Figurat e Mitologjisė Shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Figurat e Mitologjisė Shqiptare

Mesazh  Jon prej 14.04.10 23:48

Zana e malit

Zana e malit ėshtė krijesė mitologjike shqiptare me veti tepėr origjinale autoktone dhe e krahasueshme mė tepėr me figura tė kėtilla ballkanike dhe malore tė popullsive nė gadishullin ballkanik dhe ėshtė mjaft larg e krahasueshme me Artemidėn e grekėve,Dianėn e romakėve. Vėshtire se mund tė shkohet nė njė krahasim deri te Thana e ilirėve.

Sipas traditės, ato kanė dy karaktere: i zbutur, i cili ndihmon kreshnikėt nė betejat e tyre, dhe karakteri idhnakė i cili shiton (nguros) kur iu prishet qetėsia. Brirtė e dhive tė egra janė mbrojtja dhe dobėsia e zanave. Zanat ruajnė territoret e veta me xhelozi edhe shitojnė ata qė ju prishin qetėsinė apo i befasojnė kur janė duke lozur nėpėr livadhet e maleve. Prandaj edhe kur shkohet nė mal ėshtė traditė tė bėhet zhurmė pėr ti njoftuar ato pėr afrimin e njeriut. Zana ėshtė edhe simbol i plleshmėrisė, prej nga rrjedh fjala shqipe shtatzėnė.

Ora

Ora e maleve ėshtė figurė e bestytnive popullore shqiptare, e cila pėrfytyrohej si njė grua apo si njė gjarpėr. Ajo besohej se jetonte nė male, nė pyje, nė fusha, nė kroje ose pranė njerėzve, dhe i ndihmonte a u sillte fat tė mirėve dhe ndėshkonte tė kėqinjtė. Orėt mund tė kenė qenė njė lloj zanash, tė cilat thirreshin me emra pėrkėdhelės si "qofshin tė bardha", "ato tė lumturat" apo "ato tė mirat", pa ju pėrmendur emri.

Ora ishte ndoshta krijesa mitologjike mė e pėrhapur tek shqiptarėt. Njė shtėpi, njė fis, apo njė njėri mund tė ketė patur orėn e vet. Madje, besohej se edhe njė zanė e maleve kishte orėn e saj. Orėt janė tė mira apo tė liga. Bekimi dhe mallkimi shpesh bėhej nėpėrmjet orės. Braktisja nga ora do tė thoshte fatkeqėsi pėr personin apo grupin.

E bukura e Detit

E bukura e detit, ashtu si nė krijimet e tjera popullore, edhe nė krijimet me tematikė dhe motive nga deti dhe detaria hasim shumė vlera ku personazhet shndėrrohen nė breshka, gjarpėrinj, shtazė, mjellma, drunjė, etj. Besimi i shndėrrimit metamorfozik tė njeriut, padyshim, i takon antikės sė lashtė, kur mjetet e prodhimit ishin shumė modeste, kur, pėrveē tjerash, vetėm hapėsira detare kishte disa zotfuqi, tė cilat nė rastet e shumta ishin fisnike, mėshirėmėdha dhe bėmirėse tė detarėve.

Procesi tipik i metamorfizimit nė krijimet me motive dhe me tematikė detare pasqyrohet dendur nė vlerėn shqiptare. E bukura e Detit - Hyrija e Detit, e cila gjendet e metamorfozuar nė breshka. Pėrmbajtja e saj e rrudhur ėshtė kjo: Mbreti i tha djalit qė tė martohet me atė vajzė ku tė bie heshta e shigjetės.

Gjuajti dhe kur shkoi me pa se cila ishte fati i tij, vėrejti qė aty nė breg tė detit, nėn njė fik, ku kishte ra heshta, rrinte njė breshkė e madhe.Ky e ēoi nė shtėpi dhe pas gjuetisė sė peshkimit, kthehet nė pallat dhe i gjen tėrė punėt e shtėpisė tė kryera.

Tė nesėrmen u fsheh dhe soditi se nga breshka delte njė femėr e bukur "si hyri deti", "E bukura e dheut". Nė kėtė krijim shpirtėror aftėsia estetike e popullit shqiptar nė pasqyrimin e tė madhėrishmes ėshtė e lartė, me tipare tė pashoqe. Bukuria e Detit, Hyrija e Detit dhe sinonimet e tjera tė saj, ua tejkalojnė tipareve fizike dhe morale tė Penelopės sė Homerit. Hyrija e Detit, kur bie nė kthetrat e mbretit, nuk flet nėntė vjet, pėr hirė tė humbjes sė burrit.

Karkangjolli

Karkanxholli, figurė e besimeve popullore shqiptare. Pėrftyrohet si njeri i vogėl qė mbante njė kėmishė prej hekuri, me ndihmėn e tė cilės bėnte ēudira. Prej kėtėj edhe kėmisha e hekurt e luftėtarit quhet kėmishė karkanxholli

Shtrigat

Besohet se janė plaka. Kjo cilėsi edhe ju vishet plakave tė pafajshme tė cilave ju vdesin burrat dhe nuk kan djem. Sipas tregimeve ato hanė mishė dhe pijnė gjak. Me rėndėsi ėshtė se shtrigat jane gjithnjė plaka dhe jo vajza tė reja . Gjahun zakonisht e gjuajnė natėn.

Kur bien nė shtrat pėr tė fjetur shpirti iu del nga trupi pėrmes gojės. Dalin pa e hapur fare derėn pėrmes vrimave dhe plasave tė ndryshme. Mblidhen nė logun e shtrigave dhe aty vendosin per gjahun qė do tė gjuajnė . Besohet se sipas gojedhėnave ato hanė edhe femijėt e tyre.

Laura

Laura, figurė e mitologjisė popullore shqiptare, qė pėrfytyrohej si njė grua e keqe, e cila jetonte nė lumenj e pellgje. Ajo zotėronte aftėsinė pėr t'u shndėrruar nė njė kafshė tė shėmtuar.Si e tillė ajo dilte natėn nė breg tė lumit, ose pranė njė pellgu, duke bėrtitur me zė tė ējerrė dhe futej nė ujė.Nganjėherė Laura dilte dhe nė rrugė, duke bėrtitur, ndėrsa qentė e ndiqnin pas.

Llamaja

Llamja, figurė e mitologjisė shqiptare, qė pėrfytyrohej me trup gruaje e me bisht gjarpri. Jetonte nėpėr male e ujėra tė papastėrta, rrėmbente fėmijė, u thithte atyre gjakun dhe pastaj u hante mishin. Shpeshherė ajo merrte forma tė ndryshme pėr tė joshur viktimat e saj.Ka tipare tė ngjajshme me Meduzėn e mitologjisė greke.

Nėna e vatrės

Nėna e vatrės, hyjni e lashtė nė mitologjinė shqiptare, qė e ka origjinė nga epoka e matriarkatit.Nė fillim pėrfytyrohej si njė figurė pozitive, mė shumė si njė plakė me flokė tė thinjura, nė shumė raste duke tjerrė li ose lesh, ose duke krehur flokėt.

Nganjėherė Nėna e vatrės thirreshin edhe "tė tretat e vatrės" dhe,si e tillė, identifikohet me tri motrat qė pėrcaktojnė fatin e fėmijės, natėn e tretė pas lindjes. Nė pėrfytyrimet e mė vonshme, Nėna e vatrės na el me tipare negative.

Ajo paraqitej si njė plakė e keqe, e cila natėn, kur njerėzit e shtėpis flen, vjen dhe qėndronė pran vatrės, duke krehur flokėt e saj me njė krehėr tė hekurt dhe, po tė gjejė aty ndonjė fėmijė e kap dhe i nxjerr sytė me krehėrin e saj. Pėrfytyrimi i Nėnės sė vatrės si njė figurė e keqe, lindi nė kohėn e patriarkatit, kur sundimi i gruas u zėvendėsua me atė tė burrit dhe, kur gruaja konsiderohej si njė qenie e ultė dhe e poshtėruar.

Partini

Partini, hyjni supreme e fisit ilir tė Partinėve. Identifikohej me Jupiterin romak.

Qipulli

Qipulli, figurė e besimeve popullore shqiptare, e ngjajshme me xhindin qė pėrmendet nė mitologjinė e popujve tė vendeve tė Lindjes. Nė kuptimin e figurshėm, i kanė kėrcyer qipujt do tė thotė i kanė hipur xhindet, ėshtė inatosur.

Stihija

Stihija, figurė e pėrallave popullore shqiptare, qė pėrfytyrohej si demon femėr. Nė besimin popullor, ajo pėrfytyrohet si njė kulēedėr me krahė, qė nxjerr flakė nga goja dhe qė ruante thesaret e fshehura nėn dhe.

Shtojzovallet

Shtojzovallet, figura tė pėrrallave popullore shqipare. Pėrfytyroheshin me njė bukuri tė madhe e me fuqi tė mbinatyrshėme. Vendbanimi i tyre i preferuar ishin bjeshkė dhe pyjet e dendura ku ato kalonin kohėn, duke kėnduar e duke vallėzuar.Ato i shitoni njerėzit pa marrė parasysh nėse ėshtė burrė apo grua, nėse ato kuptojnė se dikush ėshtė duke i vėshtruat ato teksa lahen nėpėr lumenj apo teksa ato lozin. Shitim ėshtė njė vepėr e cila e le pa mend njė njeri-e bėnė tė pa zoti pėr veten.

Tadeni

Tadeni, hyu ilir qė identifikohej me Apolonin.

Hijet

Hijet janė figura me kuptim tė njė demoni. Por me fjalėn "hije" mund tė quhen edhe fantazmat ose shpirtrat e tė vdekurve.

Redoni

Redoni hyu ilir i mbrojtjes sė udhėtareve dhe i detareve. Nė paraqitjen figurative ka pasur interpretime si mbreti Gent, por nė fakt ishte ky hyu qė i ngjan Hermesit grek. Kepi i Redonit ishte njė relike e ketij emėrtimi.

Vidausi

Vidasusi, nė besimin e ilirėve ishte perėndi qė mbronte pyjet, burimet dhe fushat. Nė monumente ai paraqitet i shoqėruar nga gruaja e tij, Thana. Nė Topusk-Kroaci, pranė njė burimi uji mineral janė gjetur katėr altarė kushtuar kėtij ēifti. Nė tė njėjten krahinė janė gjetur gjithashtu mbeturinat e njė faltoreje kushtuar Silvanit si dhe shumė altarė tė tjerė me emrin e kėsaj hyjne romake.

Duke u bazuar nė kėtė fakt, mitografėt kanė arritur nė njė pėrfundim tė drejtė se Vidasusi nė besimin ilir kishte atribute tė ngjajshme me ato tė hyjnisė romake Silvan-mbrojtėsin e burimeve, tė pyjeve dhe tė fushave, kurse Thanėn e kanė identifikuar me hyjneshėn romake Diana. Vidasusi dhe Diana adhuroheshin shumė nga pjesa mė e madhe e popullsisė ilire, sidomos nga ata qė merreshin me blegtori, si Dalmatėt.

Vidasusi ka qenė hyjni supreme e ilirėve nė panteonin ilir prandaj zinte njė vend shumė tė rėndėsishėm. Por kulti i Vidasusit-Silvanit ilir gjeti adhurues edhe nė shtresat e ulėta popullore tė Romės dhe tė Italisė. Ai u pėhap edhe nė provinca tė largėta tė perandorisė. Kjo dėshmon pėr ndikimin e kultit tė pasur ilir nė vetė panteonin romak.

Karkalduset

Sipas besimit shtimjan jane kulshedra me trup njeriu dhe me bisht. Bishti i kishte dalur ngase kishte pirė kafe per qdo mėngjes.Kjo krijesė sipas dortasimikuliretibutisit ishte kafshė shtėpiake para 1000 p.e. dhe ushqehej me pasul dhe me eshtėra dhe me flijė . Ato sulmonin duke tė sharė derisa do kishe filluar tė qashė .

Qerosi

Qerosi ne jeten e perditshme -->njeri pa floke , njihet ndryshe ne mitologji . Ne perrallat shqiptare ai del gjithmone fitimtar e me i zgjuar nga te gjithe , duke u bere keshtu personazhi me i rendesishem i perralles .

Martin Mato
avatar
Jon

1164


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Figurat e Mitologjisė Shqiptare

Mesazh  Siroco prej 24.11.12 23:35

avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


218


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi