Mitologjia nė Lahutėn e Malcisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mitologjia nė Lahutėn e Malcisė

Mesazh  Zattoo prej 31.08.10 18:49

Mitologjia nė Lahutėn e Malcisė

“Pa mitin, ēdo kulturė e humbet karakterin e saj tė gjallė krijues, humbet forcėn e vet tė natyrshme” - Friedrich Nietzsche

Fishta, kur nisi aventurėn letrare pėr tė krijuar eposin artistik tė popullit shqiptar, pėrcaktoi objektivin e saj, qė ishte Marash Uci e tė bijtė e Calėve; konfliktin e tyre me krajl Nikollėn e Cetinės e carėt e Moskovit, me sulltanin e Stambollit e regjėt e Evropės.

Ai zgjodhi tetėrrokėshin dhe, pėr tė kėnduar sė bashku me tė nė Lahutė tė Malcis, thirri njė Zanė, qė ne e kemi quajtur konvencionalisht Zana e Frymėzimit. Do tė kishte mjaftuar ajo figurė mitologjike, e pranishme nė tė gjithė episodet e veprės, pėr tė dėshmuar ngjizjen mitologjike tė Lahutės sė Malcis.

Por jo vetėm kaq. Figura e Zanės sė Frymėzimit na sugjeron tė dallojmė origjinalitetin epik tė Fishtės, lirizmin nė Lahutė tė Malcis, ironinė dhe, veēanėrisht, lehtėsinė e rrėshqitjes sė poetit nga realja tek jorealja e anasjelltas, gjėra qė pėrbėjnė pėrgjithėsisht magjinė e verbit fishtjan. Por Fishta nuk u mjaftua vetėm me krijimin e Zanės sė Frymėzimit.

Ai krijoi edhe personazhe tė tjerė mitologjikė: Orėn e Shqipėrisė dhe Orė tė tjera, Zanėn e Madhe dhe Zana tė tjera, Dragonjtė e Kuēedrėn, Lugetėrit, Shtrigat, Floēkėn. Tė gjitha kėto figura pėrbėjnė shtratin mitologjik tė Lahutės sė Malcis: kėnga e 11-tė mban titullin “Lugati”, sikundėr e 16-ta “Kuēedra” dhe e 24-ta “Zana e Vizitorit”. Edhe “Gjaku i marrun” e “Koha e re” (kėngėt 25, 26) e ndonjė tjetėr u kushtohet krejtėsisht ose pjesėrisht Shtojzovalleve, tė cilat janė tė kudogjendura nė vepėr, shpesh herė sė bashku me figura tė tjera mitologjike.

Nė kapėrcyell tė shekujve XIX-XX apo, mė saktė, nė fillimshekullin e 20-tė kur zė fill Lahuta e Malcis dhe Fishta kėndon mitet e lashta, gjuha shqipe gjallonte e pamėsuar nėpėr shkolla, nocioni shqiptarizėm qarkullonte kryesisht ndėr intelektualė atdhetarė tė diasporės, tė cilėt deri atėherė kishin krijuar njė letėrsi tė konsiderueshme nė gjuhėn amtare.

Nė mungesė tė letėrsisė sė kultivuar, nė popull gjallonte njė letėrsi e pasur gojore ku elementet fantastikė dhe figurat mitologjike bashkėjetonin besueshėm me figura historike tė sė kaluarės sė largėt e tė afėrme.

Kėshtu, besohej se Skėnderbeu dhe Lekė Dukagjini kishin lindur Dragonj, ashtu si konsiderohej Dragua edhe njė hero i ditės si Mehmet Shpendi, qė luftonte maleve pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare prej shovinistėve sllavė.

Kjo mendėsi vinte deri nė Shkodėr, qyteti mė i madh nė Ballkan i Perandorisė Osmane, ku ishte krijuar njė bėrthamė intelektualėsh me kulturė evropiano-perėndimore qė inspironte Rilindjen Kombėtare.

Duhet shtuar se, sė bashku me besime popullore, bashkėjetonin edhe bestytni tė importuara orientale. Nė kėtė realitet tė pėrzier fantazish, Fishta kėndon mitologjinė thjeshtė shqiptare, atė qė rridhte prej bjeshkėve tė larta ku historia ishte ende mit dhe miti pėrjetohej ēdo ditė si realitet epik.

Kur shkruhej Lahuta e Malcis, nė tė cilėn fillesa mitologjike zė vend tė rėndėsishėm nė strukturėn e veprės2, komunikimi i intelektualėve me kombin nuk ishte i lehtė. Shqiptarėt, pothuajse nė masė, nuk dinin tė shkruanin dhe tė lexonin nė gjuhėn e tyre.

Gjithēka qė krijohej nė shqip botohej thuajse e gjitha nė diasporė. Edhe Fishta fillimet letrare i ka te revista “Albania” e Faik Konicės qė botohej nė Bruksel. Madje edhe bleni i parė i Lahutės sė Malcis u shtyp me ndėrmjetėsinė e Faik Konicės nė Kroaci me 1904-5.

Fishta nėnshkroi me pseudonimin “Kangė Popullore”, sepse orientimi i veprės sė tij ishte vėrtetė pėr popullin shqiptar, pėrfshirė edhe atė masė qė nuk dinte shkrim e kėndim, por jetonte estetikisht kohėt mitike.

Lahuta e Malcis do tė “lexohej” pak a shumė si kėngė folklorike, duke qarkulluar gojė mė gojė. Ky fakt duhet konsideruar risi letrare e guxim artistik nė letrat shqipe, njė gjetje qė pėrbėn kyēin e suksesit tė veprės Lahuta e Malcis, sė cilės Fishta ia dha dorėn pėrfundimtare mė 1937.

Tė shprehemi qartė: jo folklorizmi pėrbėn risinė dhe kyēin e suksesit tė njė vepre letrare, si janė shprehur shpesh herė edhe nė mėnyre spekulative pėr eposin fishtjan.

Por komunikimi i fuqishėm ideo-emocional i njė vepre letrare me tė gjitha shtresat e shoqėrisė, duke filluar nga intelektualė tė shquar tė kohės si Lasgush Poradeci3 e Eqrem Ēabej4, qė me gjuhėn e Umberto Ekos do tė cilėsoheshin “Lexues model tė nivelit tė dytė”, e deri tek ai bariu, “lexues” i nivelit tė parė, qė nuk dinte shkrim e kėndim, por e ndjente bukurinė e fjalės shqipe qė tė ngazėllen e tė shiton si pingėrimė Zanash.

Na duhet tė theksojmė se edhe areali i figurave mitologjike nė Lahutė tė Malcis nuk ėshtė folklorizėm, sado qė derisa Fishta i rikrijoi nė veprėn e tij, qeniet mitologjike ekzistonin vetėm nė folklor e nė besime popullore.

Kulti i Zanave, psh, ėshtė ruajtur i gjallė, si mbijetojė e njė Panteoni tė hershėm mitologjik tė bashkėsisė fshatare ndėr male “deri nė shekullin XIX e nė fillim tė shekullit XX, aty-kėtu edhe pas Luftės sė Dytė Botėrore”.

Madje kulti i Zanave nė Shqipėri ėshtė edhe shumė mė i hershėm se sa ėshtė menduar prej atyre qė e kanė pėrafruar me Dianėn e romakėve, e cila kishte marrė atributet e Artemidės sė grekėve. Ēabej shkruante se te “kjo Diana kemi tė bėjmė me njė “interpretatio latina” tė njė hyjnie epikore (vendore) pararomake”.

Kėshtu mund tė flitet edhe pėr Floēkėn e Ranės sė Hedhun qė del nė Lahutė tė Malcis si njė mit i etnogjenezės sė stėrlashtė tė rodit tė shqiptarit, si dhe pėr Dragonjtė, gjithashtu, dėshmi tė prejardhjes mitologjike pellazgo-ilire, tė cilėt vijnė nė veprėn e Fishtės me pėrmbajtjen simbolike tė ndryshme ose mė tė hershme se pėrmbajtja simbolike qė ata demonė kishin marrė nė epokėn antike greko-romake e biblike.

“Ndryshe” i ka sjellė nė letėrsinė e shkruar shqipe edhe Pjetėr Bogdanin (1630-1689) tė dhjetė Sibalat e ciklit tė poezive kushtuar atyre nė veprėn madhore Cuneus Prophetarum (Ēeta e Profetėve, 1685).

Madje ai edhe i ka shqiptarizuar Sibilat, figurat parakristiane tė mitologjisė mesdhetare, duke u vėnė emra krahinash arbėrore, si: Shkodranja, Zadrimorja, Kosovarja etj.

Bogdani shkruante se kishte dashur t’i veshte Sibilat me kostume shqiptare “pėr tė dhėnė ngjyrėn e atij populli tė varfėr dhe pėr t’i ngushėlluar sa kam pasur mundėsinė”.

Ndėrsa Fishta kėndon Zanat, Dragonjtė... si njė pasuri tė rrallė e deri atėherė tė palanēuar tė kulturės shqiptare, pasi kishte bėrė tė vetin parimin e Niēes se “pa mitin, ēdo kulturė e humbet karakterin e saj tė gjallė krijues, humbet forcėn e vet tė natyrshme, sepse horizonti i artit hapet vetėm pėrmes mitit, ėshtė ai qė e bėn tė jetė njė, tė jetė unik”.

Nga ana tjetėr, ai nuk kėrkoi mite tė njohura si Sibilat pėr tė shqiptarizuar e as pėr tė shartuar, ndoshta, nisur pėrsėri nga njė parimi tjetėr i Niēes qė thoshte:”Nuk ėshtė e lehtė tė shartosh njė mit tė huaj me tėndin, pa dėmtuar bimėn amė, ndodh qė druri tė jetė aq i fortė dhe i shėndetshėm, saqė s’kalon shumė dhe e largon tė huajėn nga vetja, por si rregull, ajo vetė fishket e thahet, vdes.”

Mė nė fund duhet thėnė se Fishta u kundėrvihet pseudointelektualėve tė kohės e mė pėrtej, pasi ka vėnė re se “kulimllėku vagabond-modern (shqiptar) kėrvesh buzėt mbi thjeshtėsinė e artė tė mitologjisė sonė kombėtare”, si shkruan ai nė vitin 1933 nė parathėnien e Kanunit tė Lekė Dukagjinit.

E gjithė lėnda mitologjike, me tė cilėn u mbrujt Lahuta e Malcis ėshtė vetėm shqiptare dhe krejtėsisht pagane. Ajo mitologji ka ekzistuar paralel me mitologjinė greko-romake e biblike, ashtu si gjuha shqipe ėshtė zhvilluar paralel me gjuhėn greke, romake e latino-kishtare.

Mitologjia shqiptare ka mbijetuar pėrgjithėsisht e pandikuar nga mitologjia greko-romake e biblike ashtu si rodi i shqiptarit kishte mbijetuar strukur thellėsive tė maleve, sė paku, deri nė kohėn kur shkruhej Lahuta e Malcis gjatė viteve 1902-1937.

Nė qoftė se do tė pėrdornim formulimin e studiuesit Krist Maloki, qė pėrfaqėson kėndvėshtrimin psikanalist nė kritikėn letrare shqiptare, do tė gjenim te Fishta poetin qė “ka hulumtue e gėrmue ner minat e shpirtit tė kombit Shqiptar... ka zdypė fellė e ma fellė kah gurrat e fshehta tė shpirtsisė natyrore arbėrore... kah shpella e magjishme t’Orėve, Zanave dhe Shtojzovalleve tė njė mystike tė pėrvėlueshme”.

Sado qė Fishta e fillon Lahutėn e Malcis me vargun “Ndihmo Zot si m’ke ndihmue...” dhe e mbyll me dyvargėshin “Si premtue kish Perėndia, prapė zonjė n’veti duel Shqipnia”; sado qė nė atė vepėr togfjalėshi “pėr Atme e Fe”, qė ishte programi ideologjik i klerit franēeskan nė Shqipėri, pėrsėritet herė pas here, Lahuta e Malcis ėshtė cilėsuar pak a shumė si vepėr laike.

Nė kėtė pėrfundim nuk kanė arritur studiuesit ateistė, ēfarė mund tė merrej si njė konkluzion tendencioz. Njė formulim tė tillė e ka bėrė kolegu i tij, jezuit at Zef Valentini, studiues i vėmendshėm i Lahutės sė Malcis dhe njė ndėr njohėsit mė tė mirė tė historisė, kulturės dhe letėrsisė sė gropės sė Shkodrės e mė gjerė.

Ai shkruan mė 1973 te revista Shejzat se “Fishta ka qenė midis misionarėve mė tė lartė katolikė qė shėrbyen aso kohe nė Shqipėri, por - shton Valentini - sot ka ardhur koha tė flitet qartė edhe pėr njė lloj afetarizmi tė kryeveprės sė tij Lahuta e Malcis”.

Valentini nuk e argumenton mendimin e shprehur, por ne mendojmė se argument i mjaftueshėm pėr tė arritur nė njė pėrfundim tė tillė ėshtė fakti se mitologjia e Lahutės sė Malcis nuk ka marrė thuajse asgjė nga mitologjia biblike, ēfarė do t’i shkonte njė vepre tė shkruar nga njė klerik, ajo nuk ka marrė as nga mitologjia greko-romake, ēfarė do t’i shkonte njė autori qė kishte studiuar me themel nė gjuhėt origjinale letėrsinė e vjetėr greke dhe atė latine.

Studimet e deritanishme e kanė shpėrfillur shpesh herė “subjektin mitologjik” tė Lahutės sė Malcis ose e kanė trajtuar si njė fillesė artistike tė dorės sė dytė a tė tretė, duke i kushtuar vėmendje tė merituar vlerave tė tjera pėrmbajtėsore dhe artistike qė nuk janė tė pakta nė vepėr.

Madje, ndonjė studiues i sotėm arrin nė konkluzione jo tė qėndrueshme duke e quajtur Lahutėn e Malcisė “tė shpallur ep religjioz”, pėrkundrejt klasifikimeve tė derisotme si epos klasik apo heroiko-pastoral, poemė epike apo edhe epiko-lirike.

Kjo ka ndodhur pikėrisht se ėshtė shpėrfillur lėnda mitologjike e veprės, e cila jo vetėm shtrihet dukshėm nė njė tė pestėn e veprės (tėrėsisht nė kėngėt “Lugati”, “Kuēedra”, “Zana e Vizitorit”, “Gjaku i marrun”, “Koha e Re” dhe pjesėrisht nė shumė kėngė tė tjera), por edhe sepse ajo lėndė pėrbėn indin kompozicional tė tė gjithė veprės, pasi siguron vijimėsinė e episodeve dhe unitetin e tyre.

Nėse do tė studiohet Lahuta e Malcis thjeshtė si njė ngjizje epike e periudhės sė romantizmit tė vonė nė Ballkan, atėherė do tė arsyetohej mė bindshėm edhe lėnda historike nė tė, ashtu e pėrzier me figurat mitologjike dhe e mbrujtur me njė gjuhė tė gjallė dhe tė pasur popullore; do tė konkludohet mė saktė pėr llojin e epikės fishtjane tė shpallur apo tė pashpallur; do tė arriheshin edhe shumė konkluzione tė qėndrueshme pėr individualitetin krijues tė autorit tė saj qė tashmė ėshtė kthyer nė model klasik tė letrave shqipe.

Fakti qė figurat mitologjike shqiptare vijnė fuqishėm nė letėrsinė e shkruar shqiptare kaq vonė, nė fillimshekullin XX, nuk duhet paragjykuar si “njė fenomen i vonuar nė letėrsi”, krahasuar me letėrsinė e vendeve tė zhvilluara, pėrfshirė, psh, letėrsinė dhe kulturėn gjermane me Richard Wagnerin (1813-1883), shkrimtar dhe kompozitor i shquar i romantazmit evropian, veprat e tė cilit ishin rikrijim i subjekteve dhe figurave mitologjike gjermanike, veēanėrisht, tė eposit tė Nibelungėve.

Ndikimi i Wagnerit te Fishta, po tė studiohej me atė qėllim, do tė dilte shumė mė i dukshėm se sa pėrafėrsitė e Lahutės sė Malcis me eposin homerik (apo virgjilian), gjė qė ėshtė rrekur tė argumentojė albanologu austriak Maksimilian Lambertz16 e tė tjerė pas tij.

Aq mė pak, do t’i shkonte kujt ndėr mend tė penalizonte Fishtėn dhe letėrsinė shqiptare tė pėrfaqėsuar prej tij, si njė letėrsi folklorizante, gati-gati duke pėshpėritur nėn zė pėr Lahutėn e Malcis: mė mirė tė mos ishte shkruar fare, se na ka veēuar prej rrjedhave bashkėkohore tė letėrsisė evropiano-perėndimore.

Pėr ndryshe, duke e pranuar Lahutėn e Malcis si njė vepėr tė fundit tė romantizmit evropian dhe, me kėtė kėndvėshtrim, duke arsyetuar edhe mitologjizmin e saj dhe mbėshtetjen aktive nė folklor, si njė vlerė tė mirėfilltė artistike, gjykimet tona do tė mbeteshin mė realiste, qoftė porsa i pėrket vendit qė zė ajo vepėr nė hapėsirat e letėrsisė shqiptare, qoftė nė rrafshin krahasues me zhvillimet e letrave evropiane.

Mund tė kujtojmė kėtu se nė vitin 1906, kur Fishta niste botimin e Lahutės sė Malcis (mė 1904-5 botohet cikli i kėngėve tė Marash Ucit dhe mė 1907 cikli i kėngėve tė Oso Kukės, qė i bie afėrsisht njė e treta e veprės) nė Evropė vlerėsohej me Ēmimin Nobel italiani Karduēi (1835-1907), qė nė vendin e tij konsiderohej poeti i fundit romantik.

Nė njė kėndvėshtrim mė tė guximshėm, pėr shfrytėzimin e miteve nga Fishta dhe rikrijimin e tyre, sipas modeleve tė letėrsisė gojore, mund tė shtonim se ai ishte nė tė njėjtėn paralele me zhvillimet estetike evropiane tė kohės sė tij. Autori i Lahutės sė Malcis ishte nė vazhdėn e atyre shkrimtarėve romantikė, pėr tė cilėt ėshtė thėnė se “nė krijimtarinė e tyre pati gjallėrim edhe njė lloj mitologjizmi i ri, i cili i parapriu mitologjizmit modernist”.

Tonin Ēobani

Zattoo

651


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi