Tor - Thor

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tor - Thor

Mesazh  Berti69 prej 29.11.12 0:35

TOR - THOR



Flokė dhe mjekėrr flakėruese, forcė mbinjerėzore dhe oreks i pangijshėm: janė disa prej tipareve tė Torit, njė prej protagonistėve mė tė famshėm tė panteonit skandinav.

Qė nė tė vėrtetė, ishte shumė mė tepėr se sa heroi i drejtė dhe i pamposhtur qė shfaqet nė librat me figura dhe nė ekranin e madh, aq sa tė pėrbėnte njė pengesė serioze ndaj kristianizimit tė Veriut tė Madh

I fundit qė "i rezistoi" dhe u pėrball me pėrparimin e kristianizmit nė tokat e Veriut tė Madh ishte Tori.
Kulti i tij i lashtė vazhdoi tė gjejė strehė nė ndjenjat fetare tė disa popujve gjermanikė, edhe pas konvertimit tė tyre qė u pėrmbyll nė Epokėn e Mesjetės.

Ndoshta sepse ishte perėndia e njerėzve tė zakonshėm, qė nė njė zgjedhje imagjinare tė njė parlamenti tė shenjtė - siē ka hedhur hipotezėn historiani gjerman Rudolf Portner - "kishte pėrqėndruar tek vetvetja pjesėn mė tė madhe tė votave".

Ky popullaritet, e bėri qė nė disa raste tė merrte rolin e plotė tė mbretit tė panteonit nordik, nė dėm tė prindit tė tij, Odinit, i cili me profilin e tij aristokratik tė sovranit, luftėtarit tė zgjedhur, magjistarit dhe poetit, magjepste kategori mė tė ngushta besnikėsh, shpesh herė elitėn.

Jo rastėsisht nė tempullin e famshėm pagan suedez Uppsala, sipas rrėfimeve tė peshkopit Adam i Bremenit (shekulli XI), statuja e perėndisė me ēekiē zinte njė vend qendror, ndėrkohė qė pamjet e Odinit dhe Freirit i qėndronin nė krah, respektivisht nė tė djathtė dhe nė tė majtė.

Tori ishte bir i Odinit dhe Jordit, njė hyjni e tokės. I martuar me Sif, njė perėndeshė shumė e bukur e quajtur "profetja", ai pati dy fėmijė: njė femėr, Trud, Valkiria e ardhshme dhe njė mashkull, Modi, i cili do tė trashėgonte njė pjesė tė fuqive tė tė atit. Kishte dhe njė tjetėr pasardhės tė drejtpėrdrejtė, Magnin, njė fėmijė jashtė martese.

Kėshtjellė me 540 dhoma

Tori, ashtu si Odini, i pėrkiste familjes sė Aesirėve, njė grup dominues nė universin fetar gjermanik, krahasuar me rivalėt historikė dhe nė vijim miqtė, qė quheshin Vanir.

Letėrsia dhe imagjinata popullore e paraqesin nė histori si njė burrė muskuloz, me flokė dhe mjekėrr ngjyrė tė kuqe tė ndezur. E paraqisnin gjithmonė me ēekiēin nė dorė (Mjėllnir), dorezat e hekurta (Jarngreipr) dhe njė rrip tė veēantė (Megingjord), qė shpėrndante forcėn fizike tė shtuar.

Ēekiēi vdekjeprurės Mjėllnir lėshonte rrufe dhe kishte cilėsitė e njė bumerangu: nėse lėshohej, kthehej menjėherė pas nė duart e padronit. Proverbiale ishte edhe shtėpia e Torit, nė Asgard, njė kėshtjellė shumė e madhe dhe e shkėlqyeshme e quajtur Bilskirnir, qė kishte 540 dhoma.

Udhėtonte me njė karrocė, e tėrhequr nga dy dhi (Tangnjostr dhe Tangnrisnir) nė gjendje tė ēanin qiejt. Kishte njė oreks mbinjerėzor qė e bėnte tė hante pėrditė buaj tė tėrė, dhjetėra salmonė, shoqėruar me fuēi lėngu mollėsh. Hante ndonjėherė edhe dhitė e tij, pa u prekur megjithatė kockat dhe lėkurėn, njė kusht i domosdoshėm qė tė dyja tė ringjalleshin ditėn tjetėr...

avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


495


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tor - Thor

Mesazh  Berti69 prej 18.12.12 23:31



Njė shok udhėtimi dinak

Shpesh herė merrte me vete edhe njė shėrbyes, Tjalfi, i stėrvitur edhe ai pėr nė beteja. Kur i duhej ndėrkohė qė tė pėrballonte udhėtime tė gjatė e tė fshehtė, shoqėrohej nga dinaku Loki, njė hyjni ambigue, tė cilin mė vonė do e bėnte armik. Klisheja e ēekiēit Mjėllnir, rripit magjik, forcės dhe aftėsive tė tjera mbinjerėzore nuk ofron imazhin mė autentik nga pikėpamja historiko-mitologjike e “perėndisė sė vetėtimės”.

Duke nisur pikėrisht nga ky atribut mund tė procedohet me identifikimin e njė profili qė pėrfshihet nė njė trashėgimi fetare tė pėrbashkėt me kultura tė tjera, larg nga imazhi i “superheroit” qė kemi parė nė librat me figura apo nė ekranin e madh tė kinemasė. Rrufetė qė dalin nga arma e tij, nė fakt, pėrfaqėsojnė fuqinė e energjisė qiellore e gatshme tė lėshohet kundėr demonėve tė kaosit dhe tė territ, ashtu si rrufetė e hyjnisė hinduiste Indra dhe tė asaj iranike Mitra.

Njė Jupiter nė veri?


Ndėrkohė Taciti, tek “Germania”, vendos njė lidhje mes Torit dhe gjysmėperėndisė Herkul i popullsisė nordike tė Suebit, i pajisur me shkop dhe jo me ēekiē. Tė tjera ngjashmėri e afrojnė me Jupiterin, qė nė disa rrėfime nė gjuhėn anglosaksone rezulton i pėrmendur me emrin Thunor, shprehje nė anglishten e vjetėr me tė cilėn identifikohet edhe vetė Tori.

Emri Thorr nė gjuhėn e lashtė vikinge do tė thotė “rrufe”. Dhe imazhi i perėndisė qė pėrshkon qiejtė nė njė karrocė gjen jehonė nė disa fjalė skandinave qė pėrshkruajnė atė fenomen atmosferik. Nė rajonet e Suedisė lindore, pėr shembull, ėshtė nė modė edhe sot e kėsaj dite shprehja asen kor (qė fjalė pėr fjalė pėrkthehet “perėndia qė nget karrocėn”) pėr tė treguar se nė tė vėrtetė po “vetėtin”. Ndėrsa nė norvegjisht, zhurma e vetėtimės nė fakt pėrshkruhet prej foljes toredonn, apo “goditja e Torit”.

Rrufetė qė dalin nga ēekiēi tregojnė jo vetėm hyrjen nė betejė kundėr forcave demoniake tė kaosit, por garantojnė, nė tė njėjtėn kohė, tė korra tė mbara nėpėrmjet shiut. Tor, mishėron edhe funksionin e zotit tė pjellorisė. Megjithatė, ndėrhyrja e tij krijon vetėm kushtet ideale pėr shfrytėzimin e bollshėm tė tokės.

Tori pėrdor fuqitė dhe armėt e tij pėr tė luftuar mbi tė gjitha gjigandėt, qė shpesh herė i vėnė syrin mbretėrisė hyjnore tė Asgardit. Njėri prej mė aktivėve – siē tregohet nė pjesėn e parė tė “Edda nė prozė” (Mashtrimi i Gylfit) – shfaqet njė ditė nė praninė e Aesirėve i maskuar si njė mjeshtėr artizan. Me dinakėri tė madhe, arrin tė bėjė njė pakt, nė bazė tė tė cilit do tė mund tė siguronte dorėn e perėndeshės sė bukur Freyja, pėrveē diellit dhe hėnės, nė kėmbim tė ndėrtimit tė njė kėshtjelle.

Pavarėsisht se ndėrtimi i veprės ka vėshtirėsi shumė tė madhe, vizitori misterioz vazhdon me punimet nė mėnyrė tė shpejtė, duke shfrytėzuar punėn e njė kali tė vetėm. Por nuk do tė arrijė ta ēojė deri nė fund, sepse i mashtruar, nė fund, nga njė prej hileve tipike tė perėndisė Loki. Tek ndihet i mashtruar, ndėrtuesi heq maskėn dhe nis tė reagojė nė mėnyrė tė tillė, sa qė bėn tė domosdoshme ndėrhyrjen e Torit. Falė Mjėllnirit, perėndia i rrufeve thyen vinēin e gjigandit dhe “e hedh poshtė, nė Niflhel”, qė ėshtė “ferri i dėborės”, nė humnerat e Tokės.

Gjithnjė e mė shpesh, Tor lufton kundėr armiqve “titanikė” nė Tokėn e tyre, qė ndodhet nė Lindje. Pjesa mė e madhe e rrėfimeve qė pėrmban “Edda” flet pėr udhėtime tė gjatė, si pėr shembull ai qė arrin kulmin me cenimin e territorit tė gjigandit Geirrodhr, “Princi i pėrtejvarrit”. Nė atė rast, Tor detyrohet qė tė luftojė pa pajisjet e tij, por nė fund arrin gjithėsesi qė tė fitojė.
Rrethana komike

Ndonjėherė, nėpėr saga dhe nėpėr poema, figura e Tor merr tipare tė ēuditshėm, pothuajse komikė. Proverbial nė kėtė kuptim ėshtė episodi i gjigandit Scrymir, qė Tor pėrpiqet nė ēdo mėnyrė qė ta vrasė nė gjumė me shkopinj, me rezultat gjithėsesi tejet tė dobėt pėr njė kampion me forcė si e tija. Nė goditjen e radhės nė kokė, gjigandi hap sytė, duke u ankuar vetėm pėr njė gudulisje: “Mallkuar qofshin ata zogoj qė janė ulur mbi pemė – thėrret ai. Sapo kuptova, qė teksa flija, kėta tė pacipė mė hodhėn pėrsipėr fėlliqėsitė e tyre pėrmes degėve”.

Gjatė njė serie lojėrash tė diskutuara nė tokėn e gjigandėve, Tor nuk arrin qė tė boshatisė njė brir tė mbushur plot me birrė, duke fituar kėshtu talljet e tė pranishmėve: “Po ti nuk qenke njė burrė!” Veē kėsaj, u tregua i paaftė tė mbėrthejė njė plakė apo tė ngrejė nga toka njė mace. Por nė tė vėrtetė, mbreti i gjigandėve i kishte bėrė hile. Birra, pėr shembull, pėrmbante prurjet e detit; plaka pėrfaqėsonte rrjedhėn e pashmangshme tė viteve, ndėrsa prapa identitetit tė maces fshihej gjarpėri mė i madh dhe mė i fortė i universit, i quajtur Mirdgardsormr.

E njėjta vijė ironie pėrshkon edhe episodin e pėrshkruar nė njė prej pjesėve mė tė famshme tė Eddas poetike, Thrymskvida. E gjithė ngjarja vėrtitet pėrreth rrėmbimit tė ēekiēit tė Torit nga ana e gjigandit Thrymr, i cili e kishte fshehur plot shtatė lega nėn tokė. Pėr tė rikthyer armėn e vyer grabitėsi kėrkon njė haraē nė natyrė: dorėn e tė parezistueshmes Freyja, e cila nuk ishte aspak e bindur tė pranonte propozimin. Dhe kėshtu, krerėt e Asgardit vendosėn pėr njė hile: tė vishnin Torin si grua dhe ta maskonin pikėrisht si perėndeshja bukuroshe e joshjes. Maskimi, ndonėse i pėrsosur, shkakton njė farė dyshimi tek Thrymr, i cili mbetet i habitur nga nepsi me tė cilin vajza gėlltit buaj dhe salmonė.

Veē tė tjerash, gjigandi trembet prej vėshtrimit flakėrues qė del nga sytė e bashkėshortes sė tij tė ardhshme, por pavarėsisht gjithēkaje, nuk ka ndėrmend tė heqė dorė nga martesa. Riti qė parashikon bekimin e ēiftit me ēekiēin e Torit, megjithatė, nuk ndodh asnjėherė: ditėn e martesės, perėndia i rrufeve, i ndodhur nė njė distancė tė vogėl nga arma e tij, e shtie nė dorė dhe vret Thrymrin nė ēast.

Disa analiza sipėrfaqėsore historiko-mitologjike interpretojnė zėnkėn e furishme mes Odinit dhe Torit, e pėrshkruar tek Harbardsljod (Kėnga e Harbard), duke hedhur hipotezėn pėr njė pėrplasje mes kulteve. Nė atė kontekst, dy perėnditė diskutojnė me njė farė zjarri, duke iu drejtuar njėri-tjetrit se zotėrojnė cilėsi mė tė larta. Odini, mbi tė gjitha, pohon se pėrfaqėson fisnikėt qė bien nė betejė, artet, letrat, dhe e quan kolegun si perėndi tė “racės sė shėrbėtorėve”, i ngjashėm me fshatarin e pagdhendur, qė vetėm punon dhe qė ėshtė pak i prirur pėr tė shkuar nė luftė.

Megjithatė, nė qėllimet e autorit, ajo grindje nė majat e Asgardit merrte njė karakter alegorik, siē theksohet nga njė prej studiuesve mė nė zė tė qytetėrimeve indo-evropianė, Georges Dumezil: “Ka pasur njė prirje pėr tė nxjerrė nga ky dokument njė konflikt mes kulteve, njė rivalitet grupesh fetarė, rėnien e njėrit apo ngritjen e tjetrit. Ėshtė sigurisht false, ashtu siē janė edhe konkluzionet analoge qė nxirren ndonjėherė nė lidhje me himnet e dialogėve homologė tė Rg Veda, ku sovrani Varuna dhe luftėtari Indra hedhin herė fjalė tė ėmbla e herė fjalė tė hidhura ndaj tjetrit.

Nė dy rastet, poetėt kanė pėrdorur vetėm skemėn e dialogut, mjetet e pėrplasjes verbale, pėr tė shfaqur sa mė mirė natyrat e ndryshme tė dy perėndive dhe shėrbimet e ndoshėm, ndonjėherė tė kundėrt, qė ata bėjnė nė vende tė ndryshėm tė njė strukture teologjike tė njėjtė dhe tė qėndrueshme”.

Njė perėndi “konservatore”

Figura e Tor shfaqjet me lidhje me dimensionin e Sippe, apo mė saktė atė frymė komunitare qė mes popujve tė veriut ishte e ngritur mbi themelet e njė lidhjeje familjare. Ndėrsa Odini – siē e thotė edhe folologia gjermanike Gianna Chiesa Isnardi – duket se mishėron mė shumė “modelin e sjelljes sė comitatus”, thėnė ndryshe “njė bėrthame personash, rebelė ndaj traditės komunitare qė, duke bashkuar pėrpjekjet e tyre pėr ndjekjen e njė afirmimi personal, ndiqnin njė luftėtar me tė cilin ndanin idealin e tyre tė jetės”.

Me Torin pra, tradita merrte goditjet e fundit, duke tentuar tė rigjenerohet nga poshtė, duke nisur prej zakoneve sociale mė tė pėrhapur. Jo rastėsisht perėndia me ēekiē adhurohej mbi tė gjitha nė Islandė, historia mesjetare e tė cilės ėshtė shenjuar nga migrimi i kolonėve norvegjezė, qė dėshironin tė rivendosnin nė atdheun e tyre tė ri trashėgiminė e lashtė pagane.

Edhe nga pikėpamja karakteriale, dallimet mes dy hyjnive kryesore tė Asgardit shfaqen tė markuara. Odini shfaqet gjithmonė me njė pamje tė zymtė dhe nuk ėshtė asnjėherė shpirtmadh. Tor nė tė kundėrt, ndonėse zemėrohet shpejt, ėshtė i aftė tė falė siē thuhet tek Gylfaginning: nė atė rast fali njė fshatar qė kishte thyer kockėn e njėrės prej dhive tė tij. Por nė kėmbim, i kėrkoi atij qė t’i jepte bijtė, Thjalfi dhe Roskva, qė u bėnė skllevėrit e tij.

Armik i misionarėve

Tor, mė shumė se sa Odini, rezultonte i lidhur me njė seri zakonesh popullorė, tė nxjerra jashtėligji nga tė krishterė, qė vazhdonin megjithatė tė garantonin funksionimin dhe ekuilibrat e jetesės civile. Edhe pėr kėtė arsye kulti i tij kishte rrėnjė mė tė forta. “Njė ndryshim i perėndive – vėren historiani danez Johannes Brondsted – nė majė tė shoqėrive mund tė ndodhte pa shumė vėshtirėsi, por mė poshtė nė shkallėn sociale, ēdo besim i ri fetar qė tentonte tė dėmtonte edhe zakonet dhe praktikat (bazuar nė nevojat mė elementare tė jetės, si dhe njė pėrvojė mijėvjeēare) ishte i destinuar tė ndeshte nė rezistencė tė natyrshme”. Ja pėrse misionarėt e konsideronin si kundėrshtarin e tyre kryesor perėndinė qė lėshonte rrufetė.

E megjithatė, nė Mesjetė pati njė kohė kur simbolet e kryqit dhe tė ēekiēit u mbivendosėn nė ato toka veriore. Ndoshta nė vijim tė njė zgjedhjeje strategjike tė peshkopėve, tė cilėt pėr ta bėrė mė tė lehtė penetrimin e fjalės sė re mesianike nė komunitetet vikinge, u bindėn tė tolerojnė dhe pranojnė kultin e Torit.

Rasti i Helgit, njė prej protagonistėve tė Landnamabok (Libri i zgjidhjes) nuk ishte nė fakt i izoluar: “Ai besonte tek Krishti, por thėrriste Torin pėr udhėtimet nė det dhe pėr tė marrė kurajė. Kur Helgi pa Islandėn, u konsultua me orakullin e Torit pėr tė mėsuar se cilėn tokė duhej tė pushtonte, dhe orakulli i tregoi tokėn nė pjesėn veriore tė rajonit”.

Megjithatė, besimi mė i thellė i Helgit ishte i gjithi pėr Krishtin. Perėndia e rrufeve, pėrfaqėsonte mbijetesėn e zakoneve civile. Pėr gjermanistin Marco Scovazzi “kthimi tek zakonet paganė i duhet atribuar ekskluzivisht nevojave praktike, me natyrė juridike”. Nėse Helgi do tė shpėrfillte konsultimin me Zotin “zotėrimet e tij tokėsorė nuk do tė bėheshin tė shenjtė pėr personin e tij, nuk do tė kishin marrė pra ato tipare tė pacenueshmėrisė dhe tė disponueshmėrisė sė lirė qė, tė vetme, vlenin pėr ta transformuar nė njė pronė efektive”.

Megjithatė, nė shumicėn e rasteve kulti i Torit luftohej nga misionarėt dhe nga mbretėrit e krishterė me vendosmėri, pa asnjė lloj konsiderate pėr zakonet e vjetėr. Kėshtu sovrani Olaf II Haraldsson i Norvegjisė, pėr tė konvertuar paganėt pėrdori metoda tė befta, shpesh herė intimiduese, por edhe mrekulli tė vėrteta. Njė herė, kur mėsoi se ēdo mbrėmje qytetarėt e tij vendosnin ushqim pėrpara njė statuje tė Torit, urdhėroi ushtarėt qė ta bėnin copė atė ngjasmim. Nga copėzat e imazhit tė perėndisė dolėn minj, duke bindur kėshtu spektatorėt qė tė ndryshonin besimin e tyre.

Shfaqja e fundit

Me konvertimin e plotė tė tė gjithė botės gjermanike, figura e Torit nisi tė krahasohej gjithnjė e mė shumė me njė qenie demoniake. Tek islandezi Flateyjarbok (Libri i ishulit tė sheshtė) asistohet nė shfaqjen e tij tė fundit letrare: njė i huaj ndodhej nė bordin e njė prej anijeve qė mbreti i Norvegjisė Olaf II pėrdorte pėr misionet pagėzues nėpėr Skandinavi dhe kishte argėtuar shumė anėtarė tė ekuipazhit me rrėfime sugjestionuese.

Jehona e atyre rrėfimeve kish mbėrritur edhe nė veshėt e sovranit, i cili i bėrė kurioz thirri tė huajin. Burri, qė kish njė mjekėrr tė trashė ngjyrė tė kuqe, i nguli sytė monarkut dhe pasi i thuri elozhe, e paralajmėroi: “Tani duket se ti ke ndėrmend tė mohosh Torin. Kujdes, mbret Olaf!”

Sipas traditės sė lashtė norvegjeze, nė betejėn finale mes forcave tė dritės dhe atyre tė kaosit, e ashtuquajtura Ragnarok, Tori mposht gjarpėrin Midgardsormr, por bie edhe ai vetė, i vrarė prej helmit tė monstrės.



avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


495


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi