Iluministi Sohrevardi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Iluministi Sohrevardi

Mesazh  Neo prej 20.11.12 0:00

PLAKU ILUMINIST SOHREVARDI


(lindi 1155 nė Sohraward Iran - vdiq mė 29 korrik 1191 Alep tė Sirisė)

Resume e shkurtėr

Plaku iluminist Sohrevardi – Shehabedin (vdiq mė 587 tė hixhrit), kishte shkollėn e vet filozofike gnosticiste.

Ai ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė forcimin e lidhjeve midis shkencės dhe fesė dhe zė njė vend tė veēantė nė prozėn filozofike perse. Shkolla e tij ngrihet mbi njė mesazh, i cili mund tė jetė i pėrshtatshėm, nė shkallė botėrore, edhe nė ditėt tona pėrsa i pėrket origjinalitetit dhe bukurisė sė vet.

Aq sa e kam tė lehtė aq e kam edhe tė vėshtirė tė shkuaj pėr Sohrevardin. E kam tė lehtė sepse unė i jam gėzuar jetės pėr vite tė tėra nėn ndikimin e Plakut iluminist. Aty gjeta rishtazi pozicionet e yjeve dhe bekova ndryshimin e natės dhe tė ditės sė bashku.

Kjo ndodhi 11 vite mė parė, kur fillova tė mbledh trashėgiminė e tij filozofike deri nė ditėt e sotme. Dhe mund te them se unė ia kam arritur tashmė kėtij qėllimi dhe e realizova tashmė atė qė i vura vetes si detyrė nė lidhje me kėtė trashėgimi. Gjithēka, qė mė ka dhėnė suksesin nė kėrkimet dhe synimet e mia, mė ka bindur se unė, nga ana mendore dhe shpirtėrore, ndodhem shumė afėr me Plakun iluminist. Por ndėrkohė kam ndjerė gjithnjė dobėsinė time pėr tė kuptuar vendin e tij tė vėrtetė nė lidhje me dijen dhe filozofinė.

Pikėrisht kjo njohje me Sohrevardin, sipas pikėpamjes sime, ma ka vėshtirėsuar punėn e tė shkruarit pėr tė, pavarėsisht nga mendimi qė mė tundon lidhur me lehtėsinė e njė gjėje tė tillė. Ajo ėshtė e lehtė pėr shkak tė zbraztisė sė elementeve tė mrekullueshme, qė tė ndjellin mendimin dhe tė bėjnė tė njohėsh personalitetin e njė njeriu tė tillė siē ėshtė Sohrevardi. Sa shumė mundėsi hyrjeje ka shkrimtari pėr tė vajtur tek ai! Por problemi ėshtė se, nėse shkrimtari ndjek madhėshtinė e Plakut dhe personalitetin e tij tė rrallė, do ta ketė tė vėshtirė tė permbledhė pikėpamjet e tij tė ndryshme nė njė vend kaq tė ngushtė dhe nė njė kohė kaq tė shkurtėr.

Prandaj, nė kėtė artikull e shoh me vend tė anoj nga paraqitja a problemeve origjinale pėr lexuesin e nderuar, sepse unė, nė realitet, e shoh veten tė justifikuar pėr kėtė nga dėshira pėr tė paraqitur ajkėn e filozofisė sė Plakut iluminist. Unė kam paraqitur tashmė disa ēėshtje nė formė pėrmbledhėse lidhur me kėtė nė librin “Tre dijetarė muslimanė”, ashtu siē ka bėrė studime tė vlefshme, nė lidhje me kėtė, veēanėrisht orientalisti Henri Korbin, i cili e ka paraqitur filozofinė e Sohrevardit parė nga tė gjitha anėt.

Ėshtė e natyrshme se unė nuk trajtoj ndikimin e tij nga pikėpamja e metodologjisė filozofike, ose, siē thonė perėndimorėt, nė mėnyrė sistematike (sistematiqur), domethėnė tė filloj me logjikėn dhe tė pėrfundoj, psh, me metafizikėn, por anoj nga ristudimi i asaj qė kam paraqitur gjatė leksioneve me djemtė e mi tė dashur studentė lidhur me Sohrevardin, nisur nga jeta e tij, ndikimi dhe pikėpamjet e tij filozofike kryesore dhe agnostike.

Aspekte nga jeta e Sohrevardit

Tani qė kemi filluar me jetėshkrimin e Sohrevardit, s’ka dyshim se shumica e shkencėtarėve janė njohur tashmė me atė qė ėshtė thėnė rreth biografisė dhe situatave nėpėr tė cilat ka kaluar ai, tė paraqitura nga shumė njerėz tė njohur nė librat qė shkruan nė shekullin e gjashtė, si nė librin” Vdekja e njerėzve tė shquar” tė Ibėn Khalkanit e sidomos nė librin “Shėtitja e shpirtrave” tė Shaherzurit.

Por ajo qė duhet tė theksohet nga jeta e Sohrevardit ėshtė se hija e jetės sė tij tė ndritur zgjati edhe pas vdekjes sė tij, duke ndikuar sidomos te Mulasadri dhe Sabzevari… Kjo hije dritėdhėnėse nisi nė fakt qė nė kulmin e rinisė sė tij. Tė tre ata e filluan jetėn e tyre nė njė periudhė tė vėshtirė e tė lodhshme studimesh dhe aftėsimi, duke punuar natė e ditė pėr tė marrė dije. Pastaj kjo u pasua nga njė periudhė, tjetėr, relativisht e gjatė, thellimi nė tė gjitha llojet e shkencave formale dhe shkollore, pėr tė arritur nė etapėn e fundit aq frytdhėnėse.

Nisur qė kėtej mund tė themi se jeta e tė tre atyre nė vija tė trasha paraqitet e ngjajshme pėrsa i pėrket orientimit, si dhe me ngritjet dhe rėniet e saj, pėveē faktit qė Sahrauvardi u vra nė moshėn 38 vjeēare. Me fjalė tė tjera, jeta e Sohrevardit qe e shkurtėr, por mjaft pjellore, ndėrkohė qė Mulasadri dhe Sabzevari jetuan sa u ngopėn. Pavarėsisht nga vlerėsimi qė mund t’i bėhet, jeta e Sohrevardit, pėrsa i pėrket cilėsisė sė saj dhe mėnyrės sė edukimit qė mori, mbetet njė shembull pėr dijetarėt qė e pasuan.

Edhe te disa dijetarė tė tjerė, qė e paraprinė, si te Kindi e Farabiu, ka diēka tė ngjajshme. Por, jeta e Sohrevardit ndryshon prej jetės sė tyre jo vetėm pėr faktin se ai u pėrfshi nė veprimtari qė me fillimet e moshės, por edhe sepse ai i pėrfundoi studimet e veta formale, pėrfshi edhe logjikėn dhe filozofinė peripatetike, qė nga mesi i jetės sė tij, ndėrkohė qė filozofėt dhe dijetarėt e tjerė tė mėdhenj muslimanė si Kindi, Abi Hasan Al-amiri, Abi Jaakub Al-Sixhistani dhe Ibėn Sina nuk u dalluan pėr njė gjė tė tillė. Qė kėtej del se jeta e Sohrevardi u karakterizua nga njė veprimtari mjaft krijuese nė fushėn e filozofisė; ai ishte njė filozof musliman, porse pikėrisht ky aspekt nga jeta e Sohrevardit nuk ka gjetur kujdesin dhe vėmendjen e duhur deri nė ditėt tona.

Pra pjesa mė e rėndėsishme nė jetėn e Sohrevardit, qė ka nevojė pėr kujdes dhe vėmendje, janė pikėrisht ato qoshe tė errėta tė saj, siē ėshtė ajo pjesė qė lidhet me mėnyrėn se si u tėrhoq ai drejt njė jete tė pėrkushtuar qė nė fillimet e rinisė sė tij, ose cili qe motivi qė e shtyu tė lėrė vendin e vet pėr tė marrė rrugėn pėr nė perėndim tė botės islame, drejt njė vendi qė e kishin synuar dijetarėt edhe para tij, pavarėsisht se sunduesit e vendit njiheshin pėr padrejtėsi.

Dhe mė i habitshėm ėshtė pėrfundimi tragjik me tė cilin mbaroi jeta e tij.

Pse duhej tė vritej njė dijetar si puna e tij? Ne njohim vetėm njė ose dy momente tė mveshura me ngjyra sektare ose politike, siē ndodhi me vrasjen e dėshmorit tė parė dhe tė dytė, ose epėrsinė qė mori ngjyrimi politik si pasojė e grindjeve midis shiitėve dhe sunitėve.

Jo pėr tė larguar vėmendjen nga grindjet sektare, por pėr tė treguar se tre veta nga personalitetet e shquara te islamit dhe pikėrisht Al-Hallaxhi, Ajn al-Kudat dhe Sohrevardi patėn tė njėjtin fat. Nxjerrja e shkaqeve qė ēuan nė vrasjen e dy tė parėve paraqitet e lehtė. Mesazhi i Hallaxhit ishte zbulimi i tė vėrtetave tė fshehta, si mjet pėr pastrimin e vetvetes dhe orientimin e muslimanėve drejt njohjes sė tė panjohurės, gjė qė shihej si njė provokim pėr ndjenjat e tyre morale. Ai ishte i bindur se do tė kishte njė fund tė tille.

Tė njėjtėn gjė mund tė themi edhe pėr Ajn al-Kudat. Nė pėrgjithėsi ne, duke studiuar pasojat e ndikimit tė Hallaxhit dhe tė Ajn al-Kudatit dhe duke gjurmuar nė mėnyrėn e tyre tė tė menduarit, mund tė zbulojmė edhe shkaqet e vrasjes sė tyre. Por tė arrish te shkaqet qė ēuan nė vrasjen e Sohrevardit nuk ėshtė e lehtė. Kjo sepse ai, para se tė ishte njė njohės, qė sillte prova tė sakta, ishte njė mendimtar filozof, qė vazhdimisht ofronte njohjen e mendimit filozofik tė veshur me rroba filozofike.

Ishte njė fatkeqėsi fakti qė filozofėt ndiqeshin dhe pėrsekutoheshin pėr faktin e thjeshtė se nxirrnin nė shesh pikėpamjet dhe ideologjinė e tyre personale, siē ndodhi me Ibėn Rushdin. Nė kundėrshtim me Greqinė dhe Evropėn, deri nė atė kohė nė botėn muslimane nuk kishte ndodhur qė tė vriteshin filozofėt dhe dijetarėt.

Njė aspekt tjetėr i problemit ishte atmosfera qė mbisundonte nė Siri nė kohėn e Sohrevardit kundrejt pikėpamjeve ideologjike dhe filozofike. Pėr mendimin tim pikėrisht kėsaj ane mjaft esenciale nuk i ėshtė kushtuar vėmendja e duhur nėpėr studimet dhe analizat, ku edhe pikėpamjet fetare tė Sohrevardit mund tė kenė qenė tė lidhura me tė. Ne nuk jemi impenjuar sa e si duhet pėr tė mėsuar tė vėrtetėn rreth marrėdhėnieve midis sekteve fetare qė mbisundonin nė qytetin e Halepit – pjesa veriore e Sirisė dhe e Libanit aktual – ku u vra Sohrevardi.

Para kryqėzatave ky qytet ishte njė ndėr qendrat mė tė mėdha shiite. Disfata qė pėsuan fatimitėt nga evropianėt u imponoi muslimanėve nė ato anė t’u nėnshtroheshin atyre qė fituan mbi evropianėt – pikerisht Salahedin al-Ajupit, gjė qė pati si rezultat mbisundimin e sektit sunit. Sohrevardi arriti ne Halep nė kohėn qė ky ndryshim sektar nė favor tė sunitėve nė veri tė Sirisė po kristalizohej dhe forcohej gjithnjė e mė tepėr.

Ai qėndroi atje derisa ky proces pėrfundoi tėrėsisht. Kėtu duhet tė kemi parasysh provat e hollėsishme qė sjell profesor Kemal Salibij nė librin “Historia e Libanit”, i cili thotė se banorėt e Tripolit (veriu i Libanit tė sotėm) nė shekullin e gjashtė tė hixhrit ishin qė tė gjithė shiitė. Por,duke filluar nga shekulli i tetė, Tripoli u bė njė ndėr qendrat e rėndėsishme tė sektit sunit. Numri i shiitėve aktualisht atje ėshtė reduktuar nė mėnyrė tė ndjeshme.

Ka mundėsi qė pikėrisht ky transformim i thellė, qė ndodhi gjatė shekujve tė gjashtė dhe tė shtatė (tė hixhrit), ta ketė provokuar Sohrevardin dhe ta ketė bėrė tė mos pėrmbahej pėrballė kėtyre ndryshimeve, duke pėrhapur ide, qė kishin nė thelb zbulimin e tė vėrtetave tė padukshme, si njė ndėr aspektet e mospajtimit dhe tė kundėrshtimit tė tij me gjendjen e krijuar. Sipas mendimit tim, pa njė hulumtim tė hollėsishėm historik, fetar, filozofik e shoqėror tė situatės nė atė krahinė, nuk mund tė zbulojmė shkaqet e vėrteta qė ēuan nė vrasjen e Sohrevardit.

Provat e paraqitura deri tani, sipas pikėpamjeve tė hulumtuesve, nuk janė tė mjaftueshme. Por pyetjet qė i drejtuan atij dijetarėt e Halepit gjatė njė ballafaqimi hulumtues me tė janė njė provė qė e mbėshtet pikėpamjen time. Midis tė tjerash, ata e pyetėn:

- A ėshtė Zoti i aftė tė krijojė ē’tė dojė?

Tha:

- Po.

I thanė:

-A ėshtė Profeti i muslimanėve i fundmi i profetėve?

Tha:

- Po, me qė kėshtu thonė. Si ka mundėsi qė Zoti tė veprojė kėshtu? A nuk ka mundėsi ai tė dėrgojė profetė tė tjerė pas profetit musliman?

Bėrja e kėtyre pyetjeve synonte ta vinte nė pozitė tė vėshtirė Sohrevardin dhe ēdo pėrgjigje e mundshme e tij e gjykonte atė dhe e damkoste me damkėn e humbjes. Por s’ka asnjė dyshim se qėllimi i tij ishte tė theksonte institucionin e kujdestarisė, me njė fjalė tė theksonte bazat e besimit tė Sohrevardit, qė i kishte pėrsėritur disa herė nė veprat e veta, se “edhe nėse profecia ishte mbyllur, kujdestaria, nė kuptim si e konceptojnė atė shiitet, vazhdon tė ekzistojė”.

Pavarėsisht se tė dhėnat rreth debatit tė sipėrpėrmendur nuk na kanė ardhur tė plota, njė gjė ėshtė e qartė: zhvillimet dhe ngjarjet historike tregojnė qartė se Sohrevardi nė kėtė betejė qe viktimė e luftės sė ashpėr midis fatimitėve dhe sunitėve. Nuk ka dyshim se Sohrevardi nuk ishte pasues i sektit ismailit, por besimi i tij i plotė nė institucionin e kujdestarisė ishte shkaku qė ēoi nė likujdimin e tij. Problemi i kujdestarisė nė filozofinė e Sohrevardit dhe pikėpamja e tij personale pėr shiizmin ose sunizmin, kanė qenė kryesorėt dhe pėrbėjnė atė nyjė nga jeta e tij qė deri tani askush nuk e ka cekur pėr ta zgjidhur.

Ē’dimė rreth trashėgimisė sė tij?

Problemi tjetėr ėshtė ai i veprės sė lėnė prej tij. Shahrzuri ne librin e tij ” Shėtitja e shpirtrave” ka paraqitur njė nga pėrmbledhjet mė tė hollėsishme rreth veprės sė Sohrevardit. Po kėshtu edhe Hazhi Khalifa, nė librin e tij “Zbulimi i Mendimeve”, ka dhėnė burime relativisht tė hollėsishme pėr ndikimin e Plakut iluminist, duke u mbėshtetur pak a shumė nė tė njėtat burime qė patėn shfrytėzuar edhe autorė tė tjerė.

Pėrsa i pėrket perėndimit, katėr janė ata qė kanė bėrė hulumtime tė vlefshme rreth veprės sė Sohrevardit. I pari ėshtė Brukelman me librin e tij “Historia e letėrsisė arabe”. Hulumtimet e tij, pavarėsisht nga mungesat, konsiderohen me shumė vlerė nga pikėpamja e njohjes me trashėgiminė e tij. Pastaj vjen Riter. Studimet e tij mbi Sohrevardin konsiderohen si nga mė tė besuarat e njė orientalisti. Ai kaloi vite tė tėra nė Stanboll duke studiuar Sohrevardin dhe nė fakt arriti tė paraqesė pikėpamje tė drejta nė lidhje me disa prej veprave tė lėna prej tij.

Ndėrsa Masinioni, kur filloi hulumtimet e veta rreth Hallaxhit, e pa tė nevojshme ta ndiqte ndikimin e tij edhe te mendimtarėt e tjerė islamė qė erdhėn pas tij, gjė qė i dha mundėsi tė na transmetonte pasazhet qė patėn treguar mendimtarėt dhe dijetarėt e mėdhenj muslimanė si Ruzbhan dhe Plaku iluminist mbi Hallaxhin. Ai i mblodhi ato nė librin e tij “Lajme rreth Hallaxhit”.

Nė kėto hulumtime Masinionit iu krijua mundėsia tė bindej edhe pėr rėndėsinė e veprės sė Sohrevardit, tė cilat i ndau nė tri grupe: vepra tė periudhės sė rinisė, vepra tė periudhės peripatetike dhe vepra tė periudhės iluministe. Por, me gjithė frymėzimin e veēantė dhe bukurinė e tregimit qė karakterizon Masinionin, unė fatkeqėsisht nuk jam dakord me tė lidhur me kėtė ndarje. Pėr tė arritur te trashėgimia e Sohrevardit dhe pėr t’i vlerėsuar ato, duhet tė njihemi nga afėr me tė gjithė veprėn e tij. Porse ky shans fatkeqėsisht nuk iu dha Masinionit.

Kjo do tė thotė se unė nuk mund tė besoj se Sohrevardi, siē thotė Masinion nė librin e tij mbi historinė e sufizmit, nė fillimet e jetės sė tij ishte gnostik dhe se pastaj u radhit nė radhėt e filozofisė peripatetike, duke na dhėnė si pėrfundim mendimtarin iluminist. Kjo sepse Sohrevardi, nė njė vend nga letra e tij “Tabelat themelore”, nga e cila na ka arritur veēse njė kopje nė variantin arab dhe njė kopje nė variantin pers dhe e cila ende nuk ėshtė botuar, ka aluduar lidhur me njė libėr me emrin “Urtėsia iluministe”. Kjo gjė tregon se “Tabelat themelore” ėshtė shkruar pas “Urtėsia iluministe”, gjė qė mungon te ndarja qė ka bėrė Masinioni.

Ndėrsa hulmtuesi i katėrt evropian, qė u muar me Sohrevardin, ishte Henri Kurban, dijetari tė cilit i jemi shumė borxhli pėr rezultatet e tij dhe pėr pėrpjekjet e palodhura pėr tė na transmetuar filozofinė islamike. Ai kaloi njė jetė tė tėrė duke studiuar Sohrevardin, tė cilin na e ka paraqitur edhe neve. Ai e ndan trashėgiminė e tij nė katėr lloje. Por ajo qė dua tė pėrmend kėtu ėshtė se unė, nga ana ime, nė kreun e dytė tė librit tim “Tre dijetarė muslimanė”, kam paraqitur njė ndarje tjetėr, e cila ndryshon nė njė farė mase nga ndarja e Kurbanit, por qė mendoj se nuk ėshtė vendi pėr ta pėrsėritur.

Sido qė tė jetė, ajo qė na intereson neve pėr njohjen me filozofinė e Sohrevardit ėshtė lidhja midis pesėdhjetė punimeve qė na ka lėnė, duke filluar me letrat e duke mbaruar me librin. Kjo lidhje pėrbėn nje enigmė tjetėr tė pazgjidhur dhe nuk ka dyshim se arritja te kjo enigmė nuk mund tė bėhet pa vėnė nė dorė tė gjithė trashėgiminė e tij, pa i bėrė asaj njė analizė tė hollėsishme dhe pa njė pėrvetėsim tė plotė tė pėrmbajtjes sė saj.

Ka mundėsi qė Sohrevardi t’i ketė shkruar disa nga kėto vepra nė tė njejtėn kohė, siē pati bėrė Mullasadra. Siē e dimė, disa prej letrave tė Mullasadras kanė qenė binjake nė tė shkruar prandaj edhe grupimi i trashėgimisė sė tij ėshtė bėrė mbi bazė kohore, gjė qė nuk ėshtė shumė e saktė. Ka mundėsi qė Sohrevardi tė ketė vepruar nė tė njėjtėn mėnyrė. Shto kėtu qė ai ua nėnshtroi veprat e veta korrigjimeve dhe krasitjeve tė shumta, pėrveē librit te tij ” Urtėsia iluministe” tė cilin e shkruajti gjatė njė kohe tė shkurtėr, aty nga fundi i jetės sė tij.

Mosarritja tek e tėrė trashėgimia e Plakut iluminist, pėr shkak tė mosbotimit tė tyre, pėrbėn njė tjetėr problem pėr mundėsine e njohjes sonė me trashėgiminė e tij.

Gjithēka ėshtė botuar nga veprat e tij ėshtė “Urtėsia iluministe”, “Tempulli i dritės” dhe disa ilahi (kundėrshtime, bashkėkuvendime, aludime) dhe njė sėri letrash tė shkurtra nė gjuhėn perse e arabe. Fatkeqėsisht njė pjesė e letrave tė rėndėsishme filozofike, qė kanė qenė burim studimi nė shkrimet e tij, vazhdojnė tė mbeten tė errta pėr shumė hulumtues vetėm sepse nuk janė botuar. Prandaj hapi mė i rėndėsishėm qė duhet tė bėjmė pėr njohjen me Sohrevardin ėshtė tė botohen tė gjitha veprat e tij nė menyrė shkencore dhe tė hollėsishme.

Nė lidhje me “Tė hyrat dhe tė shenjtat”*

Problemi i dytė i rėndėsishėm, qė lidhet me trashėgiminė e Sohrevardit, qė pėr mendimin tim pėrbėn burimin mė tė vėshtirė pėr hulumtimin e pikėpamjeve tė tij dhe qė na jep lidhjen midis filozofisė greke dhe asaj islame, ėshtė problemi i lutjeve dhe i letrave tė shkurtra krejt tė ndryshme qė u mblodhėn nėn titullin “Te ardhurat dhe tė shenjtat”, tė cilat me sa duket i grumbulloi njėri nga nxėnėsit e tij, i cili, ka shumė tė ngjarė qė tė ketė qenė Shaherzuri.

Megjithėse disa thonė se vetė libri ėshtė njė vepėr nė vetvete, unė anoj nga mbėshtetja e pikėpamjes se Riterit se ky libėr pėrbėhet nga pjesė tė hapėrdara dhe tė ndryshme… Sidoqoftė ajo qė na intereson neve kėtu nuk ėshtė mėnyra se si ėshtė shkruar ky libėr, por mėnyra se si janė pėrmbledhur nė tė materiale tė ndryshime, qė dallojnė njėra nga tjetra, nga krijimtaria e Sohrevardit, siē janė materialet peripatetike, ato iluministe dhe ato gnostike.

Kjo pėrmbledhje pėrfshin trajtime qė nuk i gjejmė te trashėgimia e dijetarėve tė tjerė islamikė, pėrveēse nė disa burime tė kufizuara si te “Qėllimi i tė Urtit”, i cili mendohet se i pėrket dijetarit tė njohur spanjol, kimistit Al-Maxhriti, si dhe nė njė ose dy letra pėr shkencat perėndimore tė Imam Al-fahr Ar-razi, i cili shkruan jo nisur nga besimi, por me aludime pėr lutje qė lidhen posaēėrisht me planetet dhe yjet e ndryshme.

Kėto vepra nė shikim tė disave mund tė duken tė parėndėsishme, kurse unė i shoh ato nė njė kėndvėshtrim tjetėr. Kjo sepse, nėse do t’i vrojtonim me kujdes, do tė shihnim se kjo mėnyrė tė menduari, lidhet me njė civilizim edhe mė tė vjetėr, siē ėshtė civilizimi babilonas, i cili u fut nė filozofinė greke si pasojė e pėrhapjes sė filozofisė platonike tė rinovuar nė lindje, dhe pikėrisht me filozofinė platonike tė rinovuar tė njohur si shkolla siriane.

Emėrtimi i saj ėshtė binjak me emėrtimin imblikhus – xhamblik (jamblichus) dhe, nė kuptimin e vet origjinal, ka lidhje me shkencėn e telismanėve, dmth, me turxhijan (theurgia) greke. Prirja e Sohrevardit nga kjo anė e mendimit tregon pėr lidhjen e drejtpėrdrejtė qė kishte ai me shkollėn platonike siriane tė rinovuar dhe me atė qė kishte mbetur nga trashėgimia e vjetėr babilonase nė qendra tė tilla si Horani.

Nė fillim u dyshua se historianėt perėndimorė pėrpiqeshin thjesht pėr shkak se kjo shkollė ose kėto pikėpamje i pėrkisnin platonizmit tė rinovuar, duke nėnvlerėsuar rėndėsinė e tyre morale dhe njohėse si dhe origjinalitetin e tyre. Ndėrkohė qė duhet tė kihet parasysh se Amoniusi, nxėnėsi i tij Flatinius dhe dijetarė tė tjerė tė kėsaj shkolle, nuk kanė qenė filozofė nė kuptimin e vėrtetė tė kėsaj fjale dhe pėr pasojė nuk mund tė krahasohen me pedagogėt e filozofisė nė universitetet e sotme.Ata ishin thjesht njerėz tė praktikės dhe dėshmitarė. Kjo filozofi nė fakt nuk ėshtė tjetėr veēse njė lloj gnosticizmi dhe njė lypje e botės se panjohur, qė kishte filluar tė shfaqej nė formėn e filozofisė hulumtuese.

Lidhja e Sohrevardit me kėtė lloj shkolle mendimi nė asnjė mėnyrė nuk e cėnon origjinalitetin e mėnyrės sė tij tė tė menduarit dhe nuk e pakėson aspak rėndėsinė gnostike tė mendimeve tė tij, qė e kishin burimin te njohja islame. Gnosticizmi i tij ishte i gjallė dhe bazohej nė njė fe tė gjallė. Ai i ringjalli botėkuptimet e vjetra gnostike origjinale duke u ridhėnė atyre vlerėn e vet.

Dhėnia e emrit “Platonizmi i rinovuar” disave prej pikėpamjeve filozofike, qė ndikuan te Sohrevardi, pėr njė hulumtues tejpamės nuk e cėnon aspak vlerėn e pikėpamjeve tė tij dhe nė asnjė mėnyrė nuk mund tė likujdojnė origjinalitetin dhe vlerat e tij. Shprehja “Platonizmi i rinovuar” zakonisht nuk pėrdoret nė atė mėnyrė qė tė tregojė mosnjohjen e domethėnies sė vėrtetė tė kėtij botėkuptimi dhe tė rrėnjėve tė tij tė thella nė gnosticizmin origjinal, tė cilin e lindi tė menduarit e njė numri tė kufizuar njerėzish, qė grekėt e vjetėr i quajtėn pneumatikoi, fjalė kjo qė ėshtė pėrkthyer bash mirė nga autorė librash muslimanė si “shpirtėrorėt”.

Disa krahina tė Sirisė, sidomos Horani, pėrbėnin ende njė strehim pėr mbeturinat e shkollės sė vjetėr gnostike greke tė rinovuar tė tipit tė Pitagorės a tė Platonit, nė formėn e shkollave tė kimisė dhe tė kosmosit hermesian. Ato mbetėn nė kėto rajone nė formė tė shtresėzuar dhe pėrrenjtė qė vėrshuan mė pas nuk mundėn t’i ē’rrėnjosnin tėrėsisht. Fati e deshi qė kjo trashėgimi tė respektohej dhe tė ruhej derisa u fut edhe nė civilizimin islam, duke marrė jetė rishtazi nė botėn e mendimit islam.

Rigjallėrimi i mendimit tė vjetėr gnostik grek dhe veēanėrisht i shkollės hermesiane, siē duket nė lutjet e Sohrevardit, pėrbėn njė ndėr ēėshtjet mė delikate nė historinė e mendimit islam, qė ka nevojė pėr mė shumė analiza dhe studime tė thella.

Profesor Kenedi i Universitetit Amerikan nė Bejrut ka zbuluar para tre a katėr vitesh njė dorėshkrim me vlerė, ku paraqiten pamje tė planeteve. Dorėshkrimi i pėrket shekullit tė shtatė ose tė tetė, ku yjet janė gdhendur nė njė mėnyrė mjaft tė bukur. Tėrheq vėmendjen dhe njėkohesisht tė habit fakti se planetet paraqiten nė kėtė dorėshkrim nė formė trupash me shumė duar.

Shikuesi i kėtij dorėshkrimi vė re se mėnyra e gdhendjes ose e vizatimit tė tij nuk ka as lidhje dhe as ngjashmėri me artin islam. Ai ndoshta ėshtė i lidhur me ndonjėrėn prej shkollave tė vjetra artistike tė Azisė qendrore. Ndėrsa nga ana kuptimore dhe njohėse dorėshkrimi nė fakt nxjerr nė pah orientimin qė kishte njohja nė lidhje me yjet, qė e gjejmė edhe te libri i Sohrevardit ” Tė hyrat dhe tė shenjtat”.

Trashėgimia e tij

Pėrsa i pėrket trashėgimisė persiane tė Sohrevardit e shoh tė panevojshme tė pėrsėris rėndėsinė e saj nga pikėpamja ideore, por unė e trajtoj atė nga njė pikėvėshtrim i ri. Veprat e tij, qė nė njohjen e parė me to, konsiderohen si proza mė e bukur filozofike qė ėshtė shkruar nė Iran dhe nė botėn perse nė pėrgjithėsi. Ai shkroi nė njė kohė qė ėshtė quajtur si epoka e artė e prozės perse.

Megjithatė, nuk ekziston prozė filozofike mė me vlerė dhe mė e bukur nė gjuhėn perse sesa proza e Sohrevardit. Studimi i veprės sė tij nga ky kėndvėshtrim tregon se mendimi i Sohrevardit synonte dimensione tė shumta. Mėnyra e tij e tė shkruarit ka shumė anė dhe drejtime.

Pėr shembull, shohim se letrat e tij “Gjuha e milingonave” dhe “E vėrteta e dashurisė”, qė pata fatin t’i botoja nė revistėn “Al-maarif Al-islamija” si dhe disa vepra tė tjera nė gjuhėn perse, ndryshojnė tėrėsisht midis tyre pėrsa i pėrket rrjedhshmėrisė dhe elokuencės, por nuk ka asnjė dyshim se ato janė vepėr e Sohrevardit. Ato u mlodhėn qė nė fillim nė kuadrin e trashėgimisė sė tij dhe kanė njė pėrmbajtje qė tregon pėr thellėsinė e njohjeve tė Sohrevardit.

Kėto vepra, veē qė janė shkruar nė gjuhėn persiane, duke i shtuar asaj njė trashėgimi me tė cilėn mund tė krenohet, kanė njė rėndėsi tjetėr tė veēantė pėr atė qė mendimi nuk shkėputet nė asnjė mėnyrė nga gjuha dhe mėnyra e tė shkruarit. Nėse njė njeri do tė mund tė shprehte nė mėnyrė tė suksesshme njė mendim nė njė gjuhė tė ēfarėdoshme, ai do tė kishte huazuar me siguri aftėsitė krijuese tė Sohrevardit.

Po ashtu edhe pėrkthimi pėrbėnte pėr tė njė art tjetėr pėr tė transmetuar mendimet nėpėrmjet fjalėve dhe shprehjeve tė sakta. Pėrkthyes i vėrtetė ėshtė ai qė sė pari transmeton mendimet e pastaj i mvesh ato me fjalėt dhe shprehjet qė i shkojnė. Kėshtu, nėse dikush kėrkon tė shprehė nė njė gjuhė letrare tė kuptueshme dhe tė pėrshtatshme perse librin “Wittgenstein”, ai me siguri do tė ishte njė krijues jo vetėm nga ana gjuhėsore, por edhe nga ana e mendimit.

Gjenialiteti i Sohrevardit duket jo vetėm nė atė qė shkroi nė gjuhėn perse, por edhe te pėrkthimet nė gjuhėn perse tė veprave tė shkruara prej tij nė gjuhėn arabe. Rėndėsia e tij qėndron nė atė se ai mendonte nė gjuhėn perse dhe po nė kėtė gjuhė bėri edhe hulumtimet e tij pėr problemet filozofike dhe shkencore. Ai e pėrgatiti kėtė gjuhė pėr tė absorbuar mendimin filozofik, duke u ridhėnė jetė mendimeve tė veta.

Nėse u kthehemi veprave tė Sohrevardit, shohim se gjuha perse, e pėrdorur prej tij, ėshtė plotėsisht nė gjendje t’u pėrgjigjet nė mėnyrė tė pėrpiktė kėrkesave tė shkencės filozofike, tė cilės i janė kthyer e rikthyer nė vazhdimėsi mendimtarėt dhe dijetarėt iranianė. Ata, qė e pėrpunuan gjuhėn perse, me veprat qė lanė, dhanė njė provė tė padiskutueshme tė aftėsisė dhe tė mundėsive tė gjera shprehėse tė kėsaj gjuhe.

Kjo trashėgimi ėshtė njė pėrgjigje pėr ata qė mendojnė, pėr shkak se nuk i njohin aftėsitė e mėdha shprehėse tė gjuhės perse, se abstragimi me anėn e saj ėshtė i pamundur dhe se ajo nuk ėshtė nė gjendje tė shprehė mendimet e tyre. Kjo gjė tregon se ata ose nuk e njohin persishten siē duhet, ose nuk kanė mendime, ose nuk janė nė gjėndje tė shprehin emocionet e tyre nga ana mendore.

Vepra e Sohrevardit tregon qartė dhe nė mėnyrė tė padiskutueshme aftėsinė dhe elokuencėn e gjuhės perse, tregon se ajo ėshtė aq e gjerė dhe e pasur sa tė pėrfshijė edhe kėrkesat mė delikate tė logjikės, tė natyrės, tė arsyes dhe tė qiellores, njė lloj si dhe gjuha arabe. Sa tėrheqėse dhe tė bukura janė ato shprehje dritėdhėnėse qė pėrmban gjuha perse e Sohrevardit! Pėrveē vendit tė nderit qė zė pėr pėrmbajtjen, ajo meriton edhe vendin e klasit tė parė nė trashėgiminė e prozės persiane.

Ia vlen tė kujtojmė kėtu se ekziston nje dyshim i madh lidhur me autorėsinė e Sohrevardit pėr dy vepra tė prozės perse: “Kopshti i zemrave” dhe “Njohja e Zotit”, qė vitin e kaluar unė kalova njė kohė tė gjatė pėr redaktimin e tyre. Kėto dy letra konsiderohen mė tė gjatat qė i janė autorėsuar Sohrevardit dhe unė e kam pėr detyrė tė pėrsėris se janė dy letra tė rėndėsishme filozofike. Unė mendoj se, pavarėsisht nga sa ėshtė thėnė mė parė lidhur me autorėsinė e tyre, delegimi i kėsaj autorėsie Sohrevardit ėshtė afėr tė vėrtetės nė mos plotėsisht e vėrtetė.

Marrim, pėr shembull, “Kopshtin e zemrave”. Ėshtė plotėsisht e qartė se, nga mėnyra e shtjellimit dhe e paraqitjes sė kėrkesave, kjo vepėr lidhet me Sohrevardin.

Pėrsa i pėrket “Njohjes sė Zotit”, kėtu logjika nuk tė ndihmon aq sa duhet, megjithėse Shahrazuri e ka mbėshtetur mendimin se Sohrevardi ėshtė autori i tyre. Ekzistenca e njė vargu nga poezitė e Sinait (vdekur rreth vitit 525 tė hixhrit) nė kėtė letėr ka shėrbyer si njė shkak pėr disa hulmtues pėr tė mohuar atorėsinė e saj.

Por kjo nuk pėrbėn njė provė pėrfundimtare dhe tė fortė pėr tė mohuar kėtė autorėsi, sepse shumė vargje tė Sinait nė gjysmėn e dytė tė jetės se tij qarkullonin gjerėsisht nė gjuhėn persiane. E pėrsėris se gjuha dhe mėnyra elokuente e kėsaj vepre, edhe nėse ajo mund tė mos jetė e tij, lidhen me shkollėn e Sohrevardit.

Ky hulumtim ka mundėsi te ngjasojė nė parim me studimet pėr verpa tė ngjashme me tė nė letrat e Hoxhė Nasrudinit ose tė Baba Afdalit. Por mėnyra e deklamimit tė Sohrevardit, kur ballafaqohej me problemet dhe nxirrte nė pah pėrmbajtjen e shpirtit njerėzor, ėshtė diagnostikuar tashmė nė mėnyrė tė pėrkryer. Brenda kuadrit tė zakonit tė tij tė veēantė, ai ia arrin qėllimit tė vet me anėn e ajeteve kuranore, tė cilat i transmeton sipas mėnyrės sė tij tė veēantė.

Kjo e vėrtetė ka qenė objekti i trajtimit tim nė njė rast tjetėr, kur kam shkruar: “Sohrevardi ishte i pari dijetar islam qė nė vazhdimėsi ka pėrfituar nė mėnyrė shumė tė dukshme nga ajetet kuranore dhe thėniet profetike. Para Sohrevardit nuk kishte ndodhur qė njė dijetar t’ua nėnshtronte ajetet kuranore studimeve tė veta filozofike. Kėshtu te Shifa Abi Ali Ibn Sina, pėr shembull, nuk gjejmė veēse njė ajet tė shenjtė kuranor nė pjesėn e ilahive…

Motivet e kėtij veprimi janė tė paqarta dhe nuk kemi ndėrmed t’i sqarojmė tani. Ajo qė mund tė bėjmė tani ėshtė tė kujtojmė se peripatetikėt gjithnjė mendonin se filozofia duhej tė provonte vet tė vėrtetėn e filozofisė, larg nga feja e pastėrt. Profesori i Universitetit tė Harvardit, Muhsin Mehdi, e ka trajtuar kėtė problem mjaft mirė nė librat dhe artikujt e tij kushtuar Farabiut. Ndėrsa Sohrevardi, nga ana e tij, e pėrqendron vėmendjen nė paraqitjen e unitetit midis mendimit logjik dhe tė vėrtetės kuranore, mbėshtetur pikėrisht nė kėtė tė vėrtetė tė vetvetishme.

Prandaj nuk ka pse tė habitemi kur njė studim shkencor trajton veten dhe kur e shohim veten tonė para asaj vetje, tė cilės ajetet kuranore dhe thėniet profetike ia kanė vizatuar kufijtė dhe ia kanė nxjerrė nė pah anėt e saj dalluese. Kėshtu qė ka shumė mundėsi qė vetė kėto studime tė shėrbejnė si njė tregues pėr tė pėrcaktuar origjinėn e veprave qė i autorėsohen Sohrevardit.

Sidoqoftė, vlerėsimi i jetės sė njė mendimtari krijues nuk mund tė kufizohet duke marrė pėr bazė pjesėza nga jeta e tij formale dhe as duke gjurmuar aspekte tė jetės sė tij materiale. Po ashtu edhe gjuetia e motiveve pedante, qė fatkeqėsisht vazhdon tė ruajė pozitėn e vet tė madhe, nuk ėshtė e mjaftueshme.

Ajo qė na intereson neve ėshtė rruga pėr tė arritur nė kufijtė e mendimit dhe tė zbrazėtive tė tij, pėrqafimi i horizonteve morale dhe zbulimi i thellėsive tė brėndshme tė mendimtarit. Nė tė kaluarėn shkolla ka qenė gjithnjė paraprirėse e njė personi dhe pararendėse e tij nga ana e rėndėsisė. Prandaj veprat qė i atribuohen Pitagorės, Xhabir Bin Hajanit ose mendimtarėve tė tjerė islamė, edhe nėse nuk kanė qenė me siguri tė tyre, lidhen me shkollat e tyre tė mendimit e pėr pasojė lidhen me ta nė njė shkallė akoma mė tė gjerė.

Kjo nė kuptimin qė, kur ne hasim njė shkollė mendimi nė njė civilizim fetar, shohim se shumė nga individėt e lidhin veten e tyre me to qoftė nga ana shpirtėrore, qoftė shkencore deri nė atė shkallė sa qė heqin dorė me ndėrgjegje nga emrat e tyre, mohojnė vetveten dhe meritat e tyre, duke ua atribuar ato shkollės tė cilės i pėrkisnin. Kjo ėshtė plotėsisht e vėrtetė edhe pėr dy letrat qė i autorėsohen Sohrevardit: “Kopshti i zemrave” dhe “Njohja e Zotit”. Edhe sikur ato tė mos ia atribuonim Sohrevardit, ato mbėshtesin mėnyrėn e tė menduarit tė tij nė gjuhėn perse.

Shkurtimisht mund tė themi se Sohrevardi e pėrpunoi me seriozitet gjuhėn perse dhe pėr herė tė parė e bėri atė njė gjuhė tė aftė pėr tė trajtuar probleme tė veēanta filozofike.

Mendimet e Sohrevardit

Parimet dhe burimet e tė menduarit, nga tė cilat Sohrevardi ekstraktoi mendimet e tij, janė tė gjera dhe nė atė masė sa qė nuk na e lejon hapėsira t’i trajtojmė kėtu. Kėtė problem unė e kam trajtuar aq sa kam pasur mundėsi herė tė tjera, por ajo qė nuk mund tė kuptohet tėrėsisht nuk mund tė braktiset tėrėsisht. Ndoshta asnjė histori e mendimit islamik nuk ėshtė pėrballur me njė problem mė tė rėndėsishėm e mė tė vėshtirė sesa ky.

Disa mendojnė se Sohrevardi ringjalli urtėsinė e vjetėr iraniane, ndėrkohė qė disa tė tjerė e mohojnė tėrėsisht qė nė veprat e tij tė ketė pasur ndonjė ndikim tė burimeve iraniane. Kurse unė them se e vėrteta qėndron midis kėtyre dy qėndrimeve. S’ka dyshim se Sohrevardi kishte njohuri rreth mendimeve zoroastriane nėpėrmjet burime qė ne nuk e dimė nga i ka marrė: nga librat ose nga tregimet e transmetuara gojė mė gojė? Por kėto mendime nuk lidhen me zoroastrishten e vjetėr, por me atė zoroastrishte, e cila e ka bazėn te epoka sasanide.

Ne, kur flasim pėr urtėsi hasranije ose pahlevie, si edhe kur shohim emrat e tyre nė veprat e filozofėve tė tillė si Haxhi Mulahadi Sabzevari, pėr shembull, nuk do tė thotė se pranojmė se nė Iran ekzistonte njė shtresė e gjerė mendimtarėsh tė ngjashėm me Ibėn Sinėn e Farabiun ose qė ekzistonte njė trashėgimi, qė u zhduk dhe u bė pre e harresės menjėherė pas hapjes islame. Kjo thėnie, s’ka asnjė dyshim, ėshtė alogjike sepse njė gjė e tillė nuk mund tė ndodhė nė historinė e mendimit njerėzor.

Njė grup tjetėr mendon se nė Iranin e vjetėr ekzistone mendimi filozofik, por i pashkruar dhe i lidhur ngushtė me fenė. Unė jam tėrėsisht dakord me kėtė mendim, sepse nė kohėt e vjetra nuk ka ndodhur qė tė ndahej filozofia nga feja, pėrveēse nė njė vend tė vetėm siē ishte Greqia e vjetėr nė kohėn e Aristotelit.

Pėrsa u pėrket civilizimeve tė tjera tė vjetra si atij kinez, japonez, indian ose iranian, kėtu mendimi filozofik gjithnjė ka qenė i pėrzier me mendimin fetar. Mbi kėtė bazė, kur Sohrevardi flet pėr dijetarė tė vjetėr iranianė, me kėtė ai ka parasysh mendimtarin e zgjuar e tė mėsuar, persona qė flisnin pėr zotin dhe pėr djallin, pėr ekzistencėn dhe mosekzistencėn e tė tjera gjera tė kėsaj natyre.

Me kėtė ata kėrkonin tė zbulonin tė fshehtat e ekzistencės dhe tė vertetėn e krijimit. Ėshtė me vend kėtu tė theksojmė se mendimtarėt e vjetėr iranianė nuk kanė qenė si ata dijetarė qė Islami i grumbulloi nėn flamurin e vet dhe i futi nėn suazėn e vet shkencore e fetare, duke i shfrytėzuar pėr tė shkruar letra e libra, pėr tė bėrė studime e klasifikime shkollore, sa tė thuhet se hapja islame shpėrndau mbi ta pluhurin e harresės.

Nėse tani kthehemi te mė e rėndėsishmja dhe pėrpiqemi tė trajtojmė problemin e burimeve ideore qė shėrbyen si motivi kryesor, ku u frymėzua Sohrevardi nė mėnyrėn e vet tė tė menduarit, do tė shohim se problemi thellohet dhe vėshtirėsohet mė tej.

Nė tė vėrtetė Sohrevardi pėrbėn pikėn e takimit tė Zoroastrishtes nga njėra anė dhe Platonit nga ana tjetėr.

Kjo trashėgimi tė menduari, qė ai e rigjallėroi nė kuadrin e gnostikės islame, bėri qė tė ringjalleshin dhe tė takoheshin sė bashku dy trashėgimi filozofike tė ndryshme. Hulumtimi nė kėtė ēėshtje shpjegon fatin moral tė Sohrevardit dhe historinė e mendimit islamik. Porse zgjidhja e kėtij problemi asnjėherė nuk ka qenė njė ēėshtje e lehtė.

Unė anoj nga analiza e moralit dhe e gnostikės islame pėr tė paraqitur tė vėrtetėn se themeluesi i shumicės sė feve dhe frymėzues i tyre ėshtė pikėrisht ajo rrjedhė hirėplote qiellore e pasuesve tė kėtyre feve. Me njė fjalė, besimtarit tė krishterė, pėr shembull, drita hirėplote e Zotit, qė perėndimorėt e quajnė Grace, nuk i shfaqet veēse nėpėrmjet zotėri Krishtit (as). Kėtė e tregojnė tė gjitha mėnyrat e tė shprehurit dhe ilahitė qė pėrdoren nga tė gjitha grupet e krishtera. Ndėrsa frymėzimi islamik pranon hirėsine qiellore qė kanė sjellė edhe profetėt e tjerė.

Ne, nė lutjet tona islamike, zakonisht lutemi pėr tė gjithė profetėt. Po ashtu pasuesit e sektit sunit, pas pesė faljeve tė tyre, luten pėr Ibrahimin (as). Muhameti (as), sipas pikėpamjes islame, ėshtė dielli nė qiellin e botės sė arsyes dhe tė gjithė profetėt e tjerė janė si tė thuash yjet nė kėtė qiell. Ekzistenca pikėrisht e kėsaj natyre nė qenien fetare si dhe mėnyra e tė konceptuarit tė frymėzimit islamik e kanė bėrė tė lehtė ringjalljen dhe rinjohjen e shumė mendimeve tė paraislamit.

Sidoqoftė, kontakti midis islamit dhe kulturės greke dhe ekzistenca e filozofisė peripetike islame, ashtu siē e njohim, pastaj pėrzierja e saj me kulturėn e pasur iraniane, do tė thotė nė fakt takim “i shtatė engjėjve tė afėrt” dhe “i qenjeve ndriēuese” Zoroastriane si dhe i platonizmit nė nivelin e gnostikės islame, gjė qė regjistroi njė fenomen tė habitshėm nė tė menduarit e njerėzimit. Letrat filozofike tė Sohrevardit nuk janė gjė tjetėr veēse pjellė e kėtij momenti delikat tė takimit midis pikėpamjeve tė mėsipėrme.

Sipas meje, rėndėsia e filozofisė sė Sohrevardit dhe thellėsia e saj qėndron pikėrisht nė atė qė ai i afroi kėto dy burime formalisht tė largėta njėra nga tjetra afroi mendimin filozofik lindor me atė perėndimor.

Pėrpjekje janė bėrė edhe nė perėndim pėr tė lidhur kulturėn lindore me atė perėndimore, siē ishte pėrpjekja e Plethonit – mendimtar bizantin i njohur pėr prirjen e tij pėr tė bashkuar Zoroastrishten, Krishtin dhe Platonin. Ai thoshte se njeriu i krishterė ėshtė zaradishtas. Por kėto pėrpjekje, duke mos patur asnjė bazė, nuk zgjatėn shumė dhe vdiqėn para vetė autorėve tė tyre.

Nė kundėrshtim me kėtė, Sohrevardi krijoi njė shkollė, e cila, po tė mos ekzistonte, nuk do tė kishte asnjė dyshim se filozofia peripetike, qė ka rrėnjė grekoislmaike tė pėrbashkėta, tė cilat, nga pikėpamja e pėrbėrjes, lidhen nė mėnyrė tė shumanshme me filozofinė deduktive greke, do tė kishte pasur pėr fat humbjen nė rrafshin islamik dhe zhdukjen siē u zhduk nė fakt nė perėndim.

Unė mendoj se hulumtimi dhe analiza e filozofisė sė Sohrevardit nuk mund tė kufizohen vetėm nė studimin e pikėpamjeve tė tij, pėrkundrazi ato duhet tė depėrtojnė nė thellėsi tė frymės dhe nė tė gjitha skutat e mendimtarėve islamikė. Po ashtu mendoj se asnjė ide kryesore nga idetė e veēanta filozofike tė Sohrevardit, para sė gjithash kritika e tij ndaj logjikės formale tė Aristotelit, nuk ėshtė trajtuar nė masė tė mjaftueshme nga ana e studiusve dhe e analistėve.

Janė bėrė disa pėrpjekje nga ana e disa gjuhėtarėve dhe e ligjėvėnėsve si Ibėn Tajmia, por kritika e Sohrevardit ėshtė krejt e ndryshme. Ai dhjetė thėniet i uli nė katėr, kurse logjikėn formale e transformoi nė njė shkallė pėr t’u ngjitur drejt botės sė ndritur. Nėse pas kėsaj do tė ndaleshim nė historinė e logjikės nė perėndim, do tė kuptonim se kritika e Sohrevardit ndaj logjikės formale tė Aristotelit ka vlera tė shumta.

Njė ēeshtje tjetėr kryesore ėshtė problemi i dyshimit. Nėse kjo ēeshtje nuk do tė lindte nė mendjen e Sohrevardit, nuk do tė kishte asnjė ēeshtje tjetėr, si ajo e ekzistencės dhe e dyshimit, qė e hasim te letrat e Gajthudin Mansurit dhe pas tij te Mulasadra, qė tė na shtrohej dhe qė tė pranohej nga ana jonė. Ibėn Sina nuk ishte aspak dakord me mundėsinė e ekzistencės sė vetėdyshimit.

Prandaj e kundėrshtoi tėrėsisht shkakun e lėvizjes sė brendshme. Kalimi nga njė formė e ekzistencės nė njė formė tjetėr, nėpėrmjet vetėlėvizjes substanciale, sipas tij ishte e pamundur. Ai besonte se ka njė dallim tė plotė midis ekzistencave tė substancave tė konfirmuara.

Me fjalė tė tjera, ai ishte ndėr ata qė pranonin origjinalitetin e ekzistencės, por ndėrkohė besonte se ekzistenca e ēfarėdolloji substance, dallohet tėrėsisht nga esenca e ēdo ekzistence tjetėr. Kjo sepse Ibėn Sina nuk mund ta pranonte se dallimi i njė sendi tė ēfarėdoshėm ėshtė njėkohėsisht pjesėmarrje nė vetė kėtė send. Ndėrsa Sohrevardi e sqaroi problemin e vetėdyshimit nė formėn mė tė mirė nė burimin e dritės.

Kjo ėshtė teoria qė pati njė ndikim tė thellė te dijetarėt qė e pasuan, duke i bėrė ata tė besonin te uniteti dhe dyshimi. Njė tjetėr ēėshtje e rėndėsishme e filozofisė sė Sohrevardit ėshtė ajo e unitetit tė dijes. Ai mendonte se ēdo lloj dije ishte nė vetvete njė lloj ndriēimi. Ndėrsa pėrsa i pėrket dijes qiellore, ai mendonte se vetė ekzistenca e botės ėshtė njė dije qiellore. Sipas tij, dija e Zotit pėr botėn pėrbėn nė vetvete thelbin e ekzistencės sė kėsaj bote.

Nisur nga kjo, pėr dijetarėt plotėsimet dritėdhėnėse burojnė nga teoria e Plakut iluminist. Sohrevardi u thellua aq shumė nė njohjen qiellore sa qė tėrhoqi nga vetja pothuajse vėshtrimet e tė gjithė dijetarėve qė erdhėn pas tij. Kėshtu vėrejmė se Hoxha Nasrudini, nė shpjegimin e shenjave, qė ėshte thjeshtė njė trashėgimi peripetike, ndjek shembullin e Sohrevardit nė ēėshtjen e njohjes qiellore.

Pas kėsaj vjen ndikimi i madh qė la pas orientimi i veēantė i Sohrevardit nė lidhje me ndriēimin dhe dritėn edhe nė historinė e shkencave islamike. Ai e ktheu edhe njė herė nė jetė shkencėn e lenteve dhe tė teleskopisė. Libri kryesor qė trajtoi shkencėn e lenteve dhe tė refleksionit pasqyror nė islam ėshtė “Libri mbi Tejkqyrėsit” i Ibėn Hajtham Al-misriut, shkencėtar i shekullit tė pestė (tė hixhrit).

Mė vonė, aty nga shekulli i gjashtė, tė anuarit nga kjo shkencė filloi tė dobėsohet, derisa Kemaledin Al-farisiu, nxėnės i Kutubedin Al-Shirazit dhe shpjegues i njohur i Sohrevardit, tė mos kishte hapur njė etapė tė ndritur nė historinė e kėsaj shkence edhe njė herė me librin e tij “Rishikimi i Tejkqyrėsve”, duke krijuar njė shkencė mė vete tė pėrqendruar tek ylberi.

Rikthimi dhe pranimi rishtazi i problemit tė pasqyrave dhe dritės pa dyshim ishte fryt i pėrhapjes sė njohurive iluministe dhe i besimit te drita si burim ekzistence dhe si mjet pėr tė pėrfituar dijen nga ana e Sohrevardit. Mbi kėtė bazė lind njė lidhje e drejtpėrdrejtė midis psikologjisė dhe shkencės sė teleskopisė me shkollėn psikologjike konteporane “Al-Xhashtalt”, qė ka fituar njė rėndėsi tė veēantė nė lidhje me artin dhe filozofinė e tij.

Ēėshtje e fundit e rėndėsishme nė lidhje me Sohrevardin ėshtė ajo qė mė vonė, pėr shekuj me radhė, lėshoi hijen e vet mbi filozofinė islame dhe qė ndihmoi nė mėnyrė tė thellė gjithashtu nė filozofinė e Mulasadras, dhe pikėrisht te ēėshtja e imagjinatės dhe e rėndėsisė sė saj pėr shkencėn e Astronomisė dhe pėr shkencėn nė pėrgjithėsi.

Sohrevardi ishte i pari qė e ceku kėtė shkencė nė historinė e filozofisė islame, duke theksuar rėndėsinė e saj pėr njohjen e botės sė jashtme. Imagjinata, sipas pikėpamjes sė Sohrevardit dhe nė kundėrshtim mė Mulasadran, nuk ėshtė njė botė e ndėrprerė. Orientimi drejt botės sė imagjinatės pėrbėn njėrin nga aspektet e filozofisė sė Sohrevardit, e cila merret dhe bashkėpunon me pamjet e botės natyrore dhe artin dhe qė ngjan edhe me filozofitė e sotme “Al-Xhashtalat” dhe “Al-Form”.

Rėndėsia aktuale e Sohrevardit

Nėse Sohrevardit vazhdohet t’i jepet rėndėsi dhe kujdes parėsor nė Iran dhe nė vendet pėrreth, nėse ai vazhdon tė quhet si kulmi i dritės qė dha llamba e tij kudo, ku ėshtė ēelur libri i urtėsisė dhe i dijes nė kėtė vend tė fjalės sė gjallė, kjo ka arsye sepse ai ngriti urėn e palėkundshme qė lidhi dy etapa tė jetės sė kėtij kombi tė vjetėr nė arenėn e mendimit dhe bashkoi urtėsinė e vjetėr iraniane me urtėsine dhe gnostikėn islame.

Por drita qė lėshoi Plaku iluminist nuk kufizohet vetėm nė lindje, duke lėnė mėnjanė perėndimin. Ai ndriēon dhe lėshon rreze nė tė gjithė botėn e shkencės nė pėrgjithėsi sepse : Sė pari, ai, me aftėsinė dhe mendjen e tij tė ndritur, e vuri filozofinė nė rrugė tė mbarė dhe i pėrshtati dy anėt e saj. Ai grumbulloi dhe bashkoi dy trashėgimitė filozofike tė vjetra dhe tė ndryshme tė lindjes dhe tė perėndimit dhe i vuri ato nė rrafshin islam.

Sė dyti, ai ėshtė dijetari, qė, me shpirtin e tij, u ngjit nė majat mė tė larta tė mendimit dhe pėrqafoi horizontet e tė vėrtetės, sipėr reve tė llafologjisė. Pikėrisht nė kėto lartėsi atij i krijohen kushtet pėr tė lidhur fjalėt dhe mendimin njerėzor me fjalėt dhe mendimin qiellor; atje ai lidhi fort dhe me kordelen mė tė bukur urtėsinė dhe dijen me Kuranin e shenjtė. Nė ēdo paragraf tė veprave tė tij hasim njė lartėsim tė shkallėzuar, ku marshimi i tij mendor kurorėzohet me njė ajet kuranor, duke dėshmuar me to madhėshtinė dhe lartėsinė e tij.

Sė treti, ai e paqėtoi njeriun me vetveten. Ai e bėri njė njeriun me veten e tij, duke nxjerrė nė pah lidhjen e thellė midis mendjes dhe njohjes ose me fjalė tė tjera midis logjikės dhe dashurisė. Pastaj ai na e paraqet kėtė lidhje, qė dėshmon pėr origjinalitetin e mrekullisė sė mendimit islam, duke na dhėnė unitetin dhe harmoninė midis mendjes, njohjes dhe fesė. Ai e bėn kėtė duke na i paraqitur veprat e tij nė njė gjuhė nga mė tė rrjedhshmet, mė tė bukurat dhe mė tė spikaturat, qė mund tė hasė syri i lexuesit ose qė mund t’i pėrqafojė mendja dhe zemra e tij.

Sė fundi, por jo e fundit, Sohrevardi ėshtė ai qė e bėri filozofinė islame shumė mė tė thellė se sa ishte mė parė.

Nga Sejjid Husein Nasr
Shqipėroi: Sulejman Tomēini
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi