Post-Hipnoza

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Post-Hipnoza

Mesazh  Admin prej 18.06.08 0:22

POST-HIPNOZA

Sugjestioni posthipnotik, ose siē quhet edhe ndryshe hipnoza e tempuar (kurdisur), pėrbėhet nga ajo, qė sugjestioni i dhėnė gjatė gjendjes hipnotike, zbatohet mė vonė dhe atė deri sa personi i tempuar ėshtė nė gjendje tė zgjuar, si dhe mund tė bindet qė asgjė nga sugjestionet e dhėna ose veprimet e bėra tė mos i mbaj nė mend.

Njė ndėr paraqitjet mė interesante nė fushėn e hipnozės, ėshtė fenomeni i sugjestionit posthipnotik.

Kjo paraqitje interesante ka zgjuar interesim tė madh jo vetėm ndėr magjistarėt e skenave publike, por edhe nė psikologjinė moderne e sidomos nė qarqet e shėrbimeve informatimeve duke e keqpėrdorur deri nė ekstremitet pėr qėllime tė llol-llojshme...

Sugjestioni posthipnotik, ose siē quhet edhe ndryshe hipnoza e tempuar (kurdisur), pėrbėhet nga ajo, qė sugjestioni i dhėnė gjatė gjendjes hipnotike, zbatohet mė vonė dhe atė deri sa personi i tempuar ėshtė nė gjendje tė zgjuar, si dhe mund tė bindet qė asgjė nga sugjestionet e dhėna ose veprimet e bėra tė mos i mbaj nė mend.

Gjatė kėsaj kohe, personi mbi tė cilin ėshtė zbatuar veprimi i detyruar (posthipnoza), ndjenė nevojė tė papėrballueshme pėr ta kryer atė urdhėr, pavarėsisht se kjo nė dukje tė parė duket diē e pakuptimtė ose edhe e palogjikshme, dhe gjatė kėsaj as ai vet nuk di tė sqarojė motivin qė e ka shtyrė ta kryej veprimin, por gjenė arsye tė ndryshme si p.sh. njė studenteje tė cilės i ishte sugjeruar (nėn urdhrin posthipnotik) qė nė kohėn e caktuar ta hap dritarėn, pasi e kryen saktė veprimin, arsyetohet me atė se ambienti ėshtė bėrė i tendosur dhe duhet tė ajroset, ndėrsa studentja tjetėr, e cila kishte hyrė me ombrellė nė amfiteatėr (poashtu nėn urdhrin posthipnotik), arsyetohet se atė veprim e ka ndėrmarrė sepse nuk dėshiron qė t’u pėrulet rregullave dhe traditave dhe tė jetė konformiste.

Para zbatimit tė sugjestionit posthipnotik bien nė sy dy momente: zbatimi me kohė i urdhrit tė dhėnė posthipnotik, si dhe zbatimi i vetė urdhrit, pavarėsisht nga intervali kohor qė ka kaluar nga dhėnia e tij.

Gjithashtu ėshtė interesant edhe zbatimi i urdhrit tė dhėnė nė kohėn e caktuar, pa pasur kurrfarė mjeti ndihmės pėr orientim kohor, p.sh. edhe pse nuk ka orė e kryen veprimin nė kohė tė caktuar sipas sugjerimit.

Disa autorė janė tė mendimit se zbatimi i urdhrave posthipnotike nė kohėn e saktė, ėshtė i mundur duke ju falėnderuar njė lloji „ore biologjike“ qė posedon truri i gjallesave tė llojit mė tė lartė, e cila te disa ėshtė mė e zhvilluar e te disa mė pak, si dhe ndikon pėrgjithėsisht nė mėnyrė tė pavetėdijshme. Si fakt ata e marrin shembullin e shumė njerėzve tė cilėt mund tė zgjohen nė kohėn e caktuar pa pasur nevojė pėr mjete ndihmėse.

Gjithashtu, sugjestioni posthipnotik nga kėndvėshtrimi psikiatrik dhe psikologjik ėshtė me rėndėsi edhe pėr faktin se vėrteton ekzistimin e ndėrdijes te njeriu. Nė kėto lėmi, posthipnoza zakonisht pėrdorėt pėr shėrimin e sėmundjeve tė varėsisė si dhe disa shprehive asociale.

Nė literaturė tė ndryshme hasim raste tė shumta qė e vėrtetojnė ndikimin veprues tė kėsaj force tė pasfidueshme.

Njė rast interesant na jep prof. Bernheimi: Ai njė mediumi - epror ushtarak, i kishte sugjeruar se nė javėn e parė tė tetorit do tė shkojė te mjeku Liebeaulti, ku do ta takojė edhe kryetarin e shtetit i cili do ta dekorojė. Kėtė sugjestion, eprorit ia kishte dhėnė nė muajin gusht.

Edhe pse nė mes tė atyre muajve ai atė e kishte takuar edhe disa herė, asgjė nuk i kishte thėnė pėr urdhrin posthipnotik.

Me tre tetor, tė premten e parė tė muajit, 63 ditė pas sugjestionit posthipnotik, prof. Bernheimit i arrin njė letėr nga mjeku Liebeaulti, i cili shkruan: „S. sot nė orėn njė e dhjetė minuta erdhi tek unė, pa pėrfillur askė u drejtua tek libreza ime.

Atje, me shumė respekt, u pėrkul dhe e dėgjova duke thėnė „Ekselencė“, pastaj e zgjati dorėn dhe tha: „faleminderit ekselencė“.

Kur e pyeta se me kė po bisedon, ai qetė m‘u pėrgjigj: „me presidentin e shtetit, natyrisht“. F., dėshmitar i kėsaj skene, mė pyeti se kush ėshtė ky i marrė, sepse ashtu e konsideronte. Ju pėrgjigja se, S. ėshtė plotėsisht normal si unė dhe ti...“

Rastet e tilla tė ndikimit posthipnotik janė tė shumta. Secili hipnotizues ėshtė i njohur me efektin e tyre, njė rast tė tillė po e cek edhe nga pėrvoja ime: Mediumi ishte njė fėmijė 11 vjeēar.

Atij i sugjerova se kur tė dalė nga gjendja hipnotike, pas 10 minutash, do t’i afrohet personit A. (person 35 vjeēar, pėr tė cilin mediumi kishte respekt tė posaēėm) dhe t’ia kapė hundėn.

Pas daljes nga gjendja hipnotike, saktėsisht pas 10 minutash, mediumi i afrohet personit A. dhe ia kap hundėn, por edhe pse e bėri njė veprim tė tillė nė praninė e disa vetėve, ai assesi nuk mund tė bindej se e ka kryer atė veprim.

Edhe te posthipnoza kemi tė bėjmė me dy kėndvėshtrime tė ndryshme. Disa mendojnė se mediumi i zbaton urdhėrat nė gjendje normale, derisa tė tjerėt mendojnė se mediumi, nė kohėn kur duhet ta zbatojė urdhrin, bie prapė nė gjendje hipnotike, e cila ka baza qė tė jetė mė reale.

Por, pavarėsisht nga kjo, se a ėshtė mediumi nė gjendje tė zgjuar apo ėshtė prapė nė gjendje hipnotike, me rėndėsi ėshtė se mediumi, nė te dy rastet, e kryen urdhrin e dhėnė.

Rast 1. Njė psikolog amerikan shkon tek kolegėt e tij, tė cilėt punonin me hipnozė, dhe kėrkon qė ta hipnotizojnė pėr tė parė efektin e saj.

Kolegėt, pasi e hipnotizojnė, i sugjerojnė se kur tė dalė nga gjendja hipnotike, nė shenjėn e dhėnė pėrkatėse ai do tė shkojė e tė ulet tek karriga e cila qėndronte e veēantė nė qoshe tė dhomės.

Pas daljes nga gjendja hipnotike, biseda vazhdon me tema tė ndryshme deri nė momentin kur ai e vėren shenjėn e dhėnė. Atėherė, ai lėviz nga kolltuku ku ishte i ulur, dhe iu thotė kolegėve se i kishte hipur njė ide e marrė, se duhet tė shkojė e tė ulet tek karriga nė qoshe tė dhomės.

„Sigurisht se ju ma keni imponuar si posthipnozė, iu thotė ai kolegėve, se duhet tė shkoj atje nė ndonjė shenjė tuajėn, por unė njė veprim tė tillė nuk do ta bėj“.

Kolegėt nuk treguan interesim pėr kėtė dhe filluan prapė bisedėn. Por, kolegu i tyre assesi tė qetėsohet. Mė nė fund u ngrit nga kolltuku duke thėnė: „Nuk po mundem mė tė duroj“, dhe drejtohet tek karriga, derisa kolegėt e tij filluan tė qeshen.

Rast 2. Nė zyrėn e gjeneralit S., komandant i divizionit amerikan nė Pacifik, qėndronin komandanti dhe psikologu pėr tė parė efektin e posthipnozės.

Papritur, nė dhomė futet njė ushtar i thjeshtė, duke e shtyrė adjutantin, kalon nėpėr dhomė qetė dhe shkon tek dritarja, dhe, pa fjalė, heq kėpucėt duke e mbushur hapėsirėn e dhomės me erė kundėrmuese.

Pastaj, ai merr kėpucėt nė dorė dhe, ashtu me ēorapė kundėrmuese del ngadalė jashtė. E shikuan orėn ishte saktė 12. Psikologu e kishte urdhėruar: „Nesėr nė ora 12, do tė futesh nė zyrėn e komandantit pa pyetur askė pėr leje.

Do tė shkosh tek dritarja dhe do t’i zbathėsh kėpucėt. Pastaj me kėpucė nė duar do tė dalėsh jashtė“. Kėtu nuk duhet fantazi e madhe qė nga gjithė kjo tė dalė pėrfundimi se pėr ēfarė qėllimesh mund tė pėrdoren kėta persona!

Edhe ju, lexues tė nderur, qė pretendoni tė merreni me aplikimin e hipnozės nė praktikė padyshim qė do tė takoheni me rastet e posthipnozės, pasi qė ēdo sugjestion i dhėnė gjatė gjumit hipnotik zakonisht finalizohet me efektet e veprimit nė posthipnozė.

Sugjestionet e dhėna duhet t’i formuloni nė mėnyrė shumė precize pasi, siē e kemi cekur disa herė, efekti i tyre ėshtė i paparashikueshėm. Gjithnjė duhet ta keni qėllimin e caktuar se pėr ēfarė e aplikoni atė.

Pėrjashtohen rastet kur keni tė bėni me ndonjė shoqėri tė ngushtė me qėllim argėtimi. Gjithnjė mundohuni qė mos tė jeni ju faktor i ndryshimit tė ndonjė vetie tė personalitetit tė individit, pasi qė mė kėtė ju ndikoni nė sovranitetin e tij.

Edhe gjatė aplikimit tė posthipnozės nė shoqėri, si atraksion argėtimi, duhet tė keni shumė kujdes nė zgjedhjen dhe formulimin e sugjestionit, pasi qė sugjestioni i gabuar mund t’i kushtojė shumė mediumit.

Gjithashtu, duhet ta keni parasysh edhe karakterin e individit. Kėtu po e cekim vetėm njė rast ku individi i pafajshėm nė duart e njė hipnotizuesi sharlatan pėrfundoi nė klinikė.

Nė njė paraqitje publike, hipnotizuesi e merr nga publiku kėtė individ pėr tė demonstruar aftėsitė e tij hipnotike dhe pėr tė krijuar atraktivitet nė sallė.

Atij i sugjeron se po e ndjek njė qen i tėrbuar, kėshtu qė ai fillon tė vrapojė i tmerruar nga frika nėpėr podium, derisa publiku qeshte i ngazėllyer.

Edhe pas daljes nga gjendja hipnotike (pasi qė hipnotizuesi nuk ia kishte fshirė atė sugjestion nga ndėrdija), ai ballafaqohet me atė dukuri tė frikės, se dikush po e ndjek, deri sa mė nė fund kėrkon ndihmė nė klinikėn psikiatrike ku trajtohet njė kohė tė gjatė si i sėmurė psikik.

Procesi i posthipnozės zhvillohet kėshtu: Pasi ta keni futur mediumin nė gjendje tė rėndė hipnotike, me anė tė ndonjė teknike tė cilėn ju e preferoni, ia sugjeroni atij sugjestionin e dėshiruar p.sh.: „sa herė qė do ta ndieni se po ju fillon dhembja e kokės, ju automatikisht do tė bini nė njė gjendje si kjo tani dhe do tė numėroni deri nė tre.

Pastaj, prapė do tė jeni nė gjendje normale dhe ēdo gjė me ju do tė jetė nė rregull. Do tė jeni i qetė, i disponuar dhe i kthjelltė, pa dhembje koke. Kėto qė po ua them do ta regjistrojė ndėrdija juaj, ndėrsa vetėdija nuk do tė dijė asgjė.

Regjistrojeni nė ndėrdije kėto qė ua thash. Kur tė dilni nga kjo gjendje, vetėdija juaj asgjė nuk do tė mbajė mend nė lidhje me sugjestionet e dhėna, ato do tė veprojnė nė mėnyrė tė pavetėdijshme.

Do tė veprojė ndėrdija juaj...“Ka raste kur mediumit i jepet edhe shifra me tė cilėn ai vetė mund tė hipnotizohet dhe t’i pėrsėrisė sugjestionet e caktuara, por, pėr to do tė bėjmė fjalė nė pjesėn - Autohipnoza.

Sabir Krasniqi

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi