Perla tė urtėsisė Tao

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Perla tė urtėsisė Tao

Mesazh  Jon prej 26.08.12 23:14

Perla tė urtėsisė Tao



Lao-Tze

“Njeriu qeveriset simbas masės sė tokės, toka simbas masės sė qiellit, qielli simbas masės sė Tao-s, Tao simbas masės sė vet.”

“Ajo qė pėr vemjen ėshtė “fundi i botės”, pėr gjithė tė tjerėt ėshtė njė flutur e mrekullueshme.”

“Nėse do t’u prish tė tjerėve, ec mbas tyre.”

“Kush njeh tė tjerėt ėshtė erudit; kush njeh veten ėshtė i urtė.”


Konfuci dhe Lao-Tze

Konfuci i bėri vizitė tek Lao-Tze pėr tė diskutuar rreth dashamirėsisė, korrektėsisė, pra rreth sė mirės. Lao-Tze tha: “Bardhėsia e pulėbardhės nuk vjen si rrjedhojė e kontakteve tė pėrditshme qė ajo ka me ujin; ngjyra e zezė e korbit nuk vjen si rrjedhojė e lyerjes sė tij tė pėrditshme. E bardha dhe e zeza janė cilėsi natyrale, nuk mund tė pohojmė se njera ėshtė e bukur dhe tjetra jo. Ti fole pėr tė mirėn dhe tė keqen, duke i dalluar mbi bazėn e dashamirėsisė dhe korrektėsisė. Simbas kėndvėshtrimit tė njė taoisti ti ke kryer tė njejtin gabim qė bėjnė njė korb dhe njė pėllumb, tė cilėt grinden mes tyre pėr tė vendosur se cila nga ngjyrat e tyre ėshtė mė e bukur.


Chuang Tzu

Chuang-Tze – i mbiquajtur Sokrati kinez- dhe mik-armiku i tij Han Feizi po shėtisnin pėrgjatė bregut tė njė lumi. Dy peshq po pėrhidheshin mbi sipėrfaqen e ujit. “Sa po dėfrehen ata peshq!”- tha Chuang-Tze. “Por ti nuk je ata,”-vėrejti Han Feizi, “nga e di ti se ata po dėfrehen?”. Chuang-Tze u pėrgjigj atypėraty: “Ti nuk je unė. Ku e di ti qė unė nuk e di?”.



Qerrepunuesi Pien

“Ndėrsa duka Huang ishte duke lexuar nė sallė, nėn tė, qerrepunuesi Pien po ndėrtonte njė rrotė. La mėnjanė ēekiēin e daltėn, u ngjit tek duka Huang dhe e pyeti: “Marr guximin t’ju pyes se ē’janė ato fjalė qė po lexon, o dukė?”. “janė fjalė njerėzish tė shenjtė”-iu pėrgjigj duka. “Kėta shenjtė janė tė gjallė?”. “Jo, kanė vdekur”. “Atėherė- vėrejti qerrepunuesi- ato qė lexon ti, o dukė, janė jashtėqitjet dhe mbeturinat e njerėzve tė lashtė”. “Si mund tė flasė njė qerrepunues pėr gjėra qė lexon njeriu me virtyte tė pamjaftueshme?”-thirri duka Huang-“Nėse mund tė ma sqarosh kėtė, bėje, por nėse nuk mund tė ma sqarosh do tė vdesėsh”.

Qerrepunuesi Pien sqaroi: “Njeriu i sheh kėtė gjė nga pikėpamja e zanatit tė vet. Gjatė ndėrtimit tė njė rrote, nėse unė punoj ngadalė rrota del e kėndshme por jo e fortė, nėse punoj me ngut puna ėshtė e mundimshme dhe rrota nuk mbėrthehet. Nėse nuk punoj ngadalė, por as nuk nxitohem, rezultatin e kam nė dorė dhe mė pėrgjigjet nė zemėr.
Nė kėtė punė ka njė art qė unė nuk mund ta shpreh me gojė. Njeriu nuk mund t’ia shpjegojė tė birit dhe ai nuk mund ta marrė kėtė nga i ati. Kėshtu unė jam shtatėdhjetė vjeē, e, plak siē jam ndėrtoj rrota. Tė lashtėt kanė vdekur sė bashku me atė qė nuk mundėn tė na e pėrcjellin: atėherė ato qė ti lexon, o princ, janė jashtėqitje dhe mbeturina tė tė lashtėve”.


“Teksa Chuang Tzu po peshkonte me grep nė bregun e lumit P’ou, ia behėn dy funksionarė tė mbretit tė Chou-t, pėr t’i bėrė disa oferta. Ata i thanė: ‘Mbreti ynė ka dėshirė tė tė besojė administrimin e territorit tė tij’.

Pa lėvizur asfare, e madje pa e kthyer as kokėn, Chuang Tzu u tha atyre: ‘Kam dėgjuar tė thuhet se nė Chou egziston njė breshkė e ngordhur para mė shumė se tre mijė vjetėsh. Mbreti juaj e ruan zhguallin e saj, nė njė shportė tė mbėshtjellė me njė pėlhurė, nė pjesėn mė tė lartė tė tempullit tė tė parėve tė vet. Mė thoni ju nėse ajo breshkė nuk do tė kishte parapėlqyer tė jetonte duke tėrhequr rrėshqanė nėpėr baltė bishtin e vet.’. Funksionarėt thanė: ‘Do kishte parapėlqyer ta tėrhiqte bishtin rrėshqanė nėpėr baltė’, Chuang Tze tha: ‘Largohuni atėherė, sepse edhe unė parapėlqej ta tėrheq rrėshqanė bishtin tim nėpėr baltė’.”


Tigri mbrapa Dhelprės sė Chan Kuo Ts’e

Njė tigėr kapi njė dhelpėr. Dhelpra i tha:”Nuk do kesh guxim tė mė hash mua! Atje lart nė qiell zotat mė kanė zgjedhur mbretėreshė tė tė gjitha kafshėve: Nėse do mė trajtoje si ushqim, ti do tė nėpėrkėmbje kėshtu vendimin hyjnor. Nėse nuk mė beson, lermė tė eci pėrpara teje e ti eja pas: do shohėsh nėse do ketė qoftė edhe njė kafshė qė do guxojė tė mos ia mbathė!” ” Tigri pranoi dhe filloi tė ecte pas dhelprės, duke e ndjekur hap mbas hapi.

Tė gjitha kafshėt qė takuan ua mbathėn me tė katra.

I shashtisur dhe i bindur se dhelpra ishte bėrė vėrtetė mbretėreshė e kafshėve, tigri u largua sė andejmi.


Lieh-tzu:

«Chi Hsing-tzu po stėrviste njė gjel luftimesh pėr mbretin Hsüan tė Chou. Mbas dhjetė ditėsh mbreti i tha atij: “A u bė gjeli nė gjendje pėr luftė?”. “Ende jo”-u pėrgjigj “Ėshtė arrogant dhe mėndjemadh”. Mbas dhjetė ditėsh tė tjera mbreti e pyeti sėrish. “Ende jo,” u pėrgjigj Chi Hsing-tzu “Reagon ndaj hijeve dhe jehonave”. Mbas dhjetė ditėsh akoma mbreti e pyeti sėrish. “Ende jo”-i tha Chi Hsing-tzu “Ka vėshtrim luftėtari dhe temperament kolerik”. Mbas dhjetė ditėsh tė tjera mbreti pyeti sėrish. “Ėshtė gati”-tha Chi Hsing-tzu “Nuk lėviz edhe sikur tė ketė pranė njė gjel qė i lėshon kushtrimin. Po ta shohėsh duket mė tepėr si njė gjel prej druri. Virtyti i tij ėshtė plotėsuar. Njė gjel qė s’ ėshtė si ai nuk do guxojė t’i bėjė ballė dhe do t’ia mbathė.


Sėpata e humbur

Njė burrė, qė i kishte humbur sėpata, dyshoi tek i biri i komshiut tė vet. Djali ecte si njė hajdut, kishte pamjen e njė hajduti dhe fliste hajdutshe. Por burri i gjeti sėpatėn e vet tė humbur e ndėrsa po punonte me bel kopshtin e tij, i qėlloi ta shihte prapė tė birin e komshiut tė vet; djali ecte, dukej dhe fliste si gjithė fėmijėt e tjerė.

Perandori Mu Ceł dhe Magjistari

Nė kohėn e perandorit Mu Ceł, nė oborrin perandorak u shfaq njė Magjistar i ardhur nga Perėndimi i largėt. Ai hynte nė ujė e nė zjarr pa u dėmtuar asfare, depėrtonte nėpėr metale e gurė, e bėnte tė lėvizte nė kahun e kundėrt ujėt e pėrrenjve pa u dėmtuar, zhvendoste- pa i prekur- muret e qytetit, rrinte pezull nė ajėr pa u rrėzuar asnjėherė poshtė, pėrshkonte lėndėt e forta pa hasur nė to kurrfarė rezistence, i jepte vetes tė gjitha tiparet qė dėshironte, arrinte ta ruante inteligjencėn prej njeriu edhe nėn formėn e objektėve tė pashpirta, e kėshtu me radhė.

Perandori Mu e trajtoi si njė qenie tė magjepsur dhe i shėrbeu si tė ishte mėsuesi i vet. I dha gjėrat mė tė mira nga pasuria qė zotėronte, qė kishin tė bėnin me banesėn, ushqiminin dhe gratė. pavarėsisht kėtyre magjistarit i dukej pallati mbretėror vend i pabanueshėm, ushqimet e kuzhinės mbretėrore tė pangrėnshme, dhe gratė e haremit tė padenja pėr dashurinė e tij.

Atėherė perandori ndėrtoi njė pallat vetėm pėr tė. Materialet qė u pėrdorėn dhe mėnyra e tė ndėrtuarit ishin shumė tė zgjedhura. Shpenzimet pėr ndėrtimin e kėtij pallati shterruan tėrė thesarin perandorak. Kur pėrfundoi, u vu re se pallati ishte ngritur nė njė lartėsi marramendėse. Perandori i vuri njė emėr dhe e quajti “Kulla qė prek qiellin”.

E mbushi me tė rinj tė zgjedhur, sjellė nga principatat e Cerig dhe Uci. Brėnda tij ndėrtoi njė banjo dhe hareme. Grumbulloi nė tė objekte tė ēmueshme, pėlhura elegante, lajlelule, parfumėra e lloj-lloj xhinglash. Urdhėroi tė luhej muzika mė e mirė qė egzistonte. Ēdo muaj ofroi veshje tė shkėlqyera dhe ēdo ditė bollėk ushqimesh tė shijshme… tė gjitha kėto nuk vlejtėn asgjė. Magjistari nuk gjeti aty asgjė qė pėrputhej me shijen e tij; jetoi nė banesėn e tij tė re pa pėrfituar asgjė nga kėnaqėsitė e atyshme, dhe filloi tė tėhuajsohej shpesh dhe gjatė.

Njė ditė, i ēuditur nga sjellja e tij, perandori i tha: “Eja me mua”. Perandori e zuri nga mėnga magjistarin dhe ky u ngjit menjėherė nė ajėr bashkė me tė. Dhe shkuan deri nė pallatin e njerėzve tė njė bote tjetėr, vendosur mu nė mes tė qiellit. Ishte njė pallat i ndėrtuar prej ari e argjendi, mbushur me perla dhe nefrite, vendosur mė lart sesa shtresa e reve tė shiut, pa themele dhe qė lundronte nė hapėsirė si njė re. Nė kėtė botė mbitokėsore, pamjet, harmonitė, aromat, shijet, asgjė nuk ishte e ngjashme me atė qė gjendej nė botėn e njerėzve.

Perandori e kuptoi se gjendej nė pallatin e Sovranit hyjnor. I parė prej atje lart pallati i tij tokėsor i dukej si grumbull plisash e gėrmadhash. Do tė kishte qėndruar atje pėr vite tė tėra pa u kujtuar fare pėr perandorinė e tij, por magjistari e ftoi tė ngjitej mė lart…Kėsaj here u ngjitėn deri pėrtej hėnės dhe diellit, atje ku nuk shihen as toka e as detėrat, nė njė dritė verbuese, nė njė harmoni trullosėse. I kapluar nga tmerri dhe marramendja, perandori kėrkoi qė tė zbrisnin. Zbritja u krye me shpejtėsinė e njė ylli tė kėputur qė bie nė boshllėk. Kur erdhi nė vete, perandori e pa veten tė ulur nė njė karrige, rrethuar nga oborrtarėt, me gotėn pėrgjysmė dhe njė pjatė me ushqim gjysmė tė ngrėnė. “Ēfarė mė ndodhi?”-pyeti ai.

“Sapo patėt njė ēast pėrqėndrimi”-iu pėrgjigjėn oborrtarėt.

Kurse perandori kishte pėrshtypjen se kishte qenė larg sė andejmi pėr tė paktėn tre muaj.

“Ē’ndodhi kėshtu?”-e pyeti magjistarin.

“Oh! Krejt e thjeshtė”-iu pėrgjigj magjistari- “Ju rrėmbeva shpirtin. Trupi juaj nuk ka lėvizur fare. Ose mė mirė, nuk e kam zhvendosur as shpirtin tuaj. Ēdo dallim, vendi apo kohe, ėshtė iluzor. Pėrfytyrimi mendor i ēdo gjėje tė mundur ndodh pa lėvizje dhe bėn shmangien e kohės.”.

Pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
Jon

1232


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi