Parabola Sufi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 03.12.12 23:35

Parabola Sufi



Gjarpėri dhe palloi

Njė ditė, njė djalosh tė cilin e thėrrisnin Adi pėrllogaritėsi- sepse kishte studiuar matematikė- vendosi tė largohej nga Buharaja dhe tė nisej nė kėrkim tė dijes sė epėrme. Mjeshtri i tij e kėshilloi tė udhėtonte drejt jugut dhe i tha:

-Kėrko domethėnien e Palloit dhe Gjarpėrit.

Kėto fjalė i dhanė djaloshit lėndė pėr persiatje. Ai pėrshkoi Horasanin dhe mė nė fund mbėrriti nė Irak, ku, pėr habinė e tij tė madhe, u gjend pėrballė njė palloi dhe njė gjarpėri. Adi i gjeti tek po zhvillonin njė bisedė.

-Po debatojmė rreth meritave tona pėrkatėse.- i thanė ata. -Kjo ėshtė tamam ajo qė do tė doja tė mėsoja.- tha Adi. -

vazhdoni, ju lutem.

-Mendoj se jam mė i rėndėsishėm-, tha palloi. -Unė simbolizoj synimin, hovjen drejt qiellit, bukurinė hyjnore dhe, kėsisoj, dijen e tė vėrtetės sė epėrme. Misioni im ėshtė t’i kujtoj njeriut, nėpėrmjet fizionomisė, tipare tė qėnies sė tij qė i janė fshehur.

-Pėrsa mė takon mua-, tha gjarpėri me zė paksa fishkėllyes, -simbolizoj saktėsisht tė njejtat gjėra. Ashtu si njeriu, edhe unė jam i lidhur me tokėn. Pra, e ndihmoj qė tė sjellė ndėrmend veten. Jam i lakueshėm si njeriu, kur eci pėrmbi tokė duke dredhuar. Ai e harron shpesh edhe kėtė. Simbas traditės, jam rojtar i thesareve tė varrosura nė thellėsitė e tokės.

-Por je i neveritshėm!-, thirri palloi. -Je tinzar, shtinjak dhe i rrezikshėm.

-Ti po rreshton karakteristikat e mia njerėzore-, u pėrgjigj gjarpėri, -ndėrsa unė parapėlqej tė rreshtoj cilėsitė e mia tė tjera, tė cilat i pėrmenda. E po! Shikoje veten: je mburracak, buēkan, dhe britma jote ėshtė e ējerrė. Kėmbėt tua janė tepėr tė mėdha e edhe puplat tua janė tepėr tė zhvilluara.

Nė kėtė pikė Adi i ndėrpreu.

-Falė grindjes tuaj, munda tė kuptoj se asnjėri prej jush nuk ka plotėsisht tė drejtė. Megjithatė, nėse lemė mėnjanė shqetėsimet tuaja vetiake, merret vesh qartė se tė dy sė bashku pėrbėni njė mesazh pėr njerėzimin.

Kėsisoj, Adi u shpjegoi dy kundėrshtarėve se cilat ishin cilėsitė e tyre.

-Njeriu zvarriset nė tokė si gjarpėri dhe do mund tė lartėsohej nė qiell si zogu, por, duke qenė lakmiqar si gjarpėri, nuk heq dorė nga egoizmi kur pėrpiqet trė shkėputet, dhe kėshtu bėhet tepėr krenar si palloi. Tek palloi mund tė shquajmė mundėsitė e njeriut, por ende jo terėsisht tė realizuara, ndėrsa nė vezullimėn e gjarpėrit mund tė shquajmė mundėsinė e bukurisė qė, te palloi merr njė pamje mė tė pėrndezur.

Pikėrisht nė atė ēast, njė Zė i mėtejmė i foli Adit:

-Nuk ėshtė vetėm kaq. Kėto dy krijesa kanė dhuntinė e jetės: ėshtė faktori i tyre vendimtar. Grinden, sepse secili ėshtė i kėnaqur me mėnyrėn e vet tė jetės, duke menduar se pėrbėn realizimin e njė gjėndjeje tė vėrtetė. Megjithatė, njėra nga kėto krijesa ruan thesare, por nuk mund t’i shfrytėzojė. Tjetra pasqyron bukurinė, qė nė vetvete ėshtė thesar, por nuk mund ta pėrdorė dot pėr t’u transformuar. Edhe pse nuk kanė pėrfituar prej asaj qė u ėshtė dhuruar, kėto krijesa mbeten gjithsesi simbole pėr ata qė dijnė tė shohin e tė dėgjojnė.

Kulti iraken i Gjarpėrit dhe i Palloit, qė mbetet njė mister pėr orientalistėt, qe themeluar mbi bazėn e mėsimeve tė njė shehu sufi, Adit, birit tė Musafirit, shekulli XII. Kjo rrėfenjė, qė ka marrė pėrmasa legjendare, tregon se si mjeshtrat dervishė i kanė modeluar ‘shkollat’ e tyre pėrreth disa simboleve, qė zgjidheshin pėr tė ilustruar doktrinat e tyre. Nė arabisht, ‘pallua’ do tė thotė edhe ‘stolisje’, ndėrsa emri ‘gjarpėr’ ka tė njejėn rrėnjė me ‘organizėm’ dhe ‘jetė. Nga riti enigmatik i Engjėllit Pallua, praktikuar nga Yevdi, gjarpėri dhe palloi simbolizojnė ‘Pėrbrendėsinė e Pėrjashtėsinė’, formulė tradicionale sufi. Ky rit ekziston ende sot nė Lindjen e Mesme dhe ka ndjekės- asnjėri prej tyre i njohur si iraken- nė Britaninė e Madhe dhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.



Shėrbėtorėt dhe shtėpia

Na ishte njėherė njė njeri i ditur dhe dashamirės, i cili kishte njė shtėpi tė madhe. Pėrgjatė jetės sė tij, i qe dashur tė mungonte pėr periudha tė gjata, dhe nė tė gjitha rastet ia kishte besuar shtėpinė shėrbėtorėve tė tij.

Njė nga karakteristikat e kėtyre shėrbėtorėve, ishte moskokėēarja, e meqė ndonjėherė e harronin fare qėllimin e pranisė sė tyre nė atė shtėpi, i kryenin detyrat nė mėnyrė mekanike. Nganjėherė mendonin se duhej tė vepronin ndryshe nga ē’u ishte thėnė nė ēastin e dhėnies sė detyrave, prejse vetėdija pėr funksionet e tyre u ishte venitur.

Tashti, duke qenė se njeriu i urtė mungoi gjatė nė shtėpi, lindi njė brezni tjetėr shėrbėtorėsh, tė cilėt besonin se ishin pronarėt e shtėpisė. Megjithatė, ishin tė kufizuar nga mjedisi rrethues, menduan se ndodheshin nė njė gjendje absurde.

Pėrshembull, nganjėherė dėshironin ta shisnin shtėpinė, por nuk gjenin dot blerės, ngaqė nuk e dinin si tė vepronin. E herė tė tjera, kur ndokush vinte tė njihej me kushtet e shitjes dhe kėrkonte tė shihte dokumentin e pronėsisė, shėrbėtorėt e quanin tė ēmendur dhe nuk e merrnin pėr blerės serioz, sepse ata nuk e dinin se ēishte njė dokument pronėsie.

Paradoksi dilte nė pah edhe pėrmes faktit se, zahiretė pėr shtėpinė vijonin tė shfaqeshin nė mėnyrė ‘misterioze’; dhe ky furnizim nuk pėrputhej me hamendjet e tyre se qėnkeshin pėrgjegjes pėr mbarėvajtjen e tėrė shtėpisė.

Nė apartamentet e zotėrisė, ishin lėnė kėshillat qė lidheshin me administrimin e shtėpisė, me qėllim qė atyre t’u freskohej kujtesa. Megjithatė, mbas breznisė sė parė, kėto apartamente u shndėrruan nė njė lloj faltoreje ku nuk ishte e lejuar tė hynte kushdo.

Shpejt ato apartamente filluan tė trajtoheshin si njė mister i padepėrtueshėm. Disa arrinin deri aty, sa tė besonin se apartamentet nuk ekzistonin fare, paēka se mund t’i shquanin portat e hyrjes. Pėr ta, ato porta ishin thjesht elemente stolisėse.

Kjo ishte gjendja e banorėve tė shtėpisė. Shėrbėtorėt nuk e morėn kurrė shtėpinė plotėsisht nė ngarkim, dhe as s’u ndejtėn besnikė detyrave zanafillore.

Tradita thotė se kjo rrėfenjė pėrdorej shpesh nga sufiu martir Mensur Hallaxhi, i cili qe ekzekutuar nė vitin 922, ngaqė siē mendohet, pati thėnė, “Unė jam e Vėrteta”. Hallaxhi ka lėnė njė pėrmbledhje tė gjerė me poezi mistike. Tė shumtė janė Sufijtė qė, gjithė duke vėnė nė rrezik jetėn e tyre, kanė pohuar vazhdimisht pėr plot njėmijė vjet, se Mensur Hallaxhi ishte njė i pėrndritur i madh.


Ėndrrat dhe buka

Pėrgjatė njė udhėtimi tė gjatė dhe raskapitės, tre njerėz zunė miqėsi tė ngushtė me njėri-tjetrin. Kishin ndarė mes tyre kėnaqėsitė dhe vėshtirėsitė, e kishin pėrdorur bashkarisht gjithēka qė zotėronin.

Mbasi kishin udhėtuar pėr ditė e ditė tė tėra, tre udhėtarėt vunė re se nuk u kishte mbetur tjetėr gjė pėrveēse njė copė bukė dhe njė hurth ujė nė fund tė shakullit. Filluan tė diskutojnė mes tyre, pėr tė vendosur se cilit i takonte t’i pėrdorte kėto mbetje. Duke mos mundur tė bien dakord, u pėrpoqėn ta ndajnė bukėn dhe ujin, por shpejt kuptuan se ndarja ishte e pamundur.

Teksa nata ishte nė tė sosur, njėri prej tyre shfaqi mendimin se duhej tė flinin; nė mėngjes, ai qė do mund tė shihte ėndrrėn mė domethėnėse, do vendoste se ē’duhej tė bėnin.

Mėngjesin qė pasoi, tė tre u ngritėn nga gjumi nė tė zbardhur.

-Ja ėndrra qė pashė-, nisi tė tregonte i pari. -U enda nėpėr ca vende aq tė mrekullueshme e tė paqta, sa nuk gjej fjalė pėr t’i pėrshkruar. Takova njė njeri tė urtė, i cili mė tha: ‘Ushqimi tė takon ty, sepse jeta jote, e shkuar dhe e ardhme, ėshtė e devotshme dhe ngjall, me tė drejtė, admirim’.

-E ēuditshme!- tha i dyti. -Nė ėndrrėn time pashė tė zhvillohej tėrė jeta ime e shkuar dhe e ardhme. Nė kėtė tė fundit, takova njė njeri qė i dinte tė gjitha gjėrat, i cili mė tha: ‘Je ti ai qė meriton ta hash atė bukė, sepse je mė i ditur e mė i durueshėm se miqtė e tu. Duhet tė ushqehesh mirė, sepse fati yt ėshtė t’u prish njerėzve’.

Udhėtari i tretė, kur i erdhi radha, tha:

-Nė ėndrrėn time nuk kam parė asgjė, nuk kam dėgjuar asgjė e nuk kam thėnė asgjė, por kam ndjerė njė forcė tė papėrballueshme qė mė ka nxitur tė ēohem nga gjumi, tė marr bukėn dhe ujin dhe t’i konsumoj ēilembyll sytė. Dhe kėshtu bėra.

“Endrrat dhe buka” ėshtė njė nga rrėfenjat e shumta qė i autorėsohen Shehut Muhammed Gwath Shattari, i cili vdiq nė vitin 1563. Ėshtė autor i traktatit tė famshėm me titull Pesė sythet, nė tė cilin rrugėt qė i mundėsojnė njeriut mbėrritjen e gjėndjeve tė epėrme, janė pėrshkruar me terminologjinė e lashtė tė magjisė dhe shtrigėrisė. Ky mjeshtėr ishte i aftė t’u printe nxėnėsve tė tij nė tė paktėn katėrmbėdhjetė Urdhėra tė ndryshėm, dhe perandori indian Humayun e nderonte shumė. Megjithėse ishin tė shumtė ata qė e quanin shenjt, autoritetet religjioze e akuzuan se, nė disa shkrime tė tij kishte nėpėrkėmbur Shkrimet e Shenjta, e kėsisoj, deshėn ta dėnonin. Nė fund, ai u lirua nga akuzat e herezisė, pasi fjalėt e shqiptuara brėnda njė gjendjeje tė veēantė, nuk mund tė gjykoheshin simbas kritereve tė zakonshme skolastike. Varri i tij gjendet nė Gwalior, vėnd shumė i rėndėsishėm pelegrinazhi sufi. Nė kėtė rrėfenjė dallohet e njejta thurje qė gjendet edhe nė rrėfenjat e krishtera tė murgjve mesjetarė.

Mblodhi dhe pėrktheu: Shpėtim Kelmendi

avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 04.12.12 1:01



Pėrse fluturuan zogjtė prej argjili

Njė ditė, kur ishte ende fėmijė, Jezui, biri i Maries, po mbruante disa zogj prej argjili. Fėmijėt e tjerė tė moshės sė tij, tė cilėt nuk dinin tė bėnin gjėra tė tilla, vrapuan tek tė rriturit dhe u ankuan.

-Kjo punė nuk lejohet tė bėhet tė shtunėn.- u thanė tė rriturit, sepse atė ditė ishte e shtunė.

Atėherė shkuan tek moēali ku i biri i Maries rrinte ulur, dhe e pyetėn se ku ishin zogjtė e tij. Si pėrgjigje, Jezui tregoi me gisht zogjtė qė kishte mbruajtur, e kėta saora u lėshuan nė fluturim.

-Ėshtė e pamundur tė mbruhen zogj qė fluturojnė-, tha njėri nga tė rriturit,- e kėsisoj nuk ka asnjė shkelje tė sė shtunės.

-Do mė pėlqente ta mėsoja kėtė art.- tha njė tjetėr.

-Ky nuk ėshtė art, ėshtė vetėm njė iluzion.- tha i vendosur njė tjetėr.

Kėsisoj, sabati nuk ishte shkelur dhe arti nuk mund tė mėsohej. Sa pėr iluzionin, si tė rriturit ashtu edhe fėmijėt ishin mashtruar, sepse nuk e dinin se me ēfarė qėllimi ishin mbruajtur zogjtė.

Arsyeja se pse ishte e ndaluar tė punoje tė shtunėn ishte harruar. Ata tė rritur kishin njė dije tė papėrkryer rreth asaj qė ėshtė dhe nuk ėshtė iluzion. Ata nuk e dinin se ku fillon arti dhe ku mbaron veprimi. E kėshtu ndodhi edhe me zgjatimin e dėrrasės. Tregohet, nė tė vėrtetė, se Jezui, biri i Maries, shloi njė ditė nė dyqanin e marangozit Jozef. Nė ēastin kur marangozit i doli tepėr e shkurtėr njė dėrrasė, Jezui e tėrhoqi, e atėherė u vu re se nė njėfarė mėnyre dėrrasa u zgjat. Kur kjo e vėrtetė u pėrhap, disa thanė:

-Ėshtė njė mrekulli; ky fėmijė do tė bėhet shenjt.

Tė tjerė, pėrkundrazi, thanė:

-Nuk e besojmė; bėje pėrsėri pėrpara nesh!

-Nuk mund tė jetė e vėrtetė; duhet pėrjashtuar nga librat.- deklaroi grupi i tretė.

E megjithatė, sadoqė tre grupet qenė frymėzuar nga ndjenja tė ndryshme, morėn tė njejtėn pėrgjigje, sepse asnjeri prej tyre nuk e dinte qėllimin dhe domethėnien e vėrtetė tė pohimit: “Ai zgjatoi njė dėrrasė”.

Autorėt sufi i referohen shpesh Jezuit si njė mjeshtri tė Udhės. Veē tjerash, nė Lindjen e Mesme, nė lidhje me figurėn e tij, ekziston njė korpus i gjerė traditash gojore qė pret tė mblidhet. Kjo rrėfenjė gjendet, nėn forma paksa tė ndryshme, nė mė shumė se njė pėrmbledhje dervishore. Pėr Sufijtė, “biri i marangozit”, ashtu si dhe emra tė tjerė zanatesh qė u mvishen personazheve tė Ungjijve, janė terma qė jo domosdoshmėrisht tregojnė llojin e zanatit.


Zogu indian

Njė tregtar mbante njė zog nė kafaz. Meqė donte tė nisej pėr nė Indi, vendi i origjinės sė zogut, e pyeti atė nėse dėshironte t’i sillte ndonjė gjė nga vendi i tij. Zogu kėrkoi qė tregtari t’i jepte lirinė, por ai ia kundėrshtoi kėtė. Atėherė, zogu iu lut qė tė shkonte nė njėfarė xhungle tė Indisė, dhe t’u tregonte pėr skllavėrinė e tij tė gjithė zogjve tė atyshėm qė jetonin nė liri.

Tregtari bėri tamam ashtu, por sapo kishte pėrfunduar sė foluri, pa se njė zog i egėr, i ngjashėm nė tė gjitha me zogun e kafazit, ra pėrtokė i venitur prej degės ku qėndronte.

Atėherė, tregtari mendoi se mos ishte fjala pėr njė nga pjesėtarėt e familjes sė zogut tė kafazit, dhe u hidhėrua pėr faktin se ai vetė u bė shkaktar pėr vdekjen e tij.

Kur tregtari u kthye nė vendin e tij, zogu i kafazit e pyeti nėse i kishte sjellė lajme tė mira nga India.

-Medet, jo,- tha tregtari, -druaj se lajmet janė tė kėqija! Njė nga tė afėrmit e tu, kur i fola pėr robėrinė tėnde, u plandos i vdekur tek kėmbėt e mia.

Sapo tregtari i shqiptoi kėto fjalė, zogu indian u plandos edhe ai nė kafazin e tij.

“Lajmi i vdekjes sė tė afėrmit tė vet, e vrau edhe kėtė zog”, mendoi tregtari. Ndjehej i pikėlluar; e mori zogun dhe e vendosi nė parvazin e dritares. Atypėraty, zogu u rikthye nė jetė dhe fluturoi nė degėn mė tė afėrt.

-Tashti e more vesh-, i tha zogu tregtarit, -se ajo qė pėr ty ishte njė gjėmė, pėr mua ishte njė lajm i mirė. Dhe, dije se mesazhi, pra mėnyra se si duhej tė sillesha pėr tė rifituar lirinė time, m’u pėrcoll pikėrisht nėpėrmjet teje, burgosėsit tim”. E fluturoi tutje, mė nė fund i lirė.

Kjo pėrrallė e Rumit, si dhe shumė tė tjera, i nxjerr nė pah kėrkimtarit sufi rolin shumė tė rėndėsishėm qė merr nė sufizėm mėnyra indirekte e tė mėsuarit. Imituesit dhe sistemet e konceptuara pėr t’u pėrshtatur me mendimin konvencional, qofshin ato lindore apo perėndimore, nė pėrgjithėsi parapėlqejnė ta vėnė theksin mbi ‘sistemin’ e mbi ‘programin’, nė vend qė ta venė mbi pėrvojėn qė krijohet nė njė shkollė sufi.


Zogu dhe veza

Na ishte njėherė njė zog qė nuk dinte tė fluturonte. Ashtu si njė pulė, zhvendosej andej-kėndej me hapa tė vegjėl, dhe pse e dinte, natyrisht, se ka edhe zogj qė fluturojnė. Rastėsia e solli qė, si shkak i njė ndėrthurjeje tė ēuditshme rrethanash, zogut tonė iu desh tė ngrohtė vezėn e njė zogu fluturues.

Nė ēastin e duhur, duke qenė nė zotėrim tė aftėsisė sė fshehtė pėr tė fluturuar, tė cilėn e kishte patur qė nė fillim tė ekzistencės sė tij brenda vezės, zogthi doli nga zhgualli.

Njė ditė e pyeti nėnėn e tij tė adoptuar:

-Kur do tė fluturoj?

-Kėmbėngul nė pėrpjekjet tua pėr tė fluturuar, ashtu siē bėjnė tė tjerėt.- u pėrgjigj zogu qė nuk dinte tė fluturonte.

Do tė ishte i aftė t’i jepte mėsime mbi fluturimin, por nuk dinte as dhe ta shtynte jashtė folesė, qė tė mund t’i jepte mundėsinė pėr tė mėsuar.

Ėshtė e ēuditshme, nė njėfarė kuptimi, qė zogthi nuk e kuptonte kėtė. Vlerėsimi i situatės kushtėzohej nga ndjenja e mirėnjohjes qė ndjente kundrejt zogut qė kishte ngrohur vezėn prej sė cilės ai kishte dalė.

“Pa ndihmėn e tij”, thoshte me vete, “sot do tė isha ende brėnda vezės”.

Nganjėherė thoshte edhe:

“Ai qė ka ditur tė mė lindė, sigurisht do tė dijė tė mė mėsojė edhe tė fluturoj. Do tė jetė me siguri vetėm ēėshtje kohe, ose kjo do tė varet vetėm nga pėrpjekjet e mia, apo nga ndonjė urtī sipėrore… Po, kėshtu ėshtė! Njė ditė, papritmas, do lartohem nė njė shkallė mė tė lartė, me ndihmėn e atij qė mė ka sjellė deri kėtu”.

Kjo rrėfenjė shfaqet nėn forma e versione tė shumėllojshme. Ky version prejvjen nga Awarif el Maarif (Dhuntitė e dijes sė thellė, shek. XII) i Shahabudin Suhrawardi. Pėrmban shumė mesazhe dhe thuhet se mund tė deshifrohet nė mėnyre intuitive, mbi bazėn e nivelit tė dijes sė mbėrritur nga nxėnėsi. Nė nivelin e domethėnies sė dukshme, pėrmban natyrisht morale tė ndryshme, disa prej tė cilėve nxjerrin nė pah bazat e vetė qytetėrimit bashkėkohor, si pėr shembull: “Tė hamendėsuarėt se njė gjė varet domosdoshmėrisht prej tjetrės, mund tė jetė absurde dhe tė pengojė pėrparimet e mėtejshme”, dhe: “Fakti i thjeshtė se dikush mund tė pėrmbushė njė funksion tė veēantė, nuk do tė thotė kryekėput se ai se mund tė pėrmbushė edhe njė tjetėr”.

Mblodhi dhe pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:13

Njeriu bujar

Jetonte dikur nė Buhara njė njeri i pasur dhe bujar. Meqė gėzonte njė vend shumė tė lartė nė hierarkinė e padukshme, ai njihej me emrin ‘kryetari i botės’. Megjithatė, ai i vendoste njė kusht bujarisė sė vet. Ēdo ditė u jepte florinj njė kategorie njerėzish – tė sėmurėve, vejushave, etj. – por asgjė nuk duhej t’i jepte atij qė do hapte gojėn pėr tė folur.

Por, jo tė gjithė ishin nė gjėndje tė rrinin nė heshtje.

Njė ditė u erdhi radha juristėve qė tė merrnin pjesėn e tyre. Njėri nga ata nuk mundi tė pėrmbahej dhe i bėri lutje bujarisė sė dhuruesit, nėpėrmjet njė ligjėrate tė gjatė. Nuk pėrfitoi asgjė.

Kjo nuk mjaftoi pėr ta shkurajuar, e tė nesėrmen, qė ishte ditė e caktuar pėr t’u dhėnė ndihmė invalidėve, u bashkua me ta duke bėrė kinse kishte thyer gjymtyrėt.

Kryetari, prapėseprapė, e njohu dhe nuk i dha asgjė. Ditėn qė pasoi, juristi mbuloi fytyrėn, ndėrroi pamjen dhe u ndėrfut brėnda njė tjetėr kategorie. Por pėrsėri u njoh dhe u dėbua. Ai provoi prapė e prapė, duke u veshur edhe tebdil si grua, por mė kot.

Mė nė fund, juristi shkoi e gjeti njė varrmihės, tė cilit i kėrkoi qė ta mbėshtillte me njė pėlhurė liri, duke shtuar:

-Kur kryetari tė kalojė, ka gjasa tė kujtojė se ėshtė fjala pėr njė kufomė. Ai mund tė dhurojė para pėr varrimin, e unė do t’i ndaj ato me ty.

Kėshtu bėri. Kur kryetari kaloi aty pranė dhe hodhi mbi pėlhurėn e lirit njė monedhė floriri, njeriu e mbėrtheu fluturimthi monedhėn, nga frika se mos varrmihėsi e merrte pėrpara tij; mandej i tha bamirėsit:

-Ma pate mohuar bujarinė tėnde, por, siē e sheh, arrita ta pėrfitoj gjithsesi!

-Nuk do mund tė kesh kurrė diēka prej meje-, u pėrgjigj njeriu bujar, -pėrsa kohė qė nuk ke vdekur. Ky ėshtė kuptimi i frazės enigmatike: ‘Njeriu duhet tė vdesė para se tė ketė vdekur’. Dhurata vjen mbas ‘vdekjes’, jo mė pėrpara. E edhe kjo ‘vdekje’ ėshtė e pamundur pėr ty, pa tė dhėnė ndihmė.

Kjo rrėfenjė, e shkėputur nga Libri i Katėrt i Mathnawi-sė sė Rumiut, flet vetė. Dervishėt e pėrdorin pėr tė nėnvizuar qė, edhe pse njeriu mund tė ‘pėrvetėsojė’ ndonjė dhuratė me dinakėri, aftėsia (‘floriri’) e mjeshtrit- si njeriu bujar i Buharasė- shfaqet pėrtej fuqisė sė tij tė dukshme.



Udhėtari, Tuhafi dhe Kohėfituesi

Tre dervishė u takuan njė ditė nė njė rrugė tė shkretė. I pari quhej Udhėtar sepse, kudo qė shkonte, merrte rrugėn mė tė gjatė nė shenjė respekti pėr traditėn. I dyti quhej Tuhaf, sepse asgjė nuk i dukej e ēuditshme, teksa pjesa mė e madhe e gjėrave qė bėnte ose qė u kushtonte vėmendje, ngjallnin ēudinė e tė tjerėve. I treti quhej Kohėfitues sepse gjithnjė mendonte sesi ta kursente kohėn, paēka se metodat qė pėrdorte ishin shpeshherė mė tė ngadalshmet.

Tre burrat u bėnė shokė udhėtimi. Megjithatė, pak kohė pas takimit tė tyre u ndanė, sepse Udhėtari kishte parė njė tabelė e qė tregonte njė vend pėr tė cilin kishte dėgjuar tė flitej, e kėsisoj kish dashur tė merrte atė drejtim. Kėshtu, Udhėtari arriti nė njė qytet nė rrėnim e sipėr, tė populluar nga luanė. Qyteti i begatė, i aqshumėlavdėruar pėr mrekullitė e tij, qe shkatėrruar dy shekuj mė parė. Luanėt po e kapėrdinin me njė kafshatė tė vetme. Njė apo dy ditė mė vonė, Kohėfituesi vendosi tė gjente njė rrugė tė shkurtėr dhe, nė pėrpjekje pėr tė pėrshkuar njė fushė, sharroi nė njė ranishte tė lėvizshme. Edhe pse ajo ranishtė nuk ishte ndėr mė tė rrezikshmet, iu deshėn muaj tė tėrė pėr t’u ēliruar prej saj.

Tuhafi mbeti vetėm. Shumė shpejt takoi njė njeri qė i tha:

-Dervish, mos ec nė kėtė rrugė, sepse pak mė tutje ndodhet njė han qė netėve banohet nga tė gjitha shtazėt e egra tė pyllit.

-Po ditėn, ēfarė bėjnė kėto kafshė?-, pyeti Tuhafi.

-Ma ha mendja se shkojnė pėr gjueti!-, u pėrgjigj tjetri.

-Bukuri, atėherė ditėn po flej aty, kurse tėrė natėn po vigjėloj.- tha Tuhafi.

Kur zbardhi dita iu afrua hanit dhe, me tė vėrtetė, shquajti nėpėr tokė gjurmė tė shumta kafshėsh. Fjeti sa u ngop, mandej u zgjua nė muzg dhe u fsheh, tejet i vendosur pėr tė zbuluar arsyen e pranisė sė shtazėve nė atė vend.

S’kaloi shumė dhe arritėn tė gjitha shtazėt, nėn prijėn e luanit, mbretit tė tyre. E pėrshėndetėn me radhė dhe i rrėfyen sekrete qė i dinin vetėm ato, por qė raca njerėzore nuk i njihte.

E kėshtu, qė prej qoshes sė tij, dervishi mori vesh se nė rrethinat aty afėr gjendej njė shpellė plot me gurė tė ēmuar: Thesari i Karatashit, Guri i Zi pėrrallor. I dėgjoi tek tregonin qė, pikėrisht nė atė han, jetonte njė mi, i cili ruante njė peshtaf plot me monedha floriri: nuk mundej as t’i harxhonte e as t’i zhbėnte, e ēdo mėngjes, e nxirrte thesarin nga vendi i fshehur. Njė shtazė e tretė, shpjegoi mėnyrėn sesi do mund tė shėrohej bija e njėfarė mbreti nga forma e ēmendurisė qė e kishte zėnė.

Kjo ishte mė e ēuditshmja nga tė gjitha rrėfenjat qė kishte dėgjuar ndonjėherė, e deri dhe ai vetė, Tuhafi, hasi vėshtirėsi pėr ta besuar. Nė luginėn aty afėr, kishte saktėsuar shtaza, jetonte njė qen stani i cili ruante njė tufė shumė tė madhe bagėtish, dhe princesha do mund tė shėrohej vetėm me lėkurėn qė gjendej mbas veshėve tė atij qeni. Por, duke qenė se asnjė njeri mbi kėtė tokė nuk e njihte as ballsamin as princeshėn qė do mund tė goditej nga ajo e keqe, kishte shtuar shtaza, njohja e kėtij sekreti nuk do tė sillte kurrfarė dobie.

Pak para agimit, shtazėt u shpėrndanė, dhe Tuhafi priti qė tė shfaqej miu. Dhe, me tė vėrtetė, miu doli deri nė dhomės, duke rrotulluar njė monedhė pėrpara vetes. Kur i nxori jashtė tė gjitha florinjtė, nisi t’i numuronte.

Atėherė dervishi doli nga skuta e tij dhe i shtiu nė dorė florinjtė. Mandej u drejtua kah shpella e Karatashit, ku zbuloi thesarin. Prej aty, shkoi tė gjente qenin, ia ropi njė copė lėkurė mbas veshėve dhe u vu pėrsėri pėr udhė.

Duke u prirė prej shenjash tė ēuditshme qė askush pėrveē tij nuk do tė mund t’i hetonte, dervishi Tuafi u gjend mė sė fundi nė kufijtė mė tė largėt tė perandorisė. Depėrtoi brėnda njė mbretėrie tė ēuditshme e tė panjohur, ku njerėzit vėrtiteshin nėpėr rrugė me pamje tė shqetėsuar; i pyeti ata njerėz se ē’ishte ajo gjė qė i kishte shqetėsuar aq shumė, e ata i thanė se e bija e mbretit tė tyre sapo qe goditur nga njė sėmundje e ēuditshme qė askush nuk mund ta shėronte. Tuhafi u drejtua menjėherė kah pallati i mbretit.

-Nėse do mund ta shėrosh bijėn time-, shpalli mbreti,-gjysma e mbretėrisė sime do bėhet menjėherė e jotja, kurse gjysma tjetėr, fill mbas vdekjes sime. Por nėse do tė dėshtosh, do tė ngul nė majėn e minares mė tė lartė.

Tuhafi i pranoi ato kushte dhe, kur u gjend kundruall princeshės, i vuri pėrpara lėkurat e qenit tė stanit. Ēilembyll sytė, princeshės iu rikthye shėndeti.

E kėshtu, Tuhafi u bė princ mbretėror e nisi t’ua pėrēonte metodat e veta turmave qė vinin pėr tė mėsuar prej tij.

Njė ditė nė tė cilėn, si zakonisht, po shėtiste nėn veshje tjetėr, u gjend pėrballė dervishit Kohėfitues. Ky nuk e njohu menjėherė, pėr arsyen e thjeshtė se ishte tepėr i dhėnė pas tė folurit dhe nuk mund tė humbte asnjė ēast pėr tė njohur mikun e tij tė vjetėr. Atėherė, Tuhafi e mori me vete nė pallat dhe ndejti nė pritje tė pyetjeve tė tij.

-Por si ka ndodhur e tėrė kjo?-, pyeti Kohėfituesi.- Mė trego gjithēka, por nxito!

Tuhafi ia tregoi historinė e tij, por vuri re se Kohėfituesi, nga padurimi qė e karakterizonte, po linte t’i shpėtonin disa hollėsi. Ēilembyll sytė, Kohėfituesi e kishte marrė tashmė vendimin e tij:

-Duhet tė shkoj edhe unė; duhet tė di ē’kanė pėr tė thėnė ato shtazė, me qėllim qė ta ndjek edhe unė udhėn tėnde.

-Nuk ta kėshilloj-, tha Tuhafi. -Mė sė pari duhet tė mėsosh tė interesohesh pėr kohėn dhe shenjat e ēuditshme.

-Kjo ėshtė absurde!-, ia preu shkurt Kohėfituesi, i cili u largua menjėherė, sapo shoku i tij i dha njėqind monedha floriri pėr udhėtimin.

Kur arriti tek hani, vuri re se tashmė ishte errur, por, duke mos patur fare durim tė priste agimin, qė mandej tė fshihej prej shtazėve, hyri pa mėdyshje nė sallėn e madhe ku, pa humbur kohė, luani dhe tigri iu lėshuan pėrsipėr dhe e bėnė copė-copė.

Sa pėr Tuhafin, ai jetoi i lumtur pėrgjithmonė.

Kjo rrėfenjė gjėndet nė njė dorėshkrim dervishor, Kitab-i-Amu-Daria (Libri i Anni Daria-s). Njė shėnim i dorėshkrimit na sqaron se kjo rrėfenjė bėn pjesė nė rrėfenjat-mėsim tė Uways El-Qarni, pararendės i Dervishėve Uwaysi (‘Vetmitarėt’). Padurimi- qė ėshtė edhe tema e kėsaj rrėfenje- na e shmang mundėsinė e tė zotėruarit tė cilėsive thelbėsore tė njė situate.


Njeriu me jetė tė pashpjegueshme

Na ishte njėherė njė njeri me emrin Mojud, i cili rronte nė njė qytet ku punonte si funksionar i vogėl, dhe ku me gjasė do t’i mbyllte ditėt e jetės sė tij si Kontrollor i Peshave dhe i Matjeve.

Njė ditė, ndėrsa po shėtiste nė kopėshtin e njė ndėrtese tė vjetėr pranė shtėpisė sė vet, atij iu shfaq Hizri,- udhėrrėfyesi misterioz i sufijve- i mbėshtjellė me njė tunikė tė gjelbėr pėrshkėnditėse, i cili i tha:

-Njeri me tė ardhme tė shkėlqyer! Braktise punėn tėnde. Tė lė takim mbas tre ditėsh, nė breg tė lumit. Mandej u zhduk.

Gjithė duke u dridhur, Mojudi shkoi tek eprori i tij dhe e njoftoi se duhej tė nisej. Shumė shpejt, lajmi u pėrhap nė tėrė qytetin. Tė gjithė thonin: “I gjori Mojud! Ėshtė ēmendur”. Megjithatė, meqė kandidatėt pėr ta zėvendėsuar nė punėn qė bėnte ishin tė shumtė, shumė shpejt ai u harrua fare.

Ditėn e caktuar, Mojudi takoi Hizrin, i cili i tha:

-Shqyeji rrobat dhe vėrvitu nė lumė. Ndoshta ndokush do tė tė shpėtojė.

Mojudi u bind, gjithė duke pyetur veten se mos vallė ishte bėrė i marrė. Meqė dinte tė notonte, nuk u mbyt, por shkoi pėrgjatė rrjedhės pėr njė copė herė, derisa u shpėtua prej njė peshkatari. Teksa po e hipte mbi barkė, peshkatari i briti:

-Njeri pa mend! Rryma ėshtė shumė e fortė nė kėtė anė. Ēfarė dreqin po pėrpiqeshe tė bėje?

-Nė tė vėrtetė, nuk e di-, u pėrgjigj Mojudi.

-Qėnke i ēmendur!-, tha peshkatari; -por prapėseprapė do tė tė ftoj nė kasollen time, nė breg tė lumit, e mandej shohim se ē’mund tė bėj pėr ty.

Kur mori vesh se Mojudi ishte i aftė nė tė folur, peshkatari i kėrkoi qė ai t’i mėsonte tė lexonte dhe tė shkruante. Nė kėmbim, peshkatari e mbajti me ushqim Mojudin, i cili nga ana e vet e ndihmoi edhe nė punėt e tij. Disa muaj mė vonė, Hizri u shfaq sėrish, kėsaj here nė kėmbėt e shtratit tė Mojudit, dhe i tha: “Tashti ēohu dhe largohu nga ky peshkatar. Nuk do tė tė mungojė asgjė”.

Mojudi u largua menjėherė nga kasollja, i veshur si peshkatar, dhe eci pa ndonjė synim derisa doli nė njė rrugė kryesore. Me tė zbardhėllyer agimi, ai pa njė katundar tė hipur mbi shpinėn e njė gomari, qė po shkonte nė treg.

-Kėrkon punė?-, e pyeti katundari, -sepse kam nevojė pėr njė njeri qė tė mė ndihmojė tė mbart ca zahiré.

Mojudi shkoi pas tij. Punoi nė shėrbim tė katundarit pėr afro dy vjet, kohė gjatė sė cilės mėsoi shumė mbi bujqėsinė, por thuajse asgjė rreth punėve tė tjera.

Njė mbasdite, ndėrsa po paketonte ca dengje leshi, Hizri iu shfaq e i tha:

-Lėrė kėtė punė, shko nė qytetin e Mosulit, dhe me kursimet tua vendosu aty si tregtar lėkurėsh.

Mojudi u bind.

Nė Mosul u bė shumė shpejt njė tregtar i vlerėsuar lėkurėsh, dhe kaluan kėshtu tre vjet, gjatė tė cilave e ushtroi zanatin e tij pa e parė asnjėherė Hizrin. Kishte vėnė mėnjanė njė shumė tė madhe parash dhe po mendonte tė blinte njė shtėpi, kur Hizri iu shfaq duke i thėnė:

-Jepmi paratė e tua, lėrė kėtė qytet dhe ec drejt Samarkandės sė largėt, ku do tė punosh pėr njė bakall.

Dhe Mojudi bėri siē i tha.

Pak kohė mė vonė ai filloi tė shfaqte shenja tė qarta ndriēimi. Shėronte tė sėmurėt dhe jepte bujarisht mjekime e kėshilla, si nė dyqanin ku punonte, ashtu edhe nė kohė tė lirė. Aftėsia e tij pėr tė njohur misteret, rritej nga dita nė ditė.

Vini ta takonin funksionarė, filozofė, dhe shumė tė tjera akoma, qė e pyesnin:

-Me cilin i ke i ke nxėnė kėto dije?

-Ėshtė e vėshtirė tė thuhet.- pėrgjigjej Mojudi.

Nxėnėsit e tij e pyesnin:

-Si e ke filluar karrierėn tėnde?

-Si funksionar.

-Dhe e ke braktisur punėn pėr t’iu pėrkushtuar vetėpėruljes?

-Jo, thjesht kam braktisur punėn.

Tė tjerėt nuk kuptonin.

Disa i afroheshin prejse donin tė shkruanin biografinė e tij.

-Ē’ke bėrė nė jetėn tėnde?-e pyesnin.

-Jam hedhur nė njė lumė, jam bėrė peshkatar, mandej kam braktisur kasollen nė mes tė natės. Mbas kėsaj jam bėrė katundar. Ndėrsa isha duke bėrė dengje leshi, i ndryshova planet dhe u nisa pėr nė Mosul ku u bėra tregtar lėkurėsh. Pata vėnė mėnjanė ca para, tė cilave u dhashė rrugė. Nė vijim, u nisa mė kėmbė deri nė Samarkanda, ku u vura nė shėrbim tė njė bakalli, vend ku ndodhem ende sot.

-Por kjo sjellje e ēuditshme nuk i shpjegon fare dhuntitė tua tė jashtėzakonshme dhe sjelljen tėnde tė pashembėllt-, thonin biografėt.

-E vėrtetė.- pėrgjigjej Mojudi.

E kėshtu, ndodhi qė pėr Mojudin, biografėt bėnė njė histori tė jashtėzakonshme dhe pasionante nga fillimi deri nė fund, sepse tė gjithė shenjtėt duhet tė kenė njė jetėshkrim qė pėrputhet me ėndjen e publikut e jo me realitetin e jetės. E askush nuk ka tė drejtė tė flasė drejtpėrdrejtė pėr Hizrin.

Ja sepse kjo rrėfenjė nuk ėshtė e vėrtetė. Ėshtė paraqitja e njė jete. Ėshtė jeta e vėrtetė e njė prej Sufijve mė tė mėdhenj. Shehu Ali Farmadhi (vdekur nė vitin 1078) nėnvizonte rėndėsinė e kėsaj rrėfenje, qė ilustron besimin sufi, simbas tė cilit “bota e padukshme” ndėrhyn tek realiteti i zakonshėm nė tė gjitha kohėrat dhe nė vėnde tė ndryshme. Ai thotė se, kur diēka e quajmė tė pashpjegueshme, kjo i detyrohet nė tė vėrtetė pikėrisht kėsaj ndėrhyrjeje.

Veē tjerash, njerėzit nuk e njohin pjesėmarrjen e kėsaj ‘bote’ nė tonėn, sepse kujtojnė se e dinė shkakun e vėrtetė tė ngjarjeve. Por, nė tė vėrtetė, nuk e dinė. Dhe vetėm kur ta kenė parasysh mundėsinė qė njė tjetėr pėrmasė ndikon nganjėherė nė pėrvojat e zakonshme, vetėm atėherė kjo pėrmasė do mund tė bėhej e kapshme. Shehu nė fjalė ėshtė shehu i dhjetė dhe mėsuesi mjeshtėr i Khwajagan-ėve (‘Mjeshtrat’), qė mė vonė morėn emrin Nakshibandi. Ky version ėshtė marrė nga njė dorėshkrim i shek. XVII, i Lala Anwar, Hikayat-i-Abdalan (Histori tė tė transformuarve).


Ēalamani dhe i verbėri

Njė ēalaman hyri njė ditė nė njė tavernė dhe zuri vend pranė njė udhėtari.

-Nuk do arrij kurrė nė kohė tek gostia e sulltanit,- psherėtiu, -sepse sakatllėku mė pengon tė jem mė i shpejtė.

Tjetri ēoi kryet:

-Edhe unė jam i ftuar, por gjėndja ime ėshtė mė e keqe se jotja. Jam i verbėr. Nuk mund ta shoh fare udhėn, megjithėse edhe unė jam i ftuar.

Njė njeri i tretė, qė po e dėgjonte bisedėn e tyre, ndėrhyri duke thėnė:

-Ah, sikur ta dinit qė, ju tė dy sė bashku, i keni mjetet pėr tė arritur nė vendin qė doni! I vėrbėri mund tė ecė me ēalamanin mbi kurriz: pėr tė udhėtuar, ju mund tė pėrdorni kėmbėt e tė verbėrit dhe sytė e ēalamanit.

Duke vepruar nė kėtė mėnyrė, tė dy ata mundėn t’i shkojnė rrugės deri nė fund, atje ku i priste festa. Megjithatė, gjatė udhėtimit, ndaluan nė njė tjetėr tavernė qė tė pushonin pak. Ua shpjeguan gjendjen e tyre dy njerėzve tė tjerė qė rrini aty, tė pangushėlluar: njėri ishte shurdh e tjetri memec. Tė dy ata ishin tė ftuar nė festė. Memeci e kishte dėgjuar ftesėn qė i qe bėrė, por e kishte tė pamundur t’ia pėrcillte edhe mikut tė tij, shurdhit. Ky i fundit mund tė fliste, por nuk kishte asgjė pėr tė thėnė.

Asnjeri prej atyre tė dyve nuk arriti kurrė tek gostia, sepse kėsaj radhe nuk gjendej aty njė i tretė, qė tė mund t’u shpjegonte atyre se gjendeshin pėrpara njė vėshtirėsie, e aq mė pak t’u kallėzonte mėnyrėn sesi mund ta zgjidhnin atė vėshtirėsi.

Tregohet se i madhi Abdul-Kader la njė loshnik sufi me arna, duke porositur qė t’i jepej atij qė do mund ta trashėgonte pėr plot gjashtėqint vjet mbas vdekjes sė tij. Mė 1563, Shehu Sayed Sikandar, Kaderi, i cili e kishte trashėguar kėtė tunikė, vendosi t’ia pėrcillte Shehut Ahmed Faruqi nga Sirkindi.

Ky mjeshtėr Nakshibandi ishte pagėzuar nė gjashtėmbėdhjetė Urdhėra dervishorė nga babai i tij, i cili, mbas njė kėrkimi tė gjatė e tė rrezikshėm, kishte mundur tė ripėrtėrinte shkencėn tradicionale tė sufizmit, qė kishte nisur tė shkapėrderdhej. Besohet se Sirkindi ishte vėndi i shėnjuar pėr ardhjen e Mjeshtrit tė Madh, dhe njė vargan shenjtėrish e kishte pritur pėr breza tė tėrė shfaqjen e tij.

Nė vijim tė shfaqjes sė Shehut Ahmed Faruqi dhe tė njohjes sė misionit tė tij nga ana e prijėsave tė tė gjithė Urdhėrave tė epokės, Nakshibanditė nisėn tė pagėzojnė dishepuj nė gjirin e katėr Udhėve mė tė mėdha tė sufizmit: Udhėt Kishti, Kaderi, Suhrawardi e Nakshibandi. Rrėfenja “Ēalamani dhe i verbėri” i autorėsohet pikėrisht Shehut Ahmed Faruqi, i cili vdiq nė vitin 1615. Kjo rrėfenjė duhej tė lexohej vetėm nga ai qė kishte marrė mėsime tė sakta nė lidhje me kėtė temė, ose ai qė kishte studiuar “Tė verbėrit dhe elefanti” tė Hakim Sanait.

Mblodhi dhe pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:15

Tre mjeshtrat dhe mushkarėt

Fama e Abdul Kader Xhilanit ishte aq e madhe sa, nė sallėn e tij tė pritjes derdheshin vazhdimisht tėrė mistikėt e tė gjitha besimeve. Egzistonte respekti si pėr etikėn mė sedėrsėmurė, ashtu edhe pėr sjelljen tradicionale. Vizitorėt e devotshėm vendoseshin nė radhė simbas moshės, simbas famės qė gėzonte mjeshtri i tyre dhe simbas vendit qė zinin ata vetė nė gjirin e bashkėsive sė tyre.

E megjithatė, secili prej tyre pėrpiqej nga ana vet pėr tė siguruar vėmendjen e ‘sulltanit tė mjeshtrave”, Abdul-Kaderit. Sjellja e tij ishte e paqortueshme dhe nė tubimet e veta nuk takonte asnjė qė mund tė kishte zgjuarsi mesatare apo qė tė mos ishte i mėsuar.

Megjithatė, njė ditė, tre shehlerėt e Horasanit, Irakut dhe Egjiptit u nisėn nė Dargah* tė shoqėruar nga tre mushkarė analfabetė. Udhėtimi i tyre drejt Mekės, ku kishin shkuar pėr pelegrinazh, ishte prishur nga vulgariteti dhe hokat e atyre mushkarėve. Me tė mbėrritur nė Dargah, u ndjenė tė lumtur qė u ēliruan nga prania e shokėve tė tyre tė udhės, por edhe se do tė takoheshin me shehun e madh.

Nė kundėrshtim me rregullat e vendosura, shehu shkoi drejt tyre. Asnjė shenjė nuk u kėmbye mes tij dhe mushkarėve. Prapėseprapė, mė vonė, asaj nate, teksa po ktheheshin nė banesat e tyre, tre shehlerėt veguan rastėsisht Abdul-Kaderin qė po u uronte natėn e mirė tre mushkarėve. Teksa ata po largoheshin tėrė respekt nga dhoma e tij, Abdul-Kaderi ia puthi duart secilit. Shehlerėt mbetėn tė shastisur, dhe kėsisoj e kuptuan se ata tre mushkarė ishin dervishė-shehlerė tė fshehtė. I ndoqėn pas mushkarėt me qėllim qė tė hapnin bisedė me ta, por i pari i mushkarėve u tha thjesht:

-Kthehuni tek lutjet dhe murmuritjet tuaja, o shehlerė, tek sufizmi juaj dhe tek kėrkimi juaj i sė vėrtetės, qė na kanė helmatisur kaq shumė pėrgjatė atyre tridhjetė e gjashtė ditėve udhėtim! Ne jemi thjesht mushkarė dhe nuk duam asgjė prej kėtyre gjėrave.

Ja, ky ėshtė ndryshimi mes Sufijve tė fshehtė dhe atyre dukshėm.

* Oborr

Jewish Encyclopedia dhe ekspertėt e mistikės hasidike, si Martin Buber, kanė nxjerrė nė pah afėrsinė mes shkollės hasidike dhe asaj tė sufive spanjollė, pėrsa i takon si kronologjisė ashtu edhe metodės sė tė mėsuarit. Kjo rrėfenjė, e cila i autorėsohet Sufiut Abdul-Kader Xhilan (1077-1166), nganjėherė i mvishet edhe Hasi Rabbi Elimelekut (qė pati vdekur mė 1809). Abdul-Kaderi, ashtu si dhe Elimeleku, mbiquhej ‘Mbret’ dhe pati themeluar Urdhėrin e Dervishėve Kaderi.


Tre peshqit

Na ishin njėherė tre peshq qė jetonin nė njė moēal: njėri ishte i zgjuar, tjetri ishte gjysmė i zgjuar, ndėrsa i treti ishte budalla. Jeta e tyre ishte si jeta e tėrė peshqve tė kėsaj bote, derisa njė ditė ia behua…njė njeri.

Njeriu kishte me vete njė rrjetė, gjė tė cilėn peshku i zgjuar e shquajti qė pėrmes ujit. Duke futur nė punė pėrvojėn, rrėfenjat qė kishte dėgjuar dhe zgjuarsinė e tij, peshku vendosi tė hidhej nė veprim.

“Meqė vendet pėr tė fshehur nė kėtė moēal janė shumė tė pakta, do tė shtihem sikur kam vdekur”, tha me vete. Duke i mbledhur tė gjitha forcat, vrulloi jashtė ujit dhe ra mu te kėmbėt e peshkatarit, i cili mbeti shumė i habitur. Megjithatė, duke parė se peshku nuk merrte frymė, njeriu mendoi se ai ishte i vdekur dhe e hodhi sėrish nė ujė. Atėherė peshku ynė e la veten tė rrėshqiste deri nė fund tė ujit, ku u fsheh nė njė guvė tė vogėl nėn rrjedhė.

Peshku i dytė, ai qė ishte gjysmė i zgjuar, nuk e kuptoi mirė atė qė ndodhi. Shkoi tek peshku i zgjuar dhe i kėrkoi sqarime.

-Ėshtė e thjeshtė,- tha peshku i zgjuar, -unė bėra kinse kisha vdekur e, kėsisoj, ai mė hodhi sėrish nė ujė.

Ēilembyll sytė, peshku gjysmė i zgjuar vrulloi jashtė ujit dhe ra tek kėmbėt e peshkatarit.

“E ēuditshme”, mendoi peshkatari, “tėrė kėta peshq qė kėrcejnė pėrjashta, gjithandej!”. Por peshku gjysmė i zgjuar kishte harruar tė mos merrte frymė, e kėsisoj, peshkatari, duke vėnė re se ai ishte gjallė, e kapi dhe e hodhi nė kovėn e tij. Mandej nisi tė hulumtonte sipėrfaqen e ujit, por dukuria e atyre peshqve qė vrullonin nė breg, te kėmbėt e tij, e kishte hutuar nė njė farė mėnyre, aq sa harroi tė mbyllte kovėn. Kur peshku gjysmė i zgjuar e vuri re kėtė, me mundim tė madh ia doli mbanė tė hidhej pėrjashta e, duke bėrė kėrcime tė vockla, mundi tė futej sėrish nė moēal. Mbėrriti tek peshku i parė dhe, duke marrė frymė me zor, u fsheh pranė tij.

Tashti, peshku i tretė, ai Budallai, natyrisht qė nuk ishte nė gjendje tė nxirrte mėsime nga ndodhitė, edhe pse i dėgjoi rrėfimet e dy peshqve tė tjerė. Atėherė, ata rishqyrtuan ēdo hollėsi sė bashku me tė, duke theksuar si gjė tė rėndėsishme faktin se ai nuk duhej tė merrte frymė, por tė hiqej kinse kishte vdekur.

-Shumė falemnderit, tashti e kuptova!; tha peshku budalla, e nė kėto fjalė e sipėr vrulloi jashtė ujit duke rėnė nė tokė, pikėrisht te kėmbėt e peshkatarit. Por, peshkatari, i cili kishte humbur tashmė dy peshq, e futi me njėherė nė kovė pa dashur t’ia dinte fare nėse merrte frymė apo jo. Mandej hodhi sėrish rrjetėn nė moēal, por dy peshqit e parė ishin tashmė tė sigurtė nė guvėn poshtė rrjedhės. E kėsaj radhe, kova e tij ishte e mbyllur pėrsėmbari.

Peshkatari, mė nė fund hoqi dorė. Hapi kovėn, vuri re se peshku budalla nuk po merrte frymė, e ēoi nė shtėpi dhe ia hodhi maēokut.

Thuhet se Huseini, nipi i profetit Muhamed, ia pati pėrcjellė kėtė rrėfenjė-mėsim Khwajagan-ėve (‘Mjeshtrave’), tė cilėt nė shekullin XIV morėn emrin Nakshibandi. Nganjėherė, rrėfenja zhvillohet nė njė ‘botė’ tė quajtur Karatas, Peshku i Gurit tė Zi. Versioni qė paraqitėm kėtu, ėshtė i Abdal (‘i transformuari’) Afifit, i cili e pati marrė nga shehu Muhammed Asgar, qė vdiq mė 1813. Varri i tij gjendet nė Delhi.


Tri tė vėrtetat

Sufijtė quhen ‘kėrkues tė sė vėrtetės’, dhe kjo e Vėrtetė ėshtė njohja e realitetit objektiv. Njė tiran lakmiqar dhe i paditur- njėfarė Rodrigu, sundimtar i madh i Mursisė- njė ditė vendosi ta shtinte nė dorė kėtė tė vėrtetė. Ai vendosi se, e vėrteta ishte diēka qė Ornar El-Alazi i Tarragonės do tė ishte i detyruar t’ia zbulonte.

Kėsisoj Ornari u arrestua dhe u ēua nė burg.

-Tė vėrtetat qė ti di, dua tė mė zbulohen pėrmes fjalėsh qė unė mund t’i kuptoj, pėrndryshe do ta paguash me jetėn tėnde.- shpalli Rodrigu.

Ornari u pėrgjigj:

-Do tė doja tė dija nėse nė kėtė Oborr kalorėsiak mbahet parasysh zakoni universal simbas tė cilit, njė person nė gjendje arresti qė thotė tė vėrtetėn duke iu pėrgjigjur njė pyetjeje, duhet tė lirohet, nėse kjo e vėrtetė nuk e fajėson.

-Po, kėshtu ėshtė.- u pėrgjigj sundimtari.

-Kėrkoj nga tė gjithė tė pranishmėt, qė tė jenė dėshmitarė mbi nderin e zotėrisė sonė-, tha Ornari. -E tashti, po ju zbuloj jo njė, por tri tė vėrteta.

-Do tė na duhet edhe t’i kontrollojmė ato ēfarė ti do na paraqesėsh si tė vėrteta, qė tė sigurohemi se janė tamam tė tilla-, shtoi Rodrigu, -pra, do tė tė duhet tė na i shpjegosh.

-Njė zotėrie si ju-, tha Ornari, -tė cilit mund t’i zbulojmė jo njė, por plot tri tė vėrteta, mund t’i zbulojmė po ashtu tė vėrteta qė nė vetvete janė nė prova.

Rodrigu u pėrkėdhel shumė nga ky kompliment.

-E vėrteta e parė-, tha Sufiu, -ėshtė kjo: unė jam ai qė e quajnė Sufiu Ornar, nga Tarragona. E dyta ėshtė se keni pranuar tė mė lironi nėse ju them tė vėrtetėn. E treta ėshtė se, dėshironi ta njihni kėtė tė vėrtetė qė lidhet me konceptin qė keni.

Efekti i shkaktuar nga kėto fjalė ishte i tillė, sa tirani u detyrua t’ia rikthente lirinė dervishit.

Kjo rrėfenjė shėrben si hyrje nė legjendat gojore tė dervishėve, tė pėrmbledhura simbas traditės, nga El-Mutanabbi. Simbas rrėfyesve, ai urdhėroi qė kėto legjenda tė mos kopjoheshin para se tė mbusheshin njėmijė vjet. El-Mutanabbi, i cili ishte njė nga poetėt mė tė mėdhenj arabė, vdiq njėmijė vjet mė parė. Njė nga karakteristikat e kėsaj pėrmbledhjeje ėshtė se rishikohen pareshtur, duke u rrėfyer vazhdimisht nė funksion tė ‘kohėve qė ndryshojnė”.

Mblodhi dhe pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:17

Urtia e Nastradinit

Filozofėt, arsyetuesit e juristėt u thirrėn nė gjyq pėr tė marrė nė pyetje Nastradinin. Ishte ēėshtje shumė serioze, sepse ai kishte bėrė namin duke gjezdisur fshat mė fshat me ulurima: “Kėta, gjoja tė menēurit, janė debila, tė hallakatur e rrėmujaxhinj!”. E akuzuan se po hidhte nė erė sigurinė e shtetit.

Mund tė flasėsh i pari! – i tha mbreti.

Mė sillni letėr e laps! – tha Nastradini. Ia sollėn.

Jepuni edhe nga njė secilit prej atyre shtatė dijetarėve! – Ua shpėrndanė mė tė shquarve.

Thuajuni tė shkruajnė secili pėrgjigjen e kėsaj pyetjes sime tani: Ēfarė ėshtė buka?

Mbaroi ajo punė dhe u lexuan pėrgjigjet nga mbreti nė sy tė tė gjithėve:

Buka ėshtė ushqim – i pari.

Buka ėshtė ujė e brumė – i dyti.

Dhuratė e Zotit – i treti.

Brumė i pjekur – i katėrti.

Varet nga ē’quan ti bukė – i pesti.

Lėndė ushqyese – i gjashti.

Askush s’e di vėrtet – i shtati.

“Kur ta ndajnė mendjen kėta se ē’ėshtė buka,” tha Nastradini, “atėherė janė gati tė vendosin pėr tė tjera gjėra!”

Pėrshembull, nėse unė kam tė drejtė ose jo. A kanė drejtė tė vendosin kėta lloj njerėzish? Ore, ėshtė e ēuditshme, apo mė duket mua, qė kėta nuk merren vesh edhe pėr gjėnė qė hanė pėrditė? Kėta na qenkat vendimtarėt, ndėrsa unė heretiku!

Ja tė dashur, kjo ėshtė gjendja e tė ashtuquajturve filozofėve, teologėve, juristėve tuaj: tė shkolluarit tuaj. Janė papagallė. Nuk njohin as veten e tyre, jo mė tė tjerėt. Pffff…






Edhe nja dy tjera se i kam fiksim:

“Si ėshtė puna: Ti mė thua se ke 5 vjet eksperiencė, kur nuk ke punuar asnjė ditė? – i thotė punėdhėnėsi Nastradinit. “Epo, a nuk nxorre njoftimin pėr njė njeri me imagjinatė ti?”

“Ooo, Nastradin, tė trashėgohesh! Mora vesh se je fejuar me njėrėn nga ato binjaket e lezeēme!” – e uron xhaxhai.

Rrofsh! – ia kthen nipi.

Ore, po si ia del t’i ndash kush ėshtė jotja?

Ehu, nuk i ndaj hiē! – i’u pėrgjigj Nastradini.

***

Gjykatėsi filloi tė pyeste dėshmitarin Nastradin:

E njėh kėtė njeri?

Pse duhet ta njoh?

Tė ka marrė para borxh?

Pse duhej ta bėnte?

I bezdisur, gjykatėsi i’u kthye Nastradinit: Pse u pėrgjigjesh pyetjeve me pyetje ti?

E pse jo?

***

Nastradini ishte nė piknik me gjithė familjen. E shoqja po qėndronte rrėzė njė shkėmbi tė lartė, duke admiruar pamjen e bukur poshtė. I biri i’u afrua e i tha: Babi tha qė ėshtė me rrezik aty. Ose bėj ca hapa mbrapa ose na jep sanduiēėt.

Berberi pyeti Nastradini si i kishin rėnė flokėt.

Stresi – i’a ktheu.

Pėr ēfarė stresohesh ti ore? – prapė berberi.

Se po lė leshtė! – i’u pėrgjigj Nastradini.

***

Sa i mėrzitur qė dukesh! – i thotė njė shok Nastradinit.

Epo, besoj tė kujtohet tezja ime qė sapo vdiq. Unė e shtrova nė ēmendinė qė para 5 vjetėsh. Kur vdiq ma la mua tėrė pasurinė e saj. Tani mė duhet tė provoj qė mbushte mirė kur bėri testamentin, para 6 javėsh.

***

Meshtari po uronte Nastradinin pėr 40 vjetorin e martesės: “Duhet shumė durim, tolerancė, e mirėkuptim tė jetosh 40 vjet me tė njėjtėn grua!”

“Faleminderit – i tha Nastradini. Por ajo nuk ėsht e njėjta grua qė ishte 40 vjet mė parė.”

***

Nastradini, i sėmurė mendor nė psikiatri, po i thoshte drejtorit tė sapoemėruar: “Ne tė gjithė tė kemi qejf ty, shumė mė tepėr se drejtorin qė iku!”

Atij i’u bė qejfi shumė dhe e pyeti pse.

Epo, nė fakt ti ngjan mė shumė si nga ana jonė! – i’a ktheu Nastradini.

***

“E pse i dashke letrat e vjetra tė dashurisė? - e pyeti ish e dashura Nastradinin. Unazėn ta ktheva. Apo ke frikė se mos tė denoncoj, apo tė bėj shantazh!

“Jo, moj, jo! i pagova njė shoku 20 dollarė tė m’i shkruante dhe mbase i pėrdor pėrsėri.”

OSHO
Pėrktheu Arben Orhani
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:19

Tre unazat me xhevahirė

Na ishte njėherė njė njeri i urtė dhe shumė i pasur, qė kishte njė djalė.

-Biri im,- i tha, -Merre kėtė unazė tė ngallmuar me gurė tė ēmuar. Ruaje si provė tė trashėgimisė sime dhe, pėrcillua breznive tė ardhshme. Ėshtė fjala pėr njė unazė me vlerė dhe bukuri tė madhe, por zotėron edhe fuqinė pėr tė hapur njė lloj porte qė ka shumė pasuri.

Disa vjet mė vonė, urtakut i lindi edhe njė djalė tjetėr. Kur djali arriti nė njėfarė moshe, i dhuroi edhe atij njė unazė, me tė njejtat udhėzime.

E njejta gjė u pėrsėrit me birin e tij tė tretė e tė fundit. Plaku vdiq, e kur bijtė e tij ishin tashmė tė rritur filluan tė hahen mes tyre nė lidhje me pėrparėsitė dhe vetitė qė kishte unaza e secilit. Askush nuk mund tė thoshte me saktėsi se cila nga tre unazat ishte mė e ēmuar.

Secili prej atyre kishte mbėshtetėsit e vet, tė cilėt shpallnin me zė tė lartė se unaza e tij ishte mė sipėrore se tė tjerat nė vlerė dhe bukuri.

Megjithatė, ēuditėrisht, “porta e pasurive” mbetej e mbyllur, si pėr mbajtėsit e ēelėsave, ashtu edhe pėr pėrkrahėsit e tyre mė tė ngushtė. Tė gjithė ishin tepėr tė zėnė me ēėshtjen e pėrparėsisė, tė zotėrimit tė unazės, tė vlerės e tė pamjes sė saj. Ishin tė pakėt ata qė kėrkuan portėn e “thesarit tė Urtakut Plak”.

Unazat kishin edhe njė aftėsi magjike. Edhe pse ishin ēelėsa, nuk ishte e nevojshme t’i pėrdorje drejtpėrdrejt pėr tė hapur portėn e thesarit: mjaftonte t’i vėshtroje pa arsyetuar, ose pa u lidhur nė tepri me ndonjerėn nga cilėsitė e tyre.

Kėsisoj, ata qė i kishin vėshtruar nė kėtė mėnyre mund tė thonin se ku gjėndej dhoma e thesarit, dhe ishin nė gjendje ta hapnin thjesht duke riprodhuar pėrvijimet e unazės. Ato thesare kishin njė tjetėr veēori: ishin tė pashterrshme.

Ndėrkohė, ithtarėt e secilės nga tri unazat, pėrsėrisnin me ngjyrime tė ndryshme atė qė paraardhėsit e tyre kishin thėnė nė lidhje me vlerat e unazės.

Anėtarėt e bashkėsisė sė parė besonin se e kishin gjetur thesarin.

Ata tė bashkėsisė sė dyte mendonin se ishte fjala pėr njė alegori.

Pjestarėt e bashkėsisė sė tretė e shtynin mundėsinė e hapjes sė portės nė njė ardhmėri tė largėt, tė pėrfytyruar vagėllimthi.

Kjo rrėfenjė, qė disa hamendėsojnė se bėn fjalė pėr tre religjione- hebraike, tė krishterė dhe islamike-, gjendet edhe tek Gesta Romanorum dhe Dekameroni i Boccaccio-s, por nė forma paksa tė ndryshme. Thuhet se versioni i paraqitur kėtu, i autorėsohet njėrit prej mjeshtrave sufi, Suhrawardi-t, si pėrgjigje e njė pyetjeje mbi meritat pėrkatėse tė religjioneve tė ndryshme.


Tri kėshilla

Njė ditė, njė njeri kapi njė zog. Zogu i tha:

-Ti nuk mund tė nxjerrėsh ndonjė dobi prej meje, pėrsa kohė qė jam i burgosur. Mė liro, e do tė tė jap tri kėshilla tė ēmueshme.

Zogu premtoi se do t’ia jepte kėshillėn e parė teksa ende ishte nė dorėn e njeriut, tė dytėn kur tė kish hipur nė degėn e njė peme, ndėrsa tė tretėn me tė mbėrritur nė majėn e njė mali. Njeriu pranoi dhe e nxiti tė thoshte kėshillėn e parė.

-Nėse humbet diēka-, tha zogu, -edhe nėse e ēmon sa jetėn tėnde, mos e vajto.

Njeriu e lėshoi zogun dhe ky u ngjit nė degėn e njė peme.

-Mos kėrko kurrė gjėra qė bien nė kundėrshtim me gjykimin e shėndoshė, pa kėrkuar mė parė prova.- tha zogu duke i dhuruar kėshtu kėshillėn e dytė.

Mandej zogu fluturoi nė majė tė malit, prej nga thėrriti:

-Oh, fatziu ti! Kurmi im mban pėrbrenda dy rubinė gjigandė. Sikur tė mė kishe vrarė, tashmė ata do tė ishin tė tutė!

Burrin zu ta torturonte mendimi i asaj qė kish humbur dhe i kėrkoi zogut qė ai t’i jepte kėshillėn e tretė!.

-Je me tė vėrtetė idiot!-, u pėrgjigj zogu. -vazhdon tė rrish aty duke mė kėrkuar kėshilla, kur nuk i ke shqyrtuar as edhe pėr njė ēast dy kėshillat e para! Tė thashė qė tė mos e mundosh veten pėr humbjen e diēkaje e tė mos u besosh gjėrave qė bien nė kundėrshtim me gjykimin e shėndoshė. Dhe ėshtė pikėrisht kjo, ajo qė je duke bėrė nė kėtė ēast! E ke lėnė veten tė besosh nė ca absurditete qesharake dhe po torturohesh qė ke humbur diēka! Po a nuk e shikon se jam shumė i vogėl pėr tė patur nė bark dy rubinė gjigandė? Je vėrtetė budalla! Pėr kėtė arsye, do vazhdosh tė mbetesh rob i kufizimeve tė zakonshme tė taksura pėr ēdo njeri.

Nė disa qarqe dervishėsh kjo rrėfenjė quhet shumė e rėndėsishme, sepse ‘ndjeshmėron’ mėndjen e nxėnėsit, duke e pėrgatitur kėsisoj qė tė mos provokohet prej rrugėve tė zakonshme. Kjo rrėfenjė, qė Sufijtė e pėrdorin vazhdimisht, gjendet edhe Mathnawi-nė e Rumit dhe nė Librin hyjnor tė Attar, i cili ishte njėri nga mjeshtrat e tij. Tė dy jetuan nė shekullin XIII.



Tre dervishėt

Na ishin njė herė tre dervishė, qė quheshin Yak, Do e Se, e qė vini pėrkatėsisht nga Veriu, Perėndimi dhe Jugu. Kishin njė gjė tė pėrbashkėt: ishin qė tė tre nė gjurmim tė sė Vėrtetės sė Thellė dhe kėrkonin njė Udhė.

I pari, Yak-Babai, ulej pėr tė medituar dhe rrinte ashtu derisa e kapte dhimbja e kokės. I dyti, Do-Aga, rrinte picingul me kryet pėrtokė, derisa kėmbėt fillonin t’i dhimbnin. Kurse i treti, Se-Kalandar, lexonte libra derisa hunda i pikonte gjak.

Mė nė fund vendosėn t’i bashkojnė pėrpjekjet e tyre: u tėrhoqėn nė njė vend tė skajuar dhe nisėn t’i realizojnė njėkohshėm ushtrimet e tyre, duke shpresuar tė pėrqėndrojnė sasinė e duhur tė pėrpjekjeve me qėllim qė tė nxisnin vegimin e sė Vėrtetės, tė cilėn e quanin e Vėrteta e Thellė.

Kėmbėngulėn kėsisoj pėr dyzet ditė e dyzet netė. Mė nė fund, nė njė shtjellė tė bardhė tymi, qė dukej sikur grafullonte prej toke, vegoi koka e fisme e njė plaku.

-Mos vallė je Hizri, udhėrrėfyesi misterioz i njerėzve?-, pyeti i pari.

-Jo, bėhet fjalė pėr Kutub, Polin e Universit-, tha i dyti. -Jam i bindur se ėshtė njėri nga Abdal-ėt,’tė transformuarit’-, tha i treti.

-Nuk jam asnjėri prej tyre-, ulėriu vegimi, -por jam ai qė ju besoni se jam. Tashti, a nuk dėshironi tė tre tė njejtėn gjė, atė qė quhet e Vėrtetė e Thellė?

-Po, mjeshtėr-, u pėrgjigjėn ata njėzėri.

-Nuk e keni dėgjuar kurrė thėnien: ‘Ekzistojnė po aq udhė sa dhe zemra njerėzore?’-, pyeti plaku i fisėm. -Megjithatė, ja cilat janė udhėt tuaja: dervishi i parė do tė udhėtojė nė vendin e idiotėve; dervishi i dytė do tė duhet tė zbulojė Pasqyrėn Magjike; dervishi i tretė do t’i kėrkojė ndihmė Xhinit tė Shtjellės.

Me tė thėnė kėto, vegimi u vdar.

Tre dervishėt nisėn menjėherė tė debatojnė, jo thjesht pse do tė kishin dashur tė dinin diēka mė tepėr para se tė pėrudheshin, por edhe sepse, pavarėsisht se do tė ndiqnin udhė tė ndryshme, secili besonte prapėseprapė se egzistonte vetem njė udhė: e vetja, natyrisht.

Por, tashti, asnjėri prej tė treve nuk qe i sigurtė se udha e tij do tė ishte mjaftueshmėrisht e efektshme, sadoqė kishte ndihmuar nė shfaqjen e vegimit, tė cilit nuk ia dinin ende emrin.

Yak-Babai ishte i pari qė e la skutėn e tij dhe, nė vend qė vepronte si pėrherė, pra t’i pyeste tė tjerėt se ku mund ta gjente njė njeri tė dijes aty rrotull, ai i pyeste ata qė takonte udhės nėse e dinin se ku binte vendi i idiotėve. Mbas shumė muajsh, dikush ia tregoi dhe ai u drejtua pėr atje. Kur hyri nė atė fshat, pa njė grua qė po mbartte njė derė mbi kurriz.

-Grua, pėrse po e bėn kėtė?”- e pyeti

-Sepse sot nė mėngjes, pėrpara se tė shkonte nė punė, burri im tha: ‘Grua, shtėpia jonė ka brėnda gjėra me vlerė! Askush s’duhet ta kapėrcejė kėtė derė!’. Kėsisoj, kur dola, e mora me vete, me qėllim qė askush tė mund tė kalojė nė tė. E tashti, tė lutem, lermė tė kaloj’.

-A dėshiron tė tė them se ēfarė do tė ta mundėsonte ēlirimin nga nevoja pėr ta mbajtur kėtė derė mbi kurriz?-, pyti dervishi Yak-Baba.

-Sigurisht qė jo!-, u pėrgjigj gruaja. -E vetmja gjė qė mund tė bėje pėr tė mė ndihmuar, ėshtė tė mė thuash se nė ē’mėnyrė mund ta lehtėsoj peshėn e derės.

-Kėtė nuk mund ta bėj-, tha dervishi. Kėsisoj u ndanė.

Pak mė tutje pa njė grup njerėzish. U afrua dhe vuri re se ata po dridheshin nga frika pėrballė njė shalqini gjigan qė ishte rritur nė arėn pranė.

-Nuk kemi parė njė gjė tė tillė kurrė deri mė sot nė jetėn tonė-, i thanė; -me siguri do tė rritet edhe mė, e mandej do tė na vrasė tė gjithėve. Kemi frikė ta prekim…

-Doni t’ju jap ndonjė shpjegim nė lidhje me kėtė?

-Mos u trego idiot! Vrite, dhe ne do tė tė shpėrblejmė, por s’duam tė dijmė asgjė nė lidhje me tė!

Atėherė dervishi nxori thikėn, iu afrua shalqinit, preu njė rriskė dhe nisi ta hante.

Tė pranishmit lėshuan njė britmė llahtari e i dhanė njė grusht florinj. Teksa po largoheshin i thanė:

-Mos u kthe mė, I nderuar Shfarosės Pėrbindėshash. Mos u kthe mė kėtu pėr tė na vrarė nė tė njejtėn mėnyrė edhe ne!

E kėshtu, pak e nga pak ai mėsoi se, pėr tė mbijetuar nė fshatin e idiotėve, duhej tė ishte i aftė tė mendonte e tė fliste si njė idiot. Mbas ca vitesh, ai arriti t’i sillte disa idiotė nė gjendje tė arsyeshme, e njė ditė prej ditėsh e mori shpėrblimin e tij: Dijen e Thellė. Megjithatė, dhe pse nė vendin e idiotėve ai trajtohej si shenjt, banorėt e sjellin ndėrmend si Njeriu qė Shqeu Pėrbindėshin e Gjelbėr dhe ia Piu gjakun. U pėrpoqėn ta imitojnė pėr tė mbėrritur Dijen e Thellė, por nuk ia dolėn mbanė kurrė.

Ndėrkohė, Do-Agai, dervishi i dytė, po udhėtonte nė kėrkim tė Dijes sė Thellė. Nė vend qė tė pyeste, ngado qė shkonte, se cilėt ishin tė urtėt e vendit, ose ushtrimet a pozicionet e reja, pyeste thjesht nėse ndokush kish dėgjuar tė flitej pėr Pasqyrėn Magjike. Shumė pėrgjigje e shmangėn drejt pistash tė gabuara, por mė nė fund ai e kuptoi ku mund tė gjendej ajo pasqyrė: gjendej nė njė pus, varur nė njė fill tė hollė sa njė qime floku. Pasqyra vetė nuk ishte veēse njė fragment, sepse pėrbėhej nga mendimet e tė gjithė njerėzve dhe nuk kishte mendime tė mjaftueshme pėr tė pėrbėrė tėrė pasqyrėn.

Kur e mposhti demonin qė e ruante, Do-Agai vėshtroi nė pasqyrė dhe kėrkoi Dijen e Thellė, duke e marrė nė ēast. U vendos nė atė vend ku dha mėsime nė mėnyrė fatlume pėr vite tė tėra. Nxėnėsit e tij, gjithsesi, nuk ia dolėn tė tė arrijnė tė njejtėn shkallė pėrqėndrimi tė nevojshme pėr ta pėrtėritur rregullisht pasqyrėn, e cila mbas ca kohėsh u vdar krejtėsisht. Megjithatė, ende sot ka njerėz qė vėshtrohen nėpėr pasqyra, duke besuar se bėhet fjalė pėr Pasqyrėn Magjike tė dervishit Do-Aga.

Sa i takon dervishit tė tretė, Se-Kalandar, ai e kėrkoi kahmos Xhinin e Shtjellės. Ky Xhin njihej edhe me shumė emra tė tjerė, gjė qė Kalandar nuk e dinte, kėshtuqė u gjend shpesh nė gjurmėt e Xhinit duke e humbur gjithnjė pėr pak, prejse nė disa vende nuk quhej Xhin, ndėrsa nė disa tė tjera nuk lidhej me ndonjė shtjellė.

Mė nė fund, mbas shumė vitesh, njė ditė hyri nė njė fshat dhe i pyeti banorėt:

-A ka dėgjuar ndokush prej jush tė flitet pėr Xhinin e Shtjellės?

-Nuk kam dėgjuar kurrė tė flitet pėr ndonjė Xhin-, tha dikush, -por ky fshat quhet Shtjellė.

Kalandari u lėshua pėrtokė duke thėrritur:

-Nuk do tė largohem nga ky vend derisa tė mė shfaqet Xhini i Shtjellės.

Xhini, qė ishte fshehur nėpėr rrethina, iu afrua dervishit duke vorbulluar dhe i tha:

-Dervish, ne nuk na pėlqen qė tė huajt t’i afrohen fshatit tonė. Ja pėrse erdha deri tek ti. Ēfarė kėrkon?

-Kėrkoj Dijen e Thellė, sepse kohė mė parė mė ėshtė thėnė se ti do mund tė m’i jepje mjetet pėr ta mbėrritur atė.

-Ėshtė e vėrtetė, mund ta bėj-, tha Xhini. -Ke kaluar shumė prova. Gjithė ēfarė tė mbetet pėr tė bėrė, ėshtė tė pėrsėrisėsh njė lloj formule, tė kėndosh njė lloj kėnge, tė kryesh njė lloj veprimi e tė shmangėsh kryerjen e njė tjetri. Vetėm atėherė do mund ta mbėrrish Dijen Parėsore.

Dervishi falenderoi Xhinin dhe filloi tė vinte nė realitet programin qė i caktoi ai. Kaluan muaj e vite, derisa arriti t’i zbatonte ushtrimet dhe t’i kėndonte lutjet nė mėnyrėn e duhur. Njerėzit shkonin tek ai, e vėzhgonin dhe pėrpiqeshin ta imitonin, aq i madh ishte zelli dhe nami i tij prej njeriu tė devotshėm. Mė nė fund, dervishi e arriti Dijen e Thellė. La pas vetes njė grup njerėzish tė devotshėm, tė cilėt i pėrjetėsuan metodat e tij. Natyrisht, nuk e mbėrritėn kurrė Dijen e Thellė, prejse ata kishin filluar aty ku cikli i mėsimeve tė dervishit kishte pėrfunduar.

E tashti, sa herė qė nxėnėsit e kėtyre tre dervishėve takohen, dėgjohet gjithmonė dikush qė thotė:

-E shihni kėtė pasqyrė? Vėshtrojeni gjatė dhe do t’ia dilni ta mbėrrini Dijen e Thellė.

-Flijoni njė shalqi-, pėrgjigjet njė tjetėr, -dhe do tė ndihmoheni ashtu siē qe ndihmuar dervishi Yak-Baba.

-Ėshtė absurde-, ndėrhyn pėrherė njė i tretė. -Nuk ekziston ndonjė udhė tjetėr pėrveē asaj qė lidhet me mėsimin kėmbėngulės, me praktikimin e disa pozicioneve, me pėrkushtimin ndaj lutjes dhe me bamirėsinė.

Kur e patėn mbėrritur me tė vėrtetė Dijen e Thellė, tre dervishėt zbuluan njėkohėsisht edhe pafuqinė pėr tė ndihmuar nxėnėsit qė kishin lėnė pas vetes, krejt si njeriu i rrėmbyer nga batica, i cili sheh nė breg dikė qė e ndjek leopardi, dhe nuk ka mundėsi ta ndihmojė.

Rrėfenja e aventurave tė kėtyre tre njerėzve (emrat e tė cilėve do tė thonė pėrkatėsisht ‘njė’, ‘dy’ dhe ‘tre’) interpretohet ndonjėherė si njė satirė ndaj religjioneve konvencionale. Ky tekst ėshtė version i rrėfenjės sė famshme “Ajo qė i ndodhi tė treve”, e cila i autorėsohet mjeshtrit sufi Murad Shami, prijės i Muradėve, qė vdiq nė vitin 1719. Dervishėt qė tregojnė kėtė rrėfenjė, pohojnė se nė pikėpamjen praktike, ajo fsheh njė mesazh tė imtė shumė mė tė rėndėsishėm sesa domethėnia e dukshme.

Mblodhi dhe pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:21

Sulltani nė mėrgim

Rrėfehet se dikur, njė sulltan i Egjiptit thėrriti njė kuvend njerėzish tė ditur e, siē ndodh rėndom, lindi shumė shpejt njė mosmarrėveshje. Objekti i debatit ishte Udhėtimi Nator i Profetit Muhamed: thuhet, nė tė vėrtetė, se nė kėtė rast, Profeti qe mbartur prej shtratit tė tij deri nė sferat e larta qiellore. Nė atė shtresė kohore ai pa parajsėn dhe, foli me Zotin nėntėdhjetė mijė herė dhe pėrjetoi shumė e shumė pėrvoja tė tjera, pėrpara se tė rikthehej nė dhomėn e tij, nė shtratin ende tė ngrohtė. Njė kanė me ujė, e sapopėrmbysur nė ēastin kur ai qe lėshuar nė fluturim, nuk ishte derdhur ende plotėsisht kur Profeti u rikthye nė shtratin e tij.

Disa ngulmonin se kjo ishte e mundur, mjaft qė tė pranojmė ekzistencėn e njė mėnyre tjetėr pėr tė matur kohėn. Por, Sulltani qe i mendimit se kjo gjė ishte e pamundur.

Kėsisoj, tė urtėt pohuan se asgjė nuk ishte e pamundur pėr plotfuqishmėrinė hyjnore, por mbreti nuk mbeti i kėnaqur. Lajmi i kėtij debati arriti deri tek shehu sufi Shahabudin, i cili u paraqit menjėherė nė oborrin mbretėror. Sulltani e priti mjeshtrin me pėrunjėsinė e duhur.

-Kam ndėrmend tė filloj parashtrimin e pikėpamjes sime pa humbur kohė- tha Shahabudini. -Dijeni qysh tani se tė dy interpretimet e Udhėtimit janė tė gabuara, e se ekzistojnė faktorė qė provojnė se, tradita mund tė shpjegohet pa patur nevojė t’u drejtohemi spekullimeve trashanike apo ‘arsyetimit’ injorant e tė shpėlarė.

Ajo sallė tubimi kishte katėr dritare.

Shehu urdhėroi qė tė hapej njera dhe sulltani vėshtroi pėrjashta. Nė malin pėrballė ai pa njė ushtri pushtuese, njė mizėri njerėzish qė po ia mėsynin kah pallati i tij, dhe u tremb nė mėnyrė tė tmerrshme.

-Mos u shqetėso, tė lutem, nuk ėshtė asgjė.- tha shehu.

Mbylli dritaren, mandej e hapi sėrish: jashtė nuk dukej asnjė frymė jete. Kur hapi dritaren e dytė, pa se qytetin e kishin pushtuar flakėt. Sulltani nisi tė ulėrinte nga llahtari.

-Mos u pikėllo, sulltan, nuk ėshtė asgjė.- tha shehu. Mbylli dritaren, mandej e hapi pėrsėri: nga tėrė ai flakadan nuk dukej as edhe njė gjurmė.

Atėherė hapi dritaren e tretė dhe shquajti njė masė pėrmbytėse uji qė po vėrsulej pallatit. Mandej, pėrsėri, vegimi u vdar.

Kur u hap dritarja e katėrt, nė vend tė shkretėtirės sė zakonshme, para syve tė tij u shfaq njė kopėsht parajsor e, si dhe herėt e tjera, pamja u davarit.

Mandej, shehu urdhėroi qė tė sillej njė legen me ujė dhe iu lut sulltanit qė ta kridhte kokėn brėnda pėr njė ēast. Sapo bėri siē i thanė, sulltani vuri re se gjėndej i vetėm nė njė breg tė shkretė, nė njė vend qė nuk e njihte fare. Duke qenė i bindur se kishte rėnė viktimė e magjisė sė pabesė tė bėrė nga shehu, atė e mbėrtheu njė tėrbim i madh dhe vendosi tė hakmerrej. Pak mė vonė takoi ca druvarė, tė cilėt e pyetėn se kush ishte.

Por, si t’ua shpjegonte se ēfarė i kishte ndodhur? Kėshtu, ai u tha se kishte mbijetuar prej njė anijeje tė mbytur. Ata i dhanė rroba dhe i treguan rrugėn qė duhej tė ndiqte pėr tė mbėrritur nė qytetin mė tė afėrt. Kur arriti nė qytet, njė farkėtar, i cili e pa tek vėrtitej pa ditur ku po shkonte, e pyeti se kush ishte.

-Jam njė tregtar qė i ėshtė mbytur anija, borxhli ndaj lėmoshės sė disa druvarėve, e qė tashmė gjendem trokė.- u pėrgjigj sulltani.

Njeriu i tha se nė atė vend ekzistonte njė zakon: ēdo i porsaardhur mund tė kėrkonte pėr bashkėshorte, tė parėn grua qė do tė shihte duke dalė nga banjot publike, dhe ajo do tė qe e detyruar tė pranonte. Sulltani u drejtua atėherė nga banjot dhe pa njė vajzė tė bukur qė po dilte. E pyeti nėse ishte e martuar, dhe ajo u pėrgjigj se po. Tė njejtėn pyetje ia bėri sė dytės, qė ishte e shėmtuar, e mandej edhe sė tretės. E katėrta, qė ishte me tė vėrtetė e hirshme, iu gjegj se nuk ishte e martuar, por qė e refuzonte gjithsesi, duke qenė se ia shpifte pamja e tij dhe veshjet e tij tė zhelosura. Krejt papritmas u shfaq njė njeri, i cili i tha:

-Mė kanė ngarkuar tė gjej kėtu njė njeri tė veshur me zhele. Tė lutem, eja pas meje!

Sulltani shkoi pas shėrbėtorit, i cili e shoqėroi tek njė sallė madhėshtore ku priti me orė tė tėra. Mė nė fund, u futėn brėnda katėr vajza tė bukura e tė reja me veshje tė mrekullueshme; pas tyre vinte njė e pestė, edhe mė e bukur se ato, tė cilėn sulltani e njohu se ishte vajza e katėrt qė kishte takuar para banjove publike.

Gruaja i uroi mirėseardhjen dhe i shpjegoi sesi kishte nxituar tė hynte nė shtėpi qė tė pėrgatitej pėr t’i bėrė pritjen e duhur, e se mėndjemadhėsia qė kish treguar, lidhej me zakonet e atij vendi, zakon tė cilin tė gjitha gratė duhej ta zbatonin kur kalonin nė rrugė.

Mandej u shtrua njė gosti e mrekullueshme, dhe sulltanit iu ofruan ca petka tė shkėlqyera, nėn ritmin e njė muzike delikate.

Sulltani jetoi katėr vjet me bashkėshorten e tij tė re- koha e shkapėrderdhjes sė trashėgimisė sė tij-. Atėherė, e shoqja i tha se tashmė ai duhej tė kujdesej pėr tė mbajtur veten dhe shtatė fėmijėt e tij.

Duke sjellė ndėrmend mikun e parė qė pati takuar kur hyri nė kėtė qytet, vendosi tė shkonte e ta takonte farkėtarin pėr t’i kėrkuar ndonjė kėshillė. Meqė nuk kishte as zanat e as pėrvojė, farkėtari e kėshilloi tė shkonte nė sheshin e tregut e tė ofronte shėrbimet e tij si hamall.

Megjithėse iu desh tė mbartte ngarkesa shumė tė rėnda, ditėn e parė ai fitoi vetėm njė tė dhjetėn e parave tė nevojshme pėr t’i siguruar ushqim familjes sė tij. Ditėn tjetėr, sulltani u kthye nė pikėn e saktė tė bregut ku kishte zbarkuar shtatė vjet mė parė, dhe vendosi tė thoshte lutjet e tij. Po bėhej gati tė merrte avdes kur, papritmas, nė mėnyrė tė pakuptueshme, e pa veten nė pallat, bashkė me legenin, pranė shehut dhe oborrtarėve.

-Shtatė vjet mėrgim, dreq!- ulėriti sulltani. Shtatė vjet, njė familje, dhe i detyruar tė punoja si hamall! Po a nuk i druhesh Zotit tė Plotfuqishėm, pėr atė qė mė bėre?

-Por ka kaluar vetėm njė ēast qėkurse e ke futur kokėn nė ujė.- u pėrgjigj mjeshtri sufi.

Oborrtarėt i pohuan fjalėt e sufiut. Sulltani nuk arrinte tė besonte asnjė fjalė nga ajo histori. Po bėhej gati tė jepte urdhėr pėr t’ia prerė kokėn shehut, kur ky, duke e ndjerė sė brendshmi atė qė do tė ndodhte, shfrytėzoi fuqinė e dhėnė nga Ilm El-Ghaibat, Shkenca e Mungesės: dhe ēilembyll sytė u zhvendos fizikisht nė Damask, vend qė ishte disa ditė larg pallatit.

Prej atij qyteti, ai i shkroi njė letėr mbretit: “Pėr ju kanė kaluar shtatė vjet, siē edhe e keni kuptuar tashmė, qė prej ēastit kur keni kredhur kokėn nė ujė. Kjo ndodh nėpėrmjet ushtrimit tė disa aftėsive dhe nuk ka ndonjė domethėnie tė veēantė, pėrveēse pėr tė ofruar njė dėshmi tė thjeshtė tė asaj qė mund tė ndodhė. A nuk ishte shtrati ende i ngrohtė dhe kana e derdhur pėrgjysmė, siē rrėfen tradita? Nuk ėshtė i rėndėsishėm fakti se kjo ka ndodhur vėrtetė apo jo. Gjithēka mund tė ndodhė. Ajo qė vėrtetė ka rėndėsime, megjithatė, ėshtė domethėnia e ngjarjes. Nė rastin tuaj, nuk kishte kurrfarė domethėnie. Nė rastin e Profetit, ngjarja kishte njė domethėnie”.

Ēdo ajet i Kuranit ka shtatė kuptime, secili prej tė cilėve lidhet me gjendjen e lexuesit apo dėgjuesit. Kjo rrėfenjė, si shumė rrėfenja tė tjera sufi, nėnvizon rėndėsinė e thėnies qė i autorėsohet profetit Muhamed: “I flisni secilit mbi bazėn e nivelit tė tij kuptimor”. Metoda sufi, simbas Ibrahim Khawwas, bazohet nė “rrėfimin e sė panjohurės duke pėrdorur terma qė njerėzit i quajnė ‘tė njohura’”. Ky version prejvjen nga dorėshkrimi i quajtur Hu-Nama (Libri i Hu), qė i pėrket pėrmbledhjes sė Nawab-it nga Sardhana. Daton nė vitin 1596.



Koha, vendi dhe personat

Dikur, shumė kohė mė parė, njė mbret thirri njė dervish nė oborrin e tij dhe i tha:

-Rruga dervishore, pėrmes njė vargani tė pashkėputur mjeshtrash qė e ka zanafillėn qysh nė ditėt e para tė pranisė sė njeriut pėrmbi tokė, gjithnjė ka pėrhapur dritėn qė ka pėrbėrė parimin dinamik tė vlerave, para sė cilės detyra ime prej monarku s’ėshtė mė tepėr se njė pasqyrė e zbehtė.

-E vėrtetė-, u pėrgjigj dervishi.

-Tashti-, vazhdoi mbreti,-meqė jam mjaft i ndriēuar pėr t’i

mėsuar faktet tė cilat sapo i parashtrova, e meqė jam i dėshiruar

dhe pres me padurim tė njoh tė vėrtetėn qė ti, nė dijen tėnde sipėrore mund tė ma bėsh tė kapshme, mėsomė!

-Ėshtė urdhėr apo kėrkesė?-, pyeti dervishi.

-Quaje si tė duash-, tha mbreti, -sepse, nėse funksionon si urdhėr, do tė mėsoj; nėse ėshtė mė e frytshme si kėrkesė, do tė mėsoj.

Dhe priti qė dervishi tė merrte fjalėn.

Kaluan disa minuta. Mė nė fund, duke dalė nga meditimi, dervishi ēoi kokėn dhe tha:

-Duhet tė prisni ‘ēastin e ndėrlidhjes’.

Mbreti ishte i ndėrdyshur: nė fund tė fundit, duke qenė se donte tė mėsonte, a nuk kishte tė drejtė ta merrte mėsimin, qė mund tė pėrbėhej prej gjestesh apo fjalėsh? Por dervishi u largua.

Qė nga ai ēast, dervishi u paraqit nė oborrin mbretėror ditė pėr ditė. Punėt e shtetit kryheshin rregullisht, mbretėria pėrjetonte ēaste hareje tė ndėrthurura me ēaste provash, kėshilltarėt i jepnin pa kursim kėshillat e tyre, rrota e qiellit vėrtitej…

“Dervishi vjen ditė pėr ditė”, mendonte mbreti sa herė qė e shihte atė figurė tė mbėshtjellė me loshnik tė arnuar, “e megjithatė ai nuk e pėrmend fare bisedėn tonė nė lidhje me mėsimin. Ėshtė e vėrtetė qė merr pjesė thuajse nė tė gjitha veprimtaritė e oborrit; flet, qesh, ha e edhe flė. Mos vallė po pret ndonjė shenjė?”.

Por, sadoqė mundohej, monarku nuk arrinte tė depėrtonte nė thellėsinė e atij misteri.

Mė nė fund, kur dallga e duhur e sė padukshmes u pėrplas nė bregun e sė mundshmes, nė oborrin mbretėror u hap njė bisedė, gjatė sė cilės dikush vėrejti:

-Daudi i Sahilit ėshtė kėngėtari mė i madh nė botė.

Mbreti, i cili pėrgjithėsisht ishte indiferent ndaj kėtyre lloj pohimeve, ndjeu njė dėshirė tė fortė pėr ta dėgjuar atė kėngėtar.

-Ēojini fjalė tė vijė kėtu!- urdhėroi ai.

Mjeshtri i ceremonive shkoi menjėherė nė shtėpinė e Daudit, i cili, si mbret i kėngėtarėve, u pėrgjigj thjesht:

-Mbreti juaj nuk i njeh fare kėrkesat qė ka kėnga. Nėse dėshiron tė mė shohė thjesht pėr tė soditur fytyrėn time, unė vij, por nėse dėshiron tė mė dėgjojė tė kėndoj, duhet tė presė, si gjithė tė tjerėt, qė unė tė jem nė humorin e duhur pėr tė ekzekutuar kėngėn time. Ėshtė aftėsia pėr tė mėsuar se kur duhet tė kėndoj e kur jo, ajo qė mė ka bėrė ky qė jam. Ēdo gomar qė e do ta njihte kėtė tė fshehtė, do mund tė ishte kėngėtar i madh.

Kur kėto fjalė mbėrritėn tek mbreti, ky filloi tė pėrpėlitej mes zemėrimit dhe dėshirės, dhe briti:

-A nuk ka ndonjė, kėtu, qė mund ta detyrojė atė njeri tė kėndojė pėr mua? Sepse, nė qoftė se ai kėndon vetėm kur ka dėshirė, unė, nga ana ime dua ta dėgjoj tashti qė nuk kam dėshirė.

Tamam nė kėtė ēast, dervishi bėri pėrpara.

-Pallua i kohės sonė-, i tha mbretit, -ejani me mua qė ta gjejmė atė kėngėtar.

Oborrtarėt cekėn me bėrryla njėri-tjetrin. Disa mendonin se dervishi kishte pėrpunuar njė plan strategjik dhe tashti ndjehej i sigurtė se do mund ta bėnte tė kėndonte Bilbilin e Sahilit. Nėse do t’i dilte mbanė, mbreti do ta shpėrblente me siguri. Gjithsesi, bėnin kujdes qė kėtė gjykim ta shprehnin me zė tė lartė, duke u trembur se mos thirreshin nė kėtė ēėshtje.

Mbreti e theu heshtjen dhe urdhėroi t’i sillnin njė rrobė tė vjetėr. Mbasi e veshi, shkoi mbas dervishit dhe tė dy u vunė pėr udhė.

Mbreti i veshur tebdil dhe prijėsi i tij, mbėrritėn shpejt tek shtėpia e kėngėtarit. Kur trokitėn nė derė, Daudi u pėrgjigj i acaruar:

-Sot nuk kėndoj! Largohuni dhe mė lini rehat!”.

Atėherė dervishi u ul pėrtokė dhe nisi tė kėndonte. Ia mori njė kėnge qė Daudit i pėlqente, dhe e kėndoi nga fillimi deri nė fund pa ndalur. Mbreti, i cili nuk ishte ndonjė njohės i madh i muzikės, u ndje thellėsisht i mallėngjyer nga ajo kėngė: zėri i ėmbėl i dervishit tėrhiqte tėrė vėmendjen e tij, sa nuk e kishte kuptuar se urtaku kishte kėnduar nė njė mėnyrė qėllimisht tė stonuar, qė kėsisoj tė zgjonte nė zemrėn e mbretit tė kėngėtarėve dėshirėn pėr ta korrigjuar.

-Tė lutem, tė lutem, kėndo pėrsėri-, iu lut mbreti, -sepse kurrė nuk kam dėgjuar njė melodi kaq tė ėmbėl…

Qe pikėrisht ky, ēasti kur Daudi filloi tė kėndonte. Qysh nė notat e para, dervishi dhe mbreti mbetėn si tė ngurosur, tė rrėmbyer nga tingujt qė gulfonin tė pėrkryera nga fyti i Bilbilit tė Sahilit.

Kur Daudi mbaroi sė kėnduari, mbreti i ofroi njė dhuratė mbretėrore, ndėrsa dervishit i tha:

-Njeri i dijes! E admiroj aftėsinė me tė cilėn e nxite Bilbilin tė kėndonte, e do tė doja qė ti tė bėheshe kėshilltar i oborrit.

Dervishi u pėrgjigj thjesht:

-Madhėri, mund ta dėgjoni kėngėn qė doni tė dėgjoni vetėm nėse ekziston njė kėngėtar, nėse jeni tė pranishėm edhe ju, e nėse gjendet ndokush qė shėrben si kanal pėr ta lejuar kėngėn tė vėrshojė. Ajo qė vlen pėr kėngėtarėt e mėdhenj dhe mbretėrit, vlen edhe pėr dervishėt dhe nxėnėsit e tij: ēasti, vendi, njerėzit dhe teknikat.

Konflikti mes sufijve dhe akademikėve tė zakonshėm, del nė pah nga teoria se, idetė sufi mund tė studiohen vetėm nė pėrputhje me dolloj parimesh, qė pėrfshijnė kohėn, vendin dhe njerėzit. Eruditėt kėrkojnė prova pėr ato qė sufijtė parashtrojnė, duke parashtruar nė tė njejtėn kohė kushtet e tyre. Kjo rrėfenjė, si shumė rrėfenja tė tjera sufi, ilustron faktin se Sufijtė kėrkojnė vetėm tė kenė mundėsinė- ashtu si dhe akademikėt e shkenctarėt- tė krijojnė kushtet e nevojshme pėr mėsimin e tyre.

Kjo rrėfenjė prejvjen nga mėsimet e Sajed Imam Alģ-Shah, qė vdiq mė 1860 e varri i tė cilit gjendet nė Gurdaspur, nė Indi. Ky mjeshtėr i famshėm Nakshibandi, ishte shumė i preferuar nga nxėnės tė tė gjitha origjinave dhe religjioneve.

Thuhej se Sajed Alģ-Shah u shfaqej njerėzve nė ėndėrr dhe u jepte njohuri tė rėndėsishme; qė shihej njėkohėsisht nė shumė vėnde tė ndryshme; ose qė gjithė ēka thoshte mund tė merrej si dije pėr bashkėbiseduesit e tij. Por, pėrballė tij, nuk nuk shquaje dot asgjė tė mbinatyrshme apo tė ēuditshme.

Mblodhi dhe pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:22

Si tė frenojmė budallallėkun

Osho: Junaid po ecte nėpėr tregun e qytetit bashkė me dishepujt e tij. Ishte shumė i zoti tė pėrdorte ēdo situatė tė mundshme pėr t’u nxjerrė mėsime nxėnėsve. Dikush po tėrhiqte lopėn me litar dhe Junaid i thirri “Ndal!”. Nxiti dishepujt tė rrethonin njeriun bashkė me lopėn. “Do t’ju mėsoj diēka!” u tha atyre.

Lopcari ndali – e njihte mistikun e famshėm – kurioz pėr ēfarė do t’u fliste nxėnėsve duke pėrdorur atė dhe lopėn.

“Dua t’ju pyes: Kush ėshtė lidhur pas kujt kėtu?” u tha nxėnėsve. Lopa pas njeriut apo njeriu pas lopės?”

“Sigurisht, lopa pas njeriut. Njeriu ėshtė mjeshtri, mban litarin drejton lopėn, qė ėshtė thjesht skllav…” – u pėrgjigjėn njėherėsh tė gjithė.

“Ashtu ėėė!” – bėri Junaidi dhe fap nxorri gėrshėrėt e preu litarin. Lopa ia mbathi me tė katra, ndėrsa i zoti e ndoqi i alarmuar nga mbrapa. “Po tani, kush ėshtė mjeshtri? Se kėsaj lopės nuk plaste fare pėr mjeshtrin, madje i’a futi vrapit prej tij. Pas pak lopēari u kthye i tėrbuar e i tha Junaidit: “Ē’dreq eksperimenti ishte ky more?”, kurse mjeshtri u kthye nga dishepujt: “Ja, kėshtu ėshtė puna me mendjet tuaja!”

“Gjithė budallallėku qė mbani nėpėr kokat tuaja nuk ėshtė farei i interesuar pėr ju, kurse ju nuk e lėshoni, e shtrėngoni fort pas vetes, ēmendeni duke u kujdesur tė mos e lėshoni tė ikė. Juve ju interesojnė gjepurat. Nė ēastin qė humbni interesin, kuptoni absurditetin e tij, do tė zhduket vetė, si lopa”.

Njerėzit vijnė ndek unė dhe mė pyesin si tė ndalin marrėzinė. U them se nuk ka nevojė fare, mjafton tė humbni interesin pėr tė dhe ajo zhduket, litari kėputet. Ky ėshtė kuptimi i sannyas: bėhuni indiferentė ndaj mendjes, sepse ky ėshtė kuptimi i vėrtetė i vairagya, shkėputjes.

Nuk ka tė bėjė me heqjen dorė prej botės, por lidhet me kėputjen e litarit tė mendjes. Thjesht varjani gjepurave dhe dalėngadalė do tė ndjeni se rritet boshllėku. Reja qė j’u mbulonte largohet pakengapak dhe njė ditė tė bukur nuk ėshtė fare aty.

Menjėherė ju ngeleni pa mendjen, dhe kjo ėshtė gjendja e kuptimit shpirtėror, gjendja e darshan, kur mund tė shihni vėrtet me sy, jo si mė parė, kur ēdo gjė ishte turbullirė.



Marrė nga Osho – Dielli del nė mbrėmje
Pėrktheu Arben Orhani
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:25

Kjo botė ėshtė hotel

Osho: Shtėpia jote e vėrtetė ėshtė atje ku do tė shkosh, kjo botė nuk ėshtė shtėpia jote. Vetėm ashtuquhet e tillė, thjesht pėr ngushėllim. Po ju tregoj njė parabol Sufi:

Njė natė, nė Bagdad, mbreti dėgjoi zhurmat e dikujt qė bareste nė ēatinė e dhomės sė vet. I bėrtiti: “Kush ėshtė aty? Dhe ē’kėrkon atje more!”

Ai dikushi nuk ishte hajdut. Pa i’u dridhur zėri u pėrgjigj: “Shėt ore, se zgjon tė tjerėt!. Ē’tė duhet ty: Po kėrkoj devenė, qė mė ka humbur. Ik futja gjumit tani!”

Mbretit nuk po i besohej ēfarė budallai mund tė ishte ky, prandaj thirri rojat, tė cilėt nuk e gjetėn dot, megjithėse kėrkuan nė vrimė tė miut. Tė nesėrmen, kur po rrinte nė oborrin e vet, mbreti dėgjoi zėrin dhe e njohu menjėherė. Urdhėroi t’ia sillnin atė burrin, i cili ndėrkohė po grindej me rojat, duke mėtuar se donte tė hynte nė hotel. Kryeroja i tha se do tė gjente belanė: ky ishte pallati i mbretit, jo hotel. Njeriu kėmbėngulte se ky ishte hotel, dhe se do ta diskutonte ēėshtjen me mbretin vetė. “Do ta bind mbretin qė ky ėshtė hotel i madh, e, nėse mbreti mė bind mua qė nuk ėshtė, do tė largohem vetė. Por nuk diskutoj me ty, je veē njė palo roje!”

Nė ēast erdhi urdhėri nga brenda qė njeriut t’i lejohej hyrja.

Mbreti i tha Sufiut: “Qėnke i ēuditshėm ti! Ta njoha zėrin: je ai qė kėrkonte gamilen mbi ēatinė time e tani po ma quan pallatin mbretėror hotel, pale!”

Tjetri qeshi e iu pėrgjigj: “Duket qė marrke pak vesh ti. Bashkė edhe mund tė flasim. Po, unė po kėrkoja devenė mbi ēati, por mos kujto se jam ēmendur: Nėse ti kėrkon ndriēimin ulur nė fronin e artė, nėse po kėrkon Zotin duke pushtuar, masakruar e djegur njerėz tė gjallė, pse unė nuk duhet tė kėrkoj deve nėpėr ēati hotelesh? Thuamė pra! Nėse jam kontradiktor, edhe ti je. Fundja, ē’tė drejtė ke ta quash kėtė vend shtėpinė tėnde, se unė kėtu kam qenė edhe mė parė, por ishte tjetėrkush nė fron, tė ngjante paksa, por mė i moshuar!”

“Ishte babai im!” – u hodh mbreti. Ka vdekur tani!”

“Po unė kam qenė kėtu edhe mė parė atij, ishte njė tjetėr kėtu, edhe mė i moshuar akoma”

“Ke tė drejtė! – pėrsėri mbreti. Ishte gjyshi im!”

Mistiku e pyeti: “Pse ore, ē’e gjeti atė?

“Vdiq! – ia ktheu mbreti.

“Po ti, kur do vdesėsh?- vazhdoi Sufiu. Edhe ata si ty mendonin, se ky ishte froni i tyre, se ky ishte pallati i tyre. Edhe me tėt gjysh kam bėrė fjalė pėr kėtė punė. Tani ka vdekur. Edhe me tėt’atė jam sherrosur pėr tė njėjtėn gjė. I gjori, nė gropėt edhe ay! Ja, tani po grindem me ty, pastaj do vijė dita tė vij e tė bėj shamatė me tėt bir, kurse ti do jesh nė gropėt. Kėshtuuuuu, ē’shtėpi ėshtė kjo, ku vijnė e ikin njerėz pambarim? I bie tė jetė hotel, apo jo: njė natė e hajt, shko tani!

Mbreti nuk fliste e kishte ngrirė fare, gjithė oborri u shastis. Njeriu kishte tė drejtė. E nė fund, mistiku tha: “Nėse kėrkon tė dish ku ėshtė shtėpia jote, shko nė varreza, ku do pėrfundosh sė shpejti, bashkė me tėt gjysh e tėt’atė. Ajo ėshtė shtėpia jote, jo ky pallat, kėshtuqė unė po vėrdallosem ca nėpėr hotel!”

Mbreti, qė nuk rastisi njeri i zakonshėm, u ngrit e i’u drejtua mistikut: “Kėrkoj falje, jam gabuar! Ke tė drejtė tė qėndrosh sa tė duash, kurse unė po shkoj tė kėrkoj shtėpinė time tė vėrtetė. Kjo botė qenka vėrtet njė hotel i madh…”

Marrė nga Osho: “Bodhidharma, mjeshtri mė i madh Zen”
Pėrktheu Arben Orhani
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:27

Kurė me gjak njerėzor

Njė ditė dikush e pyeti Maulana Bahaudin Nakshbandin:

-Dėgjohet shpesh tė thuhet se, qėniet e ulėta apo fėmijė, mund tė “spiritualizohen nga njė vėshtrim i thjeshtė, ose pėrmes rrugėsh indirekte, ose me tė vetmin kontakt qė mund tė kenė me njė mjeshtėr tė madh. Si ėshtė e mundur kjo?

Bahaudini u pėrgjigj me rrėfenjėn qė vijon, duke na bėrė tė ditur se metoda e pėrdorur ishte e barazvlefshme me rrugėn indirekte tė spiritualizimit.

Nė kulmin e perandorisė bizantine, perandori u godit nga njė sėmundje e rėndė, pėr tė cilėn asnjė mjek nuk arrinte tė gjente shėrim. Ai dėrgoi lajmėsa nė tė gjitha vendet, me njė pėrshkrim tė hollėsishėm tė simptomave tė sėmundjes sė tij. Njėri nga ata lajmėsa, u paraqit nė shkollėn e tė madhit El-Ghazzali, njė Sufi pėr tė cilin perandori kish dėgjuar tė thuhej se ishte njė nga urtakėt mė tė mėdhenj tė Lindjes. El-Ghazzali i tha njėrit prej nxėnėsve tė tij tė nisej pėr nė Kostandinopojė.

Kur nxėnėsi, qė quhej El-Arif, hyri nė qytet, u shoqėrua menjėherė nė oborrin mbretėror me shumė nderime. Perandori iu lut qė ta shėronte. Mbasi pyeti se ēfarė mjekimesh kishte provuar deri atė ēast, shehu El-Arif nisi ta vizitonte tė sėmurin.

Mbasi mbaroi, kėrkoi qė tė thirrej kuvendi i pėrgjithshėm i tė gjithė anėtarėve tė oborrit mbretėror, sepse donte tė bėnte njė deklaratė nė lidhje me kurėn qė duhej tė ndiqej.

Kur tė gjithė fisnikėt e perandorisė u mblodhėn, Sufiu tha:

-Madhėria e tij perandorake do tė bėnte mirė t’i afrohej besimit.

-Perandori beson-, u pėrgjigj njė prift, -por ky fakt nuk jep efekte kuruese.

-Nė njė rast tė tillė-, tha Sufiu, -jam i detyruar tė them se ekziston vetėm njė kurim, mbi kėtė tokė, qė mund ta shpėtojė, por preferoj tė mos flas sepse ėshtė tepėr mizore.

Sufiu u ndje aq i sulmuar, i dėshiruar, i kėrcėnuar dhe i mikluar, sa mė nė fund tha:

-Njė banjo me gjakun e disa qindra fėmijėve tė moshės nėn shtatė vjeē, do ta shėronte perandorin.

Kur pėshtjellimi dhe tmerri i shkaktuar nga kėto fjalė u hapėrda disi, kėshilltarėt e shtetit vendosėn se ia vlente barra qiranė ta provonin kėtė kurė. Ėshtė e vėrtetė se disa ēuan zėrin, duke thėnė se askush nuk mund tė marrė pėrsipėr tė drejtėn pėr tė kryer njė akt tė tillė barbarie, aq mė tepėr nxitur nga kėrkesa e njė tė huaji me origjinė tė dyshimtė, por shumica gjykonte se ishte e drejtė tė rrezikohej, pėr tė shpėtuar jetėn e njė Perandori tė tillė, qė tė gjithė e respektonin dhe pothuajse e adhuronin.

Ata ia dolėn tė marrin maksimumin nga kundėrshtimi i perandorit:

-Madhėria Juaj Perandorake-, i thanė ata, -nuk ke tė drejtė tė kundėrvihesh, sepse ky kundėrshtim do ta privonte Perandorinė nga diēka shumė mė e ēmueshme se jeta e tė gjithė nėnshtetasve e, pėr mė tepėr, nga ajo e disa fėmijėve.

Pėr kėtė arsye, u shpall njė edikt simbas tė cilit, tė gjithė fėmijėt e perandorisė qė kanė moshėn e kėrkuar, duhej tė dėrgoheshin nė Kostandinopojė brėnda njė date tė caktuar, qė tė flijoheshin pėr shėndetin e Perandorit.

Pjesa mė e madhe e nėnave tė fėmijėve tė dėnuar, lėshuan mallkime hyjnore mbi kokėn e perandorit, atij pėrbindėshi qė kėrkonte gjakun e e tyre pėr shpėtimin e vet. Gra tė tjera, pėrkundrazi; u lutėn qė perandori tė shėrohej pėrpara se tė vinte data e caktuar pėr ekzekutimin e fėmijėve tė tyre. Sa pėr perandorin, ai, mbas pak kohėsh, filloi tė ndjente se pėr asnjė arsye nė botė nuk do mund ta lejonte tė kryhej njė masakėr e tillė mbi fėmijėt e pafajshėm. Kjo mėdyshje e vuri nė njė gjendje tė tillė shpirtėrore, sa nisi tė torturohej vetėmėvete, ditė e natė, derisa vendosi tė shpallte kėto fjalė: “Pranoj mė mirė tė vdes, sesa tė shoh si vdesin tė pafajshėm pėr shkakun tim”. Me tė mbaruar sė shqiptuari kėto fjalė, sėmundja e tij filloi tė fashitej dhe brėnda pak kohėsh u shėrua plotėsisht.

Disa, nė mėnyrė sipėrfaqėsore, nxituan tė dalin nė pėrfundimin se ai ishte shpėrblyer pėr veprėn e tij tė mirė. Tė tjerė, po aq sipėrfaqėsorė, pėrmirėsimin e shėndetit tė tij ia mveshėn lehtėsimit tė paanė nė zemėr, qė pėrjetuan nėnat e fėmijėve tė dėnuar, lehtėsim qė paskej ndikuar nė fuqinė hyjnore.

Kur Sufiun El-Arif e pyetėn se nė ē’mėnyrė ishte zhdukur sėmundja, ai dha kėtė pėrgjigje: “Meqė perandori nuk kishte besim, duhej vėnė pėrballė njė force tė barazvlefshme; e ky ishte produkt i veprimit tė pėrbėrė nga sinqeriteti i tij dhe dėshira pozitive e tė gjitha nėnave qė ia kishin uruar shėrimin pėrpara se tė vinte data e vendosur pėr t’u kryer ajo masakėr”.

Disa bizantinė e thumbonin Sufiun me sarkazmat e tyre: “Ndodhi si vendim i provanisė hyjnore dhe si pėrgjigje e lutjeve tė klerit tė shenjtė, qė perandori u shėrua pėrpara se tė zbatohej formula e kėtij saraēeni gjakatar. A nuk ėshtė vallė e vėrtetė se ai synonte tė shkatėrronte lulen e lules sė rinisė sonė, e cila kur tė rritej do mund tė luftonte kundėr asaj tė racės sė tij?”.

Kur kėto komente iu thanė tė madhit El-Ghazzali, ai tha: “Njė rezultat mund tė arrihet vetėm nėse vihet nė veprim metoda e konceptuar pėr tė reaguar nė kohėn e saktė nė mbėrritjen e objektivit”.

Ashtu si mjekut sufi, qė iu desh t’ia pėrshtaste metodat e tij mendėsisė sė njerėzve qė e rrethonin, nė tė njejtėn mėnyrė njė dervish i aftė, pėr tė spiritualizuar tė tjerėt, mund t’i vėrė nė veprim perceptimet e brendshme tė njė fėmije apo tė njė njeriu tė ulėt, perceptime qė ushtrohen nė fushėn e shkencės sė tė Vėrtetės- duke pėrdorur metodat qė njeh e qė i janė pėrcjellė me kėtė qėllim. Ky qe shpjegimi i dhėnė nga Mjeshtri Ynė Bahaudin.

Khwaja Bahaudin u bė prijės i Urdhėrit tė Mjeshtrave (Khwajagan) tė Azisė Qendrore, nė shekullin XIV. Nga emri i tij (Nakshiband)- qė do tė thotė ‘Vizatues’ – rrjedh edhe ajo shkollė. Thuhet se Bahaudini i ka reformuar mėsimet e mjeshtrave. Ai ia pėrshtati praktikėn nevojave tė epokės dhe mblodhi fragmentet e traditės, duke mbėrritur deri tek rrėnjėt. Bahaudini kaloi shtatė vjet nė oborrin mbretėror, shtatė vjet duke u marrė me kafshėt dhe shtatė vjet duke u marrė me ndėrtimin e rrugėve, pėrpara se tė bėhej njė mjeshtėr i vyer pėr mėsimin. Mjeshtri i tij qe Khwaja Muhamed Babą Samasi.

Pelegrinėt vinin qė prej Kinės sė largėt, tė tėrhequr nga nami i qendrės sė tij mėsimore. Anėtarėt e Urdhėrit, tė pėrhapur nė tėrė perandoritė turke dhe indiane, ashtu si dhe nė Europė e Afrikė, nuk kishin shenja tė jashtme dalluese dhe pėr ta dihet mė pak se tė gjithė urdhėrat e tjerė. Bahaudini thėrritej me titullin El-Shah.

Disa nga poetėt mė tė mėdhenj klasikė persianė, ishin Nakshibandi. Mes librave nakshibandi mė tė rėndėsishėm pėrmendim Mėsimet e El-Shah, Tė fshehtat e Udhės Nakshbandi dhe Pikėla nga burimi i jetės. Kėto ekzistojnė vetėm si dorėshkrime. Maulana (‘Mjeshtri Ynė’) Bahaudin Nakshiband, lindi pak kilometra larg Buharasė dhe qe varrosur nė rrethina, nė Qasr-i-Arifin (‘Fortesa e Gnostikėve’). Kjo histori, tė cilėn ai e pati treguar si pėrgjigje tė njė pyetjeje, ėshtė shkėputur nga libri Ajo qė tha Mjeshtri Ynė, qė quhet ndryshe edhe Mėsimet e Shehut.


Kėpucėt

Dy njerėz tė devotshėm dhe tė nderuar, hynė sė bashku nė njė xhami. I pari hoqi kėpucėt dhe i vendosi me kujdes ndanė njera-tjetrės, jashtė portės. I dyti hoqi tė vetat, i bashkoi shuall mė shuall dhe i mori me vete brėnda xhamisė.

Por edhe jashtė xhamisė kishte njerėz tė devotshėm e tė nderuar, ulur pėrkundruall portės. Ata nisėn tė bisedojnė pėr tė sqaruar se cili nga ata dy njerėz ishte mė i mirė sė tjetri.

-Meqė nėpėr xhami do na duhet tė hyjmė gjithsesi zbathur, a nuk ėshtė mė mirė tė lihen kėpucėt jashtė?- pyeti dikush.

-A nuk duhet tė mendojmė- vėrejti njė tjetėr, -se ai qė i mori kėpucėt me vete nė xhami, e bėri kėtė duke u pandehur mė i mirė, falė pranisė sė tyre, e nė gjendjen e duhur tė pėrunjėsisė?

Kur dy njerėzit dolėn mbasi e bėnė ritin e tyre tė faljes, ata u pyetėn veē e veē nga grupe tė ndryshme.

I pari tha:

-I lashė kėpucėt e mia jashtė, pėr njė arsye tė zakonshme. E kjo arsye ėshtė si vijon: kushdo qė do kish dashur t’i vidhte, do kishte mundėsinė t’i pėrmbahej kėtij tundimi e, kėsisoj, tė fitonte merita.

Dėgjuesve u bėri shumė pėrshtypje sipėrania e kėtij njeriu, pėr tė cilin tė mirat materiale kishin njė vlerė aq tė pakėt sa i linte pa problem nė dorėn e njė fati tė pasigurtė.

Njėkohėsisht me tė, njeriu i dytė po shpjegonte:

-I mora kėpucėt e mia me vete nė xhami sepse, nėse do t’i kisha lėnė jashtė, ato do mund tė shkaktonin tundim pėr ndonjė hajdut tė mundshėm. Kushdo qė do t’i ishte dorėzuar kėtij tundimi, do tė mė kishte shndėrruar edhe mua nė bashkėfajtor tė mėkatit tė tij.

Ata qė i rrethonin, ishin shumė tė pėrshtypur nga kjo ndjenjė e zemėrbutėsie, dhe e admiruan zellin e tė urtit.

Qe ai ēasti kur, njė person i tretė, i pranishėm aty, njė njeri i ditur, thėrriti:

-Teksa ju tė dy dhe ithtarėt tuaj po jepeshit mbas ndjenjave tė adhurimit, duke u kushtėzuar nė mėnyrė tė ndėrsjelltė mbas lojės sė shembujve hamendėsues, disa gjėra ndodhėn me tė vėrtetė.

-Ēfarė gjėrash?- pyeti turma.

-Askush nuk u tundua nga kėpucėt. Askush nuk mbeti pa u tunduar nga kėpucėt. Mėkatari i mundshėm nuk u shfaq. Por, njė tjetėr njeri, i cili nuk kishte asfare kėpucė, qė tė mund t’i linte pėrjashta, apo t’i merrte me vete brėnda, hyri nė xhami. Askush s’e vuri re mėnyrėn e tij tė sjelljes. Ai ishte i pavetėdijshėm pėr efektin qė do mund tė krijonte mbi ata qė do ta shihnin ose jo.

Gjithsesi, falė sinqeritetit tė vet, lutjet e tij nė xhami i kanė ndihmuar nė mėnyrėn mė tė drejtpėrdrejt tė mundshme tė gjithė hajdutėt qė mund t’i vidhnin apo nuk mund t’i vidhnin kėpucėt, ose t’i korrigjonte nė pėrballje me tundimin. Akoma nuk e kuptoni se praktika e thjeshtė e njė sjelljeje caktuar, sadoqė mund tė duket e mirė nė fushėn e vet, ėshtė me tamam njė gjė e zbehtė nė krahasim me njohjen e faktit se ekzistojnė njerėz tė vėrtetė tė dijes?

Kjo rrėfenjė, qė tregohet shpesh, i pėrket mėsimeve tė Urdhėrit Khiluiati (‘Tė ngujuarit’) themeluar nga Ornar Khiiwati, vdekur mė 1397.



Monopati i malit

Njė ditė, njė njeri i zgjuar, njė erudit mėndjemprehtė, mbėrriti nė njė fshat. Duke patur si qėllim ushtrimin e mėndjes sė tij dhe si kėnaqėsi tė vetme studimin, ai dėshironte tė hulumtonte pikėpamjet e ndryshme qė mund ekzistonin nė atė fshat.

Pėr kėtė arsye, shkoi drejt e te hani dhe kėrkoi tė takonte njeriun mė tė sinqertė tė fshatit dhe njeriun mė gėnjeshtar. Tė pranishmit ranė tė gjithė dakord qė t’i pėrshkruanin dy njerėz: Kazabin si mė gėnjeshtarin, dhe Rastgunė si atė qė thotė pėrherė tė vėrtetėn.

Ai shkoi dhe i takoi njėrin mbas tjetrit dhe, secilit prej tyre u bėri tė njejtėn pyetje:

-Cila ėshtė rruga mė e mirė pėr tė shkuar nė fshatin tjetėr.

Rastgu, i Vėrteti, iu pėrgjigj:

-Monopati i malit.

Edhe Kazabi, Gėnjeshtari, u pėrgjigj:

-Monopati i malit.

Udhėtari, natyrisht, mbeti shumė i ndėrdyshur. Kėshtu, ai nisi tė pyeste edhe banorė tė tjerė tė fshatit. Disa thanė: “Lumi”; tė tjerė: “Pėrmes fushave”; tė tjerė akoma: “Monopati i malit”.

Kėsisoj, ai mori monopatin e malit. Ēėshtjes qė pati vendosur tė shqyrtonte nė fillim, ai i shtoi edhe problemin- relativ pėr atė bashkėsi- e atyre qė thonė tė vėrtetėn dhe e atyre qė gėnjejnė.

Kur arriti nė fshatin pranė, e tregoi historinė e tij nė shtėpinė e ēajit, dhe e mbylli me kėto fjalė:

-Duket qartė se kam bėrė njė gabim tė pafalshėm logjik, duke ua kėrkuar emrat e Vėrtetėsit dhe tė Gėnjeshtarit, njerėzve tė gabuar. Mbėrrita kėtu pa asnjė vėshtirėsi pėrmes monopatit tė malit.

Njė urtak i pranishėm aty, mori fjalėn dhe tha:

-Duhet pranuar se, njerėzit qė mbėshteten tek logjika, janė tė prirur pėr tė qenė tė verbėr dhe tė kėrkojnė pėrherė ndihmėn e tė tjerėve. Por, ēėshtja nuk qėndron kėtu. E vėrteta ėshtė se, duke e ditur qė lumi ėshtė rruga mė e lehtė, gėnjeshtari tė ka kėshilluar tė marrėsh monopatin e malit. Njeriu qė thoshte tė vėrtetėn nuk ishte vetėm i tillė: ai e vuri re se ti kishe njė gomar, gjė qė do ta lehtėsonte udhėtimin. Nga ana tjetėr, gėnjeshtari nuk e kishte vėnė re se ti s’kishe varkė, pėrndryshe do tė tė kishte kėshilluar tė merrje udhėn e lumit.

“Njerėzit e shohin tė pamundur tė besojnė nė aftėsinė dhe dhuntitė e Sufijve. Janė pikėrisht kėta njerėz, qė nuk dijnė se ē’ėshtė besimi i vėrtetė. U besojnė shumė gjėrave qė nuk janė tė vėrteta, thjesht pėr zakon, apo sepse pohohen prej figurash tė shquara. Besimi i vėrtetė ėshtė krejt gjė tjetėr. Ata qė janė tė aftė tė besojnė me tė vėrtetė, janė ata qė kanė njohur pėrvojėn”.

Kėto fjalė i autorėsohen Sajed Sheh Kadirit, i cili vdiq mė 1854.

Mblodhi dhe pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:28

Osho pėr mistikun Bajazid

Osho: Kam shkuar mes turmave pėr vite me radhė. Nuk e vendosa menjėherė tė largohesha, por, ishte absurde: u flisja njerėzve qė nuk donin tė dėgjonin; u flisja njerėzve qė nuk kėrkonin, nuk kėrkojnė asgjė, u flisja njerėzve qė vinin thjesht pėr t’u zbavitur. Pėrse ta harxhoja kot energjinė dhe kohėn? Me tė gjitha mėnyrat u pėrpoqa tė isha i gatshėm pėr turmat e mėdha, por ishte pamundur. Njerėzit vinin thjesht pėr zbavitje, gjerat qė thosha unė u hynin nga njė vesh e u dilnin nga tjetri.

Ka njė histori pėr Bajazidin, njė mistik Sufi. Po kalonte pėrmes njė varreze dhe ndeshi njė pirg kafkash. Mori njėrėn prej tyre nė dorė, duke menduar se tė gjitha kafkat ishin njėsoj, por kjo nuk ishte. Madje disa prej kafkave nuk ishin njėsoj si gjithė tė tjerat: vrimat, ku mė parė ishin veshėt, i kishin tė bashkuara me njė kanal, ndėrsa kafkat e tjera ishin normale, pa kanal bashkues mes veshėve. Madje, Bajazidi vėrejti ēuditshėm se vrimat e disa kafkave bashkoheshin me zemrėn, por jo me njėratjetrėn. Kishin njė kanal drejt zemrės.

I ēuditur, i’u lut e pyeti Zotin “Si ėshtė puna me kėta? Ēfarė kėrkon tė mė tregosh?

Thuhet se dėgjoi njė zė. Zoti i foli e i tha: “Ka tre lloj njerėzish Bajazid: ca dėgjojnė me njėrin vesh, nė fakt ata nuk dėgjojnė fare dhe tingulli thjesht zhduket. Ka njė lloj tjetėr, qė dėgjon, por vetėm pėr njė ēast – vetėm nga njėri vesh dhe fjalėt u dalin nga veshi tjetėr, duke humbur nėpėr botė. Ka disa shpirtra tė tjerė pastaj, qė dėgjojnė me vesh e kuptojnė me zemėr.”

“Bajazid – vazhdoi Zoti, – tė solla te ky pirg kafkash vetėm tė tė kujtoj pėr kohėn kur u flet njerėzve. Folu vetėm atyre qė dėgjonė me zemėr ēdo gjė qė thua, mos harxho energjinė dhe kohėn se jeta jote vlen shumė: ke njė mesazh pėr tė pėrcjellė!”

Njė ditė, edhe unė e kuptova – jo duke ndeshur kafka nėpėr varreza, por njerėz tė gjallė. Ka vėrtet tre lloje njerėzish, Bajzidi ka tė drejtė. Kam parė mijėra njerėz dhe shumė pak prej tyre ishin gati tė mbillnin fjalėt nė zemėr e t’i rritnin. Tė tjerėt janė vetėm kuriozė, kujtojnė se ėshtė thjesht zbavitje. Religjioni mbase ėshtė zbavitės, por ngelet i pakuptimtė.

Prandaj, mbani vesh njėherė e mirė: Unė nuk jam kėtu pėr turmat, interesohem vetėm pėr individė. Dhe, tani, ju duhet tė tregoni se kush jeni!

Marrė nga Osho – Disiplina e Tejshmėrisė
Pėrktheu Arben Orhani
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:30

Mbreti qė vendosi tė bėhej bujar

Njė mbret i Iranit i tha njė ditė njė dervishi:

-Tregomė njė rrėfenjė.

-Madhėri-, u pėrgjigj dervishi, -do t’ju tregoj rrėfenjėn e njė mbreti arab, Hatim Tai-t, njeriut mė bujar tė tė gjitha kohėve, sepse nėse do mund t’i ngjaje, ti kishe pėr tė qenė vėrtetė mbreti mė i madh i gjallė.

-Fol-, tha mbreti, -por nėse rrėfenja nuk mė jep kėnaqėsi, do jap urdhėr qė tė ta presin kokėn pėr shpifje mbi bujarinė time.

Mbreti u pėrgjigj me kėtė ton, sepse nė oborrin e Persisė thuhej rėndom se monarku zotėronte cilėsitė mė tė mira, nė njė shkallė qė askush nė botė nuk e kish mbėrritur dhe nuk do tė mund ta mbėrrinte.

-Pra, po ju thoja-, nisi tė fliste dervishi me atė mėnyrėn tipike tė dervishėve, qė nuk vihen kollaj nė siklet, -qė bujaria e mbretit Hatim Tai e kapėrcente, nė bėma dhe nė qėllime, atė tė tė gjithė njerėzve.

Dhe ja rrėfenja qė tregoi dervishi.

Njė mbret tjetėr arab lakmonte tė shtinte nė dorė pasuritė, fshatrat, begatitė, gamilet dhe luftėtarėt e Hatim Tait. Kėsisoj, njė ditė tė bukur ai i shpalli luftė Hatimit. Ai i dėrgoi Hatimit njė lajmėtar, me kėtė paralajmėrim: “Dorėzohu, pėrndryshe do tė tė mposht, do t’i pushtoj tokat e tua dhe do tė tė shfronėsoj”.

Kur ky paralajmėrim arriti nė oborrin mbretėror tė Hatimit, kėshilltarėt e tij i thanė se duhej t’i gatiste menjėherė tė gjithė luftėtarėt pėr tė mbrojtur fronin.

-Ne jemi tė sigurtė-, i thanė sovranit, -se mes nėnshtetasve tė tu nuk gjendet as njė njeri, qoftė burrė apo grua, qė nuk ėshtė i gatshėm ta flijojė jetėn e vet pėr tė mbrojtur mbretin e tij tė dashur.

Por Hatimi, nė kundėrshtim me atė qė priste populli, tha:

-Jo! Para se t’ju dėrgoja nė betejė e tė lejoja tė derdhej gjak pėr mua, mė mirė do tė ulėrija. Do tė isha me mijėra milje larg nga rruga e bujarisė, nėse do tė bėhesha shkaktar pėr flijimin e jetės sė qoftė dhe vetėm njė burri a tė njė gruaje. Nėse do tė nėnshtroheni paqėsisht, ai mbret do tė mjaftohet duke pėrfituar nga shėrbimet tuaja dhe nga taksapagimi, dhe ju nuk do tė pėsoni humbje materiale. Nėse, nė tė kundėrt, do tė bėnit qėndresė, ai do tė ketė tė drejtė, simbas ligjit tė luftės, t’i konsiderojė pasuritė tuaja si plaēkė lufte, e nėse do t’i humbisnit, do tė binit nė mjerim.

Me tė thėnė kėto, Hatimi mori me vete vetėm njė bastun dhe shkoi tė strehohej nė malet aty rrotull. U vendos nė njė guvė dhe u zhyt nė meditim.

Gjysma e nėnshtetasve tė tij u prek thellė nga fakti se Hatimi kishte flijuar pasurinė dhe pozitėn e tij nė emėr tė popullit tė vet. Tė tjerė, prapėseprapė, mbi tė gjitha ata qė synonin tė mbuloheshin me lavdi nė fushėn e betejės, murmurisnin: “Nga ta dimė se ky njeri nuk ėshtė mė shumė se njė burracak?”.

Tė tjerė, mė pak guximtarė, e akuzonin: “Nė fund tė fundit, Hatimi ka shpėtuar jetėn e vet duke na braktisur neve nė njė fat tė pasigurtė. Ndoshta do bėhemi prapėseprapė skllevėr tė kėtij mbreti tė panjohur qė, tek e fundit, ėshtė mjaft tiranik sa pėr t’iu shpallur luftė edhe fqinjėve tė vet”.

Tė tjerė akoma, duke mos ditur ē’tė mendojnė, rrinin nė heshtje, nė pritje pėr tė mėsuar mė tepėr e pėr tė formuar njė pikėpamje. E kėshtu, tirani, i shoqėruar nga njė ushtri kuqėluese, e shtiu nė dorė mbretėrinė e Hatim Tait. Ai nuk i shtoi taksat dhe nuk kėrkoi tė uzurponte mė shumė nga ē’i kish kėrkuar popullit vetė Hatimi, pėr tė mbrojtur dhe administruar drejtėsinė. Por njė gjė e shqetėsonte, dhe ishin fjalėt qė qarkullonin, gjithnjė e gjithandej, se mbretėria e re qė kishte shtėnė nė dorė, ishte bėrė e tija vetėm falė njė gjesti bujarie tė kryer nga Hatim Tai.

“Nuk do tė bėhem kurrė sundimtari i vėrtetė i kėtij vendi”, tha me vete tirani, “derisa tė mos e kem vėnė nėn pranga vetė Hatim Tain. Pėrsa kohė qė ai tė jetė gjallė, nė zemrėn e disave do ekzistojė pėrherė njė formė nderimi pėr tė, e nuk do tė jenė kurrė nėnshtetasit e mi, sadoqė sė jashtmi do tė sillen si tė tillė”.

Atėherė, mbreti lėshoi njė shpallje, nėpėrmjet sė cilės zotohej se i ofronte njė shpėrblim prej pesėmijė monedhash tė arta atij qė do t’ia sillte Hatim Tain. Ky i fundit nuk dinte gjė fare nė lidhje me kėtė, deri nė ditėn kur, i ulur siē ishte rrėzė shpellės sė vet, dėgjoi bisedėn mes njė druvari dhe gruas sė tij.

-Gruaja ime e dashur-, i thoshte druvari, -unė jam plak, tashmė, e ti je shumė mė e re se unė. Kemi fėmijė nė moshė tė njomė e, simbas rregullit natyral tė gjėrave, ėshtė e pritshme qė unė tė vdes unė pėrpara teje, teksa fėmijėt janė ende tė vegjėl. Nėse do arrinim ta kapnim Hatim Tain, pėr tė cilin mbreti i ri ofron njė shpėrblim prej pesėmijė monedhash ari, e ardhmja jote do tė ishte e sigurtė.

-Turp tė kesh!-, thėrriti e shoqja. -Ėshtė mė e drejtė tė vdesėsh ti, e edhe unė bashkė me fėmijėt tė vdesim nga uria, sesa t’i ngjyejmė duart me gjakun e njeriut mė bujar tė tė gjitha kohėrave, qė ka flijuar ēdo gjė pėr ne.

-E tėrė kjo ėshtė shumė e bukur-, u pėrgjigj druvari-, por secili duhet tė mendojė pėr interesat e veta! Nė fund tė fundit, unė kam pėrgjegjėsi por, megjithatė, ēdo ditė shtohet numri i njerėzve qė besojnė se Hatim Tai ėshtė burracak. Ėshtė vetėm ēėshtje kohe, derisa tė vihen tė gjithė nė kėrkim tė tij, duke rrėmuar nė ēdo skutė tė mundshme.

-Bindja pėr burracakėrinė e Hatimit ėshtė ndėrsyer nga dashuria pėr florinjtė. Nėse kėto thashetheme vazhdojnė, kjo do tė thotė se Hatimi paska rrojtur kot!

Nė kėtė ēast Hatim Tai doli nga vendi ku qe fshehur dhe iu paraqit ēiftit.

-Unė jam Hatim Tai-, tha. -Ēomėni tek mbreti i ri dhe kėrkoni shpėrblimin tuaj.

Plaku u ndje i turpėruar dhe sytė e tij u mbushėn me lotė.

-Jo, o i madhi Hatim, nuk mund tė vendos pėr ta bėrė njė gjė tė tillė!

Teksa po bisedonin, njė grup njerėzish qė ishin vėnė nė kėrkim tė mbretit tė arratisur, u afrua aty.

-Nėse nuk e bėni ju-, tha Hatimi, -do tė dorėzohem vetė tek mbreti; do t’u them se mė keni mbajtur fshehur dhe kėshtu, do tė gjykoheni pėr tradhėti.

Me ta njohur Hatimin, grupi i njerėzve e kapi dhe e vuri nėn pranga; i dėshpėruar, druvari shkoi pas tyre. Me tė arritur tek oborri mbretėror, ēdonjeri nga ata nisi tė mėtonte se ishte ai vetė qė e kishte kapur Hatimin. Atėherė, duke e lexuar mėdyshjen nė fytyrėn e pasardhėsit tė tij nė fron, Hatimi kėrkoi leje pėr tė folur:

-Madhėri, dijeni sė ėshtė e drejtė qė tė dėgjohet edhe dėshmia ime. Nė tė vėrtetė mua mė ka kapur ky druvar i vjetėr dhe jo kėta fundėrrina. Jepini shpėrblimin e tij dhe bėni ē’tė doni me mua…

Duke dėgjuar fjalė tė tilla, druvari plak bėri pėrpara dhe i tha tė vėrtetėn mbretit, duke rrėfyer se, nė tė vėrtetė, Hatimi i ishte dorėzuar vetė pėr tė siguruar tė ardhmen e familjes sė tij. Mbreti i ri u trondit aq shumė nga ky rrėfim, sa e urdhėroi ushtrinė e tij qė tė tėrhiqej, ia riktheu fronin Hatimit dhe u kthye sė rish nė vendin e tij.

Kur e dėgjoi kėtė rrėfenjė, mbreti i Iranit, duke i harruar kėrcėnimet qė kishte shprehur kundėr dervishit, tha:

-Ja njė rrėfenjė e shkėlqyer, o dervish, nga e cila mund tė pėrfitojmė. Gjithsesi, ti nuk mund tė pėrfitosh asgjė, sepse ke hequr dorė nga tė priturėt e ndonjė gjėje prej kėsaj bote dhe nuk zotėron asnjėsend. Por unė jam mbreti. Dhe jam i pasur. Mbretėrit arabė, njerėz qė hanė hardhuca tė ziera, nuk mund tė krahasohen me njė persian, kur ėshtė fjala pėr bujari tė vėrtetė. Mė erdhi njė ide! Le t’i futemi punės!

Duke marrė me vete dervishin, mbreti i Iranit i thirri tė gjithė arkitektėt mė tė mirė nė njė vend tė gjerė e tė hapur dhe i urdhėroi tė projektonin e tė ndėrtonin njė pallat shumė tė madh, nė qendėr tė tė cilit do tė ishte njė sallon me dyzetė dritare.

Kur pallati ishte gati, mbreti vuri nė pėrdorim tė gjitha mjetet e transportit qė ekzistonin asokohe, dhe e mbushi pallatin me monedha ari, punė pėr tė cilėn u nevojitėn disa muaj. Mandej u tha kasnecėve tė tij tė shpallnin kėto fjalė:

-Dėgjoni! Dėgjoni! Mbreti i Mbretėrve, Burimi i Bujarisė, ka urdhėruar ndėrtimin e njė pallati me dyzetė dritare. Ditė pėr ditė, ai do tė shfaqet vetė nė atė pallat, pėr t’u shpėrndarė florinj tė gjithė skamnorėve.

Qė nga ai ēast, ashtu siē edhe pritej tė ndodhte, njė turmė nevojtarėsh zu tė mblidhej pėrditė pėrpara pallatit, dhe mbreti shfaqej nė njerėn nga dritaret e i jepte secilit njė monedhė floriri. Nuk vonoi shumė dhe mbretit i ra nė sy njė dervish qė shfaqej ditė pėr ditė, merrte njė monedhė dhe bėhej erė. Nė fillim mbreti mendoi:

“Ndoshta ia jep atė flori ndonjė nevojtari”. Mandej, duke e parė pėrsėri, mendoi: “Ndoshta ėshtė duke zbatuar rregullin dervishor tė lėmoshės sė fshehtė dhe e shpėrndan floririn pa rėnė nė sy”. Dhe ēdo ditė, sa herė shihte dervishin, mbreti e justifikonte me zemėr. Megjithatė, ditėn e dyzetė vuri re se durimi i tij kishte njė kufi. Duke e mbėrthyer nga dora, gėrthiti:

-Mosmirėnjohės i ngratė! Nuk thua as falemnderit. Nuk tregon asnjė shenjė nderimi; nuk buzėqesh, nuk pėrkulesh, dhe vjen ditė pėr ditė! Sa kohė do tė zgjasė ende? Mos vallė je duke u pasuruar me harxhin e bujarisė sime, apo je duke e dhėnė me kamatė kėtė flori? Nė tė vėrtetė, sjellja jote ėshtė e padenjė pėr njė njeri qė vesh loshnikun e nderuar me arna!

Sapo ai kishte mbaruar sė thėni kėto fjalė, dervishi hodhi pėrtokė dyzetė monedhat e arta qė kishte marrė, dhe i tha mbretit:

-Dije o mbret i Iranit, se bujaria nuk mund tė ekzistojė nėse nuk paraprihet nga tre gjėra: e para ėshtė tė japėsh pa provuar ndjenjėn e tė qėnit bujar; e dyta ėshtė durimi; e treta mungesa e dyshimeve.

Por mbreti nuk mėsoi kurrė. Nėn sytė e tij, bujaria ishte e lidhur me atė qė njerėzit do mendonin pėr tė, dhe me ndjesinė e tij tė tė qėnit ‘bujar’.

Kjo rrėfenjė tradicionale, ilustron pėrmbledhtas disa mėsime tė rėndėsishme sufi. Vėnia nė garė ėshtė diēka e kotė, nėse nuk zotėrojmė cilėsitė themelore qė janė nė bazėn e kėsaj gare. Nuk mund tė praktikohet bujaria, nėse paralelisht me tė nuk zhvillohen edhe cilėsi tė tjera. Disa janė tė paaftė pėr tė mėsuar, edhe pse vihen pėrballė mėsimeve, paraqitur nė kėtė rrėfim nga dervishi i parė dhe ‘i dytė’.



Urtī pėr tė shitur

Njė njeri qė quhej Saifulmuluk ia kishte kushtuar gjysmėn e jetės sė vet kėrkimit tė sė vėrtetės. I kishte lexuar praktikisht tė gjithė librat qė pėrmbanin dijen e lashtė. Kishte udhėtuar nė tė gjithė vėndet, tė njohura e tė panjohura, pėr tė dėgjuar atė qė mjeshtrat shpirtėrorė kishin pėr tė thėnė. Ditėt i kalonte duke punuar, ndėrsa netėt duke medituar pėr Mjeshtrat e Mėdhenj.

Njė ditė dėgjoi tė flitej pėr njė tjetėr mjeshtėr, poetin e madh Abdullah Ansari, i cili jetonte nė qytetin e Heratit. U vu pėr udhė pėr ta takuar urtakun e, kur arriti nė vend, ai pa tėrė mahnitje njė shkrim tė ēuditshėm shkruar nė njė portė: “Kėtu shitet dije”.

-Do jetė fjala pėr ndonjė gabim-, mendoi Saifulmuluku, -ose ndonjė orvatje tė paramenduar pėr tė mbrapsur kureshtarėt e thjeshtė, sepse kurrė unė nuk kam dėgjuar qė dija mund tė blihet apo tė shitet.- dhe hyri brėnda.

Ulur nė oborrin e brendshėm, kėrrusur nėn peshėn e viteve, ai pa Ansarin dora vetė, qė po shkruante njė poezi.

-Ke ardhur pėr tė blerė dije?- e pyeti. Saifulmuluku pohoi me njė lėvizje tė kokės. Atėherė Ansari kėrkoi qė ai t’ia jepte tė gjitha tė hollat qė zotėronte. Saifulmuluk e zbrazi qesen: e tėrė pasuria e tij arrinte deri nė njėqind monedha argjendi.

-Me kėtė shumė-, tha Ansari-, mund tė tė jap tri kėshilla.

-Ē’kėrkon tė thuash?-, tha Saifulmuluku. -Si ėshtė e mundur qė njė njeri si ti, i pėrkushtuar ndaj dijes, tė ketė nevojė pėr para?

-Jetojmė nė kėtė botė, rrethuar nga realiteti material-, tha urtaku, -dhe dija qė kam mė ngarkon pėrgjegjėsi tė reja e tė rėndėsishme. Meqė di disa gjėra qė tė tjerėt nuk i dinė, duhet, mes tjerash, tė harxhoj parā pėr tė dhėnė ndihmė atje ku njė fjalė e mirė apo njė ushtrim i Baraka-s nuk janė tė pėrshtatshme.

Mori paratė dhe tha:

-Dėgjomė me vėmendje. Kėshilla e parė ėshtė: ‘Njė re e vogėl ėshtė shenjė rreziku’.

-Po a kjo ėshtė dija?- u habit Saifulmuluku. -Nuk mė duket

se kjo mė mėson shumė mbi natyrėn e sė vėrtetės sė epėrme, apo mbi rolin e njeriut nė kėtė botė.

-Nėse ke ndėrmend tė mė ndėrpresėsh-, tha urtaku, -mund t’i marrėsh prapė paratė tuaja e tė largohesh. Ē’dobi ka tė dish rolin e njeriut nė kėtė botė, nėse ky njeri ėshtė i vdekur?

Saifulmuluku heshti dhe ndejti nė pritje tė kėshillės tjetėr.

-Dhe ja kėshilla e dytė-, vijoi Ansari: nėse tė qėllon tė gjesh nė tė njejtėn kohė njė zog, njė maēok dhe njė qen, merri me vete dhe kujdesohu pėr ta deri nė fund.

“Ē’kėshillė e ēuditshme-, mendoi Saifulmuluku, “por ndoshta pėrmban ndonjė domethėnie tė fshehtė metafizike, qė mund tė mė zbulohet, nėse meditoj gjatė pėrmbi tė”.

Kėsisoj ndejti nė heshtje derisa urtaku i dha kėshillėn e fundit.

-Nėse do t’i cekėsh me pėrvojė kėto gjėra qė mund tė tė duken tė papėrfillshme, e nėse do ta kesh parasysh kėshillėn pararendėse, atėherė, e vetėm atėherė, njė portė do tė hapet pėr ty. Hyr nė atė portė.

Saifulmuluku do tė donte tė rrinte pranė atij urtaku tė ēatrafiluar, qė tė mėsonte, por Ansari i dha lamtumirėn pothuajse me ashpėrsi.

Mori sėrish udhėn e pelegrinazhit tė tij dhe shkoi nė Kashmir, ku mori mėsime nga njė mjeshtėr. Mandej u pėrudh prapė mespėrmes Azisė Qendrore, derisa mbėrriti nė sheshin e tregut tė Buharasė, tamam nė ditėn kur po bėheshin shitje nė ankand. Pa njė njeri qė mo merrte me vete njė maēok, njė zog dhe njė qen, tė cilėt sapo i kishte blerė. “Nėse nuk do tė kisha ndejtur aq gjatė nė Kashmir”, tha me vete Saifulmuluku, “do tė kisha mundur t’i bleja ato kafshė, qė pėrbėjnė me siguri bukėn e fatit tim”.

Mandej nisi tė shqetėsohej ngaqė, jo veē se nuk e kishte parė zogun, maēokun dhe qenin, por nuk e kishte shquajtur as rźnė e vogėl. Gjithēka dukej sikur po shkonte pėrsėmbrapshti. E vetmja gjė qė e ngushėlloi, ishte rileximi i njerės prej fletoreve tė tij, nė tė cilėn kishte vėnė re kėtė sentencė tė njė urtaku plak: “Ngjarjet vijnė varg. Njeriu beson se njė varg i tillė ėshtė njėlloj i zakonshėm. Por, nganjėherė, ėshtė fjala pėr njė tjetėr lloj vargu”.

Atėherė e kuptoi se, sadoqė tre kafshėt ishin shitur nė ankand, Ansari nuk i kishte thėnė t’i blinte ato kafshė nė ndonjė ankand. Nuk ishte kujtuar pėr termat e saktė tė kėshillės sė dytė: “Nėse mund tė takosh nė tė njejtin vend njė zog, njė maēok dhe njė qen, merri me vete dhe kujdesu pėr to deri nė fund”. Kėshtu u vu nė kėrkim tė blerėsit, pėr tė marrė vesh nėse kafshėt ishin ende “nė tė njejtin vend”.

Mbas shumė kėrkimesh, arriti tė zbulonte se burri quhej Ashikikhuda dhe se i kishte blerė ato kafshė thjesht pėr t’i ēliruar nga vuajtja, prejse kishin mbetur tė ngujuara nė sallėn e ankandit disa javė rresht, nė pritje tė ndonjė blerėsi. Po, ishin ende “nė tė njejtin vend” dhe Ashikikhuda u ndje i lumtur qė mundi t’ia shiste Saifulmulukut.

Saifulmuluku u vendos nė Buhara: me kafshėt ai e kishte tė pamundur tė vazhdonte udhėtimin. Dilte ditėpėrditė pėr tė punuar nė njė tjerrtore leshi dhe kthehej nė shtėpi natėn, duke u sjellė kafshėve ushqimin qė kishte blerė me pagėn e tij tė mėditjes. Kėshtu, kaluan tre vjet.

Njė ditė, kur ai tashmė ishte mjeshtėr fillpunues dhe jetonte me kafshėt e veta si anėtar i respektuar i bashkėsisė, teksa po shėtiste nė periferi tė qytetit pa tė pluskonte nė horizont diēka qė i ngjante njė rźje tė vogėl. Ajo rź ishte kaq e pazakontė, sa krejt papritmas ia rifreskoi kujtesėn. Dhe i erdhi ndėrmend kėshilla e parė: “Njė rź e vogėl ėshtė shenjė rreziku”.

Saifulmuluku u kthye me tė shpejtė nė shtėpi, mblodhi kafshėt e tij dhe iku kah perėndimi. Kur arriti nė Isfahan, ishte pothuaj pa parā. Disa ditė mė vonė mori vesh se ajo rźja qė kishte parė, paskej qenė njė masė pluhuri e ngritur nga njė hordhi pushtuesish, tė cilėt do plaēkisnin Buharanė dhe do vrisnin banorėt e saj.

Atėherė u kujtua pėr fjalėt e Ansarit: “Ē’dobi ka ta dish rolin e njeriut nė kėtė botė, nėse ky njeri ėshtė i vdekur?”. Banorėt e Isfahanit nuk kishin ndonjė dashuri tė veēantė pėr kafshėt, e aq mė pak pėr endėsit dhe tė huajt, kėshtuqė Saifulmuluku ra shumė shpejt nė mjerim tė thellė. Njė ditė, ai u shtri pėrtokė duke thėrritur:

-Oh, Vargan i Shenjtėrve! Oh, Tė Lumė! Oh, ju qė jeni transformuar! Ndihmomėni ju, sepse jam nė njė gjendje nė tė cilėn pėrpjekjet e mia nuk mė mbajnė mė dhe kafshėt e mia vuajnė nga uria dhe etja.

Tesa dergjej pėrtokė, mes vigjėlimit dhe gjumit, prź e kafshimeve tė urisė dhe i lėshuar nė duart e fatit, shquajti, qartė si njė objekt nė mes tė ditės, vegimin e njė unaze tė artė ku ish ngallmuar njė xhevahir me ngjyra tė ndryshueshme, qė vezullonte pėrflakshėm si deti fosforeshent, nga thellėsitė tė cilit grafullojnė feksje tė blerta. Njė zė, ose ai qė ngjante se ishte njė zė, i tha:

-Kjo ėshtė kurora e artė e kohrave, Samiri i sė Vėrtetės, unaza e vetė mbretit Solomon, birit tė Davidit,- paqja qoftė mbi tė- tė fshehtat e sė cilės duhet tė ruhen.

Duke vėshtruar rrotull, vuri re unazėn tė rrotullohej nė njė lugajė toke. Iu duk sikur ndodhej nė bregun e njė pėrroi, nėn njė pemė, pranė njė shkėmbi me formė tė ēuditshme. Nė mėngjes, duke u ndjerė mė i ēlodhur e nė gjendje pėr ta pėrballuar urinė, Saifulmuluku nisi tė endej nėpėr rrethinat e Isfahanit. E, a thua se ishte nė pritje, thuajse pa ditur ta shpjegonte arsyen, ai zbuloi pėrroin, pemėn dhe shkėmbin. Nėn shkėmb fshihej njė zgavėrr. Futi brėnda njė degė dhe nxori sė andejmi unazėn qė e kishte parė tashmė nė rrethanat e veēanta qė sapo pėrshkruam.

Ndėrsa po lante unazėn nė ujėt e rrjedhshėm, Saifulmuluku thirri:

-Nėse kjo ėshtė me tė vėrtetė unaza e Solomonit,- emri i tė cilit qoftė i bekuar! -mundėsomė, o shpirt i unazės, njė fund tė denjė tė vėshtirėsive tė mia.

Atėherė toka u trand dhe njė zė bubulloi si njė shtjellė nė veshėt e tij:

-Nė shekuj tė shekujve, o i miri Saifulmuluk, tė urojmė paqe. Je trashėgimtari i pushtetit tė Solomonit, birit tė Davidit- paqja qoftė mbi tė! – mjeshtėr i Xhinėve dhe i njerėzve. Unė jam skllavi i unazės. Jam nėn urdhėrat e tu, mjeshtėr Saifulmuluk!

-Priju kafshėve tė mia dhe sillu atyre ushqim-, tha menjėherė Saifulmuluku, pa harruar tė shtonte: -Pėr hatėr tė Emrit tė Madh dhe tė Salomonit, Mjeshtrit tonė, prijėsit tė Xhinėve dhe njerėzve, pėrshėndetja qoftė pėr tė!”.

Sapo mbaroi sė shqiptuari kėto fjalė, kafshėt u shfaqėn duke patur secila pėrpara ushqimin e preferuar. Atėherė ai fėrkoi unazėn dhe zėri i foli sėrish. Ishte si njė ulėrimė pėr veshėt e tij:

-Jepmė urdhėr, dhe cilado qoftė dėshira jote, do tė pėrmbushet, me pėrjashtim tė asaj qė nuk mund tė pėrmbushet, mjeshtėr i unazės.

-Thuajmė, nė emėr tė Solomonit,- paqja qoftė mbi tė!- vallė a ėshtė ky fundi, meqė me urdhėr tė mjeshtrit tim, Ansari i Heratit, duhet tė kujdesem pėr mirėqėnien e kėtyre miqve tė mi deri nė fund?

-Jo-, u pėrgjigj shpirti, -nuk ėshtė fundi.

Saifulmuluku ndejti nė atė vend dhe i kėrkoi Xhinit qė ai t’i ndėrtonte njė shtėpizė dhe njė strehė pėr kafshėt me tė cilat jetonte. Ditė pėr ditė, Xhini u siguronte atyre ushqim dhe udhėtarėt qė kalonin aty, mrekulloheshin pėrpara shenjtėrisė sė Saif-Baba, ‘Baba Saifi, siē e quanin “atė qė jetonte me asgjė, i rrethuar nga kafshė tė egra e shtėpiake”.

Saif-Babai studionte shėnimet qė kishte marrė gjatė udhėtimeve tė tij dhe meditonte mbi pėrvojat e jetuara. Pjesėn tė tjetėr tė kohės, vėzhgonte tre kafshėt dhe hulumtonte sjelljen e tyre. Secila reagonte nė mėnyrėn e vet ndaj ngucjeve tė tij. Ai nxiste cilėsitė e tyre dhe topiste mangėsitė e tyre, e nuk lodhej kurrė sė foluri atyre pėr Khwaja Ansarin e madh dhe tri kėshillat e tij. Herė mbas here kalonin njerėz tė devotshėm qė e ftonin shpesh pėr tė biseduar me ta, apo pėr tė studiuar Udhėt e veēanta qė ndiqnin. Por ai nuk pranonte.

-Kam njė detyrė pėr tė kryer, tė cilėn ma ka dhėnė mjeshtri im-, pėrgjigjej thjesht.

Njė ditė, u befasua kur dėgjoi maēokun t’i fliste me njė gjuhė qė arrinte ta kuptonte:

-Mjeshtėr-, i tha maēoku, -ti ke njė detyrė e duhet ta ēosh deri nė fund. Por a nuk ēuditesh qė ēasti, tė cilin ti e quan ‘fundi’, nuk ka mbėrritur ende?

-Jo, nė tė vėrtetė nuk mė ēudit-, u pėrgjigj Saif-Babai, -sepse, me sa di unė, mund tė zgjasė edhe edhe njėqind vjet tė tjera.

-Pikėrisht kėtu gabohesh-, tha zogu, qė iu bashkua bisedės, -sepse nuk ke mėsuar atė qė do mund tė mėsoje nga udhėtarėt e ndryshėm qė kanė kaluar kėtu. Ngaqė tė duken tė gjithė tė ndryshėm nga njėri-tjetri,- ashtu siē edhe ne kafshėt dukemi tė ndryshėm nga njėri tjetri- nuk e ke kuptuar se tė gjithė janė dėrguar nga i njėjti burim i mėsimit tėnd, pra nga vetė Khwaja Ansari, pėr tė parė nėse e ke zhvilluar mjaftueshėm perceptimin pėr t’i ndjekur.

-Po tė qe kėshtu-, tha Saif-Babai, -gjė qė nuk e besoj aspak, a mund tė mė sqaroni si ėshtė e mundur qė njė maēok i thjeshtė dhe njė zog i vockėl janė nė gjendje tė mė thonė atė ēka unė, qė madje e kam pėrfituar me ndėrhyrje tė mrekullishme, nuk jam nė gjendje ta shoh?

-Ėshtė e thjeshtė-, thanė tė dy njėzėri. -je mėsuar aq shumė t’i shohėsh gjėrat nė mėnyrė tė njėkuptimshme, sa mangėsitė tuaja janė tė dukshme edhe prej mėndjeve mė tė rėndomta.

Kėto fjalė e shqetėsuan Saif-Babain.

-Kėshtu, do kisha mundur ta gjeja prej kohėsh portėn qė pėrmendet nė kėshillėn e tretė, nėse do tė harmonizohesha nė mėnyrėn e duhur?

-Po-, tha qeni, duke u pėrfshirė edhe ai nė bisedė. -Porta ėshtė hapur dymbėdhjetė herė pėrgjatė kėtyre viteve tė fundit, por ti nuk e ke parė. Ne e kemi parė tė hapej, por, duke qenė se jemi kafshė, nuk kemi mundur tė ta themi.

-Epo, si ka mundėsi qė tashti jeni nė gjendje tė ma thoni?

-Je ti qė munde ta kuptosh gjuhėn tonė, sepse edhe ti vetė je bėrė njė trohė mė njerėzor se pak kohė mė parė. Por, tė mbetet edhe vetėm njė mundėsi tjetėr, sepse po mplakesh.

Saif-Babai, nė fillim mendoi: “Duhet tė jetė ndonjė shajnī”. Mandej tha me vete: “Nuk kanė tė drejtė tė mė flasin me kėtė ton; jam mjeshtri dhe burimi i gjallėmbajtjes sė tyre”. Mė nė fund, njė pjesė tjetėr e tija, nisi tė mendonte: “Nėse gabohen, nuk ka ndonjė rėndėsi. Por nėse kanė tė drejtė, pėr mua ėshtė e tmerrshme. Nuk duhet tė rrezikoj”. Kėshtu ndejti nė pritje tė mundėsive qė do t’i shfaqeshin. Kaluan disa muaj. Njė ditė, njė dervish endacak ia behu tek ēadra, pėrpara portės sė Saif-Babait. Lidhi miqėsi me kafshėt, dhe Saif-Babai vendosi t’ia besonte tė fshehtėn e tij. “Largohu!”, tha dervishi prerazi; “Tėrė kėto lėvdata mbi mjeshtrin Ansari nuk mė interesojnė fare, ashtu siē nuk mė interesojnė rrėfimet mbi retė tua, kėrkimin tėnd, pėrgjegjėsitė tua kundrejt kafshėve, e as mbi unazėn tėnde magjike. Mė lerė rehat! E di se pėr ēfarė duhet tė mė flasėsh, por nuk e di se pėr ēfarė je duke folur’.

I dėshpėruar, Saif-Babai thirri nė ndihmė shpirtin e unazės, por Xhini u kufizua me pėrgjigjen:

-Nuk do tė ta them atė qė nuk duhet thėnė. Por, e di mirė se ti vuan nga sėmundja qė quhet ‘paragjykim i fshehur pėrhershėm’. Ky paragjykim kontrollon mendimet e tua dhe pengon pėrparimin nė Udhė.

Saif-Babai shkoi atėherė tek dervishi, i cili po rrinte ulur te pragu i portės.

-Ēfarė duhet tė bėj, sepse ndjehem pėrgjegjės pėr kafshėt e mia e, pėrsa mė takon mua, jam i turbulluar dhe nuk ndjehem mė i udhėhequr nga tre kėshillat?

-Fole me sinqeritet-, tha dervishi. -Ky ėshtė njė fillim. Besomi mua kafshėt e tua dhe do tė ta jap pėrgjigjen.

-Por unė nuk tė njoh; po mė kėrkon tepėr!-, kundėrshtoi Saif-Babai. -Si mund tė ma kėrkosh njė gjė tė tillė? Unė tė respektoj, por mė mbetet njė dyshim…

-Drejtė e the!-, tha drvishi. -Fjalėt e tua nuk tregojnė shqetėsimin tėnd pėr mirėqėnien e kafshėve tua, pėrkundrazi mungesėn e perceptimit kundrejt meje. Nėse pėr tė mė gjykuar i beson emocionit apo logjikės, nuk mund tė pėrfitosh nga ndihma ime. Je ende lakmiqar, nė njė farė kuptimi, meqė ia njeh vetes tė drejtėn e pronėsisė mbi kafshėt ‘tua’. Largohu, siē ėshtė e vėrtetė qė mė quajnė Darwaza!”.

Tashti, ‘Darwaza’ do tė thotė portė. Ky fakt e nxiti tė mendonte shumė Saif-Baba. Mos ishte fjala pėr ‘portėn’ e paralajmėruar nga shehu Ansari?

-Ti mund tė jesh ‘Porta’ qė kėrkoj, por nuk jam i sigurtė-, i tha ai dervishit Darwaza.

-Zhduku, ti bashkė me spekullimet e tua!-, i uluriti dervishi. -A nuk e sheh se dy kėshillat e para i drejtohen mėndjes sate, ndėrsa e fundit mund tė kapet vetėm nga perceptimi yt?

Saif-Babai kaloi dy vite tė tjera nė turbullim dhe ankth. Mandej, papritmas, ai pa tė vėrtetėn. Thirri kafshėt e veta dhe i lėshoi me kėto fjalė:

-Tashti jeni tė lira. Ky ėshtė fundi.

Teksa po shqiptonte kėto fjalė, ai pa qė kafshėt kishin marrė tashmė formė njerėzore dhe ishin transformuar. Pranė tij ishte Darwaza, por pamja e tij ishte krejt si ajo e vetė Khwaja Ansarit. Pa thėnė as dhe njė fjalė, Ansari hapi njė portė nė pemėn qė lartonte degėt e saj mbi bregun e pėrroit e, me tė kaptuar pragun, Saif-Babai zbuloi njė guvė tė nėndheshme ku ishin skalitur, me gėrma tė arta, pėrgjigjet e pyetjeve mbi jetėn dhe vdekjen, mbi natyrėn e vdekjes dhe natyrėn e njeriut, mbi dijen dhe padijen, gjėra e kishin munduar pėrgjatė tėrė jetės.

-Ajo qė tė ka penguar pėr tėrė kėto vite-, tha zėri i Ansarit-, ėshtė lidhja jote me format e jashtme. Nė njėfarė kuptimi, nga shkaku i kėsaj lidhjeje, tashmė ėshtė shumė vonė pėr ty. Tashti mund tė marrėsh vetėm atė pjesė tė dijes qė ėshtė ende e mbėrritshme.

Kjo rrėfenjė nxjerr nė pah, mes tjerash, njė temė tė preferuar nga Sufijtė: E Vėrteta “pėrpiqet tė shfaqet” midis njerėzimit; ajo i shfaqet dhe i rishfaqet ēdo njeriu nėn veshje tė vėshtira pėr t’u depėrtuar e qė, me shikim tė parė, mund tė mos kenė kurrfarė lidhje mes njėra-tjetrės. Vetėm zhvillimi i njė “perceptimi tė veēantė” ia mundėson njeriut ndjekjen e njė udhe pėrgjatė kėtij procesi tė padukshėm.

Mblodhi dhe pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:31

Bamirėsia

Osho: Bamirėsia ėshtė thjesht dhėnie e pakushtėzuar.

Do tė thotė qė ke diēka dhe gėzohesh kur e ndan me dikė. Mos u bėj i mjerė, sepse njė ditė do tė vdesėsh dhe nuk mund tė marrėsh asgjė me vete. Pra, sa je gjallė, pse tė mos japėsh sa mė shumė qė mundesh? Gjėrat mund tė zhduken ēdo ēast, prandaj mė mirė jepua vetė tė tjerėve. Ėshtė kėnaqėsi e pafundme ajo ndjesi. Njeriu qė mėson tė japė ėshtė njeriu mė i pasur nė botė. Mund tė jetė i varfėr, por qenia e tij ka njė cilėsi pasurie, pėr tė cilėn edhe perandorėt mund tė bėhen xhelozė.

Gjithmonė mė ka pėlqyer kjo parabola sufi: Njė druvar i varfėr, shumė i varfėr, jetonte nė njė kasolle nė pyll. Shtėpiza ishte aq e vogėl sa vetėm ai dhe gruaja e vet mund tė shtriheshin atje. Nė mes tė njė nate me shi dikush trokiti nė derė, pranė sė cilės po flinte gruaja. Burri i tha gruas tė hapte derėn shpejt, pasi ndokush mund tė kishte humbur rrugėn nėpėr pyllin e rrezikshėm me kafshė tė egra. Ajo i’u pėrgjigj “Nuk ka vend!”. Ai i’u kthye: “Nuk ėshtė pallat mbreti, por tre vetė mund rrimė ulur e tė flemė ashu, hape derėn tani!”. Udhėtari hyri brenda, tregoi mirėnjohje pėr veprimin dhe u ul. Po shtynin natėn ulur e duke biseduar e treguar histori, kur dėgjuan njė trokitje tjetėr. Udhėtari ishte pranė derės, dhe i zoti i kasolles i tha ta hapte. Ai i’u pėrgjigj: “Qenke i ēuditshėm ti, po kėtu nuk ka vend!”

Ai i tha se kėshtu i’u pėrgjigj edhe gruaja, qė nėse do ta kishte dėgjuar, udhėtari do tė ishte ende jashtė tani duke e ngrėnė ujqit. “Dhe se nuk e kuptoke se ne po rrimė galiē vetėm pėr ty. Ne lodhemi e punojmė gjithė ditėm, por kjo ėshtė kasollja jonė, pra, hape derėn! Katėr vetė mund tė rrimė pak mė ngushtė se qėparė, por rrimė ama”.

Njeriu hapi derėn, sigurisht, edhe pse jo me qejf. Dikush tjetėr erdhi dhe u tregua shumė mirėnjohės. Tani po rrinin ngjitur bashkė, nuk kishte vend pėr asgjė. Kur, papritur, njė trokitje tjetėr, qė nuk dukej prej dorės sė njeriut. Qetėsi. Gruaja dhe miqtė kishin frikė se mos i zoti i urdhėronte tė hapnin derėn.

Ai tha: “Hape derėn! E di unė kush po troket: ėshtė gomari im. Nė gjithė botėn ai ėshtė miku im i vetėm, mė mban drutė. Futeni brenda!”

Tė tjerėt protestuan: “Kjo ėshtė e tepėrt, ku e nxė edhe gomarin kėtu?”, por i zoti i kasolles u pėrgjigj: “Nuk merrni vesh ju: kjo ėshtė kasolle tė varfėrish, gjithmonė ka vend. Ne po rrimė ulur tani, kur tė hyjė gomari, do tė rrimė mė kėmbė e ai nė mes, qė tė ndihet mirė e ngrohtė!”

Tė tjerėt u pėrgjigjėn: “Mė mirė tė kishim humbur nėpėr xhungėl, se nė kasollen tėnde”. Por nuk mund tė bėnin dot gjė. Hapėn derėn, gomari hyri, i gjithi qull, dhe ata e funtėn nė mes. I zoti tha: “Ju nuk merrni vesh, por gomari im ka mendje filozofi; mund t’i thoni ē’tė doni dhe dėgjon pa ēarė kokėn fare, gjithmonė i qetė”.

E kam shumė qejf kėtė histori, kur thotė se pallatet e perandorėve janė gjithmonė pa hapėrsirė, megjithėse aq tė mėdhenj. Shtėpia e presidentit tė Indisė ka 100 dhoma me banja, ehuuu, ē’bėjnė 100 dhoma atje, pyes veten…

Kam qenė njėherė atje, sepse njė nga presidenėt, Zakir Hussein, interesohej pėr mua, i pėlqenin shumė gjėrat qė thosha unė nė universitet, ku edhe ai punonte mė parė. Kur isha njėherė nė Delhi, mė ftoi dhe e pyeta se pėrse janė ato 100 dhoma? M’u pėrgjigj se nuk kanė vlerė, madje 100 vetė duhen vetėm pėr t’i mirėmbajtur. I thashė: “Shpenzim i kotė, absolutisht! Nė sa dhoma fle ti?” Ai m’u pėrgjigj: “Nė sa dhoma? Nė krevatin tim, nuk jam idiot tė ndahem copash nėpėr dhoma unė!”

Pra, i thashė, ato dhoma, gati pėr shėrbime, duhen vėnė nė punė, pėrse nuk pėrdoren atėherė?

Ja, kjo ėshtė gjendja nėpėr gjithė botėn: Perandorėt kanė pallate tė stėrmėdha dhe prapėseprapė nuk kanė hapėsirė, ndėrtojnė tė tjera, tė tjera, tė tjera…

Dhe i zoti i kasolles tha: “Do t’ia dalim, do bėjmė si do bėjmė, kasolle tė varfėrish ėshtė dhe ka gjithmonė hapėsirė!” Dhe ia dolėn pė bukuri nė fakt. Nata kaloi shkėlqyeshėm megjithėse tė gjithė ishin mė kėmbė. Ėshtė bukur tė ndash gjėnė qė ke, ēdo gjė qė ke. Edhe nėse nuk keni gjė fare, ndani diēka nė atė asgjė.

Bamirėsia ėshtė dhėnia pa kushte.

Pėrktheu Arben Orhani
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:32

Nuk ka synim

Osho: Po ju tregoj njė histori sufish: parabolė qė tregohet nga sufitė pėr njė njeri, qė kishte dėgjuar se disa dervishė, nėpėr urdhėrat e mjeshtrave tė tyre, nuk kishin prekur me dorė mish e duhan. Meqėnėse kjo dukej e pėrshtatshme me shumė nga besimet, sidomos nė perėndim, ky njeri shkoi nė ZAWIA, vendi ku mblidheshin tė ndricuarit, tė gjithė mėse 90 vjeēarė, pėr t’u ulur nė kėmbėt e tyre.

Sigurisht, ata atje ishin, pa pikėn e duhanit e proteinave shtazore mes tyre, dhe heroi ynėi kėnaqur u ul mes tyre tė shijonte ajrin e pastėr, supėn e shijshme e pijen qė i ofruan, me shpresėn se tashmė do tė rronte tė paktėn 100 vjet.

Papritur, njėri prej tyre pėshpėriti” “Po vjen Mjeshtri i madh!” Tė gjithė u ngritėn mė kėmbė ndėrsa mjeshtri u ul. Ai buzėqeshi e u nis drejt shtėpisė ku qėndronte. Nuk dukej as 50 vjeē.

“Sa i vjetėr ėshtė dhe ēfarė ha ai?” – pyeti vizitori i mahnitur.

“150 vjeē, dhe s’besoj se ndonjėri nga ne do rrojė aq! – i’u pėrgjigj njėri prej tė moshuarve. Por sigurisht, atij i lejohen 20 cigare dhe 3 biftekė nė ditė, meqėnėse tani i ka tejkaluar tundimet nga kotėsitė”

Ėshtė histori e mrekullueshme. Vjen njė ēast kur njeriu tejkalon ēdo ndasi, pastaj i lejohet ēdo gjė. Unė mund tė flas pėr tė ardhmen sepse jam nė tė tashmen, lejohet. Dhe mund tė flas pėr shpėtimin e botės nga lufta e Tretė Botėrore, sepse nuk kam mė asnjė dėshirė, lejohet. Mund tė tė mėsoj ty ditė e natė, gjithė vitin, duke theksuar vazhdimisht “Nuk ka ndonjė kuptim, synim, qėllim, diēka pėr t’u arritur!” Prapėseprapė mė lejohet tė tė mėsoj.

Pėrse mė lejohet? Sepse nuk jam mė njė mėsues. Nuk po tė jap njė doktrinė tė caktuar, njė karakter tė caktuar e njė disiplinė. Thjesht po tė pėrcjell harenė qė kam!

Marrė nga: Osho – Hesht dhe Mėso
Pėrktheu Arben Orhani
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:34

Princesha rebele

Na ishte njėherė njė mbret, qė ishte i bindur se mėsimet e marra dhe besimet nė tė cilat mbėshtetej pėrputheshin me tė vėrtetėn. Ishte njeri i drejtė, nė shumė pikėpamje, por dhe me horizont shikimi tė ngushtė.

Njė ditė u tha tre bijave tė tij:

-Gjithė ēfarė zotėroj ėshtė, apo mė mirė do jetė, juaja. Keni ardhur nė kėtė botė falė meje. Dhe vullneti im pėrcakton tė ardhmen tuaj e, pėr rrjedhojė edhe fatin tuaj.

Tė bindura nga vėrtetėsia e kėtyre fjalėve, dy nga vajzat u nėnshtruan butėsisht.

E treta, megjithatė, tha:

-Sadoqė pozita ime e kėrkon qė unė t’u bindem ligjeve, nuk mund tė besoj se fati im duhet tė jetė pėrherė i pėrcaktuar nga mendimet tuaja.

-Kėtė do ta shohim.- tha mbreti.

Ai urdhėroi qė e bija tė mbyllej nė njė qeli, ku ajo u dergj pėr shumė vite, gjatė tė cilave monarku dhe bijat e tij tė bindura pėrfitonin me bollėk prej pasurive qė u pėrkisnin me tė drejtė.

Mbreti mendonte: “Ajo vajzė gjendet nė burg jo me vullnetin e vet, po me vullnetin tim. Kjo provon plotėsisht, pėr ēdo mendje tė arsyeshme, se ai qė pėrcakton fatin e vajzės, ėshtė vullneti im e jo i saji.

Kur u pėrhap lajmi pėr dėnimin qė i ishte dhėnė princeshės, nėnshtetasit thanė:

-Do tė ketė bėrė apo thėnė diēka shumė tė rėndė, qė monarku, tek i cili nuk arrijmė tė gjejmė ndonjė cen, ta trajtojė kėshtu gjakun e gjakut tė tij. Nuk kishin arritur ende nė atė pikė sa pėr tė kundėrshtuar fodullėkun e mbretit, i cili duhet tė ketė pėrherė tė drejtė. Herė mbas here, mbreti i bėnte vizitė sė bijės, e cila, edhe pse ishte e zbehtė dhe e dobėsuar nga dergja nė burg, vijonte tė kėmbėngulte kokėfortėsisht nė mendimin e vet.

Mė nė fund, mbreti e humbi durimin:

-Nėse vijon tė rrish nė mbretėrinė time, sfidat tua kėmbėngulėse do tė mė mėrzitin edhe mė tepėr, e do tė duket sikur i dobėsojnė tė drejtat e mia. Mund tė tė vrisja, por unė jam i mėshirshėm. Kėsisoj, po tė ēoj nė mėrgim, nė shkretėtirėn qė rrethon tokat e mia. Ajo shkretėtirė ėshtė e banuar vetėm nga shtazėt e egra dhe nga ndonjė i mėrguar tuhaf dhe i paaftė pėr tė jetuar nė shoqėrinė tonė racionale. Aty do ta kuptosh nėse do mund t’ia dalėsh tė jetosh e ndarė nga familja jote e, ta zėmė se ia del, a do mundesh mandej ta pėlqesh atė jetė mė shumė sesa tonėn.

Urdhėri i tij u zbatua menjėherė dhe princesha u dėrgua nė kufinjtė e mbretėrisė, dhe u braktis nė njė krahinė tė egėr qė i ngjante fort pak mjedisit tė mbrojtur nė tė cilin ishte rritur. Megjithatė, e kuptoi menjėherė se njė guvė mund ta kryente detyrėn e njė shtėpie, se arrat dhe frutat vinin nga pemėt, e jo nga pjatat e arta, e se ngrohtėsia ishte dhuratė e diellit. Ajo shkretėtirė kishte klimėn e vet dhe mėnyrėn e vet tė tė qėnit. Ia kushtoi ca kohė organizimit tė jetės sė saj: mėsoi tė kanalizonte ujėt e burimeve, tė punonte tokėn dhe tė mėkonte zjarrin. “Kėtu ekziston njė jetė, nė tė cilėn elementėt harmonizohen mes tyre dhe formojnė njė terėsi”, thoshte me vete. “E megjithatė nuk u binden urdhėrave tė babait tim, mbretit, as individualisht e as bashkarisht”.

Njė ditė, arriti njė udhėtar qė kishte humbur rrugėn. Ishte njeri sa i pasur, aq edhe mėndjehollė. Duke parė princeshėn tė syrgjynosur, u dashurua mbas saj dhe e mori me vete nė vendin e tij, ku dhe u martuan.

Pak mė vonė, ēifti vendosi tė rikthehej nė shkretėtirė pėr tė ndėrtuar aty njė qytet tė madh e tė begatė, ku urtia e tyre, burimet e tyre mendore dhe besimi i tyre gjetėn njė shprehje tė drejtė e tė plotė. ‘Tuhafėt’ dhe mėrgimtarėt e tjerė, shumė prej tė cilėve ishin trajtuar si tė ēmendur, u harmonizuan krejtėsisht e nė mėnyrė tė vyeshme me atė mėnyrė jetese tė pasur e tė shumėllojshme.

Si qyteti ashtu edhe tokat qė e rrethonin u bėnė tė famshme nė tėrė botėn, duke e kapėrcyer shumė shpejt nė fuqi dhe nė bukuri qytetin e tė atit tė princeshės.

Me zgjedhjen e njėzėshme tė banorėve, princesha dhe bashkėshorti i saj u vunė nė fronin e asaj mbretėrie tė re dhe ideale. Mbreti vendosi tė bėnte njė vizitė nė atė vend tė ēuditshėm dhe misterioz, qė ishte lartuar nė mes tė shkretėtirės e, pėr tė cilin kish dėgjuar se ishte populluar, sė paku pjesėrisht, prej njerėzish qė, si ai ashtu edhe tė tjerėt, i kishin pėrēmuar.

Ai bėri pėrpara kryeulur drejt fronit ku rrinte ēifti i ri, dhe kur ēoi sytė pėr tė ndeshur nė vėshtrimin e atyre, nami i tė cilėve pėr drejtėsi, begati dhe mirėkuptim e kapėrcente shumė herė tė tijin, mundi tė dėgjonte atė qė e bija murmuriti:

-Shiko, baba, ēdo burrė e ēdo grua ka fatin e vet dhe mundėsinė e vet tė zgjedhjes.

Simbas njė dorėshkrimi sufi, sulltan Saladini takoi mjeshtrin e madh Ahmed El-Rifai, themeluesin e Urdhėrit Rifai (“Dervishėt ulėritės”) dhe i bėri shumė pyetje.

El-Rifai i tregoi kėtė rrėfenjė, si pėrgjigje pėr pyetjen: “Ē’arsye ke, gjithnjė nėse ke, tė mendosh se vendosja e autoritetit tė Ligjit ėshtė e pamjaftueshme pėr tė siguruar lumturinė dhe drejtėsinė?”.

Takimi pati ndodhur nė vitin 1174, por kjo rrėfenjė, qė gjendet edhe nė tradita tė tjera pėrpos asaj sufi, qysh atėherė ka filluar tė pėrdoret pėr tė ilustruar mundėsinė e njė “gjendjeje tė ndryshme tė vetėdijes tek njerėzit”.



Rrėfimi i rėrės

I lindur mes malesh tė largėta, njė lumė kapėrceu shumė krahina pėr tė mbėrritur mė nė fund tek ranishtja e shkretėtirės. U pėrpoq ta kapėrcente kėtė pengesė, ashtu siē pati bėrė me tė tjerat, por vuri re se, mbas ēdo hapi qė bėnte pėrmbi ranishte, ujėrat e tij zhdukeshin. Ndjehej i bindur se, fati e kishte shkruar qė duhej ta kapėrcente atė shkretėtirė, megjithatė nuk po ia dilte mbanė… Pikėrisht nė atė ēast, njė zė i fshehtė, ardhur nga vetė shkretėtira, i murmuriti: “Era e pėrshkon shkretėtirėn; edhe lumi mund tė bėjė po ashtu”.

Lumi kundėrshtoi duke thėnė qė, edhe pse lėshohej pėrmes rėrės, i vetmi rezultat ishte se po gėlltitej nga shkretėtira, ndėrsa era fluturonte e, kėsisoj mund ta pėrshkonte shkretėtirėn.

-Duke u lėshuar pėrpara nė mėnyrėn tėnde tė zakonshme, shkretėtira nuk do tė tė lejojė ta pėrshkosh. Shumė-shumė do mund tė zhdukesh ose tė bėhesh kėnetė. Duhet tė lejosh qė era tė tė mbartė deri nė pikėmbėrritjen tėnde.

-Por si ėshtė e mundur kjo?

-Duke e lėnė veten qė tė pėrpihesh nga era.

Kjo ishte njė ide e papranueshme pėr lumin. Nė fund tė fundit, ai nuk ishte pėrpirė kurrė deri atė ēast. Nuk donte ta humbiste individualitetin e tij: nėse do ta humbiste, ē’siguri kishte se do mund ta fitonte atė sėrish?

Rėra u pėrgjigj:

-Era kryen kėtė funksion: e pėrthith ujėt, e mbart pėrmbi tėrė shkretėtirėn, pastaj e lė tė bjerė sėrish. Duke rėnė nė formėn e shiut, uji bėhet pėrsėri lumė.

-Nga ta di unė se ėshtė e vėrtetė?

-Kėshtu ėshtė. Nėse nuk mė beson, ti do mund tė bėhesh vetėm njė kėnetė, e edhe pėr kėtė do tė tė duhen shumė e shumė vite; por, prapėseprapė, lumė nuk ke pėr tė qenė kurrė.

-Por, nuk mund tė mbetem i njejti lumė?

-Nė tė dy rastet nuk mund tė mbetesh i njejti lumė-, u pėrgjigj murmurima, -pjesa thelbėsore e jotja do tė tė largohet tutje pėr tė formuar njė lumė tė ri. Sot ti mban kėtė emėr, sepse nuk e di se cila pjesė e jotja ėshtė thelbėsore.

Kėto fjalė zgjuan dolloj jehonash nė kujtesėn e lumit. Vagėllimthi iu kujtua njė gjendje nė tė cilėn ai- ose ndoshta njė pjesė e tij?- kishte qenė nė krahėt e erės. Iu kujtua edhe- por a mos vallė ishte vėrtetė njė kujtim?- qė kjo ishte gjėja e duhur, e jo domosdoshmėrisht gjėja mė e afėrmendshme qė duhej tė bėnte. Atėherė lumi i ēliroi avujt e tij drejt krahėve mikpritės tė erės. Era, ėmbėlsisht dhe pa mundim, i mbarti avujt dhe i ēoi larg, duke i lėnė tė bien brishtėsisht me tė mbėrritur nė majėn e njė mali shumė, shumė tė largėt.

Dhe pikėrisht pėr shkak se kishte dyshuar, lumi mundi t’i kujtonte dhe ti nguliste mė me forcė nė mendjen e vet hollėsitė e pėrvojės sė tij. “Po, tashti e njoh identitetin tim tė vėrtetė”, tha me vete. Lumi po mėsonte. Por rėra murmuronte: “Ne e dimė, sepse sepse e shohim tė ndodhė ēdo ditė dhe sepse ne, ranishtet, shtrihemi nga lumi deri tek mali”.

Ja pse thuhet se rruga qė ia jep mundėsinė lumit tė jetės pėr tė vijuar udhėtimin e tij, ėshtė shkruar nėpėr ranishte.

Kjo rrėfenjė shumė e bukur gjendet nė shumė gjuhė tė traditės gojore. Qarkullon thuajse gjithmonė mes dervishėve dhe nxėnėsve tė tyre. Ky version rrjedh nga Awad Afifi, tuniziani, vdekur mė 1870.

Mblodhi dhe pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:35

Bukė dhe xhevahirė

Nė njė turr bujarie tė pakuptueshme, njė mbret, vendosi njė ditė qė tė jepte dhuratė njė pjesė tė pasurisė sė vet. Nė tė njejtėn kohė, gjithsesi, donte tė dinte se ē’do bėhej me dhuratat e tij. Pėr kėtė, ēoi fjalė tė vinte njė furrtar, tek i cili kishte besim tė plotė, dhe i tha tė piqte dy bukė tė rrumbullakėta: nė tė parėn duhej tė fuste xhevahirė, teksa buka tjetėr duhej tė ishte e zakonshme, thjesht e pėrbėrė nga uji dhe mielli.

Mandej i tha furrtarit, se bukėt duhej t’ia jepte, njerėn njeriut mė tė mirė, ndėrsa tjetrėn njeriut mė pak tė mirė qė mund tė gjendej. Ditėn qė pasoi, nė dyqan hynė dy njerėz. Njėri ishte i veshur si dervish dhe dukej shumė i vyeshėm, ēka se nė tė vėrtetė nuk ishte dervish por i shkėrbyer si i tillė. Tjetri ndejti nė heshtje dhe i ngjante nga tė gjitha anėt njė njeriu qė furrtari e kishte shumė zėt.

Atėherė furrtari ia dha bukėn me xhevahire njeriut qė mbante veshur petka dervishi, kurse bukėn e zakonshme ia dha tjetrit. Sapo e mori bukėn, njeriu me petka dervishi i mėshoi me gishtėrinj dhe e peshoi me duar: forma e xhevahirėve qė preku me gishtat e vet, e bėri tė mendonte se ishin droēka. E peshoi prapė bukėn; pati pėrshtypjen se ishte vėrtetė e rėndė. Atėherė i hodhi njė vėshtrim vjedhtas furrtarit, por duke vėrejtur se ai nuk ishte tip me tė cilin mund tė bėhej shaka, u kthye kah tjetri:

-A do tė ishe dakord ta ndėrroje bukėn tėnde me timen? Dukesh mjaft i uritur; kjo imja ėshtė mjaft mė e rėndė.

Njeriu i dytė, i prirur pėr tė rėnė nė ujdi me gjithēka, pranoi me dėshirė ta bėnte atė ndėrrim. Mbreti, i cili e vėzhgonte atė skenė nga e ēara e portės, u habit, por nuk i kapi cilėsitė pėrkatėse tė dy njerėzve.

Dervishi i rremė mori kėsisoj bukėn e zakonshme, dhe mbreti arriti nė pėrfundimin se fati kishte ndėrhyrė pėr ta ruajtur dervishin nga kamja. Njeriu i mirė gjeti xhevahirėt dhe u shpėrblye pėr urinė e tij, por mbreti nuk qe nė gjendje ta interpretonte atė ndodhi.

-Bėra atė qė m’u tha tė bėja.- tha furrtari.

-Nuk mund ta ndryshosh rrjedhėn e fatit.- tha mbreti.

-U tregova dinak!- tha dervishi i rremė.

Kjo rrėfenjė tregohet nė Gazargah, teqe e vendosur nė Afganistanin Perendimor, ku mjeshtri i madh sufi Abdullah Ansari qe varrosur mė 1089. ‘Niveli i parė’ i mėsimit qė jep kjo rrėfenjė, ėshtė se njeriu mund tė marrė gjėra me vlerė tė madhe pėr jetėn e tij tė ardhme, pa nxjerrė medoemos pėrfitim.


Peshkatari dhe xhini

Njė ditė, njė peshkatari vetmitar i ra nė rrjetė njė shishe bakri me njė vulė plumbi. Meqė dukej qartė se ishte fjala pėr njė objekt shumė tė ndryshėm prej atyre qė ishte mėsuar tė gjente zakonisht nė det, mendoi se mund tė pėrmbante ndonjė gjė tė ēmuar. Pėrveē kėsaj, atė ditė nuk i kishte ecur fati nė peshkim e, kėshtu, sė paku mund ta shiste tek tregtari i bakrit.

Shishja nuk ishte shumė e madhe dhe mbi tapė ishte gdhendur njė simbol i ēuditshėm, Vula e Solomonit, Mbret dhe Mjeshtėr. Nė brendėsi rrinte mbyllur njė xhin i tmerrshėm. Shishja ishte hedhur nė det nga vetė Solomoni, pėr tė mbrojtur njerėzit nga njė shpirt i keq, deri nė ditėn kur do tė arrinte dikush qė do tė dinte ta zbuste e t’i caktonte rolin e vėrtetė si shėrbėtor i njerėzimit.

Por peshkatari nuk dinte asgjė. Gjithė ē’dinte ishte se kishte nė duar njė objekt qė mund ta vėzhgonte me kėnaqėsi, e prej tė cilit do mund tė nxirrte pėrfitim. Bakri ishte vezullues. Bėhej fjalė pėr njė vepėr arti.

-Ndoshta ka brėnda diamante!-, mendoi me vete.

Duke harruar proverbin: “Njeriu mund tė pėrdorė vetėm atė qė ka mėsuar tė pėrdorė”, peshkatari hoqi tapėn prej plumbi.

Mbasi e vėrtiti dhe e vėrtiti nė dorė shishen qė dukej bosh, e vendosi mbi rėrė dhe nisi ta vėshtronte. Pikėrisht nė atė ēast vėrejti njė spirale tymi qė, teksa bėhej dalėngadalė gjithnjė e mė e shpeshtė, nisi tė rrotullohej duke marrė mė nė fund formėn e njė krijese gjigande dhe kėrcėnuese, qė iu drejtua atij me zė shungullues:

-Jam prijėsi i xhinėve qė njohin tė fshehta dhe ndodhi tė mrekullishme. Jam burgosur me urdhėr tė mbretit Solomon, kundėr tė cilit isha rebeluar; dhe tani do tė tė shkatėrroj!.

Peshkatari, i llahtarisur, nisi tė zhgėrryhej nė rėrė duke vikatur:

-Don tė mė shkatėrrosh mua, qė tė dhashė lirinė?

-Sigurisht qė do ta bėj-, tha xhini, -sepse ėshtė nė natyrėn time tė rebelohem, dhe ėshtė nė fuqinė time prirja pėr tė shkatėrruar, ēka se mė kanė detyruar tė dergjem pėr shumė mijėvjeēarė.

Atėherė, peshkatari e kuptoi qė, jo vetėm s’do mund tė nxirrte pėrfitim nga ai peshk kobēar, por me gjasė do mund edhe tė asgjėsohej prej tij pa e ditur as arsyen.

Teksa i kapi syri vulėn e vendosur mbi tapėn e shishes, i erdhi papritmas njė ide:

-Ėshtė e pamundur qė ti tė kesh dalė prej asaj shisheje-, i tha xhinit, -ėshtė tepėr e vogėl!

-Ēfarė! Dyshon nė fjalėn e prijėsit tė Xhinėve-, ulėriu vegimi. Kėshtu, xhini u davarit sėrish, derisa u rishndėrrua nė njė spirale tė hollė tymi dhe u kthye pėrsėri nė burgund e vet. Atėherė peshkatari pėrlau tapėn dhe e mbylli shishen. Mandej e flaku sėrish, sa mė shumė qė ishte e mundur, nė thellėsi tė detit.

Kaluan vite… deri nė ditėn kur, njė tjetėr peshkatar, nipi i tė parit, hodhi jetėn nė tė njėjtin vend dhe kapi tė njėjtėn shishe.

E vendosi mbi rėrė, e ndėrsa po bėhej gati ta hapte, kokėn ia pėrshoi njė mendim. Ishte kėshilla e pėrcjellė nga i ati, i cili nga ana e tij e kishte mėsuar nga babai i vet: “Njeriu mund tė pėrdorė vetėm atė qė ka mėsuar tė pėrdorė”.

Kėshtu, kur i shkundur nga mpirja, pėr shkak tė lėvizjeve tė burgut tė tij, xhini i tha pėrmes pareteve tė bakrit: “Bir i Adamit, kushdo qofsh ti, hiqja tapėn kėsaj shisheje dhe ēliromė, sepse unė jam prijėsi i xhinėve qė njohin tė fshehtat dhe ndodhitė e mrekullishme!”, peshkatari i ri, duke sjellė ndėrmend proverbin stėrgjyshor, mori shishen dhe e vendosi me kujdes nė njė guvė, dhe pastaj u kacavar nėpėr shkėmbinj ku gjendej qela e njė njeriu tė ditur.

Mbasi e dėgjoi rrėfimin, urtaku i tha:

-Proverbi yt ėshtė absolutisht i vėrtetė, e duhet ta bėsh tėndin, por mė sė pari duhet tė mėsosh ēfarė tė bėsh.

-Por ēfarė duhet tė bėj?- pyeti djaloshi.

-Sigurisht duhet tė ketė diēka qė dėshiron tė bėsh.

-Ajo qė dėshiroj tė bėj ėshtė ta ēliroj Xhinnin, qė ai tė mund tė mė japė dijen e mrekullishme… ose ndoshta male me ar, oqeane me smeralde e gjithēka tjetėr qė Xhinėt mund t’u dhurojnė njerėzve.

-Natyrisht, ty as nuk tė ka shkuar ndėrmend-, tha urtaku, -se Xhini mund edhe tė mos tė t’i japė kėto gjėra mbasi ta kesh ēliruar, ose mund tė t’i japė e tė t’i marrė sėrish ngaqė nuk ke mjete pėr t’i ruajtur, pa folur mandej pėr atė qė mund tė tė ndodhte nėse njė ditė ti do t’i kishe vėrtetė kėto gjėra, duke e ditur se ‘njeriu mund tė pėrdorė vetėm atė qė ka mėsuar tė pėrdorė’.

-Atėherė, ēfarė duhet tė bėj?

-Kėrkoji Xhinit njė provė pėr atė qė do tė tė ofrojė. Gjej njė mėnyrė pėr ta ruajtur kėtė provė e pėr ta shqyrtuar. Kėrko dijen, jo pasurinė, sepse pasuria pa dijen nuk ka kurrfarė dobije, e ky ėshtė shkaku i tė gjitha pėrhumbjeve tona.

Djaloshi, i cili ishte i mprehtė dhe me mend, teksa po kthehej nė guvėn ku kishte lėnė Xhinin, sajoi njė plan.

Trokiti lehtė tek shishja, dhe zėri i Xhindit qė pėrtej paretit prej bakri, ia behu i mezidėgjueshėm, por gjithė i tmerrshėm:

-Nė emėr tė Solomonit, Tė Fuqishmit- qė paqja qoftė me tė! -ēliromė, bir i Adamit!

-Unė as nuk besoj se ti je ai qė mėton tė jesh, e as qė e zotėron vėrtetė fuqinė pėr tė cilėn mburresh-, u pėrgjigj djaloshi.

-Nuk mė beson? A nuk e di se jam i paaftė tė them gėnjeshtra?-, shungulloi sėrish Xhindi.

-Jo, nuk e di.

-Atėherė, si mund tė tė bind?

-Duke mė dhėnė njė provė! A mund t’i ushtrosh disa nga

fuqitė tuaja qė prej aty brėnda shishes?

-Po-, tha Xhindi, -por kėto fuqi nuk mė japin mundėsi tė ēlirohem.

-Shumė mirė; atėherė ma jep aftėsinė pėr ta zgjidhur problemin qė mė shqetėson.

Xhini i ushtroi nė ēast fuqitė e tij tė tė ēuditshme, dhe djaloshi e kuptoi zanafillėn e proverbit tė pėrcjellė nga gjyshi i tij. E shquajti tėrė skenėn e ēlirimit tė Xhinit nga shishja, e, shquajti edhe mėnyrėn sesi do mund t’ua pėrcillte edhe tė tjerėve mundėsinė pėr tė pėrftuar aftėsi tė tilla nga Xhinėt. Gjithsesi e kuptoi se nuk do mund tė bėnte mė shumė. Kėshtu, peshkatari mori shishen dhe, ashtu si gjyshi i tij dikur, e flaku sėrish nė oqean. Pjesėn tjetėr tė jetės e kaloi jo duke peshkuar, por duke u pėrpjekur t’u shpjegonte tė tjerėve rreziqet qė mund tė pėsojė ‘ai qė pėrpiqet tė pėrdorė atė qė nuk ėshtė mėsuar tė pėrdorė’.

Prapėseprapė, meqė ishin tė pakėt ata qė ndesheshin me Xhinėt e shisheve, e meqė nuk kishin pranė njerėz tė urtė qė mund t’i kėshillonin, pasardhėsit e kėtij peshkatari i denatyruan ato qė i quanin ‘mėsimet’ e tij, dhe pėrvojėn qė ai kishte pėrshkruar e katandisėn nė njė parodi. Mandej erdhi njė kohė kur themeluan njė religjion, ithtarėt e tė cilit mblidheshin nėpėr tempuj tė mveshur me stoli pėr tė pirė me shishe prej bakri. Nga respekti i thellė qė ushqenin pėr mėnyrėn sesi ishte sjellė peshkatari, rrekeshin tė imitonin veprimet dhe sjelljen e tij, nė tė gjitha format.

Qė atėherė kanė kaluar shumė shekuj, e pėr kėtė arsye shishja e bakrit mbetet simbol i shenjtė pėr ata njerėz. Pėrpiqen ta duan njėri-tjetrin, vetėm pėr shkak tė dashurisė qė ushqejnė pėr peshkatarin; e nė vendin ku ai dikur kishte pasė ndėrtuar njė kasolle tė thjeshtė, ata, tė veshur me petka madhėshtore, mblidhen pėr tė kremtuar rituale tė ndėrlikuara.

Nxėnėsit e tė urtit jetojnė ende, tė panjohur prej kėtyre njerėzve, ashtu si edhe pasardhėsit e peshkatarit. Shishja prej bakri dergjet nė fund tė detit, ku Xhini vazhdon tė flejė.

Njė version i kėsaj rrėfenje ėshtė shumė i njohur nga lexuesit e ‘Njė mijė e njė netėve’. Dervishėt e pėrdorin nė formėn qė ne kemi paraqitur kėtu. Ėshtė interesante tė nėnvizojmė se, ‘dija e pėrcjellė nga njė xhin’ flitet tė jetė, nė mėnyrė tė ngjashme, origjina e fuqisė sė magjistarit legjendar Virgjilit, i cili pati jetuar nė Napoli, nė Mesjetė, dhe e Gerbertit, qė u bė Papa Silvestėr nė vitin 999.



Portat e Parajsės

Na ishte njėherė njė njeri i mirė qė e kishte kaluar tėrė jetėn e tij duke mėkuar cilėsitė, tė cilat u kėshillohen atyre qė duan tė fitojnė parajsėn. Ai ishte shumė bujar me tė varfėrit, i donte dhe u shėrbente pėrunjėsisht tė tjerėve. Duke sjellė ndėrmend domosdoshmėrinė e tė treguarit i durueshėm, ishte pėrballur me shumė prova tė dhimbshme e tė paparashikueshme, shpeshherė pėr altruizėm. Kishte udhėtuar nė kėrkim tė dijes. Pėrunjėsia dhe sjellja e tij ishin aq tė shembullore, saqė nami prej njeriu dhe qytetari tė mirė i ishte pėrhapur nė tė katėr anėt e tokės.

Ai i ushtronte nė mėnyrė tė dukshme tėra cilėsitė qė zotėronte, sa herė qė i kujtohej. Megjithatė, ai kishte njė tė metė: mungesėn e vėmendjes. Kjo prirje nuk ishte shumė e shenjuar tek ai, i cili thoshte me vete se, nė krahasim me tėrė ato virtyte qė zotėronte, mungesa e vėmendjes mund tė quhej shumė-shumė njė cen i vogėl. Kishte tė varfėr qė ai i linte pas dore me ndihma sepse, herė mbas here, ishte i pandjeshėm ndaj nevojave tė tyre. Edhe dashuria dhe shėrbimi harroheshin ngandonjėherė, kur brėnda tij grafullonin nevoja vetiake ose, mė sė paku dėshira.

Atij i pėlqente tė flinte, e kur ishte nė gjumė humbiste raste- raste tė kėrkonte dijen ose ta pėrvetėsonte, tė praktikonte pėrunjėsinė e vėrtetė, tė rriste numrin e veprimeve tė tij tė mira- e kėto raste kalonin dhe nuk paraqiteshin tjetėr herė.

Qoftė cilėsitė qė kishte ushtruar, qoftė vesi i mungesės sė vėmendjes, lanė gjurmėn e vet nė thelbin e tij.

Mė nė fund, ai vdiq. Kur u gjend nė botėn e pėrtejme, nė rrugėn qė tė shpinte tek Portat e Rrethuara, njeriu ndaloi njė ēast pėr tė shqyrtuar ndėrgjegjen e tij, e arriti nė pėrfundimin se kishte gjasa tė mjaftueshme pėr t’i kaptuar Portat e Parajsės.

Megjithatė, ai pa se portat ishin tė mbyllura. Pikėrisht nė atė ēast, njė zė bubulloi:

-Kij mėndjen, sepse portat hapen vetėm njė herė nė njėqind vjet.

Atėherė, ai u ul tė priste, krejt i prekur nga ajo begati qė e priste, por duke mos patur mė rast t’i ushtronte virtytet e tij nė shėrbim tė njerėzimit, vuri re se aftėsia e tij pėr tė qenė i vėmendshėm ishte e pamjaftueshme. Mbasi vigjėloi pėr njėfarė kohe, kohė qė iu duk njė shekull i tėrė, koka filloi t’i rėndoi nga efekti i gjumit. Qepallat e tij u mbyllėn vetėm pėr njė ēast.

Ndodhi qė, pikėrisht nė atė ēast kalimtar, portat u ēelėn hapekrah. Pėrpara se sytė e tij tė hapeshin krejtėsisht, portat u mbyllėn me njė nga ato shungullimat e forta qė zgjojnė nga gjumi edhe tė vdekurit.

Dervishėt e parapėlqejnė kėtė rrėfenjė-mėsim, nganjėherė tė quajtur “Parabola e mungesės sė vėmendjes”. Ėshtė njė rrėfenjė popullore mjaft e pėrhapur, origjina e sė cilės ka humbur. Disa ia kanė autorėsuar Hazreti Aliut, Kalifit tė Katėrt. Tė tjerė pohojnė se kjo rrėfenjė ėshtė aq e rėndėsishme sa duhet tė jetė pėrcjellė doemos nga vetė Profeti. Megjithatė, nuk gjendet nė asnjė nga dokumentet e traditės qė lidhen me Profetin. Forma letrare me tė cilėn ėshtė paraqitur kėtu, ėshtė vepėr e njė dervishi tė panjohur tė shekullit XVII, Amil-Baba, dorėshkrimi i tė cilit ngulmon nė faktin se, “autori i vėrtetė ėshtė ai, vepra e tė cilit ėshtė anonime, nė mėnyrė qė asgjė tė mos ndėrhyjė mes nxėnėsit dhe materialit qė studiohet”.

Mblodhi dhe pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:36

Kur vdekja erdhi nė Bagdad

Nxėnėsi i njė sufiu tė Bagdadit, ishte ulur njė ditė nė qoshkun e njė bujtine, kur i qėlloi tė dėgjonte bashkėbisedimin e dy personave. Nga fjalėt qė po dėgjonte, mori vesh se njėri nga ata tė dy ishte Engjėlli i Vdekjes.

“Kam shumė vizita pėr tė bėrė nė kėtė qytet gjatė tre javėve tė ardhshme”, po i thoshte Engjėlli i Vdekjes shokut tė tij.

I llahtarisur, nxėnėsi u kukėzua nė qoshkun e tij derisa ata tė dy u larguan. Mandej i bėri thirrje tėrė zgjuarsisė sė tij pėr tė gjetur mėnyrėn si t’i shpėtonte vizitės sė mundshme tė Engjėllit, e mė nė fund vendosi tė largohej nga Bagdadi, me qėllim qė vdekja tė mos ta kapte. Mbasi bėri njė arsyetim tė tillė, nuk i mbeti tjetėr veēse tė merrte me qira kalin mė tė shpejtė e, duke e shporuar me mamuze ditė e natė, arriti deri nė Samarkandėn e largėt.

Ndėrkohė Vdekja u takua me mjeshtrin sufi, me tė cilėn ndejti e foli pėr njerėz tė ndryshėm.

-Po ku ėshtė, pra, filan fisteku, nxėnėsi yt?-, pyeti Vdekja.

-Duhet tė jetė kėndej rrotull nėpėr qytet, i pėrhumbur nė meditim, ndoshta nė ndonjė han”, u pėrgjigj mjeshtri.

-Gjė e ēuditshme-, tha Engjėlli, -sepse ai ėshtė tamam nė listėn time… Ah, ja, shiko: duhet ta marr mbas katėr javėsh pikėrisht nė Samarkanda, e nė asnjė vend tjetėr.

Autori i kėsaj rrėfenje, qė konsiderohet si njė nga tregimet popullore mė tė pėlqyera nė Lindjen e Mesme, ėshtė Sufiu i madh Fudail Ibn Ayad, njė ish-bandit qė vdiq nė fillim tė shekullit IX. Simbas njė tradite sufi, por qė pohohet edhe nga dokumente historike, Harun El-Rashid, kalifi i Bagdadit, pati dashur tė pėrqėndronte nė oborrin e tij ‘plotninė e dijes’. Shumė Sufij jetuan nėn pėrkrahjen e tij, por asnjė prej tyre nuk pranoi tė vihej nėn shėrbimin e atij monarku tė gjithėfuqishėm. Historianėt sufi pėrshkruajnė vizitėn e bėrė nė Mekė, tek Fudaili, nga Haruni dhe veziri i tij. “Prijės i Besimtarėve”, tha Fudaili, “druaj se pamja jote e hijshme do tė bjerė nė zjarrin e xhehnemit!”.

Haruni e pyeti tė urtin: “A ke njohur ndonjėherė, ndokėnd qė jeton mė i tėrhequr se ti?”.

“Po”, u pėrgjigj Fudaili, “ty! Tėrheqja jote ėshtė mė e epėrme se e imja. Unė kam mundur tė shkėputem nga mjedisi i botės sė rėndomtė, kurse ti je shkėputur nga diēka shumė mė e madhe; je shkėputur nga ajo qė ėshtė e pėrjetshme!”.

Fudaili i tha kalifit se pushteti mbi vetveten ėshtė mė i mirė se njėmijė vjet pushtet mbi tė tjerėt.


Lindja e njė tradite

Na ishte njėherė njė qytet i formuar nga dy rrugė paralele. Njė ditė, njė dervish pėrshkoi rrugėn e parė; kur arriti nė tė dytėn, njerėzit vėrejtėn se ai i kishte sytė plot me lotė.

-Dikush ka vdekur nė rrugėn tjetėr!-, u dėgjua tė vikaste. Menjėherė, tė gjithė fėmijėt e rrethinave nisėn tė vikasnin tė njejtėn frazė.

Ajo qė kishte ndodhur nė tė vėrtetė, ishte se dervishi sapo kishte qėruar ca qepė. Lajmi u hap shumė shpejt edhe nė rrugėn e parė, dhe tė rriturit e tė dy rrugėve ishin shumė tė pikėlluar e tė frikėsuar (sepse secili kishte pjesėtarė tė familjes nė anėn tjetėr) dhe nuk guxonin ta thellonin shkakun e asaj trazire.

Njė i urtė u pėrpoq tė arsyetonte me personat e tė dyja rrugėve, dhe i pyeti ata se, pėrse nuk e njoftonin njėri-tjetrin. Tepėr tė tronditur pėr tė ditur se ēfarė donin, disa prej tyre thanė:

-Mesa dimė ne, nė anėn tjetėr tė rrugės ka rėnė njė murtajė vdekjeprurėse.

Kėto fjalė u pėrhapėn si era, nė atė masė sa banorėt e secilės nga rrugėt u bindėn se, tė tjerėt, ishin dėnuar me vdekje tė sigurtė.

Kur nė njė farė mėnyre u vendos heshtja, tė dy bashkėsitė nuk gjetėn tjetėr zgjidhje pėr t’i shpėtuar rrezikut, pėrveē shpėrnguljes nė masė. E kėshtu, tė dyja gjysmat e qytetit u shpopulluan.

Qysh atėherė kanė kaluar shekuj, por qyteti vijon tė jetė ende sot i shkretė. Aty afėr janė ngritur dy fshatra. Secili nga fshatrat ka traditėn e tij, qė tregon se si shumė kohė mė parė, fshati ishte ndėrtuar nga njė koloni e mbėrritur prej njė qyteti tė dėnuar, falė njė shpėrnguljeje fatlume qė ua pati mundėsuar shpėtimin nga njė e keqe e panjohur.

Nė mėsimin e tyre psikologjik, Sufijtė pohojnė se pėrcjellja e zakonshme e dijes ėshtė objekt i shumė deformimeve, shkaktuar nga interpretimet dhe mangėsia e kujtesės, qė nuk mund ta zėvendėsojė perceptimin e drejtpėrdrejt tė fakteve. “Lindja e njė tradite”, e cila ilustron subjektivitetin e trurit njerėzor, ėshtė shkėputur nga libri i Asrar-i-Khiiwatia (Sekretet e tė Ngujuarve) tė shehut Kalandar Shah tė Urdhėrit Suhraėardi, vdekur mė 1832. Varri tij gjendet nė Labore, nė Pakistan.


Katallani dhe Sufiu

Njė mjeshtėr Sufi po udhėtonte vetėm nė njė krahinė malore dhe tė shkretė, kur papritmas u gjend ballėpėrballė me njė katallan, njė pėrbindėsh gjigand, i cili i tha se do ta asgjėsonte.

-Shumė mirė; provoje po deshe-, tha mjeshtri, -por unė jam nė gjendje tė tė mposht sepse, nga shumė pikėpamje, jam mė i fuqishėm nga ē’mund ta marrėsh me mend ti.

-Budallallėqe!-, u pėrgjigj katallani; -ti je mjeshtėr Sufi; merresh vetėm me ēėshtje tė shpirtit; nuk mund ta mposhtėsh njė si unė, qė pėrdor vetėm fuqinė fizike. E mandej, unė jam tridhjetė herė mė i madh sesa ti!

-Nėse do ndonjė provė fuqie-, tha Sufiu, -merre kėtė gur dhe mundohu t’ia shtrydhėsh lėngun.

Mori njė copė shkėmbi e ia dha. Pavarėsisht pėrpjekjeve tė tij, katallani nuk ia doli mbanė.

-Ėshtė e pamundur, nuk ka ujė nė kėtė gur. Mė trego ti nėse ka.

Nė gjysmėerrėsirė, mjeshtri mori gurin e, duke nxjerrė njė vezė nga xhepi, i pėrplasi me njėri-tjetrin mbi dorėn e katallanit. Ky mbeti shumė ēuditur, sepse njerėzit mbeten shpesh tė ēuditur nga ajo qė nuk kuptojnė, dhe i mbivlerėsojnė kėto lloj gjėrash mė shumė sesa duhet, nė interes tė tyre.

-Duhet tė mendohem rreth tėrė kėsaj-, tha katallani, -eja nė shpellėn time, po tė ofroj mikpritje pėr sonte.

Sufiu shkoi mbas tij derisa mbėrritėn nė njė guvė stėrmadhe, njė shpellė e vėrtetė Aladini, nė brendėsi tė sė cilės dergjeshin paisjet dhe veshjet e mijėra udhėtarėve tė vrarė.

-Shtrihu kėtu, pranė meje, dhe fli- i tha katallani. -Do pėrpiqemi tė sqarojmė gjithēka nė mėngjes.

Me tė thėnė kėtė, u shtri pėrtokė dhe ia kėputi gjumit menjėherė. Mjeshtri, instinkti i tė cilit parashikonte kėrcėnimin e njė tradhėtie, ndjeu papritmas se duhej tė ngrihej pėr t’u fshehur nė njė farė largėsie prej katallanit. Dhe kėshtu bėri, mbasi e shtroi shtratin nė njė mėnyre tė tillė, qė t’i krijonte pėrshtypjen se vijonte tė ishte aty.

Sapo ishte vendosur nė largėsinė e duhur, katallani u zgjua. Me njė dorė mbėrtheu njė trung peme e i dha shtatė goditje tė hatashme formės ku Sufiu kishte qenė pak mė parė. Mandej, katallani u shtri e fjeti sėrish. Mjeshtri u kthye nė shtratin e tij dhe i thirri:

-Hej, katallan! Shpella jote ėshtė e rehatshme, por mė ka pickuar shtatė herė njė mushkonjė. Duhet tė bėsh diēka!

Katallani u trondit aq shumė, sa nuk guxoi ta sulmonte prapė. Nė fund tė fundit, nėse ai njeri ishte goditur shtatė herė prej njė katallani, me njė trung peme e me tėrė fuqinė e tij…

Nė mėngjes, katallani i hodhi Sufiut njė rrėshek tė sajuar me lėkurė bualli:

-Shko e merr ujė pėr mėngjesin, kėshtu do mund tė pėrgatisim ēajin!

Nė vend qė tė merrte rrėshekun (tė cilin do ta kishte ngritur me mundim) mjeshtri shkoi tek lumi e filloi tė gėrrmonte kanal tė vogėl nė drejtim tė shpellės. Por katallani ishte pėrherė e mė i etur:

-Pėrse nuk mė sjell ujė? …

-Durim, miku im. Po hap njė kanal tė pėrhershėm, pėr tė ta sjellė ujin e burimit deri tek shpella, e kėsisoj nuk do kesh mė nevojė tė pėrdorėsh rrėshekė.

Por katallani kishte tepėr etje pėr tė pritur. Mori njė rrėshek dhe u drejtua vetė tek lumi pėr ta mbushur ujė. Kur ēaji ishte gati, piu shumė litra, e pas kėsaj aftėsitė e tij mendore nisėn tė funksionojnė mė mirė.

-Nėse je aq i fortė- gjė qė ma ke provuar- pėrse nuk e gėrrmon mė shpejt atė kanal, nė vend qė tė pėrparosh centimetėr pas centimetri?

-Sepse-, u pėrgjigj mjeshtri, -asgjė qė ia vlen tė bėhet me tė vėrtetė, nuk mund tė bėhet pa pėrdorur minimumin e fuqisė. Ēdo gjė kėrkon sasinė e vet tė mundimit, e unė jam duke pėrdorur fuqinė time mė tė pakėt pėr tė hapur kanalin. Veē tjerash, e di mirė se ti, duke qenė njė krijesė qė i respekton zakonet, do vazhdosh ta pėrdorėsh gjithsesi rrėshekun prej lėkure bualli.

Kjo rrėfenjė tregohet shpesh nė Kaikhana tė Azisė Qendrore. U ngjan edhe disa rrėfenjave folklorike tė Europės mesjetare. Ky version ėshtė shkėputur nga njė Majmua (pėrmbledhje dervishėsh). Simbas asaj qė gjendet e shkruar nė ballinė, thuhet se nė versionin e saj origjinal ėshtė krijuar nga Hikajati nė shekullin XI, por forma qė paraqesim kėtu daton e shekullit XVI.

Mblodhi dhe pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:38

Kufizimet e dogmės

Sulltani i madh Mahmud, duke ecur njė ditė nėpėr rrugėn e Gaznas, kryeqyteti i tij, i zunė syte njė hamall tė gjorė qė po i merreshin kėmbėt nėn peshėn e njė guri gjigand qė mbante mbi shpinė. Sulltani, i cili ndjeu keqardhje pėr tė, me njė gulsh tė beftė mėshire e urdhėroi me zėrin e tij autoritar:

-Lėshoje nė tokė atė gur, hamall!

Pėr vite tė tėra ai gur mbeti nė mes tė udhės, duke penguar lėvizjen e kalimtarėve. Njė ditė, mė nė fund, njė dėrgatė qytetarėsh shkoi tek mbreti pėr t’iu lutur qė tė jepte urdhėr pėr ta hequr atė gur.

Por, Mahmudi, mbasi u mendua gjatė dhe u kėshillua me ligjet administrative, e ndjeu pėr detyrė tė pėrgjigjej kėshtu:

-Ajo qė ėshtė bėrė me urdhėr, nuk mund tė zhbėhet me njė urdhėr tė sė njejtės natyrė: populli atėherė do tė mendonte se urdhėrat perandorakė burojnė prej tekave. Guri le tė mbetet aty ku ėshtė!

Kėshtu, pėrsa kohė jetoi Mahmudi, guri mbeti aty ku ishte, por edhe mbas vdekjes sė tij, nė shenjė respekti pėr dekretet perandorake, askush nuk guxoi ta zhvendoste. Historia e gurit u pėrhap nė tėrė vendin, dhe njerėzit, mbi bazėn e aftėsive tė tyre, e interpretuan kėtė fakt nė tri mėnyra tė ndryshme. Kundėrshtarėt e qeverisė e shihnin kėtė ēėshtje si provė marrėzie tė njė autoriteti qė donte tė rrinte me ēdo kusht nė pushtet. Ata qė e donin pushtetin ndjenin respekt pėr urdhėrat, ēka se edhe atyre vetė u krijonin vėshtirėsi. Ata qė e kuptonin nė mėnyrėn e duhur ishin nė gjendje ta kapnin mėsimin qė mbreti kish dashur tė jepte, pavarėsisht asaj qė mund tė bluanin mendjet sipėrfaqėsore.

Nė tė vėrtetė, duke lejuar qė guri tė pėrbėnte njė pengesė e duke i bėrė publike arsyet qė e nxisnin ta linte tė zinte rrugėn, Mahmudi pėrcillte mesazhin qė vijon, pėr ata qė mund ta kuptonin: ėshtė e nevojshme t’u bindemi pushteteve tė pėrkohshme, por duhet edhe tė kuptojmė se ata qė qeverisin duke u bazuar nė dogmat e paprekshme nuk mund t’u shėrbejnė njerėzve nė mėnyrė tė plotė.

Ata qė ditėn ta marrin kėtė mėsim, shkuan tė shtojnė radhėt e ‘kėrkuesve tė sė vėrtetės’, e shumė prej tyre gjetėn rrugėn e sė vėrtetės.

Ky version rrjedh nga mėsimi i shehut sufi Daut i Kandaharit, qė vdiq mė 1965. Rrėfenja ilustron nė mėnyrė tė pėrkryer se si njerėzit i gjykojnė veprimet e tė tjerėve nga disa nivele kuptimi, nė funksion tė kushtėzimeve tė tyre. Metoda e jodrejtpėrdrejt e pėrdorur nga sulltan Mahmudi, ėshtė njė metodė tipike sufi, e cila mund tė pėrmblidhet nė kėtė frazė: “I flisni murit, derisa porta tė dėgjojė”.



Timur Aga dhe gjuha e kafshėve

Na ishte njėherė njė turk me emrin Timur Aga, qė po kalonte nė sitė krahina e qytete, katunde e lagje, nė kėrkim tė dikujt qė do mund t’i mėsonte gjuhėn e kafshėve. Kudo qė gjendej, nuk hiqte dorė nga tė kėrkuarėt: e dinte se i madhi Najmudin Kubra e kishte zotėruar kėtė aftėsi, e kėshtu, donte tė takonte ndonjė nga nxėnėsit e tij, qė ta mund ta mėsonte kėtė shkencė tė mistershme, shkencėn e Solomonit.

Ndodhi njė ditė qė ai, pikėrisht prejse kishte mbruajtur nė vete cilėsitė e burrėrisė dhe bujarisė, tė shpėtonte jetėn e njė dervishi plak me pamje shėndetlige qė kishte mbetur i varur nė tėrkuzėn e kėputur tė njė ure litarėsh, nė mal.

-Biri im, unė jam dervishi Bahaudin-, i tha plaku, -dhe i kam lexuar nė mendimet e tua. Kėndej e mbrapa ti do ta njohėsh gjuhėn e kafshėve.

Timur Aga premtoi se kurrė nuk do t’ia tregonte ndokujt kėtė sekret, dhe nxitoi tė kthehej nė fermėn e tij.

Nuk vonoi shumė dhe atij iu shfaq rasti pėr ta vėnė nė praktikė pushtetin e tij tė ri. Njė buall dhe njė gomaricė po bisedonin me gjuhėn e tyre:

-Unė duhet tė tėrheq parmendėn-, thoshte bualli, -ndėrsa ti nuk bėn punė tjetėr veēse shkon nė treg. S’ka dyshim qė ti je mė e zgjuar sesa unė; mė jep ndonjė kėshillė, pra, sepse dua tė dal prej kėsaj gjėndjeje tė trishtuar.

-Gjithė ēfarė duhet tė bėsh-, u pėrgjigj gomarica me djallėzi, -ėshtė tė shtrihesh pėrtokė e tė shtiresh se ke njė dhimbje tė tmerrshme barku. Katundari do tregojė kujdes pėr ty, sepse je njė kafshė e ēmuar pėr tė. Do tė tė lerė tė pushosh e do tė tė japė ushqim mė tė mirė.

Por Timuri, kishte kuptuar sigurisht gjithēka, e kur bualli u shtri pėrtokė, tha me zė tė lartė:

-Kėtė buall do ta ēoj sonte te kasapi, nė mos u bėftė mė mirė brėnda gjysmė ore-.

Ēilembyll sytė bualli u ndje mė mirė, madje shumė mė mirė se mė parė!

Kjo gjė e dėfreu shumė Timur Agėn, i cili nisi tė qeshte. E shoqja- qė ishte kureshtare dhe me karakter tė sertė- ia kėrkoi me ngulm arsyen e haresė sė tij. Duke sjellė ndėrmend premtimin qė kishte bėrė, Timuri refuzoi tė fliste.

Ditėn tjetėr u nisėn nė treg: gruaja kishte hipur mbi gomaricė, katundari ecte pėrbri saj. ndėrsa kėrriēi u vinte pas trokthi. Kėrriēi nisi tė garriste dhe Timuri e kuptoi qė po i thoshte sė ėmės:

-Nuk jam nė gjendje tė eci mė; mė merr nė kurriz.

Nėna iu pėrgjigj, nė gjuhėn gomarore:

-Jam duke mbartur gruan e katundarit, dhe ne jemi vetėm kafshė, ky ėshtė fati ynė; s’ka asgjė qė mund tė bėj pėr ty, biri im!

Timuri e zbriti menjėherė tė shoqen nga gomarica, qė t’i jepte mundėsi kėrriēit qė tė pushonte. Ndaluan nėn njė pemė. Gruaja ishte e xhindosur, por Timuri tha vetėm:

-Them se ėshtė koha pėr tė pushuar.

Gomarica tha me vete:

-Ky njeri njeh gjuhėn tonė. Mė ka dėgjuar kur kam folur me buallin, e kjo ėshtė arsyeja pse e kėrcėnoi se do ta ēonte te kasapi. Por, mua nuk mė bėri asgjė, pėrkundrazi, ma ka shpėrblyer intrigėn me mirėsjellje.

Lėshoi njė garritje qė donte tė thoshte: “Falemnderit padron”. Timuri nisi tė qeshte me mendimin e fshehtė qė kishte, por e shoqja po zemėrohej pėrherė e mė tepėr.

-Ma ha mendja se ti kupton diēka nga gjuha e kėtyre kafshėve-, tha mė nė fund.

-Kush vallė ka dėgjuar ndonjėherė pėr kafshė qė flasin?-, e pyeti Timuri. Kur u kthyen nė shtėpi, Timuri i pėrgatiti buallit njė shtrojė me kashtė tė freskėt qė kishte blerė, e bualli i tha:

-Gruaja jote po tė mundon! Me kėtė qė po bėn, shumė shpejt sekreti yt do tė zbulohet. Sikur ta kuptoje kėtė, njeri i gjorė, do mund ta mėsoje tė sillej mė mirė dhe tė t’i shmangte pakėnaqėsitė, vetėm duke e kėrcėnuar se do ta fshikullosh me njė purtekė jo mė tė trashė se gishti yt i vogėl.

-Ja pra, ky buall qė e kėrcėnova se do ta ēoja te kasapi, merakoset pėr mirėqėnien time!-, mendoi Timuri.

Kėshtu, ai shkoi tek e shoqja, mori njė purtekė e i tha:

-A do vendosėsh tė sillesh mirė? A do reshtėsh sė mė bėri pyetje nė rastet kur unė nuk bėj tjetėr gjė veēse qesh?

Gruaja u frikėsua shumė, sepse i shoqi nuk i kishte folur kurrė mė parė me atė ton; e kėshtu, nė tė ardhmen, Timuri nuk rrezikoi asnjėherė mė qė e fshehta e tij tė zbulohej. E kėshtu, shpėtoi nga fati i tmerrshėm qė bie mbi njerėzit qė ua zbulojnė sekretet njerėzve qė nuk janė gati pėr t’i marrė ato.

Traditat popullore i mveshin Timur Agės pushtetin e kapjes sė kuptimit edhe prej gjėrave dukshmėrisht tė parėndėsishme. Thuhet se kjo rrėfenjė, nė formėn e vet mė tė moēme, i autorėsohet Abu-ishak Kishti, i cili qe prijėsi i dervishėve ‘Kėngėtarė’, tė shekullit X.



Njeriu ēasti i tė cilit nuk kishte ardhur ende

Na ishte njėherė njė tregtar i pasur qė jetonte nė Bagdat. Zotėronte njė shtėpi luksoze, ēifliqe tė vegjėl e tė mėdhenj, dhe njė flotė anijesh qė bėnin rrugėn e Indisė, tė ngarkuara me mallra tė ēmuar. Ai i kishte marrė kėto pasuri, njė pjesė me trashėgimi, njė pjesė falė pėrpjekjeve tė veta tė kryera nė ēastin e duhur dhe vendin e duhur e, nė fund, falė orientimeve dhe kėshillave mirėdashėse qė Mbreti i Perėndimit- titull qė asokohe i ishte dhėnė sulltanit tė Kordovės- ia kishte ofruar bujarisht.

Por, mandej, fati u pėrmbys. Njė pushtues mizor u vu nė zotėrim tė tokave dhe shtėpive tė tij. Anijet qė udhėtonin pėr nė Indi u goditėn prej tajfuneve dhe u mbytėn, teksa njė varg fatkeqėsish u pėrplasėn mbi familjen. Edhe miqtė e tij mė tė ngushtė dukej se e kishin humbur aftėsinė pėr tė qenė nė harmoni me tė, pavarėsisht pėrpjekjeve tė dyanshme pėr tė ruajtur marrėdhėniet e mira.

Atėherė, tregtari vendosi tė shkonte nė Spanjė, pėr t’u takuar me mbrojtėsin e tij tė vjetėr, e kėsisoj u pėrudh pėrmes shkretėtirės perėndimore. Gjatė udhėtimit u ndesh me shumė fatkeqėsi. Gomari i tij ngordhi, mandej u zu rob prej banditėve dhe ra nė skllavėri, prej sė cilės arriti tė ēlirohej, duke ikur, me mjaft vėshtirėsi. Fytyra e tij e djegur nga dielli, mori shpejt pamjen e njė cope lėkure. Banorėt e dėbonit tutje egėrsisht. Aty-kėtu, ndonjė dervish i jepte njė krodhė bukė e ndonjė zhele pėr ta veshur. Nganjėherė gjente pakėz ujė nė fundin e ndonjė moēali, por nė tė shumtėn e rasteve uji ishte i njelmėt.

Mė nė fund arriti tek portat e pallatit tė Mbretit tė Perėndimit. Edhe pse nuk e pati tė lehtė ta fitonte lejen pėr tė hyrė. Ushtarėt e shtynė me heshta dhe shambellani nuk e pranoi kėrkesėn e tij pėr t’u pritur. I ofruan njė punė tė rėndomtė nė oborrin mbretėror, derisa tė fitonte ca parā qė do t’i mjaftonin pėr tė blerė ca petka, me tė cilat do mund tė paraqitej siē duhej tek mbreti, ditėn kur mjeshtri i ceremonive do t’ia mundėsonte takimin.

Gjithsesi, ai kishte vetėdijen e tė qėnit pranė mbretit, dhe kujtimi i mirėdashjes qė sulltani kish treguar dikur ndaj tij, nuk e braktiste kurrė. Megjithatė, meqė kishte jetuar aq gjatė nė mjerim dhe nė dėshpėrim, mėnyrat e tij tė sjelljes ishin deformuar, prandaj mjeshtri i ceremonive vendosi qė, pėrpara se ta pranonte nė oborr, t’i jepte ca mėsime mbi edukatėn dhe vetėpėrmbajtjen.

Tregtari i duroi tė gjitha. Ditėn kur i prinė drejt sallės sė pritjes, ishin mbushur plot tre vjet qėkurse e kishte lėnė qytetin e Bagdadit. Mbreti e njohu menjėherė, e pyeti rreth shėndetit dhe e ftoi tė ulej pranė tij.

-Madhėri-, tha tregtari, -kam vuajtur shumė nė kėto vitet e fundit. Tokat e mia janė pushtuar, trashėgimia ime ėshtė grabitur, anijet e mia janė mbytur bashkė me tėrė mallin qė kishin. Pėr tre vjet mė ėshtė dashur tė luftoj me urinė, banditėt, shkretėtirėn, e me ca njerėz, gjuhėn e tė cilėve nuk e kuptoja. Kam ardhur tė vihem nėn dashamirėsinė e Madhėrisė suaj.

Mbreti iu drejtua shambellanit.

-Jepini njėqind dele, emėrojeni bari mbretėror, ēojeni nė majė tė malit dhe lėreni t’ia dalė vetė mbanė.

Paksa i zhgėnjyer, sepse priste diēka mė tepėr nga ana e monarkut, tregtari u hoq mėnjanė, mbas falenderimeve tė rastit. Me tė arritur tek kullosat e varfėra qė i caktuan, delet i pėrfshiu njė sėmundje dhe ngordhėn tė gjitha njera pas tjetrės. Mbas kėsaj u rikthye sėrish tek mbreti.

-Si janė delet e tua?-, e pyeti mbreti.

-Madhėri, me tė mbėrritur tek kullosat, mė ngordhėn tė gjitha!

Mbreti bėri njė gjest dhe urdhėroi:

-Jepini kėtij njeriu pesėdhjetė dele, pėr tė cilat tė kujdeset deri nė njė urdhėr tė ri!

I pėshtjelluar dhe i turbulluar, bariu e ēoi tufėn e tij nė mal. Delet filluan tė kullosnin tėrė oreks, kur dy qen tė egėrsuar qė u shfaqėn papritmas filluan t’i ndjekin deri nė njė humnerė, ku tė gjitha u bėnė copė-copė.

Tregtari, shumė i dėshpėruar, u kthye tek mbreti pėr t’i treguar se ē’i kishte ndodhur.

-Shumė mirė-, tha mbreti, -tashti mund tė marrėsh njėzetepesė dele e tė vazhdosh si mė parė.

Tregtari u ngjit prapė tek kullosat me delet e tij. Shpresa e kishte tradhėtuar zemrėn e tij, dhe ai ishte mė i trazuar se kurrė, sepse nuk ndjente kurrfarė dėshire pėr tė qenė bari. Me tė arritur nė mal, ēdo dele polli dy qengja, e kjo bėri qė tufa e tij tė dyfishohej. Mandej kjo gjė u pėrsėrit edhe njė herė. Qengjat ishin tė majmė, kishin bashka leshi tė dendura dhe mishi i tyre ishte i shijshėm.

Tregtari shiti njė pjesė tė tyre dhe bleu ca tė tjerė: atėherė vuri re se delet, tė cilat kur i blinte ishin tė ligura e tė dobėta, rriteshin tė shėndetshme e tė forta, dhe i ngjanin pėrherė e mė shumė racės sė re e tė mahnitshme qė ishte duke rritur. Brėnda tre muajve mundi tė kthehej tek oborri mbretėror, i veshur me petka madhėshtore, pėr t’i thėnė mbretit se sa shumė ishte begatuar tufa nėn kujdesin e tij. E shoqėruan menjėherė tek mbreti.

-A beson se je njė bari i mirė, tashti?-, e pyeti mbreti

-Oh, po, madhėri! Fati u kthye nė tė mirėn time nė mėnyrė tė habitshme, e mund tė them se gjithēka ka shkuar pėrsėmbari, megjithėse nuk mė pėlqen edhe aq shumė tė rris dele.

-Shumė mirė-, tha mbreti. -Atje tej shtrihet mbretėria e Seviljes, qė ėshtė nėn kujdesin tim. Shko, e le ta marrin vesh tė gjithė se tė kam emėruar mbret tė Seviljes!

Dhe ia fshiku supin me skeptrin ceremonial. Tregtari nuk arriti ta pėrmbante veten:

-Po pėrse nuk mė emėrove mbret me tė mbėrritur kėtu pėr herė tė parė? Donit tė vinit nė provė durimin tim, qė ishte tashmė nė kufinjtė e fundit?

Mbreti ia krisi gazit:

-Le ta themi thjesht se, nėse ti do tė ishe bėrė mbret i Seviljes ditėn nė tė cilėn ke ēuar njėqind dele nė mal pėr t’i humbur ēilembyll sytė, sot nuk do tė kishte mbetur as edhe njė gur prej qytetit tė Seviljes!

Abdul-Kader Xhilani lindi nė shekullin XI nė brigjet jugore tė Detit Kaspik. Ėshtė i njohur me emrin Sajedna, ‘Princi ynė’, sepse e kishte prejardhjen nga Hasani, biri i Aliut dhe Nipi i Muhamedit (a.s), dhe i ka dhėnė emrin e tij Urdhėrit tė fuqishėm tė Kaderive. Ėshtė i njohur pėr faktin se, qysh fėmijė, ka dhėnė prova se zotėronte fuqi tė mbinatyrshme. Studioi nė Bagdat, ku pjesėn mė tė madhe tė kohės ia kushtoi themelimit tė njė shkolle publike falas. Shahabudin Suhrawardi, njė nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj sufi, autori i Dhunti tė dijes sė thellė, ishte njėri nga nxėnėsit e tij. Qė tė dyve u atribuohen mrekulli tė panumurta.

Abdul-Kaderi kishte shumė nxėnės, si hebrenj e tė krishterė, ashtu edhe muslimanė. Vdiq nė vitin 1166. Teksa ndodhej nė shtratin e vdekjes, u shfaq njė arab i mistershėm, i cili i solli njė letėr nė tė cilėn qe shkruar: “Kjo ėshtė letra e Tė Dashurit pėr tė dashurin e vet. Ēdo njeri dhe ēdo kafshė duhet ta ngjėrojė vdekjen”. Varri i tij gjendet nė Bagdad.

Pra, Abdul-Kader ėshtė i nderuar kudo si njė shenjt, e nė Lindje gjenden shumė biografi tė jetės sė tij. Kėto vepra janė pėrplot me rrėfenja tė mrekullueshme e me ide tė ēuditshme. Njėra nga kėto vepra, Hiyat-i-Hazrat (Jeta e pranisė) fillon kėshtu:

“Pamja e tij ishte imponuese. Njė ditė, vetėm njė nxėnės guxoi t’i drejtonte njė pyetje: ‘A nuk mund tė na e japėsh pushtetin pėr ta pėrmirėsuar kėtė tokė dhe fatin e njerėzve qė banojnė nė tė?

Ai ngrysi vetullat dhe tha: ‘Do tė bėj ē’ėshtė e mundur! Do t’ua jap kėtė pushtet pasardhėsve tuaj, sepse tashpėrtash nuk mund tė shpresohet pėr njė pėrmirėsim tė tillė nė shkallė mjaft tė gjerė. Mjetet e pėrshtatshme nuk ekzistojnė ende. Ju do tė shpėrbleheni, dhe pasardhėsit tuaj do tė shpėrblehen pėr pėrpjekjet dhe synimet tuaja”.

I njėjti koncept i kronologjisė del nė pah edhe nė kėtė rrėfenjė me titullin “Njeriu, ēasti i tė cilit nuk kishte ardhur ende”.

Mblodhi dhe pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:42

Betimi

Njė ditė, njė njeri qė kishte disa probleme, u betua se do ta shiste shtėpinė dhe shumėn e pėrftuar do t’ua shpėrndante tė varfėrve, nėse problemet e tij do tė zgjidheshin.

Kur arriti ēasti pėr ta pėrmbushur betimin e tij, nuk arriti t’i nėnshtrohej idesė pėr tė humbur njė shumė aq tė rėndėsishme. Atėherė sajoi njė rrugėdalje.

Nxori shtėpinė nė shitje, duke ia vėnė ēmimin njė monedhė argjendi. Meqė shtėpia kishte brėnda edhe njė maēok, e caktoi ēmimin e kafshės plot dhjetė mijė monedha argjendi.

Dikush erdhi dhe e bleu shtėpinė bashkė me maēokun. Njeriu ynė u dha njė monedhė tė varfėrve dhe shtiu nė xhep tė dhjetė mijė monedhat e tjera.

Janė tė shumtė ata qė veprojnė nė kėtė mėnyrė. Vendosin tė ndjekin njė mėsim, por marrėdhėniet me mėsimin i trajtojnė nė dobi tė vetes. Derisa ta kapėrcejnė kėtė prirje pėrmes ushtrimeve tė veēanta, nuk do mund tė mėsojnė asgjė.

Dervishi qė e rrėfente kėtė parabolė (shehu Naser El-Din Shah) nėnvizonte se truku i ilustruar mund tė jetė sa i paramenduar aq edhe i pavetdijshėm, kur ėshtė fjala pėr mendje tė shtrembėra qė ia mėsyjnė kah kėto veprime tinzake. Shehu nė fjalė, i cili mbiquhej ‘Llamba e Delhit’, vdiq mė 1846. Varri i tij gjendet nė Delhi, nė Indi. Ky version, qė i autorėsohet atij, rrjedh nga tradita gojore e Urdhėrit Kishti dhe pėrdoret pėr tė ndėrfutur njė teknikė psikologjike tė mbruajtur pėr tė qetėsuar mėndjen dhe pėr ta bėrė kėsisoj nxėnėsin tė paaftė pėr tė gėnjyer veten me dredhi tė tilla.



Grammatikani dhe dervishi

Nė njė natė pa hėnė, njė dervish, duke kaluar pranė njė pusi tė tharė, dėgjoi njė britmė: njė zė oshėtitės i kėrkonte ndihmė.

-Kush ėshtė aty poshtė?-, pyeti dervishi duke u hepuar tek zgripi i pusit.

-Jam njė gramatikan e, meqė nuk e di rrugėn, rashė papritmas nė kėtė pus tė thellė ku gjendem tani, praktikisht i ngujuar.-, u pėrgjigj zėri.

-Qėndro, mik, po shkoj tė marr njė shkallė e litar-, tha dervishi.

-Njė moment, tė lutem-, u pėrgjigj gramatikani. -Sintaksa jote dhe shqiptimi yt janė tė parregullta; korrigjoji, tė lutem.

-Nėse kjo ėshtė kaq e rėndėsishme pėr ty, mė e rėndėsishme se thelbėsorja-, briti dervishi, - atėherė ėshtė mė mirė qė ti tė rrish aty ku je derisa unė tė kem mėsuar tė flas nė mėnyrėn e duhur.

E vijoi pėrsėri udhėn e tij.

Kjo parabolė ėshtė treguar nga Xhelaludin Rumiu. Mund tė gjendet edhe nė Munaqib El-Arifin, tė Aflaki-t. Botuar nė Angli mė 1965, me titullin Legends of thč Sufis, ky dokument mbi Mevlevitė dhe veprimet e tyre qe shkruar nė shekullin XIV.

Disa prej historive tė tilla nuk janė tjetėr veēse pėrralla tė mrekullueshme, ndėrsa disa tė tjera janė fakte historike. Disa tė tjera u pėrkasin asaj kategorisė sė ēuditshme qė Sufijtė e quajnė “rrėfenja ilustruese”: njė varg ndodhish tė ndėrthurura pėr tė nxjerrė nė pah procese psikologjike. Kjo ėshtė arsyeja qė ky tip rrėfimi ėshtė quajtur “Arti i dervishėve shkenctarė”.



Tė verbėrit dhe elefanti

Pėrtej Gorit shtrihej njė qytet, banorėt e tė cilit ishin tė gjithė tė verbėr. Njė ditė, nė ato anė arriti njė mbret, i shoqėruar nga shpura e tij dhe nga njė ushtri e tėrė, dhe ndėrtuan fushimin nė shkretėtirė. Tashti, ky monark zotėronte njė elefant, tė cilin e pėrdorte nė luftė pėr tė shtuar drojėn e njerėzve.

Populli ishte kureshtar pėr tė mėsuar se si ishte njė elefant, dhe disa nga pjestarėt e asaj bashkėsie tė verbėrish u lėshuan si tė ēmendur pėr ta bėrė kėtė zbulim.

Duke mos njohur as formėn e as pjesėt pėrbėrėse tė elefantit, filluan ta fshikin ashtu verbėrisht e tė mblidhnin informacion duke prekur disa pjesė tė tij.

Secili prej tyre, duke i prekur vetėm njė pjesė tė trupit, filloi tė besonte se dinte diēka rreth elefantit.

Kur u kthyen tek bashkėqytetarėt e tyre, u rrethuan menjėherė prej grupe ziliqarėsh, tė gjithė nė ankth, -e krejt gabimisht-, qė ta mėsonin tė vėrtetėn nga goja e atyre qė edhe vetė ishin tė gabuar.

Shtruan pyetje mbi formėn dhe pamjen e elefantit, dhe dėgjuan dhe dėgjuan ēdo gjė qė u tha nė lidhje me atė qė u interesonte. Pyetjes mbi natyrėn e elefantit, ai qė ia kishte prekur kafshės vetėm veshin, iu pėrgjigj:

-Bėhet fjalė pėr njė gjė tė madhe, tė vrugėt, tė gjerė e tė gjatė, si njė qilim.

Ai qė kishte prekur feēkėn, tha:

-E di unė se pėr ēfarė bėhet fjalė: i ngjan njė tubi tė drejtė e tė zgarbėt, tė frikshėm e shkatėrrues.

Ai qė kishte prekur njė kėmbė, tha:

-Ėshtė e fuqishme dhe e palėvizshme si njė shtyllė.

Ēdonjėri prej tyre kishte prekur vetėm njerėn nga pjesėt e shumta tė elefantit. Perceptimi i secilit ishte i gabuar. Askush nuk e njihte nė terėsinė e tij: njohja nuk u pėrket tė verbėrve. Tė gjithė pėrfytyronin diēka, dhe imazhi qė kishin ishte i gabuar.

Krijesa nuk di asgjė rreth hyjnitetit. Rrugėt e intelektit tė zakonshėm nuk janė Rruga e shkencės hyjnore.

‘Kushtėzimi’, i paraqitur kėtu nėn petkun e njė dervishi, shkėrbehet shpesh, gabimisht, nga ezoteristėt dhe nga mendjet religjioze tė tė gjitha besimeve, me simbolin e vlerave dhe tė pėrvojės reale. Ky rrėfim, i shkėputur nga Libri hyjnor i Aitar (Ilahi-Nama) pėrdoret shpesh nga dervishėt e ‘Udhės sė Qortimit’, dhe i mvishet Hamdunit, Ngjyruesit, qė jetoi nė shekullin IX.



Isai dhe jobesimtarėt

Mevlana Xhelaludin Rumiu e tė tjerė pohojnė se Isai, biri i Meremes, po ecte njė ditė nėpėr njė shkretėtirė nėpėr rrethinat e Jeruzalemit sė bashku me disa persona, lakmia e tė cilėve ishte ende shumė e fortė.

Ata iu lutėn Isait qė t’ua zbulonte Emrin e Fshehtė falė tė cilit ai ringjallte tė vdekurit Ai u pėrgjigj:

-Nėse jua them, ju do ta shpėrdoroni.

Por ata kėmbėngulėn:

-Jemi gati dhe tė denjė pėr ta mėsuar Emrin e Fshehtė. Kjo dije do ta pėrforcojė besimin tonė!.

-Ju nuk e kini tė qartė se ēfarė jeni duke mė kėrkuar-, tha Isai. Gjithsesi, ai ua tregoi Fjalėn.

Pak mė vonė, kėta njerėz nisėn tė endeshin nė njė vend tė shkretė, kur befas panė njė grumbull eshtrash tė zbardhėllyera:

-Le ta provojmė Fjalėn-, i thanė njeri-tjetrit, dhe ashtu bėnė.

Tamam nė ēastin kur Fjala u shqiptua, eshtrat u mveshėn me mish; njė shtazė e egėr dhe makute u rikrijua fizikish para syve tė tyre dhe i bėri tė gjithė copė copė.

Ata qė janė tė paisur me arsye, do ta kuptojnė. Ata qė kanė pak, do mund ta pėrftojnė nėpėrmjet shqyrtimit tė kėtij teksti.

Isai nė kėtė histori, ėshtė Jezui, biri i Maries. I njejti koncept gjendet si nė Nxėnėsi i shtrigut ashtu edhe nė veprat e Rumit. Nė traditėn gojore tė dervishėve gjenden shumė shpesh legjenda qė lidhen me figurėn e Jezuit.


Trashėgimia

Njė njeri vdiq larg nga shtėpia e tij, dhe nė pjesėn e testamentit qė ua linte trashėgimtarėve, kishte shkruar: “Anėtarėt e bashkėsisė ku shtrihen tokat e mia, le tė marrin ēfarė tė duan pėr veten e tyre, e t’i japin ē’tė duan Arifit, Tė Pėrunjurit”.

Nė atė kohė, Arifi ishte vetėm njė ēunak, qw, duke patur parasysh autoritetin qė jep pamja, ishte i fundmi nė tėrė bashkėsinė. Kėsisoj, tė tjerėt shtinė nė dorė gjithė ēfarė deshėn nė tokat e trashėgimisė, duke i lėnė Arifit vetėm ca ēikėrrima qė s’i hynin kujt nė punė.

Shumė vite mė pas, Arifi, qė kishte pėrparuar nė fuqi dhe nė dije, u paraqit tek bashkėsia pėr tė rimarrė trashėgiminė e tij.

-Kėto janė pasuritė qė tė kemi lėnė, simbas porosive nė testament-, i thanė pleqtė. Nuk kishin pėrshtypjen se kishin uzurpuar ndonjė gjė, prejse u ishte thėnė tė merrnin ē’tė donin.

Gjithsesi, gjatė debateve qė pasuan, njė i panjohur me pamje dinjitoze dhe hijerėndė u paraqit aty dhe u tha atyre:

-Nė tė vėrtetė, testamenti ju kėrkonte qė t’i jepnit Arifit atė qė dėshironit edhe pėr veten tuaj, sepse ai mund ta pėrdorė nė mėnyrėn mė tė mirė.

Nė ēastin e ndriēimit qė pasoi kėtė pohim, pleqtė mundėn tė kuptojnė kuptimin e vėrtetė tė fjalisė: “T’i japin Arifit atė qė duan”.

I panjohuri vijoi:

-Dijeni se i zoti i testamentit ka vdekur pa mundur t’i mbronte pasuritė e tij, e nėse do tė shkruante haptazi se e kishte caktuar Arifin si trashėgimtarin e pasurive tė veta, ato do tė uzurpoheshin nga bashkėsia, ose prapėseprapė do tė kishin lindur kundėrshtime. Ja pse ua besoi juve pasuritė, ngaqė mendonte se, nėse do ta kishit konsideruar si tuajin, do tė tregonit kujdes. Pra, ai zgjodhi vendimin e duhur qė thesari tė ruhej e tė pėrcillej. Tashti ka ardhur ēasti pėr t’ia dhėnė atij qė do tė dijė ta pėrdorė nė mėnyrė tė drejtė.

Meqė pleqtė arritėn ta kuptojnė tė vėrtetėn, Arifit iu rikthyen pasuritė.

Sufijtė na mėsojnė se njerėzit duan pėr veten e tyre atė duhej tė donin pėr tė tjerėt. Ky koncept del nė pah tek kjo rrėfenjė, qė ėshtė e Sajed Gaus Ali Shah, shenjt i Urdhėrit Kaderi, vdekur mė 1881. Ėshtė varrosur nė Panipat. Nė disa qarqe dervishėsh, kjo rrėfenjė shėrben pėr tė ilustruar shprehjen: “Ju keni shumė dhurata tė cilat u janė dhėnė vetėm nė besim; kur ta kuptoni, do mund t’ua riktheni sėrish tė zotėrve tė tyre tė vėrtetė”.



Mblodhi dhe pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:43

Historia e zjarrit

Na ishte njėherė njė njeri qė sodiste veprimet e natyrės. Me forcėn e pėrqėndrimit dhe tė vėmendjes, ia doli tė zbulonte mėnyrėn e ndezjes sė zjarrit. Ky njeri quhej Nur. Vendosi tė udhėtonte nga bashkėsia nė bashkėsi pėr ta ndarė me njerėzit zbulimin e vet. Nuri ua pėrcolli tė fshehtėn shumė grupeve. Disa nxorėn pėrfitime nga kjo dije.

Tė tjerė, duke menduar se ishte diēka e rrezikshme, e dėbuan pėrpara se t’i kuptonin pėrparėsitė qė jepte ky zbulim. Mė nė fund, teksa po ia shpjegonte zbulimin e vet njė tribuje, indigjenėt i zuri tmerri: iu vėrvitėn sipėr dhe e vranė, tė bindur se kishin tė bėnin me njė djall.

Kaluan shekuj. Tribuja e parė qė kishte mėsuar tė ndizte zjarr, ia kishte besuar tė fshehtėn priftėrinjve tė tyre, tė cilėt vetė rronin nė begati dhe i zotėronin tė gjitha pushtetet, ndėrsa populli rrinte nė tė ftohtė.

Tribuja e dytė e harroi dalėngadalė artin e ndezjes sė zjarrit dhe, mjetet qė pėrdoreshin pėr kėtė punė i shndėrroi nė idhuj. E treta adhuronte njė statujė tė vetė Nurit: a nuk kishte qenė pikėrisht ai qė e kishte sjellė mėsimin? Tribuja e katėrt e ruajti, nė legjendat e saj, historinė e krijimit tė zjarrit; disa e besonin, disa jo. Vetėm pjestarėt e tribusė sė pestė e pėrdorėn me tė vėrtetė zjarrin, qė u mundėsonte atyre tė ngroheshin, tė gatuanin ushqimin e tyre e tė prodhonin ēdolloj objekti tė vyeshėm pėr tė jetuar.

Shumė, shumė vite mė vonė, njė njeri i urtė, i shoqėruar me njė grup tė vogėl nxėnėsish, po pėrshkonte tokėn ku jetonin pesė tributė. Nxėnėsit u mahnitėn nga ritualet e ndryshme qė panė, dhe i thanė njėzėri mjeshtrit tė tyre:

-Por, kėto rituale tė ndryshme kanė lidhje vetėm e vetėm me artin e ndezjes sė zjarrit. Duhet t’i riedukojmė kėta njerėz!

-Epo mirė, vazhdojmė udhėtimin tonė-, propozoi mjeshtri. -Kur udhėtimi tė ketė mbaruar, ata qė do tė mbijetojnė do t’i njohin problemet e vėrteta dhe mėnyrėn e duhur pėr t’i pėrballuar.

Kur arritėn nė territorin e tribusė sė parė, u pritėn nė mėnyrė miqėsore. Priftėrinjtė i ftuan udhėtarėt qė tė kundronin ceremoninė e tyre fetare: ndezjen e zjarrit. Kur mbaruan, e mbasiqė tribuja shfaqi ngazėllimin e saj pėrpara kėsaj ndodhie, mjeshtri pyeti:

-A dėshiron ta marrė fjalėn ndonjėri?

-Nė emėr tė sė Vėrtetės, jam i detyruar t’u them diēka kėtyre njerėzve-, foli nxėnėsi i parė. Mjeshtri tha:

-Nėse ti dėshiron ta bėsh kėtė, duke marrė pėrsipėr rrezikun, unė tė jap leje-, tha mjeshtri.

Nxėnėsi bėri pėrpara dhe nė praninė e prijėsit tė tribusė e tė priftėrinjve, deklaroi:

-Unė mund ta kryej mrekullinė qė ju e shkėrbeni si shfaqje hyjnore. Nėse e bėj, a do ta kuptonit se keni qenė nė gabim pėr gjithė kėtė kohė?

-Kapeni menjėherė atė njeri!-, uluritėn priftėrinjtė. Nxėnėsin e larguan sė andejmi dhe askush nuk e pa mė kurrė. Mandej udhėtarėt arritėn nė territorin tjetėr, ku tribuja e dytė adhuronte veglat qė shėrbenin pėr ndezjen e zjarrit. Pėrsėri, njė nxėnės bėri pėrpara nė mėnyrė vullnetare duke u pėrpjekur ta bėnte bashkėsinė tė arsyetonte.

Mbasi mori miratimin e mjeshtrit, tha, pėrpara gjithė tribusė:

-Kėrkoj leje t’ju flas si qėnie tė arsyeshme. Ju adhuroni deri dhe veglat me tė cilat mund tė bėhet diēka, as edhe vetė gjėnė. Kėsisoj pengoni mbėrritjen tek dobishmėria e saj. Unė njoh realitetin qė ėshtė nė themel tė kėsaj ceremonie.

Anėtarėt e kėsaj tribuje, qė ishin mė tė arsyeshėm se ata tė tribusė tjetėr, iu pėrgjigjėn nxėnėsit:

-Si udhėtar e si i huaj, je i mirėseardhur tek ne; por, si i tillė, meqė nuk i njeh fare zakonet dhe historinė tonė, nuk mund ta kuptosh atė qė ne bėjmė. Ti, thjesht gabohesh. Ndoshta pėrpiqesh edhe tė na e heqėsh religjionin tonė ose ta ndryshosh. Kėsisoj, ne refuzojmė tė tė dėgjojmė.

Udhėtarėt vijuan rrugėn e tyre. Arritėn nė tokat e tribusė tjetėr, dhe pėrpara ēdo shtėpie gjetėn njė idhull qė paraqiste Nurin, zbuluesin origjinal tė zjarrit. Ishte radha e nxėnėsit tė tretė, qė t’i drejtohej prijėsit tė tribusė:

-Ky idhull paraqet njė njeri, i cili nga ana e tij paraqet njė aftėsi, e kjo aftėsi mund tė ushtrohet.

-Mund edhe tė jetė kėshtu-, u gjegjėn adhuruesit e Nurit,-por vetėm njė pakicė njerėzish mund ta kuptojė sekretin tonė tė vėrtetė.

-Vetėm pakica qė do ta kuptojė, jo ata qė refuzojnė ta shohin realitetin nė sy; tha nxėnėsi i tretė.

-Ėshtė tamam herezi nga ana e njė njeriu qė as nuk e flet siē duhet gjuhėn tonė e qė, veē tjerash, nuk ėshtė pėrfaqėsues i religjionit tonė-, murmuritėn priftėrinjtė. E, nxėnėsit nuk iu dha mundėsia tė vijonte rrugėn.

Grupi vazhdoi udhėtimin e tij e shumė shpejt arriti nė tokat e tribusė sė katėrt. Nxėnėsi i katėrt iu drejtua tėrė popullit.

-Historia e zjarrit ėshtė e vėrtetė e unė di se si ndizet-, tha ai thjesht.

Trazimi u pėrhap nėpėr tėrė tribunė, e cila u nda nė grupime me pikėpamje tė ndryshme. Disa thanė:

-Mund tė jetė e vėrtetė, e nė kėtė rast do tė donim ta dinim se si ndizet zjarri.

Po kur mjeshtri dhe ndjekėsit e tij i pyetėn, morėn vesh se ata donin ta pėrdornin kėtė mjet pėr tė siguruar epėrsi ndaj tė tjerėve, dhe nuk e kuptonin se zjarri ishte shėnjuar si ndihmesė pėr pėrparimin e njerėzimit. Legjendat e shtrembėruara kishin depėrtuar aq thellė nė mendjen e shumicės, sa ata qė besonin se mund tė pėrfaqėsonin tė vėrtetėn, ishin shpesh tė ēekuilibruar e nuk do mund ta ndiznin dot zjarrin edhe sikur t’u tregohej se si bėhej njė gjė e tillė.

Njė tjetėr grupim thoshte:

-Ėshtė e qartė se kjo legjendė nuk ka kurrfarė themeli. Ky njeri pėrpiqet vetėm tė na gėnjejė pėr interesat e tij vetiake!

-Ne i pėlqejmė legjendat kėshtu siē janė-, shprehej njė grup tjetėr, -sepse pėrbėjnė fillin qė na lidh. Nėse do t’i braktisnim e pastaj do tė zbulonim se ky interpretim i ri nuk ėshtė i vlefshėm, ēfarė do tė ndodhė atėherė me bashkėsinė tonė?

Dhe kishte ende shumė pikėpamje tė tjera. Grupi i vogėl vazhdoi udhėtimin e tij deri nė territorin e tribusė sė pestė. Nė kėtė vend pėrdorimi i zjarrit ishte diēka e zakonshme dhe anėtarėt e tribusė kishin probleme tė tjera me tė cilat duhej tė pėrballeshin.

Atėherė mjeshtri u tha nxėnėsve:

-Duhet tė stėrviteni pėr tė dhėnė mėsime, sepse njerėzit nuk e duan mėsimin. Pikėsėpari duhet t’i mėsoni ata pėr tė nxėnė. E mė sė pari akoma, duhet t’u mėsoni atyre se ka diēka pėr tė nxėnė. Ata kujtojnė se janė gati pėr tė nxėnė, por duan tė nxėnė vetėm atė qė pėrfytyrojnė se duhet tė nxėnė, e jo atė qė duhet tė nxėnė pikėsėpari. Kur ta keni mėsuar tėrė kėtė qė ju thashė, do jeni nė gjendje t’i zbuloni mėnyrat pėr t’i mėsuar ata. Dija pa aftėsinė e veēantė tė tė dhėnit mėsim, ėshtė e ndryshme nga dija qė e zotėron kėtė aftėsi.



Thuhet se Ahmed El-Bedavi, vdekur mė 1276, pyetjes se “Ē’ėshtė njė barbar”, i ėshtė pėrgjigjur kėshtu:

“Barbar ėshtė ai qė ka njė perceptim krejtėsisht tė privuar nga ndjeshmėria e tė besuarit se mund tė kuptojė, nėpėrmjet mendimit apo emocionit, atė qė mund tė perceptohet vetėm nėpėrmjet zhvillimit dhe zbatimit tė pėrhershėm tė pėrpjekjeve pėr tė arritur Zotin.

“Njerėzit tallen me Moisiun dhe Jezusin sepse janė krejtėsisht tė pandjeshėm, ose sepse e kanė penguar nė veten e tyre mundėsinė pėr ta kapur kuptimin e vėrtetė tė fjalėve dhe veprimeve tė tė dyve”.

Simbas traditės sė dervishėve, El-Bedavi qe akuzuar nga muslimanėt se predikonte krishterimin, por njėkohėsisht qe hedhur poshtė edhe nga tė krishterėt sepse refuzonte t’i pranonte mirėfilli dogmat e krishtera tė shpallura nė njė epokė mė tė vonė. Ahmet-el Bedavi themeloi Urdhėrin egjiptian Bedavi.

Mblodhi dhe pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:44

Fillpunuesja Fatime dhe ēadra

Na ishte njėherė njė grua e re me emrin Fatime, e cila jetonte nė njė qytet tė Lindjes sė Largėt. Ishte bija e njė fillpunuesi tė pasur. Njė ditė i ati i tha:

-Eja, bija ime, do nisemi pėr njė udhėtim: kam pėr tė bėrė ca marrėveshje pune nė ishujt e Detit Qendror. Kushedi, gjen ndonjė djalosh tė bukur prej familjes sė mirė, me tė cilin mund tė martohesh.

U nisėn dhe udhėtuan sa nė njė ishull nė tjetrin: i ati merrej me tregtinė e tij, ndėrsa Fatimja ėndėrronte burrin e saj tė ardhshėm. Por, njė ditė, ndėrsa udhėtonin nė drejtim tė Kretės, u ēua njė shtėrngatė dhe anija u mbyt, kurse Fatimja u gjend pa ndjenja nė njė breg jo larg Aleksandrisė; babai i saj kishte vdekur dhe ajo kishte mbetur krejtėsisht pa asgjė. Prej jetės sė saj i kishte mbetur vetėm njė kujtim i vagėlluar, sepse pėrvoja e mbytjes sė anijes dhe qėndrimi i saj nė ujė e kishin rraskapitur.

Teksa po endej nėpėr breg, takoi njė familje endėsish. Ishin njerėz tė varfėr, por e morėn nė shtėpinė e tyre dhe i mėsuan njohuritė fillestare tė zanatit. Kėshtu, Fatimja nisi njė jetė tė dytė dhe brėnda njė apo dy vitesh u ndje e lumtur dhe e pajtuar me fatin e saj. Por, njė ditė, ndėrsa po shėtiste nė breg, zbarkuan disa tregtarė skllevėrish dhe e morėn me vete bashkė me mjaft robina tė tjera.

Sadoqė u ankua shumė pėr fatin e saj, Fatimja nuk ngjalli kurrfarė mėshire tek tregtarėt, tė cilėt e ēuan nė Stamboll pėr ta shitur si skllave.

Bota e saj ishte shembur pėr herė tė dytė. Por atė ditė, nė treg kishte fare pak blerės, mes tė cilėve njė burrė qė kėrkonte skllevėr pėr kantierin e tij ku ndėrtoheshin direkė anijesh. Duke parė pikėllimin e Fatimes sė gjorė, ai vendosi ta blinte, duke menduar se kėsisoj, sė paku do mund t’ i ofronte njė jetė mė tė mirė nga ajo qė mund t’i ofronte njė padron tjetėr.

E ēoi Fatimen nė shtėpinė e tij, me mendimin qė t’ia jepte sė shoqes si shėrbyese banese. Po kur arriti nė shtėpi, mori vesh se e kishte humbur tėrė pasurinė e tij nė njė ngarkesė qė piratėt e kishin plaēkitur. Pra, nuk kishte mė mundėsi as tė thėrriste punėtorė; si rrjedhojė, Fatimja, ai vetė dhe e shoqja, ishin tė vetmit qė u detyruan tė punonin pėr ndėrtimin e direkėve.

Duke u ndjerė shumė mirėnjohėse ndaj shpėtimtarit tė saj, Fatimja punoi aq shumė dhe aq mirė, sa ai vendosi ta lironte nga skllavėria. Jo vetėm kaq, por ajo u bė bashkėpunėtorja e tij mė e besuar e, nė atė gjėndje tė tretė tė jetės sė vet njohu njėfarė lumturie.

Njė ditė, ai i tha:

-Fatime, dua qė ti tė shkosh nė Xhava, si agjente e imja, me njė ngarkesė direkėsh. Mundohu ta shesėsh tė tėrė ngarkesėn me fitim.

Fatimja u nis, por teksa anija gjendej pėrgjatė bregut kinez, shpėrtheu njė tajfun dhe anija u mbyt. Fatimja u gjend sėrish e hedhur nė njė bregdet tė huaj. Pėrsėri e vajtoi me lotė tė hidhur fatin e vet me mendimin se asgjė nė jetė nuk zhvillohej simbas parashikimeve tė saj. Sa herė qė gjėrat dukeshin se do shkonin mirė, ndodhte diēka qė ia shkatėrronte tė gjitha shpresat.

Pėr tė tretėn herė vikati:

-Si ėshtė e mundur qė, sa herė pėrpiqem tė bėj diēka, pėrfundon keq? Pėrse vallė mė pėrndjekė gjithnjė fatkeqėsia?.

Por nuk mori pėrgjigje. U ngrit sėrish dhe u drejtua pėr nė brendėsi tė vendit. Tashti, nė Kinė askush nuk kishte dėgjuar tė flitej pėr Fatimen dhe fatkeqėsitė e saj, por qarkullonte njė legjendė, simbas sė cilės, njė ditė, do tė mbėrrinte njė e huaj e cila do tė ishte nė gjendje tė ndėrtonte njė ēadėr pėr perandorin, e meqė askush nuk dinte tė ndėrtonte njė ēadėr, tė gjithė prisnin me plot interesim pėrmbushjen e kėsaj profecie.

Pėr tė qenė tė sigurtė qė tė mos u shpėtonte nga sytė ardhja e tė huajės, perandorėt qė hipnin nė fron kishin marrė zakonin qė, njė herė nė vit, tė dėrgonin kasnecė nė tėrė qytetet dhe fshatrat e Kinės, pėr t’i gjetur dhe pėr t’i thėrritur nė oborrin perandorak tė gjitha gratė qė kishin ardhur nga vėndet e tjera.

Ndodhi pikėrisht nė ditėn kur kasneci kishte ardhur pėr tė shprehur vullnetin perandorak, qė Fatimja tė hynte e tronditur nė njė qytet tė bregut kinez. Njerėzit i folėn, me ndihmėn e njė pėrkthyesi, dhe i shpjeguan se duhej tė paraqitej menjėherė tek perandori.

-Zonjė-, i tha perandori, kur Fatimen e ēuan para tij, -a dini tė ndėrtoni njė ēadėr?

-Mendoj se po.- u pėrgjigj Fatimja.

Kėrkoi qė t’i jepnin ca litarė, por litar nuk gjendej. Atėherė iu kujtua koha kur kishte qenė fillpunuese. Mblodhi lin, me tė cilin bėri litarė. Mandej kėrkoi pėlhurė tė fortė, por kinezėt nuk kishin tė llojit qė i duhej asaj. Duke sjellė ndėrmend pėrvojėn e marrė nga endėsit e Aleksandrisė, nisi ta endte vetė njė pėlhurė pėr ēadėr.

Pėrveē kėsaj, iu nevojitėn shtylla pėr ēadrėn, por nė Kinė nuk kishte. Atėherė Fatimes iu kujtuan ato qė kishte mėsuar nga ndėrtuesi i direkėve nė Stamboll, dhe ndėrtoi mjeshtėrisht shtylla pėr ēadrėn. Kur materialet ishin gati, rrėmoi nė kujtesė duke sjellė ndėrmend tė gjitha ēadrat qė kishte parė gjatė udhėtimeve tė saj: e kėshtu doli nė dritė njė ēadėr.

Kur kjo mrekulli iu paraqit perandorit, ai u zotua se do t’i pėrmbushte asaj ēdolloj dėshire qė ajo mund tė shprehte. Fatimja zgjodhi tė vendosej nė Kinė, ku u martua me njė princ tė bukur, me tė cilin jetoi e lumtur, e rrethuar nga bijtė e saj, deri nė fund tė jetės.

Mė nė fund Fatimja e kuptoi, falė atyre aventurave, se pikėrisht ajo qė nė ēast i ishte dukur pėrvojė e pakėndshme, nė tė vėrtetė kishte luajtur njė rol thelbėsor nė ndėrtimin e lumturisė sė pėrjetshme.

Kjo histori ėshtė shumė e njohur nė folklorin grek, ku ende sot ekzistojnė me bollėk dervishėt dhe legjendat e tyre. Ky version i pėrket shehut Muhamed Xhamaludin tė Adrianopolit, i cili themeloi Urdhėrin Xhamalia, e qė vdiq mė 1750.



Fati prej floriri

Na ishte njėherė njė tregtar qė quhej Abdul Malik. E mbiquanin njeriu i mirė i Horasanit, sepse pasurinė e vet gjigande e shfrytėzonte vazhdimisht pėr lėmoshė e pėr t’u shtruar gosti skamnorėve.

Njė ditė, gjithsesi, u kujtua se nuk bėnte tjetėr veēse po jepte njė pjesė tė saj qė zotėronte, e qė kėnaqėsia qė i sillte bujaria ishte shumė mė e madhe se sakrifica e tij e vėrtetė; nė fund tė fundit, ai flijonte vetėm njė pjesė tė vogėl tė pasurive tė tij. Sapo ia fshiku mendjen njė mendim i tillė, vendosi tė flijonte gjithė ē’kishte pėr tė mirėn e njerėzisė. Dhe kėshtu bėri.

Mbasi u ēlirua nga tėrė pasuritė e tij, duke qenė tashmė i bindur pėr tė pėrballur gjithēka qė jeta do t’i ofronte, Abdul Maliku hyri nė dhomėn e vet pėr tė medituar, ashtu siē bėnte ēdo ditė pėr njė orė. Teksa ishte pėrhumbur nė meditimin e tij, shquajti njė figurė tė ēuditshme qė dukej sikur teptiste prej dyshemesė. Njė njeri po merrte formė nėn sytė e tij; kishte tė veshur njė loshnik me arna nga ato qė mbajnė dervishėt misteriozė.

-Oh. Abdul Malik, njeri bujar i Horasanit!-, zu tė thoshte vegimi. -Unė jam qėnia jote e vėrtetė, qė tashti ėshtė bėrė pothuajse e reale, sepse ke bėrė diēka me tamam bujare, pėrballė sė cilės mirėsia jote e kaluar ėshtė praktikisht asgjė. Pikėrisht pėr kėtė, dhe sepse ke ditur tė ndahesh nga pasuria jote pa ndjerė kurrfarė kėnaqėsie vetiake, unė tė shpėrblej duke shfrytėzuar burimin e vėrtetė tė ēdo shpėrblimi. Kėndej e mbrapa do tė tė shfaqem ēdo ditė nė tė njejtėn mėnyrė. Ti do mė godasėsh e unė do tė shndėrrohem nė flori. Nga ky imazh prej floriri ti mund tė marrėsh sa tė duash. Mos ki frikė se mė dėmton, sepse ajo qė do marrėsh ti do tė zėvendėsohet menjėherė nga vetė burimi i tėra dhuratave.

Me tė thėnė kėto, vegimi u zhduk. Mėngjesin qė pasoi, Abdul Malik po rrinte nė shoqėrinė e mikut tė vet Baj-Akal, kur vegimi i dervishit nisi tė shfaqej. Abduli e qėlloi me bastunin e tij dhe figura ra pėrtokė e shndėrruar nė florinj. Abdul Malik mori njė pjesė, e i dha pak edhe mikut tė vet.

Tashti, Baj-Akali, i cili nuk kishte parė kurrė njė gjė tė tillė, pyeti veten se si vallė miku i tij mundi ta kryente njė mrekulli tė tillė. E dinte se dervishėt kanė fuqi tė ēuditshme, ndaj filloi tė mendonte se, pėr tė pėrftuar florinj, ishte e mjaftueshme t’i qėlloje.

Atėherė organizoi njė gosti dhe hapi fjalėn gjithandej se tė gjithė dervishėt ishin tė ftuar, e se do mund tė hanin derisa tė ngopeshin. Kur dervishėt kishin ngrėnė mjaftueshėm, Baj-Akal rrėmbeu njė shul prej hekuri e nisi t’u qėllonte tė gjithėve atyre qė kishte afėr, derisa ata u dergjėn pėrtokė, tė plagosur, me kocka tė thyera.

Dervishėt qė shpėtuan pa u goditur, e mbėrthyen Baj-Akalin dhe e hoqėn zvarrė deri tej gjykatėsi, duke ia shpjeguar me hollėsi ngjarjen e duke i treguar si shenjė prove dervishėt e lėnduar.

Bay-Akali rrėfeu gjithė ē’kishte parė nė shtėpinė e Abdul Malikut dhe dhe paraqiti arsyet qė e kishin shtyrė ta riprodhonte atė ‘lojė shpejtėsie’. Abdul Maliku u thirr pėr ballafaqim, e ndėrsa po shkonte nė gjykatė, qėnia e tij e florinjtė ia mėsoi atė qė duhej tė thoshte.

-Me lejen tuaj-, tha Abdul Maliku, -ky njeri ose ėshtė i ēmendur, ose po pėrpiqet tė fshehė prirjen e tij tė ēmendur pėr t’i sulmuar njerėzit pa arsye. Ėshtė e vėrtetė qė e njoh, por rrėfimi i tij nuk ka kurrfarė lidhje me pėrvojat e jetuara nė shtėpinė time.

Baj-Akalin, pra, e mbyllėn nė njė ēmendinė, ku ndejti pėr ca kohė derisa u qetėsua. Dervishėt u shėruan pothuajse menjėherė me ndihmėn e njė shkence qė e njohin vetėm ata, e askush mė nuk i zuri mė besė historisė aq tė ēuditshme tė njeriut qė shndėrrohej nė statujė tė florinjtė, e pėr mė tepėr ēdo ditė.

Pėr shumė vite tė tjera e deri nė ditėn kur u kthye tek paraardhėsit e tij, Abdul Maliku vijoi ta thyente figurėn e dervishit, qė nė tė vėrtetė ishte vetja e tij, pėr t’u shpėrndarė thesare qė ishin po ai vetė, njerėzve qė nuk mund t’i ndihmonte nė tjetėr mėnyrė pėrveēse materialisht.

Nė traditėn e dervishėve nėnvizohet se, teksa klerikėt i paraqesin mėsimet e tyre nėn formėn e parabolės, dervishėt i fshehin mė thellė mėsimet e tyre. Kjo sepse vetėm mundimi i tė kuptuarit, ose pėrpjekja e njė mėsuesi tė ngarkuar pėr tė dhėnė mėsim, mund tė krijojnė efektin qė do ndihmojė realisht pėr ta transformuar dėgjuesin.

Kjo rrėfenjė, mė shumė se asnjė tjetėr, prihet kah parabola. Por dervishi qė e ka treguar kėtė tek sheshi i tregut, nė Peshawar, nė vitet pesėdhjetė, e qortonte nė kėtė mėnyrė publikun e tij “Mos u shqetėsoni pėr moralin: pėrqėndrohuni nė fillimin e historisė. Ėshtė pikėrisht aty ēasti kur ilustrohet metoda”.

Mblodhi dhe pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:45

Penda

Na ishte njėherė njė vejushė qė jetonte bashkė me pesė bijtė e saj mbi njė copėz toke nėn ujė e cila, me prodhimet e saj tė pakta, mezi ua siguronte jetesėn.

Njė ditė u shfaq njė tiran, i cili ua uzurpoi tė drejtat, duke ua penguar nėpėrmjet njė pende, kanalin qė sillte ujin nė tokėn e tyre. Djali i madh ishte pėrpjekur disa herė ta hiqte atė pengesė, por vetėm forca e tij nuk mjaftonte, teksa vėllezėrit e tjerė ishin ende fėmijė. Pėr mė tepėr, e dinte mirė se tirani do mund ta ndėrtonte sėrish pendėn. Mundimet e tij, pra, ishin mė shumė heroike sesa tė frytshme.

Njė ditė iu bė sikur shquajti si nė njė vizion, babain e tij; ky i dha disa disa kėshilla qė ia ngjallėn disi shpresėn. Pak kohė mė vonė, tirani, i zemėruar nga sjellja e pavarur e djalit, e akuzoi faqe tė gjithėve se po nxiste ērregullime, gjė pas sė cilės tė gjithė njerėzit nisėn tė pėrbluanin armiqėsi kundrejt djalit.

Atėherė djali shkoi nė njė qytet tė largėt, ku punoi pėr vite tė tėra tek njė tregtar. Nėpėrmjet tregtarėve tjerė qė endeshin nga njėri vend nė tjetrin, ai i dėrgonte familjes paratė qė kish mundur tė kursente. Prejse nuk donte qė vėllezėrit e tij tė ndjeheshin borxhli ndaj tij, e prejse ishte mė mirė qė tregtarėt tė mos linin pėrshtypjen se po ndihmonin njerėz qė u kishte dalė nami i keq, ai u kėrkoi tregtarėve qė, vėllezėrve tė tij tė vegjėl, t’ua jepte paratė nė kėmbim tė ndonji shėrbimi tė vogėl qė ata do t’u bėnin.

Shumė vite mė vonė erdhi ēasti kur vėllai i madh u rikthye nė vendin e vet. Kur arriti nė shtėpi dhe u paraqit aty, vetėm njėri nga vėllezėrit arriti ta njihte mezi, aq shumė ishte mplakur.

-Vėllai im i madh i ka patur flokėt e zinj-, tha mė i riu.

-Por kanė kaluar kohė dhe jam mplakur- u pėrgjigj i madhi.

-Ne nuk jemi tregtarė-, tha njė tjetėr. -Si ka mundėsi qė njė njeri tė vishet dhe tė flasė kėshtu, e tė jetė njėri prej nesh?

Vėllai i madh ua sqaroi arsyen, por nuk arriti t’i bindte plotėsisht.

-Mė kujtohet kur tė katėrt ju ishit nėn pėrgjegjėsinė time e sesi rrinit rrotull ujit shungullues qė ish burgosur brėnda digės-, tha ai.

-Nuk na kujtohet-, u gjegjėn ata, ngaqė me kohė e kishin harruar gjendjen nė tė cilėn ndodheshin dikur.

-Por ju kam sjellė shuma parash qė ju kanė dhėnė mundėsinė tė jetoni, kur patėt mbetur krejtėsisht pa ujė-, kėmbėnguli i madhi.

-Nuk na kujtohet tė kemi marrė ndonjė shumė parash! Nuk kemi patur para tė tjera pėrveē atyre qė i kemi fituar duke u bėrė ndonjė shėrbim udhėtarėve qė kalonin kėndej-, u pėrgjigjėn tė gjithė njėzėri.

-Na e pėrshkruaj nėnėn tonė-, i tha njėri prej vėllezėrve qė donte ende prova tė tjera.

Por, ngaqė nėna e tyre kishte vdekur qė prej shumė vitesh dhe ngaqė kujtimet e tyre ishin zbehur, tė gjithė e pėrqeshėn pėrshkrimin qė bėri vėllai i madh.

-Mirė, le tė hamendėsojmė se ti je me tė vėrtetė vėllai i madh… Ēfarė ke ardhur tė na thuash?

-Qė tirani ka vdekur; qė ushtarėt e tij kanė ikur nė kėrkim tė njė padroni tė ri qė tė mund t’i vihen nėn urdhėra; qė mė nė fund, pėr tė gjithė ne, ka ardhur ēasti t’i japim sėrish jetė kėsaj toke, pėr tė risjellė lumturinė dhe pjellorinė.

-Nuk mė kujtohet ndonjė tiran-, tha vėllai i parė.

-Toka ka qenė gjithmonė ashtu siē ėshtė edhe sot- tha i dyti

-Pėse duhet tė bėjmė ashtu siē thua ti?-, kundėrshtoi i treti.

-Do mė pėlqente tė tė ndihmoja, por nuk kuptoj mirė se ēfarė thua-, tha i katėrti.

-Veē tjerash-, tha i pari-, -nuk kam nevojė pėr ujė. Unė mbledh degė tė thata me tė cilat ndez njė zjarr. Tregtarėt afrohen tek zjarri im dhe mė paguajnė pėr tė kryer porositė e tyre.

-Uji-, shtoi i dyti, -mė shėrben vetėm pėr tė mbushur moēalin e vogėl ku rris krepėt e mij ngjyra-ngjyra. Nganjėherė tregtarėt ndalojnė pėr t’i kundruar e mė japin pak tė holla.

-Pėrsa mė takon mua-, tha vėllai i tretė, -nuk do isha kundėr sikur tė siguronim pak ujė, por nuk e di a do mund tė blerojė sėrish kjo tokė-

Vėllai i katėrt nuk foli fare.

-Le t’i futemi punės-, propozoi i madhi.

-Le tė presim, mė mirė; mbase tregtarėt kalojnė pėrsėri kėtu.

-Sigurisht qė nuk do tė vijnė!-, tha i madhi, -sepse isha unė ai qė ua dėrgonte.

E vijuan tė diskutojnė e tė diskutojnė deri nė pafundėsi. Asaj stine tregtarėt nuk e morėn rrugėn qė pėrshkonte tokėn e tyre. Bora kishte bllokuar qafat prej nga hyhej, siē ishte e zakonshme nė atė periudhė tė vitit.

Para se tė vinte stina e karvaneve nė Udhėn e Mėndafshit, u shfaq njė tiran tjetėr, mė i keq se i pari. Duke mos qenė ende i sigurtė nė rolin e tij prej uzurpatori, shtinte nė dorė vetėm tokat e mbetura djerrė. Atij i ra nė sy penda dhe, gjėndja e saj e lėnė pas dore e shtoi dėshirėn e tij; jo vetėm qė e shtiu nė dorė pendėn, por edhe vendosi qė, nė ēastin kur do tė ishte mjaft i fuqishėm pėr ta bėrė, do t’i shndėrronte nė skllevėr tė pesė vėllezėrit. Ishin tė gjithė tė fuqishėm, pėrfshirė edhe vėllain e madh.

Vėllezėrit janė duke diskutuar ende, dhe ėshtė shumė e pamundur tė ketė gjė qė mund ta ndalė tiranin.

Kjo histori, origjina e sė cilės mbėrrin deri tek Abu-Alģ Muhammed, bir i El-Qasim El-Rudbari, ėshtė shumė e njohur nė Udhėn e Mjeshtrave. Qartėson origjinėn misterioze tė mėsimeve sufi, tė cilat rrjedhin nga njė vend, -dhe pse japin pėrshtypjen se rrjedhin nga njė tjetėr-, ku mendja njerėzore nuk mund ta perceptojė (si vėllezėrit e rrėfenjės) ‘burimin e vėrtetė’.

Rudbari e ēon ‘Zinxhirin e Transmetimit’ tė kėtij mėsimi deri tek Sufijtė e moēėm, e veēanėrisht tek Shibli, Bajazidi dhe Hamdun Kasar.

Mblodhi dhe pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:46

Njeriu qė kishte vetėdijen e vdekjes

Na ishte njėherė njė dervish qė hipi nė njė anije pėr t’u hedhur nė bregun tjetėr. Kur udhėtarėt hipėn nė kuvertė dhe e vunė re, ashtu siē ndodh zakonisht nė kėto raste shkuan tek ai njėri pas tjetrit pėr t’i kėrkuar kėshilla. Dervishi u mjaftua t’i thoshte secilit tė njejten kėshillė; tė jepte pėrshtypjen se po pėrsėriste njė nga ato formulat, mbi tė cilat dervishėt pėrqėndrojnė nganjėherė vėmendjen e tyre.

Formula ishte: “Pėrpiquni tė jeni tė vetėdijshėm pėr vdekjen, pėrsa kohė nuk e dini se ē’ėshtė vdekja “.

Tė pakėt qenė udhėtarėt qė u ndjenė veēanėrisht tė tėrhequr prej kėsaj kėshille.

Pak kohė mė vonė shpėrtheu njė shtėrngatė e tmerrshme. Detarėt dhe udhėtarėt ranė nė gjunjė duke iu pėrgjėruar Zotit qė ta shpėtonte anijen. Kalonin herė nė britma llahtari, duke u ndjerė tė humbur, e herė nė shpresėn frenetike qė ndokush do tė vinte pėr t’i ndihmuar. Vetėm dervishi rrinte i qetė dhe i menduar dhe nuk reagonte aspak ndaj katrahurės dhe skenave tė frikės qė zhvilloheshin pėrreth tij.

Mė nė fund shtėrngata u fashit, deti dhe qielli u paqtuan dhe udhėtarėt u kujtuan se dervishi ishte i vetmi qė kishte ndejtur i qetė gjatė shtėrngatės.

Njėri nga ata e pyeti:

-A nuk tė ra nė sy se gjatė asaj shtėrngate tė tmerrshme, tė gjithė ne ishim njė hap larg vdekjes?

-Ah, po! Sigurisht-, u pėrgjigj dervishi. -E dija se nė det ndodh pėrherė kėshtu! Por ama e dija edhe se- e shpesh kam menduar rreth kėsaj kur isha nė tokė- nė rrjedhėn e zakonshme tė ngjarjeve jemi akoma mė pranė vdekjes.

Kjo histori ėshtė e Bajazid Bistamiut. Bajazidi ishte njė nga sufijtė mė tė mėdhenj tė kohėve tė moēme, i cili pati vdekur aty nga fundi i shekullit IX. Gjyshi i tij ishte zarathustrian; pati studiuar nė njė shkollė ezoterike nė Indi. Meqė mjeshtri i tij, Abu-Alģ i Sindit, nuk i njihte nė mėnyrė tė pėrkryer ritet e Islamit, disa specialistė kanė dalė nė pėrfundimin se Abu-Alģ ishte indian e qė, nė tė vėrtetė, Bajazidi paskej studiuar metodat e mistikėve indianė. Asnjė autoritet i vetėdijshėm Sufi nuk bie dakord me kėtė pikėpamje. Mes ndjekėsve tė Bajazid Bistamiut janė antarėt e Urdhėrit Bistami.



Tregtari dhe dervishi i krishterė

Njė tregtar i gjorė nga Tabrizi, qė e kishte zėnė halli, u nis pėr nė Konjė, qė tė takonte njeriun mė tė urtė tė qytetit. Mbasi u kishte kėrkuar kėshilla prijėsve tė religjionit, juristėve e edhe shumė tė tjerėve, ai dėgjoi tė flitej pėr Rumiun, dhe kėrkoi ta shoqėronin pėr tek ai.

Me vete kishte marrė pesėdhjetė monedha ari. Kur e pa Mevlanėn nė sallėn e dėgjimit, u trand nga emocioni. Xhelaludini i tha:

-Pesėdhjetė monedhat e tua pranohen, por ti ke humbur dyqind; dhe ėshtė kjo arsyeja pse ke ardhur kėtu. Zoti tė ka ndėshkuar dhe ėshtė duke tė dėftuar diēka. Qė tani e mbrapa gjithēka do tė shkojė mirė pėr ty.

Tregtari mbeti i mahnitur prej asaj qė dinte Mevlana.

Rumiu vijoi:

-Tė kanė rėnė pėrmbi krye shumė telashe, sepse njė ditė, nė kufinjtė perėndimorė tė botės sė krishterė, ke parė njė dervish tė krishterė tė shtrirė pėrtokė dhe e ke pėshtyrė. Shko e takoje, kėrkoji tė falur dhe ēoji pėrshėndetje prej meje.

Meqė tregtari vazhdonte tė rrinte pa lėvizur, i tmerruar qė urtaku kishte lexuar nė mendjen e tij, Xhelaludini shtoi:

-Dėshiron tė ta tregojmė tani?-

Fshiku me njėrin gisht murin e dhomės, dhe tregtari pa sheshin e tregut tė njė qyteti europian, ku gjėndej shenjti. Doli duke u hepuar andej-kėndej nėn praninė e mjeshtrit, zhytur nė njė gjendje tė skajshme turbullimi.

U nis me tė shpejtė pėr tek urtaku i krishterė dhe e gjeti tė shtrirė pėrtokė. Teksa afrohej, dervishi perendimor i tha:

-Xhelaludini ynė ka komunikuar me mua.

Tregtari pa nė drejtimin ku shihte dervishi dhe shquajti, si nė njė ekran, Rumiun qė kėndonte lutjen:

-Si pėr rubini ashtu dhe pėr guralecin, ka vend nė kodrinėn e Tij, ka vend pėr gjithēka.

Tregtari u rikthye tek Xhelaludini pėr t’i ēuar pėrshėndetjen e shenjtit perendimor, dhe u vendos nė bashkėsinė e dervishėve tė Konjės.

Nė ditėt e sotme, hulumtimet akademike po bėjnė qė, dalėngadalė, tė dalė nė pah ndikimi i Rumit nė mendimin dhe letėrsinė perėndimore. Nuk ka dyshim se ai ka patur njė numur tė madh dishepujsh perėndimorė; parabolat e tij gjėnden nė pėrrallat e Andersenit, nė Gesta Romanorum (1324) e edhe nė veprėn e Shekspirit. Tradita lindore pohon me ngulm qė ai ishte kishte lidhje tė ngushta me mendimtarėt dhe mistikėt perendimorė.

Mblodhi dhe pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:47

Njeriu qė zemėrohej shpejt

Njė njeri qė zemėrohej shpejt e kuptoi, mbas shumė vitesh, se deri nė ēfarė pike ia kishte bėrė jetėn tė vėshtirė kjo prirje e tij.

Njė ditė dėgjoi tė flitej pėr njė dervish me dije tė gjerė, tek i cili u drejtua pėr tė marrė kėshilla.

-Shko tek udhėkryqi qė do ta tregoj unė-, tha dervishi. -do tė shohėsh njė pemė tė tharė: ulu nėn pemė dhe ofroji ujė tė gjithė atyre qė do kalojnė aty.

Njeriu bėri siē i tha dervishi. Kaluan shumė ditė, dhe ai fitoi namin e njė asketi qė i ishte nėnshtruar njė disipline tė vėrtetė mėshire dhe vetėkontrolli, nėn prijėn e njė njeriu tė vėrtetė tė dijes.

Njė ditė, njė kalimtar qė po nxitonte, ktheu kryet nga ana tjetėr kur iu ofrua ujė, dhe vazhdoi rrugėn e tij. Njeriu qė zemėrohej shpejt i briti disa herė:

-Eja, pėrgjigju pėrshėndetjes sime! Merr pak nga ky ujė qė u jap tėrė kalimtarėve!

Por nuk mori pėrgjigje.

I tronditur nga kjo mėnyrė sjelljeje, njeriu ynė e harroi krejtėsisht disiplinėn e tij. Mbėrtheu pushkėn, qė ishte e varur nė pemėn e tharė, mori shenjė dhe tėrhoqi kėmbėzėn: tjetri ra lėmuē i vdekur.

Pikėrisht nė ēastin kur plumbi pėrshkoi trupin e kalimtarit, disa lule ēelėn hareshėm mbi pemėn e tharė, si pėr mrekulli. Ai qė sapo ishte vrarė ishte njė vrasės qė po rendte tė kryente krimin mė tė keq ndėr tė gjitha krimet e jetės sė tij prej vrasėsi. Ka dy lloj kėshilltarėsh. Tė parėt thonė se duhet vepruar mbi bazėn e disa parimeve tė paracaktuara pėr t’u ndjekur mekanikisht. Tė dytėt janė njerėz tė dijes. Ata qė takojnė njeriun e dijes i kėrkojnė kėshilla morale dhe e marrin pėr moralist. Por ai ėshtė nė shėrbim tė sė vėrtetės e jo tė dėshirave.

Thuhet se mjeshtri dervish i kėsaj rrėfenje ėshtė Najmudin Kubra, njė nga shenjtėt mė tė mėdhenj sufi. Themeloi urdhėrin e Kubravėve (‘Vėllezėrit e Mėdhenj’) qė i ngjan shumė urdhėrit tė themeluar mė vonė prej Shėn Franēeskut. Ashtu si shenjti i Assisi-t, Najmudin kishte namin e tė ushtruarit tė njė fuqie tė ēuditshme mbi kafshėt. Najmudin ėshtė njė nga mijėra njerėzit qė qenė masakruar gjatė shkatėrrimit tė qytetit Khwarizm, nė Azinė Qendrore, mė 1221.

Thuhet se Xhinghis Khan, qė e njihte namin e tij, do t’ia kishte falur jetėn nėse ai do tė qe dorėzuar. Por Najmudin Kubra u bashkua me mbrojtėsit e qytetit dhe mė pas qe identifikuar si njė nga viktimat. Duke e pasė parashikuar katastrofėn me kohė, Najmudin i kishte ēuar tėrė nxėnėsit e tij jashtė qytetit, nė njė vend tė sigurtė, pėrpara se t’ia behnin hordhitė mongole.



Qėlloni kėtu

Dhun-Nun egjiptiani ilustroi me njė parabolė mėnyrėn pėrmes sė cilės shkėpuste dijen e mbyllur nėpėr hieroglife.

Ishte njė statujė, me origjinė tė panjohur, e clia nė gishtin tregues qė e mbante tė drejtuar kishte tė shkruara kėto fjalė: “Qėlloni kėtu e do tė gjeni njė thesar”.

Pėr breza e breza tė tėrė njerėzit kishin goditur nė pikėn ku gjendej mbishkrimi, por statuja ishte prej guri tė fortė dhe goditjet e gėrricnin vetėm nė sipėrfaqe, teksa kuptimi i mbishkrimit vijonte tė mbetej enigmė.

Njė ditė, tamam nė mesditė, Dhun-Nun, i pėrhumbur nė kundrimin e statujės, vuri re se hija e gishtit tė ndehur, hije qė kish kaluar pa rėnė nė sy pėr shekuj tė tėrė, sajonte njė vijė nė dyshemenė poshtė.

Mbasi e shėnjoi pikėn e saktė, siguroi veglat e nevojshme e, duke pėrdorur njė levė arriti ta ngrente pllakėn e dyshemesė. U hap njė boshllėk qė mundėsonte hyrjen nė njė mjedis tė nėndheshėm qė pėrmbante objekte tė ēuditshme pėr punime tė holla; duke i vėzhguar, arriti tė kuptonte shkencėn e pėrdorur pėr realizimin e tyre- shkencė e humbur prej shumė kohėsh- dhe tė vihej nė zotėrim tė atyre thesareve e edhe tė tjerave mė zakonshme, qė gjendeshin nė atė guvė.


Thuhet se kjo rrėfenjė ėshtė transmetuar nga kalifi Abu-Bakr, vdekur mė 634. Papa Silvestri na tregon njė rrėfenjė shumė tė ngjashme. Ai solli nga Sevilja, nė shek. X, shkencat arabe, pėrfshi edhe matematikėn.



Si qe fituar dija

Na ishte njėherė njė njeri, tė cilit i ra ndėrmend nevoja qė kishte pėr dijen. U vu nė kėrkim tė saj dhe mori rrugėn qė e ēonte nė banesėn e njė njeriu tė ditur.

Kur arriti, i tha:

-Sufi, ti qė je njeri i urtė! Mė dhuro njė pjesė tė dijes sate, me qėllim qė ajo tė mė japė fryte e tė bėhem njeri me vlerė, sepse kėshtu siē jam ndjehem hiēgjėsend.

-Mund tė ta jap dijen nė kėmbim tė diēkaje pėr tė cilėn unė vetė kam nevojė. Mė sill njė qilim tė vogėl, sepse mė duhet t’ia jap njė njeriu qė do tė jetė mandej nė gjendje ta vazhdojė punėn tonė tė shenjtė.

Burri u u nis e, mbas pak, pa dyqanin e njė tregtari qilimash:

-Mė jep njė qilim tė vogėl-, i tha, -sepse duhet t’ia jap njė Sufiu, i cili do mė japė dijen. Ai ka nevojė pėr qilimin, sepse duhet t’ia japė dikujt, i cili do jetė mandej nė gjendje tė vazhdojė punėn tonė tė shenjtė.

Tregtari iu pėrgjigj:

-Ti po mė pėrshkruan stadin nė tė cilin gjėndesh dhe punėn e Sufiut, e po ashtu nevojat e atij qė duhet tė pėrdorė qilimin. Po unė, ē’fitoj nė tėrė kėtė? Kam nevojė pėr fill qė tė mund tė thur qilimat! Mė sill pak fill e do tė tė ndihmoj.

Burri u nis pėrsėri nė kėrkim tė ndokujt qė do mund t’i siguronte fillin. Kur arriti nė kasollen ku jetonte njė grua fillpunuese, i tha:

-Fillpunuese, mė jep pak fill. Kam nevojė sepse mė duhet t’ia jap prodhuesit tė qilimave, i cili do mė japė njė qilim qė do t’ia ēoj njė Sufiu, e i cili nga ana e tij do t’ia japė njė njeriu qė do vazhdojė punėn tonė tė shenjtė. Nė kėmbim unė do marr dijen, synimin e ėndrrave tė mia.

Gruaja u pėrgjigj menjėherė:

-Ti ke nevojė pėr fill, po unė? Lermė rehat me tėrė kėto llafe mbi veten, mbi Sufiun tėnd, mbi tregtarin e qilimave dhe njeriun qė i duhet dhėnė qilimi. Po unė, ē’fitoj nė tėrė kėtė histori? Kam nevojė pėr lėkurė dhije qė tė mund tė end fillin.

Burri u largua; duke ecur rrugės takoi njė bari, tė cilit ia shprehu nevojat e tij.

-Po unė, ē’fitoj nė tėrė kėtė histori?-, iu pėrgjigj dhiari. -Ti ke nevojė pėr lėkurė dhije qė tė mund tė blesh dijen; unė kam nevojė pėr dhi, qė tė mund tė tė jap lėkurėn. Sillmė njė dhi e do tė tė ndihmoj.

Burri atėherė u vu nė kėrkim tė njė tregtari dhish. Kur e takoi, ia shprehu vėshtirėsitė e tij. Tjetri i briti:

-Ku marr vesh unė nga dija, filli apo qilimat? Gjithė ē’di unė ėshtė se, me sa shoh, secili shqetėsohet vetėm pėr nevojat e tij vetiake. Bisedojmė mė mirė pėr nevojat e mia! Nėse mund t’i plotėsosh, atėherė mund tė flasim pėr dhi e ti do mund tė mendosh me kėnaqėsi pėr dijen.

-E cilat janė nevojat e tua?

-Kam nevojė pėr njė rrethojė, qė tė mund t’i mbaj natėn brėnda dhitė e mia, nė mėnyrė qė tė mos mė enden vėrdallė e tė mė humbasin nėpėr fushė. Ma gjej njė, e shohim mandej nėse mund tė tė jap njė dhi apo dy.

Burri u nis pra nė kėrkim tė njė rrethoje. Pėrfundoi nė dyqanin e njė marangozi, qė i tha:

-Po, mund ta ndėrtoj njė rrethojė pėr njeriun qė ka nevojė. Sa pėr tė tjerat, as mos m’i thuaj fare hollėsitė: qilimat, dijen e gjėra tė tilla tė kėtij lloji, nuk mė interesojnė hiē! Por kam njė dėshirė, dhe ėshtė nė interesin tėnd tė mė ndihmosh qė ta realizoj, pėrndryshe, nuk gjej arsye tė tė ndihmoj pėr rrethojėn tėnde!

-E cila ėshtė kjo dėshirė?

-Dėshiroj tė martohem, por mesa shoh, askush nuk ka dėshirė tė martohet me mua. Shih se mos mė gjen ndonjė nuse, e paskėtaj flasim pėr problemet e tua.

Burri u nis, pra, e mbas kėrkimesh tė lodhshme gjeti njė grua qė i tha:

-Po, njoh njė vajzė qė nuk ka tjetėr dėshirė pėrveēse tė martohet pikėrisht me njė marangoz si ai qė mė pėrshkrove ti. Nė tė vėrtetė, ajo ka menduar pėr atė tėrė jetėn e saj. Ėshtė vėrtetė njė mrekulli qė ky njeri ekziston e qė ajo do mund tė dėgjojė t’i flitet pėr tė prej meje e prej teje. Po unė, ēfarė fitoj nė tėrė kėtė? Ēdokush dėshiron atė qė dėshiron, e njerėzit duket se kanė nevojė pėr dofarė gjėrash, ose dėshirojnė dolloj objektesh, ose pėrfytyrojnė tė kenė nevojė pėr ndihmė e edhe e kėrkojnė me tė vėrtetė, por askush nuk ka thėnė asnjė fjalė mbi nevojat e mia.

-E cilat janė nevojat e tua?-, pyeti burri.

-Dua vetėm njė gjė tė vetme, qė e kam dėshiruar pėr tėrė

jetėn. Ndihmomė qė ta kem, e do tė tė jap gjithė ēfarė kam. Gjėja qė dėshiroj, duke qenė se kam arritur t’i kem gjitha tė tjerat, ėshtė… dija.

-Por dijen nuk mund ta mbėrrish pa patur njė qilim!-, kundėrshtoi burri.

-Nuk e di ēfarė ėshtė dija, por sigurisht qė nuk ėshtė qilim.

-Jo-, kėmbėnguli burri, qė e kuptonte se duhej tė tregohej i durueshėm, -por kemi njė vajzė tė re pėr marangozin, e mund tė sigurojmė njė rrethojė pėr dhitė; me rrethojėn mund tė kemi lėkurėn e dhive; me lėkurėn e dhisė mund tė kemi fillin, nėpėrmjet fillit qilimin, e me qilimin mund tė pėrfitojmė dijen.

-Mė duket njė grumbull fjalėsh pa kuptim. Pėrsa mė takon mua, nuk do t’i shkaktoj vetes kaq mundime!

E, pavarėsisht pėrgjėrimeve tė tij, gruaja e dėboi.

Tė gjitha kėto vėshtirėsi, dhe pėshtjellimi qė ato i shkaktuan, fillimisht e bėnė pothuajse tė dėshpėrohej pėr gjininė njerėzore. Pyeste veten nėse vallė do tė ishte i aftė ta pėrdorte dijen kur do tė mund ta merrte, e mandej pyeste veten se pėrse tėrė ata njerėz mendonin vetėm pėr interesat e tyre. Por, dalėngadalė, nisi tė mendonte vetėm pėr qilimin.

Njė ditė, teksa endej pa kurrfarė qėllimi nėpėr rrugėt e njė fshati, duke folur me vete, njė tregtar e dėgjoi dhe u afrua qė ta kapte mė mirė kuptimin e fjalėve tė tij.

“Kam nevojė pėr njė qilim”, thoshte, “pėr t’ia dhėnė njė njeriu, me qėllim qė ai tė mund ta vazhdojė punėn tonė tė shenjtė”.

Tregtari e pa menjėherė qė kishte diēka tė veēantė nė atė endacak, dhe iu drejtua duke i thėnė:

-Dervish endacak, unė nuk kuptoj asgjė nga litanitė e tua, por ndjej respekt tė thellė pėr njerėzit si ti, qė janė thelluar nė Udhėn e sė Vėrtetės. Tė lutem, ndihmomė nėse do, sepse njerėzit e udhės sufi kanė njė detyrė tė veēantė nė shoqėri.

Endacaku ēoi vėshtrimin, e duke lexuar vuajtje nė fytyrėn e tregtarit, i tha:

-Vuaj dhe kam vuajtur. Ėshtė e dukshme qė ti ke probleme, por unė nuk kam asgjė; nuk jam nė gjendje tė siguroj as pak fill kur kam nevojė. Por, kėrkomė ē’tė duash e do tė bėj ē’ėshtė e mundur pėr tė tė ndihmuar.

-Dije, njeri fatlum-, iu pėrgjigj tregtari, -qė kam njė vajzė dėshiri me bukuri tė rrallė. Ėshtė pushtuar nga njė formė pikėllimi. Eja e takoje; ndoshta ti je i aftė ta shėrosh.

Vuajtja e atij njeriu ishte aq e mprehtė dhe shpresa e tij aq e fortė, sa endacaku shkoi mbas tij deri tek shtrati i sė bijės.

Me ta parė, vajza e re i tha:

-Nuk di kush je, por ndjej qė ti mund tė mė ndihmosh. Gjithsesi, e kush tjetėr do mund ta bėnte? Jam e dashuruar mbas njė marangozi-, dhe i pėrmendi emrin e njeriut, tė cilit udhėtari i kishte kėrkuar tė ndėrtonte rrethojėn pėr dhitė.

-Bija jote dėshiron tė martohet me njė marangoz qė unė e njoh mirė e qė ėshtė njeri shumė i nderuar-, i tha tregtarit, i cili ishte nė kulm tė gėzimit, sepse mori vesh se shkaku i gjendjes sė saj ishin fjalėt qė tha e bija nė lidhje me marangozin, e jo sėmundja. Nė tė vėrtetė, ai kishe menduar se e bija ishte e ēmendur.

Udhėtari u kthye tek marangozi, i cili ndėrtoi rrethojėn pėr dhitė. Tregtari i dhive i dhuroi njė nga delet e tij mė tė bukura; ai ia dėrgoi bariut, qė i dha lėkurė dhish, tė cilat ai ia ēoi fillpunueses, e kjo i dha fillin qė ai kėrkonte. Mandej ai e ēoi tek endėsi i qilimave, i cili i dhuroi njė qilim tė vogėl.

Kėtė qilim ai ia dėrgoi sufiut. Kur hyri tek i urti, ky i tha:

-Tashti mund tė ta jap dijen, sepse nuk do kishe mundur tė ma sillje kėtė qilim, nėse do kishe punuar pėr veten nė vend qė tė punoje pėr tė.

‘Pėrmasa e fshehtė’ nė jetė, njohja e tė cilės e lejon mjeshtrin sufi ta nxisė nxėnėsin e tij qė tė zhvillohet pavarėsisht dėshirave tė tij,- nganjėherė, pėrkundrazi, duke i shfrytėzuar- del bukur nė pah tek kjo rrėfenjė.

Rrėfenja ėshtė shkėputur nga tradita gojore e dervishėve tė Badakhshan. Nėn formėn e kėsaj pėrralle, vjen nga Khwaja Muhammed Baba Samasi, Mjeshtri i Madh i Urdhėrit tė Mjeshtrave.

Mblodhi dhe pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:48

Qeni dhe gomari

Njė burrė qė kishte gjetur mėnyrėn pėr tė kuptuar domethėnien e tingujve qė lėshojnė kafshėt, njė ditė po ecte nėpėr rrugėt e qytetit.

Vuri re njė gomar qė sapo kish reshtur sė garrituri e, pranė tij, njė qen qė po lehte me tėrbim. Duke u afruar, burri e kapi fluturimthi kuptimin e bisedės sė tyre.

-Sa mė besdisin tėrė kėto llafe mbi barin e mbi luadhet, kur nė tė vėrtetė do tė doja tė dėgjoja tė flitej pėr lepuj dhe kocka!-, ankohej qeni.

Burri nuk mundi tė pėrmbahej:

-E megjithatė-, vėrejti ai, -ekziston njė lidhje mes kėtyre dy gjėrave: funksioni i barit ėshtė i barabitshėm me atė tė mishit.

Tė dyja kafshėt u bashkuan nė njė mendje kundėr tij. Teksa qeni lehte egėrsisht pėr tė mbuluar fjalėt e tij, gomari, me njė shqelm tė fortė tė lėshuar me kėmbėt e mbrapme, e shtriu pėrtokė, pa ndjenja.

Mandej rifilluan bisedėn e tyre.

Kjo rrėfenjė, qė na kujton njė kallėzim tė Rumit, ėshtė njė pėrrallė e shkėputur nga pėrmbledhja e famshme e Majnun Kalandar. Majnuni u end pėr dyzet vite, nė shekullin XIII, duke treguar rrėfenja- mėsim mbi sheshet e tregjeve. Majnuni, qė ishte njeri i thellė, disa e konsideronin tė ēmendur. Vetė emri i tij, Majnun, do tė thotė i ēmendur.



Qeni, bastuni dhe Sufiu

Njė njeri i veshur si Sufi, po kalonte njė ditė nė rrugė kur, me t’u ndodhur pranė njė qeni, e goditi pamėshirshėm me bastunin e tij. Duke kuisur nga dhimbja, qeni rendi drejt e tek urtaku i madh Abu-Said.

U lėshua nė kėmbėt e tij e, duke i treguar putrėn e vet tė plagosur, kėrkoi drejtėsi pėr trajtimin mizor qė Sufiu i kishte bėrė. Urtaku i ballafaqoi me njėri-tjetrin.

-Sa mėndjelehtė!-, i tha Sufiut. -Si vallė ke mundur ta trajtosh kėsisoj njė kafshė tė gjorė? Shiko ē’i ke bėrė!

-Nuk ėshtė faji im-, u mbrojt Sufiu, -i tėrė faji ėshtė i qenit. Nuk e kam goditur pėr pėr tekė, por sepse mė bėri pis loshnikun tim.

Qeni, gjithsesi, kėmbėngulte nė padinė e vet. Atėherė urtaku i pakrahasueshėm iu drejtua qenit:

-Nė pritje tė gjykimit tė fundėm, lejomė tė gjykoj unė pėr dhimbjen tėnde.

Qeni u pėrgjigj:

-Oh, urtak i madh! Duke parė njė njeri tė veshur me petka sufi, mendova se, natyrisht, nuk do mund tė mė bėnte kurrfarė tė keqeje. Nėse do tė ishte i veshur me petka tė zakonshme, sigurisht qė do t’i sha shmangur. Gabimi im i vėrtetė ėshtė se besova nė pamjen e jashtme tė njė njeriu tė sė vėrtetės. Nėse doni qė ai tė ndėshkohet, hiqjani petkun e tė zgjedhurve, privojeni nga loshniku i tė drejtėve…”.

Ai qen kishte njė farė rangu nė Udhė. Ėshtė gabim tė mendosh se ēdo njeri duhet tė jetė, domosdoshmėrisht mė i mirė se njė qen.

Kjo rrėfenjė ėshtė mė e njohur nė versionin e Rumiut ‘Elefanti nė shtėpinė e errėt’, qė gjendet nė Mathnawi. Mėsuesi i Rumiut, Hakim Sanai, na e risjell kėtė version mė tė moēėm nė librin e tij tė parė klasik sufi, ‘Kopėshti i rrethuar i sė vėrtetės’. Rrėfenjat e tij shtjellojnė tė njejtėn temė, qė mjeshtrat sufi e trajtojnė nė mėnyrė tradicionale prej shekujsh.



Kalorėsi dhe gjarpėri

Ekziston njė proverb qė thotė: “Kundėrshtimi i njeriut tė ditur ėshtė mė i pėlqyeshėm se miratimi i njė budallai”.

Unė, Selim Abdali, dėshmoj se kjo ėshtė e vėrtetė sa nė sferat e epėrme, po aq edhe nė nivelet mė tė ulėta tė ekzistencės. Kjo e vėrtetė ėshtė nxjerrė nė pah nga tradita e tė urtėve, qė na kanė pėrcjellė rrėfenjėn e kalorėsit dhe tė gjarpėrit.

Njė kalorės shquajti qė prej kalit tė tij, njė gjarpėr helmues i cili ishte duke hyrė nė nė gojėn e njė burri qė po flinte, dhe e kuptoi se, nėse burri do tė vazhdonte tė flinte, helmi do ta kishte vrarė me siguri.

Kėsisoj zuri ta fshikullonte burrin qė po flinte, derisa e zgjoi. Meqenėse s’kishte kohė pėr tė humbur, e tėrhoqi osh me forcė nėn njė pemė, rrėzė sė cilės kishte mollė tė kalbura; e detyroi tė hante prej tyre, mandej i dha tė pinte me zor hurtha tė tėrė nga ujėt e burimit.

Teksa pėrpiqej vazhdimisht tė ēlirohej, burri i vikaste kalorėsit:

-Ēfarė tė kam bėrė, o armik i njerėzisė, qė po mė trajton kėshtu?

Nė buzėmbrėmje, mė nė fund, njeriu, i kapitur, u plandos pėrtokė dhe volli mollat, ujin e bashkė me to edhe gjarpėrin Kur pa se ēfarė doli nga trupi i tij, burri e kuptoi se ē’kishte ndodhur dhe i kėrkoi tė falur kalorėsit.

Ky ėshtė kushti ynė. Kur ta lexoni kėtė, mos e ngatėrroni historinė me alegorinė, dhe as alegorinė me historinė. Ata qė e kanė marrė dijen, kanė nė kėmbim pėrgjegjėsi. Ata qė nuk e kanė marrė, nuk kanė pėrgjegjėsi, pavarėsisht nga ajo qė mendojnė.

Njeriu qė iu shpėtua jeta, i tha kalorėsit:

-Nėse do tė mė kishe thėnė qysh pėrpara, do ta kisha pranuar me pėrkushtim trajtimin qė mė bėre.

-Nėse do tė tė kisha paralajmėruar-, u pėrgjigj kalorėsi, -nuk do tė mė kishe besuar, mund tė kishe mbetur i paralizuar nga frika, mund tė kishe ikur, ose, kushedi, do kishe fjetur sėrish nė pėrpjekje pėr t’u harruar. E nuk do tė priste mė koha.

Duke i rėnė me mamuze kalit, kalorėsi misterioz u largua me galop.

Selim Abdali (1700-1765) tėrhoqi mbi Sufijtė shpifje thuajse tė papara nga intelektualėt, pėr shkak tė pohimit se, njė mjeshtėr sufi e di ēfarė nuk shkon tek njė njeri, e qė mund tė jetė i detyruar tė veprojė me nxitim- e nė mėnyrė paradoksale- pėr tė shpėtuar dikė, duke mbetur i pambrojtur pėrballė zemėrimit tė atyre qė nuk e dinė qėllimin e tij.

Abdali citon kėtė rrėfenjė tė Rumit. Ende sot, me gjasė ekzistojnė pak njerėz tė gatshėm pėr ta ditur tė vėrtetėn e pohimeve qė pėrmban kjo rrėfenjė.

Mblodhi dhe pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:50

Shandani prej hekuri

Na ishte njė herė njė vejushė e varfėr e cila, njė ditė, nga dritarja e shtėpisė sė saj, pa njė dervish tė pėrvuajtur qė po ecte nė rrugė. Dukej i lodhur, nė zgrip tė fuqive tė veta e me loshnikun me arna krejtėsisht tė pluhurosur. Dukej qartė se kishte nevojė pėr ndihmė.

Prapa doli nė rrugė dhe i tha:

-Dervish fisnik, e di qė ti je njė nga tė zgjedhurit, por sigurisht ka ēaste kur edhe njė njeri i parėndėsishėm si unė, mund tė jetė e vyeshme pėr ‘kėrkimtarėt’. Eja e pusho tek unė, sepse, a nuk ėshtė thėnė se ‘Kushdo qė ndihmon miqtė, do tė ndihmohet, e kushdo qė pengon synimet e tyre, do tė shohė t’i pengohen edhe synimet e veta, gjith’ pa e ditur kurrė as kur e as si?

-Tė falenderoj, o grua e mirė-, tha dervishi, duke hyrė nė shtėpizėn e saj, ku brėnda pak ditėve e mori veten plotėsisht.

Tashti, gruaja kishte njė djalė me emrin Abdullah, tė cilit i qenė dhėnė mjaft pak mundėsi pėr tė bėrė pėrpara nė jetė: ai kishte kaluar pjesėn mė tė madhe tė ekzistencės sė tij duke prerė dru, pėr t’i shitur mandej nė tregun e fshatit. Duke mos mundur ta zgjeronte fushėn e pėrvojave tė tij, nuk ishte nė gjendje tė ndihmonte as veten e as tė ėmėn.

-Biri im-, tha dervishi, -unė jam njė njeri i dijes, sadoqė mund tė dukem i humbur. Eja me mua; bėhu shoku im e do tė ndajmė me njėri tjetri voli tė mėdha, gjithnjė nėse nėna jote ėshtė dakord.

Nėna ishte shumė e lumtur tė lejonte qė biri i saj tė udhėtonte nė shoqėrinė e njė tė urti, e kėshtu tė dy ata u nisėn pėr udhė.

Mbasi kishin pėrshkuar shumė vėnde dhe qenė pėrballur me shumė vėshtirėsi, dervishi tha:

-Abdullah, ja dhe fundi i udhėtimit tonė. Tashti do tė bėj disa rite. Nėse do tė pranohen nė mėnyrė tė volitshme, toka do hapet e do tė na zbulojė atė qė u lejohet ta shohin vetėm pak njerėzve: njė thesar tė fshehur nė kėto vėnde shumė vite mė parė. Ke frikė?

Abdullahu miratoi dhe u betua se do tė mbetej sypatrembur para gjithēkaje qė mund tė ndodhte.

Atėherė dervishi kreu ca lėvizje tė ēuditshme dhe lėshoi shumė tinguj; Abdullahu u bashkua me tė dhe toka u hap.

-Mė dėgjo mirė, Abdullah-, tha atėherė dervishi, -Mė kushto tėrė vėmendjen tėnde. Do zbresėsh nė shpellėn qė sapo u hap nėn kėmbėt tona. Detyra jote ėshtė tė marrėsh njė shandan prej hekuri. Pėrpara se ta gjesh atė shandan, do tė qėllojė tė shohėsh thesare qė rrallėherė u janė lejuar njerėzve. Mos u jep rėndėsi, sepse qėllimi i vetėm i kėrkimit tėnd ėshtė shandani i hekurt. Me ta gjetur, sille kėtu.

Abdullahu zbriti nė shpellėn e thesarit, dhe nė tė vėrtetė gjeti shumė gurė tė ēmuar xixėllues, plot enė tė arta, shumė thesare tė mahnitshme, tė cilat nuk mund tė pėrshkruheshin me fjalė. Duke harruar porositė e dervishit, Abdullahu i mbushi krahėt me plaēkėn pėrrallore.

Mė nė fund, e shquajti edhe shandanin. Mendoi se fundja duhej t’ia ēonte dervishit e qė, prapėseprapė, mund tė fshihte ar me bollėk nė mėngėt e tij tė gjera. Mori shandanin, u ngjit pėrmes shkallės qė e nxori nė sipėrfaqe, po kur doli nė dritė tė diellit, vuri re se ndodhej pranė shtėpizės sė nėnės. Sa pėr dervishin, ai ishte zhdukur.

Sapo Abdullai u bė gati t’ia tregonte thesaret sė ėmės, ato u dukėn sikur po shkriheshin, derisa u zhbėnė fare. Ai qė mbeti ishte vetėm shandani. Abdullahu e vėshtroi me vėmendje: kishte dymbėdhjetė krahė. Ndezi njė qiri, e nė ēast iu bė se po shihte njė hije qė ngjante me atė tė njė dervishi. Hija fluturoi pėr njė ēast, vendosi njė monedhė nė dysheme, e u zhduk. Atėherė Abdullahu i ndezi tė dymbėdhjetė qirinjtė. Dymbėdhjetė dervishė u mishėruan saora, vallėzuan pėr njė orė e, para se tė zhdukeshin, i hodhėn dymbėdhjetė monedha.

Kur e morėn veten nga ēmeritja, Abdullahu dhe nėna e tij e kuptuan se do mund tė rronin nė mirėqėnie falė shandanit, duke zbuluar se mund tė siguronin ēdo ditė, pėrmes valles sė dervishėve, dymbėdhjetė monedha argjendi.

Gjithsesi, nuk kaloi shumė kohė, e Abdullahu rifilloi tė ėndėrronte pasuritė e pallogaritshme qė kishte parė nė shpellėn e nėndheshme e, kėshtu, vendosi tė shihte nėse do mund t’i jepej njė tjetėr mundėsi pėr tė gjetur njė pasuri vetėm pėr veten e tij.

Ai kėrkoi e kėrkoi pėrsėri, por nuk arriti tė gjente hyrjen e shpellės. Tashmė dėshira pėr tė qenė i pasur i qe shndėrruar nė njė makth qė nuk i shqitej mė. Kėshtu, nisi tė endej nėpėr botė, derisa njė ditė arriti kundruall njė pallati ku jetonte dervishi i varfėr, tė cilin e ėma e kishte veguar kohė mė parė tė kalonte pranė shtėpisė sė tyre duke iu marrė kėmbėt.

Meqė kishte muaj e muaj qė kėrkonte, Abdullahu u ndje i lumtur kur e ēuan pėrballė dervishit, i cili rrinte i veshur me petka mbretėrore, i rrethuar nga njė varg nxėnėsish.

-Oh, ti i ngratė!-, i tha dervishi, -tashti tė tregoj unė se ē’ėshtė nė gjendje tė bėjė me tė vėrtetė ky shandan.

Mori njė shkop dhe e goditi shandanin: ēdo krah i tij u shndėrrua nė njė thesar mė tė madh se ai qė djali kishte parė nė shpellė. Dervishi e hoqi mėnjanė arin, argjendin e gurėt e ēmuar, me qėllim qė t’ua shpėrndante njerėzve qė e meritonin, dhe ja ku u shfaq sėrish shandani, i gatshėm pėr tė shėrbyer pėrsėri.

Dervishi u kthye nga djali dhe i tha:

-Meqenėse nuk je i besueshėm pėr t’i bėrė gjėrat nė mėnyrė e duhur, e meqė e ke tradhėtuar besimin qė kisha nė ty, duhet tė largohesh prej meje. Gjithsesi, ngaqė ma solle shandanin, mund tė marrėsh me vete njė gamile tė ngarkuar me ar.

Abdullahu e kaloi natėn nė pallat, e nė agim arriti ta fshihte shandanin nė shalėn e gamiles. Me tė arritur nė shtėpi, ndezi qirinjtė dhe e goditi shandanin me shkop. Megjithatė, ai nuk e kishte mėsuar mėnyrėn magjike: nė vend qė ta mbante shkopin me tė djathtėn, ai e mbajti me tė majtėn. Dymbėdhjetė dervishėt u shfaqėn ēilembyll sytė, morėn arin dhe gurėt e ēmuar, shiluan gamilen, rrėmbyen shandanin dhe u zhdukėn.

Tashmė gjendja e Abdullahut ishte mė keq se pėrpara, sepse ruante kujtimet e paaftėsisė sė tij, mosmirėnjohjes, vjedhjes dhe faktit se e kish patur nė dorė pasurinė. Por kurrė nuk iu dha njė tjetėr mundėsi, dhe mendja e tij nuk qe asnjėherė krejtėsisht e qetė.


Nė njė shkollė sufi, ky rrėfim ėshtė konceptuar si ‘ushtrim zhvillimi’, dhe u drejtohet atyre nxėnėsve qė konsiderohen tepėr prozaikė. Na flet nė mėnyrė tė fshehtė edhe pėr disa ushtrime dervishore dhe ilustron se, disa qė pėrdorin teknika mistike pa i pasė kapėrcyer disa prirje vetiake, mund tė dėmtojnė vetveten ose tė punojnė kotėsisht.

Mblodhi dhe pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:50

Dy burrat dhe gomari

Osho: “Njė sufi nuk ka nevojė tė jetė njė muhamedan. Njė sufi mund tė ekzistojė kudo, nė ēdo formė – sepse Sufizmi ėshtė thelbi, esenca e tė gjitha feve. Nuk ka tė bėjė me Islamin nė veēanti. Sufizmi mund tė ekzistojė pa Islamin. Islami nuk mund tė ekzistojė pa Sufizmin. Pa Sufizmin, Islami ėshtė njė kufomė, vetėm me sufizmin bėhet i gjallė.

Njė fe ėshtė gjallė pėr shkak tė sufizmit. Sufzėm thjesht do tė thotė dashuri pėr Perėndinė, me Gjithėsinė, njė ēėshje dashurie me tė tėrėn. Kjo do tė thotė se dikush ėshtė i gatshėm tė bėhet njė me tėrėsinė, se ėshtė i gatshėm tė ftojė gjithėsinė tė vijė nė zemrėn e njeriut.

Nuk njeh formalitet. Nuk kufizohet nga ndonjė dogmė, doktrinė, fe, apo kishė. Krishti ėshtė njė Sufi, kėshtu ėshtė Muhamedi. Krishna ėshtė njė Sufi, kėshtu ėshtė Buda. Kjo ėshtė gjėja e parė qė do tė doja tė mbanit mend: se Sufizmi ėshtė thelbi – siē ėshtė Zen, siē ėshtė Hassidizmi. Kėto janė vetėm emra tė ndryshėm tė marrėdhėnieve tė njėjta me Zotin “.

Kjo ėshtė njė histori sufish: Njė burrė i vjetėr dhe njė i ri po udhėtonin me njė gomar. Ata mbėrritėn pranė njė qyteti. Fėmijėt e shkollave kaluan pranė duke qeshur e u tallur me ta dhe u thanė: ”Shikoni kėta budallenjtė: ata kanė njė gomar tė saktė me vete dhe prapėseparė janė mė kėmbė. Tė paktėn i moshuari duhej t’i hipte, apo jo? “

Plak dhe i riu vendosėn tė bėnin diēka, pasi po hynin nė qytet dhe donin tė shmangnin tė qeshurat e qytetarėve tė tjerė . Kėshtu, mė i vjetri shaloi gomarin dhe i riu e ndoqi mė kėmbė.

Kur iu afruan njė grupi tjetėr tė rinjsh dėgjuan t’i tallnin: “Shikoni! – Plaku ėshtė ulur nė gomar dhe djali i shkretė po ecėn. Absurde! Plaku edhe mund tė ecė, djali duhet t’i hipė gomarit” Menjėherė plaku dhe djaloshi ndryshuan rolet dhe vazhduan rrugėn.

Pastaj njė grup tjetėr u afrua dhe u tha: “Shiko kėta budallenjtė. Dhe ky djali duket shumė arrogant. Ndoshta njeriu i vjetėr ėshtė babai ose mėsuesi i tij dhe ai ėshtė mė kėmbė, kurse ky i ka hipur gomarit – kjo ėshtė njė ēmenduri “!

Si t’ia bėjmė? Tė dy vendosėn se kishte vetėm njė mundėsi: tė dy bashkė t’i hipnin gomarit, dhe ashtu bėnė.

Pastaj grupe tė tjera ndeshėn rrugės dhe ata u thanė: “Shikoni kėta njerėz, sa tė tė dhunshėm! Gomari varfėr ėshtė pothuajse duke vdekur – dy njerėz nė njė gomar. Do tė kishte qenė mė mirė ta mbanin gomarin mbi shpatullat e tyre. “

Udhėtarėt diskutuan pėrsėri dhe mbėrritėn te ura nė tė dalė tė qytetit. Meqėnėse ishin nė kufirin e qytetit, menduan: “Ėshtė mė mirė tė sillemi si njerėzit e kėtij qyteti, ndryshe do tė mendojnė se ne jemi budallenj”. Gjetėn njė bambu, vėnė bambunė mbi shpatullat e tyre, duke varur gomarin nga kėmbėt, dhe u nisėn. Gomari u rebelua, si gomar qė ishte, u pėrpoq tė shpėtonte, sepse ai nuk beson nė ato qė thonė tė tjerėt. Por dy burrat e kishin ndarė mendjen dhe gomari mė nė fund u bind.

Nė mes tė urės u kėmbyen me njė turmė, e cila u bėrtiti: “Ja, budallenjtė! Kurrė nuk kemi parė ndonjėherė budallenj tė tillė – gomari ėshtė pėr tė hipur mbi tė, jo ta mbani hipur mbi supe, o idiotė! Jeni ēmendur apo si e keni hallin? “

Turma sa vinte e zmadhohej, gomari u shqetėsua aq shumė sa kėrceu dhe ra nga ura nė lumė. Tė dy burrat nxituan nė breg – gomari kishte ngordhur. Ata u ulėn anė lumit dhe plaku tha: “Tani dėgjo ….”

Kjo nuk ėshtė histori e zakonshme – plaku ishte njė mjeshtėr sufi, person i shkolluar dhe i riu ishte njė dishepull. Mjeshtri i vjetėr ishte duke i dhėnė atij njė mėsim, sepse sufitė gjithmonė krijojnė situata, ata pėrdorin situatat, pasi vetėm kėshtu merren mėsimet e vėrteta. Pra, e gjitha ishte vetėm njė situatė pėr tė riun.

Plaku i tha, “Shiko: ashtu si ky gomar, do tė jesh i vdekur nėse i dėgjon njerėzit mė shumė se duhet. Mos u mėrzit se ēfarė thonė tė tjerėt, sepse ka miliona tė tjerė dhe ata kanė mendjen e tyre, dhe tė gjithė do tė thonė diēka, secili ka mendimin e tij dhe, nė qoftė se dėgjon mendimet e tė gjithėve, do tė jetė fundi yt” Mos dėgjo askėnd, mbetu vetėm. Vetėm anashkaloji, ji indiferent. Nėse i dėgjoni tė gjithė, secili do t’ju shtyjė tė veproni nė mėnyrat e tij. Kurrė nuk do tė jeni nė gjendje tė arrini thellė nė veten tuaj.

Burimi: “Tantra: Kuptimi Suprem“ – Osho

Osho mė tej thotė nė tė njėjtin libėr, duke pėrdorur kėtė histori, “Gjithė ēėshtja ėshtė qė meditimi t’ju ēojė nė qendėr, tė jeni nė qendrėn tuaj. Dėgjoni zėrin tuaj tė brendshėm, ndiheni, dhe vazhdoni me atė ndjenjė. Pak e nga pak mund tė qeshni me mendimet e tė tjerėve, ose do tė jeni thjesht indiferent. Kur jeni tė pėrqėndruar shndėrroheni nė njė qenie e fuqishme, atėherė askush nuk mund t’ju ndikojė, t’ju shtyjė, thjesht askush nuk guxon. Jeni njė fuqi e tillė, pėrqėndruar nė veten tuaj, sa kushdo qė vjen me njė mendim thjesht harron mendimin pse ka ardhur pranė jush; kushdo qė vjen t’ju shtyjė pėr diku thjesht harron se kishte ardhur pėr t’ju ndikuar. Pėrkundrazi, pranė jush ai fillon tė ndihet i mbizotėruar nga ju. “

Pėrktheu: Arben Orhani
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:52

Ata qė mbėrrijnė qėllimin

Imami El-Ghazzali na sjell njė episod nga jeta e Isa ibn Maryam (Isait, birit tė Maries) i cili ėshtė ruajtur nga tradita.

Njė ditė Isai pa njė grup njerėzish me pamje tė brengosur, ulur mbi njė mur buzė rrugės.

-Cili ėshtė shkaku i brengosjes suaj?-, i pyeti ata.

-Ėshtė frika nga xhehnemi qė na ka katandisur nė kėtė gjendje-, u pėrgjigjėn ata.

Ai vazhdoi rrugėn, e shumė shpejt takoi njė tjetėr grup njerėzish me pamje tė pikėlluar, secili i tkurrur nė trishtimin e vet.

-Cili ėshtė shkaku i pikėllimit tuaj?-, i pyeti ata.

-Ėshtė dėshira pėr parajsėn ajo qė na ka katandisur kėshtu-, u pėrgjigjėn.

Ai vazhdoi rrugėn, derisa kaloi pranė njė grupi tė tretė njerėzish qė dukej se kishin vuajtur shumė, por qė fytyrat u vezullonin nga hareja.

Isai i pyeti ata:

-Cila ėshtė arsyeja e gjendjes suaj?

Ata u pėrgjigjėn:

-Fryma e sė Vėrtetės. Kemi parė Realitetin dhe kjo na ka bėrė t’i harrojmė qėllimet qė janė mė pak tė rėndėsishme.

Atėherė Isai tha:

-Kėta janė njerėzit qė e arrijnė qėllimin. Nė Ditėn e Gjykimit, do jenė pikėrisht kėta qė do tė gjėnden nė praninė e Zotit.

Ata qė besojnė se pėrparimi shpirtėror varet vetėm nga kėmbėngulja nė ēėshtjet e shpėrblimit dhe tė ndėshkimit, kanė mbetur shpeshherė tė befasuar nga kjo traditė sufi qė lidhet me Jezuin. Pėr Sufijtė, njė ngulmim i tepruar mbi idenė e fitimit a tė humbjes, mund tė jetė pėrfituese vetėm pėr disa e, gjithsesi, pėrfaqėson vetėm njė pamje tė pėrvojave dhe arritshmėrisė sė njeriut.



Dyqani i llambave

Nė njė natė pa hėnė, dy njerėz takohen nė njė rrugė tė shkretė.

-Jam nė kėrkim tė njė dyqani qė duhet tė gjendet kėndej rrotull e qė quhet ‘Dyqani i llambave’-, tha i pari.

-Unė banoj kėtu afėr e mund tė ta tregoj rrugėn-, tha i dyti.

-Mė duhet ta gjej vetė. Mė janė dhėnė tė gjitha shenjat e nevojshme dhe i kam shqyrtuar-, tha i pari.

-Po atėherė pėrse fole me mua?

-Sa pėr tė thėnė diēka.

-Pra, ajo qė kėrkon ėshtė pak shoqėri dhe jo tė dhėna!

-Them se po.

-Por, tashti qė ke mbėrritur deri kėtu, pėr ty do tė ishte mė e thjeshtė tė ndiqje tė dhėnat e sakta tė njė njeriu qė banon nė kėtė vend, mbi tė gjitha sepse rruga kėndej e mbrapa bėhet gjithnjė e mė e vėshtirė.

-Kam besim nė atė qė mė ėshtė thėnė e qė mė ka mundėsuar tė arrij deri kėtu. Nuk jam i sigurtė nėse mund t’i besoj diēkaje apo dikujt tjetėr.

-Kėshtu, meqė ke besuar tek dikush i cili tė ka dhėnė orientime nė fillim, nuk tė ėshtė mėsuar kurrfarė mėnyrė pėr tė ditur se tek kush duhet tė besosh.

-Ėshtė tamam kėshtu.

-Ke ndonjė qėllim tjetėr?

-Jo, vetėm tė gjej ‘Dyqanin e llambave’.

-A mund tė tė pyes, pėrse je venė nė kėrkim tė njė dyqani llambash?

-Sepse e di, nga burime tė sigurta, se aty mund tė gjenden mjete qė tė japin mundėsinė tė lexosh nė terr.

-Ėshtė e saktė. Por nevojitet njė kusht paraprak dhe njė e dhėnė e domosdoshme. Pyes veten nėse ke menduar sadopak rreth kėsaj.

-Ēfarė kushti? Ēfarė informacioni?

-Kushti qė, tė mund tė lexosh me llambė, dhe tė dish tė lexosh.

-Nuk mund ta provosh!

-Jo, sigurisht, nė njė natė tė errėt si kjo.

-E cila ėshtė ‘e dhėna’?”.

-Ja: ‘Dyqani i llambave’ ėshtė ende aty ku ka qenė gjithmonė, por llambat janė transferuar diku tjetėr.

-Nuk di se ēfarė ėshtė ‘llamba’, por mė duket e natyrshme qė ‘Dyqani i llambave’ tė jetė vendi i duhur pėr tė gjetur njė objekt tė tillė. Nė fund tė fundit, ėshtė pikėrisht kjo arsyeja qė ai vend quhet ‘Dyqani i llambave’!

-’Dyqani i llambave mund tė tė ofrojė llamba’, ashtu si ‘njė vend nė tė cilin dikur mund tė gjeje llamba, por qė tashti nuk ka mė’.

-Nuk mund ta provosh!

-Shumė njerėz mund tė tė merrnin pėr idiot.

-Por ka shumė njerėz qė do mund tė thonin se ti je njė idiot, edhe pse ndoshta nuk je. Por, me gjasė, ke ndonjė qėllim tė dytė, si pėrshembull tė mė dėrgosh tė blej llamba nė njė dyqan tjetėr, qė drejtohet nga ndonjė prej miqve tė tu. Ose ndoshta, nė fund tė fundit, nuk do qė unė tė mund tė kem njė llambė.

-Unė jam mė i keq sesa kujton ti. Nė vend qė tė jap shpresa pėr ‘Dyqane llambash’, e tė lė duke hamendėsuar se do ta gjesh pėrgjigjen e problemeve tua, do tė pėrpiqesha mbi tė gjitha tė dija nėse ti di tė lexosh apo jo. Do pėrpiqesha tė zbuloja nėse gjėndesh pranė ndonjė dyqani tė tillė, ose nėse ekziston mundėsia tė shtish nė dorė njė llambė pėrmes ndonjė mėnyre tjetėr.

Dy njerėzit u panė nė sy pėr njė ēast, me trishtim. Mandej secili ndoqi rrugėn e tij.

Shehu Pir Shattari, autor i kėsaj rrėfenje, vdiq nė Indi nė vitin 1632. Varri i tij gjendet nė Meerut. Thuhet se zotėronte fuqinė pėr tė realizuar lidhje telepatike me mjeshtrat ‘e kaluar, tė pranishėm e tė ardhshėm’ e t’u jepte mjetin pėr tė projektuar mesazhin e tyre pėrmes rrėfenjave tė bazuara mbi jetėn e pėrditshme, pėr tė cilat ai ishte mjeshtėr.

Mblodhi dhe pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:54

Fillesa e njohjes pėr Malik Dinarin

Mbasi kishte studiuar pėr vite tė tėra probleme tė mėdha filozofike, Malik Dinari ndjeu se kishte ardhur ēasti tė vihej nė kėrkim tė dijes.

-Do nisem nė kėrkim tė Mjeshtrit tė Fshehtė, pėr tė cilin thuhet edhe se gjendet nė thellėsi tė vetvetes.- tha ai.

U largua nga shtėpia e tij duke marrė me vete pėr ushqim vetėm disa hurma, e pėrgjatė rrugės sė pluhurt takoi njė dervish qė po ecte dalėngadalė. Dinari e mbėrriti dhe kėshtu, ecėn tė dy bashkė, nė heshtje. Mė nė fund, dervishi foli:

-Kush je, e ku shkon?

-Jam Dinari, dhe e kam ndėrmarrė kėtė udhėtim, nė kėrkim tė Mjeshtrit tė Fshehtė”.

-Unė jam El-Malik El-Fatih e do tė udhėtoj bashkė me ty-, tha dervishi.

-A mund tė mė ndihmosh ta gjej mjeshtrin?-, pyeti Dinari.

-Mund tė tė ndihmoj, mund tė mė ndihmosh?-, pyeti El-Fatih me atė mėnyrėn acaruese qė karakterizon dervishėt e tė gjitha kohėve. -Thuhet se Mjeshtri i Fshehtė ėshtė brenda nesh. Tė gjeturėt e tij varet nga mėnyra sesi e pėrdorim pėrvojėn. Ėshtė fjala pėr diēka qė njė shok mund tė ta pėrcjellė vetėm nė mėnyrė tė pjesshme”.

Pak kohė mė vonė mbėrrijnė tek njė pemė qė pėrkundej e kėrkėllinte. Dervishi ndaloi, ndejti pėr njė ēast nė heshtje, mandej u kthye kah Dinari:

-Kjo pemė ėshtė duke na thėnė: Ėshtė diēka qė po mė plagos; ndaloni njė ēast e hiqmani prej trungut, qė unė mė nė fund tė mund tė prehem!

-Nuk kam kohė-, u pėrgjigj Dinari, -por, gjithsesi, si mundet tė flasė njė pemė?

E u vunė sėrish pėr udhė. Kishin pėrshkuar tashmė njė copė rrugė tė mirė, kur dervishi i tha Dinarit:

-Kur gjendeshim pranė asaj pemės, m’u duk sikur po ndjeja aromė mjalti. Ka mundėsi qė bletėt e egra tė kenė ndėrtuar njė koshere nė brendėsi tė trungut tė saj.

-Nėse ėshtė kėshtu-, thirri Dinari, -nxitojmė tė rikthehemi aty, qė tė mund ta marrim mjaltin. Pjesėn qė nuk mund ta hamė, mund ta shesim pėrgjatė udhėtimit”.

-Si tė duash-, tha dervishi. Kur po i afroheshin pemės, panė njė grup udhėtarėsh qė po mblidhnin njė sasi tė madhe mjalti.

-Ēfarė fati patėm!-, thėrrisnin ata me ngazėllim. -kėtu ka aq mjaltė sa pėr tė ushqyer njė qytet tė tėrė. Ishim pelegrinė tė varfėr, por tashti mund tė bėhemi tregtarė! E ardhmja jonė u sigurua.

Dinari e Fatihu u vunė sėrish nė udhėn e tyre. Me tė mbėrritur rrėzė njė mali, dėgjuan njė gumėzhimė qė dukej se vinte prej tij. Dervishi vuri veshin nė tokė.

-Janė miliona milingona qė po ndėrtojnė strehėn e tyre. Kjo gumėzhimė ėshtė thirrja e tyre pėr ndihmė. Me gjuhėn e tyre, ato po na thonė: ‘Ndihmonani! Ndihmonani! Po gėrrmojmė, por kemi hasur nė disa shkėmbinj tė ēuditshėm qė na kanė penguar rrugėn. Ndihmonani qė t’i zhgroposim’. Dėshiron tė ndalim e t’i ndihmojmė, apo tė vazhdojmė rrugėn pa vonesė?”.

-Vėlla-, kėmbėnguli Dinari, -milingonat dhe gurėt nuk na s’janė puna jonė. Kėrkimi i mjeshtrit ėshtė i vetmi qėllim.

-Shumė mirė, vėlla,- tha dervishi, -e megjithatė thuhet se gjithēka ėshtė e lidhur. Ndoshta ka ndonjė lidhje mes kėtij fakti e nesh.

Dinari nuk i dha rėndėsi kėtyre fjalėve qė murmuriti plaku, e kėsisoj tė dy vazhduan rrugėn. Kur dy udhėtarėt ndaluan pėr tė kaluar natėn, Dinari pikasi se i kishte humbur thika.

-Do ta kem lėnė pranė folesė sė milingonave.- tha. Ditėn qė pasoi u kthyen tek ai vend. Mbėrritėn rrėzė malit, por nuk shquajtėn asnjė gjurmė tė thikės sė Dinarit. Nė vend tė saj, panė disa njerėz tė zhyer nė baltė qė po pushonin ndanė njė grumbulli me monedha ari.

-Ėshtė njė thesar i fshehur qė sapo e zhgroposėm-, thanė ata. -Po kalonim kėtu pranė, kur njė dervish plak dhe shėndetlig na kėshilloi me kėto fjalė: ‘Gėrrmoni kėtu, e do tė gjeni atė qė, pėr dikė ėshtė gur e pėr tė tjerėt ar’.

Dinari mallkoi fatin e tij.

-Sikur tė ishim ndalur-, u qarravit ai, -ti dhe unė do tė ishim bėrė tė pasur, o dervish!

Tė tjerėt vėrejtėn:

-Dervishi qė po tė shoqėron ty, o i huaj, i ngjan ēuditėrisht shumė atij qė ne takuam mbrėmė.

-Dervishėt i ngjajnė tė gjithė njėri-tjetrit-, tha Fatihu.

Dinari e Fatihu vijuan rrugėn e tyre, e disa ditė mė vonė arritėn nė bregun e njė lumi. Dervishi ndaloi, dhe tė dy u ulėn duke pritur trapaxhiun. Papritmas shquajtėn njė peshk qė pėrhidhej herė mbas here mbi ujė, duke bėrė ojna nė drejtim tė tyre.

-Ai peshk-, tha dervishi, -po na dėrgon njė kumt. Thotė: ‘Kam gėlltitur njė gur. Kapmėni dhe mė jepni bar pėr tė ngrėnė, nė mėnyrė qė ta nxjerr pėrjashta e tė ēlirohem prej tij. Udhėtarė, kini mėshirė, ju lutem!’.

Pikėrisht nė kėtė ēast u pa se po vinte t....., e Dinari, i cili mezi po priste tė vazhdonte rrugėn, hipi pėrpara dervishit. Trapaxhiu u lumturua kur i dhanė njė monedhė bakri -ishte gjithė ē’mund t’i jepnin- e asaj nate Fatihu e Dinari fjetėn rehat nė bregun tjetėr, nė shtėpinė e ēajit qė njė shpirt i mėshirshėm e kishte ndėrtuar pėr udhėtarėt.

Nė mėngjes, ndėrsa po hurbnin ēajin, ia behu njė trapaxhi. Nata e kaluar kishte qenė nata mė fatlume e tėrė jetės sė tij, u tha atyre; pelegrinėt i kishin sjellė fat. Ai ia puthi duart dervishit tė nderuar dhe kėrkoi bekimin e tij.

-E meriton tė gjithin, biri im-, tha Fatihu.

Trapaxhiu ishte bėrė i pasur, dhe ja se ē’kishte ndodhur. Mbrėmjen e kaluar po kthehej nė shtėpi si zakonisht, kur i kishte zėnė syri dy burra nė bregun tjetėr, dhe kish vendosur, pavarėsisht pamjes sė tyre tė varfėr, tė bėnte njė udhėtim mė tepėr pėr Barakėn, bekimi i cili i jepej atij qė ndihmon udhėtarėt.

Mė vonė, teksa po merrej me ankorimin e trapit, kishte parė njė peshk tė hidhej nė breg. Dukej se po pėrpiqej tė gėlltiste njė fill bari. Mbasi qė trapaxhiu ia kishte futur fijen e barit nė gojė, peshku kishte vjellė njė gur dhe ishte hedhur sėrish nė ujė. Guri kishte qenė njė diamant shumė i madh pa kurrfarė ceni, me njė vezullim tė pakrahasueshėm dhe me njė vlerė tė paēmueshme.

-Ti je njė djall!-, i briti Dinari me tėrbim dervishit. -Kishe dijeni pėr praninė e tre thesareve, falė fuqisė sate sekrete tė perceptimit, e nuk mė the asgjė nė ēastin e duhur! Kjo ėshtė sjellja e njė shoku tė vėrtetė? Fatkeqėsia ime ishte e mjaftueshme qysh mė parė, por pa ty nuk do tė kisha mėsuar asgjė rreth mundėsive tė fshehura nėpėr pemė, nėpėr foletė e milingonave, nėpėr peshq, e kushedi se ku tjetėr akoma!

Sapo shqiptoi kėto fjalė, ndjeu sikur njė erė e fuqishme ia flaku shpirtin tutje. Nė atė ēast e mori vesh se e vėrteta ishte saktėsisht e kundėrta e asaj qė sapo kishte thėnė.

Dervishi, emri i tė cilit do tė thotė Mbret Ngadhnjimtar, e preku lehtė nė sup dhe i buzėqeshi:

-Tashti, vėlla, do tė dish tė mėsosh nėpėrmjet pėrvojės. Unė jam ai qė ėshtė nėn urdhėrat e Mjeshtrit tė Fshehtė.

Kur Dinari mori guxim ta ēonte kryet, shquajti mėsuesin e tij qė po largohej me njė grup tė vogėl udhėtarėsh tė cilėt po diskutonin mbi rreziqet qė i prisnin gjatė udhės. Sot, emri i Malik Dinarit figuron mes emrave tė dervishėve mė tė mėdhenj, si shok dhe shembull, si Njeriu i Mbėrritur.

Malik Dinar ka qenė njė nga mjeshtrat e moēėm Klasikė. Mbreti Ngadhnjimtar i rrėfenjės ėshtė mishėrimi i “funksioneve tė epėrme tė mendjes”, qė Rumiu e quan “Shpirti Njerėzor”, e tė cilin njeriu duhet ta edukojė pėrpara se tė veprojė nė botėn e ndriēuar. Autorėsia e kėtij versioni i mvishet Emir El-Arifin-it.

Mblodhi dhe pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:58

Dervishi dhe princesha

Jetonte dikur bija e njė mbreti, qė ishte e bukur si hėna e qė tė gjithė e adhuronin. Njė ditė, njė dervish, teksa po bėhej gati tė hante njė copė bukė, e shquajti princeshėn dhe u godit aq shumė nga bukuria e saj, sa buka i ra prej dore. Kur princesha kaloi pranė tij, i buzėqeshi. Ajo buzėqeshje e shkundulloi; buka i ra nga dora dhe ai pothuajse humbi ndjenjat.

Mbeti nė ekstazė pėr plot shtatė vjet, gjatė tė cilave jetoi nėpėr rrugė, duke fjetur me qentė. Princesha ishte aq e acaruar pėr kėtė shkak, sa shėrbėtorėt e saj vendosėn ta vrisnin dervishin.

Atėherė princesha i ēoi fjalė dervishit qė tė vinte dhe i tha:

-Une e ti nuk mund tė bashkohemi me njeri-tjetrin. Shėrbėtorėt e mij duan tė tė vrasin. Kėsisoj, ėshtė mė mirė qė ti tė ikėsh!

-Qė nė ēastin kur tė pashė pėr herė tė parė-, iu pėrgjigj burri i gjorė, -jeta nuk ka mė kurrfarė vlere pėr mua. Ata do tė mė vrasin pa asnjė shkak. Por, tė lutem, pėrgjigjmu, meqė ti do jesh shkaku i vdekjes sime. Kam vetėm njė pyetje pėr tė tė bėrė: pėrse mė pate buzėqeshur dikur?

-Njeri mėndjelehtė!-, i tha princesha. -Kur tė pashė se deri nė ē’pikė po bėheshe qesharak, tė pata buzėqeshur pėr mėshirė e pėr asnjė arsye tjetėr.

Dhe mbas kėtyre fjalėve princesha u zhduk.

* * *

Nė veprėn e tij Kuvendi i zogjve, Attar flet pėr keqkuptimin e emocioneve subjektive, i cili i shtyn njerėzit tė ngatėrrojnė disa pėrvoja (buzėqeshja e princeshės), me trajtime tė veēanta (adhurimi), teksa mund tė jetė fjala pėr diēka krejt tė kundėrt (mėshira).



Tė shtosh nevojat

Njė mbrėmje, tirani qė mbretėronte nė Turkestan, po dėgjonte njė dervish, i cili ishte duke i treguar ca rrėfenja, kur befas i ra ndėrmend ta pyeste nė lidhje me Hizrin.

-Hizri shfaqet kur ke nevojė-, i tha dervishi. Nėse ai shfaqet, mbėrtheje kindin e tunikės sė tij, dhe dituria bėhet e jotja”.

-Mund t’ia dalė kushdo?-, pyeti mbreti.

-Kushdo qė ėshtė i zoti-, u pėrgjigj dervishi.

-E kush mund tė jetė mė i zoti se unė?-, tha me vete mbreti, e mbas kėsaj u dha urdhėr kasnecėve tė tij qė t’ua shpallnin njerėzve kėto fjalė: “Do ta mbuloj me pasuri atė njeri qė do mė nxirrte pėrpara Hizrin e padukshėm, mbrojtėsin e madh tė njerėzve”.

Duke dėgjuar kėtė lajm, njė plak me emrin Baftjar Baba, i cili rronte nė mjerim, pati njė ide dhe i tha sė shoqes:

-Kam njė plan, e sė shpejti do bėhemi tė pasur. Pak me vonė, unė do tė vdes, por kjo nuk ka rėndėsi, sepse kjo pasuri do ta sigurojė jetėn tėnde.

Baftjar Babai u paraqit tek mbreti dhe i tha se ishte nė gjendje ta gjente Hizrin brėnda dyzetė ditėve, nėse ai, mbreti, do t’i jepte njėqind monedha ari.

-Nėse do ta gjesh Hizrin-, u pėrgjigj mbreti, -do tė marrėsh njė shumė dhjetė herė mė tė madhe, pėrndryshe do tė ekzekutohesh nė ēast, si paralajmėrim pėr ata qė guxojnė tė tallen me mbretin.

Baftjar Babai i pranoi kushtet. U kthye nė shtėpi e ia dha florinjtė tė shoqes. Tashmė, me atė shumė tė hollash, jeta e saj qe siguruar. Dyzetė ditėt qė i kishin mbetur pėr tė rrojtur, i kaloi nė meditim, duke u pėrgatitur pėr jetėn tjetėr.

Nė ditėn e dyzetė u paraqit tek mbreti, e i tha:

-Madhėri, lakmia juaj ju ka ēuar nė atė gjėndje sa tė mendoni se paratė tuaja do ta detyrojnė Hizrin tė shfaqet. Por, ėshtė thėnė se Hizri nuk shfaqet nė pėrgjigje tė dėshirave qė burojnė nga lakmia.

Mbreti u tėrbua.

-I mallkuar, kėtė do ma paguash me jetėn tėnde! Kush je ti, qė guxon tė tallesh me dėshirat e njė mbreti?

Baftjar Babai, tha:

-Legjenda dėshmon se ēdo njeri mund ta takojė Hizrin, por thotė edhe se, takimi ėshtė i frytshėm vetėm nėse qėllimet e tij janė tė pastra. Thuhet se Hizri mund t’i shfaqet njė njeriu nė masėn dhe nė kohėn brėnda tė cilave njeriu e meriton ndėrhyrjen e tij. Mbi kėto tė dhėna, as ju e as unė nuk mund tė ushtrojmė as kontrollin mė tė vogėl.

-Mjaft me kėto dokrra!-, thirri mbreti. -Sigurisht qė kėto fjalė nuk do tė ta zgjasin jetėn! Nuk mė mbetet tjetėr veēse t’u kėrkoj kėshilla ministrave tė mij, tė pranishėm kėtu, qė tė gjejmė mėnyrėn mė tė mirė pėr tė tė ekzekutuar.

Iu drejtua vezirit tė parė, dhe e pyeti:

-Nė ē’mėnyrė duhet tė vdesė ky njeri?

-Piqeni pėr sė gjalli-, tha veziri i parė, -qė tė bėhet shembull pėr tė tjerėt.

Duke folur njeri mbas tjetrit, veziri i dytė tha:

-Prejeni nė katėr pjesė.

Kurse i treti tha:

-Pėrmbushjani kėtij njeriu nevojat thelbėsore nė jetė, qė tė mos jetė mė i detyruar tė mashtrojė pėr tė siguruar nevojat familjes sė vet.

Teksa po gjykonin mbi kėtė ēėshtje, njė plak i urtė kishte hyrė nė sallėn e dėgjimit. Me tė shprehur edhe veziri i tretė mendimin e vet, i porsaardhuri tha:

-Secili nga kėta, shprehu pikėpamjen qė pėrputhet me paragjykimet e veta tė fshehura e tė pandryshueshme.

-Ē’kėrkon tė thuash?-, e pyeti mbreti.

-Dua tė them se veziri i parė e ka filluar jetėn e tij si bukėpjekės. Ai flet duke pėrdorur termat e zanatit tė vet, e kėsisoj propozon qė kėtė njeri ta pjekin. Veziri i dytė ka punuar kasap, e flet pėr prerje. Veziri i tretė, qė ėshtė njė mjeshtėr nė politikė, arrin ta kuptojė thelbin e ēėshtjes rreth tė cilės jeni duke diskutuar. Kini parasysh dy gjėra. E para, qė Hizri i shfaqet dhe i shėrben secilit nė bazė tė aftėsisė qė ka pėr tė pėrfituar nga ardhja e tij. E dyta, qė ky njeri me emrin Baftjar- tė cilin do ta quaj Babą, pėr shkak tė vetėflijimit tė tij- ėshtė shtyrė nga dėshpėrimi pėr tė bėrė atė qė bėri. Ai ka shtuar nevojat e tij e, si rrjedhojė, mė ka detyruar tė shfaqem.

Dhe ndėrsa tė gjithė po e shikonin, plaku i urtė u zhduk pėrpara syve tė tyre. Mbreti bėri ē’ishte e mundur pėr tė ndjekur udhėzimet e Hizrit. I caktoi njė pension tė pėrjetshėm Baftjarit, ndėrsa vezirin e parė dhe tė dytė i shkarkoi nga detyra. Nga ana e tyre, Baftjar Babai dhe e shoqja, duke u treguar mirėnjohės, i rikthyen njėmijė monedhat e arta nė thesarin mbretėror. Sesi mbreti arriti ta takonte sėrish Hizrin, e gjithė ē’ndodhi mes tyre, gjendet e mbyllur nė rrėfenjėn e rrėfenjės sė rrėfenjės sė Botės sė Padukshme.

* * *

Thuhet se Baftjar Babai ishte njė sufi i urtė qė kaloi njė jetė tė thjeshtė e tė rregullt nė Horasan, deri nė ngjarjen qė pėrshkruan kjo rrėfenjė. Duke iu mveshur edhe shehėve tė tjerė sufinj, rrėfenja ilustron konceptin e ndėrveprimit mes dėshirave njerėzore dhe njė rrafshi tjetėr tė ekzistencės. Hizri ėshtė lidhja mes kėtyre dy sferave. Titulli ėshtė frymėzuar nga poezia e famshme e Xhelaludin Rumit:

“Nevoja krijon organe tė reja perceptimi.

Njeri, shtoji pra nevojat e tua,

Qė tė mund ta rritėsh perceptimin tėnd”.

Ky version rrjedh prej gojės sė njė mjeshtri sufi nga Afganistani.

Mblodhi dhe pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 06.12.12 23:59

Bajazidi dhe egoisti

Njė ditė, njė njeri shkoi tė takonte Bajazidin, mistikun e madh tė shekullit IX, me qėllim qė ta qortonte. Njeriu i tha se, kishte agjėruar, ishte lutur dhe se i kishte zbatuar njė pėr njė kėshillat e tij pėr plot tridhjetė vite, por pa e mbėrritur lumninė pėr tė cilėn Bajazidi i kishte pasė folur dikur. Bajazidi i tha se edhe nėse do vijonte kėshtu edhe pėr treqint vjet tė tjera, prapėseprapė nuk kishte pėr ta mbėrritur atė qė kėrkonte.

-Si ėshtė e mundur?-, pyeti njeriu qė mėtonte tė ndriēohej.

-Sepse krenaria jote tė pengon-, u pėrgjigj Bajazidi.

-Tregomė ndonjė zgjidhje-, iu lut burri.

-Njė zgjidhje ėshtė, por nuk mund ta realizosh-.

-Ma thuaj gjithsesi.

Atėherė Bajazidi tha:

-Shko te berberi dhe rruaje mjekrėn tėnde tė adhuruar. Hiqi tė gjitha rrobat dhe lidhe belin me njė litar. Mbush njė trastė me arra, vare nė qafė, dhe vėrtitu nėpėr sheshin e tregut duke thėnė: “I jap njė arrė ēdo ēunaku qė ma ngjeshė me njė shpullė qafės”. Nė fund, paraqitu nė gjyq me qėllim qė gjyqtarėt tė mund tė tė shohin.

-Por unė nuk mund t’i bėj tėrė kėto! Tė lutem, mė jep ndonjė gjė mėsim tjetėr qė mund tė ketė tė njejtin efekt.

-Ky ėshtė hapi i parė dhe i vetėm-, tha Bajazidi. Tė thashė se nuk do mund ta realizoje. Kėsisoj, ti e ke tė pamundur tė kurohesh.

Rrėfyer nga: El-Gazali. Sufiu qė pėrmendet nė kėtė parabolė, duhet tė jetė i madhi Bajazid Bistamī.



Natyra e tė nxėnit

Ibrahim Khawwas tregon se, qysh nė moshė tė re, vendosi tė ndiqte mėsime prej njė mėsuesi. Ai u vu nė kėrkim tė kėtij urtaku, e gjeti dhe i kėrkoi qė tė pranonte ta merrte si nxėnėsin e tij. Mėsuesi u pėrgjigj:

-Nuk je ende gati.

Duke parė se nxėnėsi kėmbėngulte, urtaku i tha:

-Shumė mirė, do tė tė mėsoj diēka. Kam ndėrmend tė nisem pėr haxhillėk nė Mekė. Eja me mua.

Nxėnėsit i gufoi zemra nga gėzimi.

-Meqė tashmė jemi shokė udhėtimi-, tha mjeshtri, -ėshtė e nevojshme qė njėri tė udhėheqė dhe tjetri tė bindet. Zgjidhe rolin qė tė pėlqen.

-Urdhėro ti, kurse unė do tė bindem-, tha nxėnėsi.

-Unė do mund tė urdhėroj nėse ti do tė dish tė bindesh-, tha mjeshtri.

Udhėtimi filloi.

Njė natė, ndėrsa ishin duke pushuar nė shkretėtirėn e Hejazit, nisi tė binte shi. Mėsuesi u ēua dhe, qė ta mbronte nxėnėsin nga shiu, i hodhi pėrsipėr njė velenxė.

-Por ti po bėn atė qė, nė tė vėrtetė, duhet ta bėj unė pėr ty-, kundėrshtoi nxėnėsi.

-Unė tė urdhėroj tė mė lejosh tė tė mbroj-, tha mjeshtri.

Kur zbardhi dita, djali i tha mjeshtrit:

-Sot ėshtė njė ditė e re. Lermė qė tė jem unė prijėsi, dhe bindmu.

Mjeshtri pranoi.

-Po shkoj tė mbledh shkarpa pėr tė ndezur njė zjarr”, vendosi djali.

-As qė bėhet fjalė; shkoj unė pėr t’i mbledhur-, tha mjeshtri.

-Tė urdhėroj tė qėndrosh kėtu, ndėrsa shkarpat do shkoj t’i mbledh unė!-, kundėrshtoi Ibrahimi.

-Kurrsesi-, u pėrgjigj mjeshtri, -sepse rregullat e tė nxėnit nuk lejojnė qė nxėnėsi tė pranojė shėrbime prej mėsuesit.

Duke vepruar kėshtu, mjeshtri nuk humbte kurrė asnjė rast pėr t’i treguar nxėnėsit tė tij, me shembuj praktikė, se cili ishte kuptimi i vėrtetė i nxėnėsisė.

Me tė arritur nė portat e Qytetit tė Shenjtė, u ndanė nga njėri-tjetri. Kur, mė vonė, e takoi mjeshtrin, nxėnėsi nuk mundi tė pėrballonte vėshtrimin e tij.

-Ajo qė ke mėsuar-, tha plaku, -bėn pjesė nė natyrėn e tė nxėnit.

Ibrahim Khawwas (Endėsi i fijeve tė palmės) e pėrkufizonte kėshtu rrugėn sufi: “Pranoni qė tė tjerėt tė bėjnė atė qė duhet tė bėjnė pėr ju. Bėni pėr veten tuaj atė qė duhet tė bėni pėr veten tuaj”.

Khawwas ishte njė nga mjeshtrat e mėdhenj tė kohėrave tė moēme.



Sėndyku i moēėm i Nuri Beut

Nuri Beu ishte njė shqiptar i urtė dhe i nderuar, i cili qe martuar me njė grua shumė mė tė re se ai vetė. Njė mbrėmje, kur u kthye nė shtėpi mė shpejt se zakonisht, njė shėrbėtor i tij besnik shkoi tek ai dhe i tha:

-Gruaja juaj, zonja jonė, sillet nė mėnyrė tė dyshimtė. Rri nė dhomėn e saj pranė njė sėndyku tė moēėm qė i pėrkiste dikur gjyshes suaj, e qė ėshtė mjaft i madh sa pėr tė nxėnė brėnda njė burrė. Ai sėndyk nuk duhet tė ketė pasur brėnda gjė tjetėr veē ndonjė stolie tė vjetėr, por besoj se tashmė mund tė ketė brėnda diēka mė tepėr. Gruaja juaj nuk mė lejon tė shoh brėnda sėndykut as mua qė jam shėrbėtori juaj mė i vjetėr.

Nuriu hyri nė dhomėn e gruas sė tij dhe e pa tė ulur mėrzitshėm ndanė sėndykut prej druri tė fortė.

-A mund tė ma tregoni se ēfarė ka brėnda ai sėndyk?.

-Pėr shkak tė dyshimeve tė njė shėrbėtori, apo sepse nuk keni mė besim tek unė?

-A nuk do tė ishte mė e thjeshtė sikur ta hapje pa e zgjatur shumė, e kėsisoj t’i japim fund njė herė e mirė fjalėve qė qarkullojnė?

-Nuk besoj se kjo gjė ėshtė e mundur.

-Ėshtė i mbyllur me ēelės? Ku ėshtė ēelėsi?

Gruaja ia tregoi dhe tha:

-Nxirreni jashtė shėrbėtorin dhe do t’ua jap.

Kur shėrbėtori doli, gruaja ia dorėzoi ēelėsin, dhe u tėrhoq e tronditur nė mėnyrė tė dukshme.

Nuri Beu u mendua gjatė. Mandej thirri katėr nga kopshtarėt e tij dhe, tė gjithė sė bashku, me tė rėnė muzgu, e mbartėn sėndykun, pa e hapur fare, deri nė sinorėt e fundėm tė tokave tė tij, dhe e groposėn.

Aty e mbrapa, nuk u fol kurrė mė pėr kėtė ēėshtje.

Kjo histori provokuese, pėr tė cilėn thuhet me ngulmim se mbart njė domethėnie tė brendshme, pėrtej kuptimit tė dukshėm moral, i pėrket regjistrit tė dervishėve endacakė, prijėsi i tė cilėve ėshtė Jusufi i Andaluzisė, i cili ka jetuar nė shek. XIII.



Mbreti dhe ēunaku i varfėr

Fill i vetėm, njeriu nuk mund t’i shkojė deri nė fund udhėtimit tė brendshėm. Nuk duhet tė pėrpiqeni ta ndėrmerrni vetėm kėtė Udhė. Udhėrrėfyesi ėshtė i domosdoshėm. Ai qė po e quajmė mbret ėshtė udhėrrėfyesi, e ai qė po e quajmė fėmijė i varfėr, ėshtė kėrkuesi. Rrėfehet se, njė ditė, mbreti Mahmud rastisi tė shkėputej nga ushtria e tij. Mbreti po kalėronte me tė shpejtė, kur pa njė ēunak nė breg tė njė lumi. Ēunaku kishte lėshuar rrjetėn nė ujė dhe dukej shumė i trishtuar.

-Biri im-, i tha mbreti, -pėrse je i dėshpėruar? Kurrė nuk kam parė dikė nė njė gjendje tė tillė.

-Madhėri-, iu pėrgjigj ēunaku, -jemi shtatė vėllezėr dhe nuk kemi baba. Jetojmė me nėnėn tonė nė skamje dhe pa mbėshtetjen e askujt. Unė vij kėtu ēdo ditė me rrjetėn time, duke shpresuar tė zė ndonjė peshk pėr darkė. Nėse ditėn nuk arrij tė zė kurrgjė, nė mbrėmje s’kemi ēfarė tė hamė.

-Biri im-, i tha mbreti, -a dėshiron tė tė ndihmoj nė kėtė punėn tėnde?

Fėmija pranoi dhe mbreti Mahmud lėshoi rrjetėn nė lumė. Me tė ndjerė prekjen e dorės mbretėrore, rrjeta u mbush me njėqind peshq.

Kjo parabolė i pėrket tė madhit Attar, dhe ėshtė shkėputur nga vepra e tij “Kuvendi i zogjve”. Ēmohet si nė kuptimin letrar, ashtu dhe nė atė simbolik.

Mblodhi dhe pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 07.12.12 0:01

Njeriu qė ecte pėrmbi ujė

Njė ditė, njė dervish me mendėsi tė kushtėzuar, prodhim i njė shkolle tė rreptė religjioze, po bariste pėrgjatė njė bregu uji, krejtėsisht i pėrhumbur nė probleme teologjike dhe morale, sepse kjo ishte forma e mėsimeve sufi qė i kishin dhėnė nė bashkėsinė ku ai bėnte pjesė. Pėr tė, religjioni emocional pėrputhej me kėrkimin e sė Vėrtetės Sublime.

Papritmas filli mendimeve tė tij u kėput nga njė britmė e fortė: dikush po pėrsėriste lutjet e veta dervishore.

Dervishi ynė tha me vete: “Atij njeriu nuk do t’i bėjė fare dobi lutja, sepse po i shqipton keq rrokjet. Nė vend qė tė kėndojė JA HU, thotė U JA HU …”.

Kėshtu, dervishi nė fjalė mendoi se ėshtė detyra e tij- e atij qė kishte mėsuar me aq zell- qė ta korrigjonte atė tė gjorė i cili, me sa shihej, nuk kishte patur fat tė udhėhiqej nė mėnyrėn e duhur, e qė me gjasė bėnte tė mundshmėn e tij pėr tė hyrė nė harmoni me idenė nėpėrmjet tingujve.

Mori me qira njė barkė dhe zuri tė voziste nė drejtim tė njė ishulli, prej nga dukej se vinte zėri.

Nė njė kasolle prej kallamash shquajti, ulur pėrtokė, njė njeri tė veshur si dervish qė pėrkundej nėn ritmin e pėrsėritjes sė asaj formule.

-Miku im-, i tha, -shqiptimi qė bėn ti ėshtė i gabuar. Mė takon tė ta them, sepse ėshtė mirė tė jepen kėshilla, e po aq mirė tė pranohen. Ja se si duhet ta shqiptosh.

Dhe ia shpjegoi.

-Falemnderit.- tha tjetri me pėrunjėsi.

Dervishi i parė hipi sėrish nė barkė, shumė i kėnaqur qė kishte pėrmbushur njė veprim tė mirė. Por, nė fund tė fundit, a nuk do tė ishte e udhės qė, ai i cili e shqipton drejt njė formulė tė shenjtė, tė zotėrojė edhe aftėsinė pėr tė ecur mbi ujė? Dervishi nuk kishte parė kurrė ndonjė njeri qė tė kryente njė mrekulli tė tillė, por kishte shpresuar gjithmonė, se herėt a vonė ai do mund t’ia mbėrrinte vetė kėsaj.

Nga kasollja nuk vinte mė asnjė tingull; gjithsesi, dervishi ishte i bindur se mėsimi i tij kishte dhėnė fryte. Pikėrisht nė atė ēast u dėgjua njė U JA e shqiptuar me mėdyshje: dervishi i kasolles kishte rifilluar ta shqiptonte formulėn simbas mėnyrės sė tij…

Teksa dervishi i parė ishte pėrhumbur nė mendimet e tij, duke medituar rreth perversiteteve tė njerėzve dhe kokėngjeshjes sė tyre pėr tė mos hequr dorė nga gabimet, sytė e tij dalluan njė shfaqje tė ēuditshme: dervishi i kasolles pati lėnė ishullin dhe po vinte drejt tij duke ecur pėrmbi sipėrfaqen e ujit…

I mahnitur, reshti sė vozituri. Tjetri e mbėrriti dhe iu drejtua me kėto fjalė:

-Vėlla, mė fal qė po tė besdis, por erdha tė tė lutem qė tė ma mėsosh edhe njėherė mėnyrėn e saktė pėr tė thėnė formulėn, sepse e kam tė vėshtirė ta mbaj mend.

Nga letėrsia popullore orientale



Uji i parajsės

Pėrgjatė jetės sė tyre prej nomadėsh, Harith Beduini dhe gruaja e tij Nafģsa e ngulnin ēadrėn e tyre tė mjerė aty ku mund tė gjenin ndonjė palmė hurmash, ndonjė degė tė thatė pėr gamilen e tyre, apo ndonjė pellg uji tė njelmėt.

Kishte vite tė tėra qė bėnin njė jetė tė tillė, e ēdo ditė, Harithi kryente tė njejtat veprime: nėpėrmjet kurtheve, zinte minj shkretėtire pėr t’u marrė lėkurėn, tė cilėn e ndėrthurte me fijet e palmave, bėnte litarė, dhe ua shiste karvaneve qė kalonin andej.

Njė ditė, gjithsesi, ai pa tė teptiste nga rėra e shkretėtirės njė burim. Harithi e ngjėroi ujin me buzė dhe iu duk si ujė parajse. Ai ujė, qė ne do ta gjykonim si tmerrėsisht tė njelmėt, ishte nė tė vėrtetė shumė mė i ėmbėl se uji qė ai ish mėsuar tė pinte. “Ėshtė e domosdoshme t’ia jap ta provojė ndokujt qė ia di vlerėn”, tha me vete Harithi.

Kėshtu, u pėrudh rrugės qė e ēonte nė Bagdat, drejt e tek pallati i kalifit Harun El-Rashid, duke u ndalur vetėm pėr tė pėrtypur ndonjė hurmė. Kishte marrė me vete dy shakuj me ujė: njėrin pėr vete, kurse tjetrin pėr kalifin.

Mbas disa ditėsh udhėtimi, Harith Beduini arriti nė Bagdad dhe shkoi fill e te pallati. Rojet e dėgjuan rrėfimin e tij, dhe duke mos ditur ē’tė bėnin tjetėr- ky ishte zakoni- e ēuan nė sallėn e pritjes sw njerėzve, ku gjendej kalifi.

-Prijės i besimtarėve-, tha Harithi, -unė jam njė beduin i varfėr dhe i njoh tė gjithė llojet e ujėrave tė shkretėtirės, paēka se prej gjėrave tjera marr vesh shumė pak. Sapo kam zbuluar kėtė Ujė Parajse, dhe menjėherė mendova tė ta sjell, sepse, nė tė vėrtetė, ėshtė njė dhuratė e denjė pėr ju.

Haruni, i Sinqerti, ngjėroi ujin e, meqė dinte t’i kuptonte nėnshtetasit e tij, i urdhėroi oborrtarėt ta rehatonin beduinin nė pallat, e ta mbanin aty derisa ai, kalifi, tė merrte njė vendim lidhur me kėtė ēėshtje. Mandej thirri kapitenin e rojeve, dhe i tha:

-Ajo ēka pėr ne ėshtė asgjė, pėr atė ėshtė gjithēka. Nė tė errur, shoqėrojeni jashtė pallatit. Kini kujdes qė tė mos e shohė lumin e fuqishėm Tigėr; shoqėrojeni deri tek ēadra e tij, dhe mos e lejoni tė pijė ujė tė ėmbėl. Mandej jepini njėmijė monedha ari, bashkė me falenderimet e mia pėr shėrbimet e tij. I thoni se e kam emėruar roje tė Ujit tė Parajsės, e se kėndej e mbrapa duhet t’u ofrojė tė pijnė ujė nė emėrin tim tė gjithė udhėtarėve qė do kalojnė aty.

Ky rrėfim titullohet edhe: “Historia e dy botėve”. Ėshtė rrėfyer nga Abu El-Atahiyya, i fisit Aniu, bashkėkohor me Harun El-Rashid. El-Atahiyya ėshtė themelues i njė sekti dervishėsh, por nė tė njejtėn kohė ai ėshtė quajtur “babai i poezisė sė shenjtė arabe”. Vdiq nė vitin 828.



Gostari dhe mysafirėt

Mėsuesi ėshtė si gostari nė shtėpinė e vet. Nxėnėsit e tij janė ata qė pėrpiqen tė mėsojnė Rrugėn, por qė nuk kanė qenė kurrėndonjėherė nė shtėpi. Ata kanė vetėm njė ide tė vagullt rreth imazhit tė shtėpisė, e megjithatė shtėpia ekziston. Kur mysafirėt hyjnė nė shtėpi dhe shohin pėrsėpari sallonin, dhe pyesin: “Ēfarė ėshtė?”, marrin pėrgjigjen: “Ėshtė vendi ku rrihet”. Atėherė ata ulen nėpėr karrige, por prapė kanė vetėm njė ide tė turbullt rreth funksionit tė karriges.

I zoti i shtėpisė, gostari, i zbavit, por ata nuk reshtin sė bėri pyetje, ndonjera prej tė cilave ėshtė e papėrfillshme. Por gostari i mirė nuk i qorton pėr kėtė; pėr shembull, ata duan tė dinė ku dhe kur do tė hanė. Nuk e dinė se askush nuk ėshtė vetėm, qė pikėrisht nė atė ēast ca njerėz tė tjerė janė duke gatuar nė kuzhinė, e qė ekziston njė tjetėr dhomė ku ata do ulen pėr tė ngrėnė. Janė nė dilemė, sepse nuk po e shohin as ushqimin dhe as procesin e pėrgatitjes sė ushqimit, ndoshta dyshues e nganjėherė edhe nė siklet.

Gostari i mirė, i cili i njeh problemet e mysafirėve, bėn ēmos qė ata tė ndjehen mirė, me qėllim qė tė mund ta shijojnė ushqimin kur tė vijė. Nė fillim, miqtė nuk janė nė gjendje t’i afrohen ushqimit.

Disa mysafirė janė mė tė shkathėt se tė tjerėt pėr tė nxėnė, dhe i kuptojnė marrėdhėniet mes elementėve tė ndryshėm tė shtėpisė. Kėta ia dalin tė komunikojnė me miqtė qė janė mė tė ngadalshėm. Nė kėtė rrethanė, gostari i jep ēdo mysafiri atė pėrgjigje qė i pėrshtatet aftėsisė pėr tė kuptuar unitetin dhe funksionimin e shtėpisė.

Nuk ėshtė e mjaftueshme qė shtėpia tė ekzistojė, tė jetė e gatshme pėr tė pritur mysafirė e qė gostari tė jetė i pranishėm. Duhet qė ndokush ta ushtrojė nė mėnyrė tė gjallė detyrėn e gostarit, me qėllim qė tė huajt, qė janė mysafirė e pėr tė cilėt gostari merr pėrsipėr pėrgjegjesitė, tė mund tė mėsohen me shtėpinė.

Fillimisht, shumė prej tyre nuk e kanė vetėdijen e tė qėnit mysafirė ose, mė saktė, nuk janė tė vetėdijshėm se ē’do tė thotė tė jesh mysafir: pra, ē’ėshtė ajo qė mund tė japin e ajo qė mund tė marrin nė njė gjendje tė tillė. Mysafiri me pėrvojė, qė i ka njohur shtėpitė, me kalimin e kohės ndjehet rehat nė kushtet e tė qėnit mysafir, e veē kėsaj ėshtė nė gjendje tė kuptojė mė mirė ēdo gjė qė lidhet me shtėpitė dhe situatat e ndryshme tė jetės nėpėr shtėpi. Pėrsa kohė qė ėshtė i pėrkushtuar pėr tė kuptuar se ē’ėshtė shtėpia ose pėr tė sjellė ndėrmend rregullat e etikės, vėmendja e tij ėshtė tepėr e zėnė prej kėtyre faktorėve qė tė mund tė jetė nė gjendje tė vėzhgojė, pėrshembull bukurinė, vlerėn, apo funksionimin e objekteve qė gjenden aty.

Thuhet se kjo parabolė e nderuar, e shkėputur nga mėsimet e Nisamudin Awlia (shek. XIV), mund tė funksionojė nė disa rrafshe tė kuptimore. Lidhet me rendin e funksionimeve tė ndryshme tė mendjes, qė mund tė na lejojė njėfarė perceptimi tė epėrm pėr t’u zhvilluar. Versioni i paraqitur kėtu, vjen nga njė dorėshkrim, simbas tė cilit thuhet se ėshtė rrėfyer nga mjeshtri Amir-Sajed Kulal Sokhari, qė pati vdekur nė vitin 1371.



Mblodhi dhe pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parabola Sufi

Mesazh  FM prej 07.12.12 0:05

Shehu Kharraqani nė pikėn e vdekjes

Nė pikėn e vdekjes, teksa ishte gati me e lėshue shpirtin prej buzėve tė tij, shehu Kharraqani shqiptoi kėto fjalė tė mrekullueshme: „Oh, sa do tė kisha dėshiruar qė shpirti im tė shqyhej dhe zemra ime tė hapej e t‘u ofrohej tė gjithėve, derisa ndokush tė mund tė zbulonte vuajtjet e mia tė hidhura e tė kuptonte se ai qė dėshiron me depėrtue nė sekrete nuk mund tė adhurojė idhuj, duke qenė se ėshtė e pamundur tė bėhet hile!“

Vetėm kjo, nė fakt, do tė thotė shėrbim i vėrtetė, gjithēka tjetėr nuk ėshtė mė shumė sesa kotėsi. Tė shėrbesh, ose tė mos jesh, do tė thotė tė pėrunjėsh vetveten. Por ti don tė bėhesh i ngjashėm me Zotin, jo shėrbėtori i tij! E kur vallė do ta gjesh forcėn pėr t‘u pėrunjur? Pėrkulu, bėhu shėrbėtor i pėrunjur nėse do tė jetosh me tė vėrtetė! Dhe si shėrbėtor ji gjithnjė i druajtur, madje druajtja duhet tė jetė objekti i vetėm i ambicjes sate. Shėrbėtori qė kalon pėrgjatė rrugės pa druajtje, do tė dėbohet nga oborri i Mbretit. Alkova e tij ėshtė e ndaluar pėr shėrbėtorin qė nuk e njeh druajtjen, por do tė jetė shpėrblimi i duhur pėr atė qė ėshtė i druajtur.


Njė shėrbėtor qė i mungon druajtja

Njė mbret i dhuroi njerit prej shėrbėtorėve tė vet njė tunikė tė mrekullueshme. Ky e veshi dhe doli nga pallati. Pluhuri i rrugės ia mbuloi fytyrėn dhe ai e fshiu me mėngėn e tunikės. Njė ziliqar shkoi dhe i kallėzoi mbretit: „Zotėri. Ai shėrbėtor e ka fshirė fytyrėn me tunikėn qė ti i ke dhuruar“ Sovrani e shkarkoi menjėherė atė shėrbėtor, duke e dėnuar fatkeqin me torture. Dije pra, se kush nuk e njeh drojėn nė oborrin e Mbretit, nuk do tė ketė kurrfarė vlere.


Lojė e ndershme

Njė zog tjetėr e pyeti ēafkėloren: “O ti me mendime tė kthjellėta, mė thuaj: si ėshtė e mundur tė luajmė ndershmėrisht nė rrugėn hyjnore? Meqė unė nuk mund ta komandoj zemrėn time, unė largohem gjithmonė nga ēdo gjė qė kam rrotull. Prorė pėrfundoj me humbė gjithė ē‘arrij tė fitoj, qė nė duart e mia shndėrrohet nė njė akrep qė ikėn. Asgjė nuk mė mban tė lidhur, kėpus ēdo lidhje apo zinxhir, por me Atė mundohem tė luaj ndershmėrisht, me shpresėn se njė ditė do mund ta admiroj fytyrėn e Tij“.

Ēafkėlorja u pėrgjigj: “Lojė e ndershme ėshtė ushqimi pėr tė cilin ka nevojė ai qė guxon tė ndėrmarrė njė udhėtim, e kjo do tė thotė se e gjen vetėm ai qė ėshtė gati tė luajė gjithēka, nė privim, paqen e pėrkryer. E atėherė shqyej gjithė ēfarė ke qepur e mos i qep sėrish ato qė ē‘ke shqyer! Digji me frymėmarrjen tėnde zjarrmuese gjithė ato qė ti zotėron, deri nė fijet e flokut, e mandej mblidh hirin dhe ulu sipėr tij, e mė nė fund pėrhape derisa era e lavdisė hyjnore t‘ia humbasė ēdo gjurmė! Nėse nuk arrin tė vdesėsh kundrejt gjėrave qė tė pėrkasin, si do mund tė kesh mundėsi tė vėsh kėmbėt nė hollin e pallatit tė Tij? Nė burgun e kėsaj bote nuk mund tė rrohet gjatė, hiqi pra duart prej gjithēkaje qė ke gjetur nė tė! Nė orėn e vdekjes gjithė ē‘zotėron ka pėr ta thithur gjakun, do bėhet shtazė qė tė shqyen! E pikėsėpari hiqi duart prej vetvetes, sepse vetėm kėshtu do mund tė fillosh udhėtimin tėnd mbi rrugė. Mos e gėnje veten se do mund ta pėrballosh udhėtimin nėse nuk do tė dish tė luash ndershmėrisht „.


Dervishi dhe princesha

Na ishte njėherė njė bijė mbreti qė ishte e bukur si hėna, aqsa e adhuronin tė gjithė. Njė ditė, njė dervish, ndėrsa po bėhej gati tė hante njė copė bukė, e pa dhe u mallėngjye aq shumė sa buka i ra nga dora. Kur princesha kaloi afėr tij, i buzėqeshi. Ajo buzėqeshje e tronditi; buka ra nė pluhur dhe ai gati humbi ndjenjat.

Mbeti nė ekstazė pėr shtatė vjet, pėrgjatė tė cilave jetoi nėpėr rrugė, duke fjetur bashkė me qentė. Princesha u pezmatua aq shumė, sa shėrbėtorėt e saj deshėn ta vrisnin dervishin. Atėherė ajo ēoi fjalė t’ia sillnin pėrpara saj, e i tha: ”Unė dhe ti nuk mund tė jemi bashkė. Shėrbėtorėt e mij duan tė tė vrasin. Kėsisoj ėshtė mė mirė tė zhdukesh!” Dervishi u pėrgjigj: “Qysh nga ēasti qė tė kam parė, jeta nuk ka asnjė vlerė pėr mua. Ata do mė vrasin pa arsye. Por tė lutem, pėrgjigjmu, meqė ti je shkaku i vdekjes sime. Kam vetėm njė pyetje me tė ba: pėrse mė pate buzėqeshur dikur?

“Teveqel!”, i tha princesha. “Kur tė kam parė se deri nė ē’pikė po bėheshe qesharak, kam buzėqeshur, por kam buzėqeshur pėr mėshirė e pėr asnjė arsye tjetėr”. Dhe princesha u zhduk.


Mbreti dhe fėmija i varfėr

I vetėm, njeriu nuk mund tė arrijė nė fund tė udhėtimit tė brendshėm. Nuk duhet tė orvateni ta ndėrmerrni tė vetėm Udhėn. Prijėsi ėshtė i domosdoshėm. Ai qė e quajmė mbret ėshtė udhėheqėsi, dhe ai qė e quajmė fėmijė i varfėr ėshtė kėrkuesi.

Tregohet se mbreti Mahmud njė ditė u gjend i shkėputur nga ushtria e tij. Mbreti po kalėronte me shpejtėsi kur pa njė fėmijė nė breg tė lumit. Fėmija kishte hedhur rrjetėn e tij nė lumė dhe dukej shumė i trishtuar. “Vogėlushi im”, tha mbreti, “pėrse je i trishtuar? Nuk kam parė kurrė ndokėnd nė njė gjendje tė tillė”.

“Madhėri”, u pėrgjigj ēunaku, “jemi shtatė vėllezėr dhe babain nuk e kemi. Jetojmė bashkė me nėnėn nė varfėri e pa kurrfarė mbėshtetje. Unė vij kėtu ēdo ditė me rrjetėn time, duke shpresuar se do mund tė zė ndonjė peshk pėr darkė. Nėse nuk zė asgjė ditėn, nė mbrėmje nuk do kemi mundėsi tė hamė asgjė”.

“Vogėlushi im”, tha mbreti, “a dėshiron tė tė ndihmoj nė punėn tėnde?”. Vogėlushi pranoi dhe mbreti Mahmud hodhi rrjetėn. Duke rėnė nė kontakt me dorėn mbretėrore, rrjeta u mbush me njėqind peshq.


Tre kėshilla

Njė ditė njė njeri kapi njė zog. Zogu i tha; “Unė nuk tė duhem ty asgjė, pėrsa kohė qė jam i burgosur. Liromė e do tė tė jap tre kėshilla tė ēmuara”.

Zogu premtoi ta jepte kėshillėn e parė teksa ishte ende nė duart e njeriut, tė dytėn kur tė kishte mbėrrijtė nė degėn e njė peme, e tė tretėn kur tė ishte ngjitė lart nė majėn e njė mali. Njeriu pranoi dhe kėrkoi kėshillėn e parė.

“Nėse humbet diēka”, tha zogu, “edhe nėse e dėshiron sa jetėn tėnde, mos e vajto“.

Njeriu e lėshoi zogun dhe ky fluturoi pėr tė qendruar nė degėn e njė peme.

“Mos u beso kurrė gjėrave qė bien nė kundėrshtim me tė kuptuarit normal, pa kėrkuar mė parė prova”-tha zogu duke ofruar kėshtu kėshillėn e dytė.

Mandej zogu fluturoi nė majė tė malit, prej ku thėrriti: “Oh, fatkeq! Brėnda trupit tim gjenden dy smeraldė gjigandė. Sikur thjesht tė mė kishe vrarė, tashmė ata do ishin tuat!”.

Njeriun e bėri tė vuajė mendimi i asaj qė paskej humbur dhe i tha zogut: “Ma jep sė paku kėshillėn e tretė!”.

“Je me tė vėrtetė idiot!”, iu pėrgjigj zogu. “vazhdon tė rrish ende kėtu duke mė kėrkuar kėshilla, kur nuk mendove as dhe pėr njė ēast pėr dy tė parat! Tė thashė qė tė mos vuash pėr humbjen e diēkaje e tė mos besosh nė gjėra qė bien nė kundėrshtim me tė kuptuarit normal. Dhe ėshtė pikėrisht kjo, ajo qė po bėn nė kėto ēaste! Po fillon tė besosh nė absurditete qesharake dhe po vuan prej se paske humbur diēka! Po a nuk e shikon se nuk jam aq i madh sa pėr tė patur brėnda vetes dy smeralde gjigandė? Je budalla! Pėr kėtė arsye do vijosh me qenė rob i kufinjve tė zakonshėm qė i janė vėnė ēdo njeriu”.


Parabola nga Fariduddin Attar
Nga: Kuvendi i zogjve
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi