Libri Egjiptian i te vdekurve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Libri Egjiptian i te vdekurve

Mesazh  Zattoo prej 02.12.12 15:38

LIBRI EGJIPTIAN I TĖ VDEKURVE

Njė "manual" pėr jetėn e pėrtejme



Veshur me rroba tė pastra dhe sandale tė bardha, ti qėndron nė njė korridor tė madh tė mbajtur nė kėmbė nga kollona. Nė njė fron nė skajin e largėt tė sallės ndodhet figura e Osiris, perėndia e botės sė nėndheshme. Nė tė majtė e nė tė djathtė qėndronin 42 perėndi, figura tė mumifikuara tmerruese pėrfshirė Gėlltitėsin e hijeve, Kockėthyesin dhe Gėlltitėsin e ekzistencės.
Pėrpara ndodhet perėndia Thoth nė formėn e njė majmuni. Qėndron nė krye tė shkallėve qė shumė shpejt do tė pėrcaktojnė jetėn e pėrtejme. Ėshtė dita e gjykimit dhe kush dėshton nė test do tė pėrjetojė agoninė e vdekjes sė dytė. Por askush nuk duhet tė frikėsohet sa kohė qė posedon Librin e tė Vdekurve, i cili nė tekstet e tij pėrmban sekretet e mbijetesės nė jetėn e pėrtejme.

Kthehesh nga i pari i perėndive dhe fillon tė flasėsh: "O perėndi qė vjen nga heliopolis, unė nuk kam mashtruar". Mė pas kthehesh nga i dyti: "O perėndi e zjarrit qė vjen nga Kheraha, unė nuk kam vjedhur...".

Pėr egjiptianėt e lashtė jeta mbi tokė mund tė ishte shumė e shkurtėr dhe kėshtu qė ritualet qė rrethonin vdekjen ishin njė pjesė integrale e kulturės sė tyre. Shumė prej relikeve mė tė njohura nga Egjipti - piramida, varre dhe mumje - zbulojnė kohėn dhe burimet qė njerėzit qė jetonin nė brigjet e Nilit ishin gati tė shpenzonin pėr tė siguruar jetėn e pėrtejme.

Formulat qė mund tė ndihmonin nė rrugėn drejt botės sė pėrtejme u shfaqėn fillimisht nė muret e piramidave gjatė Dinastisė sė 5 egjiptiane, rreth vitit 2350 para Krishtit. Rreth 400 vjet mė vonė, nė kohėn e Mbretėrisė sė Mesme tė Egjiptit kėto tekste piramidash u shndėrruan nė tekste qefinėsh qė skaliteshin nė gurėt e varreve dhe ndonjėherė mbi papirusė.

Pas vitit 1550 para Krishtit, njė trup formulash magjike tė shkruajtura dhe ilustruara nė papirusė nisėn qė tė zėvendėsojnė tekstet nė qefinė nė varret egjiptianė. Ėshtė ai qė sot e njohim si Libri i tė Vdekurve. Libri i tė Vdekurve vazhdoi tė pėrdoret ndonėse me ndryshimet qė pėsoi nė 1500 vitet e ardhshėm deri kur ndryshimet e mėdha nė vend dėmtuan shumė prej traditave tė tij.

Ndonėse ne e njohim si Libri i tė Vdekurve, nė tė vėrtetė asnjėherė dy libra nuk ishin tė njėjtė. "Nuk ka patur njė libėr standard tė tė vdekurve - ēdo dorėshkrim pėrmbante tekste tė ndryshėm", shpjegon John H. Taylor, kurator i njė ekspozite tė re britanike e fokusuar nė kėtė traditė tė spikatur egjiptiane.

"Kishte njė sasi tekstesh, rreth 200 tė tillė, nga tė cilėt mund tė zgjidhje, por asnjė dorėshkrim i njohur nuk i pėrmban tė gjithė formulat magjike qė njihen deri mė sot. Janė disa qė ekzistojnė pak a shumė nė ēdo kopje tė Librit tė tė Vdekurve dhe tė tjera qė janė vėrtet tė rralla dhe nga tė cilat kemi vetėm njė ose dy shembuj".

Libri i tė Vdekurve ėshtė pėrdorur gjerėsisht nė atė kohė dhe janė shumė kopje dhe shembuj qė kanė mbijetuar deri nė ditėt e sotme. Megjithatė ėshtė e qartė se nuk ishin tė disponueshėm pėr tė gjithė egjiptianėt. Shkruajtur me kujdes dhe shpesh herė ilustruar bukur, Librat e tė Vdekurve ishin pėrtej asaj qė mund tė pėrballonin shumica e nejrėzve. Ata gjendeshin vetėm nė varret e njerėzve qė u pėrkisnin shtresave tė sipėrme tė shoqėrisė egjiptiane. Atėherė, nuk ishin thelbėsorė? “Duket se nuk ishte dicka qė duhej absolutisht ta kishe”, thotė Profesor Stephen Quirke i Muzeut Petrie, nė University College nė Londėr. “Ishte njė luks shtesė pėr tė pėrforcuar shanset pėr jetėn e pėrtejme. Ishte njė shtesė shumė dominuese dhe e dėshirueshme pėr njė varrim tė pasur”.

Pasi vdisje, egjiptianėt besonin se shpirti yt, ba, do tė shkėputej nga trupi por vetėm pėrkohėsisht. Ba do tė kish nevojė tė rikthehej periodikisht nė trupin tėnd, ndoshta cdo natė, dhe qė ky ribashkim tė ishte i suksesshėm duhej qė trupi tė mbetej i paprekur. Pėr kėtė arsye egjiptianėt zhvilluan njė proces kompleks tė mumifikimit sepse pa tė, do tė vihej nė rrezik jeta e pėrtejme.

Luftimi i efekteve tė dekompozimit nuk mjaftonte megjithatė pėr tė garantuar qė do tė kishe sukses nė botėn tjetėr. Ba nė vetvete do tė haste shumė sfida gjatė udhėtimit tė tij – dhe pėr t’i pėrballuar ato, Libri i tė Vdekurve do tė ishte njė ndihmė shumė e madhe. Kėshtu qė, shpesh herė Libri vendosej nė qefin, ndonjėherė edhe i mbėshtjellė me rrobat e mumjes, me qėllim qė fjalėt brenda tij do tė tė ndiqnin teksa hasje nė rreziqet e jetės pas vdekjes.

Nuk ka asnjė dyshim qė bota tjetėr ishte njė vend i rrezikshėm, e mbushur me monstra qė reflektonin dhe ekzagjeronin bishat e egra qė egjiptianėt mund tė kishin ndeshur nė botėn e tė gjallėve. Kėshtu qė, ishe i pajisur me formula magjike pėr tė luftuar gjarpėrinj, krokodilė, si dhe njė qenie tė frikshme e njohur si “krijesa qė gėlltit”. Mund tė ndeshje gjithashtu edhe vendin e kasaphanės sė perėndive. Fatmirėsisht pajiseshe me mjetet pėr tė luftuar tė keqen, shpėtuar kurtheve, shmangur dekompozimin dhe kokėprerjen.

Njė tjetėr gjė e frikshme ishte po tė ktheheshe me kokė poshtė, njė fat qė do tė shkaktonte shkatėrrim tė sistemit tretės. Pėr kėtė arsye, nė Librin e tė Vdekurve pėrfshihej njė formulė magjike “pėr tė mos ngrėnė jashtėqitje apo pirė urinė nė botėn e pėrtejme” – njė paralajmėrim i gjallė i tmerreve qė mund tė ndeshje.

Perėndi tė frikshme

Shpirti yt do tė duhej tė kalonte nėpėr njė seri portash, secila prej tė cilave mbrohej nga njė hyjni e frikshme. Dija jote pėr portat dhe rojet ishte thelbėsore pėr tė kapėrcyer dhe ky informacion pėrmbahej nė librin e tė vdekurve. Kėshtu, pėr shembull, kur i afroheshe portės sė gjashtė, formula 146 tė kėshillonte tė thoje: “Mė hap rrugė, se unė tė njoh, unė tė di emrin, dhe unė di emrin e perėndisė qė tė mbron ty – Zonja e Errėsirės; gjatėsia e saj nuk dallohet nga gjerėsia, dhe shtrirja e saj nė hapėsirė nuk mund tė zbulohet. Ka gjarpėrinj, numri i tė cilėve nuk dihet”. Ti duhej tė kėrkoje mbojtjen e perėndisė dhe tė tregoje qė vleje. “Imi ėshtė njė emėr mė i madh se yti, mė madhėshtor se yti nė rrugėn e tė drejtės”, thotė formula magjike 144.

Testi mė i rėndėsishėm nga tė gjithė do tė vinte nė tė ashtuquajturėn Holli i dy Maat-ėve ku do tė gjykohej jeta jote mbi tokė. Pasi u pėrgjigjeshe pyetjeve tė 42 perėndive tė mumifikuar nė holl, ti i afroheshe shkallėve nė majė tė tė cilave ndodhej perėndia me kokė cakalli, anubis. Nė njė shkallė qe imazhi i tė vėrtetės dhe nė tjetrėn ai i zemrės tėnde. Nėse ishe sjellė mirė gjatė jetės, shkallėt do tė ekuilibroheshin dhe tė priste njė e ardhme rozė. Por nėse shkallėt nuk ekuilibroheshin, atėherė takimi i radhės do tė ishte me njė bishė tė tmerrshme me kokė krokodili, trup luani dhe dhėmbė hipopotami. Bisha do tė konsumonte zemrėn tėnde; kėshtu do tė vdisje vdekjen e dytė dhe do tė ikje njė herė e mirė.

Edhe pėr kėtė Libri i tė Vdekurve kishte njė zgjidhje nė formėn e formulės magjike 30B: “O zemra e nėnės time! O zemra ime e formave tė mia tė ndryshme! Mos qėndro si dėshmitare kundėr meje, mos mu kundėrvi nė ditėn e gjykimit, mos u bėj armiqėsore ndaj meje nė momentin e ekuilibrimit”. Sic shpjegon John H Taylor: “Edhe po tė kishe bėrė njė jetė tė keqe, mund t’ia hidhje pėr shkak tė kėsaj formule, e cila pengon zemrėn qė t’u jepet perėndive. Ishte e para herė nė histori qė sheh idenė qė fati yt pas vdekjes varej nga sjellja jote kur ishe gjallė. Megjithatė nuk shkonte drejt njė konkluzioni logjik, pasi nė atė moment mund t’ia hidhje paq me anė tė njė hileje”.

Shekuj tė tjerė tė mėvonshėm, ky konceptim i pėrgjegjėsisė personale tė njeriut, ishte ende i panjohur nė popuj tė tjerė. Pėr babilonasit dhe asirianėt si i dlirėti, si mėkatari, duhej tė zbrisnin nė mbretėrinė e zymtė tė tė vdekurve.

Ai qė dėnohej nga gjyqi i Osirisit hidhej nė zjarr, nė ujin qė ziente, ose flakej pėr t’u ushqyer nga njė monstėr, pėrzierje e krokodilit, luanit dhe hipopotamit.

Egjiptianėt i perceptonin nė mėnyra tė ndryshme llojet e fatlumėsisė. Konceptimi mė popullor dėshironte qė kėta tė vdekur tė mbarteshin nė njė tokė tė premtuar, nė Perėndim; gruri aty lėshonte kallinj shumė metra mbi tokė, jeta s’ishte gjė tjetėr veēse hare dhe gėzim. Ėshtė e qartė qė ky besim ushtronte njė ndikim tė dobishėm mbi orientimin e njerėzve. Secili kėrkonte tė vlerėsohej si njeri i sė mirės. Mbi mbishkrime tė shumta mortore, lexohet: “Unė u kam dhėnė bukė tė uriturve, u kam dhėnė pėr tė pirė tė eturve; kam veshur ata qė ishin lakuriq, kam bėrė tė kalojnė lumin udhėtarėt…”

Njė kryetar i fuqishėm province kishte skalitur mbi varrin e tij, pothuajse katėr mijė vjeēar, epitafin e mėposhtėm: “Unė nuk kam dhunuar asnjė vajzė tė varfėr, nuk kam lėnė asnjė vejushė nė mjerim, nuk ia kam bėrė jetėn tė vėshtirė asnjė fshatari, nuk kam dėbuar asnjė bari, nuk kam marrė asnjeri shėrbėtor pėr tė mė bėrė punėt pa pagesė. Askush nuk ka njohur mjerimin, askush nuk ka njohur urinė nėn qeverisjen time. Kur vinin vite tė vėshtira, kam punuar tokėn dhe kam mbjellė fushat, nga veriu nė jug, dhe iu kam dhėnė ushqime banorėve tė mi. U kam dhėnė vejushave po aq sa atyre qė i kishin burrat; kur kam shpėrndarė dhuratat, nuk kam favorizuar njeriun e rėndėsishėm nė dėm tė tė varfėrit. Pastaj Nili dėrgoi vėrshime tė mėdha qė dhanė grurė dhe tė gjitha llojet e zahireve; as nė ato ēaste nuk kam kėrkuar angari. Ja pėrse isha i dashur pėr popullin”.

Tė vdekurit qė kishin kapėrcyer me sukses provėn e gjyqit tė Osirisit kishin tė drejtėn e lumturisė sė pėrjetshme. Ndėrkaq ata kėrcėnoheshin nga disa rreziqe, prej tė cilave duhej tė mbroheshin me formula nomatisjeje. Pėr tė ndihmuar tė vdekurin kėto formula ishin gdhendur mbi sarkofag dhe mbi muret e varrit. Pak nga pak ato u mblodhėn nė tė famshmin Libri i Vdekjeve, shkruar mbi njė rulon papirusi, i cili vendosej nė varr nė anė tė tė vdekurit. Kur i ndjeri takonte demonė nė forma gjarpėrinjsh, krokodila gjigandė, apo dragonj qė villnin flakė, ai e dinte ēfarė duhej t’iu thoshte pėr t’i dėbuar; kur mbėrrinte pėrpara njė porte qė duhej ta hapte, apo pėrpara njė lumi qė duhej tė kapėrcente, ai e dinte ēfarė formule magjike do thoshte.

Pasi kaloje nėpėr kėto situata tė vėshtira, ku pėrfundoje? “Nuk ka njė qellim tė vetėm nė Librin e tė Vdekurve”, shpjegon John H Taylor. “Eshtė njė koleksion tekstesh qė pėrmban tekste dhe formula magjike nga periudha tė ndryshme dhe vendndodhje tė ndryshme nė Egjipt. Janė tė gjitha pak kontradiktore, kėshtu qė ka shtatė funde tė mundshėm, qė janė tė ndryshėm”.

Njė mundėsi ishte tė largoheshe me perėndinė e Diellit, Ra, nė varkėn e tij nėpėr qiell cdo ditė. Njė zgjedhje e dytė do tė ishte tė jetoje nė botėn e nėndheshme me perėndinė e atjeshėm Osiris. Por vendi qė do tė doje tė vizitoje mė shumė ishte Fusha me Kallama, njė version i idealizuar i Egjiptit, ku mund tė vazhdoje shumė prej veprimtarive tė jetės tokėsore.

Fusha e Kallamave ishte padyshim njė vend me lidhje tė forta bujqėsore, njė temė qė Stephen Quirke beson se ekzistonte nė tė gjithė idetė egjiptiane pėr vdekjen. “Egjipti ishte njė shoqėri urbane por bujqėsia ishte aktiviteti qė mbante vendin. Njė pjesė e mėnyrės si ata ilustronin vdekjen ishte cikli bujqėsor. Mbėrtheheshe pas diellit qė ishte burimi dominues i dritės, energjisė dhe ngrohtėsisė. Ai diktonte edhe vitin bujqėsor, qė ishte qendror pėr kėtė ekonomi bujqėsore. Mbėrtheheshe edhe pas tokės, ku ideja qė shkove nė nėntokė pėr tė vdekur dhe mund tė rilindeshe lidhej me nocionin e bujqėsisė dhe rirritjes sė bimės. Janė mėnyra shumė organike tė tė parit tė jetės. Njė prej ilustrimeve mė tė famshėm tė Librit tė tė Vdekurve ėshtė njė skenė nė Fushėn me Kallama ku njerėzit e lumtur janė duke korrur grurė nė lartėsi tė pazakonta”.

Megjithatė, gjithė kjo korrje dhe vjelje mund tė tingėllojė si punė e rėndė e prandaj edhe libri i tė vdekurve e kish njė zgjidhje. Shpesh herė varroseshe me njė figurinė tė vogėl, tė njohur si shabti, tė cilės mund t’ia delegoje punėn nė jetėn e pėrtejshme. Formula Magjike 6 kėrkonte qė shabti tė zinte vendin tėnd, kur bėhej fjalė pėr kryerjen e punėve tė rėnda nė botėn e pėrtejme. Me kėtė ndihmės qė merrte pėrsipėr punėt e lodhshme, mund tė gėzoje pastaj parajsėn e pėrjetshme.
avatar
Zattoo

635


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi