Ritmi

Shko poshtė

Ritmi

Mesazh  Jon prej 26.08.12 23:49

RITMI

“Gjithēka rrjedh nė mėnyrė qarkulluese; gjithēka ka baticėn e zbaticėn e saj; ēdo gjė ngrihet e bie; luhatja e lavjerrėsit shfaqet nė gjithēka; masa e luhatjes nė tė majtė ėshtė e barabartė me masėn e luhatjes nė tė djathtė; ritmi kompenson.” – Kybalioni

Parimi i Pestė i madh Hermetik, Parimi i Ritmit, trupėzon vėrtetės inė qė pohon se gjithēka manifeston njė lėvizje tė matshme, njė lėvizje prej saj e drejt saj, njė rrjedhė qarkulluese, njė lėkundje para e njė lėkundje pas, njė luhatje si ajo e lavjerrėsit, njė baticė e njė zbaticė, njė ngritje e njė rėnie midis dy poleve qė shfaqen nė rrafshet fizike, mendore apo shpirtėrore. Parimi i Ritmit ėshtė i lidhur ngushtė me Parimin e Polaritetit tė cilin e shqyrtuam nė kapitullin paraardhės.

Ritmi shfaqet midis dy poleve tė pėrcaktuara pikėrisht nga Parimi i Polaritetit. Megjithatė, kjo nuk do tė thotė se lavjerrėsi i Ritmit luhatet detyrimisht deri nė skajet fundore tė poleve, pasi kjo ndodh rrallėherė; faktikisht, nė shumicėn e rasteve, ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktohen saktėsisht skajet e kundėrta polare. Sidoqoftė, lavjerrėsi luhatet e lėviz njė herė “drejt” njė poli, e mė pas drejt tjetrit.

Ka gjithmonė njė veprim e njė kundėrveprim, njė pėrparim e njė tėrheqje, njė lartėsim e njė fundosje qė manifestohet gjithkund nė Univers e nė dukuritė e tij. Diejt, botėt, njerėzit, kafshėt, bimėt, mineralet, forcat, energjitė, mendja e materia, madje edhe vetė Shpirti, i nėnshtrohen kėtij Parimi. Parimi manifestohet nė krijimin dhe shkatėrrimin e botėve, nė ngritjen e rėnien e kombeve, nė historinė jetėsore tė tė gjitha gjėrave, e nė fund, edhe nė gjendjet mendore tė Njeriut.

Duke nisur qė nga manifestimi i Shpirtit tė GJITHĖSISĖ, vihet re se ka gjithmonė njė Vėrshim e njė Tėrheqje, ose siē shprehen Brahmanėt, njė “Frymėmarrje e Frymėnxjerrje tė Brahmanit”. Universet krijohen, arrijnė pikėn e skajshme mė tė ulėt tė materializmit, e mė pas nis luhatja me drejtim lart. Diejt lindin, arrijnė kulmin e forcės sė tyre e mė pas nis procesi i prapakthimit, i cili pas epokash tė tėra i kthen nė masa tė vdekura materieje, nė pritje tė njė impulsi tjetėr qė do tė riaktivizojė energjitė e tyre pėr tė nisur njė cikėl tė ri.

Kėshtu ndodh me tė gjitha botėt; ato lindin, rriten e vdesin, vetėm pėr tė rilindur sėrish. E njėjta gjė ndodh me gjithēka qė ka trajtė e formė; ato luhaten nga veprimi te kundėrveprimi, nga lindja nė vdekje, nga aktiviteti nė pasivitet e sėrish nga e para. Parimi vlen njėsoj pėr gjėrat e gjalla; ato lindin, rriten e vdesin, e sėrish rilindin. Vlen njėsoj edhe pėr lėvizjet, filozofitė, besimet, modat, qeveritė, kombet e gjithēka tjetėr; lindje, rritje, pjekuri, rėnie, vdekje, e mė pas sėrish rilindje. Luhatja e lavjerrėsit ėshtė gjithmonė e dukshme.

Netėt pasojnė ditėt e ditėt netėt. Lavjerrėsi luhatet nga Vera nė Dimėr dhe anasjelltas. Grimcat, atomet, molekulat e ēdo masė materieje luhatet pėrqark rrethit tė natyrės sė saj. Nuk ekziston diēka si prehja absolute apo ndalja e lėvizjes; ēdo lėvizje bėhet pjesė e Ritmit. Parimi ėshtė i zbatueshėm nė mėnyrė universale. Zbatimi i tij gjen vend nė ēdo pyetje apo dukuri tė rrafsheve tė shumta tė jetės. Ai gjen zbatim pėrgjatė tė gjitha fazave tė veprimtarisė njerėzore. Ekziston ngahera njė luhatje Ritmike nga njėri pol te tjetri. Lavjerrėsi Universal ėshtė nė lėvizje tė pandėrprerė. Baticat e Zbaticat e Jetės ulen e ngrihen nė pėrputhje me Ligjin.

Parimi i Ritmit njihet mirė nga shkenca bashkėkohore dhe konsiderohet si ligj universal i aplikueshėm ndaj gjithēkaje materiale. Por Hermetistėt e shtyjnė akoma mė tutje parimin duke e ditur se manifestimet e ndikimi i tij shtrihen deri tek veprimtaritė mendore tė Njeriut, dhe se parimi ėshtė pėrgjegjės pėr kėmbimet e papritura tė humorit, ndjenjave dhe ērregullime tė tjera tė bezdisshme dhe tė pashpjegueshme qė na prekin. Hermetistėt, nėpėrmjet studimit tė mėnyrave tė veprimit tė kėtij Parimi, kanė mėsuar t’i shmangen disa prej pasojave tė tij pėrmes Shndėrrimit (Transmutacionit).

Mjeshtrit Hermetikė, qė kur zbuluan se Parimi i Ritmit ishte i pandryshueshėm dhe gjithmonė i pranishėm nė dukuritė mendore, zbuluan gjithashtu se nė lidhje me kėto dukuri, ekzistonin dy rrafshe tė manifestimit tė tij. Ata zbuluan se ekzistonin dy rrafshe tė Ndėrgjegjes, i Poshtmi dhe i Sipėrmi, fakt ky qė u mundėsoi tė ngriheshin nė rrafshin e sipėrm, duke i shpėtuar nė kėtė mėnyrė luhatjes sė lavjerrėsit Ritmik qė shfaqej nė rrafshin e poshtėm.

E thėnė ndryshe, luhatja e lavjerrėsit ndodhte nė rrafshin e Pavetėdijes, ndėrkohė qė rrafshi i Vetėdijes mbetej i paprekur.

Mjeshtrit e quajnė kėtė dukuri me emrin “Ligji i Asnjanėsimit”. Parimi i tij i punės konsiston nė ngritjen e Egos mbi lėkundjet e Rrafshit tė Pavetėdijes sė aktivitetit mendor, nė mėnyrė qė luhatja negative e lavjerrėsit tė mos manifestohet nė vetėdije, e rrjedhimisht tė mos prekė personin. Ėshtė njėsoj sikur tė ngrihesh mbi diēka e ta lėsh tė kalojė poshtė teje. Mjeshtri Hermetik ose nxėnėsi i pėrparuar, e polarizon vetveten nė polin e dėshiruar dhe pėrmes njė procesi tė ngjashėm me “refuzimin” pėr tė marrė pjesė nė luhatjen praptazi, apo nėse preferoni pėrmes “mohimit” tė ndikimit tė luhatjes mbi tė, ai qėndron i patundur nė pozicionin e tij tė polarizuar dhe lejon lavjerrėsin mendor tė luhatet praptazi pėrgjatė rrafshit tė pavetėdijshėm.

Tė gjithė individėt qė zotėrojnė njėfarė vetėkontrolli, me ose pa vetėdije, janė tė aftė ta bėjė kėtė gjė, e duke mos lejuar qė tė preken nga luhatjet e humorit apo gjendjet negative mendore, ata zbatojnė pikėrisht Ligjin e Asnjanėsimit. Sidoqoftė, Mjeshtri i vėrtetė e shtyn kėtė mė tutje, nė njė gradė shumė mė tė lartė aftėsie, e pėrdor Vullnetin e tij pėr tė arritur njė nivel Drejtpeshimi e Patundshmėrie Mendore, pothuajse tė pamundur pėr t’u besuar nga ata tė cilėt i lejojnė vetes tė tėrhiqen para e pas nga lavjerrėsi mendor i gjendjeve shpirtėrore dhe ndjenjave.

Rėndėsia e kėsaj ēėshtjeje do tė pranohet dhe vlerėsohet menjėherė nga cilido qė vė nė punė mendjen dhe njėmendėson se ē’krijesa tė varura nga humori, ndjenjat e emocionet janė njerėzit, e sa pak vetėkontroll zotėrojnė apo shfaqin. Nėse ndaleni njė ēast pėr t’u menduar, do tė kuptoni menjėherė se deri nė ē’masė e kanė ndikuar jetėn tuaj kėto luhatje tė Ritmit, dhe se si njė periudhė Entuziazmi ėshtė pasuar nė mėnyrė tė pashmangshme nga njė ndjenjė e kundėrt e gjendje Depresioni. Nė tė njėjtėn mėnyrė, periudhat tuaja tė Guximit janė pasuar doemos nga periudha Frike.

Kėshtu ka ndodhur gjithmonė me shumicėn dėrrmuese tė njerėzve, tė cilėt janė pėrfshirė nga batica e zbatica ndjenjash, pa dyshuar kurrė mbi shkakun apo arsyen e kėsaj dukurie mendore. Tė kuptosh nė thelb mėnyrėn e funksionimit tė kėtij Parimi, do tė thotė tė pėrftosh ēelėsin e Kontrollit mbi kėto luhatje ritmike tė ndjesive, si edhe tė njohėsh mė mirė vetveten e tė mos mbetesh nė mėshirėn e kėtyre baticave e zbaticave. Vullneti e dominon manifestimin e vetėdijshėm tė kėtij Parimi, pavarėsisht se vetė Parimi nuk mund tė shkatėrrohet kurrė. Ne mund t’u shpėtojmė pasojave tė tij, por Parimi sidoqoftė mbetet nė veprim. Megjithėse mund t’i shmangemi mbartjes para e pas, lavjerrėsi gjithsesi luhatet pa ndėrprerje.

Ekzistojnė tė tjera veēori tė veprimtarisė sė Parimit tė Ritmit mbi tė cilat do tė dėshironim tė flisnim nė kėtė pikė. Pjesė e veprimtarisė sė kėtij parimi ėshtė edhe dukuria qė njihet mė emrin Ligji i Kompensimit. Njė nga kuptimet apo pėrkufizimet e fjalės “Kompensim” ėshtė edhe “kundėrpeshimi”, ēka pėrbėn edhe kuptimin e vėrtetė nė tė cilin Hermetistėt e pėrdorin fjalėn. Pikėrisht Ligjit tė Kompensimit i referohet edhe Kybalioni kur shprehet: “masa e luhatjes nė tė majtė ėshtė e barabartė me masėn e luhatjes nė tė djathtė; ritmi kompenson”.

Ligji i Kompensimit sqaron se luhatja nė njėrin drejtim, pėrcakton edhe luhatjen nė drejtimin tjetėr apo drejt polit tė kundėrt; njėra luhatje baraspeshon apo kundėrpeshon tjetrėn. Nė Rrafshin Fizik mund tė vėrejmė shumė shembuj tė kėtij Ligji. Lavjerrėsi i orės luhatet deri nė njėfarė distance djathtas, e mė pas pėrshkon njė distancė tė njėjtė majtas. Stinėt baraspeshojnė njėra-tjetrėn nė tė njėjtėn mėnyrė.

Baticat i nėnshtrohen tė njėjtit Ligj. Dhe po i njėjti Ligj manifestohet nė tė gjitha dukuritė e Ritmit. Lavjerrėsi qė luhatet vetėm pak nė njėrin drejtim, do tė luhatet gjithashtu pak edhe nė drejtimin tjetėr, ndėrkohė qė njė luhatje e gjatė nė tė djathtė do tė thotė doemos edhe njė lėkundje e gjatė nė tė majtė. Njė objekt i flakur lart deri nė njėfarė lartėsie, do tė pėrshkojė po tė njėjtėn distancė gjatė kthimit. Forca me tė cilėn njė predhė dėrgohet njė kilometėr lart, riprodhohet pėrgjatė udhės qė ajo pėrshkon drejt kthimit nė tokė. Ashtu siē do t’u dėshmojnė edhe adresimet ndaj autoriteteve pėrkatėse, ky Ligj mbetet i pandryshueshėm nė Rrafshin Fizik.

Por, Hermetistėt shtyhen edhe mė tej. Ata sqarojnė se edhe gjendjet mendore tė njeriut i nėnshtrohen tė njėjtit Ligj. Njeriu qė gėzon me gjithė shpirt i nėnshtrohet gjithashtu edhe vuajtjes sė thellė, ndėrsa ai qė e pėrjeton tė pakėt dhembjen, nuk ėshtė i aftė tė pėrjetojė veēse po aq pak gėzim. Derri vuan fare pak mendėrisht, e po aq pak edhe gėzon; ai kompensohet. Nga ana tjetėr ekzistojnė kafshė tė cilat shijojnė thellėsisht, por organizmi dhe temperamenti nervoz qė kanė bėhen shkas qė ato tė pėrjetojnė nivele dhembjeje tė papėrshkrueshme.

Po e njėjta gjė ndodh edhe me njeriun. Ka temperamente qė nuk lejojnė veēse njė gradė tė ulėt lumturie, e nė mėnyrė tė ngjashme, njė gradė tė ulėt vuajtjeje, ndėrkohė qė temperamente tė afta tė pėrjetojnė lumturi sipėrore, lejojnė gjithashtu pėrjetimin e vuajtjeve mė therėse. Nė pėrputhje me rregullin, nė ēdo individ, kapaciteti i ndjeshmėrisė ndaj vuajtjes dhe kėnaqėsisė ėshtė i baraspeshuar. Nė kėtė pikė, Ligji i Kompensimit vepron me fuqi tė plotė.

Hermetistėt shtyhen akoma edhe mė tutje. Ata na mėsojnė se, qė dikush tė jetė i aftė tė pėrjetojė njėfarė kėnaqėsie tė caktuar, duhet qė mė parė tė jetė luhatur proporcionalisht nė tė njėjtėn distancė, nė drejtim tė polit tė kundėrt tė ndjesisė. Sidoqoftė, ata pohojnė se Negativja ėshtė pararendėse ndaj Pozitives nė kėtė ēėshtje, ēka nėnkupton se pėrjetimi i njėfarė kėnaqėsie tė caktuar, nuk duhet “shpaguar” doemos me tė njėjtin nivel vuajtjeje; pėrkundrazi, vetė kėnaqėsia ėshtė luhatja Ritmike qė vepron nė pėrputhje me Ligjin e Kompensimit pėr njė gradė tė caktuar vuajtjeje tė pėrjetuar nė kėtė jetė, apo nė njė mishėrim tė mėparshėm. Kjo hedh njė dritė tė re mbi Problemin e Vuajtjes.

Hermetistėt i trajtojnė vargonjtė e cikleve jetėsore si tė pandara dhe si pjesė pėrbėrėse tė njė jete tė individit, duke e bėrė nė kėtė mėnyrė tė kuptueshme luhatjen ritmike, e cila do tė shfaqej e pakuptimtė nėse e vėrteta mbi rimishėrimin nuk do tė pranohej.

Hermetistėt deklarojnė gjithashtu se Mjeshtri apo studenti i pėrparuar mund tė jetė i aftė t’i shmanget deri nė njėfarė grade luhatjes drejt Vuajtjes nėpėrmjet procesit tė sipėrpėrmendur tė Asnjanėsimit. Duke u ngritur nė njė rrafsh mė tė lartė tė Egos, mund tė shmangen e mėnjanohen shumica e pėrjetimeve me tė cilat pėrballen ata qė qėndrojnė nė rrafshin e poshtėm.

Ligji i Kompensimit luan njė rol tė rėndėsishėm nė jetėt e meshkujve dhe femrave. Nė pėrgjithėsi bie nė sy fakti se gjithkush “paguan njė ēmim” pėr zotėrimet apo mangėsitė qė ka. Nėse zotėron diēka, i mungon diēka tjetėr dhe kėshtu baraspesha ruhet. Kurrkush nuk mund “tė hajė ėmbėlsirėn pa e paguar atė”. Gjithēka ka anėn e saj tė kėndshme e anėn e pakėndshme. Gjėrat qė fitohen gjithmonė shlyhen pėrmes gjėrave qė humben.

Tė pasurit zotėrojnė shumė gjėra qė tė varfrit nuk i kanė, ndėrkohė qė shpesh tė varfrit zotėrojnė gjėra tė cilat qėndrojnė pėrtej mundėsive tė tė pasurve e pasurisė sė tyre. Njė milioner mund tė jetė i dhėnė pas gostive dhe me kamjen qė zotėron, tė jetė i aftė tė sigurojė ēdo gjellė tė zgjedhur e salltanet tė tavolinės, e prapėseprapė ti mungojė pikėrisht oreksi pėr t’i shijuar gjithė kėto tė mira.

Ai lakmon oreksin e urinė e punėtorit, i cili megjithėse nuk ka as mirėqenien e as lakminė e milionerit, pėrsėri merr mė shumė kėnaqėsi nga ushqimi i tij modest nga sa do tė mund tė merrte ndonjėherė milioneri, edhe po tė mos e kishte oreksin tė prishur; e gjitha kjo pėr arsye se nevojat, zakonet dhe prirjet dallojnė. Kėshtu ndodh edhe gjatė jetės.

Ligji i Kompensimit vepron pareshtur duke u pėrpjekur tė baraspeshojė e kundėrpeshojė, gjithmonė duke ia dalė nė kohė, megjithėse ndonjėherė mund tė nevojiten disa jetė tė njėpasnjėshme pėr luhatjen kthyese tė Lavjerrėsit tė Ritmit.

Pėrktheu: Adrian Kosturi
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi