Filozofia Hermetike

Shko poshtė

Filozofia Hermetike

Mesazh  Jon prej 26.08.12 23:24

Filozofia Hermetike



KYBALIONI

Njė Studim i Filozofisė Hermetike tė Egjiptit tė Lashtė dhe Greqisė

nga

TRE RISHTARĖT

“Buzėt e Urtėsisė janė tė kyēura, pėrveēse pėr veshėt e Arsyes” – Kybalioni

Mėsimet themelore ezoterike e okulte, tė cilat kanė ndikuar kaq fuqimisht filozofitė e tė gjitha racave, kombeve e popujve, pėr mijėra e mijėra vite, e kanė origjinėn nė Egjiptin e lashtė. Egjipti, shtėpia e Piramidave dhe e Sfinksit, ishte vendlindja e Diturisė sė Fshehtė dhe e Doktrinaveve Mistike.

Tė gjitha kombet huazuan nga Doktrina e tij e Fshehtė. India, Persia, Kaldea, Medea, Kina, Japonia, Siria, Greqia e Roma e lashtė, si edhe qytetėrime tė tjera tė lashta, morėn pjesė bujarisht nė gostinė e diturisė, tė cilėn Hierofantėt dhe Mjeshtrit e Truallit tė Isisit e shtruan lirisht pėr ata qė erdhėn tė bėhen pjesė e rezervės sė madhe tė Njohurisė Mistike e Okulte, qė kishin mbledhur mendjendriturit e asaj toke tė lashtė.

Nė Egjiptin e lashtė rronin Dijetarėt dhe Mjeshtrit e mėdhenj tė cilėt kurrkush nuk i ka tejkaluar, e rrallėkush i ka barazuar gjatė shekujve qė i ndajnė nga ditėt e Hermesit tė Madh. Nė Egjipt ndodhej e Madhėrishmja Lozhė e Lozhave e Mistikės. Nė dyert e tempullit tė saj hynė Neofitėt, tė cilėt mė pas si Hierofantė, Dijetarė dhe Mjeshtra, udhėtuan nė tė katėr cepat e botės, duke mbartur me vete dijen e vyer, tė cilėn ishin tė gatshėm, tė ethshėm e plot dėshirė t’ia pėrēonin atyre qė ishin gati pėr tė. Tė gjithė nxėnėsit e Okultizmit e njohin borxhin qė i detyrohen Mjeshtrave tė pėrnderuar tė asaj toke tė lashtė.

Midis kėtyre Mjeshtrave tė Mėdhenj tė Egjiptit tė Lashtė, njėherė e njė kohė rronte dikush tė cilin ata e nderonin si “Mjeshtri i Mjeshtrave.” Ky njeri, nėse “njeri” ishte vėrtetė, rronte nė Egjipt nė ditėt e hershme. Ai njihej si Hermes Trismegistus. Ai ėshtė babai i Diturisė Okulte; themeluesi i Astrologjisė; zbuluesi i Alkimisė. Detajet e bėmave tė jetės sė tij janė tė humbura pėr historinė nė rrjedhėn e viteve, e megjithatė shumė nga vendet e lashta kanė debatuar me njėra-tjetrėn pretendimet se cila prej tyre kishte nderin tė ishte vendlindja e tij, kjo mijėra vjet mė parė.

Data e qėndrimit tė tij nė Egjipt, qė pėrbėn mishėrimin e tij tė fundit mbi kėtė planet nuk dihet, por ėshtė vlerėsuar nė ditėt e hershme tė dinastive mė tė vjetra tė Egjiptit; shumė kohė pėrpara ditėve tė Moisiut. Autoritetet mė tė larta e konsiderojnė si bashkėkohės i Abrahamit, dhe disa gojėdhėna hebraike shkojnė edhe mė tej, duke pretenduar se Abrahami e ka pėrftuar njė pjesė tė diturisė sė tij mistike nga vetė Hermesi.

Me kalimin e viteve pasi ai ndėrroi jetė (gojėdhėna thotė se ai jetoi treqind vjet), Egjiptianėt e hyjnizuan Hermesin, duke e bėrė atė njė nga perėnditė e tyre nėn emrin e Thotit. Vite mė pas, edhe populli i Greqisė sė Lashtė e bėri njė nga perėnditė e tij tė shumta, duke e quajtur “Hermes, Zoti i Diturisė.” Egjiptianėt e nderuan kujtimin e tij pėr shumė shekuj, po, dhjetėra shekuj, duke e quajtur “Shkruesi I Perėndive” e duke i akorduar vetėm atij nė veēanti, titullin e tij tė vjetėr “Trismegistus”, qė do tė thotė “tri herė i madhi”, “i madhi i tė mėdhenjve”, “mė i madhi i tė mėdhenjve” etj. Nė tė gjitha tokat e lashtėsisė, emri i Hermes Trismegistusit nderohej duke qenė sinonim 12 me “Burim Diturie”.

Edhe sot e kėsaj dite, ne e pėrdorim termin “hermetik” me kuptimin “sekret”, “i mbyllur nė mėnyrė tė tillė qė asgjė nuk mund tė dalė”, “i padepėrtueshėm” etj., e kjo si pasojė e faktit qė pasuesit e Hermesit, gjithmonė mbajtėn parasysh parimin e fshehtėsisė nė mėsimdhėniet e tyre. Ata nuk besonin nė “hedhjen e perlave derrave”, por i pėrmbaheshin fjalės sė urtė “qumėsht pėr foshnjat; mish pėr burrat e fortė”, tė dyja kėto shprehje tė njohura pėr lexuesit e shkrimeve tė shenjta tė Krishtere, por qė tė dyja tė pėrdorura nga Egjiptianėt pėr shekuj tė tėrė pėrpara erės sė Krishterė.

Kjo politikė e propagandimit tė kujdesshėm tė tė vėrtetės i ka karakterizuar gjithmonė Hermetistėt, madje edhe sot e kėsaj dite. Doktrinat Hermetike mund tė gjenden nė ēdo truall, ndėr tė gjitha fetė, por asnjėherė tė identifikuara me njė shtet tė caktuar apo ndonjė sekt fetar tė veēantė. Kjo pėr shkak tė paralajmėrimit tė mėsuesve tė lashtė, pėr tė mos e lejuar kristalizimin e Doktrinės sė Fshehtė nė njė fe.

Urtėsia e kėsaj kėshille ėshtė e dukshme pėr tė gjithė studentėt e historisė. Okultizmi i lashtė i Indisė e Persisė degjeneroi dhe humbi gjerėsisht si pasojė e faktit qė mėsuesit u kthyen nė priftėrinj, duke pėrzierė teologjinė me filozofinė, e duke sjellė si pasojė humbjen graduale tė okultizmit Indian e Persian nė lėmshin e masės sė kulteve supersticioze fetare, besėtytnive dhe “perėndive”. Kėshtu ndodhi me Greqinė dhe Romėn e Lashtė.

Kėshtu ndodhi me Mėsimet Hermetike e Gnostikėve dhe tė Krishterėve tė Hershėm, tė cilat humbėn nė kohėn e Konstandinit, dora e hekurt e tė cilit e mbyti filozofinė me shtrojėn e teologjisė, duke i shkulur Kishės sė Krishterė atė ēka ishte thelbi e shpirti i saj, e duke e bėrė tė endej kuturu pėr shekuj tė tėrė pėrpara se tė gjente sėrish udhėn pėr te besimi i saj i vjetėr; shenja kėto tė dallueshme lehtėsisht nga tė gjithė vėzhguesit e vėmendshėm nė kėtė Shekull tė Njėzetė, kur Kisha tashmė po lufton t’u kthehet pas mėsimeve tė saj tė lashta mistike.

Por ka pasur gjithmonė disa shpirtra besnikė tė cilėt e kanė mbajtur tė gjallė Flakėn, janė pėrkujdesur pėr tė e nuk kanė lejuar qė drita e saj tė venitet. Dhe ėshtė falė kėtyre zemrave tė patrembura e mendjeve tė patundura, qė e kemi ende tė Vėrtetėn mes nesh. Por e Vėrteta nuk gjendet nė libra. Ajo ėshtė pėrēuar nga Mjeshtri te Nxėnėsi, nga Rishtari te Hierofanti, e pėshpėritur nė vesh. E nėse ndonjėherė ėshtė shkruar, kuptimi i saj ėshtė mbuluar nėn vellon e termave tė alkimisė e astrologjisė, nė mėnyrė qė vetėm ata tė cilėt zotėrojnė ēelėsin tė mund ta lexojnė drejtė.

Kjo u bė e domosdoshme nė mėnyrė qė tė shmangeshin pėrndjekjet e teologėve tė mesjetės, tė cilėt e luftuan Doktrinėn e Fshehtė me zjarr e shpatė, turrė drush, trekėmbėsh dhe kryq. Edhe sot nuk mund tė gjenden veēse fare pak libra tė besueshėm mbi Filozofinė Hermetike, paēka se ekzistojnė adresime tė panumėrta ndaj saj nė shumė libra tė shkruar nė faza tė ndryshme tė Okultizmit. Prapėseprapė, Filozofia Hermetike ėshtė Ēelėsi i vetėm Universal i cili do tė hapė tė gjitha dyert e Mėsimeve Okulte.

Nė ditėt e hershme, ekzistonte njė pėrmbledhje e disa Doktrinave Themelore Hermetike, tė pėrēuara nga mėsuesi te nxėnėsi, e njohur me emrin “Kybalion”, njė fjalė sė cilės domethėnia e kuptimi i kanė humbur prej shumė shekujsh. E megjithatė, ato qė kjo pėrmbledhje mėson, njihen nga disa persona tė cilėve u ėshtė pėrēuar gojarisht e brez pas brezi. Normat e saj nuk janė shkruar apo shtypur kurrė me aq sa dimė.

Kanė qenė thjesht njė koleksion parimesh, aksiomash dhe normash, tė cilat ishin tė pakuptueshme pėr tė huajt, por menjėherė tė zbėrthyeshme nga nxėnėsit nė momentin qė kėto parime, aksioma e norma, u shpjegoheshin e ilustroheshin me shembuj Neofitėve nga Rishtarėt Hermetikė.

Kėto mėsime pėrbėnin nė tė vėrtetė principet bazė tė “Artit tė Alkimisė Hermetike”, i cili ndryshe nga sa besohet masivisht, merrej me Mjeshtėrinė e Forcės Mendore dhe jo me Elementėt Materialė;shndėrrimin e Lėkundjeve Mendore nga njė lloj nė njė tjetėr, dhe jo shndėrrimin e njė lloj metali nė njė tjetėr. Legjenda e “Gurit Filozofik” i cili do tė kthente metale bazė ne flori, ishte njė alegori qė kishte lidhje me Filozofinė Hermetike, lehtėsisht e kuptueshme nga tė gjithė nxėnėsit e Hermeticizmit tė vėrtetė.

Nė kėtė libėrth, kapitulli i parė i tė cilit ėshtė pikėrisht ky, ne i ftojmė nxėnėsit tanė tė hulumtojnė Doktrinėn Hermetike, ashtu siē kėshillon Kybalioni dhe vetė ne, nxėnės tė pėrulur tė kėsaj doktrine, tė cilėt megjithėse mbajmė titullin “Rishtarė”, mbetemi gjithėsesi nxėnės nė kėmbėt e Hermesit, Mjeshtrit. Ne pra, ju japim kėtu shumė nga parimet, aksiomat e normat e Kybalion-it, tė shoqėruara me shpjegime dhe ilustrime tė cilat ne gjykojmė se kanė mė shumė gjasė t’i bėjnė mėsimet lehtėsisht tė kuptueshme nga nxėnėsi i sotėm, kryesisht pėr faktin se teksti origjinal ėshtė qėllimisht i mbuluar nėn vellon e terminologjisė sė errėt.

Nė vijim tė tekstit, parimet, aksiomat dhe normat origjinale tė “Kybalionit” janė tė shtypura nė formė citatesh me pikėsimin pėrkatės, pa iu prekur autorėsia. Ndėrkohė, puna jonė vetjake ėshtė shtypur nė mėnyrė tė rregullt si trup i faqes. Kemi besimin se nxėnėsit tė cilėt kanė tashmė nė duar kėtė punim tė vogėl, do tė pėrfitojnė po aq shumė prej faqeve tė tij sa shumė tė tjerė para tyre, duke ndėrmarrė tė njėjtėn Udhė drejt mjeshtėrisė, pėrmes gjithė shekujve qė kanė kaluar qė nga koha e HERMES TRISMEGISTUSIT, Mjeshtrit tė Mjesh trave, tė Madhit tė tė Mėdhenjve. Nė fjalėt e “Kybalionit” gjejmė:

“Kur dėgjohen hapat e Mjeshtrit, veshėt e atyre qė janė gati pėr Mėsimdhėnien e tij hapen katėr. ” – Kybalioni.

“Kur veshėt e nxėnėsit janė gati pėr tė dėgjuar, atėherė vijnė buzėt qė do t’i mbushin me Dituri.” – Kybalioni.

Kėshtu pra, nė pėrputhje me Doktrinėn, shfaqja e kėtij libri do tė tėrheqė vetėm vėmendjen e atyre qė janė tė pėrgatitur pėr t’i pritur kėto Mėsime. Kur nxėnėsi tė jetė gati pėr tė pritur tė Vėrtetėn, atėherė ky libėrth do tė mbėrrijė tek ai ose ajo.

I tillė ėshtė Ligji. Parimi Hermetik i Shkakut dhe Pasojės, nėn kėndvėshtrimin e tij tė Ligjit tė Tėrheqjes, do tė sjellė sė bashku buzėt dhe veshėt, nxėnėsin dhe librin.

Kėshtu u bėftė!

Pėrktheu: Adrian Kosturi
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Filozofia Hermetike

Mesazh  Magus prej 26.03.14 0:21

"Njeriu Tokėsor ėshtė njė Perėndi e vdekshme, Perėndia Qiellore ėshtė njė njeri i pavdekshėm"

Hermes Trismegistus
avatar
Magus

Kėrkoni tė vėrtetėn nė praktikė dhe jo me spekulime.
Ēfarėdo qoftė niveli i teorive qė ju mund tė zhvilloni, ato do tė mbeten gjithmonė masturbim intelektual.



155


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi