Shkakėsia

Shko poshtė

Shkakėsia

Mesazh  Jon prej 26.08.12 23:48

SHKAKĖSIA

“Ēdo Shkak ka Pasojėn e tij; ēdo Pasojė ka Shkakun e saj; gjithēka ndodh nė pėrputhje me Ligjin; Rastėsi nuk ėshtė veēse emri qė i japim njė Ligjėsie tė panjohur; ekzistojnė shumė rrafshe shkakėsie, por asgjė nuk i shpėton Ligjit.” – Kybalioni

Parimi i Gjashtė Hermetik, Parimi i Shkakut dhe Pasojės, trupėzon vėrtetėsinė qė pohon se Ligji ėshtė i kudondodhur nė Univers dhe se asgjė nuk ndodh Rastėsisht; Rastėsi ėshtė thjeshtė njė fjalė qė dėshmon se shkaku ekziston, por mbetet i panjohur apo i paperceptueshėm. Kjo dukuri ėshtė e vazhdueshme, pa ndėrprerje apo pėrjashtime.

Parimi i Shkakut dhe Pasojės qėndron nė themel tė mendimit shkencor bashkėkohor dhe tė lashtė, e ėshtė shpallur prej Mėsuesve Hermetikė qė nė ditėt e hershme. Megjithėse qė prej asokohe kanė lindur debate tė shumta mes shkollave tė ndryshme tė mendimit, kėto diskutime kanė qenė tė pėrqendruara mbi detajet e mėnyrės sė veprimit tė Parimit, ose akoma mė shpesh, mbi kuptimin e disa fjalėve tė caktuara. Parimi i Shkakut dhe Pasojės ėshtė pranuar si i drejtė praktikisht nga tė gjithė mendimtarėt e botės tė denjė pėr kėtė emėr. Tė mendosh ndryshe, do tė thotė ta heqėsh dukurinė e universit nga kontrolli i Ligjit dhe Rregullsisė, e ta dorėzosh nė kontrollin e diēkaje imagjinare tė cilėn njerėzit e kanė quajtur “Rastėsi”.

Njė shqyrtim i shpejtė do t’i tregonte gjithkujt se nė realitet Rastėsia e pastėr nuk ekziston. Fjalori Webster e pėrkufizon fjalėn “Rastėsi” si vijon: “Njė faktor i supozuar apo mėnyrė veprimtarie qė nuk i bindet njė force, rregullsie apo qėllimi; veprimtaria a aktiviteti i kėtij faktori; pasoja e supozuar e kėtij faktori; ndodhi rastėsore, shans, diēka e rastit etj.” Por njė shqyrtim i shkurtėr do t’ju tregonte se nuk mund tė ekzistojė njė faktor si “Rastėsia”, nė kuptimin e diēkaje qė qėndron jashtė Ligjėsisė apo jashtė Shkakut e Pasojės. Si mund tė ekzistojė diēka qė vepron nė dukuritė e universit e pavarur nga ligjet, rregullsia dhe vazhdimėsia e kėtij tė fundit?

Kjo diēka do tė ishte krejtėsisht e pavarur nga prirja drejt rregullsisė qė ka universi, e si pasojė do tė qėndronte me lart se vetė universi. Ne nuk mund tė konceptojmė asgjė jashtė GJITHĖSISĖ dhe kjo sepse GJITHĖSIA ėshtė LIGJ nė vetvete. Nuk ka hapėsirė nė univers pėr diēka tė pavarur nga Ligji. Vetė ekzistenca e njė Diēkaje tė tillė do tė shfuqizonte gjithė Ligjet e Natyrės e do ta fundoste universin nė njė rrėmujė kaotike e nė ērregullim.

Njė studim i kujdesshėm do tė tregonte se ajo ēka ne quajmė “Rastėsi” nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė shprehje qė lidhet me mosnjohjen e shkaqeve, shkaqe tė cilat ne nuk mund t’i perceptojmė e rrjedhimisht nuk mund t’i kuptojmė. Fjala Rastėsi vjen nga fjala “rast”, dhe nėnkupton njė ndodhi rastėsore, tė ngjashme me hedhjen e zareve tė lojės, rėnia e tė cilėve thjesht “ndodh” rastėsisht dhe nuk ka lidhje me ndonjė shkak. Ky ėshtė kuptimi nė tė cilin pėrdoret pėrgjithėsisht kjo fjalė.

Por nėse kjo ēėshtje hetohet nga afėr, vihet re se nuk ka absolutisht asgjė rastėsore nė rėnien e zareve. Sa herė qė njė zar hidhet e shfaq njė numėr tė caktuar, ai i bindet njė ligji qė ėshtė po aq i pagabueshėm sa edhe ligji qė rregullon rrotullimin e planetėve rreth diellit. Pas rėnies sė caktuar tė zareve, qėndrojnė shkaqe ose vargje shkaqesh qė shkojnė pėrtej aftėsisė gjurmuese tė mendjes sonė. Pozicioni fillestar i zareve, energjia e gjeneruar nga muskujt gjatė hedhjes, gjendja e tavolinės etj., janė tė gjitha shkaqe me pasojė tė dukshme. Pėrtej kėtyre shkaqeve tė dukshme ekzistojnė vargje shkaqesh paraprirės tė padukshme dhe tė gjitha kėto, kanė ndikimin e tyre mbi numrin qė bie faqelart pasi ėshtė hedhur zari.

Nėse njė zar hidhet shumė herė radhazi, do tė vihet re se numrat qė dalin priren tė jenė tė barabartė, pra numri njė priret tė shfaqet po aq herė sa numri dy e kėshtu me radhė. Nėse hidhni pėrpjetė njė monedhė, do tė bjerė nė tokė “kokė” ose “pilė”, por nėse e hidhni shumė herė radhazi numri i kokave dhe pileve pothuajse do tė barazohet.

Kėtu hyn nė fuqi ligji i mesatares. Por si ligji i mesatares ashtu edhe njė hedhje e vetme, i nėnshtrohen Ligjit tė Shkakut e Pasojės, e nėse ne do tė ishim tė aftė tė ekzaminonim shkaqet pararendėse do tė mund tė shihnim qartėsisht se do tė ishte e pamundur pėr zarin tė binte ndryshe nga sa ra, nė tė njėjtat rrethana e nė tė njėjtėn kohė. Shkaqet e njėjta sjellin pasoja tė njėjta. Ekziston gjithmonė njė “shkak” dhe njė “sepse” pėr ēdo ngjarje. Asgjė nuk “ndodh” thjeshtė pa njė arsye apo pa njė varg tė tėrė arsyesh.

Shpesh nė mendjet e atyre qė shqyrtojnė kėtė Parim shfaqet njėfarė pėshtjellimi qė rrjedh nga fakti se ata janė tė paaftė tė shpjegojnė se si diēka mund tė krijojė diēka tjetėr, apo tė jetė “krijuesja” e gjėsė sė dytė. Faktikisht asnjė “gjė” nuk mund tė “krijojė” njė “gjė” tjetėr. Shkaku e Pasoja ka tė bėjė drejtpėrdrejtė me “ngjarjet”. “Ngjarje” quhet “ajo ēka vjen, pason apo ndodh si rezultat apo pasojė e njė ngjarjeje paraprirės”. Njė ngjarje nuk “krijon” ngjarje tė tjera, por pėrbėn njė hallkė pararendėse nė vargun e madh tė ngjarjeve qė burojnė nga energjia krijuese e GJITHĖSISĖ.

Ekziston njė vazhdimėsi midis tė gjitha ngjarjeve paraprirės, aktuale dhe pasuese. Ekziston njė lidhje midis ēdo gjėje qė ka kaluar dhe gjithēkaje qė do tė pasojė. Njė gur shkėputet nga faqja e malit dhe rrėzohet mbi ēatinė e njė shtėpize poshtė nė luginė. Nė pamje tė parė kjo pasojė duket e rastėsishme, por nėse e shqyrtojmė ēėshtjen, pas saj do tė gjejmė njė mori shkaqesh.

Fillimisht ishte shiu ai qė zbuti tokėn qė mbante gurin, ēka bėri qė ky i fundit tė binte; kėsaj i paraprin ndikimi i diellit dhe i shirave tė mėparshme etj., tė cilat gradualisht copėtuan e shkėputėn gurin nga shkėmbi; kėtyre i paraprijnė shkaqet tė cilat ēuan nė krijimin e malit, lartėsimin e tij nga konvulsionet natyrore e kėshtu me radhė nė pafundėsi. Mund tė gjurmonim shkaqet qė qėndrojnė pas shiut etj. Mė pas mund tė trajtonim ekzistencėn e ēatisė. Shkurtimisht, do tė ngatėrroheshim keq nė njė lėmsh shkaqesh e pasojash prej tė cilit do tė pėrpiqeshim mė kot tė shpėtonim.

Ashtu siē ndodh me njeriun i cili ka dy prindėr, katėr gjyshėr, tetė stėrgjyshėr, gjashtėmbėdhjetė katragjyshėr e kėshtu me radhė derisa pas 40 brezash numri i paraardhėsve tė tij do tė jetė disa milionė, ashtu ndodh edhe me numrin e shkaqeve qė qėndrojnė pas njė ngjarjeje apo dukurie, qoftė kjo po aq e papėrfillshme sa edhe kalimi i njė grimce bloze pėrpara syve tuaj.

Nuk ėshtė aspak e thjeshtė tė gjurmohet ajo grimcė bloze deri nė periudhat e hershme tė historisė sė botės, kur ajo ishte pjese e trungut masiv tė njė druri, i cili mė pas u shndėrrua nė qymyr, e kėshtu me radhė, derisa nė formėn e grimcės sė blozės kalon pėrmes fushėpamjes suaj, nė rrugėtimin drejt aventurash tė reja. Njė varg i stėrmadh ngjarjesh, shkaqesh e pasojash e transformuan grimcėn nė gjendjen nė tė cilėn ndodhet, e kjo grimcė nė vetvete nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė nga vargjet e ngjarjeve qė do tė prodhojnė ngjarje tė tjera edhe qindra vjet mė pas.

Diēka nga seria e ngjarjeve qė lindin prej grimcės sė vogėl tė blozės, ishte edhe shkrimi i kėtyre rreshtave, ēka bėri qė radhitėsi nė shtypshkronjė tė kryente njė punė tė caktuar nė lidhje kėtė, e po kėshtu edhe korrektori i bocave; grimca e blozės do tė ndikojė nė formimin e disa e ideve tė caktuara nė mendjen tuaj dhe tė tė tjerėve, tė cilat mė pas do tė ndikojnė tė tjera mendje e kėshtu me radhė pafund, pėrtej aftėsisė sė njeriut pėr tė menduar mė tutje, dhe e gjitha kjo nga kalimi i njė grimce tė vogėl bloze, qė dėshmon pėr relativitetin e gjėrave dhe lidhjen e ngushtė qė ekziston mes tyre, si edhe thekson faktin se “nuk ka tė madh apo tė vogėl brenda mendjes, qė ėshtė shkaku i gjithēkaje”.

Ndaluni e mendoni pėr njė ēast! Nėse nė periudhėn e vagullt tė Epokės sė Gurit, njė djalė i caktuar nuk do tė kishte takuar njė vajzė tė caktuar, ju qė po lexoni sot kėto rreshta nuk do tė ishit kėtu. Ndoshta edhe ne qė po shkruajmė kėto rreshta nuk do tė ishim kėtu nėse i njėjti ēift nuk do tė takohej. Vetė akti i tė shkruarit nga ana jonė dhe i tė lexuarit nga juaj, do tė ndikojė jo vetėm jetėt tona pėrkatėse, por nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ose jo, do tė ndikojė edhe jetėt e shumė njerėzve qė jetojnė apo qė do tė jetojnė nė shekujt qė do tė vijnė. Ēdo mendim qė na kalon nėpėr mendje e ēdo veprim qė kryejmė, ka pėrfundime tė drejtpėrdrejta apo tė tėrthorta nė vargun e madh te Shkakut dhe Pasojės.

Pėr arsye tė shumta, nuk dėshirojmė tė hyjmė nė trajtimin e Vullnetit tė Lirė apo Determinizmit nė kėtė libėr. Midis shumė arsyeve qėndron edhe kryesorja, sipas sė cilės asnjėra nga palėt qė polemizojnė nuk ka plotėsisht tė drejtė. Nga ana tjetėr, nė pėrputhje me Mėsimet Hermetike, secila palė ėshtė pjesėrisht e saktė nė atė qė thotė.

Parimi i Polaritetit tregon se tė dyja janė Gjysmė tė Vėrteta; pole tė kundėrta tė tė Vėrtetės. Doktrina sqaron se njė njeri mund tė jetė njėkohėsisht edhe i Lirė, edhe i robėruar nga Nevoja, kjo nė varėsi tė kuptimit qė u jepet kėtyre fjalėve dhe tė lartėsisė sė sė Vėrtetės prej nga shqyrtohet ēėshtja. Shkruesit e lashtė shprehen mbi kėtė ēėshtje si mė poshtė: “Sa mė larg tė ndodhet krijimi nga Qendra, aq mė i robėruar ėshtė; sa mė shumė i afrohet Qendrės, aq mė pranė Lirisė ndodhet”.

Shumica e njerėzve, disa mė pak e disa mė shumė, janė skllevėr tė trashėgimisė dhe ambientit rrethues, duke gėzuar kėshtu fare pak Liri. Ata janė tė ndikuar nga opinionet, zakonet dhe mendimet e botės sė jashtme, si edhe nga emocionet, ndjenjat dhe humori i tyre vetjak.

Ata nuk shfaqin Vetėkontroll tė denjė pėr kėtė emėr. Madje edhe kėtė pohim tė mėsipėrm do ta hidhnin poshtė me zemėratė duke thėnė: “Sigurisht qė jam i lirė tė sillem e tė veproj siē mė pėlqen mua; unė bėj atė ēka dua tė bėj”, megjithėse nga ana tjetėr nuk janė tė aftė tė shpjegojnė ku e kanė origjinėn fjalėt e tyre “dua tė” dhe “siē mė pėlqen”. Ēfarė i shtyn ata qė tė “duan tė” bėjnė njėrėn gjė nė vend tė njė tjetre; ēfarė i bėn ata t’u “pėlqejė” njėri veprim e jo njė tjetėr? A ka vallė njė “sepse” pėr “pėlqimet” dhe “dėshirat” e tyre? Mjeshtri mund t’i shndėrrojė kėto “pėlqime” dhe “dėshira” nė tė tjera, tė cilat gjenden nė skajin e kundėrt tė polit mendor. Ai ėshtė i aftė tė “dėshirojė sepse do”, e jo tė dėshirojė pėr shkak se njė ndjenje, gjendjeje shpirtėrore, emocion apo ndikim i atmosferės rrethuese, i ndez nė vetvete dėshirėn pėr tė vepruar nė mėnyrė tė tillė.

Pjesa dėrrmuese e njerėzve shkojnė kuturu si njė gur qė rrokulliset, duke iu bindur ambientit rrethues, ndikimeve tė jashtme e gjendjeve tė brendshme shpirtėrore, dėshirave etj., pa pėrmendur kėtu dėshirat dhe vullnetet e atyre mė tė fortė se ta, trashėgimitė dhe sugjestionimin, gjėra kėto tė cilat i pėrfshijnė e marrin pėrpara pa bėrė rezistencė apo pa ushtruar Vullnetin e tyre. Njėsoj si ushtarėt e drunjtė nė fushėn e shahut tė jetės, ata luajnė pjesėn e tyre, e mė pas lihen mėnjanė kur loja ka pėrfunduar.

Ndėrkohė Mjeshtrit qė i njohin rregullat e lojės, ngrihen mbi rrafshin e jetės materiale dhe e vendosin veten nė kontakt me forcat mė tė larta tė natyrės sė tyre, duke dominuar humorin, karakterin, cilėsitė dhe polaritetin e tyre, si edhe ambientin qė i rrethon, duke u bėrė kėshtu Lojtarė tė lojės nė vend tė jenė Ushtarė, Shkaqe nė vend qė tė jenė Pasoja. Mjeshtrit nuk i largohen Shkakėsisė sė rrafsheve mė tė larta por u binden ligjeve tė tyre, duke sunduar nė kėtė mėnyrė mbi rrethanat e rrafshit mė tė ulėt. Nė kėtė mėnyrė, ata bėhen njė pjesė e ndėrgjegjshme e Ligjit, nė vend qė tė jenė thjeshtė instrumente tė verbra. Ndėrkohė qė janė Shėrbėtorė tė Rrafsheve tė Larta, ata mbeten Sundimtarė tė Rrafshit Material.

Si nė rrafshet e larta ashtu edhe nė ato tė ulėta, Ligji mbetet kurdoherė nė fuqi. Diēka si Rastėsia nuk ekziston. Perėndeshėn e verbėr e shfuqizon Arsyeja. Tashmė, me sytė e kthjelluar nga dituria, jemi tė aftė tė shohim se gjithēka qeveriset nga Ligji Universal, se numri i pafund i ligjeve nuk ėshtė veēse manifestim i Ligjit tė Vetėm tė Madh, LIGJIT qė quhet TERESI. Ėshtė pa dyshim e vėrtetė qė as edhe njė trumcak nuk shpėton pa u vėnė re nga Mendja e GJITHĖSISĖ; ėshtė e vėrtetė se edhe fijet e flokėve nė kokėn tonė janė tė numėruara, siē shprehen edhe shkrimet e shenjta.

Nuk ekziston asgjė jashtė Ligjit e asgjė nuk ndodh nė kundėrshti me tė. Gjithsesi, mos bėni gabimin tė mendoni qė njeriu ėshtė thjesht njė automat, pėrkundrazi! Doktrina Hermetike pohon se Njeriu mund tė pėrdorė Ligjin pėr tė mposhtur ligjet, dhe se ligji i lartė do tė mbizotėrojė mbi mė tė ulėtin, derisa mė nė fund tė ketė mbėrritur nė fazėn nė tė cilėn kėrkon strehim te vetė LIGJI, ku qesh deri nė pėrbuzje me ligjet qė rregullojnė dukuritė. A jeni vallė tė aftė tė rrokni kuptimin e brendshėm tė gjithė kėsaj?

Pėrktheu: Adrian Kosturi
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi