Aksioma Hermetike

Shko poshtė

Aksioma Hermetike

Mesazh  Jon prej 26.08.12 23:37

Aksioma Hermetike

“Zotėrimi i Diturisė, nėse nuk shoqėrohet me shfaqjen e shprehjen e saj nė Veprim, i ngjan manisė sė grumbullimit tė metaleve tė ēmuara: kotėsi dhe marrėzi. Dituria, njėsoj si Pasuria, ekziston me qėllim qė tė Pėrdoret. Ligji i Pėrdorimit ėshtė Universal, e ai i cili e thyen kėtė ligj do tė vuajė, pasi vepron ndesh me forcat e natyrės.” – Kybalioni

Megjithėse Mėsimet Hermetike janė ruajtur gjithmonė tė sigurta, tė kyēura nė mendjet e zotėruesve tė tyre fatlumė, pėr arsye tė cilat i kemi thėnė edhe mė parė, qėllimi i tyre nuk ka qenė kurrė ruajtja mėnjanė dhe sekretimi. Siē mund ta vini re nga adresimi qė i bėhet citatit tė mėsipėrm tė Kybalionit, i cili e shpall me forcė, Ligji i Pėrdorimit ėshtė pjesė pėrbėrėse e Doktrinės.

Dituria qė nuk Pėrdoret apo Shprehet ėshtė diēka e kotė, e cila nuk i sjell ndonjė tė mirė zotėruesit tė saj apo racės. Ruajuni nga Koprracia Mendore dhe shpreheni nė Veprim atė ēka keni mėsuar. Studiojini Aksiomat e Aforizmat, por gjithashtu edhe praktikojini.

Mė poshtė do tė radhitim disa nga Aksiomat Hermetike mė tė rėndėsishme tė marra nga Kybalioni, secila shoqėruar me njė komentim tė shkurtėr. Pėrvetėsojini, praktikojini e zbatojini ato, pasi nuk do tė jenė kurrė vėrtetė tuajat derisa t’i keni Pėrdorur.

“Pėr tė ndėrruar humorin apo gjendjen tuaj mendore, ndryshoni lėkundjet tuaja.” – Kybalioni

Gjithkush mund t’i ndryshojė lėkundjet e tij mendore pėrmes njė pėrpjekjeje tė Vullnetshme pėr tė pėrqendruar qėllimisht Vėmendjen te njė gjendje mė e dėshirueshme. Vullneti drejton Vėmendjen dhe Vėmendja ndryshon Lėkundjet. Kultivojeni Artin e Vėmendjes pėrmes Vullnetit, dhe do tė keni zbuluar tė fshehtėn e Zotėrimit tė Gjendjeve Mendore e Shpirtėrore.

“Pėr tė shkatėrruar njė frekuencė tė padėshirueshme lėkundjesh mendore, vini nė zbatim Parimin e Polaritetit dhe pėrqendrohuni nė polin e kundėrt tė asaj ēka dėshironi tė shuani. Eliminojeni tė padėshirueshmen duke i ndryshuar asaj polaritetin.” – Kybalioni

Kjo ėshtė njė nga Formulat Hermetike mė tė rėndėsishme. Ėshtė e bazuar mbi parime tė vėrteta shkencore. Ne ju dėshmuam se njė gjendje e caktuar mendore dhe e kundėrta e saj nuk janė gjė tjetėr veēse pole tė sė njėjtės gjė, dhe se ky polaritet mund tė kėmbehet pėrmes Shndėrrimit Mendor. Ky parim ėshtė i njohur edhe pėr psikologėt bashkėkohorė, tė cilėt e zbatojnė pėr tė ndėrprerė vese tė padėshirueshme duke i nxitur pacientėt e tyre tė pėrqendrohen nė cilėsitė e kundėrta.

Nėse jeni tė pushtuar nga Frika, mos humbisni kohė duke u orvatur tė zhdukni Frikėn, por nė vend tė saj kultivoni cilėsinė e Trimėrisė, e do tė shikoni se Frika do tė zhduket. Disa autorė e kanė shprehur kėtė ide me forcė duke pėrdorur shembullin e dhomės sė errėt. Nuk keni nevojė ta hiqni me lopatė apo ta fshini me fshesė Errėsirėn. Mjafton tė hapni grilat e tė lini Dritėn tė hyjė qė Errėsira tė zhduket. Pėr tė eliminuar njė cilėsi Negative pėrqendrohuni nė Polin Pozitiv tė tė njėjtės cilėsi, dhe lėkundjet do tė shndėrrohen gradualisht nga Negative nė Pozitive, derisa mė nė fund ju do tė polarizoheni nė Polin Pozitiv nė vend tė atij Negativ.

Edhe e anasjellta ėshtė njėsoj e vėrtetė siē kanė zbuluar me hidhėrim shumė njerėz, tė cilėt e kanė lejuar veten tė lėkunden pandėrprerė nė polin Negativ tė gjėrave. Duke ndryshuar polaritetin tuaj ju mund tė zotėroni plotėsisht humorin tuaj, gjendjet tuaja mendore, tė ndreqni temperamentin e tė forconi karakterin. Pjesa dėrrmuese e Mjeshtėrisė Mendore tė Hermetistėve tė pėrparuar buron nga zbatimi i Polaritetit, ēka pėrbėn njė nga anėt mė tė rėndėsishme tė Shndėrrimit Mendor. Kujtoni Aksiomėn Hermetike (tė cituar mė herėt) e cila thotė:

“Mendja (njėsoj si metalet dhe elementėt) mund tė shndėrrohet nga njė gjendje nė njė tjetėr, nga njė gradė nė njė tjetėr, nga njė konditė nė njė tjetėr, nga njė pol nė njė tjetėr, nga njė lėkundje nė njė tjetėr.” – Kybalioni

Tė njohėsh nė thelb Polarizimin, do tė thotė tė njohėsh nė thelb parimet themelore tė Shndėrrimit Mendor apo tė Alkimisė Mendore, pasi nėse dikush nuk zotėron artin e tė ndryshuarit tė polaritetit vetjak, e ka tė pamundur tė ndikojė ambientin qė e rrethon. Njohja nė thelb e kėtij parimi do t’i mundėsonte dikujt tė ndryshonte Polaritetin si vetjak ashtu edhe tė tė tjerėve, nėse ai person do t’i kushtonte kohėn, kujdesin, studimin dhe praktikėn e nevojshme pėr ta zotėruar kėtė art. Parimi ėshtė real, por rezultatet e pėrftuara varen nga kėmbėngulja, durimi dhe praktika e nxėnėsit.

“Ritmi mund tė asnjanėsohet pėrmes zbatimit tė Artit tė Polarizimit” – Kybalioni

Ashtu siē kemi sqaruar edhe nė kapitujt paraardhės, Hermetistėt pohojnė se Parimi i Ritmit shfaqet si nė Rrafshin Mendor, ashtu edhe nė Rrafshin Fizik, dhe se seria befasuese e humoreve, emocioneve dhe gjendjeve tė tjera mendore, vijnė si pasojė e lėkundjes para e prapa qė zhvillon lavjerrėsi mendor, i cili na zhvendos nga njėri skaj i njė ndjenje nė skajin tjetėr.

Hermetistėt gjithashtu sqarojnė se Ligji i Asnjanėsimit mundėson nė masė tė gjerė kapėrcimin e veprimtarisė sė Ritmit nė vetėdije. Ashtu siē ju kemi treguar, ekziston njė Rrafsh i Lartė Ndėrgjegjeje dhe njė Rrafsh i Ulėt i saj, dhe Mjeshtri duke u lartėsuar mendėrisht nė Rrafshin e lartė, bėn qė luhatja e lavjerrėsit mendor tė manifestohet nė Rrafshin e Ulėt.

Kėshtu duke qėndruar nė Rrafshin e tij tė lartė ai i shpėton ndėrgjegjėsimit tė lėkundjes prapa. Kjo realizohet pėrmes polarizimit tė Vetvetes duke rritur lėkundjet mendore tė Egos mbi lėkundjet e rrafshit tė zakonshėm tė ndėrgjegjes.

Ėshtė njėsoj si tė ngrihesh mbi diēka e ta lejosh tė kalojė poshtė teje. Hermetisti i pėrparuar e polarizon veten nė Polin Pozitiv tė Qenies sė tij, nė polin “Unė Jam” dhe jo nė polin e personalitetit, dhe pėrmes “refuzimit” e “mohimit” tė veprimtarisė sė Ritmit, e ngre veten mbi rrafshin e tij tė ndėrgjegjes, ku duke qėndruar i patundur nė Deklaratėn e Ekzistencės sė tij, e lejon lavjerrėsin tė lėvizė prapa nė Rrafshin e Poshtėm pa ndryshuar Polaritetin. Kjo mund tė kryhet nga ēdo individ qė zotėron njėfarė vetėkontrolli, si kur e njeh ashtu edhe kur nuk e njeh ligjin nė fjalė. Persona tė tillė thjeshtė “refuzojnė” qė t’i lejojnė vetes zhvendosjen pas prej lavjerrėsit tė humorit dhe emocionit, dhe duke pohuar tė palėkundur superioritetin e tyre mbeten tė polarizuar nė polin Pozitiv.

Natyrisht, Mjeshtri zotėron njė nivel zotėsie shumė mė tė lartė, pasi ai e kupton ligjin tė cilin po mposht pėrmes njė ligji tjetėr, e duke pėrdorur Vullnetin e tij ai arrin njė gradė Vetėpėrmbajtjeje e Qėndrueshmėrie Mendore, pothuajse tė pamundur pėr t’u besuar nga ata tė cilėt e lejojnė veten tė zhvendosen para e pas nga lavjerrėsi mendor i humorit dhe ndjenjave.

Sidoqoftė, mbani gjithmonė mend se nė realitet, nuk jeni duke prishur Parimin e Ritmit, pasi ky i fundit ėshtė i pashkatėrrueshėm. Thjesht po mposhtni njė ligj duke shfrytėzuar njė tjetėr si kundėrpeshė, e duke ruajtur nė kėtė mėnyrė ekuilibrin. Ligjet e baraspeshės e kundėrpeshės mbeten gjithmonė nė fuqi si nė rrafshet mendore ashtu edhe nė ato fizike, e njohja e mirė e kėtyre ligjeve nė pamje tė parė duket sikur i mundėson dikujt t’i pėrmbysė ligjet, kur nė tė vėrtetė thjeshtė po ushtron njė kundėrpeshė.

“Asgjė nuk i shpėton Parimit tė Shkakut e Pasojės, por ekzistojnė Rrafshe tė shumta Shkakėsie, e ligjet e rrafshit mė tė lartė mund tė pėrdoren pėr tė mposhtur ligjet e rrafshit mė tė ulėt.” – Kybalioni

Pėrmes njohjes sė praktikės sė Polarizimit, Hermetistėt ngrihen nė njė rrafsh mė tė lartė Shkakėsie e nė kėtė mėnyrė kundėrpeshojnė ligjet e rrafsheve tė ulėta tė Shkakėsisė. Duke u lartėsuar mbi rrafshet e Shkaqeve tė zakonshme, ata nė njė farė mase bėhen vetė Shkaqe, nė vend qė tė jenė thjeshtė “tė Shkaktuar”.

Duke qenė tė aftė tė zotėrojnė plotėsisht humorin dhe ndjenjat e tyre, si edhe tė asnjanėsojnė Ritmin nė mėnyrėn qė tashmė e kemi sqaruar, ata janė tė aftė t’i shpėtojnė njė pjese tė madhe tė veprimtarisė sė Shkakut e Pasojės nė rrafshin e zakonshėm.

Pjesa dėrrmuese e njerėzve tėrhiqen qorrazi, duke iu bindur ambientit rrethues, dėshirave dhe vullneteve tė atyre mė tė fortė se ta, pasojave tė prirjeve tė trashėguara, sugjestionin qė ushtrohet mbi ta dhe shkaqe tė tjera tė jashtme, tė gjitha kėto gjėra tė cilat orvaten t’i lėvizin ata si ushtarė tė thjeshtė nė fushėn e shahut tė jetės.

Pėrmes lartėsimit mbi ndikimin e kėtyre shkaqeve, Hermetistėt e pėrparuar synojnė njė rrafsh mė tė lartė veprimi mendor, e duke dominuar humorin, emocionet, impulset dhe ndjenjat e tyre, zhvillojnė pėr vetveten karakter, cilėsi e fuqi tė reja, nėpėrmjet tė cilave mposhtin atmosferėn e zakonshme rrethuese dhe praktikisht kthehen nė Lojtarė nė vend qė tė jenė Ushtarė tė gjorė.

Kėta njerėz ndihmojnė qė loja e jetės tė luhet me urtėsi, nė vend qė tė shtyhen e tėrhiqen kėtej apo andej prej ndikimeve, fuqive apo vullneteve mė tė forta. Ata e shfrytėzojnė Parimin e Shkakut dhe Pasojės nė vend qė tė shfrytėzohen prej tij. Natyrisht, edhe mė tė lartėt e tyre i nėnshtrohen Parimit, pasi ai manifestohet edhe nė rrafshet e larta, por nė rrafshet e ulėta tė aktivitetit ata janė Mjeshtra e jo Skllevėr. Siē thotė edhe Kybalioni:

“Tė menēurit shėrbejnė nė rrafshet e larta, por sundojnė nė tė ulėtat. Ata u binden ligjeve qė u vijnė nga lart, por nė rrafshin e tyre dhe nė rrafshet poshtė tyre, ata sundojnė e japin urdhra. E megjithatė, duke vepruar nė kėtė mėnyrė, ata vetė pėrbėjnė njė pjesė tė Parimit dhe jo njė pengesė pėr tė. Njeriu i menēur pajtohet me Ligjin, e duke kuptuar dinamikėn e kėtij tė fundit kthehet nė manovrues tė tij nė vend qė tė kthehet nė njė skllav tė verbėr. Ashtu siē ngjan njė notar i zoti i cili kthehet sa nė njė anė nė tjetrėn duke vajtur apo ardhur sipas dėshirės, krahasuar me njė kėrcu qė pluskon duke u pėrplasur andej kėtej, ashtu duket edhe njeriu i menēur kur krahasohet me njeriun e zakonshėm, por, nė ēdo rast, notari dhe kėrcuri, i menēuri e i marri, tė gjithė i nėnshtrohen Ligjit. Ai i cili e kupton kėtė, ėshtė nė rrugėn e duhur drejt Mjeshtėrisė.” – Kybalioni.

Nė pėrfundim, na lejoni tė tėrheqim vėmendjen tuaj mbi kėtė Aksiomė Hermetike:

“Transmutacioni (shndėrrimi) i vėrtetė Hermetik, ėshtė Art Mendor.” – Kybalioni

Nė aksiomėn e mėsipėrme, Hermetistėt sqarojnė se vepra madhore e ndikimit tė ambieniti qė rrethon dikė, kryhet nėpėrmjet Fuqisė Mendore. Duke qenė se Universi ėshtė tėrėsisht mendor, vetėm Mendėsia mund ta sundojė. Brenda kėsaj tė vėrtete gjendet njė shpjegim pėr tė gjitha dukuritė e manifestimet e forcave tė larmishme mendore, tė cilat po studiohen e po tėrheqin kaq shumė vėmendje nė kėto vite tė para tė Shekullit tė Njėzetė. Prapa apo nė themel tė doktrinave tė shkollave e kulteve tė ndryshme, qėndron pėrherė konstant parimi i Substancės Mendore tė Universit. Nėse Universi ėshtė Mendor nė natyrėn e tij substanciale, atėherė rrjedh se Shndėrrimi Mendor duhet tė ndryshojė kushtet dhe fenomenet e Universit. Nėse Universi ėshtė mendor, atėherė Mendja duhet tė jetė forca mė e madhe e aftė tė ndikojė fenomenet e tij. Nėse rroket ky koncept plotėsisht, atėherė tė gjitha tė ashtuquajturat “mrekulli”, mund tė shihen qartėsisht pėr atė ēka janė nė tė vėrtetė.

“GJITHĖSIA ėshtė MENDJE; Universi ėshtė Mendor.” – Kybalioni

Finis

Buzėt e Diturisė Janė tė Kyēura, Pėrveēse Pėr Veshėt e Arsyes.

Pėrktheu: Adrian Kosturi
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Aksioma Hermetike

Mesazh  Equinox prej 15.11.13 23:31

Njih vetveten -
pėrmban njė kuptim veēanėrisht tė thellė; ėshtė njė nga simbolet qė ēojnė nė njohurinė e sė Vėrtetės.Studimi i botės dhe studimi i njeriut mbėshtesin njėri-tjetrin.

Duke studiuar universin dhe ligjet e tij, njeriu studion veten dhe duke studiuar veten, ai studjon universin.
avatar
Equinox

220


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi