Hipnoza ndėr shekuj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Hipnoza ndėr shekuj

Mesazh  Jon prej 02.08.09 15:13

HIPNOZA NDĖR SHEKUJ



Ndikimi i njė individi mbi tjetrin dhe vėnia nė gjumė pėr qėllime mjekuese, njihej edhe nga populli i vjetėr romak. Shkrimtarėt romakė, Marciali, Apuleu dhe Plauti, njihnin metoda pėr t’i vėnė nė gjumė njerėzit, veēanėrisht metodėn e prekjės sė trupit me duar, e shoqėruar kjo edhe me lutje e „fjalė magjike“.

Tė gjitha lėmitė tė definuara shkencore (empirike), burimin e kanė nė paragjykimet, besėtytnitė etj, me njė fjalė, nė magjitė e ndryshme. Hipnoza nė kėtė rrafsh, edhe pse e pranuar shkencėrisht, edhe sot e kėsaj dite nuk ėshtė liruar plotėsisht nga sharlatanizmat, absurditetet dhe keqkuptimet.

Fenomenet e hipnozės, padyshim janė tė njohura pėr njerėzimin qė nga kohėt mė tė lashta, pasi pėr to ekzistojnė tė dhėna historike dhe zakonisht janė shfrytėzuar pėr nevoja fetare e mjekėsore.

Shėnimet e ruajtura nga popujt e lashtė qė jetonin rreth lumenjve Efurat dhe Tigėr, tregojnė se populli mė i vjetėr, i njohur pėr kulturė nė botė - Sumerėt, qysh 4000 vjet p.e.r. e kanė njohur hipnozėn dhe janė shėrbyer me tė.

Gjithashtu ėshtė i njohur edhe miti pėr Eskulapin, i cili te sėmurit i shėronte nė atė mėnyrė, qė sė bashku me barėrat popullore, u pėshpėriste nė vesh fjalė sekrete magjike.

Nė Indi, Asiri dhe nė vendet e tjera tė Lindjes sė Largėt, hipnoza pėrdorej kryesisht pėr tė rritur rolin e fesė nė masat e gjėra tė popullit.

Si klerik pranohej vetėm ai qė zotėronte nė mėnyrė tė mjaftueshme hipnozėn. Gjatė ceremonive fetare, predikuesit e fesė duke folur kryenin veprime tė ēuditshme me anė tė duarve; bėrtisnin kur i lexonin „librat e shenjtė“ dhe nė kėtė mėnyrė arrinin t’i sugjestiononin dėgjuesit, apo edhe ta hipnotizonin ndonjėrin prej tyre, i cili pastaj kthehej nė njė kukull qė u nėnshtrohej verbėrisht urdhrave tė klerikut.

Tė tjerėt mund tė humbisnin zėrin, t’u paralizoheshin kėmbėt etj. Ngjarjet e tilla, natyrisht, i magjepsnin tė gjithė tė pranishmit, e sidomos ata qė hipnotizoheshin.

Nė kėtė mėnyrė pėrhapej dhe forcohej bindja nė masat e gjėra tė popullit, se klerikėt ishin tė pajisur me forca tė mbinatyrshme. Njė besim tipik mbizotėron edhe sot nė mesin e besimtarėve Sufit.

Nė Egjiptin e Vjetėr, gjithashtu ėshtė pėrdorur hipnoza si metodė terapeutike. Nė papirusin e vjetėr, 3000 vjet p.e.r., i ashtuquajturi „Papirusi i Ebersonit“, janė pėrshkruar metoda me tė cilat janė shėruar njerėzit, e qė s‘janė gjė tjetėr, pos metoda tė hipnozės.

Klerikėt egjiptas njėherit ishin edhe si mjekė popullor. Pėr hiponotizimin e tė sėmurėve ata pėrdornin njė pllakė tė shndritshme metalike, qė ia vinin tė sėmurit para syve, pėr t’ia lodhur sytė (kjo metodė e fiksimit pėrdoret edhe sot), si dhe metodėn e tė pėrshkuarit me duar nėpėr trupin e tė sėmurit, tė pėrcjellė me fjalė tė posaēme „magjike“.

Kėshtu ėshtė e njohur thėnia, qė figuron nė njė dokument tė vjetėr egjiptas: „...vendosi nė tė pėllėmbėt e duarve qė t’ia qetėsosh dhembjet dhe thuaj se do tė shėrohet“.

Asokohe kanė ekzistuar edhe faltore, ku tė sėmurit kanė kaluar natėn duke ju lutur Zotit qė t’i shėrojė. Mė e njohura ka qenė faltorja e Serapsit nė Kanape dhe faltorja e Izdinit.

Hipnozėn e kanė njohur edhe grekėt e vjetėr si „gjumė i faltores“. Ata, tė cilėt shkonin pėr t’u shėruar (pėr tė fjetur) nė faltore, duhet tė pėrgatiteshin nėpėrmjet dietave dhe ritualeve tė ndryshme, pėr t’u arritur gjumi hipnotik - Atėherė klerikėt (deri sa ata flinin) u afroheshin dhe u pėshpėritnin atyre sugjestionet e caktuara, e qė ata, nėn ndikimin e atmosferės sė faltorės dhe besimit nė tė, tė aktivizonin forcėn e tyre shėruese.

Para se tė binin pėr tė fjetur, tė sėmurėt kėshilloheshin, se duhet t’u pėrmbahen dhe t’i kryejnė tė gjitha veprimet qė „Zoti do t’ua thotė gjatė gjumit“.

Tė nesėrmen, kur ata zgjoheshin, klerikėt ua interpretonin ėndrrat dhe i kėshillonin edhe njėherė seriozisht se duhet t’i pėrmbahen vullnetit tė Zotit, nė qoftė se dėshironin tė shėroheshin.

Pasi nė atė kohė, sikurse edhe sot, disa njerėz nuk i nėnshtrohen sugjestionit hipnotik, nė shumė faltore, arritja e gjendjes hipnotike bėhej nėpėrmjet bimėve tė caktuara narkotike.

Ndikimi i njė individi mbi tjetrin dhe vėnia nė gjumė pėr qėllime mjekuese, njihej edhe nga populli i vjetėr romak. Shkrimtarėt romakė, Marciali, Apuleu dhe Plauti, njihnin metoda pėr t’i vėnė nė gjumė njerėzit, veēanėrisht metodėn e prekjės sė trupit me duar, e shoqėruar kjo edhe me lutje e „fjalė magjike“.

Metoda e hipnozės nė formė tė „gjumit tė faltorės“ u praktikua deri kah mesi i shekullit tė gjashtė. Mė pas kėtė metodė, gjithnjė e mė shumė, filluan ta pėrdorin murgjit kristianė, duke arritur shėrime tė ēuditshme me anė tė lutjeve, ujit tė bekuar, prekjes me anė tė duarve e metodave tjera.

Me kėto rituale u morėn edhe mbretėrit, si dhe vetė Papa. Nė Dhiatėn e Re mund tė lexojmė: „Do t’i vendos duart nė tė sėmuritė dhe ata do tė ndihen mė mirė...“

Hipnoza, posaēėrisht u praktikua nė Indi. Jogistėt indianė, me qėllime tė posaēme religjioze, kanė provokuar nė vetvete gjendje tė njėjtė si tė gjumit.

Atė gjendje e kanė arritur duke e vėshtruar njė objekt me shikim tė fiksuar, deri sa u lotonin sytė. Ata, nė fakt, provokonin gjendje autohipnotike, dhe pastaj me forcėn habitėse tė vullnetit tė tyre, demonstronin fenomene tė ndryshme, qė edhe sot e kėsaj dite janė tė pashpjegueshme.

Nė mesjetė, shfaqjet e ndryshme tė hipnozės filluan tė shpjegohen nė mėnyrė mistike, metafizike e fetare, si futje e djallit nė trupin e njeriut, dhe nėn kėtė pretekst fillon edhe „gjuetia e shtrigave“.

Klerikėt kudo gjurmonin tė „djallėzuarit“ (tė pushtuarit nga djalli); mėkatarėt qė ia kishin shitur shpirtin djallit. Tė dyshimtėt torturoheshin nė mėnyra tė ndryshme, qė tė pohonin bashkimin me frymėn e keqe.

Pėr ta vėrtetuar bashkėpunimin me djallin, tė dyshimtėt (sidomos gratė), hidheshin nė ujė (lumė) me kėmbė dhe duar tė lidhura.

Nė qoftė se ata fundoseshin atėherė ishin tė pastėr, e nė qoftė se rrinin mbi sipėrfaqe, vėrtetohej njė bashkėpunim i tillė dhe pastaj pasonin ndėshkimet duke i djegur pėr sė gjalli, nė mėnyrė qė bashkė me trupin e mekatarit-ės tė bėhej hi edhe djalli (demoni).

„Pavarėsisht se ēfarė ėshtė objekti i besimit tuaj, qoftė i vėrtetė qoftė i imagjinuar, do tė arrini rezultat tė njėjtė“. Kėta rreshta qė i ka shkruar natyralisti dhe mjeku Theophrastus Bombastus nga Honhenheimi (1493-1541), i njohur me emrin humanitar Paracelsus, disa shekuj mė parė, na i vėrteton sot psikologjia moderne.

Paracelsusi ndėr tė parėt u mor me ndikimin e poleve magnetike nė organizmin e njeriut. Ai vėrtetoi se agjensi vendimtar i shėrimeve tė pėrgjithshme ėshtė „ mjeku i brendshėm“, pra vetė besimi.

Sabir Krasniqi
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi