Ndikimi i Hipnozės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ndikimi i Hipnozės

Mesazh  Odin prej 03.12.12 16:59

NDIKIMI I HIPNOZĖS



Teori tė plotė pėr hipnozėn, nė kuptimin e definicionit tė plotfuqishėm, edhe sot e kėsaj dite nuk ka. Por, pavarėsisht nga kjo, ndikimi i thellė i hipnozės nė gjithė organizmin ėshtė i pamohueshėm, si dhe zbatimi i saj nė qarqet e ndryshme mjekėsore ėshtė gjithnjė nė rritje.

Nė gjendje hipnotike mund tė shpejtohen apo edhe tė ngadalėsohen: pulsi, frymėmarrja; gjithashtu, mund tė ndikohet edhe nė ndryshimin e materies: djerėsitje, urinim, kollitje, vjellje, hiperestezi, hipestezi, kriptomenzi, amnezi etj. Pėr kėtė hipnoza edhe pėrdoret me sukses pėr shėrimin e shumė sėmundjeve organike, tė cilat janė tė lidhura me probleme psikike (sėmundjet psikofiziologjike) siē janė: tė thatit tė zorrė, nė lukth, shprehitė negative pėrgjithėsisht, urinimi i pakontrolluar etj.

Nė obstetrikė hipnoza ndihmon nė lindje pa dhembje; nė stomatologji dhe kirurgji, pėr largimin e frikės nga intervenimet (nė shumė raste edhe si anestezi) etj. Gjithashtu, hipnoza me shumė sukses pėrdoret edhe nė shėrimin e alkoolizmit, duhanit, narkomanisė etj. Kjo nuk do tė thotė se hipnoza ėshtė „ilaē“ qė i shėron tė gjitha sėmundjet, por, nė kombinim me metodat tjera terapeutike, ndihmon shumė nė shėrimin e tė sėmurit.

Gjatė gjendjes hipnotike, mediumit mund t’i sugjerohen edhe sugjestione tė rrejshme pėr secilėn shqisė veē e veē, qoftė nė planin pozitiv apo nė atė negativ. Mediumi mund tė ndiej, dėgjojė ose tė shohė gjithēka qė i sugjerohet (edhe nėse ato janė jashtė realitetit), si dhe tė mos i ndiej, dėgjojė ose shohė ato qė objektivisht ekzistojnė.

Pastaj, mund tė provokohen gjendje tė ndryshme shpirtėrore si: gėzimi, hidhėrimi, dashuria, xhelozia etj; po kėshtu mund t’i imponohet kryerja e cilitdo aktivitet, tė cilin i hipnotizuari e ka kryer dikur ose e kryen tani, ose vetėm e ka parė se si tė tjerėt e kanė kryer, gjė tė cilėn e shfrytėzojnė zakonisht hipnotizues profesionalė nėpėr seanca (shfaqje) tė ndryshme publike.

Pėrveē kėtyre, nė gjendje tė thellė hipnotike, mund tė krijohet edhe i ashtuquajturi „regresim i kohės“ ose „kthim nė tė kaluarėn“, nė tė cilėn mediumi kthehet nė cilėndo periudhė tė jetės sė tij, sillet si nė atė kohė dhe i kujtohen tė gjitha ndodhitė detajisht.
Me rėndėsi ėshtė gjithashtu fakti se personi i hipnotizuar gjendet plotėsisht nėn pushtetin e hipnotizuesit.

Pasi qė sugjestibiliteti nė atė gjendje ėshtė mjaft i rritur, ndėrsa censura e logjikės njėkohėsisht tejet e zvogėluar (nė minimum), personit tė hipnotizuar mund t’i sugjerohen jo vetėm ndjeshmėri tė ndryshme dhe mashtrime tė shqisave, por edhe tė kryej probleme mjaft tė ndėrlikuara, dhe atė, jo vetėm gjatė gjendjes hipnotike, por edhe pas zgjimit nga ajo ( kjo gjendje quhet sugjestion posthipnotik ose posthipnozė dhe mund tė veprojė me vite tė tėra, qė mundėson keqpėrdorimin e hipnozės pėr qėllime tė ndryshme si: vjedhje, mashtrime, dhunime e deri nė vrasje. Gjithashtu, mundėson keqpėrdorimin e hipnozės nė luftėra tė ndryshme, pėr propagandė ekonomike si dhe pėr qėllime politike, pėr ē‘gjė do tė bėjmė fjalė nė pjesėn keqpėrdorimi i hipnozės).

Hipnoza ndahet nė disa faza (stadiume) qė kalojnė nga njėra fazė nė tjetrėn, e qė mediumi gjatė kalimit nėpėr kėto faza futet gjithnjė thellė e mė thellė nė gjumė hipnotik, varėsisht prej sugjestibilitetit tė tij dhe aftėsive tė hipnotizuesit, gjegjėsisht terapeutit.

Hipnotizuesit kėto faza i ndajnė nė mėnyra tė ndryshme, por shumica e tyre i ndajnė nė tri grupe: gjumi i lehtė, i mesėm dhe i rėndė ose shkalla mė e thellė - katalepsia.

Siē e theksuam, hipnoza nuk ėshtė gjendje gjumi (fiziologjik), edhe pse nė tė parė duket kėshtu, por, besohet se, ekzistojnė ndryshime tė caktuara nė tru, tė cilat nė njė tė ardhme jo tė largėt do tė mund tė identifikohen. Ėshtė i njohur fakti se gjatė njė intervenimi kirurgjik nė tru (pacienti ishte nėn anestezi hipnotike dhe duhej t‘i mėnjanohej njė tumor), kirurgu, rastėsisht prek njė strukturė nė tru dhe pacienti papritmas zgjohet nga hipnoza. Mjeku qė punonte me hipnozė e kthen prapė pacientin nė gjendje hipnotike. Nga kjo del, pa dyshim, se regjionet e caktuara nė tru ndryshojnė mekanizmat fiziologjikė.

Edhe pse sot mjaft njerėz mendojnė (edhe sipas anketės) se hipnoza ėshtė ēėshtje e magjisė, dhe nė tė kanė ndikim forcat mbinatyrore, shkenca bashkėkohore ka bėrė pėrparime tė mėdha nė kėtė drejtim, duke e zhveshur atė nga kėto paragjykime dhe duke e trajtuar si degė tė mirėfilltė tė shkencės.

Kėrkimet e pareshtura nė zbulimin e mistereve tė trurit, shpresojmė se do ta sqarojnė edhe fenomenin e gjumit tė quajtur HIPNOZĖ.

F.B
avatar
Odin

575


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi