Hipnoza - Hypnos

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Hipnoza - Hypnos

Mesazh  Neo prej 10.05.08 23:57

Hipnoza

Fjala hipnozė vjen nga greqishtja "hypnos", qė do tė thotė "gjumė" - njė emėrtim ēorientues, pasi hipnoza ėshtė njė gjendje e tė qenėt i mprehtė, tepėr i pėrqendruar e zgjuar.
90 pėrqind e njerėzve janė tė hipnotizueshėm, 20 pėrqind e tyre vlejnė si "tepėr tė hipnotizueshėm".

Vendimtare ėshtė se sa shumė njeriu i lejon pėrbrenda vetes sugjerimet e hipnotizuesit: Ēdo hipnotizim ėshtė nė fund tė fundit njė "vetėhipnotizim". Gjendja e hipnotizuar quhet edhe "trance" (shqip. trens).

Hipnoza mund tė vihet nė pėrdorim tė shumanshėm; Pėrveē se nė "shfaqjet hipnotizuese" qė kanė marrė pak si nam tė keq hipnoza mund tė pėrdoret pėr luftimin e dhimbjeve, si pėr shembull pėr tė shkulur njė dhėmballė tė pjekurisė, ose nė rastin e dhimbjeve kronike tė kurrizit.

Edhe psikoterapistėt punojnė me "hipnoterapi", nė mėnyrė qė pėr shembull tė bėjnė dikė tė vetėdijshėm mbi ndonjė traumatė qė vjen qė nga koha kur ka qenė shumė i vogėl dhe pėr ta shėruar prej saj. Sepse gjatė hipnozės aftėsia pėr tė kujtuar ėshtė kaq e madhe saqė njeriu mund tė kujtojė edhe pėrjetime nga vitet mė tė para tė jetės.

Ndėrkohė mjekėt pėrdorin gjendjen "trance" nė shumė fusha: Para sė gjithash dentistėt e pėrdorin hipnozėn pėr ndėrhyrje operuese. Hulumtuesit e trurit kanė zbuluar se si hipnoza mėnjanon dhimbjen.

Me ndihmė shėmbėllimesh rezonance magnetike ata kanė gjetur dy rajone tė trurit tė cilat vendosin se sa tė pakėndshme e ndjejmė dhimbjen: Sė pari njė rajon me emrin "korja e pėrparme rripore" (ACC).

Ajo pėrpunon ndjenjat dhe sjell si pasojė atė qė ne e ndjejmė dhimbjen si "vuajtje" ose "sfilitje". Rajoni i dytė, i ashtuquajturi "bėrthamė bajameje" (shkc. amygdala), prodhon frikėn

Nėn hipnozė ndjenjat e kėqija dhe frika mėnjanohen sė tepėrmi, ne ndjejmė pėrsėri diēka, por nuk e ēajmė shumė kokėn pėr tė.

Njė seancė hipnoze kalon pėrmes tre hapash:

1. Hapja

Hipnotizuesit e shfaqjeve parapėlqejnė tė flasin pikėsėpari nė mėnyrė urdhėruese ("Unė do tė numėroj tani deri mė tre: Sytė e tu po rėndohen, ti ndjehesh i lodhur").

Terapistėt parapėlqejnė tė punojnė pikėsėpari ėmbėlsisht nė mėnyrė shtendosėse ("Ti ndjen frymėn tėnde, hap pas hapi shtendosen muskujt e tu, ti ecėn pėrmes njė peizazhi tė bukur sa s'ka").

Tė dyja metodat shėrbejnė pėr tė mėnjanuar kritikėn, pėr t'i folur nėnvetėdijes dhe pėr ta bėrė dikė tė ndikohet lehtė nga sugjerimet e mėtejshme.

2. Gjendja transe

Pėrkundėr pikėpamjes sė pėrhapur ne nuk flemė gjatė hipnozės, por jemi tė zgjuar dhe tė pėrqendruar.

Nėse maten rrymat e trurit (EEG) gjatė gjendjes trance atėherė do tė vėrehen valė alfa tė pėrforcuara - njė shenjė pėr pėrqendrim tė madh.

I hipnotizuari ndjek tash sugjerimet e hipnotizuesit, sikur kėto tė ishin realiteti.

Pėr tė verifikuar qė kemi tė bėjmė me njė gjendje trance futet nė punė testi i ngritjes nė ajėr: dora ngrihet nė mėnyrė tė pavullnetshme.

Pėrveē kėsaj pulsi, shtypja e gjakut dhe frymėmarrja bien, po ashtu edhe hormonet e stresit. Nė trance vihet tek dukuria e "shkėputjes": Ndarja e vetėdijes nga trupi.

Njeriu si tė thuash lėshon trupin dhe kundron vetveten nga sipėr. Meqenėse njeriu nuk e njėjtėson mė veten me trupin dhe ndjenjat atėherė ai nuk ndjen mė as dhimbje.

3. Kthimi nė gjendjen fillestare

Tani i hipnotizuari do tė merret sėrish mbrapa nė realitet - tek hipnozat e shfaqjeve shpesh me ēokitje gishtash, tek hipnoza terapiste me ngadalė dhe me fjalė tė matura.

Kjo pasi qarkullimi i gjakut bien kaq shumė gjatė gjendjes trance saqė shpesh ka nevojė pėr minuta tė tėra pėr t'u normalizuar sėrish.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi