Nga rrėfimet e mjeshtrit Lieh-tzu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nga rrėfimet e mjeshtrit Lieh-tzu

Mesazh  Jon prej 26.08.12 23:11

Nga rrėfimet e mjeshtrit Lieh-tzu

Yang-ēł thoshte:

„Njerėzit janė tė ndryshėm nė jetė, por jo nė vdekje. Pėrgjatė jetės disa janė tė urtė, disa tė pamend, disa fisnikė e disa vulgarė; nė vdekje janė tė gjithė njė masė e shpėrbėrė ujėrash tė zeza. Kėto ndryshime pėrgjatė jetės, kjo barazi nė vdekje, janė vepėr e fatalitetit. Urtėsia e marrėzia, fisnikėria dhe vulgariteti nuk duhet tė konsiderohen si tė ishin entitete reale; ata janė vetėm forma tė prira kah masa e njerėzve, pa u ditur se prej ēfarė ligji. Cilatdo qė tė kenė qenė jetėgjatėsia apo forma e jetės, ato janė tė mbyllura nė vdekje. I miri dhe i urti, keqbėrėsi dhe i marri, vdesin tė gjithė nė tė njejtėn mėnyrė. Mbas vdekjes sė perandorėve Yao dhe Shiunn e tė tiranėve Kié dhe Ēeu, mbetėn vetėm kufomat e tyre tė dekompozuara, tė cilat ishte e pamundur t‘i dalloje nga njera-tjetra. Pėr rrjedhojė, duhet jetuar jeta e tashme, e s‘duhet tė shqetėsohemi pėr atė qė do ndodhė mbas vdekjes sonė“.

Yang-ēu thoshte:

„Pai-i e la veten tė vdiste nga uria prej ndershmėrisė sė tepruar; Ēan-Ki e la tė shuhej fisin e tij pėr shkak tė pėrkorjes. Ja se ēfarė u sjell edhe njerėzve mė tė mirė mosnjohja e principeve“.

Yang-ēł thoshte:

„Yüan-hien ishte i varfėr nė Lu, e Zé-cung ishte i pasur nė Uei. Varfėria shkurtoi jetėn e Yüan-hien, ndėrsa pasuria me tėrė trazimet e veta e brejti jetėn e Zé-cung. Por nėse varfėria dhe pasuria qėnkan tė dyja tė dėmshme, ē‘duhet bėrė atėherė? Pėrgjigja: tė jetosh i lumtur, ta trajtosh mirė trupin, ja se ē‘duhet bėrė. Njeriun qė ėshtė pėrherė i lumtur, as varfėria nuk mund ta dėmtojė (sepse nuk e ligėshton). Njeriun qė e trajton mirė trupin e vet, nuk e dėmton as pasuria qė ka (sepse nuk cfilitet prej trazimeve qė ajo sjell)“.

————

Mong-sunn-yang pyeti Yang-ēł-nė:

„Njė njeri qė mbikqyr mėnyrėn e tij tė tė jetuarit dhe tregon kujdes pėr trupin e tij, a mund t‘ia dalė mbanė tė mos vdesė?“

„Sigurisht qė do tė arrijė tė jetojė pak mė gjatė“-u pėrgjigj Yang-ēł.- „Por a mos vallė tė jetuarėt mė gjatė ėshtė njė qėllim pėr tė cilin ia vlen tė mundohemi kaq shumė? Bota ka qenė e do jetė gjithmonė e mbushur plot vuajtje, rreziqe, tė kėqija, peripeci. Gjėrat qė ndjehen, qė shikohen, janė pėrherė tė njejtat; edhe ndryshimet nuk sjellin kurrė diēka tė re. Mbas njėqind vjet jete, ata qė nuk kanė vdekur nga dhimbja, do tė vdesin nga mėrzia“.

„Atėherė“-tha Mong-sunn-yang, „simbas jush zgjedhja ideale do tė ishte vetėvrasja?“.

„Kjo as duhet ēuar ndėrmend“-u pėrgjigj Yang-ēł. „Duhet duruar jeta pėr aq sa zgjat, duke u pėrpjekur pėr tė pėrftuar tė gjitha kėnaqėsitė e mundshme. Duhet tė pranohet vdekja kur arrin, duke u ngushėlluar me idenė se kėsisoj gjithēka do marrė fund. Jeta nuk mund tė zgjatet, por as dhe nuk duhet nxituar vdekja“.

———–

Nė Uei, njė njeri me emrin Tong-menn U kishte humbur tė birin, por nuk ishte asfare i dėshpėruar. Dikush qė banonte aty pranė, i tha:

„Por ju e keni dashur shumė birin tuaj; si ka mundėsi qė tashti qė ai ka vdekur ju as nuk qani pėr tė?“

Tong-Menn U u pėrgjigj:

“Dikur, vite e vite para lindjes sė tij, kam jetuar pa kėtė djalė, por nuk isha i dėshpėruar pėr kėtė arsye. Tashti qė ai ka vdekur, unė rikthehem nė atė kohė, duke pėrfytyruar sikur nuk e kam patur kurrė, e kėshtu, si atėherė, nuk ndjej dhimbje. Nė fund tė fundit ē‘dobi ka?! Bujqit shqetėsohen pėr tė mbjellat e tyre, tregtarėt pėr mallin e tyre, artizanėt pėr zanatin e tyre, funksionarėt pėr zyrėn e tyre. Tashti, tė gjitha kėto gjėra janė tė lidhura me rrethanat e nuk mvaren nga vullneti i tyre. Pėr bujkun nevojitet shiu, pėr tregtarin fati, pėr artizanin puna, pėr funksionarin rasti i tė shquarit pėrmbi tė tjerėt. Tashti, rrethanat dhe rastet mvaren tė gjitha vetėm nga Vullneti i epėrm“.

Pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nga rrėfimet e mjeshtrit Lieh-tzu

Mesazh  Equinox prej 10.09.16 20:58

Mėsime tė filozofit tė madh kinez, Lao Tzu



Lao Tzu, njė prej filozofėve dhe poetėve mė tė famshėm tė Kinės sė lashtė, ka lėnė pas shumė mėsime tė rėndėsishėm. I njohur mė mirė si autori i Tao Te Ching dhe themelues i Taoizmit filozofik , urtėsia e tij e spikatur dhe mesazhet e paqes, pajtimit dhe tė jetuarit nė mėnyrė kohezive, na kujtojnė se ēfarė ėshtė me tė vėrtetė e rėndėsishme nė jetė, dhe si mund tė zhvillohemi nė mėnyrė kolektive. Nė kulturėn kineze ai ishte njė figurė qendrore, por fjalėt e tij mund tė gjejnė zbatim pėr popujt e tė gjithė botės.

   E ke ti pėrgjigjen pėr pyetjet mė tė rėndėsishme tė jetės. Kur sheh brenda teje, do tė gjesh gjithēka qė tė nevojitet.

“Nė qendrėn e qenies tėnde, ti e ke pėrgjigjen; ti e di se kush je dhe e di se ēfarė do”. “Tė njohėsh tė tjerėt ėshtė inteligjencė; tė njohėsh vetveten ėshtė menēuri. Tė kontrollosh tė tjerėt ėshtė forcė; tė kontrollosh vetveten ėshtė fuqia e vėrtetė”. “Kur heq dorė nga ai qė jam, unė shndėrrohem nė atė qė do tė bėhem”.


2. Duke qenė tolerant vetveten, ti bėhesh i lirė. Ti pushton veten tėnde dhe botėn, atėherė kur ti e lejon, dhe nuk e lufton, ekzistencėn e tyre.
“Duhet tė lėsh gjėrat ashtu si janė. Bota fitohet duke e qenė tolerantė”.
“Mėsuesi vepron duke mos bėrė asgjė dhe mėson duke mos thėnė asgjė. Gjėrat shfaqen dhe ai i lė tė vijnė; gjėrat zhduken dhe ai i lė tė ikin. Ai ka, por nuk zotėron, vepron por nuk pret. Kur puna mbaron, ai e harron. Ja pėrse zgjat gjithmonė”.
“Nėse do tė bėhesh i plotė, lėre veten tė jesh i pjesshėm. Nėse do tė bėhesh i drejtė, lėre veten tė jesh i shtrembėt. Nėse do tė bėhesh plot, lėre veten tė jetė bosh. Nėse do tė rilindėsh, lėre veten tė vdesė. Nėse do tė tė japin gjithēka, hiq dorė nga gjithēka”.
“A e ke burimin qė tė presėsh deri kur balta tė bjerė dhe uji tė pastrohet? A mund tė qėndrosh pa lėvizur, deri kur veprimi i duhur tė shfaqet vetė”?


3. Etiketat dhe dėshirat egoiste nuk do tė tė japin asnjėherė kėnaqėsinė e njohjes sė vėrtetė tė vetvetes.
“Ai qė e pėrcakton vetveten, nuk do ta dijė kurrė se cili ėshtė nė tė vėrtetė”
“Ai qė ka fuqi mbi tė tjerėt, nuk mund tė fuqizojė veten”.
“Ai qė pėrpiqet tė shkėlqejė, e zbeh dritėn e vetes sė tij”.


4. E keqja ikėn dhe shkėrmoqet, kur ti nuk i kushton vėmendje
“Mos i jep tė keqes asgjė tė cilės t’i kundėrvihet, dhe do tė shohėsh qė do tė zhduket vetė”.


5. Mirėsia dhe dhembshuria pėr tė tjerėt, nė fund do tė fitojnė gjithmonė, pavarėsisht sa shumė zgjat mbretėrimi i tė keqes.
“Trajtoji ata qė janė tė mirė me mirėsi, dhe trajto gjithashtu ata qė nuk janė tė mirė, po me mirėsi. Kėshtu e merr tė mirėn mbrapsht. Ji i ndershėm me ata qė janė tė ndershėm, dhe ji gjithashtu i ndershėm me ata qė nuk janė. Kėshtu sigurohet ndershmėria”.
“Mirėsia nė fjalė krijon besim. Mirėsia nė tė menduar krijon thellėsi. Mirėsia nė tė dhėnė krijon dashuri”.
“Tė jesh thellėsisht i dashuruar nga dikush tė jep forcė, ndėrkohė qė kur dashuron dikė thellėsisht, tė jep kurajė”.


6. Ki kurajėn tė jesh vetvetja, pa e vrarė mendjen se ēfarė mendojnė tė tjerėt.
“Vrije mendjen pėr miratimin e njerėzve, dhe ti do tė jesh i burgosuri i tyre”.
“Kur je i kėnaqur qė je thjeshtė vetvetja, dhe nuk krahasohesh apo konkurron, tė gjithė do tė respektojnė”.


7. Menēuria dhe forca vijnė prej pėrulėsisė.
“Njeri i menēur ėshtė ai, qė e di, atė qė nuk di”.
“tė gjithė rrėketė derdhen nė det, sepse deti ėshtė mė poshtė se ato. Pėrulėsia ia jep atij fuqinė qė ka”.


8. Ndryshimi ėshtė i pashmangshėm, kėshtu qė pėrqafoje, edhe nėse duket i parehatshėm.
“Nėse kupton qė tė gjithė gjėrat ndryshojnė, nuk ka asgjė pas tė cilės do tė duash tė kapesh. Nėse nuk ke frikė nga vdekja, atėherė nuk ka asgjė qė nuk mund ta arrish”.
“Fillimet e reja shpesh herė maskohen si funde tė dhimbshėm”.


9. Njė udhėheqės i madh e kupton se nuk ėshtė mbi ndjekėsit e tij; ai ėshtė thjeshtė njėri prej tyre.
“Udhėheqėsi i lig ėshtė ai qė njerėzit e urrejnė. Udhėheqėsi i mirė ėshtė ai qė njerėzit e nderojnė. Udhėheqėsi i madh ėshtė ai pėr tė cilin njerėzit thonė: “E krijuam vetė”.
“Nėse dėshiron tė qeverisėsh njerėzit, duhet tė vendosėsh veten poshtė tyre. Nėse do t’i udhėheqėsh njerėzit, duhet tė mėsosh si t’i ndjekėsh ata”.


10. Orvatu tė mos bėsh asgjė dhe tė jesh asgjė; kėtu do tė gjesh lumturinė e vėrtetė.
“Kur asgjė nuk bėhet, asgjė nuk lihet pa u bėrė”.
“Shėndeti ėshtė zotėrimi mė i madh qė ke. Kėnaqėsia ėshtė thesari mė i madh. Vetėbesimi ėshtė miku mė i mirė. Mos-qenia ėshtė gėzimi mė i madh”.

Bota.al
avatar
Equinox

250


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi