Polariteti

Shko poshtė

Polariteti

Mesazh  Jon prej 26.08.12 23:30

POLARITETI



“Gjithēka ėshtė e dyzuar; gjithēka ka pole; gjithēka ka ēiftin e saj tė tė kundėrtave; ngjashmėria dhe dallimi janė e njėjta gjė; tė kundėrtat janė identike nė natyrėn e tyre, por tė ndryshme nė gradė; skajet takohen; tė gjitha tė vėrtetat nuk janė veēse gjysmė tė vėrteta; tė gjithė paradokset mund tė pajtohen.” – Kybalioni

Parimi i katėrt i madh Hermetik, Parimi i Polaritetit, trupėzon vėrtetėsinė qė pohon se ēdo gjė e manifestuar ka “dy anė”, “dy aspekte”, “dy pole”, “njė ēift tė kundėrtash” ku midis dy skajeve qėndrojnė gradė tė shumėfishta. Duke e kuptuar nė thelb kėtė Parim, mund tė zgjidhen paradokse tė vjetra, tė cilat kanė turbulluar ngaherė mendjet njerėzore. Njeriu nė vetvete e ka pranuar gjithmonė njė koncept tė ngjashėm me kėtė Parim, tė cilin ėshtė orvatur ta formulojė me thėnie, fjalė tė urta dhe aforizma tė tipit: “tė gjitha tė vėrtetat nuk janė veēse gjysmė tė vėrteta”, “ēdo pohim ėshtė gjysmė i gėnjeshtėrt”, “gjithēka ka dy anė”, “ka dy faqe tė ēdo medaljeje” etj.

Doktrina Hermetike na sqaron se dallimet midis gjėrave tė cilat nė pamje tė parė duken diametralisht tė kundėrta, qėndrojnė thjeshtė nė gradė. Doktrina na tregon se “ēiftet e tė kundėrtave mund tė bashkohen”, se “teza dhe antiteza kanė natyrė identike, por ndryshojnė nė gradė”, dhe se nėpėrmjet njohjes sė Parimit tė Polaritetit mund tė kryhet “pajtimi universal i tė kundėrtave”. Mėsuesit pohojnė se shembuj ilustrues pėr kėtė Parim mund tė gjenden lirisht gjithkund, si edhe mund tė pėrftohen pėrmes kėqyrjes sė natyrės sė vėrtetė tė gjėrave.

Ata fillimisht na tregojnė se Shpirti dhe Materia nuk janė gjė tjetėr veēse pole tė tė njėjtės gjė, e rrafshet ndėrmjetėse janė thjeshtė gradė lėkundjeje. Ata na tregojnė se GJITHĖSIA dhe Tė Tjerat janė e njėjta gjė dhe se dallimi ėshtė thjeshtė ēėshtje gradėsh nė Manifestimin Mendor. Nė tė njėjtėn mėnyrė, LIGJI dhe Ligjet janė dy pole tė kundėrta tė tė njėjtės gjė. Po kėshtu edhe PARIMI dhe Parimet. Mendja e Pafundme e mendjet e fundme.

Duke u hedhur mė pas nė Rrafshin Fizik, mėsuesit e ilustrojnė Parimin duke dėshmuar se Nxehtėsia dhe Ftohtėsia janė identike nė natyrė dhe se dallimi midis tyre ėshtė thjeshtė ēėshtje gradėsh. Termometri tregon shumė gradė tė temperaturės ku skaji mė i ulėt pėrbėn “ftohtėsinė” dhe ai mė i lartė “nxehtėsinė”. Midis kėtyre dy skajeve, gjenden shumė gradė tė “sė ngrohtės” apo tė “sė ftohtės”, tė cilat sido qė t’i etiketojmė, mbetemi gjithsesi korrektė. Kur shqyrtojmė dy gradė, grada qė qėndron sipėr ėshtė gjithmonė “mė ngrohtė” dhe ajo qė qėndron poshtė ėshtė gjithmonė “mė ftohtė”.

Standardi absolut nuk ekziston; gjithēka ėshtė ēėshtje gradėsh. Nuk ekziston njė vend i caktuar nė termometėr ku ngrohtėsia pėrfundon e ku nis ftohtėsia. Gjithēka ėshtė njė ēėshtje lėkundjesh mė tė larta apo mė tė ulėta. Edhe vetė fjalėt “i lartė” apo “i ulėt” tė cilat jemi tė shtrėnguar t’i pėrdorim, nuk janė veēse pole tė sė njėjtės gjė; terminologji relative. I njėjti arsyetim vlen pėr “Lindjen e Perėndimin”; nėse udhėtoni pėrqark botės nė drejtim tė lindjes, do tė mbėrrini nė njė pikė e cila quhet perėndim nė vendin prej ku u nisėt. Udhėtoni vazhdimisht nė drejtim tė Veriut, e do ta gjeni veten duke udhėtuar drejt Jugut, ose anasjelltas.

Drita dhe Errėsira janė pole tė tė njėjtės gjė tė ndara nga gradė tė shumta qė qėndrojnė mes tyre. E njėjta gjė edhe me shkallėn muzikore, ku duke u nisur nga “C” udhėtoni lart derisa mbėrrini te njė tjetėr “C” e kėshtu me radhė, me dallime tė njėjta e me gradė tė shumta midis dy skajeve. Njėsoj edhe pėr shkallėn e ngjyrave, ku lėkundjet e larta apo tė ulėta janė i vetmi dallim midis ngjyrės vjollcė dhe asaj tė kuqe. I Madh apo i Vogėl janė koncepte relative. Po kėshtu janė edhe Zhurma e Qetėsia dhe tė njėjtit rregull i nėnshtrohen edhe Fortėsia e Butėsia. Njėsoj edhe pėr Mprehtėsinė dhe Topitjen. Pozitivja dhe Negativja janė dy pole tė tė njėjtės gjė, tė ndara nga gradė tė panumėrta tė ndėrmjetme.

E Mira dhe e Keqja nuk janė absolute; ne e quajmė njėrin skaj tė shkallės e Mira dhe skajin tjetėr e Keqja, apo njėrin skaj Mirėsia e tjetrin Ligėsia, nė pėrputhje me formėn e pėrdorimit. Diēka ėshtė “mė pak e mirė” se diēka tjetėr qė qėndron mė lart nė shkallė, por me radhė, kjo gjė “mė pak e mirė” ėshtė “mė e mirė” se gjėja tjetėr pasuese qė ndodhet poshtė saj, e kėshtu nė vazhdimėsi, nė varėsi tė pozicionit pėrkatės nė shkallė.

Po kėshtu ndodh edhe nė Rrafshin Mendor. “Dashuria e Urrejtja” nė pėrgjithėsi shihen si gjėra diametralisht tė kundėrta me njėra-tjetrėn, krejtėsisht tė ndryshme e tė papajtueshme. Por kur zbatojmė Parimin e Polaritetit, zbulojmė se nuk ekzistojnė gjėra si Dashuria Absolute apo urrejtja Absolute nė formė tė ndarė nga njėra-tjetra. Qė tė dyja janė thjeshtė fjalė pėr tė pėrshkruar dy pole tė tė njėjtės gjė.

Duke u nisur nga njė pikė ēfarėdo e shkallės matėse, teksa ngjitemi do tė gjejmė “mė shumė dashuri” apo “mė pak urrejtje”, e teksa zbresim “mė shumė urrejtje” apo “mė pak dashuri”, pavarėsisht nga pozicioni i lartė apo i ulėt i pikėnisjes fillestare. Ekzistojnė gradė tė Dashurisė e urrejtjes dhe ekziston njė pikė e ndėrmjetme nė tė cilėn “Pėlqimi apo Mospėlqimi” zbehet aq shumė, sa bėhet e vėshtirė pėr t’u dalluar. Trimėria dhe Frika i nėnshtrohen tė njėjtit rregull. Ēiftet e tė Kundėrtave shfaqen gjithkund. Aty ku gjeni njėrėn gjė, do tė gjeni edhe tė kundėrtėn e saj, polin tjetėr.

Ėshtė pikėrisht ky fakt ai qė i mundėson Hermetistėve tė shndėrrojnė njė gjendje tė caktuar mendore nė njė tjetėr pėrgjatė trajtave tė Polarizimit. Nuk mund tė shndėrrohen gjėra tė cilat u pėrkasin klasave tė ndryshme, por ėshtė plotėsisht e mundur tė shndėrrohen gjėra tė cilat i pėrkasin tė njėjtės klasė duke ndryshuar polaritetin e tyre.

Kėshtu Dashuria nuk mund tė kthehet kurrė nė Lindje apo nė Perėndim, nė tė Kuqe apo nė Vjollcė, por mund dhe shpesh kthehet nė Urrejtje, e anasjelltas edhe Urrejtja mund tė transformohet nė Dashuri nėpėrmjet ndryshimit tė Polaritetit. Trimėria mund tė kthehet nė frikė e anasjelltas. Gjėrat e Forta mund tė Zbuten. Gjėrat e Topitura mund tė kthehen nė tė Mprehta. Gjėrat e Nxehta mund tė Ftohen e kėshtu me radhė.

Shndėrrimi mund tė kryhet gjithmonė vetėm brenda gjėrave tė tė njėjtės bashkėsi, por me gradė tė ndryshme. Tė marrim rastin e njė njeriu Frikacak. Duke i rritur lėkundjet e tij mendore pėrgjatė linjės Frikė-Trimėri, ai mund tė mbushet me Trimėrinė e Kurajėn mė tė lartė tė mundshme. Nė tė njėjtėn mėnyrė, thjesht duke u polarizuar pėrgjatė linjave tė cilėsisė sė dėshiruar, njeriu i Plogėt mund ta shndėrrojė veten nė njė individ Aktiv dhe Energjik.

Nxėnėsi qė ėshtė njohur me proceset nėpėrmjet tė cilave shkolla tė ndryshme tė Shkencės Mendore etj. shkaktojnė ndryshime nė gjendjet mendore tė pasuesve tė tyre, mund tė mos e kuptojė menjėherė parimin qė qėndron pas kėtyre ndryshimeve. Sidoqoftė, kur Parimi i Polariteti rroket plotėsisht dhe vihet re se ndryshimet mendore shoqėrohen me njė ndryshim polariteti, njė lėvizje pėrgjatė sė njėjtės shkallė, ēėshtja bėhet menjėherė mė e kuptueshme.

Natyra e transformimit nuk ėshtė shndėrrimi i diēkaje nė njė diēka tjetėr krejtėsisht tė ndryshme, por thjeshtė ndryshimi i gradėve tė tė njėjtės gjė, njė dallim ky tejet i rėndėsishėm. Si shembull mund tė huazojmė njė analogji nga Rrafshi Material: ėshtė e pamundur tė shndėrrohet Nxehtėsia nė Mprehtėsi, Zhurmė, Lartėsi etj., por ajo mund tė shndėrrohet lehtėsisht nė Ftohtėsi thjesht duke ulur lėkundjet. Nė mėnyrė tė ngjashme, Dashuria e Urrejtja, Frika e Trimėria mund tė shndėrrohen nė mėnyrė tė ndėrsjellėt. Por Frika nuk tė transformohet nė Dashuri, e as Trimėria nuk mund tė bėhet Urrejtje. Gjendjet mendore kategorizohen ne klasa tė panumėrta, ku secila klasė ka polet e saj tė kundėrta, pėrgjatė tė cilave ėshtė i mundur edhe shndėrrimi.

Nxėnėsi ėshtė i aftė tė dallojė menjėherė se si nė gjendjet mendore, ashtu edhe nė dukuritė e Rrafshit Fizik, dy polet mund tė kategorizohen respektivisht si Pozitivi dhe Negativi. Kėshtu Dashuria ėshtė Pozitive ndaj Urrejtjes, Trimėria ndaj Frikės, Aktiviteti ndaj Plogėshtisė etj. Ėshtė po kėshtu e dallueshme qoftė edhe nga ata tė cilėt nuk e njohin Parimin e Lėkundjes, se poli Pozitiv ėshtė nė pamje tė parė mė i lartė nė gradė se poli Negativ dhe ėshtė dominues i kėtij tė fundit. Prirja e Natyrės anon nė drejtim tė veprimtarisė sė polit Pozitiv.

Pėrveē shkėmbimit tė poleve tė gjendjeve mendore tė njė personi nėpėrmjet ushtrimit tė artit tė Polarizimit, dukuria e Ndikimit Mendor nė fazat e saj tė shumėfishta, na tregon se parimi mund tė zgjerohet nė mėnyrė qė tė pėrqafojė edhe dukurinė e ndikimit tė njė mendjeje mbi njė tjetėr, gjė pėr tė cilėn ėshtė shkruar e folur shumė gjatė viteve tė fundit.

Kur tė kuptohet se Induksioni Mendor ėshtė i mundshėm dhe se gjendjet mendore mund ndryshohen prej tė tjerėve nėpėrmjet “induksionit”, atėherė mund tė vėrehet qartazi se nė ē’mėnyrė njė frekuencė e caktuar lėkundjeje, apo polarizimi i njė gjendjeje tė caktuar mendore, mund t’i transmetohet njė personi tjetėr, duke i ndryshuar nė kėtė mėnyrė polaritetin nė atė klasė gjendjesh mendore.

Nėpėrmjet kėtij parimi pėrftohen edhe rezultatet e “trajtimeve tė shumta mendore”. Si shembull mund tė marrim dikė qė ndihet i trishtuar, melankolik dhe i mbushur me frikė. Njė shkencėtar i mendjes, e ngre mendjen e tij nė nivelin e dėshiruar tė lėkundjeve pėrmes vullnetit tė tij tė ushtruar, duke arritur kėshtu polarizimin vetjak tė dėshiruar, e mė pas riprodhon njė gjendje tė ngjashme mendore te personi tjetėr pėrmes induksionit.

Rezultati ėshtė rritja e lėkundjeve te personi tjetėr dhe polarizimi i kėtij tė fundit drejt skajit Pozitiv tė shkallės e jo atij Negativ, duke shndėrruar Frikėn nė Kurajė dhe emocionet e tjera negative nė gjendje mendore pozitive. Njė hulumtim i shkurtėr do t’ju tregojė se kėto ndryshime mendore kryhen pothuajse pa pėrjashtim pėrmes Polarizimit dhe se dallimi midis tyre qėndron nė gradė e jo nė lloj.

Njohuria mbi ekzistencėn e kėtij Parimi tė madh Hermetik, do t’i mundėsojė nxėnėsit tė kuptojė mė mirė si gjendjet mendore vetjake, ashtu edhe ato tė tė tjerėve. Ai do tė vėrejė se tė gjitha kėto gjendje janė ēėshtje gradėsh, e kėshtu do tė fitojė aftėsinė rrisė apo tė ulė lėkundjet sipas dėshirės, tė kėmbejė polet e tij mendore, duke u bėrė nė kėtė mėnyrė Padron i gjendjeve tė tij mendore nė vend qė tė jetė shėrbėtor apo skllav i tyre.

Nėpėrmjet njohurisė sė tij ai do tė jetė i aftė tė ndihmojė tė tjerėt me zgjuarsi, e tė ndryshojė polaritetin e tyre pėrmes metodave tė pėrshtatshme kur kjo ėshtė e dėshirueshme. Ne i kėshillojmė tė gjithė nxėnėsit tė njihen nga afėr me Parimin e Polaritetit, pasi tė kuptuarit nė mėnyrė tė drejtė i kėtij tė fundit, do t’i ndihmojė tė hedhin dritė mbi shumė ēėshtje tė koklavitura.

Pėrktheu: Adrian Kosturi
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi