Sekretet e Endrrave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sekretet e Endrrave

Mesazh  Odin prej 02.12.12 22:12

Sekretet e Endrrave



Nga mitet te fantashkenca: ja studimet teknike pėr tė kuptuar sekretet e mendjes qė fle, e madje pėr tė drejtuar ėndrrat. Nė tė ardhmen mendohet se do tė regjistrohen dhe tė shihen nė kompjuter pėr t’u interpretuar.

“Duam tė lexojmė ėndrrat e njerėzve”, thotė Moran Cerf, neuroshkencėtar nė Universitetin e Nju Jorkut dhe atė tė Kalifornisė. Cerf, me kolegėt e tij, ka zhvilluar njė teknikė nė gjendje tė lexojė ėndrrat nė momentin qė ato ndodhin nė tru.

Nuk bėhet fjalė pėr skenarin e filmit “Inception”, por nuk mund tė mohojmė faktin se shkencat qė merren me studimin e mendjeve njerėzore po bėjnė hapa gjigantė, falė teknikave tė rezonancės magnetike qė lejojnė tė shohėsh proceset cerebrale.

Mes tyre mund tė pėrmendim aftėsinė pėr tė lexuar mendimet dhe atė pėr tė regjistruar ėndrrat, qė deri pak kohė mė parė ishte thjesht fantashkencė.

Kontakti me botėn e pėrtejme

Bota e ėndrrave ka qenė pėr njė kohė tė gjatė e kundėrvėnė, pothuajse antagoniste ndaj botės materiale dhe shkencore. Nėse shkenca ėshtė racionale, ėndrra ėshtė irracionale pėr nga pėrcaktimi. Pėr popujt antikė, por nė fund tė fundit, pėr shumė prej tyre edhe sot, ėndrra ishte njė mėnyrė pėr tė hyrė nė njė dimension hyjnor, nė gjendje tė zbulojė tė ardhmen apo pėr t'u vėnė nė kontakt me botėn e pėrtejme.

Nė mitologjinė greke, ėndrrat silleshin nga perėndia e gjumit, Hypnos, por edhe nga Morfeu, nga Fobetori pėr makthet dhe nga Fantazos pėr ėndrrat tėrėsisht joreale.

Paraardhėsi i Frojdit

Pėr tė shpjeguar vizionet tona tė natės, grekėt e vjetėr nuk i drejtoheshin vetėm Olimpit. Artemidori i Daldit i lindur nė Hefes dhe qė ka jetuar nė shekullin II pas Krishtit, ishte i pari qė katalogoi mijėra ėndrra, duke i ndarė nė 5 grupe dhe duke dalluar, pėr shembull, ato paralajmėruese nga ripėrjetimet e thjeshta nė ėndėrr tė eksperiencave tė jetuara. Me veprėn e tij "Onirokritika", nė fakt Artemidori i parapriu me 17 shekuj "Interpretimit tė ėndrrave", libri i Sigmund Frojdit qė shėnoi nė vitin 1900 lindjen e psikanalizės moderne.

Tė paralizuar

Studimet e para shkencore mbi kėtė argument nisėn nė fillim tė viteve ‘50, kur filluan tė mateshin me mjete elektrike mekanizmat fiziologjikė tė gjumit.

Hapi mė i rėndėsishėm ndodhi nė vitin 1952, kur studenti Eugene Aserinsky, nė Universitetin e Ēikagos, e kuptoi se nė disa faza tė gjumit sytė lėvizin shumė shpejt poshtė qepallave: ishte zbuluar faza e gjumit REM (Rapid eye moviment) gjatė tė cilit truri regjistron njė aktivitet shumė tė madh, ndėrsa trupi qėndron i paralizuar. Shumė shpejt u kuptua se nėse zgjoheshin gjatė fazės sė gjumit REM njerėzit kujtonin shpesh se kishin ėndėrruar: qė atėherė studimet mbi ėndrrat u pėrqendruan mbi tė gjitha nė kėtė fazė. “Nė tė vėrtetė kjo ide ishte fryt i njė eksperimenti artificial qė lidhej me faktin e pyetjes sė vullnetarėve qė tė kujtonin ėndrrat e tyre. Mė pas nė vitet ‘60-‘70 vėmendja u zhvendos tek aktiviteti mendor.

Kėshtu, teksa zgjoheshin personat pyeteshin se ēfarė po u kalonte nėpėr mend. Nė 90 pėr qind tė rasteve ishte njė aktivitet mendor nė fazėn REM, ndėrsa 70 pėr qind tė rasteve nė fazėn jo REM”.

Emocione dhe ēuditė

De Genaro ėshtė autor i njė studimi tė publikuar kohėt e fundit nė revistėn specifike “Human Brain Apping”, i bėrė sė bashku me institutin Santa Luccia tė Romės dhe Universitetin e Bolonjės, ku lidhen karakteristikat fiziologjike tė trurit me disa karakteristika tė ėndrrave: gjatėsia e tyre, niveli emocional, qartėsia vizive dhe pėrmbajtja e ēuditshme.

Studimi i bėrė me teknika moderne tė rezonancės magnetike te 35 individė nga mosha 18 deri nė 70 vjeē, tregoi pėr disa lidhje komplekse mes karakteristikave tė ėndrrave dhe karakteristikave fiziologjike tė dy zonave tė trurit amigdalas, asaj qė rregullon emocionet, dhe hipokampusit, qė lidhet me qendrat e kujtesės.

Rezultati?

“85 pėr qind e ēudirave qė shohim nė ėndėrr lidhen me ndryshimet strukturore tė amigdalės. Sa mė i vogėl tė jetė vėllimi i amigdalės sė majtė aq mė tė shumta janė ēudirat. Ndėrkaq ato rriten edhe nėse rritet vėllimi i hipokampusit tė djathtė”, shpjegon De Gennaro. Rezultate tė ngjashme dolėn edhe pėr tonin emocional dhe qartėsinė e imazheve.

Mekanizma molekularė

Pėrveē kėtyre karakteristikave fiziologjike grupi i De Gennaros po studion edhe mekanizmat kimikė dhe elektrikė tė trurit qė ėndėrron. Pėr sa u pėrket tė parave, studimet janė ende duke u zhvilluar: “Ka pacientė tė prekur nga sėmundja e Parkinsonit qė kanė mungesė dopamine (njė neurotransmetues, d.m.th. njė molekulė qė transmeton impulset elektrokimike tė trurit), shpjegon De Gennaro. “Po studiojmė ėndrrat e tyre para dhe pas njė ilaēi qė rrit nivelin e dopaminės. Pėr mė tepėr presim qė sasia dhe cilėsia e ėndrrave tė rritet nė pėrpjesėtim me nivelin e kėtij neurotransmetuesi”.

Valėt elektrike

Pėrkundrazi, pėr sa u pėrket aspekteve elektrofiziologjikė, studimet bazohen nė leximin e impulseve elektrike tė trurit, pėrmes kuantifikimit tė sinjaleve tė njė elektrocefalograme, pėr tė vendosur kushtet nėse e kujtojmė njė ėndėrr apo jo. Nė kėtė rast, studimi u bė tek 64 individė tė zgjuar, nė fazėn e gjumit REM dhe jo REM. “Pamė se gjatė gjumit REM, njė sasi mė e madhe valėsh ‘theta’ nė zonėn frontale tė trurit tregon nėse ėndrra do tė kujtohet me detaje”, shpjegon De Gennaro.

“Nė mėnyrė analoge nė fazėn jo REM, njė sasi e vogėl valėsh alfa 8-12 Hz nė zonėn cerebrale tė djathtė korrespondon me njė kujtim mė tė mirė”. Ėshtė domethėnės fakti se njė lidhje e tillė mund tė bėhet edhe gjatė kohės kur jemi zgjuar. Kur mėsojmė diēka tė re pėr ta kujtuar aktivizohen tė njėjtėt mekanizma. “Kėrkimi nxjerr nė pah se nga pikėpamja e trurit, gjumi nuk ėshtė shumė ndryshe nga tė qenėt zgjuar”, komenton De Gennaro.

Neuronet fizionomiste

Nė fakt njė grup shkencėtarėsh nė Kaliforni po zhvillon njė teknikė pėr tė lexuar aktivitetin cerebral (kur jemi zgjuar) dhe ta shndėrrojė mendimin nė rregulla pėr t’u hedhur nė kompjuter. Grupi i drejtuar prej Christof Koch nga “California Insitute of technology”, tė cilave u pėrket edhe Moran Cerf, ka identifikuar disa neurone qė karakterizojė njė imazh tė caktuar: pėr shembull ka njė neuron tė veēantė qė aktivizohet kur mendon pėr Marilyn Monroe, njė kur mendon pėr Bill Clinton dhe njė tjetėr pėr kullėn Eifel.

Tė lexosh brenda trurit

Ndėrkohė edhe nė pjesė tė tjera tė botės po kėrkohet tė lexohet aktiviteti cerebral pėrmes teknikave gjithmonė e mė tė sofistikuara. Nė Japoni pėr shembull, kėrkuesit e “Computational Neuroscience Laboratories” tė Kyotos kanė zhvilluar njė teknikė pėr tė ndėrtuar imazhet qė formohen nė tru teksa jemi duke lexuar. “Rezultat kanė qenė befasuese”, thotė njėri prej autorėve kryesorė.

Ēėshtje privatėsie

John-Dylan Haynes, njė neuroshkencėtar gjerman, e pranon se kėto zhvillime janė tė rėndėsishme dhe mund tė bėjnė tė mundur regjistrimin e ėndrrave. Nė ēdo rast, paralajmėrojnė ekspertėt, duhet tė fillojmė tė shqetėsohemi pėr privatėsinė tonė: kush do tė donte tė shihte qė mendimet tona intime dhe ėndrrat tė regjistrohen nė ndonjė ēip apo disk e mė pas tė analizohen nė kompjuter? Ja se ēfarė thotė shkenca pėr disa nga pyetjet mė tė zakonshme tonat. Pyetje qė ngrihen edhe nė filmin “Inception”, ku ngjarjet zhvillohen brenda ėndrrave tė protagonistėve.

A mund ta kuptojmė qė jemi nė ėndėrr?

Po, dhe kjo ndodh nė tė ashtuquajturat ėndrrat e kthjellėta. I pari qė hodhi hipotezėn pėr ekzistencėn e kėtyre lloj ėndrrash ishte psikologu holandez Frederik van Eeden nė vitin 1913. Por ai qė i studioi nė mėnyrė sistematike ishte Stephen LaBerge, psikofiziolog nė Universitetin “Stanford” nė vitet ‘70.

Megjithatė studimet e tij janė kontradiktore: "LaBerge seleksionoi individė qė rrėfenin se kishin kontroll mbi ėndrrat e tyre dhe i ftoi ata qė t’i nėnshtroheshin njė eksperimenti: nė gjumė, gjatė fazės REM (gjatė tė cilės trupi ėshtė krejtėsisht i palėvizshėm me pėrjashtim tė syve), duhej tė lėviznin sytė nė mėnyrė tė njohshme (pėr shembull tri lėvizje nė tė djathtė)", shpjegon Luigi de Gennaro, docent i psikofiziologjisė sė gjumit nė "La Sapienza" tė Romės. "Sipas LaBerge, eksperimenti doli me sukses, por jo tė gjithė u bindėn, sepse gjatė fazės REM tė gjumit verifikohen mijėra lėvizje tė syve nė tė gjitha drejtimet, kėshtu qė ėshtė e vėshtirė tė dallosh ato rastėsore nga ato tė vullnetshmit".

Si mund ta kuptojmė qė jemi nė ėndėrr?

Nuk ka njė pėrgjigje tė saktė, por mund tė gjejmė disa tregues, si pėr shembull prania e tė vdekurve apo situatave jo reale: pėr shembull mund tė ėndėrrohet sikur je duke fluturuar.

Apo nė situata nga mė normalet, mund tė dalėsh nė pėrfundimin e mungesave tė detajeve, qė ėshtė tipike e ėndrrave: pėr shembull mund tė provosh tė shohėsh duart, pasqyrėn, apo tė lexosh njė libėr ose njė gazetė. Nėse e rilexon, mund tė ndodhė qė teksti tė ndryshojė.

A mund tė kontrollohen ėndrrat?

“Deri nė njė farė pike”, thotė De Gennaro. “Disa aspekte janė tė kontrollueshme, pėr shembull mund tė rritet frekuenca e ėndrrave tė kujtuara dhe detajet: mjafton tė sforcohesh pėr tė kujtuar ėndrrat apo ndoshta mund tė mbash njė ditar”. Disa mendojnė se duke u stėrvitur mund tė ndryshojnė pėrmbajtjen e ėndrrave sipas dėshirave, por nuk ka prova qė e mbėshtesin kėtė.

A mund tė ndodhė njė ėndėrr brenda ėndrrės?

Po, nė ėndrrat e kthjellėta. Mund tė ndodhė tė zgjohesh nga njė ėndėrr dhe tė gjendesh nė njė ėndėrr tjetėr.

A mund tė parashikohet njė ėndėrr?

Nė njė farė mėnyre po. Mjafton tė mendosh pėr njė argument para se tė flesh pėr tė rritur probabilitetin qė ta ėndėrrosh.

Nė ėndėrr koha kalon me ngadalė?

E vėshtirė tė thuhet. Sipas ekspertėve tė ėndrrave tė kthjellėta koha rrjedh nė tė njėjtėn mėnyrė si nė ėndėrr ashtu edhe nė realitet.

Sa duhet tė flemė ēdo natė?

Nuk ka njė rregull fiks. Mesatarisht 7 orė e gjysmė, thotė Jim Horne, drejtor i “Sleeep Research Centere” nė Britaninė e Madhe.

Sa mund tė qėndrojmė zgjuar?

Rekordin e mban njė vajzė e re nga San Diego, Randy Gardner, qė nė vitin 1963 ka qėndruar zgjuar pėr 164 orė (11) ditė rresht pa i shkaktuar asnjė dėmtim trurit.

Ēfarė janė ankthet nė ėndėrr?

Duhet bėrė njė dallim mes ėndrrave tė tmerrshme dhe ‘pavor nocturnus’. Tė parat ndodhin nė gjumin REM dhe karakterizohen nga njė frikė e madhe dhe ankthi se kemi parė njė ėndėrr tė keqe. Tė dytat, mė tė shpeshta gjatė fėmijėrisė, ndodhin nė fazėn jo REM dhe karakterizohen nga njė zgjim i keq pa pasur ndjesinė se ishim nė ėndėrr.

Sa pėrgjegjės ėshtė truri pėr ėndrrat?


I gjithė truri merr pjesė nė ėndrra, por ka zona mė tė rėndėsishme.

A ka njerėz qė nuk ėndėrrojnė kurrė?

Po, rreth 5 pėr qind e njerėzve tregojnė se nuk ėndėrrojnė kurrė. Gjithsesi ata edhe mund tė ėndėrrojnė, por nuk i kujtojnė kurrė ato.

Nė ēfarė moshe ėndėrrojmė?

Rreth 15 javėsh.

Pėrse ėndėrrojmė?

Nuk ka ende njė arsye bindėse se pėrse njeriu ėndėrron. Mendimi im ėshtė se truri ka nevojė tė punojė vazhdimisht, por ka edhe nevojė tė flejė.
avatar
Odin

578


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi