A ėshtė gjithēka vetėm numra?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

A ėshtė gjithēka vetėm numra?

Mesazh  Luli prej 20.11.12 21:21

A ėshtė gjithēka vetėm numra?



Kur Albert Einstein pėrfundoi mė nė fund teorinė e tij tė pėrgjithshme tė realitetit nė 1916, ai vėrejti ekuacionet dhe zbuloi njė mesazh tė papritur: universi po zgjerohet. Einstein nuk besonte qė universi fizik mund tė tkurrej apo rritej, kėshtu qė injoroi atė qė i thoshin ekuacionet.

Tridhjetė vjet mė vonė, Edvin Hubble gjeti prova tė qarta tė ekspansionit tė universit. Einstein kishte humbur shansin pėr tė bėrė parashikimin shkencor mė dramatik tė historisė.

Si e "dinin" ekuacionet e Einsteinit se universi po zgjerohej, kur nuk po e bėnte? Nėse matematika nuk ėshtė asgjė mė shumė se sa njė gjuhė qė ne pėrdorim pėr tė pėrshkruar botėn, njė krijim i trurit tė njeriut, si mund tė paralajmėrojė gjėra pėrtej asaj qė ne pėr-ypim?

"Eshtė e vėshtirė tė mėnjanosj pėrshtypjen se kėtu kemi tė bėjmė me njė mrekulli", shkruante fizikani Eugene Uigner nė dokumentin e tij klasik tė vitit 1960 "Efektiviteti i paarsyeshėm i matematikės nė shkencat natyrore".

Parashikimi i matematikės duket jo mė pak njė mrekulli sot. Tek Large Hadron Collider nė CERN, pranė Gjenevės, fizikanėt kohėt e fundit vėrejtėn gjurmėt e njė thėrrmije qė ishte zbuluar 48 vjet mė parė e qė endej nėpėr ekuacionet e fizikės sė thėrrmijave. Si ėshtė e mundur qė matematika "di" pėr thėrrmijat e Higgsit apo cdo tipar tjetėr tė realitetit fizik?".

"Ndoshta ndodh sepse matematika ėshtė realiteti", thotė fizikani Brian Greene i Columbia University nė Nju Jork. Ndoshta nėse gėrmojmė aq thellė sa duhet, do tė zbulonim qė objektet fizikė si tavolinat dhe karriket janė tė pėrbėra jo nga thėrrmija dhe fije, por nga numra. "Janė probleme shumė tė vėshtirė", thotė filozofi i shkencės James Ladyman i Universitetit tė Bristolit nė Britani, "por do tė ishte ndoshta mė e saktė tė thonim qė universi ėshtė i pėrbėrė nga matematika se sa tė themi qė ėshtė i pėrbėrė nga materia".

E vėshtirė vėrtetė. Cfarė do tė thotė tė thuash qė universi ėshtė "i bėrė nga matematika?" Njė pikėnisje normale do tė ishte tė pyesnim nga se ėshtė e pėrbėrė vetė matematika.

Fizikani John Ueeler thoshte se "baza e tė gjithė matematikės ėshtė 0 = 0". Tė gjithė strukturat matematikore mund tė derivohen nga dicka e quajtur "seti bosh", pra seti qė nuk pėrmban elementė. Le tė themi qė ky set i korrespondon zeros; atėherė numrin njė mund ta pėrcaktojmė si setin qė pėrmban vetėm setin bosh, 2-shin si setin qė pėrmban setet qė i korrespondojnė zeros dhe 1-shit, e kėshtu me radhė. Vazhdoni tė shpalosni asgjėnė si kukulla ruse tė padukshme dhe shfaqet e gjithė matematika.

Matematicieni Ian Steuart i Universitetit tė Uaruik nė Britani e quan kėtė "sekreti i frikshėm i matematikės: gjithcka ėshtė e bazuar tek asgjėja". Realiteti mund tė bazohet tek matematika, por matematika bazohet praktikisht tek hici...
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: A ėshtė gjithēka vetėm numra?

Mesazh  Luli prej 20.11.12 21:30

Informacioni ėshtė gjithēka



Ēfarėdo lloj realiteti qė mendoni se po jetoni, ndoshta gaboheni.

Universi ėshtė njėkompjuter, dhe cdo gjė qė ndodh nė tė mund tė shpjegohet me pėrpunimin e informacionit. Lidhja mes realitetit dhe shkencės kompjuterike mund tė mos jetė menjėherė e dukshme, por hiqni disa shtresa dhe pikėrisht kėtė do tė gjeni, sipas disa studiuesve.

Ne e mendojmė botėn si tė pėrbėrė nga thėrrmija qė bashkohen prej forcave, pėr shembull, por teoria kuantike na thotė se kėto janė thjeshtė njė rrėmujė fushash qė mundemi t'i pėrshkruajmė vetėm pėrmes matematikės sė fizikės kuantike.

Pikėrisht kėtu hyn nė lojė kompjuteri, tė paktėn nėse mendon pėr tė nė terma konceptualė si dicka qė pėrpunon informacion, dhe jo si njė kuti mbi tavolinėn tėnde. "Fizika kuantike pothuajse pėrshkruhet nė tėrma tė pėrpunimit tė informacionit", thotė Vladko Vedral i Universitetit tė Oksfordit. "Eshtė domethėnėse qė pėrpunimin e informacionit e gjen nė rrėnjė tė gjithckaje".

Informacioni sigurisht qė ka njė vend tė vecantė nė teorinė kuantike. Parimi i famshėm i pasigurisė - qė thotė se nuk mund tė dish njėkohėsisht shpejtėsinė dhe pozicionin e njė thėrrmije - zbėrthehet tek informacioni. Ashtu si edhe "kokolepsja", ku objekte kuantikė ndajnė cilėsi dhe shkėmbejnė informacion pavarėsisht nga distanca fizike mes tyre.

Nė fakt, cdo proces nė univers mund tė reduktohet nė ndėrveprimet mes thėrrmijave qė prodhojnė pėrgjigje binare: po ose jo, kėtu ose atje, lartė Informacioni ėshtė gjithēka ose poshtė. Kjo do tė thotė qė natyre nė nivelin e saj mė themelor, ėshtė thjeshtė vėrtitja e shifrave binare, apo bit-eve, tamam si njė kompjuter. Rezultati i morisė sė bit-eve ėshtė i dukshėm nė atė qė e perceptojmė si njė vendosje e vazhdueshme, rivendosje dhe ndėrveprim i atomeve - me fjalė tė tjera, realiteti.

Sipas Ed Fredkin i Institutit tė Teknologjisė nė Massachusetts, nėse do tė mund tė gėrmonim nė kėtė proces do tė gjenim se universi ndjek vetėm njė ligj, njė rregull tė vetėm tė pėrpunimit tė informacionit qė ėshtė gjithcka qė tė duhet pėr tė ndėrtuar njė kozmos. Nė kėndvėshtrimin e Fredkin, kjo do tė ishte njė lloj procedure e tipit "nėse - atėherė"; ai lloj rregulli qė pėrdoret nė shkencėn tradicionale tė kompjuterėve pėr tė manipuluar bit-et qė mbahen nga tranzistorėt nė njė chip, por kėtė herė zbatuar nė bit-et e universit. Vedral dhe tė tjerė mendojnė se ėshtė pak mė e ndėrlikuar se kaq.

Pėr arsye se ne mund tė reduktojmė gjithcka nė univers nė njėsi qė ndjekin ligjet e fizikės kuantike, universi duhet tė jetė njė kompjuter kuantik, nė vend tė tipit klasik qė ne e njohim...
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi