Koēo Danaj sjelle fakte rreth copėtimit tė trojeve shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Koēo Danaj sjelle fakte rreth copėtimit tė trojeve shqiptare

Mesazh  djussi prej 22.11.12 8:17

Koēo Danaj sjelle fakte rreth copėtimit tė trojeve shqiptare

Pėr tė njohur mė mirė copėtimin e trojeve shqiptare para 100 vjetėve, kryetar i Listės pėr Shqipėri Natyrale, Koēo Danaj, sjellė materiale dhe fakte shumica prej tė cilave, mėton ai, janė tė panjohura deri mė sot.

E ashtuquajtura Mbledhje e Londrės:

1. Njohėsi dhe studiuesi mė i mirė i saj, profesor Arben Puto, shprehet: "Ėshtė pėr t’u theksuar qė Konferenca gjatė zhvillimit tė punimeve tė saj nuk mbajti procesverbal, ēka do tė thotė se nuk kanė mbetur raporte tė rregullta zyrtare mbi punimet e Konferencės. Megjithatė, u bė praktikė qė ambasadori francez Pol Kambon, tė hartonte nė gjuhėn frėnge pėrmbledhjen koncize tė diskutimeve tė seancave mė tė rėndėsishme dhe ato tu dėrgoheshin pėr njoftim kancelarive". (Arben Puto, Shqipėria Politike, faqe 55)
2. Mbledhja e ambasadorėve tė gjashtė fuqive tė mėdha nė Londėr, nuk u thirr pėr tė diskutuar lidhur mė kombin shqiptar, por pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjet midis katėr fuqive ndėrluftuese ballkanike: Serbisė, Greqisė, Malit tė Zi , Serbisė dhe Turqisė, pas Luftės sė Dytė Ballkanike. Njė nga pjesėmarrėsit e kėsaj mbledhje, ambasadori francez Pol Kambon, e pohon njė gjė tė tillė. Ai shprehet:

“Pas nėnshkrimit tė paqes midis Turqisė dhe Italisė, marrja e vendimeve qė do tu imponoheshin shteteve ballkanike dhe Turqisė ju besua trupit diplomatik nė Londėr. Ai kishte pėr detyrė hartimin e marrėveshjeve midis shteteve tė ndryshme ndėrluftuese tė Ballkanit. Mbledhja e Londrės u hap nė 16 dhjetor 1912”. (Pol Kambon, Correspondence, faqe 31, botimet Grasset, viti 1946)

Pra, e ashtuquajtura Konferencė e Londrės, u mblodh 18 ditė pasi ishte shpallur pavarėsia e Shqipėrisė Natyrale nga Ismail Qėmali. Nė datėn 29 Nėntor 1912, ministritė e jashtme tė gjasėt fuqive tė mėdha u njohėn mė Aktin Juridik tė shpalljes sė Pavarėsisė

3. Nė kėto takime qė zgjatėn 6 muaj, territoret shqiptare u pėrdorėn pėr tė qetėsuar dhe kėnaqur palėt ndėrluftuese qė ishin fqinjėt e Shqipėrisė. Vetė Edward Grey e pranon njė gjė tė tillė. Ai pohon nė Kujtimet e tij: “Aleatėt ballkanikė ishin tė verbuar nga fitorja; Serbia donte tė kishte dalje nė Adriatik dhe kishte shumė mundėsi qė ajo dhe Mali i Zi tė dėshironin tė merrnin disa rajone tė Shqipėrisė duke i konsideruar pjesė tė plaēkės sė luftės”. (Grey, Memoirs, botimet Payot, 1927, faqe 246)

Pėr tė kėnaqur Greqinė, krahina shqiptarė e Ēamėrisė ju aneksua asaj, megjithėse shumica dėrrmuese e popullsisė ishte shqiptarė. Sipas Memorandumit tė qeverisė shqiptare tė Vlorės, nė vitin 1913 nė Ēamėri jetonin 75 mijė shqiptarė - nga tė cilėt 18 mijė shqiptarė tė greqizuar - tė cilėt ishin vendosur nė kazanė e Reshadijės (Igumenicės) - 16 mijė shqiptarė; nė kazanė e Margėlliēit 25 mijė shqiptarė; nė kazanė e Filatit 20 mijė shqiptarė; nė kazanė e Paramithisė 13 mijė shqiptarė; nė kazanė e Luros 100 pėr qind shqiptarė. (Memorandumi i Qeverisė sė Vlorės, drejtuar Konferencės sė Londrės, firmosur nga Mehmėt Konica, Rashih Dino dhe Filip Noga)

Pėr tė kėnaqur Serbinė, krahina shqiptare e Kosovės me mbi 90 pėr qind popullsi shqiptare ju dha Serbisė. Vetė Grey e pohon njė gjė tė tillė duke folur me pėrbuzje pėr trojet shqiptare. Nė Kujtimet e tij ai pranon: “Ne nuk mund tė bėnim luftė pėr disa fshatra si Gjakova”. (Grey, Memoirs, Botimet Payot, viti 1927, faqe 249). Ndėrkaq, territori qė ju dha Serbisė pėrbente 19 mijė kilometra katrorė troje shqiptare. Trojet shqiptare nga Plava deri nė Ulqin ju dhanė Malit tė Zi.

4. Pėrgjatė njė shekulli, bashkėsia ndėrkombėtare ka mashtruar opinionin publik shqiptar dhe atė ndėrkombėtar duke e justifikuar copėtimin e trojeve shqiptare, me gjoja ruajtjen e paqes evropiane.

Kėtė e thotė Grey nė fillim tė vitit 1914. Ja pohimi i tij: “Marrėveshja ndėrmjet fuqive lidhur mė kufijtė veriorė tė Shqipėrisė u arrit pas njė pėrpjekjeje diplomatike tė gjatė dhe tė vėshtirė. U vendos qė bregdeti dhe Shkodra t’i mbeten Shqipėrisė, ndėrsa Peja, Prizreni, Dibra, dhe pas shumė bisedimesh Gjakova, tė lihen jashtė Shqipėrisė. Kjo marrėveshje lė njė pjesė tė madhe territori pėr tu ndarė midis Serbisė dhe Malit tė Zi si fryt i fitores sė tyre… Unė e di farė mirė se kur gjithēka do tė bėhet e njohur, kjo zgjidhje do tė japė shkas nė shumė pika pėr kritika tė forta nga kushdo qė e njeh vendin... Por, ne e bėmė kėtė pėr tė ruajtur paqen evropiane”. (Fjalimi i Greyt nė Dhomėn e Komunėve, shkurt 1914)

Por, nė Kujtimet e tij tė botuara nė vitin 1927, vetė Grey shprehet se kishte mashtruar lidhur me atė qė kishte pohuar nė Dhomėn e Komunėve. Ja pohimi i tij nė Kujtimet e botuara: “Lufta nė Ballkan nuk e rrezikoi paqen evropiane nga rihapja e ēėshtjes sė Kostandinopojės apo tė ngushticave (Detroits), sepse as Austria dhe as Rusia, dy fuqitė mė ngushtėsisht tė interesuara, nuk kishin ndėrmend tė ishin aktive pėr tė influencuar kushtet qė Greqia, Bullgaria dhe Serbia mund t’i vendosnin Turqisė duke prekur Maqedoninė. Ēėshtja e rrezikut dhe e pėrplasjes ishte Shqipėria, ku dominimi turk u thye pas luftės”. (Grey, Memoirs, Botimet Payot, viti 1927, faqe 246)

5. Pjesėmarrėsit e asaj qė u konsiderua padrejtėsisht Konferencė, pranojnė me pohimet e tyre se ata nuk morėn asnjė vendim. Takimi midis tyre tė ngjan mė shumė me njė Kazino Politike, nė Tavolinėn e sė cilės ishin trojet shqiptarė.

Cilat janė pohimet?

Grey: “Nuk pati as mbyllje solemne, ne nuk bėmė fotografi grupi, nuk na dhanė asnjė falėnderim apo fjalim lamtumire; thjesht ndaluam sė takuari. Ne nuk kishim pėrcaktuar asgjė, as detajet e kufijve shqiptarė, e megjithatė ne kishim bėrė njė punė tė dobishme: ne kishim qenė mjeti i mbajtjes sė gjashtė fuqive tė mėdha nė kontakt direkt dhe miqėsor”. (Grey, Memoirs, botimet Payot, faqe 253)

Pol Kambon, ish pjesėmarrės nė mbledhjen e Londrės: “Ballkanikėt tanė ikėn, por mbeten pa u zgjidhur problemet mė tė rėnda: kufijtė e Shqipėrisė dhe ishujt e Detit Egje”. (Pol Kambon, Correspondence, faqe 51, botimet Grasset, viti 1946)
avatar
djussi

Mos pyet se cfare beri atdheu per ty, por cfare bere ti per atdheun tend.

35


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Koēo Danaj sjelle fakte rreth copėtimit tė trojeve shqiptare

Mesazh  Muneer prej 23.11.12 22:51

Duhet te kemi besim qe cdo gje do te shkoje ne vendin e vet!
avatar
Muneer

سلام موعد المغرب

338


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi