Arti i Mosplanifikimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Arti i Mosplanifikimit

Mesazh  FM prej 03.12.12 23:42

Osho: Arti i Mosplanifikimit





Tani je afėr Romės. Keni ndonjė plan tė takoni papėn?


Unė nuk bėj kurrė plane: kėshtu ėshtė jeta ime. Ekzistenca mbase ka ndonjė plan, derisa mė ka sjellė kaq pranė Romės, mbase edhe brenda nė Vatikan.

Do tė doja ta takoja kėtė papė fals, qė pėrfaqėson askėnd, sepse nuk ka Zot. Jesusi pėrfaqėsoi Zotin, ishte i krisur fare. Edhe kėta papėt pėrfaqėsojnė Jezusin, janė edhe mė tė krisur akoma. Sidomos ky papa qė thoni ju, i cili nuk ėshtė vetėm i krisur por edhe Polak!

Vdes tė debatoj me tė publikisht mes njerėzve tė tij, sepse e di qė nuk ka ndonjė provė pėr Zotin. Pėr shekuj me radhė njerėzit janė pėrpjekur, por nuk kanė nxjerrė gjė nė dritė, asnjė provė. Nuk ka prova qė Jezusi tė jetė bir i Zotit, i cili ėshtė i dyshimtė, dhe Jezusi akoma mė shumė. Shpallja se ishte i vetmi bir i Zotit ėshtė veprim shumė egoist, megaloman. Dhe pėr mė tepėr 2000 vjet pėrpara, kur nuk kishte kontroll lindjesh!

Pse na qenka Jezusi biri i vetėm, apo se kishte kontrollin e lindjeve? Edhe pilula tani vonė u shpik pėr meshkujt, se ishte vetėm pėr gratė. Them se pilulėn pėr burrat e kishte Zoti. Pastaj nuk ka nėnė. Treshja kristiane ėshtė e shėmtuar, poshtėruese pėr femrėn.

Mė mirė tė ishte kėshtu: Zot babai, Zot nėna, Zot i biri, duket mė natyrshėm. Ky tipi, Shpirti i Shenjtė, nuk gjen vend nėpėr familje. Me ēfarė merret ky? Burrė a grua ėshtė, ē’seks ka?

Dhe Jezusi ėshtė kaq fanatik pėr kėtė tipin. Kur i erdhi e ėma ta takonte gjatė predikimit, i’u pėrgjigj atyre qė i thanė se e kėrkonte nė mėnyrė tė tillė sa gjithė predikimet pėr dashurinė e paqen ikėn pėr lesh: “Thuajini asaj gruas – nuk thotė nėnės – se unė njoh vetėm babėn, qė ndodhet nė qiell. Nuk kam nėnė a babė tjetėr veē Zotit”.

Mendoni pak tani, kėta papėt pėrfaqėsojnė Jezusin, Biblėn e shenjtė, qė ėshtė libri mė i pashenjtė nė histori. 500 faqe nė tė janė pornografi e qartė.

Dua tė debatoj me papėn qė nėse nuk ėshtė pornografi, ē’ėshtė atėherė?

Papa mendohet si i pagabueshėm, por para 5 minutash ishte njė copė kardinal, dhe pasi zgjidhet ndodh mrekullia, 5 minuta mė vonė bėhet i pagabueshėm.

Askush nuk mund tė zgjedhė njė tė pėrndritur. Zgjedhja ėshtė e bazuar politikisht.

E vėrteta nuk varet nga zgjedhjet, sepse nėse do tė ishte kėshtu, ju do tė endeshit nėpėr epokat primitive edhe tani. Galileo do tė fundosej, pasi ishte i vetmi qė deklaroi se toka rrotullohej. Papa e tėrhoqi zvarrė nė oborrin e tij dhe e bėri tė fliste ndryshe. Ai duhet tė ketė qenė gallatė, i tha papės: “Unė nuk e kam problem: Do tė ndryshoj fjalinė nė libėr se ėshtė kundėr Biblės, por po tė kujtoj se kjo nuk ndryshon faktin se Toka rrotullohet rreth Diellit!”. Pastaj ndryshoi fjalinė nė libėr dhe shėnoi nė fund tė faqes: “Ndryshova fjalinė sepse ėshtė kundėr Biblės, por Toka vazhdon tė rrotullohet rreth Diellit, sepse Toka nuk ka pėr detyrė tė ndjekė Biblėn”.

Nėse e vėrteta do tė vendosej me zgjedhje shumice, Gautam Buddha nuk do tė zgjidhej kurrė, sepse ishte rebel: dėnonte Vedat, gjė qė as nuk mendohej. Lao Tzu nuk do tė njihej si i pėrndritur i madh, sepse ishte kundėr Konfucit, qė kishte fuqi mbi gjithė Kinėn e politikanėt.

E vėrteta qėndron mbi tė drejtėn e vetes. Unė nuk pėrfaqėsoj tjetėr veē vetes. E vėrteta nuk ėshtė kopje karboni, nuk ka tė dytė, por gjithmonė e freskėt, e re, rini nga e cila vjen autoriteti.

E vėrteta nuk ėshtė autoritare.

Dua tė bėj dallimin mes kėtyre dy fjalėve. E vėrteta ka njė autoritet: vetė prania e saj tė ndryshon. Nuk ėshtė autoritare: nuk tė detyron tė ndryshosh, tė konvertohesh, tė ndryshosh ideologji. Nuk ka fuqi tė zakonshme, por shpirtėrore.

Kam shumė qejf, nqse kzistenca planifikon ashtu…nuk kam bėrė kurrė programe dhe gjithmonė e kam dashur kėtė lloj arti, pasi mė jep hare tė pamatė, asgjė nuk mė zhgėnjen kėshtu, dhe ditėt kujdesen vetė pėr veten.

E kam lėshuar veten nė duart e ekzistencės. Nėse ka qeverisur miliarda yje, planete, sisteme diellore…unė jam veē njeri i zakonshėm. Kudo tė mė ēojė do tė shkoj. Pra, ka shumė mundėsi qė edhe tė mė gjeni nėpėr Vatikan, kėshtu qė ejani, mos e humbni rastin.

Si do t’u prezantohesh grekėve?

O Zot! Nuk mė njihni? Jam i njėjti qė keni helmuar 25 shekuj mė parė. Mė harruat, por unė nuk harroj. Vetėm pėr dy ditė kėtu, po mendoja se nė 25 shekuj Greqia mund tė kishte ndryshuar ndopak pėr mirė. Por trishtohem, sepse kėto dy ditė mediat e kėtushme kanė hapur gjithfarė gėnjeshtrash pėr mua, absurditete.

Pėrshembull, njė gazetė shkruante se po fshihem nga qeveria Amerikane, pasi po mė kėrkon pėr masakra, orgji, drogė. Nė fakt, Amerika ka frikė se mos hyj atje, prandaj gjykata vendosi qė pėr 5 vjet tė mos shkel atė tokė. Pse, po fshihem unė kėshtu?

Mijėra njerėz do tė vinė kėtu. Gjithė media ėshtė kėtu. Fshehje ėshtė kjo?

Pastaj, mediat bindėn njė farė bishopi kėtu qė tė mbledhė njerėz pėr tė protestuar kundėr meje. Herėn e fundit mė lejuan tė rrija kėtu gjithė jetėn, vetėm nė fund mė helmuan. Nuk besoj se do duroj qoftė edhe njė muaj kėtu.

Ky prifti nuk di asgjė pėr mua, e megjithatė do tė flasė kundėr meje. Madje na kanė gjuajtur edhe me gurė. Kjo mė kujton Greqinė vėrtet, por gjėrat kėtu janė keq e mė keq.

Grekėt mbase nuk kanė mėsuar gjė kėto 25 shekuj, por unė kam nxėnė. Nuk e pi mė helmin. Ja, kėshtu i prezantohem unė popullit tim.

Erdha kėtu sepse doja tė shihja njerėzit e mi, por mesa shoh ata qenkan budallenj, madje mė shumė seē kanė qenė kur isha kėtu herėn e fundit. Athina ishte kreu i botės, tani ėshtė njė hiē. Por nuk ka rėndėsi sidoqoftė, nė asnjėfarė dimensioni.

Nėse njerėzit do tė ndiqnin Sokratin, Platonin, Aristotelin, Heraklitin, Pitagorėn, Epikurin, do tė bėheshin kurora e botės, por ata ndoqėn idiotėt qė e helmuan, dhe janė ende nė duart e tė njėjtėve idiotė, qė janė shkaktarėt e degradimit tė tyre. Kokat e fesė dhe politikanėt komplotojnė vazhdimisht kundėr ēdo kombi.

Erdha kėtu vetėm tė hidhja njėherė sytė, jo tė rri, kėshtu qė priftėrinjtė mos merakosen. Edhe sikur tė mė luteshin nuk qėndroj, mė mjafton mėnyra sesi u sollėn me mua 25 shekuj mė parė. Erdha vetėm t’ju rikujtoj mesazhin qė keni harruar plotėsisht, por nuk qėnkeni gjėkundi.

Gjithēka nuk shkon kėtu. Po dėgjoni njerėzit e gabuar, po dominoheni nga njerėzit e gabuar, qė po ju ēojnė drejt errėsirės.

(Kur flet pėr Jezusin, Osho nėnkupton atė qė kanė nė kokė njerėzit, jo tė vėrtetin)

Marrė nga Osho: Sokrati do tė helmohej edhe pas 25 shekujsh
Pėrktheu Arben Orhani
avatar
FM

1190


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi