Osho: Pėr ata qė kėrkojnė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Osho: Pėr ata qė kėrkojnė

Mesazh  FM prej 01.12.11 18:57

Osho: Pėr ata qė kėrkojnė





Derisa tė gjeni njė budė do tė ndiqni ndonjė qorr tjetėr. Derisa tė jeni me njė Buddha, Jezus, Lao Tzu, do tė vazhdoni tė ndiqni njerėz qė janė krejt si ju. Kjo ėshtė njė nga katastrofat mė tė mėdha qė po i ndodhin mendjes moderne, njeriut modern. Udhėheqjet shpirtėrore kanė kohė qė janė zhdukur, e janė zėvendėsuar fillimisht nga priftėrinjtė. Tani priftėrinjtė janė kthyer nė psikiatėr, psikoanalistė, psikologė.

Priftėrinjtė ishin qorra, tani psikiatrit, psikoanalistėt, psikologėt janė qorra. Nuk kanė ide ēfarė po bėjnė e ku kanė mbėrritur. Ndihmojnė njerėz dhe janė tė pavetėdijshėm, madje mė shumė se pacientėt. Janė tė ēmendur, mė shumė se tė ēmendurit, por janė ekspertė, kanė studiuar, janė tejmbushur me informacion. Dinė ēdo gjė pėr dritėn pa idenė mė tė vogėl pėr tė. Dinė gjithēka pėr unitetin, por vetėm PĖR Ēfarė ĖSHTĖ, nuk e kanė pėrbrenda. Vetė janė fragmentizuar aqsa janė copė-copė.

Vetėm njė budė mund tė ndihmojė dikė, dikush qė ėshtė tashmė zgjuar. Nėse ti po fle dhe psikoanalisti yt i’a ka futur gjumit, kush do tė tė zgjojė?

Nė kohė antike njerėzit kėrkonin shumė e larg pėr njė budė, udhėtonin mijėra kilometra duke kėrkuar mjeshtėr. Jo se nuk njihnin njerėz aty rrotull tė ditur, qė dinin gjithēka mbi Vedat, Upanishadet, Gitat, Kuranin e Biblėn, por dinin ta bėnin mirė dallimin mes shkollarėve, ekspertė shkrimesh, dhe atyre qė flisnin nga eksperiencat e veta, ata qė flakėronin pėrbrenda.

Dhe kėrkimi ėshtė i gjatė. Do tė takoni qindra mjeshtra, 99% janė tė rremė. Por mėnyra e vetme e kėrkimit e gjetjes ėshtė tė shkoni kudo, tė gjeni tė rremėt e tė vėzhgoni. A ėshtė dije e menēuri ajo qė thotė? Po flet gjėrat e veta apo thėnie tė vetat? Nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptoni, ju duhet vetėm pak durim: do tė ndani tė gėnjeshtėrtin nga i vėrteti!

Haroldi po bėnte autostop dhe pati fat: Eleonora, librare shumė e bukur, e mori nė makinė.
Do ta ndezėsh njė herė? – e pyeti ai.

Jo, rrofsh, nuk e pi! – ia ktheu ajo.

U bė heshtje pėr pak e Haroldi pėrsėri: Di njė bar tė kėdshėm kėtu rrugės, a pijmė nga njė gotė?

Jo, rrofsh, nuk pi! – Eleonora.

Pas nja dhjetė minutash i’a kėputi shkurt fare: Pse nuk i futim njė seks tani nė motel ne?

Mirė! – e mbylli ajo.

U mbyllėn nė dhomė, e pas nja dy orėsh kėrleshjeje, u nisėn prapė pėr rrugė.

Jam kurioz – i tha Haroldi. Kur tė ftova pėr cigare e pije mė refuzove, e pastaj erdhe menjėherė nė shtrat me mua. Si kėshtu?

Epo – i’u pėrgjigj Eleonora – unė bėj gjithmonė atė qė them. U pėrsėris gjithmonė tė tjerėve se nuk ėshtė nevoja pėr duhan e alkool qė tė bėjmė qejf.

Do t’ju dalin para gjithmonė predikues tė tillė, qė nuk kanė pėrvojė tė tyren. Atė qė thonė e kanė marrė borxh diku. Mund edhe tė duket si menēuri, por nuk ėshtė. Nuk e shmangni dot, por duhet tė trokisni nė shumė dyer derisa tė gjeni tė duhurėn. Kėshtu ecin gjėrat, s’ke ē’i bėn. Duke njohur mashtrues tė shumtė do tė bėheni mjeshtra pėr tė njohur mjeshtrin e vėrtetė. Duke njohur gėnjeshtrėn do tė dalloni edhe tė vėrtetėn. Njohja e sė rremes ėshtė hap i madh pėrpara realitetit.

Fjala Guru do tė thotė “ai qė tėrheq”, rreth tė cilit ndiheni papritur i tėrhequr. Guruja ėshtė njė magnet i tmerrshėm, vetėm me njė ndryshim. Dikush ėshtė karizmatik, ju tėrheq, ėshtė bėrė udhėheqės, politikan. Hitleri ishte karizmatik, miliona njerėz bėri pėr vete. Por, megjithėse i vetėm, ndryshimi ėshtė thelbėsor: Kur takoni jė guru ndiheni i tėrhequr drejt vetvetes, jo jashtė saj.

Kur ndikoheni nga Kabiri, Nanaku, Buddha, ndiheni ēuditshėm, sikur tėrhiqeni prej tyre dhe njėherėsh tėrhiqeni drejt vetes, pėrbrenda. Sa mė afėr njė guruje afroheni, aq mė afėr e ndjeni veten. Sa mė shumė ju tėrheq guruja, aq mė tė pavarur bėheni. Sa mė shumė i dorėzoheni njė guruje, aq mė shumė ndjeni se fitoni liri, tė cilėn nuk e njihnit mė parė.

Pra, dallimi ėshtė i vogėl. Mbani mend: nėse tėrheqja ndaj dikujt krijon skllavėri, varėsi, ai nuk ėshtė guruja. Mbase ka karizmė, ndikim, magnetizėm, inteligjencė mahnitėse, bukuri e vitaliteti i tij ėshtė tėrheqės, por ky ndikim tė largon nga vetja. Ėshtė vetėm pasion, dalldi. Jeni fiksuar me kėtė njeri, por jeni jashtė brendisė suaj. Shmangini kėta njerėz, pasi janė rrėmujaxhinjtė mė tė kėqinj nė botė. Hitleri, Napoleoni, Aleksandri bėnė kėrdinė, sepse njerėzit u ndjenė tmerrėsisht tė tėrhequr ndaj tyre, u dorėzuan.

Mbaj mend: nėse dorėzimi tė jep liri njeriu para teje ėshtė guru, Mjeshtėr. Kurse dorėzimi qė tė bėn skllav, robot, si gjithė ndjekėsit e Hitlerit, qė humbėn vetėdijen, ndodh edhe nė botėn shpirtėrore, sepse karizmatikė tė tillė ndodhen ngado. Pra, kini parasysh: dorėzimi ndaj gurusė ju bėn tė fuqishėm, jo ngordhalaqė.

Mjeshtri tė tėrheq drejt tij vetėm qė tė tė flakė fort nė brendėsi tė qenies sate. Ai punon si ndėrmjetės, tė ēon drejt vetes, sepse nuk mund tė shkosh dot me kėmbėt e tua, nė rrugėn e tij, por vetėm qė tė tė bėjė ty veten tėnde.

Njė guru i vėrtetė nuk tė imponon asnjėherė stilin e tij, nuk tė jep kurrė disiplina tė ngurta, nuk tė rreshton nė batalione. Ai tė ndihmon tė realizosh veten, tė kuptosh veten, tė qendėrzohesh, vetėm kaq. Sa mė shumė pranė tij, do tė kuptosh se mė shumė tė ka dhėnė veten tėnde, tė ka bėrė tė vetėdijshėm pėr tė.

Prandaj u them gjithmonė sannyasinėve tė mi: Nuk kam asgjė pėr t’ju dhėnė, pėrveē vetes suaj, t’ju kthej nė vetvete. Ėshtė vėshtirė tė njihni veten me kaq shumė harresė. Ju duhet njė goditje, tė cilėn j’ua jap unė. Por nuk ju jap rregullore e stil jetese, pasi ēdo njeri ėshtė unik e i duhet njė rrugė e mėnyrė unike pėr tė mbėrritur te vetja. Stili i askujt nuk ju hyn nė punė, bėheni dytėsorė, kopje, e Zoti do vetėm ata qė nuk janė kopje karbonike.

Gjithēka ėshtė vetėdije. Ajo ėshtė pasqyrė, e cila pasqyron pasqyra. Kur ndėrgjegja jote ėsht e pastėr atėherė jeni tė realizuar. Gjithēka ėshtė njė, e njėjta ndėrgjegje.

Njėherė, Ramakrishna po pinte ēaj. Disa dishepuj ishin ulur afėr tij, me ta edhe Vivekananda. Ramakrishna po thoshte se gota e ēajit ishte Zoti vetė. Kjo ishte tepėr pėr Vivekanandan, pasi ishte njeri i edukuar, logjik, racional. “Filxhani i ēajit…Zoti? Ky qenka ēmendur fare” mendoi. Dhe doli jashtė nė mėnyrė protestuese, pa i thėnė asgjė kujt. Njėri nga miqtė e ndoqi e tė dy e ndezėn nga njė cigare prapa tempullit. Filuan tė talleshin me Ramakrishnan sesi i’a fut kot ndonjėherė. Papritur, u shfaq Ramakrishna, e ata ngelėn keq. E preku Vivekanandan nė sup. Gjithēka ndryshoi me atė prekje: ai mund tė shikonte edhe cigaren e tymin e saj si Zotin, pėr tre ditė rresht.

Pas 3 ditėsh i ra ndėr kėmbė Ramakrishnas e kėrkoi falje: Ēdo gjė ėshtė Zot, tani e di, por mė jep pėrsėri atė prekje. Ramakrishna i tha “U bė, por nuk ėshtė e pėrjetshme, ishte dhuratė, duhet ta gjesh vetė. Nėse dikush po fle e vjen ta zgjosh, pasi e tund mirė i’a del mbanė t’i hapėsh sytė e tė tė shohė. Por nuk i ka dalė gjumi plotėsisht: zgjohet pėr njė ēast, e, pasi ti largohesh, i’a fut pėrsėri gjumit.”

Dhe duket absude sepse ne nuk e dimė cili ėshtė realiteti: unė tė reflektoj ty, ti mua, e kėshtu me radhė. Pemėt ty, ti pemėt, tė gjithė pasqyra, nė tė gjitha format e pėrmasat. Ky ėshtė njė pallat pasqyrash, sepse pėrbėhet prej vetėdijesh.

I vetmi zbulim i gjithė budave ėshtė se vetėm vetėdija ėshtė reale, vetėm ajo ėshtė. Mund ta quani Zot, pėrndritje, Nirvana e ē’tė doni, por janė vetėm ndryshime emėrtimi.

Mesazhi ėshtė i qartė e i fortė: ne jemi ndėrgjegje e pastėr. Nėse ndalni rrjedhėn e mendimit vetėm pėr njė ēast do ta shikoni.

Ju nuk jeni kurrė tė sigurtė, pėr asgjė: dashurinė tuaj, urrejtjen, miqėsinė, sepse nuk keni njė qendėr, ku tė keni siguri. Gjithė ndjenjat e sigurisė janė kalimtare.

George Gurdjieff thoshte se njeriu ėshtė turmė. Personaliteti ėshtė mashtrim, pasi nuk jeni njė, por shumė njerėz njėherėsh. Ēdo ēast jeni njeri tjetėr, ndėrroni mendje vazhdimisht, nuk e kuptoni se jeni njė rrjedhė, valėzim pa qendėr.

Dhe nė fund ndjeheni se jeta ishte hedhurinė. Ashtu ėshtė, kot fare, pėrēapje, pa kuptim. Tantra, joga, religjion: qėllimi i tyre ėshtė tė zbulojnė njė qendėr, si tė bėheni individ, tė gjejnė qendrėn qė ekziston ēdo ēast, atje ku ju ngeleni i rrėnjosur, i qendėrzuar.

Derisa tė jeni gati tė shpėrbėni egon, peshku do tė vazhdojė tė jetė i etur. Tretni egon e etja zhduket, muri mes teje e oqeanit bie, bėheni pjesė e oqeanit. E atėherė nuk ka mė etje.

Njeriu ėshtė i etur, i uritur, nė ankth, duke jetuar i pasinqertė, hipokrit, i gėnjeshtėrt. Ai vetėm mėton se jeton, nuk jeton vėrtet. Bėn gjithė gjesturėn boshe tė jetės. Por, shikoni njerėzit, shikoni veten, tė tjerėt: nuk shikoni harenė e kėrcimin, por zvarritjen. Jeta duket si barrė e rėndė, e cila duhet duruar, jo si festė, gjė e cila duhet tė jetė. Zemra nuk ju rreh nga gėzimi, jeni si tė ngordhur, vetėm duke shpresuar tė ndodhė ndonjė gjė nesėr. E nesėrmja vjen e asgjė nuk ndodh. Presim Gogonė, e Godoja nuk vjen kurrė. Vetėm prisni e prisni e nė fund vjen vetėm vdekja. Jeta ju duket kaq e varfėr sa vdekja ėshtė lehtėsim. Jeta ėshtė kaq bosh sa nuk gjen njeri qė nuk ka tentuar tė paktėn njėherė vetėvrasjen. Mbushni jetėn tuaj bosh me ndėrmarrje tė kota e gjepura, plehėra, sa tė mos shihni boshllėkun e brendshėm, errėsirėn.

Vetėm hapni sytė tė shikoni si njeriu jeton nė ankth e vuajtje. Njeriu ėshtė nė ferr. Kur mė pyet kush “Osho, beson se ka ferr?, i pėrgjigjem, “Nuk ėshtė punė besimi, ti nė ferr je!” Ferri nuk diskutohet, parajsa po, por jo ferri, qė ėshtė realitet i pėrditshėm. E pse? Ēfarė ka ndodhur kėshtu? Duhet kuptuar njeriu!

Njeriu ėshtė e vetmja kafshė nė tokė, nė fakt e vetmja nė ekzistencė, qė ėshtė i dyzuar. Kafshėt e tjera nuk janė, prandaj nuk ėshtė problem. Tigri ėshtė tigėr, qeni qen, palloi pallua. Por njeriu ėshtė ndryshe, ėshtė lavdia e tij, nėse e kuptojmė ashtu siē duhet. Nqse e keqkuptojmė kthehet nė agoni.

Njeriu nuk ėshtė ky, ai mund tė jetė mė shumė, nuk ėshtė pėrfundimtar, ėshtė rrugė, rritje. Ėshtė e vetmja qenie nė ekzistencė qė rritet, evoluon. Njeriu ėshtė potencial, e shumė ngelet tė aktualizohet nė tė. Dhe, derisa nuk nisni tė shndėrroni potencialin nė aktualitet, jeta juaj do tė ngelet bosh, fara ėshtė bosh, e si e tillė, e parealizuar, fara vuan tė mosqenėt pemė e lulėzim.

Njeriu ėshtė farė, fara e Zotit. Kur njeriu lulėzon Zoti manifestohet. Atėherė ėshtė njeriu nė shtėpinė e vet, nuk ka ku tė shkojė mė tej.

Njeriu ėshtė kafsha e vetme nė mes tė rrugės. Natyra e solli deri kėtu, por tani ėshtė pėrgjegjės pėr veten, pasi Natyra nuk bėn dot mė shumė, ajo qė mund tė ndodhte ndodhi. Tani vazhdoje vetė udhėtimin, bėhu udhėtar, kėrko.

Nėse nuk bėhesh i tillė, nuk ndėrmerr aventurėn, kėrkimin, do tė ngelesh bosh, i etur e i uritur, shpirtėrisht zorrėtharė. Mos e mer veten pėr tė mirėqenė, se ky ėshtė i gjithė problemi. Je njė paradoks, nuk je ai qė mendon se je – je shumė mė tepėr. Aftėsitė e njeriut janė tė pamata, madje tė pakufishme. Ėshtė njė udhėtim pa fund. Ka njė fillim, por jo fund. Zoti mund tė arrihet, por nuk i vjen kurrė fundi.

Kjo ėshtė bukuria e ekzistencės: tė jep mundėsi pa fund. Kur kaloni njė kulm, tjetri ju del pėrpara pėr sfidė. Mjerimi i njeriut ngelet mendimi se ėshtė ai qė duhet tė jetė, kėnaqet me sipėrfaqėsoren, prandaj ngelet i papėrmbushur nė shpirt.

Dėshirat janė tė shumta, nevojat tė pakta. Nevojat mund tė pėrmbushen; dėshirat kurrė.

Shpesh mbajmė gjėra tė pavlera, pa ditur arsyen. Ato bėhen pothuajse peshė e papėrballueshme. Nevojat janė tė pakta, e njeriu qė kupton ēfarė ėshtė e nevojshme do tė jetė gjithmonėi lumtur e plot hare. Dėshirat janė shumė, nevojat pak. Njė dėshirė ėshtė nevoja pėr t’u marrosur. Ėshtė e pamundur tė realizohet: sa mė shumė mundohesh ta pėrmbushėsh, aq mė shumė kėrkon, kėrkon, kėrkon.

Ka njė parabol Sufi pėr Aleksandrin e Math: Kur vdiq e shkoi nė parajsė mbante me vete gjithė atė peshė – mbretėritė, arin, diamantet – sigurisht ide, jo ato realet. Por idetė kanė shumė peshė, nė fakt ideja ėshtė pesha e vėrtetė. Portari filloi tė qeshte: “Pse i mban gjithė ato me vete?”

“Ēfarė po mbaj?” e pyeti Aleksandri, pasi ai nuk po mbante gjė mbi supe. I kishte nė kokė, e kokėn e kishte tepėr tė rėndė. Ideja se ishte Aleksandri i rėndonte shumė. Portieri i zgjati njė peshore, nga njėra anė e sė cilės vendosi njė sy, e i tha Aleksandrit tė vinte nė anėn tjetėr tė gjitha peshat, madhėshtinė, thesaret, mbretėritė. Tė gjitha bashkė nuk peshonin sa syri, madje edhe kur vetė Aleksandri u hodh mbi peshore.

“Nuk kuptoj, si mund tė jetė njė sy i vogėl kaq i rėndė. Mė duket se po bėn lojėra me mua!” – i tha Aleksandri.

“Ėshtė sy njeriu. Pėrfaqėson dėshirėn e njeriut!- i’u pėrgjigj portieri. Nuk mund tė pėrmbushet, sado tė mėdha qofshin mbretėritė e e pėrpjekjet pėr to. As dėshirat e njė syri nuk mund tė pėrmbushen”.

“Po si i bėhet?”

Portari hodhi pak pluhur mbi syrin e ai u bė menjėherė i papeshė.

Historia ėshtė shumė e bukur: Pak pluhur kuptimi mbi syrin e dėshirės, e cila zhduket e vetėm nevoja mbetet. Dhe ato nuk rėndojnė, janė pak, janė tė bukura. Dėshirat janė tė shėmtuara dhe i kthejnė njerėzit nė pėrbindėsha, ēmenden fare.

Zgjidhni gjithmonė rrugėn mė tė qetė, mbajeni mend kėtė. Kur mėsoni tė zgjidhni ashtu, njė dhomė e vogėl ėshtė mjaft, pak rroba mjaftojnė. Njė dashnore pėr njė njeri tė zakonshėm ėshtė e mjaftueshme. Por kur kėrkoni mė shumė, as njėmijė nuk janė mjaft. Nuk ndal asgjėkund.

Shoqėria i jep ndjesinė ēdo individi se ėshtė i pavlerė. Ėshtė strategji politike. Kur njeriu kujton se ėshtė i pavlerė, nuk rebelohet, nuk ēlirohet, nuk del jashtė guackės sė vet. Nuk mund tė zgjedhė njė rrugė tė vetėn, por ndjek turmėn. Nė ēastin qė tė duket vetja kot e kjo tė ngulitet thellė nuk ke besim nė vetvete: detyrohesh t’i besosh priftit, politikanit, mėsuesit, prindėrve, ēdo lloj autoriteti. Dhe fillon t’i kėrkosh, t’u ngjitesh, se kėmbėt nuk tė zėnė dhe. Ke frikė tė jesh vetėm, pasi nuk vendos dot asgjė pėr veten, se vendos gabim, nuk vepron dot, ēdo gjė qė bėn ėshtė e gabuar. Atėherė mė mirė ndjek lukuninė e bėhesh majmun, imitues, kopjon.

Pėr tė krijuar imitues, nė tė gjithė botėn shkatėrrohet besimi nė vetvete i ēdo fėmije, nė tė gjitha kulturat, shoqėritė e kombet.

Unė pėrpiqem t’ju rikthej ndjesinė e vlefshmėrisė, vetėbesimin, e kjo ėshtė e mundur vetėm nėpėrmjet meditimit, i cili ju ndihmon tė hiqni qafe gjithė kushtėzimet. Sepse kushtėzimi ėshtė i gjithė problemi. Tė tjerėt ju kanė pėrsėritur gjėrat papushim e ju kanė hipnotizuar, tani keni nevojė tė ēhipnotizoheni. I tillė ėshtė procesi i meditimit. Zgjoheni pėr herė tė parė, e papritur ndjeni se jeni tė vlefshėm, tė paēmueshėm, si tė gjithė. Keni respekt pėr veten, por kjo nuk ėshtė ego, pasi ndjeni tė njėjtin respekt edhe pėr tė tjerėt. Nuk jeni mė lart, por mė i shenjtė se tė tjerėt, duke kuptuar menjėherė se kushdo vlerėsohet nga Natyra, vetė Universi.




Pėrktheu Arben Orhani
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi