Gjinia Mendore

Shko poshtė

Gjinia Mendore

Mesazh  Jon prej 26.08.12 23:42

GJINIA MENDORE

Studentėt e psikologjisė tė cilėt kanė ndjekur tendencėn moderne tė mendimit pėrgjatė trajtave tė dukurive mendore, janė befasuar nga kėmbėngulja me tė cilėn ka qėndruar ideja e mendjes sė dyzuar, e cila ėshtė shfaqur fuqishėm kėto dhjetė pesėmbėdhjetė vitet e fundit, e qė ka shėrbyer si origjinė pėr njė sėrė teorish serioze mbi natyrėn dhe pėrbėrjen e kėtyre “dy mendjeve”.

I ndjeri Thomson J. Hudson fitoi popullaritet tė madh mė 1893 duke parashtruar teorinė e tij tė mirėnjohur tė “mendjeve objektive e subjektive”, pėr tė cilat ai pretendonte se ekzistonin nė ēdo individ. Shkrimtarė tė tjerė tėrhoqėn pothuajse interes tė njėjtė me teoritė e tyre mbi “mendjet e ndėrgjegjshme dhe tė nėnndėrgjegjshme”, “mendjet e vullnetshme dhe tė pavullnetshme”, “mendjet aktive dhe pasive” etj. Teoritė e shkrimtarėve tė ndryshėm dallojnė nga njėra-tjetra, por nė themel mbetet parimi i “dyzimit tė mendjes”.

Nxėnėsit tė Filozofisė Hermetike i bėhet tė buzėqeshė kur lexon e dėgjon pėr kėtė numėr “teorish tė reja” mbi natyrėn e dyfishtė tė mendjes, ndėrkohė qė secila nga shkollat e ndryshme mbron me kėmbėngulje teoritė e preferuara duke deklaruar se ka “zbuluar tė vėrtetėn”. Nxėnėsi kthen pas faqet e historisė okulte, e shumė kohė mė parė, nė fillimet e vagullta tė mėsimeve okulte, ai gjen adresime mbi doktrinėn e lashtė Hermetike tė Parimit tė Gjinisė nė Rrafshin Mendor dhe manifestimin e Gjinisė Mendore.

Duke hulumtuar mė nė thellėsi, ai zbulon se filozofia e lashtė ishte nė dijeni tė fenomenit tė “mendjes sė dyzuar”, si edhe sqaronte atė nėpėrmjet teorisė sė Gjinisė Mendore. Ideja e Gjinisė Mendore, mund t’u shpjegohet me fare pak fjalė studentėve qė janė tė familjarizuar me teoritė bashkėkohore tė cilat i pėrmendėm tėrthorazi mė lart. Parimi Mashkullor i Mendjes pėrkon me tė ashtuquajturėn Mendje Objektive, Mendje tė Ndėrgjegjshme, Mendje tė Vullnetshme, Mendje Aktive etj.

Ndėrkohė, Parimi Femėror i Mendjes pėrkon me tė ashtuquajturėn Mendje Subjektive, Mendje tė Nėnndėrgjegjshme, Mendje tė Pavullnetshme, Mendje Pasive etj. Sigurisht, Doktrina Hermetike nuk pajtohet me shumė nga teoritė bashkėkohore nė lidhje me natyrėn e dy fazave tė mendjes, e as nuk pranon shumė nga faktet e pretenduara pėr dy aspektet pėrkatėse; disa nga kėto teori dhe pretendime e kanė hedhur hapin mė tė gjatė se duhet dhe janė tė paafta tė pėrballojnė sprovėn eksperimentale dhe demonstrimin.

Po i theksojmė kėto pika tė pėrbashkėta, me qėllimin e vetėm pėr tė ndihmuar nxėnėsin tė pėrvetėsojė njohurinė e marrė paraprakisht, me mėsimet e Filozofisė Hermetike. Studentėt e Hudsonit do tė dallojnė lehtėsisht fjalinė nė krye tė kapitullit tė dytė tė librit tė tij “Ligji i Fenomeneve Psikike” qė thotė: “Zhargoni mistik i filozofėve Hermetikė, zbulon tė njėjtėn ide tė pėrgjithshme”, ēka nėnkupton dyzimin e mendjes.

Nėse Dr. Hudsoni do tė kishte shpenzuar pak mė tepėr kohė dhe mund pėr tė deshifruar diēka mė shumė nga “zhargoni mistik i Filozofisė Hermetike”, mbase do tė arrinte tė hidhte mė shumė dritė mbi ēėshtjen e “dyzimit tė mendjes”, por nė kėtė rast vepra e tij mė interesante ndoshta nuk do tė shkruhej asnjėherė. Le tė shqyrtojmė tani Mėsimet Hermetike nė lidhje me Gjininė Mendore.

Mėsuesit Hermetikė e nisin mėsimdhėnien e tyre mbi ēėshtjen nė fjalė, duke i nxitur nxėnėsit tė shqyrtojnė kumtimin e ndėrgjegjes sė tyre mbi Vetveten. Nxėnėsit nxiten qė ta drejtojnė vėmendjen pėrbrenda, drejt Vetes qė ndodhet brenda secilit nga ne.

Ēdo nxėnės udhėzohet qė tė vėrejė se ndėrgjegjja fillimisht raporton mbi ekzistencėn e atij Vetė; kumtimi ėshtė “Unė Jam”. Nė pamje tė parė duket sikur kėto janė fjalėt e fundit nga ndėrgjegjja, por njė shqyrtim pak i mėtejshėm zbulon faktin se “Unė Jam” mund tė veēohet apo ndahet nė dy pjesė apo aspekte tė dallueshme, tė cilat megjithėse punojnė tė ndėrthurura dhe nė njėzėshmėri, prapėseprapė mund tė qėndrojnė tė ndara nė ndėrgjegje.

Ndėrkohė qė fillimisht duket se ekziston vetėm njė “Unė”, njė shqyrtim mė i kujdesshėm nga afėr nxjerr nė pah faktin se ekziston njė “Unė” dhe njė “Mua”. Kėta binjakė mendorė dallojnė nė karakteristika dhe natyrė, dhe shqyrtimi i natyrės sė tyre sė bashku me dukuritė qė lindin prej saj, hedh dritė mbi shumė probleme qė kanė tė bėjnė me ndikimin mendor.

Le tė fillojmė me shqyrtimin e pjesės “Mua”, e cila zakonisht ngatėrrohet me “Unin” nga ana e nxėnėsit, nėse ky i fundit nuk e shtyn kėrkimin pak mė tej nė thellėsitė e ndėrgjegjes sė tij. Njeriu e shikon Veten (nė aspektin “Mua”) si tė jetė i pėrbėrė prej njė sėrė ndjenjash, shijesh, pėlqimesh, mospėlqimesh, zakonesh, lidhjesh tė veēanta, karakteristikash etj., tė gjitha kėto gjėra tė cilat formojnė personalitetin apo “Veten” e tij, ashtu siē e njeh ai vetė dhe tė tjerėt. Ai e ndjen se kėto emocione dhe ndjenja ndryshojnė, lindin, vdesin dhe u nėnshtrohen Parimeve tė Ritmit e Polaritetit tė cilat e zhvendosin atė vetė nga njėri skaj i ndjenjės drejt tjetrit. Ai gjithashtu e koncepton pjesėn “Mua” si njė akumulim i caktuar njohurish brenda mendjes, tė cilat formojnė njė pjesė tė vetes sė tij. E tillė ėshtė pjesa “Mua” nė botėkuptimin e njeriut tė zakonshėm.

Ndoshta u rrėmbyem paksa. Mund tė thuhet se pjesa “Mua” e shumė njerėzve konsiston gjerėsisht nė ndėrgjegjen e tyre trupore dhe nė orekset e tyre fizike. Meqenėse ndėrgjegjja e tyre ėshtė e lidhur fort me natyrėn e tyre trupore, ata praktikisht “jetojnė aty”. Disa madje shkojnė aq larg sa trajtojnė edhe petkat e tyre si pjesė pėrbėrėse tė “Mua-s”, duke i konsideruar edhe ato pjesė tė vetvetes. Njė shkrimtar ka thėnė me humor: “njerėzit pėrbėhen nga tri pjesė… shpirti, trupi dhe rrobat”.

Kėta njerėz me “ndėrgjegje petkore” do tė humbitnin personalitetin e tyre nėse do tė mbeteshin pa veshmbathjet e tyre, fjala vjen pasi t’u mbytej anija nė tė cilėn udhėtonin. Por edhe shumė prej atyre tė cilėt nuk janė kaq fort tė lidhur pas stolive tė tyre, konsiderojnė gjithsesi vetėdijen trupore si “Mua-n” e tyre. Ata nuk arrijnė tė konceptojnė njė Vetvete tė pavarur nga trupi. Praktikisht ata i shikojnė mendjet e tyre si “diēka qė i pėrket” trupit tė tyre, gjė qė nė shumė raste ėshtė mėse e vėrtetė.

Por teksa njeriu ngjitet nė shkallėn e ndėrgjegjėsimit, ai ėshtė i aftė ta ēlirojė veten dhe pjesėn “Mua” nga ideja trupore, si edhe ta mendojė trupin si diēka qė i “pėrket” pjesės sė tij mendore. E megjithatė, pėrsėri ai ėshtė i prirur ta identifikojė pjesėn “Mua” me gjendjet shpirtėrore, ndjenjat etj., pasi ndjen se kėto gjėra ekzistojnė bashkėn me tė. Ai ėshtė mjaft i prirur t’i konsiderojė kėto gjendje tė brendshme si identike me atė vetė, ndėrkohė qė ato janė thjeshtė “gjėra” tė prodhuara nga njė pjesė e mendėsisė sė tij, dhe ekzistojnė brenda tij, jashtė tij, bashkė me tė, por gjithsesi nuk janė “vetė ai”. Ai kupton se mund t’i ndryshojė kėto gjendje tė brendshme ndjesish nėpėrmjet njė pėrpjekjeje tė vullnetshme, dhe tė prodhojė gjendje apo ndjenja me natyrė saktėsisht tė kundėrt, e sidoqoftė, e njėjta “Mua” tė vijojė tė ekzistojė nė tė njėjtėn mėnyrė krejt e pandryshuar.

Kėshtu, pas njėfarė kohe ai bėhet i aftė t’i lėrė mėnjanė kėto gjendje tė ndryshme mendore, emocione, ndjenja, zakone, cilėsi, karakteristika dhe pėrkatėsi tė tjera mendore, e t’i vendosė ato nė koleksionin “jo-unė” tė kurioziteteve dhe gjėrave qė bėhen barrė sė bashku me zotėrimet me vlerė. Kjo kėrkon shumė pėrqendrim dhe forcė analitike mendore nga ana e nxėnėsit. Gjithsesi ėshtė detyrė e mundshme pėr nxėnėsin e pėrparuar, ndėrkohė qė nxėnėsit jo shumė tė pėrparuar janė tė aftė ta shikojnė nė imagjinatėn e tyre si mund tė kryhet ky proces.

Pasi ky proces mėnjanimi tė ketė pėrfunduar, nxėnėsi e gjen veten nė zotėrim tė ndėrgjegjshėm tė “Vetes”, ēka mund tė trajtohet si nė aspektin “Unė” ashtu edhe nė aspektin “Mua”. Pjesa “Mua” mund tė ndjehet se ėshtė Diēka mendore nė tė cilėn prodhohen mendimet, idetė, emocionet, ndjenjat dhe gjendjet e tjera mendore. Ajo mund tė konsiderohet “pjelloria mendore” siē e pėrshkruanin edhe tė lashtėt, e aftė tė prodhojė filiza mendorė. Ajo i pėrgjigjet ndėrgjegjes si pjesa “Mua” me fuqi krijuese tė fshehta dhe gjeneruesja e gjithfarėlloj pjellave mendore.

Forca e energjisė sė saj krijuese ėshtė vigane. Megjithatė, duke se ėshtė e vetėdijshme se i nevojitet njėfarė energjie nga shoqėruesi i saj “Uni” ose nga ndonjė “Unė” tjetėr, pėrpara se tė jetė e aftė tė sjellė nė jetė krijimet e saj mendore. Ky ndėrgjegjėsim sjell me vete njėmendėsimin e njė kapaciteti vigan pune mendore dhe aftėsie krijuese.

Shpejt nxėnėsi zbulon se nuk ėshtė kjo gjithēka qė gjen nė ndėrgjegjen e tij tė brendshme. Ai zbulon se ekziston njė Diēka tjetėr mendore, e aftė tė ushtrojė Vullnetin e saj nė mėnyrė qė pjesa “Mua” tė veprojė pėrgjatė trajtash tė caktuara krijimtarie, si edhe e aftė tė qėndrojė mėnjanė e tė bėhet dėshmitare e krijimit mendor. Nxėnėsin e kanė mėsuar qė kėtė pjesė tė vetvetes ta quajė “Unė”. Ai ėshtė i aftė tė prehet nė ndėrgjegje sipas dėshirės.

Nė “Unin” e tij ai nuk gjen ndėrgjegjėsim mbi aftėsinė pėr tė gjeneruar dhe krijuar nė mėnyrė aktive, nė kuptimin e procesit gradual tė pranishėm pėrgjatė veprimtarisė mendore, por gjen ndėrgjegjėsim mbi aftėsinė pėr tė lėshuar e pėrēuar njė energji nga “Uni” te “Mua”; njė proces ky “dashjeje” qė tė nisė e tė vijojė krijimi mendor. Ai gjithashtu zbulon se “Uni” ėshtė i aftė tė qėndrojė mėnjanė dhe tė jetė dėshmitar i veprimtarisė krijuese e gjeneruese mendore tė pjesės “Mua”.

Ky ėshtė edhe aspekti i dyfishtė nė mendjen e ēdo personi. “Unė” pėrfaqėson Parimin Mashkullor tė Gjinisė Mendore ndėrsa “Mua” Parimin Femėror. “Unė” pėrfaqėson Aspektin e tė Qenit ndėrsa “Mua” aspektin e tė Bėrit. Do tė vini re se Parimi i Pėrkimit vepron nė kėtė rrafsh nė tė njėjtėn mėnyrė siē vepron edhe nė rrafshin e madh nė tė cilin ėshtė kryer krijimi i Universit. Tė dy rrafshet janė tė ngjashėm nė tip megjithėse tepėr tė ndryshėm nė gradė. “Si lart, ashtu edhe poshtė; si poshtė, ashtu edhe lart”.

Kėto aspekte tė mendjes, Parimi Mashkullore e Femėror, “Unė” dhe “Mua”, kur trajtohen tė pandara nga fenomenet e mirėnjohura mendore e psikike, dhurojnė edhe Ēelėsin Universal pėr lėmet e njohura fare pak tė veprimtarisė mendore dhe manifestimit mendor. Parimi i Gjinisė Mendore jep tė vėrtetėn qė qėndron nė thelb tė sė gjithė dukurisė sė ndikimit mendor etj.

Prirja e Parimit Femėror ėshtė gjithmonė drejt perceptimit tė mbresave, ndėrkohė qė prirja e Parimit Mashkullor ėshtė gjithmonė drejt lėnies sė kėtyre mbresave ose nė drejtim tė tė shprehurit. Parimi Femėror ka njė fushė veprimi shumė mė tė larmishme se Parimi Mashkullor. Parimi Femėror kryen punėn e gjenerimit tė mendimeve, koncepteve dhe ideve tė reja, pėrfshirė kėtu edhe punėn e imagjinatės. Parimi Mashkullor mjaftohet me ushtrimin e “Vullnetit” nė fazat e ndryshme tė tij. E megjithatė, pa ndihmėn aktive tė Vullnetit tė Parimit Mashkullor, Parimi Femėror priret tė prehet i mjaftuar me gjenerimin e imazheve mendore tė cilat janė rezultat i mbresave tė pėrftuara nga jashtė, nė vend qė tė prodhojė krijime mendore origjinale.

Personat tė cilėt mund t’i kushtojnė njė ēėshtjeje vėmendje dhe pėrqendrim tė vazhdueshėm, pėrdorin nė mėnyrė aktive tė dy Parimet Mendore; Femėroren pėr gjenerimin aktiv mendor, dhe Vullnetin Mashkullor pėr tė nxitur dhe pėr t’i dhėnė energji pjesės krijuese tė mendjes. Nė tė vėrtetė, pjesa dėrrmuese njerėzve e shfrytėzon fare pak Parimin Mashkullor dhe mjaftohen duke jetuar nė pėrputhje me mendimet dhe idetė e ngulitura nė pjesėn e tyre “Mua” nga “Uni” i mendjeve tė huaja. Sidoqoftė nuk ėshtė qėllimi ynė tė ndalemi mbi kėtė fazė tė ēėshtjes, pasi kjo mund tė studiohet nė ēdo tekst tė mirė mbi psikologjinė, shoqėruar me ēelėsin qė ju kemi dhėnė mbi Gjininė Mendore.

Studentėt e Fenomeneve Psikike janė nė dijeni tė dukurive tė mrekullueshme tė klasifikuara nėn titujt e Telepatisė, Transferimit tė Mendimeve, Ndikimit Mendor, Sugjestionit, Hipnotizmit etj. Shumė prej tyre kanė kėrkuar pėr njė shpjegim mbi fazat e ndryshme tė kėtyre dukurive nė teoritė e profesorėve tė “dyzimit tė mendjes”. Deri nė njėfarė mase ata kanė tė drejtė pasi ekziston njė manifestim i qartė dy fazash tė dallueshme tė aktivitetit mendor. Por nėse studentėt do ta trajtonin kėtė “mendje tė dyzuar” nėn dritėn e Mėsimeve Hermetike mbi Lėkundjet dhe Gjininė Mendore, do tė vinin re se ēelėsin e shumėkėrkuar e kanė nė duar.

Nė fenomenin e Telepatisė vihet re se si Energjia Lėkundėse e Parimit Mashkullor dėrgohet drejt Parimit Femėror tė njė personi tjetėr, dhe ky i fundit pasi merr mendimin-farė i mundėson tė zhvillohet deri nė pjekuri. Nė tė njėjtėn mėnyrė vepron edhe Sugjestioni dhe Hipnotizmi. Parimi Mashkullor i personit i cili lė mbresėn, dėrgon Energji Lėkundėse apo Forcė Vullneti drejt Parimit Femėror tė personit tjetėr, dhe ky i fundit duke e pranuar, e pėrvetėson dhe nis tė mendojė nė pėrputhje me tė.

Kėshtu njė ide e strehuar nė mendjen e njė personi tjetėr rritet, zhvillohet dhe me kalimin e kohės trajtohet si njė filiz mendor origjinal i individit, ndėrkohė qė nė realitet ėshtė njėsoj si veza e qyqes e vendosur nė folenė e harabelit qė shkatėrron pasardhėsit e ligjshėm dhe prehet aty e qetė si nė shtėpinė e saj. Nė mendjen e njeriut procesi normal zhvillohet kur Parimi Mashkullor dhe Femėror veprojnė tė bashkėrenditur, nė mėnyrė harmonike dhe tė ndėrthurur me njėri-tjetrin.

Por fatkeqėsisht, te njeriu mesatar, Parimi Mashkullor ėshtė shumė pėrtac pėr tė vepruar, shfaqja e Forcės sė Vullnetit shumė e dobėt, e rrjedhimisht njerėz tė tillė sundohen thuajse tėrėsisht prej mendjeve dhe vullneteve tė personave tė tjerė, tė cilėve u lejojnė nė kėtė mėnyrė tė mendojnė e tė vendosin pėr ta. Sa i pakėt ėshtė numri i mendimeve dhe veprimeve origjinale tė kryera nga njeriu mesatar? A nuk janė vallė njerėzit nė pjesėn dėrrmuese tė tyre thjesht hije dhe jehona tė personave me vullnet e mendje mė tė fortė se e tyrja?

Problemi qėndron nė faktin se njeriu mesatar kridhet thuajse tėrėsisht nė ndėrgjegjen e tij “Mua” dhe nuk njėmendėson faktin qė zotėron edhe diēka si “Uni”. Ai polarizohet nė Parimin e tij Femėror tė Mendjes, dhe Parimi Mashkullor nė tė cilin strehohet edhe Vullneti, lejohet tė qėndrojė jo aktiv e i papėrdorur.

Meshkujt dhe femrat e forta tė botės, pa asnjė pėrjashtim shfaqin Parimin Mashkullor tė Vullnetit dhe forca e tyre varet materialisht drejtpėrsėdrejti nga ky fakt. Nė vend qė tė jetojnė me mbresat e lėna nė mendjet e tyre nga tė tjerėt, ata i sundojnė mendjet e tyre pėrmes Vullnetit, duke pėrftuar kėshtu imazhet mendore tė dėshiruara, e pėr mė tepėr pėrmes sė njėjtės mėnyrė, sundojnė edhe mendjet e tė tjerėve. Shikoni se nė ē’mėnyrė njerėzit e fortė arrijnė tė mbjellin mendimefarė nė mendjet e masave popullore, duke bėrė qė kėta tė fundit tė mendojnė nė pėrputhje me dėshirat e vullnetet e kėtyre individėve. Kjo ėshtė edhe arsyeja pėrse njerėzit janė krijesa kaq tė ngjashme me delet, qė nuk prodhojnė kurrė njė ide tė tyren origjinale, e qė as nuk pėrdorin fuqitė e tyre tė aktivitetit mendor.

Manifestimi i Gjinisė Mendore mund tė dallohet lehtėsisht pėrreth nesh nė jetėn e pėrditshme. Personat “magnetikė” janė ata persona tė cilėt janė tė aftė tė pėrdorin Parimin Mashkullor nė mėnyrė tė tillė qė tė ngulitin idetė e tyre tek tė tjerėt. Aktori qė i bėn njerėzit tė lotojnė apo qajnė sipas dėshirės, pėrdor kėtė parim. Po kėshtu edhe oratori i suksesshėm, njeriu i shtetit, predikuesi, shkrimtari apo tjetėrkush qė ndodhet pėrpara vėmendjes publike. Ndikimi karakteristik i ushtruar nga disa njerėz mbi njerėz tė tjerė, i detyrohet pikėrisht shfaqjes sė Gjinisė Mendore, pėrgjatė trajtave Lėkundėse tė lartpėrmendura. Nė brendėsi tė kėtij parimi gjenden tė fshehtat e magnetizmit personal, ndikimit personal, magjepsjes etj., si edhe fenomene tė grupuara nė mėnyrė tė pėrgjithshme nėn emrin Hipnotizėm.

Studenti i cili ėshtė familjarizuar me fenomenin e njohur gjerėsisht si “forca psikike”, ka zbuluar edhe rolin e rėndėsishėm tė luajtur nė kėtė fenomen nga forca tė cilėn shkenca e ka quajtur “Sugjestion”, emėr ky me tė cilin nėnkuptohet procesi apo metoda nėpėrmjet sė cilės njė ide zhvendoset apo “ngulitet” nė mendjen e dikujt tjetėr, duke bėrė qė kjo mendje e dytė tė veprojė nė pėrputhje me idenė. Ėshtė e nevojshme qė tė kuptohet drejtė Sugjestioni, nė mėnyrė qė tė zbėrthehen me zgjuarsi dukuritė e ndryshme fizike nė themel tė tė cilave ai qėndron. Akoma mė tė nevojshme janė njohuritė mbi Lėkundjen dhe Gjininė Mendore, tė domosdoshme pėr studentin e Sugjestionit. Kjo pėr arsyen e thjeshtė se i gjithė parimi i Sugjestionit ėshtė i varur plotėsisht nga parimi i Gjinisė Mendore dhe Lėkundjes.

Ėshtė kthyer nė diēka tė zakonshme tashmė pėr studiuesit dhe profesorėt e Sugjestionit qė tė theksojnė se ėshtė mendja “objektive apo e vullnetshme”, ajo qė lė mbresat apo krijon sugjestionin mbi mendjen “subjektive apo tė pavullnetshme”. Por ata nuk pėrshkruajnė as procesin e as nuk tregojnė ndonjė analogji nė natyrė qė tė na ndihmojė ta pėrvetėsojmė idenė menjėherė.

Nėse do ta shqyrtoni ēėshtjen nėn dritėn e Doktrinės Hermetike, do tė vini re se gjallėrimi i Parimit Femėror prej Energjisė Lėkundėse tė Parimit Mashkullor, ėshtė nė pėrputhje me ligjet universale tė natyrės, dhe bota natyrore ofron analogji tė panumėrta nėpėrmjet tė cilave parimi mund tė bėhet i kuptueshėm.

Nė fakt Mėsimet Hermetike tregojnė se edhe vetė krijimi i Universit i nėnshtrohet tė njėjtit ligj, dhe se nė tė gjitha shfaqjet krijuese nė rrafshet shpirtėrore, mendore e fizike, Parimi i Gjinisė ėshtė gjithmonė nė veprim, duke u shfaqur nė formėn e Parimit Mashkullor ose Femėror. “Si lart, ashtu edhe poshtė; si poshtė, ashtu edhe lart”. Pėrtej kėsaj, nė momentin kur Parimi i Gjinisė Mendore rroket e kuptohet plotėsisht, fenomenet e ndryshme tė psikologjisė papritmas bėhen tė studiueshme e tė klasifikueshme nė mėnyrė inteligjente nė vend qė tė mbeten nė mugėtirė. Parimi “funksionon” edhe nė praktikė, pasi ėshtė i bazuar mbi ligjet e pandryshueshme universale tė jetės.

Nuk do tė hyjmė kėtu nė diskutim tė zgjeruar apo pėrshkrim tė fenomeneve tė ndikimit mendor apo aktivitetit telepatik. Ekzistojnė shumė libra, disa prej tyre mjaft tė mirė, tė shkruar e tė botuar kohėt e fundit mbi kėtė ēėshtje. Faktet qė shpallin kėta libra tė ndryshėm nė vija tė pėrgjithshme konsiderohen tė sakta, megjithėse shkrimtarėt e ndryshėm janė orvatur ta shpjegojnė fenomenin secili sipas teorisė vetjake tė preferuar.

Nxėnėsi mund ta prezantojė veten me kėto ēėshtje, e duke pėrdorur teorinė e Gjinisė Mendore tė bėhet i aftė tė nxjerrė nė pah rregull nga kaosi i teorive e pikėpamjeve kontradiktore, e pėr mė tepėr, nėse ėshtė i prirur, mund ta kthejė veten lehtėsisht nė njė autoritet tė fushės nė fjalė.

Qėllim i kėtij libri nuk ėshtė tė japė informacion tė zgjeruar mbi fenomenet psikike, por t’i dhurojė nxėnėsit njė ēelės universal me tė cilin ai tė mundė tė hapė dyert e shumta qė shpien nė pjesė tė ndryshme tė Tempullit tė Diturisė, tė cilin nxėnėsi mund tė dėshirojė ta eksplorojė. Ne mendojmė se nga ky kėndvėshtrim mbi Mėsimet e Kybalionit, dikush mund tė nxjerrė shpjegime qė do tė shėrbejnė pėr tė qartėsuar shumė probleme tė ndėrlikuara; njė ēelės qė do tė hapė shumė dyer.

Nuk ka vlerė hyrja nė detaje nė lidhje me veēoritė e shumta tė fenomeneve psikike dhe shkencės sė mendjes, pėr sa kohė ne vendosim nė duart e nxėnėsit mjetet nėpėrmjet tė cilave ai mund ta njohė veten plotėsisht me ēdo fazė tė subjektit qė mund t’i interesojė. Me ndihmėn e Kybalionit gjithkush mund tė kalojė nė duar ēfarėdo librarie okulte nga fillimi, ndėrkohė qė Drita e lashtė nga Egjipti ndriēon shumė faqe tė errėta e ēėshtje tė cilat qėndrojnė nė terr. Ky ėshtė qėllimi i kėtij libri.

Ne nuk jemi kėtu pėr tė shpjeguar njė filozofi tė re, por pėr tė risjellė nė pah parimet themelore tė njė doktrine tė madhe tė vjetėr sa bota, e cila do tė qartėsojė mėsimet e tė tjerėve, e cila do tė shėrbejė si Pajtuese e Madhe e teorive tė ndryshme dhe e doktrinave tė kundėrta.

Pėrktheu: Adrian Kosturi
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi