Ngjarje me Entitete

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: Ngjarje me Entitete

Mesazh  antonelastirja@yahoo.com prej 16.11.12 18:56

dua tju tregoj nje ngjarje,qe ma ka treguar nje shoku im dhe kam nevoje qe dikush te mund ta shpjegoje : ai udhetonte se bashku me vellain dhe nusen e vellait,per ne nje fshat. ishin duke ecur me makine ne nje rruge pylli ne mes te nates.dhe perpara ju doli nje ujk. shoku im ngiste makinen dhe hapi xhamin i fishkelleu,menjehere fishkellima ju kthye ne vesh.

u cudit dhe perseri per ta provuar fishkelleu perseri dhe ndodhi e njejta gje. duke ecur me makine ne krah te tij u shfaq nje siluete me trup shum te madh te zi dhe me sy te kuqe qe po i shikonte ne nje menyre te frikshme. sic me tregoi shoku,u tremb aq shum sa i dha gaz ne max makines dhe nuk dinte se ku po shkonte.

per momentin asgje nuk u komentua ne makine. kur arriten ne shtepi nuk flisnin,por thjesht rrinin si te hutuar.i thote i vellai; ore pe gje ne rruge ti apo jo? cfare i thote ky? ja tregon ai ,ate qenien e erret me sy te kuqe. un e pashe thot ky,por mendova se ishte vegim,pse dhe ti e pe? po i thote vellai. dhe si ma shpjegonte shoku im, thoshte se kishte ndjere nje frike te papare, saqe dhe sot qe ka kaluar pak kohe, kur e tregon i dalin lot nga syte.

per momentin un nuk e besova kete histori, por menyra si ma tregonte dhe lotet qe i dilnin nga syte, me frikesuan jashte mase.
avatar
antonelastirja@yahoo.com

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ngjarje me Entitete

Mesazh  Magus prej 16.11.12 20:00

//.com shkruajti:dua tju tregoj nje ngjarje,qe ma ka treguar nje shoku im dhe kam nevoje qe dikush te mund ta shpjegoje : ai udhetonte se bashku me vellain dhe nusen e vellait,per ne nje fshat. ishin duke ecur me makine ne nje rruge pylli ne mes te nates.dhe perpara ju doli nje ujk. shoku im ngiste makinen dhe hapi xhamin i fishkelleu,menjehere fishkellima ju kthye ne vesh.

u cudit dhe perseri per ta provuar fishkelleu perseri dhe ndodhi e njejta gje. duke ecur me makine ne krah te tij u shfaq nje siluete me trup shum te madh te zi dhe me sy te kuqe qe po i shikonte ne nje menyre te frikshme. sic me tregoi shoku,u tremb aq shum sa i dha gaz ne max makines dhe nuk dinte se ku po shkonte.

per momentin asgje nuk u komentua ne makine. kur arriten ne shtepi nuk flisnin,por thjesht rrinin si te hutuar.i thote i vellai; ore pe gje ne rruge ti apo jo? cfare i thote ky? ja tregon ai ,ate qenien e erret me sy te kuqe. un e pashe thot ky,por mendova se ishte vegim,pse dhe ti e pe? po i thote vellai. dhe si ma shpjegonte shoku im, thoshte se kishte ndjere nje frike te papare, saqe dhe sot qe ka kaluar pak kohe, kur e tregon i dalin lot nga syte.

per momentin un nuk e besova kete histori, por menyra si ma tregonte dhe lotet qe i dilnin nga syte, me frikesuan jashte mase.

Kjo qe i ka ndodhur shokut tende i ka ndodhur edhe te tjereve, personalisht e kam nje te njohur qe ka pasur nje pervoje te tille (gjate gjithe nates ka kenduar dhe vallezuar ne nje "dasem" , ne mengjes e ka gjetur veten te zhytur ne balte) .
Kjo shpjegohet se ka disa vende ku duhet te evitohen sepse jane PORTA te dimesioneve paralele.
Keto krijesa jane te nje dimensioni tjeter.
avatar
Magus

Kėrkoni tė vėrtetėn nė praktikė dhe jo me spekulime.
Ēfarėdo qoftė niveli i teorive qė ju mund tė zhvilloni, ato do tė mbeten gjithmonė masturbim intelektual.



173


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ngjarje me Entitete

Mesazh  Jetmira prej 15.07.13 20:42

Pershendetje! Kisha deshire te ndaja me ju nje histori qe ma ka treguar gjyshja ime e cila e ka pare ngjarjen me syte e saj (ne nje fare menyre)....

Gjyshja ime ishte e re ne ate kohe dhe jetonte ne nje fshat te Vlores...Ngjitur me gardhin e tyre jetonte nje familje jo shume e kamur per te mos thene te varfer...NE kete familje jetonte nje vajze me moshen e gjyshes dhe kishin nje shoqeri te konsiderueshme me njera tjetren. Te dyja ishin 18 vjece dhe komshies e cila ishte shoqa e gjyshes i qelloi nej rast per tu martuar...Ndryshe nga grate e tjera te asaj moshe qe martoheshin pa pretendime vajza kundershtoi dhe kjo ishte e cuditeshme per te gjithe. Familjaret i kerkuan ndihme gjyshes time pasi kishin te njejten moshe dhe mund ti nxirrte bijes se tyre arsyen se pse ajo nuk martohej. Pas dy ore bisede dhe lutjesh per ti treguar te verteten vajza pranon...Ajo i tha gjyshes time se ishte e fejuar me nje xhind i cili ishte i bukur porsi nje perendi dhe ishte oficer i larte...Ai i jepte asaj cfare donte monedha ari madje ne mbremje e merrte ne shtepine e ti dhe e ushqente me cfare ajo kishte deshire por kete prinderit e saj nuk e dinin. Ajo i tha gjyshes se xhindet i kishin thene se nese i tregonte njeriu do e torturonin dhe asaj kete nate do i ndodhte dicka...Gjyshja kishte qeshur e se kish besuar vajzen...Ne oren tre te nates bie dera e madhe e shtepise se gjyshes dhe ishin komshijte ata kerkuan ndihme pasi vajza ishte shume e semure...Kur shkuan ne shtepine e komshijve te gjithe ngelen te cuditur pasi vajza po villte mish nderkohe qe ata nuk kishin te hanin dhe nga jasteku i saj ra nje grushte me monedha ari...Asnje se dinte se ckishte ndodhur por gjyshja ime po...Vajza pleqeroi vetem, te pakten keshtu thone njerezit pasi ata se dine qe ajo ka ne krahe burrin qe e donte...
avatar
Jetmira

624


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ngjarje me Entitete

Mesazh  Jetmira prej 15.07.13 20:43

Nje baba me vajzen e saj po vozisnin me makine deri tek vendi ku shkonin cdo vit per peshkim…Ishte rreth 300 milje larg dhe ata kishin qene duke vozitur per me se 3 ore.Ishte jashtezakonisht erresire jashte dhe po binte bresher.



Pasi ata ishin te vetmit ne rruge dhe po binte shume shi,babai voziste ngadale.Edhe me ngadale se limiti i shpejtesise.

Babai ishte i cuditur kur pa policine duke e ndjekur..Keshtu,qe te mos e ndalnin eci pak me shpejt.Edhe polici rriti pak shpejtesine duke i ndenjur shume prane.

Ne dyshim,ai vozititi edhe me shpejt,por perpjekjet e tij deshtuan,pasi edhe polici beri te njejten gje.Me ne fund,pas rreth 20 minutash,polici beri me shenje qe te ndalonin…!



Pasi ndaloi,pa se ishte aq erresire saqe nuk dallohej asnje gje perjashta,duke perfshire edhe policin kur i tha qe te dilte nga makina.

“Babi??Cfare eshte duke ndodhur”,bija pyet…por nuk merr pergjigje.Ajo mendon se gjithcka eshte mire dhe mundohet te futet ne gjume.Pas disa minutash,ajo vendos qe te pyese prape se c’po ndodhe!!”Hejj?Babi?Cfare eshte duke ndodhur?” por prapeseprape heshtje!!

E frikesuar,vajza vendos te dale jashte qe te shohe se c’po ndodhte.Nepermjet erresire,ajo e sheh babain e saj te dashur…te vrare!!Ai ishte prere ne te gjithe trupin,dhe gjak kishte gjithandej!!

Duke bertitur dhe duke qare,vajza hap deren dhe zgjatet per ta marre telefonin,kur nepermjet shiut te rrembyeshem,degjon nje ze…”Nuk do te te beje pune…Askush nuk do pergjigjet.”
avatar
Jetmira

624


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ngjarje me Entitete

Mesazh  Jetmira prej 15.07.13 20:45

Para 4 vjetesh mbaj mend qe ishte dit e premte,ishte stina e dimrit..si gjith mbasditet e tj takohem me cunat,ishim te gjith pothuajse moshatare,rreth 14-15vj..njs ate mbasdite hapem nje mhb koti (mhb hijesh e fantazma neper varreza) por te gjithe cunat perfshir dhe vetja ime po mburreshin kot..njeri nga shoket tim tha se nqfse shkojm ne varrezat naten vone atehere jemi trima..te gjithe pranuam te shkonim,por sapo te erreshe pak..e kaluam ate pak mbasdite me mhb deri sa u err.kur shkoi ora 7 morem drita te vogla me vete dhe u nisem ne ato rruget pa drita..sapo aritem tek rruga e varrezave atje te gjith ecnin me hapa shum te ngadalta me arsyen kush e kush te hynte i pari..kur u afruam tek dera i pari ishte 1 shoku im i ngushte.i 2 hyra un dhe pastaj me rradhe..qetesia mbreteronte ne ate vend,ne i hidhnim hapat sh sh te ngadalta..me drita neper duar dhe ecem pothuajse deri te cereku i rruges kryesore te varrezave..atje si per fiksim ariti qe te gjith dritave te dores po i binin baterite..dhe dalngadal po shfaqej nje erresire..ne ate moment degjojm nje mace qe po mjaullinte persiper nje varri qe sapo ishte bere.ecem dhe pak me lart dhe menduam te ktheheshim .rame dakort dhe u kthyem mbrapsht ecem rreth 5 metra dhe shoku im i ngushte kthen koken ne krahun e majte te varrezave dhe me thote mua 'e pe'? Me nje ze te friksuar.atje qendruam te gjithe dhe po prisnim te na tregonte ai cfar pa.ai shikonte vetem ne nje vend,u fiksua aq shum sa ne nk na kthente pergjigje kur i thonim 'cfar pe'? E vazhduam dhe ate cop rruge qe na kishte mbetur kur ne nje parcele shohim te gjith nje grua plake qe po qante.por te gjith u cuditem dhe u friksuam asnje sguxonte te fliste madje dhe hapat i hidhnim qe mos degjoheshin..kur u afruam pak me shume me ate plake ajo ktheu koken dhe po na shihte me nje shikim qe dhe sot e kam te fiksuar ne tru..nje shikim ironik me nje fytyre prej plake shum te rrudhur..ajo i tha shokut tim te ngushte : ti je goxha trim qe hyn kudo por ki pak kujdes bir i nenes...dhe ajo iku te nje varr tj u ul dhe..


Po peshperinte disa fjale ..u trembem dhe e terhoqa pas krahu ate shokun tim qe te iknim sa me shpejt..hapat i hidhnim shum shpejt qe te zhdukeshim qe aty..filloi nje ere me shi qe kurrorat me lule fluturonin nga njeri varr ne tj..sapo arite tek dera qe te dilnim atje del serish ajo plake dhe na i beri me dore ne shenje lamtumire...ecem per ne shtepi ne rruget pa drita te gjith flisnim por ai shoku jo..e pyetem 'cke qe sflet'? Filluam te talleshim pasi nga doli frika..ai nuk fliste fare,shikonte vetem ne nje drejtim si i hutuar ,dhe kishte mare nje ngjyr tj ne fytyre...vazhduam rrugen deri sa erdhem te lagja jone..qendruam 5 minuta dhe i thame njeri tj 'naten' ikem te gjithe neper shtepira...kaloi ajo nate dhe erdhi mengjesi..dola jashte dhe ne muri i atij shokut ishe kapaku i arkivolit..mendova se kishte vdekur i gjyshi se ishte shum i vjeter por jo..kur u afrova qe ti lexoja emrin lexova emrin dhe mbiemrin e tij...syt mu erren ,pas meje dolen dhe cunat e tj.dhe ata u cuditen njesoj si mua...vdekja e tij na shperndau nga shoqeria,vdekja e tij i lendoi te gjitha mehallat e lagjes..vdekja e tij i shkaterroi familjaret e tij...pas varrimit te tij ai na dilte cdo nate neper endra dhe na thontpo te njejtat fjale te gjithve... 'mos haroni te me vizitoni,se jam vetem,kam frik' dhe sot e kesaj dite me del neper endra por rralle..............................dhe jap nje mesazh per ata adoleshentat e cmendur (me kurjozitetin e tepert le dhe jeten) .
avatar
Jetmira

624


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ngjarje me Entitete

Mesazh  Jetmira prej 02.01.14 11:56

Bisede me nje Jashtetokesor
Unė vėrtetoj se teksti nė vijim ėshtė absolutisht i vėrtetė dhe jo njė punė e fantazisė(thote bashkebiseduesi). Kjo ėshtė njė pjesė e transkriptit tė njė interviste qė e kam kryer nė dhjetor 1999 me njė qenje jo-njerėzore, femėr reptiliane, e cila ishte tashmė nė kontakt qe disa muaj me njė nga miqtė e mi (i pėrmendur poshtė me inicialet EF). “

-Sė pari, kush jeni ju dhe ēfarė jeni?A jeni njė racė jashtėtokėsore apo njė qenie nga ky planet?

Siē mund ta shikoni me syte e tuaj, unė nuk jam njė qenie njerėzore si ju dhe unė nuk jam as njė gjitar i vėrtetė (pavarėsisht nga fakti se paraqitja ime fizike ka karakteristika qė i pėrkasin gjitarėve, dhe tė cilat rezultojnė nga njė evolucion).I pėrkas njė race shumė tė vjetėr reptiliane, vendas tė Tokės. Ne jetojmė ne kete planet me miliona vjet. Ne jemi tė pėrmendur nė shkrimet tuaja fetare, si Bibla e krishterė, pėr shembull, dhe shumė fise tė lashta dinin pėr jetėn tonė dhe ata na adhuronin si perėndi, si psh. Egjiptasit dhe Inkasit.Feja juaj e krishtere e ka keqkuptuar rolin tonė gjatė krijimit, dhe raca jonė pėrshkruhet si “njė gjarpėr i keq.” Kjo nuk ėshtė e vėrtetė.Ėshtė njė racė jashtėtokėsore qė ka dizajnuar llojin tuaj nėpėrmjet inxhinierisė gjenetike, dhe ne ishim vetėm vizitorė mė shumė ose mė pak pasiv nė kėtė proces tė evolucionit tė pėrshpejtuar.Ju duhet tė dini (ashtu si disa shkencėtarė tuaj qė e kanė kuptuar) qė lloji juaj ka evoluar me njė shpejtėsi qė normalisht do tė ishte krejtėsisht e pamundur nė hapėsirėn e 2 deri 3 milion vjet. Njė evolucion natyral ėshtė njė proces shumė i ngadalshėm, por ju nuk e keni kuptuar kėtė.
Krijimi i racės tuaj ėshtė bėrė artificialisht nga inxhinieria gjenetike, jo nga ne por nga njė racė jashtėtokėsore.
Ju mė pyesni nėse unė jam jashtėtokėsore: unė ju pėrgjigjem jo . Ne kemi lindur tokėsorė.
Ne kishim dhe kemi ende koloni nė sistemin diellor, por origjina jonė ėshtė nga ky planet. Ky ėshtė planeti ynė dhe jo i juaji – ky kurrė nuk ka qenė i juaji.

-Mund tė mė thoni emrin tuaj?
Ėshtė shumė e vėshtirė, sepse gjuha e njeriut nuk mund ta thotė atė si duhet, dhe shqiptim i keq i emrit tonė ėshtė fyes pėr ne. Gjuha jonė ėshtė shumė e ndryshme nga e juaja, por unė do tė pėrpiqem pėr ta vėnė atė me zbutje nga pėrdorimi i disa prej shkronjave tuaja (kjo duket diēka si “Ssshiaasshakha-sskkhhhshhh”, me njė prononcim shumė tė fortė te tingujve “sh” dhe “k”).
Ne nuk kemi emra si ju, por njė emėr unik qė ėshtė nė disa pjesė dhe karakterizohet nga mėnyra e tė thėnit. Nuk jepet pėr fėmijė (tė cilėt kanė njė emėr tė veēantė pėr fėmijė).
Jepet nė kohėn e adoleshencės gjatė njė ceremonie tė veēantė, kur dikush ka jetuar njė “ndriēim” (si thoni ju) apo ndėrgjegjėsim fetar apo shkencor.
Unė e vlerėsoj atė qė ju nuk pėrpiqeni pėr tė shqiptuar emrin tim tė vėrtetė nė gjuhėn tuaj tė njeriut. Unė kėrkoj nga ju qė mua tė me thirrni “Lacerta”, ėshtė emri i cili unė e pėrdor zakonisht kur jam nė mes tė njerėzve dhe kur flas me ta.

-Sa vjeē jeni?

Ne nuk e masim kohėn sikur ju, vitet astronomike korrespondojnė me revolucionet e Tokės rreth Diellit, sepse ju zakonisht jetoni nė sipėrfaqe tė planetit.
Matja jonė e kohės ėshtė e bazuar nė kthimin periodik tė cikleve tė caktuara tė fushės magnetike tė Tokės. Sipas kėsaj mase (e shprehur me numrat tuaj), mosha ime e tanishme ėshtė – mė lejoni tė llogaris – 57.653 cikle.
Kam arritur fazėn e tė rriturve dhe vetėdija ime ka 16.337 cikle (kjo ėshtė njė datė shumė e rėndėsishme pėr ne).Sipas kohės tuaj njerėzore, unė duhet tė jem afėrsisht rreth 28 vjet.

-Cila ėshtė puna juaj? A keni njė “punė” si ne?

Duke pėrdorur fjalėt e tua, unė do tė thoja se jam njė studente kurioze me sjellje sociale tė llojit tuaj. Kjo ėshtė arsyeja pse unė jam kėtu dhe jam duke folur, kėshtu qė unė ia kam zbuluar natyrėn time tė vėrtetė EF dhe tani ju zbuloj juve.
Kjo ėshtė arsyeja pse unė ju jap kėtė informacion sekret dhe do tė pėrpiqem tė pėrgjigjem me vėrtetėsi nė tė gjitha pyetjeve qė ju i keni shkruar nė kėto fletė. Unė do tė shoh se si do tė reagoni, dhe se si reagojnė qenie tė tjera nga lloji i juaj.
Ka kaq shumė budallenj dhe gėnjeshtarė nė llojin tuaj mbi kėtė planet tė cilėt pretendojnė se e dinė tė vėrtetėn rreth UFO-ve dhe alienėve, etj.Shumica nga ju beson nė kėto gėnjeshtra.
Unė jam e interesuar pėr tė parė se si specie juaj do tė reagojė nėse e vėrteta (qė unė do t’ju them tani) bėhet publike.
Unė jam e sigurt secili nga ju do tė refuzojė tė besojė fjalėt e mia. Unė shpresoj tė mos jem e gabuar, sepse ju keni nevojė qė ta kuptoni kėtė nėse doni tė mbijetoni nė vitet qė vijnė.

-E kam lexuar dėshminė tuaj tė plotė (qė ju i keni dhėnė EF) nė lidhje me kėtė, por a mund tė mė thoni shkurtimisht tani. UFO-tė a janė mė te vėrtetė objekte fluturuese qė pilotohen nga jashtėtokėsorė apo ato i pėrkasin llojit tuaj?
Disa UFO (ashtu si quani ju) qė janė vėrejtur na pėrkasin neve, por jo tė gjitha. Shumica e objekteve fluturuese “misterioze” nuk janė pajisjet teknologjike, por thjesht njė keqinterpretim i fenomeneve natyrore qė shkencėtarėt tuaj nuk i kanė kuptuar (si fishekzjarre spontane plazma nė atmosferėn e sipėrme).
Megjithatė, disa UFO-t janė makina tė vėrteta qė i pėrkasin llojit tuaj (sidomos tė ushtrisė tuaj) apo tė racave tė tjera jashtėtokėsore, dhe mė nė fund janė tonat (por njė pakicė e UFO-t tė raportuara janė tė tonat, sepse ne jemi shumė tė kujdesshėm nė lėvizjet tona nė atmosferė, dhe ne i pėrdorim disa mjete pėr tė fshehur anijet tona).
Nėse e keni lexuar njė raport rreth vėzhgimit tė njė objekti cilindrik nė formė tė cigares, me njė ngjyrė gri metalike shkėlqyese, me njė gjatėsi qė variojnė nga 20-260 metra (ka lloje tė ndryshme) dhe qė prodhon njė zhurmė qė duket si njė pėrtypje e thellė, nė qoftė se ka pesė dritat tė kuqe nė sipėrfaqe metalike tė kėsaj cigare (njė nė krye, njė tjetėr nė mes, dy nė fund), atėherė ka shumė shanset qė ajo tė jetė njė nga anijet tona.
Por kjo do tė thotė se kjo anije ėshtė pjesėrisht nė prishje, ose dikush prej nesh nuk ka marrė masa tė mjaftueshme.
Ne gjithashtu kemi njė flotė tė vogėl te disqeve fluturuese, por UFO-t tė tilla zakonisht i pėrkasin njė race jashtėtokėsore. UFO-t nė formė trekėndėshi nė pėrgjithėsi i pėrkasin ushtarisė tuaj, por ato janė ndėrtuar duke pėrdorur teknologji aliene.
Nėse dėshironi tė shihni njė nga anijet tona, duhet tė shkoni tė shikoni qiellin nė Arktik, Antarktikė dhe nė Azinė e brendshme (sidomos mbi malet e kėsaj zone).

-A keni njė simbol tė veēantė apo diēka tė tillė pėr tė identifikuar racėn tuaj?

Ne kemi dy simbole tė mėdha qė pėrfaqėsojnė racėn tonė. Njė (mė i vjetri) ėshtė njė gjarpėr blu me katėr krahėt tė bardhė nė njė sfond tė zi (kėto ngjyra kanė njė rėndėsi fetare pėr ne).
Ky simbol ėshtė pėrdorur nga disa pjesė tė shoqėrisė sime, por tani ėshtė bėrė shumė i rrallė. Ju njerėzit i keni kopjuar shumė shpesh nė shkrimet e tuaja tė vjetėra.
Simboli tjetėr ėshtė njė qenie mistike qė ju e thėrrisni njė “dragua”, i paraqitur nė formė tė njė rrethi qė pėrmban shtatė yje tė bardha. Ky simbol ėshtė mė i zakonshėm kėto ditė.
Nėse ju shihni njė nga kėto simbole nė njė pajisje cilindrike, siē e kam pėrshkruar, ose nė nje stacion te nendheshem, kjo do tė thotė se ky aparat apo ai vend na takon neve pėrgjithmonė. (Dhe unė ju keshilloj qė tė largoheni sa mė shpejt tė jetė e mundur).

-Shtatė yjet qė ju i pėrmendėt nė simbol tuaj tė dytė a pėrfaqėsojnė Plejadat?
Plejadat? Jo. Kėto janė planetet dhe hėnat, ėshtė simboli i shtatė kolonive tona tė vjetra nė sistemin diellor.
Yjet shfaqen nė njė fushė blu, dhe dragoni nė njė rreth simbolizon formėn e Tokės.
Tė shtatė yjet e bardha janė Hėna, Marsi, Venusi dhe katėr hėnat e Jupiterit dhe tė Saturnit qė ne i kishim kolonizuar nė tė kaluarėn.
Dy nga kėto koloni janė braktisur tani, ne nuk i pėrdorin mė. Do tė ishte mė e saktė tė pėrdoreshin pesė yje.
Ju nuk mė lejuat qė unė tė bėj foto, edhe pse do tė ishte e dobishme pėr tė provuar ekzistencėn tuaj reale dhe vėrtetėsinė e kėsaj historie. A mund tė pėrshkruani veten tuaj nė detaje?
Unė e di se fotot do tė ishin tė dobishme nė kėtė drejtim. Nga ana tjetėr, ju njerėzit jeni skeptikė tė pandreqshėm (gjė qė kjo ėshtė e mirė si pėr ne ashtu edhe pėr jashtėtokėsorėt e vėrtetė qė veprojnė fshehtas nė kėtė planet).
Pra, edhe nė qoftė se i posedoni kėto foto, shumė njerėz si ju do tė thonė se kėto janė tė rreme, qė unė jam njė grua njerėzore e maskuar ose diēka tė tillė (qė do tė ishte njė fyerje pėr mua).
Ju duhet tė kuptoni se unė nuk mund tė ju japin leje pėr tė bėrė kėto foto pėr mua ose pėr pajisjet e mia, pėr disa arsye, qė unė nuk do ti diskutojė mė tej me ju.
Njė nga arsyet ėshtė se duhet tė mbahet sekret ekzistenca jonė, tjetra ėshtė mė fetare. Megjithatė, unė ju lejoj tė bėni skica tė paraqitjes sime dhe tė pajisjeve tė mia qė do tė ju tregoj mė vonė.
Unė do tė pėrpiqem pėr tė pėrshkruar veten, por unė dyshoj se njerėzit e tjerė si ju do tė jenė nė gjendje tė imagjinojnė pamjen time tė vėrtetė me disa fjalė.
Nė tė vėrtetė, mohimi automatike i ekzistencės sė llojeve reptiliane dhe nė pėrgjithėsi i ēdo specie tjetėr inteligjente nga ana e juaja, ėshtė pjesė e programimit tė mendjes suaj. Megjithatė, unė do tė pėrpiqem.
Imagjinoni trupin e njė gruaje normale njerėzore. Ashtu si ju, unė kam njė kokė, dy duar, dy kėmbė dhe pėrmasat e trupit tim janė tė njėjta si tuajat.Meqė unė jam femėr, unė kam gjinjė – pavarėsisht origjinės sonė zvarranike, kemi filluar tė ushqejmė me gji bebet tona nė procesin tonė tė evolucionit, rreth tridhjetė milionė vjet, sepse ėshtė gjėja mė e mirė qė pėr tė mbajtur tė gjallė tė rinjtė.Evolution pėr llojin tuaj ėshtė bėrė gjatė kohės sė dinosaurėve, dhe pėr ne ėshtė bėrė pak mė vonė. Kjo nuk do tė thotė se ne jemi gjitarėt e vėrtetė.
Por gjinjtė tonė janė tė mėdhenjė si ato tė femrės sė njeriut, dhe tė njėjtėn madhėsi pėr tė gjitha femrat e llojit tim. Organet riprodhuese janė tė njėjta me ato tė njerėzve, nė tė dyja gjinitė, por pak mė tė vogėla. Ato janė tė dukshme dhe kanė tė njėjtin funksion si te ju (njė tjetėr dhuratė e evolucionit).
Lėkura ime ėshtė kryesisht njė e gjelbėr-bezhė – jeshile e zbehtė – dhe ne kemi vizatimet tė parregullta njollash ngjyrė kafe (ēdo njolle ėshtė 1 deri nė 2 cm) nė trup dhe fytyrė (vizatimet janė tė ndryshme sipas gjinisė, por femrat kanė mė shumė, veēanėriisht nė trup dhe nė fytyrė).
Nė rastin tim, ju mund tė shihni dy linja tė pikave tė kalimit mbi vetullat, ballin tim dhe nė mjekėrr.
Sytė e mi janė pak mė tė mėdhenjė se sytė e njeriut (pėr kėtė arsye, ne shohim mė mirė nė terr). Ajo qė dominon ėshtė bebėza e madhe e zezė, e rrethuar me njė iridė tė vogėl tė ndritshme dhe tė gjelbėr (meshkujt kanė njė jeshile tė errėt). Retina jonė ėshtė jashtėzakonisht e ndjeshme ndaj dritės.

(Pėrmbledhje e pėrshkrimit tė mėposhtėm: veshėt janė tė dalur jashtė dhe tė rrumbullakėt, tė vogėl, por dėgjim mė tė mirė. Ndjeshmėri nė njė shkallė mė tė madhe.
Muskujt mundėsojnė qė krejtėsisht tė mbyllen veshėt, p.sh. nėn ujė. Hundė mė e mprehtė, formė e V midis hundės qė mundėson tė “ndjehet” temperatura, njė aftėsi qė ėshtė dobėsuar me kalimin e kohės.
Buzėt kanė tė njėjtėn formė si te njerėzit, por mė tė mėdha te femrat, dhe me ngjyrė kafe. Dhėmbė janė shumė tė bardhė, tė fortė, mė tė gjatė dhe mė tė mprehtė.Njė ngjyrė e vetme e flokėve – kafe nė tė jeshiltė. Flokėt mė tė trashė dhe me tė fortė. Asnjė qime (leshra) nė pjesėt tjera tė trupit.
Pesė gishta dhe pak mė tė gjatė dhe mė tė hollė sesa te njerėzit. Shuplakat janė pa “linja”, por njė kombinim nė formė fetėzash me njolla kafe te tė dy gjinitė.Nuk ka shenja nė gishtat e tyre.
Lėkura ėshtė mė e butė.
Brirė tė vogėl dhe tė mprehtė nė majė tė tė dy gishtave tė mesėm.
Thonjtė gri dhe janė mė tė gjatė te meshkujt nga -5 deri nė 6-centientra, me majė tė rrumbullakėt te femrat, por mė tė mprehtė te meshkujt.
Dallimi nė krahasim me specien njerėzore: njė lloj kreshte pėrgjatė shpinės, me njė formė tė komplikuar,me pėrbajtje pllakash, tė pėrbėra nga lėkura dhe inde.
Struktura shumė e ndjeshme e prekjes dhe pa nerva e cila ka njė rol nė seksualitet dhe nė kontrollin e temperaturės.
Vėshtirė pėr t’u ulur nė njė karrige me kėtė.Nė diell, pllakat mbushen me gjak reptilian i cili nxehet nė gradė tė ndryshme.
Nga e cilat shkaktohet kėnaqėsi e madhe. Janė pa kėrthizė. Lindja ėshtė e ndryshme nė krahasim me gjitarėt. Dallimet e tjera tė vogla nuk janė tė dukshme sepse janė tė fshehura prapa rrobave.)

-Ēfarė lloj veshje mbani ju zakonisht? Unė mendoj se kjo nuk ėshtė mėnyra juaj normale e veshjes?
(Pėrmbledhje:pėrdoret mbajtja e veshjes njerėzore midis njerėzve, por janė tė pakėndshme sepse shumė tė ngushta, mund tė dėmtojnė pllakat e kurrizit. Lakuriq nė shtėpi dhe nė zonat tona tė ngrohta artificialisht, nė shoqėri me persona “afėr emrit tonė.” Pėrndryshe, veshje tė lehta sepse pjesė tė mėdha tė trupit janė shumė tė ndjeshme. Forma e veshjeve njėjtė pėr tė dyja gjinitė, por me ngjyra tė ndryshme).
-Ju pėrmendėt persona “tė ngushtė me emrin tuaj.” A do tė thotė kjo familja juaj?

(Pėrmbledhje: Kjo fjalė nuk do tė thotė asgjė pėr ne, pėrndryshe pėrkatėsi gjenetike prind-fėmijė.
Emri i secilit person ėshtė unik dhe i definuar, pjesa e saj qendrore ka njė shqiptim qė tregon cili grup – dhe jo “familje” – i takojmė, por nuk ėshtė domosdoshmėrisht pėrkatėsia gjenetike. Ky ėshtė njė grup i madh, 40 deri nė 50 persona. Sistemi ynė social ėshtė shumė mė tepėr i komplikuar pėr tė pėrshkruar, do tė merrte orė te tėra).

-A keni njė bisht si zvarranikėt normal?

(Pėrmbledhje: njė kockė e rrumbullakėt nė pjesėn e poshtme tė shtyllės kurrizore ėshtė njė mbetje. Njė bisht ka kuptim pėr njė specie primitive qė mėson tė qėndrojė mbi dy kėmbė dhe duhet tė balancohet me njė bisht Ndryshimet nė skelet gjatė evolucionit, tani ėshtė i ngjashėm me atė tė njerėzve).

-Ju thoni se ju lindni nė njė mėnyrė tė ndryshme. Ju pjellni nga vezėt?

(Pėrmbledhje:.. Po, por jo si zogj apo zvarranikėt primitiv. Rritja e embrionit nė qendrėn amtare nė njė lėngė me proteina tė rrethuar nga njė cipė gėlqerore nė formė veze, por shumė e hollė.
Veza plotėsisht mbush matricėn dhe fėmija ėshtė i ndarė plotėsisht nga trupi i nėnės. Ekziston edhe njė “kordon i kėrthizės” i lidhur me njė pikė tė fshehur nė pllakat e pasme tė shpinės.
Nė lindje, veza del nėpėrmjet vaginės dhe fėmija instinktivisht pėrdor tė dy brirėt e tij nga gishti i mesėm pėr tė thyer gėzhojėn dhe tė marrė frymėn e tij tė parė. Fėmijėt e lindur janė mė tė vegjėl se te njerėzit -30 deri -35 cm, veza nga 40 cm por zhillimi i trupit deri nė 1.60 1.80).

-Nė lidhje me temperaturėn e trupit tuaj, ju thonė se ju keni dėshirė tė jeni nė diell. Cili ėshtė efekti?

(Pėrmbledhje: Ne jemi zvarranikė, temperatura e trupit tonė varet nga mjedisi. Dora ime ėshtė mė e ftohėt se e juaja. Temperatura normale:30 C° deri 33C ° .
Lakuriq dhe pllakat e shpinės tė kthera nga dielli, temperatura mund tė rritet nga 8 deri 9 gradė mbrenda disa minutave, kjo rritje prodhon hormone, ēdo organ ėshtė mė aktiv.
Kjo ėshtė kėnaqėsi mė e madhe imagjinueshme, nė afėrsi tė zgjimit seksual.
Gjithashtu notimi nė ujė tė ngrohtė ose nė lėngje tė tjera.
Nė hije, temperatura bie brenda disa orėve, pa dėme tė veēanta. Kemi pjesė diellore nė bodrume, por kjo nuk ėshtė aq emirė sa dielli i vėrtetė).
-Ēfarė hani ju?

(Pėrmbledhje:… Si njerėzit jo-vegjetarianė. Tretje tė substancave qė janė helmuese pėr njerėzit. Disa ushqehen me mish tė gjallė apo gjėra qė njerėzit do tė kishin neveri. Unė preferoj mish te pjekur dhe fruta nga sipėrfaqja )/Kuriozitete & Enigma
avatar
Jetmira

624


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ngjarje me Entitete

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi