Gjinia

Shko poshtė

Gjinia

Mesazh  Jon prej 26.08.12 23:44

GJINIA

“Gjinia ekziston nė ēdo gjė; gjithēka ka Parimet e saj Mashkullore e Femėrore; Gjinia manifestohet nė tė gjitha rrafshet.” – Kybalioni

Parimi i Shtatė Hermetik, Parimi i Gjinisė, trupėzon vėrtetėsinė qė pohon se Gjinia shfaqet nė gjithēka, se parimet Mashkullore dhe Femėrore janė pėrherė tė pranishme dhe aktive nė tė gjitha fazat e dukurive, nė secilin nga rrafshet e veēanta tė jetės. Nė kėtė pikė mendojmė se do tė ishte e udhės tė tėrhiqnim vėmendjen tuaj drejt faktit qė Gjinia nė kuptimin e saj Hermetik, nuk ėshtė e njėjta gjė me Seksin nė kuptimin e zakonshėm me tė cilin pėrdoret kjo fjalė.

Fjala “Gjini” vjen nga rrėnja latine e saj qė do tė thotė “tė bėhesh shkak, tė ngjizėsh, tė gjenerosh, tė krijosh, tė prodhosh”. Njė shqyrtim i shkurtėr do t’ju dėshmonte se kjo fjalė ka kuptime mė tė shumta e mė tė gjera se fjala “Seks”, e cila i referohet dallimeve fizike midis gjallesave mashkullor e femėrore. Seksi ėshtė thjeshtė manifestim i Gjinisė nė njė rrafsh tė caktuar tė Rrafshit tė Madh Fizik, rrafshit tė jetės organike. Do tė dėshironim tė ngulitnim fort nė mendjet tuaja kėtė dallim, pėr shkak se disa shkrimtarė tė cilėt janė njohur sipėrfaqėsisht me Filozofinė Hermetike, janė orvatur ta njėsojnė Parimin e Shtatė Hermetik, me teori e mėsime boshe apo fantazi, shpesh madje edhe tė qortueshme mbi Seksin.

Qėllimi i vetėm i Gjinisė ėshtė krijimi, prodhimi, gjenerimi etj., dhe manifestimi i Parimit ėshtė i dukshėm nė secilin nga rrafshet e dukurive. Ėshtė e vėshtirė tė ofrohen prova shkencore pėr kėtė, pasi shkenca ende nuk e ka pranuar kėtė Parim si tė zbatueshėm nė mėnyrė universale. Megjithatė, ka prova tė cilat po dalin nė dritė pikėrisht nga burime shkencore.

Fillimisht mund tė vėmė re manifestime te dallueshme tė Parimit tė Gjinisė ndėrmjet grimcave, joneve apo elektroneve, tė cilat pėrbėjnė bazėn e Materies ashtu siē shkenca e njeh kėtė tė fundit, e tė cilat pėrmes kombinimesh tė caktuara formojnė Atomin, i cili deri pak kohė mė parė trajtohej si fundor dhe i pandashėm.

Fjala e fundit e shkencės thotė se atomi pėrbėhet nga njė shumėllojshmėri grimcash, elektronesh ose jonesh (emra tė ndryshėm kėta tė pėrdorur nga autoritete tė ndryshme), tė cilat rrotullohen pėrqark njėra-tjetrės dhe lėkunden me intensitet tė lartė. Paralelisht me kėtė, pohohet se formimi i njė atomi, nė tė vėrtetė, ndodh si pasojė e grumbullimit tė grimcave negative pėrreth njė grimce pozitive; nė dukje grimcat pozitive ushtrojnė njėfarė ndikimi mbi grimcat negative, duke bėrė qė kėto tė fundit tė formojnė kombinime tė caktuara dhe tė “krijojnė” apo “gjenerojnė” nė kėtė mėnyrė atome.

Kjo pėrkon plotėsisht me Mėsimet mė tė lashta Hermetike, tė cilat e kanė identifikuar gjithmonė parimin Mashkullor tė Gjinisė me (tė ashtuquajturin) Polin “Pozitiv” dhe parimin Femėror me (tė ashtuquajturin) Polin “Negativ” tė Elektricitetit.

Le tė themi dy fjalė nė kėtė pikė nė lidhje me kėtė identifikim. Publiku i gjerė ka krijuar njė pėrshtypje krejtėsisht tė gabuar mbi cilėsitė e tė ashtuquajturit pol “Negativ” tė Materies sė elektrizuar ose magnetizuar. Shkenca i pėrdor nė mėnyrė tė gabuar fjalėt Pozitive dhe Negative pėr sa i pėrket kėsaj dukurie. Fjala Pozitive nėnkupton diēka reale dhe tė fortė krahasuar me Negativen, e cila nėnkupton mosvėrtetėsi dhe dobėsi.

Asgjė nuk mund tė jetė mė larg nga e vėrteta faktike e dukurisė sė elektricitetit. I ashtuquajturi poli Negativ i njė baterie, nė tė vėrtetė ėshtė poli nė tė cilin dhe prej tė cilit shfaqet gjenerimi apo prodhimin i formave dhe energjive tė reja. Nuk ka asgjė “negative” nė lidhje me kėtė. Autoritetet shkencore tashmė pėrdorin fjalėn “Katodė” nė vend tė fjalės “Negative”, fjalė kjo qė vjen nga greqishtja e qė nėnkupton “prejardhje; udhė e gjenerimit” etj. Nga poli i Katodės vėrshon luzma e elektroneve ose grimcave, e po nga i njėjti pol burojnė edhe “rrezet” e mrekullueshme tė cilat kanė revolucionarizuar konceptet shkencore gjatė dekadės sė shkuar.

Poli i Katodės ėshtė Mėma e gjithė dukurive tė ēuditshme tė cilat kanė bėrė tė padobishme tekstet e vjetra, dhe kanė flakur nė pirgun e mbeturinave tė spekulimeve shkencore, teori tė pranuara prej njė kohe tė gjatė. Katoda ose Poli Negativ ėshtė Parimi Mėmė i Dukurisė sė Elektricitetit, si edhe i formave mė tė pėrsosura tė materies qė njeh sot pėr sot shkenca.

Kėshtu pra siē e shikoni, jemi tė justifikuar kur refuzojmė pėrdorimin e fjalės “Negative” gjatė trajtimit tė ēėshtjes nė fjalė, si edhe kur insistojmė nė zėvendėsimin e terminologjisė sė vjetėr me fjalėn “Femėrore”. Janė vetė faktet tė cilat na shtyjnė tė veprojmė nė kėtė mėnyrė, pa pasur nevojė t’i referohemi aspak Doktrinės Hermetike. Kėshtu pra, nė vijim do tė pėrdorim fjalėn “Femėror” nė vend tė fjalės “Negativ” kur tė flasim pėr kėtė pol tė caktuar aktiviteti.

Teoritė e fundit shkencore thonė se grimcat krijuese apo elektronet janė Femėrore (shkenca thotė se “pėrbėhen nga ngarkesė negative elektrike”, ne themi se pėrbėhen nga energji Femėrore). Njė grimcė femėrore mund tė shkėputet ose edhe tė largohet nga njė grimcė Mashkullore, e tė nisė njė karrierė tė re. Ajo kėrkon nė mėnyrė aktive bashkimin me njė grimcė Mashkullore, duke qenė e shtyrė nga njė impuls natyral drejt krijimit tė formave tė reja tė Materies apo Energjisė.

Njė shkrues madje shkon aq larg, sa pėrdor shprehje si: “…ajo menjėherė, kėrkon me vullnetin e saj tė lirė, njė bashkim…” etj. Kėto ndarje e bashkime formojnė edhe bazėn e pjesės dėrrmuese tė aktiviteteve tė botės kimike. Kur grimca Femėrore bashkohet me grimcėn Mashkullore, nis njė proces i caktuar. Grimcat Femėrore lėkunden me shpejtėsi nėn ndikimin e energjisė Mashkullore dhe rrotullohen me shpejtėsi pėrqark kėsaj tė fundit.

Rezultati ėshtė lindja e njė atomi tė ri. Ky atom i ri, vėrtetė ėshtė krijuar nga bashkimi i ngarkesave apo grimcave Mashkullore e Femėrore, por pasi bashkimi ėshtė kryer atomi shfaqet si diēka mė vete, me veti tė caktuara, pa shfaqur mė karakteristikėn e elektricitetit tė lirė. Procesi i shkėputjes apo ndarjes sė elektroneve Femėrore quhet “jonizim”. Kėto elektrone apo thėrrmija, janė punėtorėt mė aktivė nė Natyrė. Si pasojė e bashkimeve dhe e kombinimeve tė tyre, shfaqen dukuritė e ndryshme tė dritės, nxehtėsisė, elektricitetit, magnetizmit, tėrheqjes, shtytjes, afrimitetit kimik dhe anasjelltas, si edhe fenomene tė tjera tė ngjashme. Tė gjitha kėto, shfaqen nga veprimtaria e Parimit tė Gjinisė nė rrafshin e Energjisė.

Pjesa e parimit Mashkullor, duket se ėshtė ajo qė drejton njėfarė energjie tė qenėsishme kundrejt parimit Femėror, duke nisur nė kėtė mėnyrė veprimtarinė e procesit krijues. Por ėshtė parimi Femėror qė kryen pėrherė punėn krijuese aktive; kėshtu ndodh nė tė gjitha rrafshet. Secili nga parimet me vete, ėshtė i paaftė tė pėrftojė energji vepruese pa ndihmėn e tjetrit. Nė disa forma jete, tė dy parimet janė tė kombinuara nė njė organizėm tė vetėm.

Nė botėn organike gjithēka shfaq dy gjini; gjendet Mashkullorja nė formėn Femėrore dhe forma Femėrore. Mėsimet Hermetike pėrmbajnė tė dhėna tė zgjeruara mbi veprimtarinė e dy parimeve tė Gjinisė, nė lidhje me prodhimin dhe manifestimin e formave tė ndryshme tė energjisė etj., por nuk e shohim si tė volitshėm thellimin nė kėto detaje pėr momentin, pėrderisa shkenca nuk ka pėrparuar mjaftueshėm sa tė mundemi t’i mbėshtesim me fakte shkencore. Por shembulli qė ju dhamė mbi dukuritė e elektroneve dhe grimcave, dėshmon se shkenca ėshtė nė udhėn e duhur, si edhe ju jep njė ide tė pėrgjithshme mbi parimet qė qėndrojnė nė themel.

Disa prej shkencėtarėve hulumtues kryesorė kanė deklaruar se besojnė qė gjatė formimit tė kristaleve, gjendet diēka qė pėrkon me “aktivitetin seksual”, ēka ėshtė njė tjetėr shenjė qė dėshmon pėr drejtimin drejt tė cilit po fryjnė erėrat e shkencės. Ēdo vit qė do tė vijė do tė sjellė mė shumė fakte qė do tė mbėshtetin saktėsinė e Parimit Hermetik tė Gjinisė. Do tė zbulohet se Gjinia ėshtė nė manifestim e veprimtari tė pandėrprerė nė fushėn e materies inorganike, si edhe ne fushėn e Energjisė ose Forcės.

Tashmė, nė pėrgjithėsi elektriciteti trajtohet si “Diēka” nė tė cilėn duket sikur treten apo shkrihen tė gjitha format e tjera tė energjisė. “Teoria Elektrike e Universit” ėshtė doktrina mė e fundit shkencore, e cila po rritet me shpejtėsi nė popullaritet dhe po pranohet gjerėsisht. Rrjedhimisht, nėse jemi tė aftė tė zbulojmė brenda dukurisė sė elektricitetit, qoftė edhe thellė nė rrėnjėt dhe burimin e manifestimeve tė saj, njė provė tė pagabueshme tė pranisė sė Gjinisė dhe veprimtarisė sė saj, jemi plotėsisht tė justifikuar t’ju kėrkojmė tė besoni se shkenca mė nė fund ka ofruar prova tė ekzistencės sė Parimit tė madh Hermetik, Parimit tė Gjinisė, nė tė gjitha dukuritė e universit.

Nuk ėshtė e nevojshme t’ju marrim kohė me dukurinė e mirėnjohur tė “tėrheqjes dhe shtytjes” sė atomeve, afrimitetin kimik, “pėlqimet e mospėlqimet” e grimcave atomike apo tėrheqjen ose kohezionin ndėrmjet molekulave tė materies. Kėto fakte janė tejet tė mirėnjohura e nuk kanė nevojė pėr koment tė zgjeruar nga ana jonė. Por a ju ka shkuar ndonjėherė ndėrmend se tė gjitha kėto janė manifestim i Parimit tė Gjinisė?

E keni vallė tė vėshtirė tė vėreni se kjo dukuri ngjan me atė tė grimcave e elektroneve si dy pika uji? E akoma mė tej, a mundeni vallė tė mos shihni urtėsinė e Mėsimeve Hermetike tė cilat pohojnė se edhe vetė Ligji i Gravitetit, kjo forcė tėrheqėse misterioze falė sė cilės tė gjitha grimcat e trupat qė zotėrojnė masė priren drejt njėri-tjetrit, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė manifestim tjetėr i Parimit tė Gjinisė, i cili vepron duke tėrhequr Mashkulloren te Femėrorja e anasjelltas?

Pėr momentin nuk mundemi t’ju ofrojmė prova shkencore, por shqyrtojeni dukurinė nėn dritėn e Mėsimeve Hermetike, e do tė shihni se do tė keni njė hipotezė qė funksionon mė mirė se ēdo hipotezė tjetėr e ofruar nga shkenca e fizikės. Vendosini nė provė tė gjitha dukuritė fizike e do tė dalloni menjėherė se Parimi i Gjinisė ėshtė gjithmonė i pranishėm.

Le tė hidhemi tani nė trajtimin e veprimtarisė sė Parimit nė Rrafshin Mendor, ku mjaft veēori qė paraqesin interes po presin tė shqyrtohen.

Pėrktheu: Adrian Kosturi
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi