Dilema e shkences, a ekzistojne Ufo-t ?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dilema e shkences, a ekzistojne Ufo-t ?

Mesazh  Jon prej 24.07.08 21:16

Historia e disqeve fluturuese. Dilema e shkences, a ekzistojne UFO-t ?

Provat dhe gjurmėt qė kanė lėnė UFO-t, nė kohėrat e sotme. Valėt e shfaqjes sė tyre dhe vendet “e preferuara” nga vizitorėt e panjohur. Rastet e fundit nė Amerikė e Evropė.

Qė nė vitin 1450 para erės sonė, kur njeriu i lashtė shėnoi nė njė copė druri vizatimet e “rrathėve tė zjarrit” tė zbritura nga qielli, ato kanė mbetur pa emėr.

Prandaj quhen “Unidentified Flying Object”, (Objekte fluturuese tė paidentifikuara) shkurt UFO. Edhe pse janė bėrė me mijėra dokumentarė pėr to, madje edhe filma artistikė me protagonistė aktoren Kim Bassinger, ato kanė mbetur pa formė.

Sipas shkencėtarėve, tė gjitha pėrgjasimet si qenie jeshile, me sy tė mėdhenj dhe me kokė vezake, janė spekulime. Disqet fluturuese kanė futur nė punė investiguesit mė tė mirė, por pjesa mė e madhe e rasteve tė shfaqura kanė mbetur mister.

Tė paktėn, hetimet rreth tyre kanė shėrbyer pėr pėrmirėsimin e fluturimeve me avionė. Ndėrkohė, raporte tė pazakonta datojnė qė nė kohėt antike. Krahas veglave tė punės, apo figurave qė tregonin pėr jetėn e tyre, njerėzit e lashtė kanė vizatuar apo kanė gdhendur nėpėr shpella, edhe objekte tė ēuditshme qė i kanė vizituar.

Ndėrsa agjencia e parė pėr hetimin e tyre ėshtė krijuar nė 1948. Nė vitin 1954 rregullorja e “Air Force” i konsideronte shfaqje tė tilla si “kėrcėnim i mundshėm i Sigurisė sė Shteteve tė Bashkuara”.

Cilat janė vendet ku UfO-t janė shfaqur mė shumė, periudhat kur “vizitorėt” e panjohur kanė zbritur nė Tokė, pamjet vizive tė regjistruara dhe rastet qė nga lashtėsia e deri nė ditėt e sotme. Nė numrin e sotėm tė suplementit “Weekend” do tė lexoni fakte interesante pėr misterin mė tė madh tė tė gjitha kohėrave. Nė kėtė suplement gjithashtu do tė testoni njohuritė tuaja nė fjalėkryqet speciale.

Njė objekt fluturues i paidentifikuar ose ndryshe, “UFO” quhet ēdo objekt i dukshėm, i cili nuk mund tė identifikohet nga vėzhguesi dhe qė mbetet i paidentifikuar pas hetimeve. Nė kulturėn popullore, termi “UFO” shpesh pėrdoret pėr t’iu referuar ēdo anijeje hapėsinore hipotetike apo tė paprovuar aliene. Termi “pjatės fluturuese” pėrdoret

po kaq shpesh. por raporte “UFO”-sh janė bėrė edhe mė tė zakonshme kur janė publikuar fillimisht nė Shtetet e Bashkuara, nė vitin 1947. Me dhjetėra mijėra raportimesh “UFO”-sh janė bėrė qė nga ajo ditė nė tė gjithė botėn.

Megjithatė edhe mė shumė pamje mbeten tė paraportuara, pėr shkak tė frikės ndaj shoqėrisė dhe pėr stigmėn shoqėrore qė rrethon subjektin e “UFO”-ve, dhe pėr shkak se shumė vende nuk kanė autoritetin zyrtar tė sanksionuar pėr tė marrė dhe pėr tė vlerėsuar raportet e “UFO”-ve. Sapo njė “UFO” identifikohet si njė objekt i njohur (pėr shembull njė mjet ajror apo njė balonė), atėherė nuk klasifikohet mė si njė “UFO” dhe riklasifikohet pėrsėri si njė objekt i paidentifikuar.

Historia

Fenomene tė pazakonta ajrore janė raportuar gjatė gjithė historisė. Shumė prej kėtyre fenomeneve padyshim qė janė astronomik nė natyrė: Kometa, meteorė tė shndritshėm, njėri apo tė pestė planetėt qė mund tė shihen me syrin e zbuluar, udhėkryqe planetare apo fenomene optikė atmosferikė si lloje tė ndryshme resh.

Raportime tė tjera historike duken se e sfidojnė shpjegimin prozaik, por vlerėsimi i tė dhėnave tė tilla ėshtė i vėshtirė, meqė informacioni nė njė dokument historik mund tė jetė i pamjaftueshėm pėr tė bėrė njė vlerėsim praktik. Pėr mė tepėr, shkalla nė tė cilėn njė raport historik nuk e pėrshkruan me kujdes apo madje e zbukuron ndodhinė, njė fenomen i vėzhguar ėshtė mjaft i vėshtirė tė vlerėsohet.

* Ramayana e lashtė hindu e pėrshkruan pėrdorimin e makinave tė ndėrlikuara fluturuese, tė cilat janė bėrė objekt i spekulimeve ufologjike.

* Gjatė mbretėrimit tė faraonit Thutmose III, gjatė vitit 1450 para Krishtit, ekziston njė pėrshkrim i shumė “rrathėve prej zjarri”, mė tė shndritshme se dielli dhe rreth 5 metra nė masė, tė cilat janė shfaqur nė ditė tė ndryshme. Ato mė nė fund kanė zbritur nga qielli.

* Autori romak, Iulius Obsequens, shkruan se nė vitin 99 para Krishtit, “nė kohėn e pėrėndimit nė Tarquinia, njė objekt i rrumbullakėt si njė glob, njė mburojė rrethore, mori rrugėn nga qielli nga pėrėndimi pėr nė lindje”.

* Nė shtator tė vitit 1235, gjeneral Kujō Yoritsune dhe ushtria e tij, vėzhguan rrathė tė paidentifikuar drite nė modele tė ērregullta nė qiell, natėn pranė Koyoto, Japoni. Kėshilluesit e gjeneralit i thanė tė mos shqetėsohej, ishte thjesht era qė bėnte qė yjet tė lėkundeshin.

* Nė 14 prill tė vitit 1561, qielli mbi Nuremberg, Gjermani, thuhet tė jetė mbushur me njė mori objektesh qė dukej se ishin pėrfshirė nė njė betejė ajrore. Sfera dhe disqe tė vegjėl thuhet se kanė dalė nga cilindra tė mėdhenj.

Kėto ngjarje janė trajtuar si ogure tė mbinatyrshme, engjėj dhe shenja tė tjera fetare. Disa hetues kontemporanė besojnė se ata janė ekuivalenti i lashtė i raportimeve moderne tė UFO-ve.

Rastet e para tė raportimit tė UFO-ve nė histori

Para se termat “pjata fluturuese” dhe “UFO” tė shpikeshin, ka pasur njė numėr tė madh raportimesh pėr fenomene tė ēuditshme dhe tė paidentifikuara. Kėto raportime datojnė qė nga mesi i shekullit tė 19-tė dhe deri nė fillim tė shekullit tė 20-tė. Ato pėrfshijnė:

* Nė qershor tė vitit 1868, hetuesit e kėtij fenomeni pėrkufizojnė pamjen e parė moderne tė dokumentuar dhe ajo ka ndodhur nė qytetin Copiago, Kil.

* Nė 25 janar tė vitit 1878, “Denison Daily News” shkroi se njė fermer nga vendi, John Martin, kishte raportuar se kishte parė njė objekt fluturues tė madh, tė errėt dhe rrethor, qė i ngjante njė tullumbaceje fluturuese “me njė shpejtėsi tė mahnitshme”. Ai e krahasoi masėn e saj kur i qėndroi mbi kokė me atė tė “njė pjate filxhani tė madhe”.

* Raportime tė “anijeve kozmike tė mistershme” janė shfaqur nė vitet 1887 dhe vitet 1896-‘97, dhe njė tjetėr valė ngjarjesh tė tilla kanė ndodhur nė vitet 1909-‘12 nė New England, Evropė dhe nė Zelandėn e Re.

* Nė 28 shkurt tė vitit 1904, tre anėtarė ekuipazhi tė “USS Supply”, 300 milje nė pėrėndim tė San Franciskos, tė raportuar nga lejtnant Frank Schofield, qė mė vonė ėshtė bėrė kryekomandanti i Flotės sė Betejės sė Paqėsorit.

Schofield shkroi pėr tre objekte tė kuq tė shndritshėm dhe rrethorė tė cilėt fluturonin nė njė formacion skalioni qė ėshtė afruar pranė reve, mė vonė ka ndėrruar kurs dhe ėshtė “ngjitur” mbi re, duke u ngritur menjėherė larg tokės pas 2 ose 3 minutash. Mė i madhi kishte njė pamje tė dukshme, sa pėr gjashtė diej.

* Njė fenomen i pazakontė ka ndodhur mė 17 nėntor tė vitit 1882, i cili ėshtė vėzhguar nga astronomi Edward Walter Maunder, nga “Greenwich Royal Observatory” dhe nga disa astronomė tė tjerė evropianė. Raporte tė ndryshme pėr ngjarje tė UFO-ve janė shkruar nė revistėn “Nature” dhe nė gazeta tė tjera shkencore.

Maunder tek “The Observatory” raportoi njė “vizitor tė ēuditshėm qiellor”, i cili kishte formėn e diskut, formė siluri, formėn e aksit apo ndoshta si njė aerostat zepelini. (Kėshtu pėrshkruhej nė vitin 1916). Ishte mė e shndritshme se shfaqjet e dukshme mėngjesore, cepat i kishte tė pėrcaktuar mirė dhe ishte i zbehtė nė qendėr, nė ngjyrė tė bardhė nė tė gjelbėr, rreth 30 gradė i gjatė dhe 3 gratė i gjerė.

Ai lėvizte me vendosmėri nė qiellin e veriut, nė mė pak se 2 minuta nga lindja drejt pėrėndimit. Maunder tha se ishte shumė i ndryshėm nė karakteristika nga njė top meteori apo ēdo auroral tjetėr qė kishte parė. Megjithatė, Maunder (dhe disa astronomė tė tjerė) mendonin se me siguri kishte lidhje me stuhinė magnetike tė njollave diellore qė kanė ndodhur nė tė njėjtėn kohė. Maunder i quajti ato “rrezja mėngjesore”.

* Incidenti i quajtur “Fatima” apo “Mrekullia e diellit”, ka pasur dėshmitarė me dhjetėra mijėra njerėz nė Fatima, Portugali, mė 13 tetor tė vitit 1917.

* Mė 5 gusht tė vitit 1926, ndėrsa udhėtonte nė malet Humboldt tė krahinės Kokonor tė Tibetit, Nicholas Roerich raportoi se anėtarėt e ekspeditės sė tij kanė parė lart nė qiell njė shqiponjė, tė cilėn po e vėzhgonin, “diēka tė madhe dhe tė shndritshme qė pasqyronte diellin, si njė vezė gjigante qė lėvizte me njė shpejtėsi tė madhe” (nga ditari i udhėtimeve nė Altai-Himalaja, i publikuar nė vitin 1929).

Edhe pse Roerich nuk e thotė se ēfarė mendonte se do tė kishte qenė objekti, nė pasazhet mė poshtėė diskutohen dėshmimet teozofike tė civilizimeve tė lashta dhe teknologjinė e tyre.

* Nė teatrot ajrore evropiane dhe japoneze gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, “Luftėtarėt-Fu” (topa me forma tė shndritshme qė ndiqnin anijet hapėsinore), janė raportuar nga pilotė tė Aleatėve dhe Boshtit.

* Mė 25 shkurt tė vitit 1942, Ushtria Amerikane gjurmoi njė mjet hapėsinor nė radar mbi Los Anxhelos, nė krahinėn e Kalifornias. Anija qėndroi lart edhe pse ndėrkohė kishin kaluar 20 minuta. Origjina e anijes nuk ėshtė identifikuar asnjėherė. Incidenti mė vonė u bė i njohur si Beteja e Los Anxhelosit ose sulmi ajror i Bregut Pėrėndimor.

* Nė vitin 1946, ka pasur mė shumė se 2 mijė raporte tė anijeve tė paidentifikuara nė vendet skandinave, sė bashku me raporte tė izoluara nga Franca, Portugalia, Italia dhe Greqia, tė cilat mė vonė janė quajtur “breshėria ruse”, dhe mė vonė si “raketa fantazmė”, pėr shkak se mendohej se kėto objekte misterioze ishin teste ruse tė raketave tė kapura gjermane Vi dhe V2.

Mė vonė doli se nuk ishte ky shpjegimi i saktė dhe fenomeni mbetet i pashpjeguar. Mė shumė se 200 tė tilla janė gjurmuar nė radar dhe mendohet se janė “objekte reale fizike” nga ushtria suedeze. Njė fraksion i rėndėsishėm i pjesės sė mbetur mendohet se ka qenė njė fenomen i keqidentifikuar natyror, si pėr shembull meteorė.


Edituar pėr herė tė fundit nga Jon nė 24.07.08 21:23, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Jon

1265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dilema e shkences, a ekzistojne Ufo-t ?

Mesazh  Jon prej 24.07.08 21:16

Cilat janė ngjarjet qė bėnė bujė nė Amerikė

Faza pas Luftės sė Dytė Botėrore e UFO-ve nė Shtetet e Bashkuara fillon me njė raport dėshmish nga biznesmeni amerikan Kenneth Arnold, nė 24 qershor tė vitit 1947, ndėrsa fluturonte me aeroplanin e tij privat pranė malit Rainier, nė Uashington.

Ai raporton tė ketė parė nėntė objekte tė shndritshme, qė fluturonin pėrballė Ranierit drejt malit Adams qė ndodhej pranė, me “njė shpejtėsi tė pabesueshme”, tė cilėn ai e llogariti si 1200 milje nė orė, duke e llogaritur udhėtimin e tyre nga mali Rainier pėr nė malin Adams.

Dėshmia e tij rrjedhimisht pati vėmendjen e medias dhe tė publikut. Arnorld mė vonė tha se ato “fluturonin si pjatėza filxhani, nėse do t’i gjuanit ato mbi ujė” dhe tha gjithashtu se ishin “tė sheshta si byreku nė tepsi”, “me formėn e pjatėzave tė filxhanit”, dhe “nė formėn e gjysmėhėnės, ovale pėrpara dhe tė mysėta nga prapa ..., dukej si njė disk i madh i sheshtė”.

(Njė, edhe pse mė vonė ai e pėrshkruan tjetrin nė formėn e gjysmėhėnės). Pėrshkrimet e raportuara tė Arnoldit patėn vėmendjen e medias dhe publikut, dhe i bėnė mė tė pėrdorshme fjalėt “disk fluturues” dhe “pjatėz fluturuese”. Ato qė Arnold pa u ndoqėn gjatė javėve nė vazhdim nga qindra raportime tė tjera, pjesa mė e madhe e tė cilave nė Shtetet e Bashkuara, si edhe nė vende tė tjera.

Ndoshta mė i rėndėsishmi i kėtyre ishte ajo qė pa ekuipazhi i “United Airlines”. Ata panė nėntė apo mė shumė objekte nė formė disqesh mbi Idaho, nė mbrėmjen e 4 korrikut. Nė atė kohė, kėto pamje kanė bėrė edhe mė shumė bujė se dėshmia e Arnoldit dhe pėr kėtė arsye, raportimet e tij u bėnė edhe mė tė besueshme. Gjatė ditėve nė vazhdim, pjesa mė e madhe e gazetave amerikane janė mbushur me histori tė “pjatėzave fluturuese” apo “disqeve fluturues”.

Duke filluar me demaskimet zyrtare qė filluan nė natėn e 8 qershorit me incidentin e UFO-ve tė Roswell-it, raportimet e pėrditshme u zvogėluan, duke i dhėnė fund kėshtu valės sė parė tė UFO-ve nė SHBA.

Qėllimi i valės sė UFO-ve amerikane tė vitit 1947 ka mbetur i panjohur pėr dy dekada: Forcat Ajrore amerikane kanė hetuar me dhjetėra raportime, por nuk ka pasur asnjė regjistrim tė centralizuar tė ngjarjeve tė raportuara tė UFO-ve.

Gjatėve viteve nė vazhdim, nė vitet ’60, kėrkuesi amerikan i UFO-ve, Ted Bloecher, (i ndihmuar nga fizikani James E. McDonald), zbuloi 853 disqe fluturues po atė vit nga 140 gazeta nė Kanada, Uashington dhe ēdo shtet tjetėr amerikan, pėrveē Montanės.

Kėto raportime UFO-sh ishin mė tė shumta se ato qė shkencėtarėt dyshonin. Disa prej kėtyre historive ishin tė varfra nga ana e dokumentimit dhe pjesa mė e madhe ishin tė copėtuara, por Bloecher argumentoi se rreth 250 raportime tė detajuara (si ato tė bėra nga pilotėt apo shkencėtarėt, dėshmitarėt e shumtė apo pamjet e fotografuara), tė bindnin pėr njė mister tė pastėr.

Duke filluar nė 9 korrik, shėrbimet e zbulimit tė Forcave Ajrore tė Ushtrisė, nė bashkėpunim me FBI-nė, nė mėnyrė sekrete filluan njė hetim formal tė kėtyre pamjeve, tė cilat pėrfshinin edhe ekuipazhin e Arnoldit dhe tė linjės ajrore “United”.

FBI-sė iu tha se Inteligjenca po pėrdorte “tė gjithė shkencėtarėt e saj” pėr tė pėrcaktuar nėse “fenomene tė tilla mund tė ndodhnin”. Pėr mė tepėr, kėrkimet “janė kryer me mendimin se objektet fluturuese mund tė ishin fenomene qiellore” apo se “ata mund tė ishin njė trup mekanik i shpikur dhe i komanduar”.

Tri javė mė vonė, ata arritėn nė pėrfundimin se kjo situatė “e disqeve fluturues” nuk ishte fare imagjinare dhe asnjė fenomen natyror. Diēka me tė vėrtetė po fluturonte nė qiell.

Njė shqyrtim i mėtejshėm teknik i divizioneve tė Inteligjencės tė Komandės sė Materialeve Ajrore nė Wright Field arriti nė tė njėjtin konkluzion, se “fenomeni ėshtė diēka reale dhe nuk ėshtė aspak fiktiv”, se kėto ishin “objekte nė formėn e disqeve, metalike nė pamjen e jashtme”, dhe po kaq tė mėdha sa njė anije hapėsinore e ndėrtuar nga njerėzit.

Ato karakterizoheshin nga “norma ekstreme ngjitjeje dhe manovrimi”, mungesė e pėrgjithshme zhurme, moslėnie gjurmėsh, fluturim i rastėsishėm formacioni dhe sjellje “shmangieje kur shiheshin apo gjurmoheshin nga njė anije miqėsore apo radar”, qė sugjeronte ose komandim manual, automatik ose tė telekomanduar. Kėshtu, nė fund tė shtatorit tė vitit 1947, u rekomandua qė njė hetues i Forcės Ajrore tė ngrihej pėr tė hetuar fenomenin.

Kjo solli krijimin e njė projekti tė Forcave Ajrore nė fund tė vitit 1947, i cili u bė Projekti “Grudge” nė fund tė vitit 1948 dhe mė pas projekti “Blue Book” nė vitin 1952. “Blue Book” u mbyll nė vitin 1970, duke i dhėnė fund hetimeve zyrtare tė Forcave Ajrore tė “UFO”-ve.

Pėrdorimi i “UFO”-ve nė vend tė “pjatėzės fluturuese” nė fillim u sugjerua nė vitin 1952 nga kapiteni Edward J. Ruppelt, drejtuesi i parė i projektit “Blue Book”, i cili e ndjente se, “pjatėza fluturuese” nuk reflektonte diversitetin e kėtyre pamjeve. Ruppelt sugjeroi se, “UFO” duhet tė shqiptohej si njė fjalė e vetme.

Megjithatė zakonisht shqiptohet duke i marrė fjalėt tė ndara: “U.F.O.” Ky term u pėrshtat menjėherė nga Forcat Ajrore, tė cilat gjithashtu pėr njė kohė tė shkurtėr kanė pėrdorur termin “UFOB”, rreth vitit 1954. Ruppelt tregoi me hollėsi eksperiencat e tij me projektin “Blue Book” nė kujtesėn e tij, “Raporti i Objekteve tė Paidentifikuara Fluturuese (1956), gjithashtu dhe libri i parė qė pėrdor kėtė term.

Rregullat 200-2 tė “Air Force”, tė nxjerra nė vitin 1954, e kanė pėrkufizuar njė Objekt tė Paidentifikuar Fluturues (UFOB), si “njė objekt fluturues i cili nga performanca, karakteristikat aerodinamike, tiparet e pazakonta, nuk ėshtė konform asnjė anijeje hapėsinore tė njohur apo ndonjė lloji reaktivi, apo e cila nuk mund tė identifikohet pozitivisht si njė objekt familjar”.

Kėto rregulla thonė se, “UFOB”-tė duhet tė hetoheshin si njė “kėrcėnim i mundshėm i Sigurisė sė Shteteve tė Bashkuara”, dhe “tė pėrcaktohej aspekti teknik i pėrfshirė”. Pėr mė tepėr, personeli i “Air Force” ishte udhėzuar tė mos diskutonte ēėshtjet e pashpjeguara me shtypin.

Nė Kanada, Departamenti i Mbrojtjes Kombėtare ishte marrė me raportime, pamje tė ēuditshme dhe hetime pėr “UFO”-t nė tė gjithė Kanadanė. Pėrveē hetimeve tė kryera nė fushat e drithėrave nė Duhamel, Alberta, ende incidenti i liqenit Falcon nė Manitoba dhe incidenti nė Shag Harbour nė Skocinė e Re, mbeten “tė pazgjidhura”.
avatar
Jon

1265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dilema e shkences, a ekzistojne Ufo-t ?

Mesazh  Jon prej 24.07.08 21:19

Kategorizimi i fenomeneve dhe objekteve tė paidentifikuara

Disa shkencėtarė kanė rekomanduar qė hetimet tė klasifikoheshin sipas hollėsive tė fenomenit apo objektit qė raportohej apo regjistrohej. Kategoritė tipike pėrfshijnė:

* “Anije” si pjatė filxhani, me majė nė formėn e lodrės apo nė formėn e diskut pa njė forcė shtytėse tė dukshme apo tė dėgjueshme. (natėn apo ditėn)

* “Anije” e madhe trekėndore apo njė model i shndritshėm trekėndor.

* “Anije” nė formėn e puros pa dritare tė shndritshme (Meteorėt e shndritshėm zakonisht raportohen nė kėtė mėnyrė, por ato janė fenomene fare tė ndryshme).

* Tė tjerė: Shiritė grade, trekėndėsha barabrinjės, sfera (zakonisht janė raportuar si tė shndritshme, qė shkėlqejnė natėn), kube, diamante, masa pa formė tė errėta, vezė dhe cilindra.

Sistemi “Hynek”

Doktor J. Allen Hynek krijoi njė tjetėr sistem tė pėrdorur pėrshkrimi, duke i ndarė kėto raportime pamjesh tė ēuditshme nė gjashtė kategori. Nė fillim ndan pamjet nė bazė tė afėrsisė, duke pėrdorur nė mėnyrė arbitrare 500 kėmbė si pikė ndėrprerjeje. Ai mė pas i ndan kėto ndarje nė bazė tė kushteve tė pamjes apo tipareve tė tjera tė veēanta. Tre kategoritė e pamjeve nė distancė janė:

* Dritat e natės (NL): Drita anomale tė parė nė qiellin e mbrėmjes.

* Disqe tė ditės (DD): Ēdo objekt anomal (i ērregullt), pėrgjithėsisht, por jo domosdoshmėrish “diskor”, i parė nė largėsi nė qiell gjatė ditės.

* Raste nė radar apo vizuale (RV). Objekte tė para nė tė njėjtėn kohė nga syri dhe radari.

Klasifikimi i largėt ka vlerė nė lidhje me vlerėn e dukshme dhe rastet RV, zakonisht janė konsideruar tė jenė mė tė shumta, pėr shkak tė vėrtetimit tė radarit dhe rastet NL janė mė tė paktat, pėr shkak tė lehtėsisė nė tė cilėn drita shihet gjatė natės dhe shpesh ngatėrrohet me fenomenet prozaike si meteorė, yje tė shndritshėm apo aeroplanė dhe avionė. Raportimet RV gjithashtu janė mė tė pakta nė numėr, ndėrsa ato NL janė mė tė shpeshtat.

Pėrveē tyre, ekzistojnė edhe tre nėnkategori “tė takimeve nga afėr. Edhe kėto mendohen se kanė njė vlerė mė tė lartė tė dukshme, pėr shkak se pėrfshijnė rezultate tė matshme fizike dhe objektet tė para nga afėr kanė mė pak gjasa tė jenė rezultat i keqinterpretimeve. Ashtu si nė rastet RV, kėto priren tė jenė relativisht tė rralla:

* CE1: Objekte tė ēuditshme tė para pranė, por pa ndėrveprimin fizik me mjedisin.

* CE2: Njė rast si CE1, por me krijimin e evidencave fizike apo shkaktimin e interferencės elektromagnetike.

* CE3: Rastet CE1 apo CE2, ku “pushtuesit” apo ndryshe, qeniet, janė parė. (Nga ky rast merr shkas edhe titulli i filmit tė regjisorit Steven Spielberg, “Takime tė ngushta tė tipit tė tretė”).

Sistemi i klasifikimi “Hynek” qė nga dita kur ėshtė krijuar ėshtė zgjeruar dhe pėrshin edhe gjėra tė tilla si rrėmbime tė supozuara alienosh dhe fenomene tė shtrembėrimit tė gjethit.

Sistemi “Vallee”

Jacques Vallee ka krijuar njė sistem klasifikimi “UFO”-sh, i cili preferohet nga shumė hetues tė “UFO”-ve, madje mė shumė se sistemi “Hynek”, pasi nė mėnyrė tė konsiderueshme ėshtė mė shumė pėrshkrues se sa ky sistem, veēanėrisht nė lidhje me sjelljen e raportuar tė “UFO”-ve.

Tipi – I (a, b, b, d) – Vėzhgimi i njė objekti tė pazakontė, diskor-sferik apo tė ndonjė gjeometrie tjetėr, tė vendosur diku pranė tokės (nė lartėsinė e pemės apo mė poshtėė), e cila lidhet me gjurmėt, efekte mekanike, termike apo tė shndritshme.

* a – Mbi apo pranė tokės

* b – Pranė apo mbi sipėrfaqen e ujit

* c – Pushtuesit duken se shfaqin interes tek dėshmitarėt, duke i bėrė shenja apo sinjale tė shndritshme.

* d – Objektet duket se kanė “zbuluar” njė objekt tokėsor.
Tipi - II (a, b, c) – Vėzhgimi i njė objekti tė pazakontė me njė formacion vertikal cilindrik nė qiell, i shoqėruar me njė re tė shpėrndarė. Kėtij fenomeni i janė dhėnė emra tė ndryshėm si “re-cigareje” apo “re-sferė”.

* a – Lėvizin tė mėnyrė tė parregullt nė qiell

* b – Objekti ėshtė i palėvizshėm dhe i hap rrugė objekteve dytėsore (ndonjėherė quhen “objekte satelitore”.

* c – Objekti ėshtė i rrethuar nga objekte dytėsore.
Tipi - III (a, b, c, d, e)- Vėzhgim i njė objekti tė pazakontė sferik, diskor ose nė formė vezake, qė qėndron pa lėvizur nė qiell.

* a – Qėndrimi mes dy periudhave lėvizjeje me rėnie qė duket gati si “rėnie”, lart dhe poshtėė, ose lėvizje si lavjerrės.

* b – Ndėrprerje e fluturimit tė vazhdueshėm pėr tė qėndruar pezull dhe mė pas pėr ta vazhduar lėvizjen.

* c – Alterimi i pamjes sė jashtme ndėrsa qėndrojnė pezull, pėr shembull, ndryshimi i shkėlqimit, prodhimi i njė objekti tė dytė, e tė tjera.

* d – “Luftim i ashpėr” apo gėzim mes objekteve tė ndryshme qė qėndrojnė pezull.

* e – Trajektorja e alternuar nė mėnyrė tė papritur gjatė fluturimeve tė vazhdueshme pėr tė fluturuar ngadalė mbi njė zonė tė caktuar, rreth apo ndryshimi i papritur i kursit.

Tipi IV (a, b, c, d) – Vėzhgimi i njė objekti tė pazakontė gjatė fluturimit tė vazhdueshėm.

* a – Fluturim i vazhdueshėm

* b – Trajektore e ndikuar nga njė anije tradicionale aty pranė.

* c – Fluturim nė formacion

* d – Trajektore e vallėzuar apo nė zig-zag.

Tipi V (a, b, c)- Vėzhgimi i njė objekti tė pazakontė me formė tė jashtme tė padallueshme, domethėnė, pamja e jashtme tregon se nuk ėshtė njė material i plotė apo i qėndrueshėm nė strukturė.

* a – Diametėr i zgjeruar nė dukje, objekt i paqartė i shndritshėm.

* b – Objekte nė formė ylli qėndrojnė pezull pėr periudha tė gjata.

* c – Objekte nė formė ylli qė kryqėzohen me shpejtėsi nė qiell, mundėsisht me trajektore tė ēuditshme.
avatar
Jon

1265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dilema e shkences, a ekzistojne Ufo-t ?

Mesazh  Jon prej 24.07.08 21:22

Evidenca fizike tė rasteve tė pazgjidhura

Pėrveē pamjeve vizive, rastet ndonjėherė kanė supozuar njė evidencė fizike jo tė drejtpėrdrejtė, pėrfshirė shumė raste tė studiuara nga agjencitė e ndryshme ushtarake dhe qeveritare tė shteteve tė ndryshme. Evidenca fizike jo tė drejtpėrdrejta, qė mund tė jenė tė dhėna tė marra nga larg, si kontakte tė radarit dhe fotografi.

Evidencat fizike mė tė drejtpėrdrejta pėrfshijnė bashkėveprime fizike me mjedisin shumė pranė – “takimet e ngushta” tė sistemit “Hynek” apo rastet tė “Tipit 1” tė sistemit “Vallee”, tė cilat pėrfshijnė “gjurmė uljeje”, ndėrhyrje elektromagnetike dhe efekte fizike-biologjike.

* Kontakte dhe gjurmė radari, ndonjėherė nga vende tė ndryshme. Kėto shpesh konsiderohen si rastet mė tė mira, pasi zakonisht gjurmohen nga personel i stėrvitur ushtarak dhe operatorė tė kullave tė komandimit, interceptorė tė pamjeve vizive stimulante dhe tė anijeve hapėsinore.

Njė shembull i kohėve tė fundit janė pamjet masive tė trekėndėshave tė mėdhenj, pa zbrumė qė kanė fluturuar nė lartėsi tė ulėta nė vitet 1989 dhe 1990 mbi Belgjikė, tė gjurmuara nga radari i shumėfishtė i NATO-s dhe interceptorėt reaktivė, dhe i hetuar nga ushtria belge (pėrfshirė dhe provė e fotografuar).

Njė tjetėr rast i famshėm i vitit 1986 ishte rasti “JAL 1628” mbi Alaskė, i cili ėshtė hetuar nga “FAA”.

* Evidencė fotografike, pėrfshirė dhe foto, filma dhe video, gjithashtu edhe spektrum infra tė kuqe (tė rralla).

* Spektogramė tė regjistruar vizivė (jashtėzakonisht tė rrallė). * Turbullime tė regjistruara gravimetrike dhe magnetike (jashtėzakonisht tė rralla).

* Prova e gjurmės sė uljes, pėrfshirė dhe gjurmė nė tokė, tokė e djegur apo e tharė, gjethe tė djegura apo tė thyera, anomali magnetike, nivele tė larta radioaktiviteti dhe gjurmė metalike. Incidenti i “UFO”-ve “Height 611” apo ai i “Lonnie Zamora Socorro”, i vitit 1964, konsiderohen si rastet mė tė pashpjegueshme tė projektit “Blue Book” tė USAF-it.

Njė shembull i njohur nga nėntori i vitit 1980 ishte incidenti i Rendlesham Forest, nė Angli. Rreth 2 javė mė vonė, nė janar tė vitit 1981, i ndodhur nė Trans-en-Provence dhe i hetuar nga GEPAN, dikur agjencia zyrtare e qeverisė franceze pėr hetimin e UFO-ve.

Shefi i projektit “Blue Book”, Edward J. Ruppelt, e pėrshkroi njė rast klasik CE2, qė pėrfshinte njė ngastėr tė djegur bari. Katalogė me mijėra raste tė tilla janė grumbulluar, veēanėrisht nga shkencėtari Ted Phillips.

* Efekte fiziologjike tek njerėzit dhe kafshėt, pėrfshirė dhe paralizė e pėrkohshme, djegie lėkure dhe puērra, djegie tė ndryshme dhe simptoma qė i ngjajnė helmit nga radioaktiviteti, si pėr shembull incidenti

“Cash-Landrum” nė vitin 1980. Njė rast i tillė daton qė nė vitin 1886, njė incident venezuelas i raportuar nė revistėn “Scientific Amerikan”.

* Rastet e ashtuquajtura tė mutilacionit tė kafshėve/gjethit, pėr tė cilat disa mendojnė se janė pjesė e fenomenit tė UFO-ve. Raste tė tilla janė analizuar duke pėrdorur teknikat e ligjshme shkencore.

* Efektet biologjike mbi bimėt, tė tilla si rritje e pėrshpejtuar apo kalbje e menjėhershme, efekte tė rritjes sė menjėhershme tė farės, dhe dalje tė nyjeve nga rrėnjėt (zakonisht tė lidhura me rastet e gjurmėve fizike apo ciklin e prodhimit).

* Efekte tė interferencave elektromagnetike (EM), pėrfshirė dhe makina qė fiken papritur, ndėrprerje tė energjisė elektrike, interferenca nė radio apo televizor, shmangie tė shigjetės nė busullėn magnetike, dhe turbullira nė udhėtimin e avionėve, prishje tė komunikimit dhe tė motorit tė kėtyre mjeteve.

Njė listė e 30 incidenteve tė tilla mbi anijet hapėsinore ėshtė pėrpiluar nga shkencėtari i NASA-s, doktor Richard F. Haines. Njė ēėshtje e famshme ushtarake e vitit 1976 mbi Teheranin, e regjistruar nga CIA dhe DIA nė dokumentet e klasifikuara, ka rezultuar nė humbje tė komunikimit nė shumė anije hapėsinore dhe dėshtimin e sistemit tė armėve nė interceptorėt F-4, ndėrsa ishin gati tė godisnin me reaktiv njė UFO. Ky ishte gjithashtu edhe njė rast i parė nė radar edhe vizual.

* Gjurmim i largėt radioaktiviteti, i shėnuar edhe nė disa dokumente tė FBI-sė dhe CIA-s, gjė qė ka ndodhur mbi instalimet bėrthamore tė qeverisė nė Laboratorin Kombėtar tė Los Alamosit dhe Laboratorit Kombėtar tė Oak Ridge, nė vitin 1950, i raportuar gjithashtu edhe nga drejtori i projektit “Blue Book”, Ed Ruppelt nė librin e tij.

* Rastet me evidenca fizike tė vėshtira, si pėr shembull nė vitin 1957, Ubatuba, nė Brazil, ku janė analizuar fragmente magnezi nga qeveria braziliane, nė “Condom Report” dhe nga shkencėtarė tė tjerė. Incidenti “Socorro/Lonnie Zamora nė vitin 1964 gjithashtu ka lėnė gjurmė metalike, tė analizuara nga NASA.

* Nxjerrje tė regjistruara elektromagnetike, si mikrovalė tė regjistruara nė rastin e famshėm tė anijes hapėsinore “RB-47”, nė vitin 1957, e cila ėshtė njė rast viziv dhe ku ėshtė parė nė radar. Unaza tė polarizuara tė vėzhguara nga njė shkencėtar “UFO”-sh, i shpjeguar nga doktor James Harder si fusha tė forta magnetike “UFO”-sh, tė cilat kanė shkaktuar dhe efektin “Faraday”.

Kėto evidenca tė ndryshme tė raportuara janė studiuar edhe nga shkencėtarė dhe inxhinierė tė ndryshėm, nė mėnyrė private apo pėrmes studimeve tė ndryshme qeveritare (si projekti “Blue Book”, komiteti “Condon” dhe kėrkimet franceze “GEPAN/SEPRA”)

Pėrpjekje janė bėrė edhe pėr tė shpjeguar fizikėn e mundshme inxhinierike qė fshihet prapa “UFO”-ve, pėrmes analizės sė raportimeve tė dėshmitarėve dhe evidencės fizike.

Shembuj tė tillė pėrmenden nga ish-inxhinieri i NASA-s, James McCampbell nė librin e tij “Ufologjia on-line”, inxhinieri i NASA/NACA-s, Paul R. Hill nė librin e tij “Objektet e ēuditshme fluturuese” dhe pionieri gjerman i raketave, Hermann Oberth.

Mes temave tė pėrmendura nga McCampbell, Hill dhe Oberth ishte ēėshtja se si “UFO”-t mund tė lėvizim me njė shpejtėsi supersonike pa krijuar njė bum zanor. Propozimi i McCampbell ishte ai i njė plazme mikrovalore qė del nė ajėr para anijes.

Diēka e tillė po kėrkohet nga doktor Leik Myrabo, profesor i Fizikės Inxhinierike nė Institutin Politeknik “Ressselaer”, si njė progres i mundshėm pėr fluturimet supersonike.

nga Tiranaobserver
avatar
Jon

1265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi