i izoluar jam i lumtur, e atėherė angėshtohem nga dėshira qė ju tė mė doni…

Kuptoni?… E shihni komplikimin e tmerrshėm tė njė ēėshtjeje kaq tė thjeshtė? “Dėshiroj tė mė duan, por askush nuk mė do e kėsisoj jam plot me ngashėrim”. Kush shtron pyetje, thotė: “Ēfarė duhet tė bėj?”

Kur truri sulmohet prej njė angėshtie tė tillė, nuk mund tė mendojė me kthjelltėsi- a nuk ju duket kėshtu?-.

E as nuk mund tė mendojė, i torturuar siē ėshtė prej dėshpėrimit tė thellė.

E si ėshtė e mundur tė ėgzistojė njė interval kohor nė tė cilin mund tė dėgjoni?…Kuptoni? Njė periudhė e shkurtėr nė tė cilėn jeni tė prirur pėr tė dėgjuar…apo do vazhdoni tė mos jeni tė prirur pėr tė dėgjuar sepse preferoni tė mbeteni me ndjenjėn tuaj tė tmerrshme tė angėshtisė?-Kuptoni?- Dhe ėshtė kjo, ajo qė bėn pjesa mė e madhe e njerėzve. Pa atė ndjenjė angėshtie ju nuk jeni asgjė.

Ėshtė ajo ndjenjė angėshtie qė ju bėn tė ndjeheni gjallė, apo jo?

Mbajeni veten, zotėrinj, kjo ėshtė psikologji e zakonshme, ėshtė psikologji fėmijnore!

… Kėshtu atėherė, ju, me tėrė angėshtinė tuaj, do jeni tė pėrkushtuar pėr tė dėgjuar disa minuta,… apo mos vallė e doni angėshtinė tuaj deri nė atė pikė sa nuk keni asfare ndėrmend tė dėgjoni atė qė jemi duke thėnė?…

Siē po thoshim ditėn tjetėr…nėse ju dėgjoni me tė vėrtetė me zemrėn tuaj, me mendjen tuaj, me gjithė qenien tuaj…atėherė pikėrisht ky dėgjim ėshtė si njė farė e rėnė mbi tokė. Ju nuk mund tė bėni asgjė sepse fara rritet pėr hesapin e saj e shumėfishohet.

Dashuria nuk ėshtė diēka qė mund ta kėrkoni, qė mund ta lypni. Kjo do tė thotė qė ju jeni tė mvarur nga dikush. E kur jeni tė mvarur, do tė thotė se nė ju nuk ka dashuri. Ėshtė e natyrshme!

Nėse nė ju do tė kishte dashuri, nuk do t’ia kėrkonit asnjeriu. Askujt nuk do t’i kėrkonit qė t’ju donte.

E shikoni,…jemi katandisur nė lypsarė. Ėshtė pikėrisht kjo qė ndodh.

Kur hyni nė kishė pėr t’u falur, jeni lypsarė. Kur duam qė ndokush tė na ndihmojė jemi lypsarė. Kur mvaremi nga librat jemi lypsarė. Mund tė mos ketė asgjė tė keqe nė tė qėnit lypsarė, por kuptojeni se cilat janė pasojat nėse ju gjithnjė mbeteni nė mvarėsi tė dikujt tjetėr. E do ketė gjithnjė njerėz qė ju ndihmojnė. Qė e mbushin ēanakun tuaj me mbeturinat e tyre….

Kėshtu…, shihni se ēfarė ka ndodhur duke dėgjuar pyetjen qė shtruam, “Dėshiroj tė jem i dashur prej tė tjerėve, por nuk jam, e atėherė jetoj nė njė ankth tė tmerrshėm. Ēfarė duhet tė bėj?”. Kjo do tė thotė tė mos kesh dashuri nė vetvete…E atėherė si mund t’ju dojė njė person tjetėr?-kuptoni?-…Nėse ju nuk keni dashuri jeni tė paaftė ta merrni prej tė tjerėve. Dashuria nuk ėshtė njė ndjenjė boshllėku. Pėrkundrazi! Nėse keni pėrbrėn atė ndjenjė fėrgėlluese…ose jo ndjenjė,…njė cilėsi, njė thellėsi, njė bukuri…nėse e keni nuk do tė shkoni pėr ta kėrkuar tek askush, pėr mė tepėr me njė ēanak tė mbushur gjer nė buzė….

Nėse keni dėgjuar me vėmendje, problemi ėshtė zgjidhur.

Kemi mbaruar edhe pėr kėtė mėngjes.

Takohemi sėrish nesėr, nėse dėshironi.


1983

Pėrktheu: Shpėtim Kelmendi

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi