Spiunet Tane! Kush Jane?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Spiunet Tane! Kush Jane?

Mesazh  Luli prej 19.11.12 21:33

Spiunet Tane! Kush Jane?



Nje liste "emrash te koduar" erdhi sot dhe plot links ne internet qe flasim per Spiunet Tane. A duhet te dalin ne shesh kete njerez!

Mos valle po diskretitohen disa persona qe ndoshta shoqeria jone ka nevoje ti mbroje, dhe se kane qene te detyruar te bashkepunojne?

Lista:
"Anteu"
"Alfons Ballsha"
"Shishja e Qumshtit"
"Kėndesi"
"Medicina"
"Cigarja"
"ēiftelia"
"Inxhinieri"
"Shkrimtari"
"Dizenjatorja"
"Raketa 5"
"Serbi"
"Greku"
"Qukapiku"
"Proletari"
"Koromania"


MIRĖMĖNGJES SPIUN!

Nga Armir SHKURTI

“Kemi parė e s’kemi parė / Shkon i vdekuri me tė gjallė”. Kėto vargje nga Kostandini dhe Dhioqina mė kujtohen sa herė mendoj se as komunizmi e aq mė pak sigurimi i shtetit nuk kanė vdekur, por pėrkundrazi, jetojnė pėr bukuri mes nesh e madje kanė edhe pushtet. Sidomos pushtet ekonomik.

Edhe nė Bibėl madje Apokalipsi pikėrisht kėshtu pėrshkruhet: Do tė ngrihen tė vdekurit nga varret e do tė pėrzjehen me tė gjallėt. Ne besuam se e varrosėm njėherė e mirė atė sistem. Por ata sot i kemi kudo e sidomos i kemi me pushtet. Qė prej tė enjtes “Express” ka filluar tė kruaj koren e Sigurimi dhe “bp”-ve (bashkėpunėtorėve). Duket se i erdhi radha gazetarisė t’ia hyjė kėsaj valleje pasi politika e ka varrosur njė herė e mirė kėtė ēėshtje.

Nėse “Express” do t’ia dalė mbanė, vėrtet do tė zėmė me dorė hundėt nga era e qelbur qė do tė shpėrthejė, por mė pas, mė besoni se tė gjithė do tė jemi shumė mė mirė. Kėshtu mund tė mėsojmė kė kemi nė krah, kė kemi nė shtrat, kė kemi nė shtet. Pas skenarit tė hartuar nga Gorbaēov nė Katovice, rrjeta gjigande e spiunėve edhe tek ne u lėshua pėr tė mbėrthyer pushtetin ekonomik, mediat, drejtėsinė e paralelisht edhe politikėn.

Duke patur brumosje, shkollim, stėrvitje e veprimtari thuajse identike, duke patur lidhje e organizim, e mbi tė gjitha informacion shumė mė tė madh se pjesa tjetėr e shqiptarėve, ata u shpėrndarėn si metastaza nė politikė, media e biznes. Pėr pasojė sot vėren se shqiptari i zakonshėm, prej ndėrrimit tė sistemeve ka fituar veē lirinė e tė folurit sipas qejfit, ose, siē perifrazoi Ramiz Alia, Sali Berishėn:
“Pluralizmin e mendimit, pasi pėr pluralizėm politik nuk jemi tė pėrgatitur”. Pėr rrjedhojė ende nuk kemi zgjedhje sipas standarteve demokratike, ende mbetemi tė izoluar e s’lėvizim dot lirisht, ende vuajmė varfėrinė ndėrsa pasuria kombėtare u nda vetėm nė disa duar, ndėrkohė, ata qė qeverisėn Shqipėrinė komuniste sot qeverisin Shqipėrinė demokratike. Nėmos vet, pėrmes bijėve a shėrbėtorėve tė dikurshėm, ku vend nderi zėnė edhe “bp”-tė. Ky rrjet duket se ka njė ngjashmėri tė hatashme me dy ish aleatėt tanė: Jugosllavi e Bashkim Sovietik.

Pas shpėrbėrjes sė Bashkimit Sovjetik, strukturat e KGB vunė kontroll mbi ekonominė, politikėn dhe krimin e organizuar, duke e bėrė “Mafian Ruse” njė prej mė famkeqeve nė botė. E njėjta histori edhe me Serbinė. “Klani i Zemunit” – qė e kemi njohur prej fjalimeve tė zotit Berisha- ėshtė njė organizatė mafioze me qendėr nė lagjen Zemun nė periferi tė Beogradit, ku krimi i organizuar lulėzon falė njė gėrshetimi mafie – UDB.

Me njė hesap tė shpejtė, nė kuvend, qeveri, drejtėsi, biznes e media deri nė ambasada, pėrfaqėsi tė organizatave ndėrkombėtare e fondacione prestigjioze mė dalin plot djem e vajza tė Byrosė e tė figurave tė larta tė shtetit, mė shfaqen ish-punonjės tė Institutit tė Studimeve M-L, drejtues e gazetarė tė Zėrit tė Popullit, Bashkimit, aparatēikė e funksionarė tė Komitetit Qėndror tė Partisė dhe tė Komitetit Qėndror tė Rinisė, ish hetues, gjykatės, prokurorė, etj etj etj... E pėrkrah tyre e gjithė armata e “Heronjve tė Heshtur”.

Thjesht pėr tė kuptuar se kush e ka vėrtet pushtetin nė kėtė vend mjaft tė lexosh editorialin e djeshėm tė “Express”-it e tė mėsosh se “Bejruti” dhe “Gjembi” punojnė nė kupolėn e policisė, se “Korabi”, “Vogli”, “Koromania”, “Ēiftelia”, “Stilografi” e y-hyyy sa tė tjerė! janė ligjvėnės tė zgjedhur nga ne nė parlament apo ministra tė kabineteve nė tė dy krahėt e politikės, se “Ēorapja”, “Bozhuri” e “Korani...” bėjnė ligjin nė kupolėn e mediave duke manipuluar opinionin sipas interesave tė caktuara, se “Duhani” me shokė janė bizesmenėt mė nė zė qė kontrollojnė jo vetėm tregjet e politikėn, por shumė mė tepėr. Pėr kėtė arsye hapja e dosjave a mbyllja pėrfundimtare e tyre mbetet njė ēėshtje shumė mė e madhe nga kureshtja se kush fshihet pas atyre pseudonimeve.

Ėshtė ēėshtje lėngate a shpėtimi, vazhdimėsie a ndryshimi. Nėse largohen spiunėt (tė paktėn nga politika) ka gjasa tė ēohet deri nė fund revolucioni i dimrit ’90-91, revolucion i mbytur nė djep. Nė tė kundėrt rrezikojmė tė mbetemi pėrjetėsisht peng i kufomave qė na shoqėrojnė ngado qė prej 15 vitesh.


avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

967


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Spiunet Tane! Kush Jane?

Mesazh  Luli prej 19.11.12 21:35


PD, PS, LZHK, LSI, poker spiunėsh nė parlamentin e ri

Nga Kastriot Myftaraj

Nė fillim tė kėsaj fushate elektorale, midis dy partive tė mėdha, nga njėra anė, PS dhe PD, si dhe dy rivaleve tė tyre brenda llojit nga ana tjetėr, LSI dhe LZHK, u vu re njė aspekt mjaft intrigues i “luftės” elektorale, pėrdorimi i dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit. Ky aspekt i “luftės” konsistonte nė akuza tė ndėrsjellta pėr kandidatėt pėr deputetė tė palėve si bashkėpunėtorė tė ish-Sigurimit tė Shtetit.

Pėr shumėkėnd ky qe aspekti mė interesant i fushatės, pasi mund tė pritej qė, pa dashjen e partive politike, rezultati tė qe transparenca e njė prej aspekteve mė tė errta tė trashėgimisė sė diktaturės komuniste, spiunėve tė Sigurimit tė Shtetit nė politikėn pluraliste shqiptare.

Por, gjatė pėrdorimit nė fushatėn elektorale tė dosjeve tė ish-Sigurimit tė Shtetit, u vu re njė fenomen i ngjashėm me atė qė gjatė periudhės sė “Luftės sė Ftohtė”, kur ekzistonte rreziku i luftės sė pėrgjithshme bėrthamore quhej si “ekuilibri i frikės” i ardhur nga “shkatėrrimi i sigurt i ndėrsjelltė”.

Sipas kėtij koncepti, asnjėra nga superfuqitė, ose fuqitė bėrthamore, aleate tė tyre, nuk guxonte qė t’ i pėrdorte armėt bėrthamore, pasi kjo do tė ēonte nė pėrdorimin masiv tė tyre, ēka do tė shkaktonte shkatėrrimin e sigurt tė tė gjitha palėve tė involvuara. Qė tė shmangej njė situatė e tillė u krijua dhe i quajturi “teletajpi i kuq”, qė lidhte direkt Shtėpinė e Bardhė me Kremlinin dhe qė ishte njė mėnyrė e sigurt pėr komunikim me qėllim parandalimin e precipitimit tė konflikteve.

Nė politikėn shqiptare “ekuilibri i frikės” vepron midis “superfuqive” (PS dhe PD), nė rastin e pėrdorimit tė “armėve bėrthamore” tė politikės shqiptare, qė janė dosjet e ish-Sigurimit tė Shtetit. Me kėto “armė” janė tė pajisura si PS dhe PD, falė qenies nė pushtet tė lidershipit tė tyre nė kohė tė ndryshme dhe mundėsisė pėr akces nė arkivat ku mbahen dosjet e ish-Sigurimit tė Shtetit.

Por, tė dy palėt e dijnė se pėrdorimi i “armės” sė dosjeve do tė ēonte nė njė precipitim tė luftės politike, qė do tė ēonte nė shkatėrrimin e sigurt tė ndėrsjelltė.

Kėshtu, nėse PS do tė sulmonte PD-n dhe aleatėt e saj me dosjet “Kėndesi”, “Gjeli”, “Ēorapja”, “Sqepi”, “Masoviku”, “Ēiklisti”, “Shishja e qumshtit”, “Naftėtari”, “Alfons Ballsha”, “Demoni”, “I Vogli”, “Qukapiku”, “Dizenjatorja”, “Inxhinieri”, “Medicina”, “Ēiftelia”, “Nemėrēka”, PD nga ana e saj do tė pėrgjigjej me dosjet VIP tė krerėve tė PS-s dhe ministrave si “Cigarja”, “Anteu”, “Ylli”, “Serbi”, “Llulla”, “Financieri”, si dhe me akuzėn e pėrjetshme se PS ėshtė trashėgimtare e partisė qė krijoi dhe komandoi Sigurimin e Shtetit dhe se spiunėt e rėndomtė vepronin sipas platformave tė pėrgatitura nga Komiteti Qendror i PPSH-s dhe Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste ku kontribuonin dy nga drejtuesit kryesore tė mazhorancės sė sotme tė majtė, pa pėrmendur kėtu faktin se numri dy i PS-s ėshtė ish-shefi i Sigurimit tė Shtetit.

Prandaj, nė kėtė fushatė elektorale, dy “superfuqitė” e politikės shqiptare, PS dhe PD, evituan qė ta pėrdorin “armėn bėrthamore” kundėr njėra tjetrės dhe u kufizuan nė pėrdorimin e “armėve konvencionale”, domethėnė akuzat pėr korrupsion dhe pėr ngjarjet e 1997-s.

Prandaj Berisha i kėrkon Fatos Klosit qė t’ ia publikojė rivalit tė vet nė Mallakastėr, ministrit tė jashtėm Kastriot Islami dosjen e Sigurimit tė Shtetit, tė cilėn ēuditėrisht nuk e publikon vetė Berisha, qė e zotėron sigurisht si ish-President, ndėrsa Nano nuk i kujton Berishės p.sh. se Genc Rulin, kandidat i PD-s nė Gjirokastėr, nė mbledhjen e Kėshillit kombėtar tė PD-s nė prill 1997 e ka quajtur bashkėpunėtor tė Sigurimit tė Shtetit.

Prandaj Nano nuk i kujton Berishės se jo mė larg se vjet nė tetor i ka quajtur “ēekistė” deputetėt e partive aleate qė votuan pro kandidatit tė sė majtės pėr Kontrollin e Shtetit, edhe pse disa prej tyre sot janė kandidatė pėr deputetė tė mbėshtetur nga PD, si p.sh., kryetari i Partisė Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova. Por ato nuk hezituan qė tė provojnė ta pėrdorin “armėn bėrthamore” kundėr rivalėve respektivė brenda llojit, LSI dhe LZHK, duke menduar se kėtu rreziku qe mė i vogėl.

Lufta e dosjeve, filloi sė pari midis PD-s dhe LZHK-s. Nė fillim tė fushatės, nė ditoren praėn PD-s “TemA” u botua shkrimi me autor Bedri Blloshmin “LZHK, ose sofra e spiunėve”. Nė kėtė shkrim denoncohej me emėr njė kandidat pėr deputet i LZHK-s nė Korēė, si ish-bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit dhe pjesėmarrės nė cilėsinė e ekspertit nė njė gjyq tė montuar politik tė kohės sė diktaturės komuniste ku qenė dėnuar me vdekje njerėz tė pafajshėm.

Nga vetė titulli i shkrimit dhe pėrmbajtja e tij, aludohej se LZHK qe njė “sofėr politike” ku qenė ulur kėmbėkryq spiunėt e Sigurimit tė Shtetit. Shkrimi i Blloshmit mbėshtetej mbi njė premisė tė vėrtetė, pasi tashmė nė shtyp ėshtė botuar disa herė ekspertiza letraro-sigurimse e individit nė fjalė (herėn e fundit ėshtė botuar nė prill tė kėtij vitit), gjė pėr tė cilėn nuk mundej mos tė qe nė dijeni kreu i LZHK-sė, Leka I Zogu.

Ishte e qartė se, PD dhe Berisha po kėrcėnonin LZHK-n dhe Leka Zogun se do t’ i shkatėrronin me “armėn” e dosjeve, nė rast se nuk mbanin njė profil tė ulėt tė luftės politike kundėr PD-s.

Nė mjediset e LZHK ky sulm, qė pėr mė tepėr paralajmėronte njė sulm total, u prit me alarm dhe LZHK u kundėrpėrgjegj duke publikar dosjen penale nė Itali tė aleatit mė tė ngushtė tė Berishės, Fatmir Mediut (ish-Mehdihoxha).

PD reagoi duke e rritur presionin ndaj LZHK-s me “armėn” e dosjeve tė ish-Sigurimit tė Shtetit dhe duke e kėrcėnuar me botim tė dosjeve tė kandidatėve tė saj pėr deputetė. Nė njė editorial tė njeriut mė pranė Berishės nė mediat opozitare, Mero Baze, qė atakohej direkt nė shkrimin e Thanasit, editorial tė botuar nė “TemA” tė datės 11 qershor 2005, thuhej se:

“Nė redaksinė tonė kanė ardhur jo gjysmė dosje, dhe jo vetėm kapakė, por dosje tė plota tė disa krerėve tė LZHK-sė, qė kanė qenė bashkėpunėtorė tė Sigurimit tė Shtetit, qė nga ata qė kanė denoncuar pėr pantallona kauboj e deri tek ata qė kanė denoncuar dhe njerėzit e fisit tė tyre tė nderuar, nga Laēi nė Kukės. Ato nuk janė gjysmė tė vėrteta, janė tė vėrteta tė hidhura, por qė kėrkojnė shumė vullnet pozitiv pėr tė mos i publikuar, sidomos nė fushatė elektorale. Nėse do tė vepronim siē veproi Shehi, tė cilin zėdhėnėsi i Fatos Nanos e trajtoi njėsoj si reporterin e kronikės tek njė gazetė e pėrditshme, atėhere nė kėtė fushatė zor se do tė dilte ndonjė kandidat i LZHK-sė, pa dosje”.(“TemA”, 11 qershor 2005, f. 1.)

Ky qe njė paralajmėrim pėr luftė totale me dosjet e ish-Sigurimit tė Shtetit nga ana e PD-s kundėr LZHK-s. Derisa akuzoheshin hapur tė 100 kandidatėt pėr deputetė tė LZHK-sė si bashkėpunėtorė tė ish-Sigurimit tė Shtetit, madje kėrcėnoheshin me publikim e dosjeve tė tyre, pėr dy drejtuesit mė tė lartė tė LZHK-sė bėheshin aluzione tė posaēme. Kur PD e bėri kėtė kėrcėnim ajo besonte se kjo qe njė lojė pa risk, pasi LZHK nuk qe njė “fuqi bėrthamore” nė politikėn shqiptare, pra nuk e zotėronte armėn e dosjeve.

Por, nė kėtė pikė PD pati njė surprizė tė pakėndshme pasi brenda asaj dite LZHK u shndrrua nė njė “fuqi bėrthamore” nė politikėn shqiptare, duke u pajisur me “armėn” e dosjeve tė ish-Sigurimit tė Shtetit dhe qė tė nesėrmen e kėrcėnoi PD-n me “armėn” e dosjeve tė ish-Sigurimit tė Shtetit.

Nė njė editorial me titull “Harabeli, bajga e lopės dhe skifteri” tė botuar nė gazetėn “Atdheu”, organ i Partisė Lėvizja e Legalitetit, nė datė 12 qershor 2005, me autor drejtorin e departamentit tė marrėdhėnieve publike nė LZHK, Gjergj Thanasi, shkruhej:
“Nė shkrimin e mėsipėrm janė pėrdorur teknika tė marrėdhėnieve me publikun tė quajtura: Names Dropping Technique dhe Iceberg technique. Tė interesuarit pėr pėrmbajtjen e kėtyre teknikave le t’ i drejtohen firmės konsultuese BG&R, ku japin ndihmėn e tyre ekspertė si Naftėtar, Ymer Ēorapja apo kėndezė e gjela plehrash e jo vetėm harabelė e kafshėza tė tjera”. (“Atdheu”, 12 qershor 2005, f. 2.)

Tė interesuarit ndoshta kanė pyetur nė BG&R dhe atje u kanė thėnė se teknikat nė fjalė janė teknika shantazhi sipas tė cilave njė ose disa personave u pėrmenden detaje tė papėlqyeshme pėr ata, por pa ua dhėnė emrat, ose krejt tė dhėnat. Mėnyra sesi procedon z. Thanasi ėshtė njė model i pėrdorimit tė kėtyre teknikave, pasi atje pėrmenden pseudonimet nė Sigurimin e Shtetit tė disa figurave tė rėndėsishme tė PD-s dhe partive aleate, si “Naftėtari”, “Ēorapja”, “Kėndezi”, “Gjeli”, si dhe aludohej pėr tė tjerė me emra kafshėsh.

Vetė zgjedhja e z. Thanasi pėr ta pėrsjellė kėtė mesazh pėr PD-n nuk qe e rastėsishme, pasi ai u zgjodh pėr faktin se kishte qenė njeriu qė ishte dėbuar pak kohė mė parė nga PD, ku mbante tė njėjtin post qė ka sot nė PLL, pasi i ofroi Doktorit prova tė pakundėrshtueshme se njė drejtues i PD-s nė durrės qe nė komunikim tė vazhdueshėm me drejtorin e SHISH nė Durrės.

Pra, LZHK po e kėrcėnonte PD-n dhe aleatėt e kėsaj partie, se nėse PD do tė bėnte publike dosjet e Sigurimit tė Shtetit tė kandidatėve tė LZHK-s, atėhere edhe LZHK do tė bėnte tė njėjtėn gjė me dosjet e kandidatėve tė PD-s dhe tė partive aleate tė kėsaj tė fundit. Kjo ēoi nė stabilizimin e “ekuilibrit tė frikės” midis PD-s dhe LZHK-s nga frika e shkatėrrimit tė sigurt tė ndėrsjelltė.

PD dhe LZHK e ndėrprenė luftėn me dosjet e spiunėve tė Sigurimit tė Shtetit dhe kjo ndėrprerje qe megjithatė po aq elokuente sa rasti kur kėto dy subjekte elektorale do t’ i kishin publikuar dosjet, kushdo qė do tė kuptojė e kuptoi se tė dy palėt qenė zhytur deri nė fyt nė “halen” e Sigurimit tė Shtetit dhe nėse kjo lojė do tė vazhdonte, atėhere do tė shikonim tė botoheshin mbi 90 dosje spiunėsh tė kandidatėve tė PD-s, mbi 90 dosje spiunėsh tė kandidatėve tė LZHK-s, pa llogaritur partitė satelite tė PD-s.

Kėshtu u bė e qartė se edhe tek LZHK, qė ka sloganin “Ne bėjmė shtet”, “NE” ėshtė Sigurimi i Shtetit dhe kjo kuptohet dhe nga fakti se z. Thanasi qė u dėbua nga PD se denoncoi bashkėpunimin me SHISH tė njė drejtuesi lokal tė saj, u hoq nga lista e kandidatėve tė LZHK-s nė Durrės. Dhe kėtė nuk e them vetėm unė, por e ka thėnė p.sh. kandidati i sotėm i LZHK-s nė njė nga zonat elektorale nė veri, E.P., i cili nė njė shkrim nė njė tė pėrditshme vitin e kaluar pėrmendte pseudonimin sigurims “Lėngaraqi” dhe disa detaje nga aktiviteti i tij nė burgun e Spaēit nė kohėn e diktaturės. A mund t’ u thotė sot E. P. mbėshtetėsve tė LZHK-s se kush ėshtė “Lėngaraqi” qė sot kandidon pėr LZHK-n, nė njė zonė elektorale pak mė nė jug se ajo e E.P?

Lufta e ftohtė me armėn e dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit filloi edhe midis dy rivaleve tė majta, PS dhe LSI. Nė prag tė fushatės elektorale dhe nė fillim tė saj, nė gazetėn e PS-s “Zėri i Popullit” emrat e disa prej kandidatėve dhe krerėve tė LSI, sipas njė teknike tė njohur shantazhi u pėrmendėn nė fjali ku qe futur dhe fjala qė u atribuohej si pseudonimi nė Sigurimin e Shtetit.

E ndodhur nė kėtė situatė shantazhi, LSI, me gojėn e Dritan Priftit reagoi fuqishėm duke akuzuar njė nga drejtuesit e PS-s dhe njeriun qė shihet si kandidat pėr numrin 2 tė saj, Petro Koēin, si bashkėpunėtor tė Sigurimit tė Shtetit dhe duke pėrhapur fjalė se ai ka pasur pseudonimin “Korabi”. Petro Koēi u kundėrpėrgjegj duke thėnė se kaq rėndė nuk e kishte fyer as Berisha qė i paskėsh qethur kokėn nė vitin 1997, duke ia bėrė tė ndrijė si tas, si maja e Korabit kur e mbulon bora.

Pėr njė moment u duk se lufta e dosjeve brenda sė majtės do tė precipitonte dhe tė dy palėt do tė t’ ia ēirrnin “gjethen e fikut” njėra tjetrės, pasi LSI ėshtė njė “fuqi bėrthamore” nė politikėn shqiptare, e pajisur me “armėn” e dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit, pėr shkak se nė lidershipin e kėsaj partie ėshtė dhe ish-kryetari i SHISH, Fatos Klosi dhe ish-kryetari i komisionit tė verifikimit tė figurave, Nafiz Bezhani, njė tjetėr ish-pjestar i lidershipit tė LSI-s, qė vdiq para pak kohėsh, thuhet se i ka lėnė me “testament” Ilir Metės disa thaės me dosje tė fotokopjuara.

“Zėri i Popullit”, duke e ndjerė rrezikun qė vinte nga lufta e dosjeve brenda sė majtės, e akuzoi drejtpėrdrejt Fatos Klosin se qe ai qė e furnizonte Priftin (mė saktė Murgun, siē e quan “ZP”) me tė dhėna nga dosjet sekrete dhe kėrcėnoi krerėt e LSI se ata do tė dilnin mė tė humbur nga kjo luftė, pasi veē njė tufe bashkėpunėtorėsh tė Sigurimit tė Shtetit kishin nė rradhėt e tyre dhe mjaft bashkėpunėtorė tė SHIK-ut tė Berishės.

Lufta e dosjeve mes PS-s dhe LSI-s pėrfundoi njėlloj si lufta e dosjeve mes PD-s dhe LZHK-s, pra u mbyll me vendosjen e ekuilibrit tė frikės, pėr shkak tė shkatėrrimit tė sigurt tė ndėrsjelltė, gjė qė, ashtu si nė rastin e dy partive tė djathta, ėshtė po aq elokuente sa rasti kur dosjet e kandidatėve do tė ishin publikuar. Pėrfundimisht mund tė thuhet se lufta me “armėn” e dosjeve tė tė Sigurimit tė Shtetit u mbyll pėr partitė qė konkurojnė nė zgjedhje, pa u hapur mirė. E megjithatė dosjet e Sigurimit tė Shtetit vazhdojnė tė rrijnė si “Shpata e Damokleut” mbi kryet e politikanėve shqiptarė dhe nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, ato vazhdojnė tė pėrdoren.

Pėr kėtė gjė po jap dy shembuj:

1)Para disa ditėsh, nė njė debat nė “Ringun elektoral” nė “Top channel”, kryeekzekutivi i LZHK-s pati njė incident sinjifikativ retorik me kandidaten e PS-s nė Tiranė, Majlinda Keta (Shaqiri). Kryeekzekutivi lzhkist, duke dashur tė tregohej sa mė perėndimor i tha kandidates sė PS-sė se, derisa ajo qe motra e drejtorit tė pėrgjithshėm tė SHISH, kėtu kishte njė problem dhe nė Perėndim nė kėtė rast do tė kishte dhėnė dorėheqjen ose ajo, ose i vėllai.

Por, zonja Keta u kundėrpėrgjegj se ajo nuk sheh asnjė problem kėtu dhe se ajo nuk ka ndonjė gjė pėr tė fshehur. Tjetri si duket kapi ndonjė aluzion kėtu pėr kushedi ē’ “mizė” qė e kishte nėn “kėsulė” dhe iu pre zėri dhe e mbylli kėtė temė.
2)Ministri i Rendit Publik disa herė e ka paraqitur si shqetėsim kandidimin nė zgjedhje tė disa ish-funksionarėve tė lartė tė policisė, qė ai i konsideron si tė larguar nga policia pėr inkriminim, duke aluduar pėr kandidatė tė LSI. Por ky zotėri, qė ka marrė pėrsipėr kėtė aspekt tė fushatės sė PS, heziton qė tė shprehet pėr kandidimin e ndonjė funksionari tė lartė tė SHISH, po nga kjo parti. Pse?

Mbyllja e luftės sė dosjeve tė spiunėve tė Sigurimit tė Shtetit nga ana e partive tė mėdha pjesėmarrse nė kėto zgjedhje ėshtė tregues i njė pakti tė pashkruar etik, qė tė gjitha palėt po e respektojnė, ndryshe nga kodin e etikės qė nėnshkruan nė Presidencė.

Veēse ky kod i pashkruar etike qė po respektohet, ėshtė njė kod i etikės mafioze, i llojit tė Kodit “Omerta”, pra tė kodit tė heshtjes pėr krimet e tė tjerėve, nė kėmbim tė heshtjes sė tyre pėr krimet e tua. Inteligjenca, nė kuptimin e aferave tė shėrbimeve sekrete tė instrumentalizuara nė politikė dhe jo tė njerėzve tė dijes, mbetet pasioni i madh i krerėve tė partive, nė pushtet, ose nė opozitė qofshin. “Dija ėshtė pushtet” thotė njė sentencė e vjetėr dhe kjo vlen mė tepėr se pėr ēdo gjė pėr dijen nė fushėn e shėrbimeve sekrete.

Duke ndjekur kėtė sentencė Kryeministri Nano, nė 23 janar 2004, nė njė takim zyrtar qė pati nė selinė qendrore tė SHISH deklaroi: “Ka mundėsi, t’ ju lajmėroj zyrtarisht, se kryeagjenti mė i madh i tė gjitha shėrbimeve tė shtetit nė Shqipėri jam unė Kryeministri”. (“Zėri i Popullit”, 24 janar 2004, f. 3.) Nė mėnyrė mė modeste por me persistencė, Berisha, Meta, Shehi (Zogu) pėrpiqen qė mos tė mbeten pas nė kėtė linjė, duke krijuar konmbinacione nga mė tė habitshmet.

avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

967


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Spiunet Tane! Kush Jane?

Mesazh  Luli prej 19.11.12 21:37

SPIUNET, SHKRIMTARE APO SHKATRRIMTARE....

Ish-drejtori i Hetuesisė: Ja si spiunonin poetėt njeri-tjetrin

“Unė rrija nė zyrėn time dhe prisja ankesat ose denoncimet pėr ngjarjet e ditės, por shpesh mė ndodhte diēka e ēuditshme, sepse poetėt vinin dhe denonconin njeri-tjetrin”. Kėshtu u shpreh dje pėr gazetėn “SOT”, ish-drejtori i pėrgjithshėm I Hetuesisė sė Shqipėrisė Dilaver Bengasi, I cili nėnvizon se ndjente keqardhje pėr shkrimtarėt. Ē do javė ata vinin nė zyrė me letra nė dorė duke denoncuar dhe shkruar kundėr njer-tjetrit”.

Eshtė ky thelbi kryesor I bisedės me tė, ku Bengasi tregon se si poetėt atėherė denonconin njeri-tjetrin, jo vetėm pėr mėnyrėn e tė shkruarit, por edhe pėr gėrmimet nė biografi, apo pėr mėnyrėn e veshjes sė kundėrshtarėve tė tyre. “Nga rradhėt e njerėzve qė merreshin me letėrsi mė shumė ishin spiunė se sa shkrimtarė tė vėrtetė, por shumica e tyre bėnin denoncime vullnetare”, shton ai.

Nė kėtė kuadėr, Bengasi pėrmend edhe rastin e sjkrimtarit dissident Kasem Trebeshina, tė cilit ai vetė I ka vėnė prangat.“E arrestova nė shtėpinė e tij, pėr shkak tė njė letre qė kishte dėrguar nė Byronė Politike, ku zoti Trebeshina deklaronte se nuk do tė votonte”, shprehet Bengasi. Dhe duke treguar detaje nga marrja nė pyetje gjatė procesit tė hetuesisė, Bengasi thotė se Trebeshina ka mbajtur njė qėndrim burrėor.

Por sipas Bengasit, menjėherė pas arrestimit tė Trebeshinės, u krijuan disa rrethana qė ai tė lirohej me disa kėshillime. Pikėrisht kėtu nisi tragjedia e tij e vėrtetė. Sepse sipas Bengasit, ishin pikėrisht disa nga shkrimtarėt mė tė njohur tė asaj kohe qė dolėn spiunė-vullnetarė pėr tė dalė dėshmitarė nė gjyqin kundėr Trebeshinės.

“Ata shkrimtarė dolėn dėshmitarė nė gjyq dhe bėnė tė mundur qė Trebeshina tė dėnohej, pa pasur asnjė fak”, shton Bengasi. Kėto detaje I ka vėrtetuar edhe vetė shkrimtari-disident, i cili madje i ka treguar njė pėr njė dėshmitarėt qė I dolėn pabesisht nga Lidhja e Shkrimtarėve e artistėve. “Unė s’kam asgjė me Dilaver Bengasin, por mua mė kanė denoncuar ish-shokėt e mi shkrimtarė”, ėshtė shprehur Trebeshina. Dhe nė kėtė kuadėr, Bengasi vazhdon tė tregojė emrat e –shkrimtarėve-dėshmitarė qė kanė denoncuar Pjetėr Arbnorin, Viktor Qurkun, Faik Ballancėn, Kapplan Resulin, etj, etj.

Dhe duke bėrė njė panoramė tė burgosjeve, vrasjeve e internimeve qė u janė bėrė poetėve nga denoncimet e kolegėve tė tyre, Bengasi thotė se Lidhja e shkrimtarėve ka funksionuar mė tepėr si njė lidhje spiunėsh vullnetarė. Dhe nė fund Bengasi tregon se si njė ditė nė zyrėn e kryehetuesit erdhi vetė Ismail Kadareja.

“Kadareja erdhi dhe mė tha: Dritėro Agolli mė ka marrė parėtė e honorareve tė librit “Gjenerali I Ushtrisė sė Vdekur”, qė mi ka sjellė shtėpia botuese nga Parisi”. Pas kėtij denoncimi, Bengasi thotė se iu pėrvesh menjėherė punės pėr tė gjetur paratė e kėtyre honorareve.

“Si pėrfundim e verifikova se paratė kishin ardhur me njė adresė bankare nė llogari tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, prandaj ngatėrresa u zgjidh menjėherė”, shton Bengasi. Dhe mė tej, ish-kryehetuesi I Shqipėrisė thotė: Mė mirė mos shėnoni asgjė tjetėr, sepse unė e di se ē’mė kanė parė sytė dhe ē’mė kanė dėgjuar veshėt nga poetėt e dikurshėm qė punonin si spiunė-vullnetarė tė atdheut.

---

"TemA" u padit nga zv.kryeministri pėr artikullin qė thotė se SHIK ka ndjekur Doklen pėr spiunazh.

Dokle mohon tė jetė ndjekur nga SHIK si agjent i UDB

Gazeta 'TemA' ėshtė e thirrur nga Gjykata e Faktit nė Tiranė sot nė orėn 12:30 nė gjyqin me paditės Namik Doklen, tė pėrfaqėsuar nga Prokuroria e Tiranės. Dy gazetarėt e akuzuar pėr shpifje do tė jenė tė pranishėm nė gjyq pėr tė dorėzuar provat dhe pėr tė bėrė kėrkesat surprizė nė kėtė gjyq.

Sot nė orėn 12:30 minuta nė Gjykatėn e Faktit nė Tiranė zhvillohet gjyqi i radhės pėr gazetėn "TemA". Gazetarėt Enton Palushi dhe Mentor Beqa janė paditur nė Prokurorinė e Tiranės nga zv.kryeministri Namik Dokle.

Pozicioni i zv.kryeministrit mbrohet nga Prokuroria e Tiranės, e cila ka ngritur nė ngarkim tė dy gazetarėve akuzėn e "shpifjes pėr shkak tė detyrės e bėrė botėrisht", e cila nga Kodi Penal dėnohet me gjobė deri nė 2 vjet burg. Prokurori Petrit Hysi pretendon se gazetarėt me artikullin e botuar nė gazetėn 'TemA' me dt. 26.12.2003, kanė konsumuar veprėn penale tė shpifjes ndaj zv.kryeministrit Namik Dokle.

Sipas prokurorit gazetarėt ka shpifur pėr Doklen duke thėnė se ai ėshtė ndjekur nga Shėrbimi Informativ Kombėtar pėr implikim me Shėrbimin Sekret tė shtetit fqinj Serbi-Mali Zi. Prokurori ka paraqitur si provė nė kėtė gjyq gazetėn 'TemA', tė ditės kur ėshtė botuar artikulli qė mban emrin e dy autorėve, Enton Palushi dhe Mentor Beqa. Dy gazetarėt e akuzuar do tė jenė tė pranishėm nė sallėn e gjyqit dhe do tė mbrojnė vėrtetėsinė e shkrimit tė tyre duke paraqitur provat dhe burimin e informacionit pėr artikullin e botuar nė kėtė gazetė me datė 26 dhjetor 2003.

Nė shkrimin e botuar nga gazeta thuhet se nė zyrat e Shėrbimit Informativ Shtetėror ka njė dosje tė plotė, nė tė cilėn Dokle akuzohet si njeri i lidhur me agjenturėn e shtetit fqinj, Serbisė dhe Malit tė Zi. Sipas artikullit mėsohet se Dokle, i ndjekur nga shėrbimi i inteligjencės pėr lidhje me shėrbimin sekret tė shtetit fqinj, nuk ka arritur qė tė mbyllė kėtė dosje, nė vitin 1997, vit nė tė cilin Partia Socialiste ka ardhur nė pushtet.

Madje ai ka dėshtuar gjatė serisė sė gjyqeve, me njė oficer tė kėtij shėrbimi, i cili ka insistuar deri nė fund, pėr tė provuar qė dosja e tij ishte e rregullt dhe e argumentuar. Bėhet e ditur se oficeri, pasi ka fituar gjyqin nė shkallėn e fundit, nė Gjykatėn e Lartė ėshtė nisur nė drejtim tė Amerikės, vend nė tė cilin ai ka fituar azil politik duke paraqitur si argument pėr kėtė kėrkesė, pikėrisht gjyqin e hapur ndaj tij dhe pėr tė cilin ėshtė provuar se ai ishte i pafajshėm.

Gazeta 'TemA' ka pranuar se kėtu ka njė keqkuptim tė vogėl, pasi zoti Dokle me tė vėrtetė nuk ka zhvilluar asnjė gjyq me majorin e SHIK-ut qė e ka ndjekur Doklen. Gazeta ka botuar dy javė mė vonė njė shkrim tjetėr ku sqaron se oficeri i SHIK-ut ka qenė nė gjyq me institucionin e Shėrbimit Informativ Kombėtar, pasi e kishin shkarkuar nga puna, pikėrisht pėr ndjekjen qė i kishte bėrė Namik Dokles. Gjatė procesit tė stėrgjatė tė gjyqit qė ka kaluar nė tre shkallėt e sistemit tė drejtėjsisė, mė nė fund nė Gjykatan e Lartė, major Shkėlqim Spahiu ka fituar gjyqin. Pra me vendim Gjykate atij i ėshtė miratuar ndjekja e zv.kryeministrit, duke e cilėsuar si tė drejtė punėn qė ai kishte bėrė.

Oficeri i SHIK-ut Shkėlqim Spahiu ka arritur qė pas njė pune tė gjatė tė dokumentojė nė rrugė operative tė gjithė punėn e tij nė ndjekje tė Namik Dokles dhe njė deputeti tė Partisė Demokratike nė atė kohė, emri i tė cilit nuk bėhet i ditur. Oficeri i Shėrbimit Informativ Kombėtar, Shkėlqim Spahiu, ka arritur qė nė rrugė operative tė grumbullojė informacione qė forcojnė dyshimet se kėto dy deputetė kishin kryer veprime qė tė linin tė dyshoje se punonin pėr shėrbimin sekret tė Serbisė.

Shkėlqim Spahiu pushohet nga puna nė vitin 1998, pikėrisht pėr kėtė ndjekje dhe provat qė kishte paraqitur nė vitin 1994 nė qendrėn e Shėrbimit Informativ Kombėtar, pėr lidhjet e dyshuara tė Namik Dokles me shėrbimin sekret serb. I njėjti oficer ka ndjekur me tė njėjtat dyshime, edhe njė deputet tė Partisė Demokratike, i cili nuk jeton mė.

Pas ardhjes sė socialistėve nė pushtet, dosja e hartuar pėr Doklen ėshtė gjetur nė sirtaret e SHIK-ut dhe ndaj kėtij oficeri ka nisur njė lloj persekutimi. Ai u pushua nga puna dhe mė pas u njoftua nga miq tė tij se po bėhej gati njė ndjekje penale pėr tė, se kishte pėrgjuar dy deputetė.

Gjykata e Lartė ka vlerėsuar se shkarkimi nga puna i kėtij punonjėsi nuk ėshtė nė pėrputhje me ligjin. Nė vendim thuhet se institucioni i SHIK-ut nuk ka pranuar tė vendosė nė dispozicion tė paditėsit, informacionet qė ai kishte depozituar gjatė kohės qė ishte nė punė, ku implikohet Namik Dokle me shėrbimin sekret serb. Shkėlqim Spahiu e ka paditur institucionin e SHIK-ut pėr largim tė padrejtė nga detyra dhe ka kėrkuar shpėrblim pėr kėtė.

Nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė, oficeri i pushuar nga puna nuk e ka fituar gjyqin. Ai e ka apeluar ēėshtjen nė Gjykatėn e Apelit, ku edhe kjo e ka lėnė nė fuqi vendimin e Shkallės sė Parė.

Shkėlqim Spahiu me avokat Virgjil Karaj ka bėrė rekurs nė Gjykatėn e Lartė, ku dhe ka fituar ēėshtjen. Gjykata e Lartė ka rrėzuar vendimin e Apelit, duke e cilėsuar si tė drejtė pretendimin e paditėsit, qė ėshtė Shkėlqim Spahiu.

Nė vendimin e Gjykatės sė Lartė thuhet "Sipas pretendimeve tė palės sė paditur, paditėsi ka dėrguar njė material organit qėndror tė Shėrbimit Informativ, i cili ka pėr lėndė emrin e njė personi qė pėr shkak tė funksionit nuk mund tė ndiqej, pa u marrė miratimi nga njė instancė e caktuar e njohur me ligj.

Mė nė fund tė materialit, shkruhet shprehimisht:... "kaq pėr dijeni, nga ana e jonė janė marrė masat e mėtejshme pėr verifikimin e vėrtetimin e kėtyre tė dhėnave tė rėndėsishme." Nga ana e paditur, pėr arsye tė sekretit, kėto materiale nuk janė paraqitur nė gjykatė. Paditėsi ka pretenduar se materiali i dėrguar ėshtė njė informacion i thjeshtė dhe nuk qėndron fakti se ndaj funksionarit janė kryer veprime operative nė kundėrshtim me ligjin."



avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

967


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Spiunet Tane! Kush Jane?

Mesazh  Luli prej 19.11.12 21:39

Shqipėria, 400 mijė spiunė tė Sigurimit

Kundėrshtimi i ashpėr ndaj projektligjit pėr hapjen e dosjeve tė spiunėve,si dhe kordinimi i votave demokrate dhe socialiste tregoi qartė e mė sė miri atė qė kemi thėnė shpesh herė se strategjia e “Katovicės” ėshtė fenomen qė po gėrryen shoqėrinė shqiptare.

Spiunėt e Sigurimit tashmė janė shndėruar nė “ bomba ekologjike” tė cilat ndotin, nga dita nė ditė, ambientin e politikės e tė jetės publike shqiptare, si dhe tė njė pjese tė mirė tė pushtetit mediatik shqiptare.Detonatorėt e ” Bombave Spiune” tė politikės shqiptare janė nė duart e sigurta tė individėve udhėheqės tė formacioneve politike tė cilėt sa herė shohin se po ju shkasin nga dora “ushtarėt” bėjnė plasjen e tyre.

Koha ka treguar se sa herė qė dikush nga spiunėt nė fjalė ka dalė nga linja politike katoviciane e Nano-Berishės, pseudonimi dhe tė dhėnat rreth personit, nė fjalė, janė bėrė publike duke bėrė demaskimin e radhės qė do tė thotė humbje morali para shtetasve shqiptarė pėr tu marrė me politikė.

Pra, rasti i kundėrshtimit tė kėtij projektligji, nuk ėshtė bėrė pėr faktin se Bule Ēeēos e Pjetėr Arbnorit ju dogj zemra pėr tė Drejtat e Njeriut apo pėr Konventat Ndėrkombėtare, por pėr pseudonimet tė cilat janė, edhe brenda vetė kėtyre komisioneve duke ju shėrbyer me devotshmėri si kartona pėr ligjet dhe projektligjet, pasi kėto qėnie tė mjera janė njė dorė e ngritur pro ose kundėr sipas oreksit tė shefave tė tyre.

Sipas statistikave qė disponon “SOT”, rezulton qė Shqipėria postkomuniste rendiste plot 400 mijė dosje qė mbajnė brenda tyre pseudonime spiunėsh, duke llogaritur raportin 1 me 3 tė popullsisė aktive.

Fatkeqėsi kjo pėr njė komb tė vogėl si Shqipėria, ku eksperimenti i diktaturės sė Enver Hoxhės kultivoi njeriun e ri spiun, ku vėllai spiunonte vėllanė, ku fqinji pėrgjonte fqinjin, ku nipi dėnonte xhaxhanė, ku njeriu pėr njerinė u bė spiun pėr tė mbijetuar.

Pra, proverbi i vjetėr sipas tė cilit: Nė kapitalizėm njeriu pėr njeriun bėhet ujk u konvertuar nė sentencėn e re: Nė socializmin enverist njeriu pėr njerinė qe spiun.

Kurajua qė kanė elementėt socialistė tė cilėt janė tė lidhur shpirtėrisht dhe ideologjikisht me tė kaluarėn e tyre komuniste, pėr tė marrė nė mbrojtje, nė emėr tė drejtave tė njeriut elementin spiun, ėshtė njė paturpėsi e rradhės dhe njė krim makabėr.

Tė mėsuar nga paraardhėsja e tyre me teorinė “tė qėnit spiun ėshtė nder dhe lavdi”, kėta tė fundit mundohen me mish e me shpirt tė mbrojnė pseudonimet qė fshihen pas emrave tė politikanėve dhe, duke qėnė bashkė, dikush tutor dhe dikush spiun, nuk duan ta prishin kėtė dashuri bashkėshortore me elementin spiun qė kanė brenda vetes.

Por a mundet tė tolerohet nga shqiptarėt qė ai spiun qė la fėmijėn nė bark tė nėnės pa baba, qė la gruan pa burrė, qė i bėri gropėn viktimės duke e ēuar nė litar me shpifjet dhe spiunllėqet e tij, tė jetė pjesė aktive e politikės shqiptare? A mund tė tolerohet qė ata qė helmuan dhe vranė jetė njerėzish tė drejtojnė institucione, tė bėjnė politikė nė sallėn e parlamentit, apo qoftė dhe tė lėshojnė helm mediatik apo tė jenė opinionbėrės?

A mundet qė ne shqiptarėt tė pranojmė qė brezat qė po rriten jashtė realitetit diktatorial tė udhėhiqen nga kjo racė e ndyrė hijenash qė kanė duart me gjak dhe ndėrgjegjen me njollė? Dhe pėr ēudi spiunėve nuk duhet t’u preken tė drejtat ndėrsa viktimat e diktaturės vazhdojnė tė vuajnė traumat qė u shkaktuan nga ndėrgjegja e tyre kriminale.

Mirėpo ky qėnka realiteti shqiptar, ku “Stilografi” bėn patriotin, ku “Vllahu” dhe “Babai” bėjnė historitė, ku “Kaposhi” shpėrndan lajmin e “ Luftėtari” bėn dipllomacinė, ku “Nėmėrēka” tregon kryepleqėsinė dhe mėnēurinė, ku “Langaraqi” drejton viktimat... Sigurimi i Shtetit tė ndihmonte tė shndėroheshe nga koran Pogradeci nė “Koran myzeqeje” duke tė ndėruar emrin dhe duke tė dhėnė shkollėn pėr tė pasur kontigjent tė besuar nė ditėt e vėshtira. Dhe ditėt e vėshtira kanė ardhur ndaj, sot duhet edhe “Korani” dhe “Bozhuri”. Ah pėr pak harruam dje “ Holta” dekoroi viktimėn e rradhės, viktimė nė diktaturė derėziu, viktimė dhe nė demokraci...

avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

967


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Spiunet Tane! Kush Jane?

Mesazh  Luli prej 19.11.12 21:40

Spiunėt e Sigurimit nė politikėn shqiptare

Si mund tė harrohet “Doku” qė ngre njerėzit nga varri apo “Financieri” qė ėshtė marrė me paranė publike. Janė shumė tė tjerė qė si “urithė” sillen rreth presidencės sė republikės dhe rrethojnė Presidentin tonė tė nderuar. Spiunėt e sigurimit dhe tė asfalisė greke si “Kaposhi”, apo “Greku”, apo politikani “Profesor” qė megjithėse i djathtė teorinė e spiunllėkut e ka marrė nga tė majtėt shqiptarė...

A do tė ndodhė ndonjėherė qė tė hapen dosjet e spiunėve tė Sigurimit tė Shtetit? Kjo ėshtė njė pyetje qė natyrshėm vjen nė mendjet e njerėzve tė paimplikuar me spiunllėqet e asaj kohe, kur shikojnė se nė politikėn, administratėn, median si dhe nė shumė sektorė jetikė marrin pjesė aktive ata, spiunėt e Sigurimet tė Shtetit.

Ata janė tė pranishėm kudo, nė drejtimin e dikastereve, janė deputetė, mediatikė, drejtues formacionesh politikė, drejtorė nė administratė, drejtues OJF-sh dhe shumė sektorėsh qė kanė tė bėjnė drejtėpėrdrejt me jetėn dhe fatin e individit e tė shoqėrisė shqiptare.

Janė kėta tė fundit qė pavarėsisht postit politik qė mbajnė, pėr ustallarėt e tyre rezultojnė nė formė pseudonimesh e numrash qė drejtohen nė bazė tė formulave qė hedhin nė databazėn e tyre ustallarėt e politikės, tė cilėt ndjehen komodė me kėtė ushtri hijenash, qė njollat shekspiriane tė gjakut apo vuajtjeve tė viktimave tė tyre mundohen ti fshijnė duke i shėrbyer sa mė mirė atyre, pronarėve tė dosjeve tė tyre.

Dikur ligji i pastėrtisė sė figurės nxorri nė pah se shumė prej pretendentėve tė karriges sė deputetit ishin figura tė njollosura me denoncime dhe bashkėpunime ndaj kundėrshtarėrve tė rregjimit. Shumė prej deputetėve tė sotėm, biles dhe ministra nuk ishin nė gjendje tė kalonin Komisionin e Pastėrtisė pasi kishin njollėn e spiunit nė biografinė e tyre. Shumė prej njerėzve qė punonin nė administratėn berisha dhanė dorėheqjen pasi komisioni “Mezini” i nxorri spiunė tė Sigurimit tė Shtetit...

Por ē’ndodh realisht sot kur nė pushtet kanė ardhur tė majtėt shqiptarė? Gjėja e parė qė bėri Fatos Nano ishte shkrirja e komisionit qė kryesohej nga i ndjeri Nafiz Bezhani. Shkaku sepse nė administratė dhe nė listėn e deputetėve egzistonin shumė tė sėmurė me “bronkopneumoninė” e spiunit shėrimi i tė cilėve nuk i interesonte nė atė kohė as Nanos dhe as Berishės pasi, pėr tė parin duheshin njerėz sa mė tė kompromentuar, pėr t’i pasur nėn kontrollin e plotė, duke pėrdorur si gjithmonė “karton tė kuq” dosjet.

Pėr tė dytin, situata politike nuk premtonte tė bėnte spastrimet e spiunėve pasi kredencialet e tij elektorale ishin nė nivelin mė tė ulėt qė Partia Demokratike kishte pasur ndonjėherė gjatė gjithė aktivitetit djaloshar tranzicional. Pa llogaritur se koha e qėndrimit nė pushtet ju dha mundėsinė tė dyja palėve tė kenė nė dispozicion shumė prej dosjeve mė tė rėndėsishme duke filluar nga ato tė tyret.

Kjo gjė solli dhe seleksionimin e komoditetin e tė punuarit me biografitė e tė tjerėve, nėn bindjen e plotė se dosjet e tyre tashmė janė vetėm nėpėr sirtaret apo kasafortat e tyre.

Nė kėto kushte qė ndodhet tashmė Shqipėria, ku filozofia e “Katovicės” vazhdon tė mbretėrojė dhe udhėheqėsit e zgjedhur nga Alia vazhdojnė tė qeverisin njėri nė opozitė dhe tjetri nė pozitė, spiunėt janė kthyer nė tmerri i zhvillimit dhe i progresit tė kėtij vendi. Pseudonimet aderojnė fuqishėm nė fushat e tyre politike apo mediatike duke mbjellė helm apo duke mbajtur peng kėtė vend.

Gazeta “SOT” ka hapur dhe nė beharin qė shkoi njė cikėl shkrimesh me pseudonime politikanėsh apo njerėzish publikė qė kanė qėnė bashkėpunėtorė tė Sigurimit tė Shtetit duke publikuar dhe lakuar me pėrafėrsi identitetet pėrkatėse. Shumėkush prej njerėzve mund tė mendojė se kjo mund tė jetė njė skup mediatik.

Nė tė vėrtetė gazeta “SOT” disponon shumė materiale qė do tė bėhen publikė nė momentin e duhur, duke i treguar shqiptarėve identitetin e vėrtetė tė politikanėve qė i udhėheqin. Duke pasur parimin e gazetarisė civile, nga ana jonė, asnjėherė nuk ėshtė synuar pėrbaltja e kėrkujt, por vėnia nė vend e tė vėrtetės pėr hir tė atyre njerėzve qė u persekutuan, u burgosėn e u pushkatuan nga dėshmitė e falcifikuara tė njerėzve qė kanė moralin tė qėndrojnė nė jetėn politike apo publike shqiptare.

Nuk mund tė harrojmė politikanin i cili me 15 faqe dėshmonte pėr babanė e tij pėr tė shpėtuar veten nga reperkusioni komunist. Nuk mund tė harrohet ky njeri qė spiunonte shokėt e punės te operativi i sigurimit dhe qė sot i bėn moral publikut tė gjėrė.

Si mund tė harrohet “Doku” qė ngre njerėzit nga varri apo “Financieri” qė ėshtė marrė me paranė publike. Janė shumė tė tjerė qė si “urithė” sillen rreth presidencės sė republikės dhe rrethojnė Presidentin tonė tė nderuar.

Spiunėt e sigurimit dhe tė asfalisė greke si “Kaposhi”, apo “Greku”, apo politikani “Profesor” qė megjithėse i djathtė teorinė e spiunllėkut e ka marrė nga tė majtėt shqiptarė.

Padyshim qė nė fasadėn piktoreske tė spiunėve nuk do bėhej mirė tė mos pėrmėndeshin as “Yjet” apo “Dizenjuesit” e parlamentit. Qeveria shqiptare do tė ngelej keq po tė mos kishte nė rradhėt e saj “Sėrbin” pasi eksperienca e tij ėshtė e shkėlqyer. As “Anteu” s’mund tė rrijė jashtė se ē’kuptim ka.

Pa harruar freskinė qė i sjellin parlamentit opozitarėt spiunė si “Inxhinjeri”, “I vogli”, “ “Shishja e qumėshtit”, “Alfons Ballshi” apo “Naftėtari”, njė djalė me tė ardhme ky i fundit, qė mund tė na lidhė mirė dhe me Amerikėn.

Pėr tė mbyllur pėr sot siparin e kėsaj parade spiunėsh ja vlen qė dhe mediatikėt si “Holta”, “Drita” “Plepi”, “Grepi”, “Ēorapja”, apo “Korani i Myzeqesė” tė kujtohen si pėrmbushės tė detyrave tė vėna nga shpikėsit e pluralizmit tė masakruar shqiptar.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

967


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi