Qė ėndrrat tė kujtohen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Qė ėndrrat tė kujtohen

Mesazh  Odin prej 02.12.12 22:19

Qė ėndrrat tė kujtohen



Bananet dhe arrat janė burim i vitaminės B6 pėr tė cilėn besohet qė “zgjon” trurin gjatė fazės REM, tė lėvizjeve tė shpejta tė syve, kėshtu qė edhe ėndrrat janė mė tė gjalla dhe mbahen mend mė lehtė.

Personat qė konsumojnė sasi mė tė mėdha tė vitaminės B6 kanė ėndrra mė piktoreske dhe shpesh i kujtojnė edhe nė mėngjes, pohojnė shkencėtarėt britanikė tė cilėt kanė analizuar studimet e mėhershme pėr ndikimin e ushqimit nė gjumė. Vitamina B6 e cila gjendet nė mish, drithėrat e papėrpunuara, perime, fruta arrore dhe banane mund tė rrisė luciditetin e ėndrrave, bėn tė ditur Daily Mail.

Nė studimin nga viti 2002, vullnetarėt kanė marrė sasi tė ndryshme tė vitaminės B, ndėrsa tė tjerėt placebo. Ata qė kanė marrė sasitė mė tė mėdha tė vitaminės kanė pasur ėndrra mė tė gjalla, mė emocionale dhe mė lucide.

Shkencėtarėt shpjegojnė qė vitamina B6 ka ndikim tė tillė nė ėndrra, sepse shndėrron aminoacidet nė serotoninė, e cila zgjon trurin gjatė fazės REM me lėvizjet e shpejta tė syve, stadin e gjumit nė tė cilin mė sė shpeshti ėndėrrohet.

Megjithatė, me vitaminėn B6 nuk duhet tė teprohet, sepse dozat e mėdha mund tė shkaktojnė pagjumėsi, ngėrēe, rritjen e tensionit tė gjakut dhe probleme tė zemrės, paralajmėrojnė shkencėtarėt.
avatar
Odin

577


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Qė ėndrrat tė kujtohen

Mesazh  Zattoo prej 10.06.13 0:33

Si t'i mbani mend Endrrat?



Shume flasin per enderrat, efektet e tyre, dhe pergjithsisht per to, e megjithate e dime se ndodh shume shpesh qe kur te zgjohemi te harrojme ate qe kemi enderruar. Do te mundohemi te ju japim disa keshilla te cilat do te ju ndihmonin te i mbani ne mend enderrat, dhe te kujtoni sa me shume detaje nga to.

Merrni nje vendim te vetedijshem per te mbajtur mend enderrat. Ne rrast se krijoni nje bindje ne veten tuaj qe te mbani ne mend enderren keni gjasa me te mira per ta kujtuar.

Alarmin per zgjim nga gjumi vendoseni sa me afer shtratit. Ne rrast se ju del gjumi pa alarm me mire, por ne rrast se ju duhet patjeter nje alarm, vendoseni sa me afer shtratit, sepse ne rrast se koncentroheni me pare ne gjera tjera(ne kete rrast gjetjen e alarmit), ateher ka gjasa qe shpejt te ju largohet nga koka enderra.

Shkruani nje shenim ne ore: “cfare ke enderruar”, ose dicka te ngjajshme ne shkronja te medha, keshtu qe kjo do ishte gjeja e pare qe do shihnit pas te zgjoheni nga gjumi.

Shkoni ne gjume ne kohe. Ju duhet te gjeni nje gjume te mire qe kur te zgjoheni te jeni te kthjellur dhe te perkujtoni mjaft enderren. Gjithashtu nese fleni me pak eshte me e mundur qe te enderroni me pak.

Mendo per ndonje problem te madh apo emocional qe ju brengos. Mos mendoni per zgjidhjet, thjesht per problemin, dhe kjo ndikon ne mbajtjen ne mend te enderres.

Degjoni ate qe ndodh gjate dites. Eshte shume e mundshme qe gjerat qe i degjoni te ju perkujtojne ne enderrat tuaja, keshtu qe regjistroni cdo gje qe degjoni apo shihni, dhe pastaj analizoni ato e ne kete menyre mund te ju kujtohet enderra.
avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Qė ėndrrat tė kujtohen

Mesazh  Jetmira prej 12.07.13 11:10

Tė ėndėrrosh ėshtė njė nga tė drejtat universale, tė pashpallura njerėzore. Janė thėnė tė drejtat e mendimit, tė fjalės sė lirė, tė grumbullimit, tė jetės, tė kėrkimit tė lumturisė, por askush nuk e ka pėrmendur tė drejtėn pėr tė ėndėrruar. Mbase ngaqė ėndrra nuk varet prej askujt, mbase as prej ėndėrrimtarit vetė. Ėndrra varet prej saj dhe vetėm prej saj. Ndoshta e vetmja gjė qė ndikon nė to ėshtė nėse e shikon natėn apo ditėn, apo thėnė mė shkoqur, me sy hapur, apo me sy mbyllur. Mė shpesh na ndodh qė ėndrrat, tė tė gjitha llojeve, i vegojmė natėn. Kjo nuk varet aspak prej nesh. Ata qė dinė mė shumė pėr kėtė fushė thonė se kjo ka lidhje me subkoshiencėn tonė. Puna nis tė koklavitet kur fillojmė e shikojmė ėndrra ditėn.

Ta zėmė, pėr shembull, se do tė ėndėrroni njė ditė qė tė mėdhenjtė e politikės: Saliu, Edi, Iliri, Bamiri, ndoshta edhe Kreshniku, tė vendosin njė tė diel para zgjedhjeve qė ta pinė njė kafe bashkė. Shumė gjėra i ndajnė, por mė shumė i lidhin. A nuk janė ata qė po japin edhe pikėn mė tė fundit tė shpirtit pėr vendin tonė Shqipėrinė? Nuk ėshtė se ata ėndėrrojnė pushtetin, Zoti na ruajt! Porse qė ata tė realizojnė ėndrrat e tyre, nė tė mirėn tonė sigurisht, duhet qė tė kenė pushtet dhe kėtė duhet t’ua japim ne. A nuk kanė pra tė njėjtin qėllim? Kėshtu qė me siguri, tė stėrlodhur nga njė fushatė e stėrgjatė zgjedhore, ndoshta disavjeēare, ata kanė se ē’t’i thonė njėri-tjetrit. Nė tė gjitha rastet shkėmbimi i pėrvojės ėshtė njė gjė fort e menēur. Atėherė duke rrufitur kafenė, ende tė paftohur, ata do tė kujtohen: Ore, po sikur t’i drejtohemi bashkė, sė toku kėtij mileti qė na lodhi me dualizmin e tij brenda llojit? Po sikur tė na shohin njė herė bashkė dhe tė bėhen miq qoftė edhe duke votuar ndryshe? Dhe kėshtu mė nė fund sė bashku, miqtė kundėrshtarė duke dalė nga kafeneja, do tė dalin tė paqtė, tė qetė, dorėshtrėnguar, optimistė, gojėmbėl duke iu drejtuar kamerave, qė me siguri do tė kenė orė qė i presin: O miq shqiptarė, anembanė, na dėgjoni (Me siguri zėdhėnėsi i klubit tė liderėve do tė zgjidhej ai qė do tė marrė mė pak vota). Jemi kėtu para jush qė t’ju lutemi tė na votoni. Sigurisht qė ju do tė zgjidhni vetėm njėrin prej nesh. Nė gjithė kėto vite kemi marrė mbi supe njė barrė tė rėndė, atė qė t’iu hapim sytė, t’iu ēojmė nė Europė, ta shndėrrojmė vendin tonė tė dashur nė njė vend tė begatė e mė nė fund tė paqtė. Jemi nisur nga e mira, duke dhėnė maksimumin tonė. Jo gjithėherė e kemi arritur kėtė gjė. Edhe ne, sikurse ju, jemi pjesė e kėtij vendi, jemi bijtė tuaj, pjellat tuaja, kėshtu qė ju lutemi tė na i falni mėkatet. Por ju garantojmė se nė tė ardhmen do tė bėjmė ē’ėshtė e mundur qė tė jemi sa mė tė mbarė. Por ama, edhe ju, sido qė tė votoni, sido qė t’i keni simpatitė krahinore, tė interesave, tė brezave, tė krushqive, farefisnive, miqėsive, sido qė tė keni vendosur, kini pak respekt edhe pėr ne, qė jemi rropatur dhe po rropatemi pėr ju. Kini mė shumė respekt pėr veten! Vriteni pak mendjen dhe gjejeni vetė se cili ėshtė mė i miri prej nesh. Nganjėherė neve ashtu na e do puna qė tė bėjmė premtime. A nuk ju qetėson edhe juve kjo qoftė edhe pėr pak kohė shpirtrat? Por sido qė tė jetė, ju duhej tashmė ta kishit kuptuar se nga cila anė duhet tė shkoni. Mirė pėr vete, por a mendoni ndopak pėr fėmijėt tuaj? Vriteni mendjen, vriteni mendjen dhe asgjė mė tepėr. Tė jeni tė sigurt se nuk ju dhemb. Me tė thėnė kėto fjalė tėmėdhenjtė do tė largoheshin duke i shtrėnguar dorėn njėri-tjetrit dhe duke u larguar qetėsisht pėr nė shtabet e tyre elektorale, ku i presin entuziastėt pėrkatės flamurmbajtės.

Kjo sigurisht qė ėshtė njė ėndėrr. Madje njė ėndėrr e parė me sy hapur. Sikurse e thamė qė nė krye, askush nuk mund tė na ndalojė ėndrrat porse zhgjėndrra ėshtė shumė herė mė e madhe. Nė vend tė fair play kemi skėrmitje dhėmbėsh, nė vend tė besimit kemi pasiguri, pabesi. Nė vend tė ndershmėrisė kemi lojėra tė pabesa politike.

Ndodh me tė gjithė popujt, qė kanė provuar diktaturėn. Edhe me popuj me mė me shumė kulturė politike se ne. Demokracia vjen rėndom si zgjidhja e vetme e tė gjitha problemeve tė cilat i lė pas mizoria, qoftė kjo e majtė, apo e djathtė. Demokracia qė nė krye shihet si njė ėndėrr e madhe, si zgjidhja e tė gjitha problemeve, si rregulluesja e moralit njerėzor, si kryqi kundėr Satanait, porse kjo ėndėrr nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė iluzion, njė ėndėrr me sy hapur, pėr sa kohė demokracia nuk ėshtė bėrė pjesė pėrbėrėse e ADN-sė sė njė kombi.

Demokracia nuk arrin ta fshijė aspak atė hendekun hipokrit qė ekziston mes liderit dhe masės, mes kreut dhe anėtarėve, mes figurės dhe anonimėve, pėrkundrazi, pėr dreq e shumėfishon atė. Nėse nė diktaturė gjėrat janė mizore, por tė qarta, pra njė njėsh dhe njė turmė skllevėrish kokulur, nė demokraci hipokrizia bėhet edhe mė e koklavitur. Nė thelb nė demokraci kemi tė drejtėn e fjalės, tė drejtėn e tė shprehurit, tė grumbullimit, tė shtypit e kėshtu me radhė. Por se ē’i do kėto tė drejta kur tė shtyp varfėria, kur uria dhe telashet pa fund ta errėsojnė mendimin dhe shpresėn, kur je i detyruar qė tė ruash vendin e punės pėr njė rrogė minimale, kur fqinji yt nuk tė flet me gojė vetėm se je me krahun tjetėr? A duhet tė mjaftohemi vetėm me njė demokraci nė letėr, por jo nė shpirtrat tanė? Pėr dreq mjetet globale tė komunikimit mes hipokrizisė nė krye dhe masės poshtė bėhen edhe mė tė shumėfishta, kėshtu qė agresioni mes asaj qė i themi demokraci (nė rastin e Shqipėrisė duhet thėnė posdiktaturė mė mirė) dhe individit tė ngratė, tė pashkoqitur e tė pambrojtur bėhet edhe mė e dukshme. Nuk ka qenė aspak kjo qė kemi ėndėrruar ditė e natė pėr mė shumė se 20 vjet.

Po atėherė si i bėhet? Nuk kemi asgjė tjetėr nė dorė pėrveēse asaj fletės sė thjeshtė tė votimit tė mbushur me simbole partish. Nuk ka rrugė tjetėr pėr tė kaluar nga postdiktatura nė fillesa demokracie tė mbara. Duhet tė shkojmė atė ditė tė diel, tė qetė, tė bindur se po bėjmė tė duhurėn pėr tė sotmen e pėr tė ardhmen. Edhe njė gjė tjetėr: Sa mė pak ėndrra me sy hapur. Nuk bėjnė mirė. Natėn po, atėherė mund tė ėndėrrojmė ē’tė duam.
avatar
Jetmira

655


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi