Mbi shpirtin dhe Zotin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mbi shpirtin dhe Zotin

Mesazh  Neo prej 24.05.12 20:40

Mbi shpirtin dhe Zotin



Asnjė nuk e njeh pėrnjėmend vetveten, derisa ta gjejė atė nė Unitetin e Gjithėsisė.. Shpirtrat e njerėzve, marrė tė gjithė sė bashku, janė si njė shpirt i vetėm, sepse ata janė bijuar po nga njė shpirt i vetėm. Shpirti e ka ndarė vullnetin e tij nga vullneti i Atit dhe ka hyrė nė lakminė e kėsaj jete. Nuk do mund tė kishte pasur ndonjė tjetėr rrugė shpėtimi, nėse vullneti i pastėr i Atit nuk do tė kishte hyrė sėrish nė substancėn e tij, duke e risjellė atė nė pozitėn qė kishte mė pėrpara, nė mėnyrė qė vullneti i tij tė drejtohej sėrisht kah zemra dhe drita e Zotit.

Arsyetimi sipėrfaqėsor e paraqet Zotin si njė qenie tė pamėshirshme, dhe thotė se Ai ka derdhur zemėrimin e Tij pėrmbi njeriun, duke e mallkuar dhe duke e dėnuar me vdekje, ngaqė ai qe treguar i pabindur ndaj Tij. Nuk duhet ta besoni njė gjė tė tillė. Zoti ėshtė dashuri dhe mirėsi, e tek Ai nuk ekziston ndonjė mendim i zemėruar. Njeriu do tė ishte i lumtur, nėse nuk do ta kishte ndėshkuar vetveten.

Natyra e jashtme e kėsaj bote nuk mund ta kuptojė natyrėn e parajsės. Ato rrinė pėrballė njėra tjetrės si vdekja pėrballė jetės. Nuk mund t’i shohim engjėjt simbas natyrės sonė tė jashtme, dhe as ata nuk mund tė jenė me ne sė jashtmi; por qėndrojnė nė brendėsinė tonė. Sa herė qė ne luftojmė me djallin, ata na mbrojnė nga goditjet e tij, e kėsisoj marrin nėn mbrojtjen e tyre shpirtin, i cili synon atė qė ėshtė e shenjtė.

Nuk ekziston ndonjė bazė tjetėr pėr njohjen e vėrtetė dhe tė drejtė pėrpos Dijes sė Zotit.

E vetmja mėnyrė e vėrtetė pėrmes sė cilės Zoti mund tė perceptohet nė fjalėn e tij, nė esencėn dhe nė vullnetin e tij, qėndron nė faktin se njeriu duhet tė mbėrrijė nė stadin e unitetit me vetveten e qė, jo vetėm me pėrfytyrim por edhe me vullnet, tė braktisė ēdo gjė qė i pėrket unit tė tij personal, pasurive dhe parave, babait dhe nėnės, vėllezėrve dhe motrave, bashkėshortes dhe fėmijėve, trupit dhe jetės, e qė ky un tė shndėrrohet nė hiē pėr tė. Ai duhet tė heqė dorė nga ēdo gjė dhe tė bėhet mė i varfėr se njė zog fluturak, i cili zotėron ēerdhen e tij.

Njeriu nė kėtė botė nuk duhet tė ketė kurrfarė ēerdheje pėr zemrėn e tij. Kjo nuk do tė thotė se njeriu duhet tė braktisė shtėpinė e tij, bashkėshorten, fėmijėt, pjesėtarėt e familjes, nuk do tė thotė se duhet tė vrasė veten dhe tė shesė pasuritė e veta, por duhet tė vrasė dhe tė asgjėsojė vullnetin e tij, atė qė pretendon se tė gjitha gjėrat i ka nėn zotėrim. Duhet t’ia dorėzojė tė gjitha kėto Krijuesit dhe, kėtė duhet ta pohojė me miratimin e plotė tė zemrės: Zot, gjithēka ėshtė Jotja! Unė jam i padenjė ta qeveris por, meqė Ti ma ke lejuar, do bėj detyrėn time duke ta dorėzuar terėsisht Ty vullnetin tim.

Vepro brėnda meje ashtu siē Ti dėshiron, nė mėnyrė qė vullneti Yt tė pėrmbushet nė ēdo gjė e, kur tė thirrem pėr tė vepruar, tė mund ta veproj nė dobi tė vėllezėrve tė mi, tė cilėve do t’u shėrbej ashtu siē Ti mė urdhėron. Ai qė arrin nė njė shkallė kaq tė lartė dorėzimi, hyn nė njė unitet hyjnor me Krishtin, nė njė mėnyrė qė do tė mund ta shohė vetė Zotin. Ai flet me Zotin dhe Zoti flet me tė, e kėsisoj e zbulon se ē’ėshtė Fjala, Esenca dhe Vullneti i Zotit.

Oh, sa afėr ėshtė Zoti me tė gjitha gjerat! Por megjithatė, askush nuk mund ta kuptojė, vetėm nėse ėshtė i qetė dhe ia dorėzon Atij vullnetin e vet. Nėse arrihet kjo, atėherė Zoti do tė veprojė pėrmes ēdo gjėje si instrument i tij, ashtu siē dielli vepron mbi mbarė botėn.

Njeriu i shenjtė dhe hyjnor, i fshehur nė njeriun e jashtėm, ėshtė nė qiell si Zot, dhe qielli ėshtė brėnda tij e zemra, ose drita e Zotit ka lindur nė tė. Kėshtu Zoti ėshtė brėnda tij dhe ai ėshtė nė Zotin. Zoti i qaset mė afėr se vetė natyra e tij.

Njeriu i vėrtetė, i pėrtėrirė ėshtė rilindur nė Krishtin, nuk ėshtė nė kėtė botė por nė parajsėn e Zotit; e ndonėse ėshtė nė trup, prapėseprapė ėshtė nė Zot. E edhe pse trupi vdes, prapėseprapė asgjė nuk i ndodh njeriut tė pėrtėrirė, pėrkundrazi ai del nga vullneti kontradiktor dhe nga mundimi, pėr tė mbėrritur nė vendin e tij tė origjinės. Nuk i nevojitet ndonjė udhėtim drejt ndonjė vendi tė largėt dhe tė harruar, qė tė mund tė ofrojė mė tepėr dobi, sepse Zoti do t’i shfaqet atij ngado.

Jakob Bohme

Pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1469


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi