Doktrina Sekrete – Hermafroditi hyjnor

Shko poshtė

Doktrina Sekrete – Hermafroditi hyjnor

Mesazh  Admin prej 03.12.12 23:30

Doktrina Sekrete – Hermafroditi hyjnor

Nga H.P. Blavatsky – Doktrina Sekrete

Njė vello e papėrshkrueshme sekrete u hodh mbi misteret okulte e religjioze tė mėsuara, pas pėrmbytjes sė tė fundmėve tė racės Atlantidase rreth 12000 vjet mė parė, nė mėnyrė qė ato tė mos lexohen nga i padenji, e kėshtu tė mos pėrdhosen.

Nga kėto shkenca, disa janė kther tani nė ekzoterike: Astronomia, qė ėshtė kėto kohė nė aspektin e pastėr matematik e fizik. Prandaj, dogmat e parimet e tyre, duke i’u lėnė nė dorė simbolikės dhe parabolės, alegorisė, janė harruar dhe kuptimi i tyre ėshtė zvetėnuar. Prapėseprapė, hermafroditi gjendet nė shreimet e traditat e pothuajse ēdo kombi; e pėrse gjithė kjo njėjėsi nėse do tė ishte vetėm pėrrallė?

Ėshtė kjo fshehtėsi qė ēoi racėn e pestė drejt themelimit, ose mė mirė rithemelimit tė mistereve fetare, nė tė cilat tė vėrtetat e lashta mund tu mėsohen brezave tė ardhshėm nėn vellon e alegorisė e simbolit.

Vinin re provėn e pavdekshme tė evolucionit tė racave njerėzore prej hyjnores, e sidomos prej racės androgjene – Sfinksit Egjiptian, kėsaj gjėagjėze tė Epokave. Urtia hyjnore mishėruar nė Tokė, u detyrua tė shijojė frutin e hidhur tė pėrvojės vetjake tė dhimbjes e vuajtjes, pasojė e pemės sė dijes sė tė Mirės e sė Keqes – sekret i njohur mė parė vetėm nga Elohim, tė vetėnistuarit, zotat mė tė lartė – veēse nė tokė.

Pika, pėr tė cilėn kėmbėngulet mė shumė tani, ėshtė se, ēfarėdo origjine tė pretendohet pėr njeriun, evolucioni i tij u zhvillua nė kėtė rend:

Pa seks, si gjithė format e tjera tė hershme
Pastaj, pas njė transformimi natyral, u bė “hermafroditi vetmitar”, qenie dyseksuale
Nė fund u nda e ėshtė ai qė njihet tashmė

Shkenca na thotė se tė gjitha format primitive, megjithėse joseksuale, “prapė ruajtėn fuqinė e shumimit nėpėrmjet proceseve a-seksuale;” pse, atėherė, njeriu duhet pėrjashtuar nga ligjet e Natyrės. Riprodhimi biseksual ėshtė nje evolucion, formė e specializuar e perfekte nė shkallėn e materies si akt i veēuar.

Mėsimet okulte janė paranjerėzore, e historia e njerėzimit ėshtė fshehur vetėm “prej mortarėve tė zakonshėm e shkencės profane”, e as historia e racave primitive, varrosur nė kohė prej Nistarėve, nuk kanė humbur. Prandaj, mbėshtetur nga njėra anė nga shkėnca, qė tregon zhvillim progresiv e njė shkak tė brendshėm pėr ēdo modifikim tė jashtėm si njė ligj natyror; dhe nga ana tjetėr nga besimi i patundur nė urtėsinė e traditave universale mbledhur e ruajtur nga Nistarėt, tė cilėt i kanė perfeksionuar nė njė sistem tė pacenė, ne ndėrmarrim tė shpallim doktrinėn qartėsisht.

Ēfarė thonė tė menēurit e vjetėr, mėsuesit e antikitetit? Aristofani flet pėr subjektin nė “Banketin” e Platonit: “Natyra jonė e vjetėr nuk ishte si tani. Ishte androgjene, forma e emri bashkė, si femėr e mashkull…trupat ishin tė rrumbullaktė, e mėnyra e lėvizjes ishte rrethore. Ata ishin tė tmerrshėm e tė fortė dhe kshin ambicie tė pamatė. Prandaj Zeusi i ndau tė gjithė mė dysh, t’i bėnte mė tė dobėt; Apoloni, nėn drejtimin e tij, u zuri lėkurėn”. Zeusi ėshtė mashkull, Zeusi ėshtė virgjėreshė e pavdekshme. Egjiptiani Amon ishte perėndesha Neith nė gjysmėn tjetėr tė tij. Jupiteri kishte gjinj femėrorė, Venusi ka mjekėr nė disa prej statujave dhe perėndesha Ila ėshtė gjithashtu Su-Dyumna, zoti pinjoll i Vaivasvata.

Emri Adam, ose njeri, pėrmbledh kėtė formė tė dyzuar ekzistence. Ėshtė identik me Athamas, ose tomas (Tamil Tam), Didumos (binjak). Pra, nėse femra ėshtė krijuar pas burrit, sipas logjikės, ėshtė “marrė prej tij”…dhe pjesa qė Elohimėt morėn prej tij, “e bėnė femėr”.

Prandaj njėsia bi-seksuale e njeriut tė Rrėnjėracės sė Tretė ėshtė aksiomė origjinale e Doktrinės Sekrete. Individėt u ngjizėn me Zota, sepse ajo racė pėrfaqėsoi dinastinė e tyre hyjnore. Modernėt sot kėnaqen duke admiruar herojtė meshkuj tė Racės sė Katėrt, tė cilėt krijuan zotat sipas imazhit tė tyre seksual, prandaj zotat e qėmotshėm ishin “burra dhe gra”.

Njerėzimet u zhvilluan tė bashkėrenduar dhe nė linja paralele me katėr Elementėt: ēdo racė pėrshtatur fizikisht sipas elementėve shtesė. Raca jonė e Pestė po i afrohet shpejt Elementit tė Pestė – quajeni eter ndėryjor nėse doni – qė ka tė bėjė mė shumė me psikologjiken sesa fiziken. Ne mėsuan tė jetojmė nė ēdo klimė, por dy racat e para nuk dinin pėr klimėn apo tė ndikoheshin prej ndryshimit tė temperaturave.

E kėshtu, kemi mėsuar, njeriu jetoi deri nė fund tė Racės sė Tretė, kur pranvera e pėrhershme mbretėronte globin, siē po jetojnė tani banorėt e Jupiterit, njė botė qė nuk ėshtė subjekt stinėsh apo ndryshimesh tė ndjeshme temperature. Ėshtė traditė universale qė njeriu ka evoluar gradualisht nė formėn e tanishme nga struktura pothuajse transparente, e jo prej mrekullisė apo aktit seksual. Pėr mė tepėr, kjo ėshtė nė pajtim tė plotė me filozofitė antike; nga Egjipti e India deri te Platoni.

Dhe gjithė kėto besime universale janė kategorizuar me prezantime e koncepte kėmbėngulėse, disa tė paērėnjosshėm, nė besimet popullore. Besime tė tilla, siē nėnvizohet nga Louis Figuier, janė “zakonisht rezultat i dijes e vėzhgimit tė brezave tė pafundmė njerėzorė”

Raca e Tretė dhe e Katėrt e njerėzimit ishin individė me seks tė kundėrt, jo mė gjysmėshpirtra pas seks e androgjenė, si Raca e Dytė qė u parapriu. Ky fakt aludohet nė ēdo Antropogoni. Gjendet nė fabula e alegori, nė mit e shkrime tė shenjta, legjenda e tradita. Sepse ėshtė nga misteret mė tė mėdha tė trashėguara nga Nistarėt e lashtė. Gjendet nė ēdo perėndi krijuese: nė Brahma-Viraj-Vach, si Adam-Jehovah-Eva dhe nė Kain-Jehovah-Abel.

“Libri i brezave tė Adamit” as nuk pėrmend Kain e Abel, por: “Mashkull e femėr i krijoi…e i quajti Adam”. “Dhe Adami lindi njė djalė si vetja dhe e quajti Set, pas tė cilit lindi tė tjerė djem e vajza”, duke provuar se Kaini e Abeli janė permutacione alegorike tė vetat. Adami pėrfaqėson racėn primitive njerėzore, veēanėrisht anėn yjore.

Kuptimi i parė dhe origjinal i Enosit, djalit tė Setit, ishte raca e parė lindur nė mėnyrėn e tanishme nga burri dhe gruaja, pasi Set nuk ėshtė individ por racė: para tij njerėzimi ishte hermafrodit. Ndėrsa Seti ėshtė pasojė e parė fiziologjike pas Rėnies, ėshtė gjithashtu njeriu i parė, prandaj Enosit i drejtohen si “Bir i njeriut”. Set pėrfaqėson Racėn e Tretė tė vonė.



Pėrktheu Arben Orhani

mnvr.org

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi