Hipnoza, eksperimentet dhe shpresat pėr sherim

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Hipnoza, eksperimentet dhe shpresat pėr sherim

Mesazh  Admin prej 21.10.08 1:51

Hipnoza, eksperimentet dhe shpresat pėr shėrim

Pėrdorimi i hipnozės nė mjekėsi ėshtė shumė i madh. Ajo zėvendėson anestetikėt dhe shpejton procesin e shėrimit.

Nė stomatologji ajo ėshtė shumė e pėrhapur dhe njė numėr i madh stomatologėsh, sidomos nė Britani, Gjermani, Zvicėr etj., aplikojnė kėtė metodė me sukses shumė tė madh nė nxjerrjen e dhėmbėve pa dhembje, ndėrsa nė Itali ėshtė hapur shkolla speciale pėr nxjerrjen e dhėmbėve me hipnozė.

Pėrdorimi i gjumit hipnotik pėr shėrime tė ndryshme daton qė nga kohėt mė tė lashta dhe mė tė janė shėrbyer zakonisht klerikėt fetarė. Kėtė e ilustrojnė edhe fjalėt e Hipokratit: “Sėmundjen, nga e cila vuan trupi, shpirti e sheh shumė mirė me sy tė mbyllur”.

Por, pėrdorimi i hipnozės si mjet shėrues, masovikisht filloi tė zbatohet nga mjeku F.A.Mesmer, nė bazė tė sė cilit edhe e gjithė kjo u quajt “mesmerizėm”. Kėtė valė tė “mesmerizmit” nė Angli e pėrhapi mjeku dr. John Ellitson, kėshtu qė mė 1843 nė Londėr u themelua spitali “mesmerik”.

Pastaj vazhdoi hapjen e spitaleve edhe nė shumė qytete tė tjera si nė Dablin, Edinburg etj.

Mungesa e anestezikėve, kėrkohet ndihma e hipnozės

Pėr hipnozėn si mjet shėrues u interesua edhe Freudi, i cili e pėrdori shumė nė shėrimin e pacientėve tė tij, dhe atė me sukses tė madh. Me pėrsosjen e anestetikėve nė vitet e fundit tė shekullit 19, pėrdorimi i hipnozės filloi tė zbehet, por gjatė Luftės sė Parė Botėrore, pasi mjekėt nė situata tė tilla nuk kishin gjithmonė anesteziikė, prapė u kėrkua riaktivizimi i saj pėr tė ndihmuar tė plagosurit e shumtė.

Nė vitet e pasluftės, shumė mjekė filluan ta aplikojnė hipnozėn nė ordinancat private tė tyre si dhe nė shumė spitale ku punonin.

Nė vitin 1946, kirurgu amerikan Kolman e pėrdori hipnozėn gjatė njė intervenimi kirurgjik nė lukth; pastaj, nė vitin 1953, mjeku Anglez Over Ford e aplikoi nė intervenimin kirurgjik tė Apendix-it (zorrės qorre), e kėshtu me radhė.

Operimi i parė, i bėrė nė ndikimin e hipnozės dhe i regjistruar nė shiritin e filimit celuloid, u zhvilluan nė vitin 1959 nė Angli. Pacientja ishte njė 25- vjeēare, mėsuese e vallėzimit. Asaj gjatė operimit iu tha se ndodhej nė piknik, kėshtu qė fare nuk e ndjeu dhembjen.

Gjithashtu, janė tė njohura rastet e intervenimit me anė tė hipnozės gjatė operimeve tė rėnda dhe tė komplikuara, posaēėrisht nė rastet kur, pėr arsye shėndetėsore, nuk lejohej tė pėrdorej anestezia.

Nė njė rast pacientia e hipnotizuar, jo vetėm qė nuk pati dhembje, por as gjakderdhje nuk kishte. Gjithashtu, asaj i ėshtė sugjeruar qė pas operimit, gjatė marrjes sė ushqimit, asgjė nuk do ta pengojė, nuk do tė kollitet, nuk do tė vjellė dhe tė gjitha kėto u realizuan.

Hipnoza pas kongresit, futet nė fakultet si lėndė pėr mjekėt e ardhshėm

Pas kongresit botėror pėr hipnozėn dhe sėmundjet psikosomatike (psikofiziologjike) qė u mbajt me 1965 nė Paris, ku u lexuan shumė referate qė verifikonin ndikimin pozitiv tė hipnozės nė mjekėsi, nė shumė fakultete tė mjekėsisė, hipnoza u fut si lėndė obliguese pėr mjekėt e ardhshėm.

Pėrdorimi i hipnozės nė mjekėsi ėshtė shumė i madh. Ajo, disa herė, zėvendėson anestezikėt dhe shpejton procesin e shėrimit.

Nė stomatologji ajo ėshtė shumė e pėrhapur dhe njė numėr i madh stomatologėsh, sidomos nė Britani, Gjermani, Zvicėr etj., aplikojnė kėtė metodė me sukses shumė tė madh nė nxjerrjen e dhėmbėve pa dhembje, ndėrsa nė Itali ėshtė hapur shkolla speciale pėr nxjerrjen e dhėmbėve me hipnozė.

Me hipnozė bėhen lindje pa dhembje

Nė Britani ėshtė shumė e popullarizuar lindja me anė tė hipnozės dhe ėshtė metodė shumė e preferuar. Ndėrsa nė Itali ėshtė e njohur klinika “Bianko”, nė Limbiat, 15 km afėr Milanos, ku bėhen lindjet pa dhembje me anė tė hipnozės, nėn pėrkujdesjėn e dr. Giampiera Mosokania.

Hipnoza u mundėson miliona grave, lindjen pa dhembje
Duhet thėnė se hipnoza, si metodė psikoterapeutike, mund tė pėrdoret si mjet mjaft efikas nė parandalimin e frikės, duke u mundėsuar kėshtu miliona grave lindje pa dhembje dhe pa pasoja tjera.

Nė ditėt tona, duke jetuar gjithnjė nėn tensione psikike, nėn tronditje, shpesh tė pėrcjella me emocione tė forta, njerėzit gjithnjė e mė shumė po u nėnshtrohen sėmundjeve psikofiziologjike, qė kanė si pasojė: tė thatin tė lukth ose zorrė, astmėn, hipertoninė (ngritjen e tensionit tė gjakut) etj. Nė tė gjitha kėto sėmundje, hipnoza mund tė ndihmojė shumė.

Nė librin e tij “Hipnoza nė klinikėn e sėmundjeve tė brendshme“, studiuesi rus P.I.Bulj, shkruan se si nė Petėrsburg ka bėrė kėrkime 15- vjeēare nė shėrimin e kėtyre sėmundjeve, nė mėse 6000 pacientė.

Kėshtu, pėr shėrimin e tė thatit tė lukth jepen kėto rezultate: nga 92 pacientė - 30 janė shėruar plotėsisht vetėm me hipnozė; 33 janė shėruar plotėsisht me hipnozė dhe me anė tė medikamenteve; ndėrsa 29 tė tjerė kanė pasur pėrmirėsime tė dukshme (kanė pushuar dhembjet, tė vjellat etj); kėta tė fundit kanė qenė pacientė, tė cilėt nuk kanė mundur tė hipnotizohen. Autori thotė se suksesi varet nga thellėsia e gjumit hipnotik

Hipnoza nuk ėshtė mjet universal pėr gjithė sėmundjet

Pėr shėrimin e astmės ėshtė pėrdorur metoda e njėjtė. Nga 200 pacientė (128 femra dhe 72 meshkuj) tė moshės 10-60 vjeēare, kanė rezultuar kėto rezultate: 84 janė shėruar plotėsisht dhe janė liruar nga spitali; 56 tė tjerė kanė pasur shėrime tė dukshme (sulmet kanė qenė tė rralla); ndėrsa te 60 pacientė tė tjerė (30%) nuk ka pasur kurrfarė efekti, sepse nuk kanė mundur t i nėnshtrohen lehtė gjumit tė thellė hipnotik.

Gjithashtu, nga tensioni i lartė i gjakut, janė shėruar 160 pacientė (60 meshkuj dhe 100 femra), tė moshės 20-60 vjeēare.

Prof. Bulj thotė se nuk duhet ta konsiderojmė hipnozėn si mjet universal pėr shėrimin e tė gjitha sėmundjeve, por shton se hipnoza nė kombinim me medikamente ose me metoda tjera terapeutike ėshtė terapi mjaft efikase pėr shėrimin e njė vargu sėmundjesh.

Hipnoza gjithashtu mund tė shėrbejė edhe si metodė mjaft e suksesshme pėr shėrimin e shumė sėmundjeve psikike dhe neurotike. Eshtė e njohur psikoanaliza e Freudit, i cili pacientėt e vet i kthente nė kohėn e mėparshme (me hipnozė) dhe i kėrkonte konfliktet, situatat, tė cilat kanė mundur tė jenė faktorė tė sėmundjės.

Jo hipnozė tek sėmundjet e rėnda mendore

Tek sėmundjet e rėnda psikike, intervenimi me anė tė metodės hipnotike lejohet vetėm nė disa raste tė jashtėzakonshme.

Nė kėto raste, psikologėt nuk preferojnė tė hipnotizohet i sėmuri, sepse ėshtė konstatuar se hipnoza tek disa sėmundje provokon efekt negativ dhe thellon sėmundjen edhe mė tej.

Por, nė kombinim me disa medikamente, efekti i saj ėshtė shpresėdhėnės pėr shėrimin e pjesshėm tė disa simptomave, tė provokuara nga kėto sėmundje tė rėnda psikike.

Edhe pėr alkoolizmin, narkomaninė si dhe pirjen e duhanit, qė janė gjithnjė nė rritje e sipėr, hipnoza mund tė pėrdoret si mjet mjaft efikas nė parandalimin dhe nė shėrimin e kėtyre sėmundjeve tė varėsisė, por kėtu duhet edhe vullneti dhe dėshira e pacientit pėr t u shėruar.

Gjithashtu, varet edhe nga shkalla e helmimit nga kėto elemente.

Mund tė zgjidhė problemet seksuale, impotencėn dhe ftohtėsinė


Hipnoza mund tė ndihmojė edhe nė lehtėsimin dhe zgjidhjen e problemeve seksuale. Impotenca tek meshkujt dhe frigjiditeti (ftohtėsia) te femrat, janė probleme mjaft tė pėrhapura nė mbarė rruzullin tokėsor, diku mė shumė e diku mė pak.

Hipnoza mund tė ndihmojė tė tejkalohen kėto vėshtirėsi tė cilat, si sėmundje psikogjene, provokohen nga shumė faktorė, siē janė: mungesa e dashurisė, edukimi dhe qėndrimi i gabuar ndaj seksit, frika nga mossuksesi, problemet apo ngarkesat familjare, turpshmėria etj. Nė kėto raste, barėrat nuk mund tė ndihmojnė gjatė, ato janė tė efektit tė kufizuar.

Edhe psikoterapia e sugjestioni ndonjėherė mund tė ndihmojnė nė zgjidhjen e kėtyre problemeve, ndėrsa hipnoterapia, pavarėsisht nga arritjet e reja mjekėsore, mbetet ende metoda mė efikase pėr largimin e gjykimeve tė gabuara mbi seksin dhe shėrimin e plotė tė kėsaj sėmundjeje.

Gjithashtu, pėrmendet edhe eksperimenti tė cilin e ka zhvilluar dr. K. Tepperweini, i cili pėr tė vėrtetuar ndikimin e hipnozės nė organizmin njerėzor, para ekspertėve mjekėsorė, demonstroi kėtė proces: Njė vajze, e cila nuk kishte gjinj tė zhvilluar normalisht e qė dėshironte tė kishte zhvillim normal tė tyre si vajzat e tjera, si dhe pėr t i bindur ekspertėt pėr forcėn e madhe tė hipnozės, ia nxiti zhvillimi e te dy gjinjve nė gjendjen e dėshiruar prej saj.

Pėr ta thelluar edhe mė shumė bindjen mbi forcėn e hipnozės dhe pėr tė shmangur ēdo dyshim pėr ndonjė veprim manipulues, ai sė pari i sugjeroi asaj, pra pacientės, e cila gjendej nė gjendje tė thellė hipnotike, se njėri gji do t i rritet nė madhėsinė e caktuar brenda njė jave.

Dhe, pas njė jave, ai e arriti madhėsinė e cakuar tė njėrit gji, derisa gjiri tjetėr mbeti nė madhėsinė e mėparshme.

Pastaj, prapė derisa pacientia gjendej nė gjendje tė thellė hipnotike, i sugjeroi se edhe gjiri tjetėr, brenda njė jave, do ta marrė madhėsinė e gjirit tė parė. Dhe prapė, pas sugjestionit, gjiri tjetėr arriti madhėsinė e caktuar dhe atė, mė shpejt se i pari.

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi