Mitologjia e Jonės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mitologjia e Jonės

Mesazh  Luli prej 07.06.11 11:50

Mitologjia e Jonės mėshtjerrė me viēin, hyun-dem Epafi dhe e Nymfeut tė Epirit, nė numizmatikėn iliro-epirote

Fama dhe lavdia mesdhetare e gjedhėve tė “Kopeve tė Gerionit, kopeve tė Herakliut, kopeve Pirrike, kopeve tė Kaonit tė Malit Pergam, kopeve tė Mėzisė” etj

Duke iu referuar burimeve tė shkruara antike, qysh nga Hesiodi, Homeri, Aristoteli etj, e deri te S. Bizantini, mundemi tė krijojmė njė pėrfytyrim e sintezė pėr rritjen dhe shfrytėzimin e gjėsė sė gjallė nga paraardhėsit tanė nė trojet ilire e epirote, kryesisht pėr ato kafshė tė cilat hyjnė nė grupin e atyre qė gjuha jonė e lashtė popullore i kishte klasifikuar si “bagėti, gjā e gjallė e trashė, gjeri, gjedhė”.

Ne mundemi tė vėrejmė se kemi disa ish-pronarė tė lashtė barbarė kopesh, emrat e tė cilėve lidhen edhe si bazileusa mitologjikė edhe si emėrtime toponimie, oronimie, hidronimie etj, me trashėgimtarė me pemė gjenealogjikė, me shndėrrime/metamorfoza, me ndėrhyrje tė perėndive politeiste etj.

Tė gjitha kėto pasqyrohen edhe nė objektet e pikturuara qeramike, nė basorelievet e skulpturat, siē edhe nė monedhat. Me kėtė rast mitologjia qė reflektohet nė monedhat, sigurisht shkon shumė mė lashtė se vetė kronologjia e monedhave.

Hesiodi, i cili kishte shkruar edhe veprėn ‘Teogonia’ (Mbi prejardhjen e Perėndive) shkruante pėr gjallorėt frymorė tė vdekshėm tokėsorė tė Epirit:
“Ėshtė njė fushė, Hellopia, shumė pjellore dhe me luadhe tė mira,
e pasur nė dele dhe nė qe kėmbėharkuar;
kėtu banojnė burra me shumė kope gjedhėsh
dhe njė sasi e panumėr fise mortarėsh;
kėtu, nė pjesėn e fundit ėshtė ndėrtuar Dodona;
kėtė Zeusi e deshi qė tė jetė njė faltore
e vyer pėr njerėzit…
[“Carmina”, Fragment 134 (156); “Ilirėt dhe Iliria te autorėt antikė”, 1965, f 14]
S. Bizantini, shek VI, citonte Hekateun (shek VI-V p.e.r.) dhe shėnonte: “ABROI, fis pranė Adrias sė Taulantėve, fqinj tė Helidonėve sipas Hekateut”; po aty ai shėnonte: “ADRIA, qytet dhe pranė tij gjiri Adrias, si dhe lum, sipas Hekateut.

Krahina ėshtė e pasur me kullota, prodhon dy herė nė vit, lindin binjakė, shpesh tre dhe katėr keca nė vit, gjithashtu nė disa raste edhe pesė e mė tepėr; edhe pulat pjellin dy herė nė ditė dhe nga madhėsia janė mė tė vogla se tė gjitha pulat e tjera. Qytetari dhe banori; adrianos, sipas Asianit. U thonė edhe adriates dhe detit – Adriatik. …BERENTION, fshat pranė Adrias. Theopompi, XLII, emri etnik Baretinos. …TEGESTRA/Tergestron… nga Tergestre e deri te gjiri i Adrias janė 5029 stade… (S. Bizantini, “Ilirėt dhe Iliria te autorėt antikė”, 1965, f 416, f 421;)

Konstatohet se origjina e emėrtimit tė detit Adria/Adriatik dhe origjina e emėrtimit tė lumit, tė gjirit, tė krahinės, tė malit dhe fisit Adrian, lidhen etimologjikisht me gjuhėn ilirishte dhe me banorėt ilirė tė anėdetit tonė.

Identifikimi i kėsaj qyteze e krahine si, Adria nė anėdetin tonė tė Ilirisė ishte vėrtetuar katėrcipėrisht nga Aristoteli (shek IV-III p.e.r.), i cili bazohej nė tė njėjtėn temė dhe material tė cituar nga Hekateu dhe Theopompi tė shek VI-V p.e.r.. (De Mirabilibus Auscultationibus, 842 b, 128) Gjerėsisht ne e kemi trajtuar gjetiu.

Aristoteli, bazuar nė autorė mė tė vjetėr kishte dhėnė mjaft pėrshkrime, sidomos pėr “kopetė pirrike” me lopė, me dhen, pėr metodat e rritjes dhe ushqimit etj. Kjo traditė e lashtė dhe ky emėrtim zanafillonte, sipas mitologjisė, qysh nga koha e mbretit tė lashtė epirot Pirro, i biri i Neoptolemit, nga fisi i Akilit.

Kėtu lidheshin edhe fijet me kaonėt, trojanė e kaonėt pellazgjikė epirotė me pirridėt epirotė dhe me kopetė pirrike. Nuk i kishte shpėtuar vėmendjes as Bonasi, njė lloj bizoni nė rritje tė lirė i mbuluar me lesh, i cili gjuhej vazhdimisht pėr mishin e shijshėm, dhe pėr kėtė arsye u shfaros. (Aristoteli, “De Animalium Historia”, “Ilirėt…”, cit., f 40-41)

Nė lidhje me “pronarin Gerionin ose vėllezėrit trinjakė TreGerionėt e Epirit”, me tė cilėt ishte ndeshur me njė duel edhe Herakliu, na rezulton se nė antikitet kishte ekzistuar njė debat midis disa shkrimtarėve antikė.

Arriani (shek I-II), duke cituar Hekateun e shek VI-V p.e.r. kishte nėnvizuar: “Logografi Hekateu thotė se Herakliu, prej Argosi, i dėrguar nga Erystheu pėr tė grabitur dhe pėr t’i dėrguar lopėt e Geryonit nė Mykenė, nuk zbriti as te Iberėt (kėtu, Spanja afėr Gjibraltarit. A.L), dhe as mbi njė ishull tė quajtur Erythi, tė vendosur nė oqean (oqeani Atlantik. A.L); Hekateu thotė se, Geryoni ishte njė mbret i kontinentit qė jetonte midis Ambrakisė e Amfilohisė dhe se ishte pikėrisht ky vend ku Herakliu i grabiti gjedhėt, duke i dhėnė fund ndėrmarrjes sė tij tė vėshtirė. Unė di dhe qė kjo krahinė, Epiri ėshtė e pasur nė kullota dhe ushqen lopė shumė tė bukura.

Lavdia e lopėve tė Epirit rrjedh ndoshta nga njė kohė shumė mė e vjetėr se Erystheu dhe nuk ėshtė aspak e paarsyeshme tė besohet se mbreti i Epirit quhej Geryon”. (Alexandri Anabasis”, Lib. II, 5, 16)

Nė po kėtė temė mitologjike, edhe Skylaksi i shek V p.e.r. kishte shkruar: “…nė viset e brendshme janė atintantėt, sipėr Orikisė dhe Kaonisė, deri nė Dodonė. Nė krahinėn e Kastidias (nė Iliroi) thuhet se ndodhet njė fushė qė quhet Erytheia. Kėtu thuhet se kishte ardhur Gerioni dhe kishte kullotur qetė. Nė kėto vise janė malet Keraune, nė Epir dhe aty afėr ėshtė edhe njė ishull qė quhet Sason”. (Scylakis, “Periplus, Illyroi”, 26)

Bazuar mbi kėto debatime e burime antike, del se realisht paskemi pasur mitologji tė lashta autoktone pellazge epirote e ilire, me grabitje kopesh etj. Herakliu i famshėm, eksploratori tokėsor, detar e qiellor, i njohur edhe si murerrethues e ndėrtues qytetesh, si seleksionues e mbarėshtues kopesh, siē e shohim, ia paska grabitur ato kopetė me lopė, viēa e dema, me buaj, buaca e kotorrė, TreGerionėve nė territorin e Epirit, ndėrsa grekėt e degdisėn atė “nė fundin e botės”.

Kėshtu, mendoj se nė kėtė temė duhet diskutuar pak edhe autoriteti i sotėm europian i interpretimeve mitologjike, P. Grimal, i cili duke i dhėnė prioritetin kryesor variantit tė “Bėmave tė Herakliut”, shkruan: “Njė variant traditė tjetėr e sjell fushėn Eritheia nė Epir, nė krahinėn e Ambrakisė”. (P. Grimal, “Enciclopedia dei Miti”, 1988, f 303, zėri Gerione)

Grimal, me sa duket nuk e vuri re se, “Gerioni atlantik, nė Perėndimin e Diellit nė Fundin e Botės”; Gerioni si rojtar i faraonit egjiptian Busiridi etj, ishte njė deformim-variant i ndėrtuar mbi njė bazament mė tė lashtė epirot.

Mitorregulluesit e pėrvetėsuesit helenė e paraqitėn Gerionin/Gerionin e Trefishte epirot me tendencė fyese, si njė simbol i njė barbarie primitive, pak a shumė si ajo legjenda e fisit/popullit tė Ilirit, vėlla me Keltin e Galin, si tre bijtė e Ciklopit Polifem. Kėtė tendencė poshtėruese, pėrveē edhe njė diference nė fazėn e zhvillimit, e kishte theksuar e interpretuar autoriteti dr. prof. M. Korkuti.

Si “barbarė”, tė aristokratizuarit e fisnikėt helenė quanin jo vetėm Euromedontin e legjendės sė Feakisė edhe Epidamnin e Ilirisė, por deri vonė edhe Filipin e Maqedonisė etj.

Ndoshta i influencuar nga ky ndikim helen, Dante Aligheri e pėrzgjodhi dhe e dėnoi Gerionin si njė rojtar-guardian besnik nė rrethin e tetė tė ‘Ferrit’! Por, a e meritonte kėtė TreGerioni?! (D. Aligheri, ‘Ferri’, 1960, K. XVII-XVIII, bisha Gerion f. 195. Ish-vigan mitologjik me tri koka e tre trupa nė ishullin Erife etj.)

Ndėrkaq, shumė shekuj mė pėrpara, shkrimtari antik i shek II, Lukiani nga Samosta e kishte interpretuar Gerionin e Trefishtė ashtu siē kishte qenė realisht, si simboli i miqėsisė vėllazėrore dhe humane, tė cilin e kishte parė edhe me sytė e tij nė pikturat e ndryshme tė qeramikės etj. (“Vep. tė Zgj.”, bot. 1979, f 413)

Duke e trajtuar mbi kėtė lloj pikėpamjeje realiste, bėhet e kuptueshme pėrse nė “rrjetėn e merimangės mitologjike” pėrzihen edhe albanėt e gadishullit tonė me Malin Alban, me kullota tė pasura;
pėrse na del bazileusi mitologjik ilir Adria; pėrse do tė kemi, pėrveē disa emėrtimeve tė njėjta, madje edhe emėrtime si Japigjia, andej e kėndej detit Jon; pėrse kemi dy Jonė mitologjikė ilirė, njė Jon italik e njė Jon hy kokėdem/Ios, me fytyrė demi/kau nė gadishullin Gaza;
pėrse Hellopi na del si biri i Jonit: pėrse mėshtjerra Jona e Bardhė hidhet nė detin Jon dhe pėrshkon Ilirinė; pėrse me flijimin e kaut e me Kaonin themelohet Buthrotos (demi/kau i flijuar), ku kemi edhe kopetė dhe barinjtė e Malit Pergam si kopje homologėve trojanė; pėrse na del EpriDemi/Epidamnos, nimfa Melisa dhe kulti i Jonės mėshtjerrė me viēin gjipirės, kulti i Demetrės, kulti i Izidės egjiptiane;
pėrse na del Herakliu edhe nė legjendėn e Epidamnit e Dyrrahut; pėrse na del Kadmi fenikas duke ndjekur njė lopė qė mban midis brirėve njė sferė, nė kėrkim tė motrės sė humbur Evropa/Europa e metamorfizuar si mėshtjerrė dhe e mbarsur nga demi/mzati Zeus etj.

Monedha e famshme prej argjendi e “lopės me viēin duke pirė qumėsht” nė Epir dhe nė Iliri

Nė Shkodėr ka njė shprehje tė urtė popullore: “Na ka tretė lopa me gjith viē”, dhe po kėshtu edhe njė tjetėr: “Na ka tretė bulli me gjith bullicėn”. Kishte pasur ndonjė lidhje ose jo kjo shprehje relikte me njė mitologji tė lashtė ose me disa variante tė saj, gjithsesi ne e pėrdorėm, sepse i shkon mjaft mirė temės.

Duke shkruar mė 1939 pėr kėtė monedhė argjendi, e emėrtuar thjeshtė shqip: “lopa/mėshtjerra me viēin gjipirės”, shumė e njohur dhe e pėrhapur nė tėrė pellgun Adriatik dhe nė tė dy gadishujt, medievisti e numizmati G. Valentini e mendonte futjen e saj fillimisht nga modelet e punishteve nga Korinti, e sidomos nga Korkyra.

Pak mė vonė kjo monedhė argjendi do tė qarkullonte masivisht nga prerjet e Durrėsit dhe Apollonisė. Simbolika nė faqen e “lopės me viēin” nuk interpretohej, ndėrsa ana e pasme komentohej si “Kopshtet e Alkinout nė Korkyrė”.

Qysh herėt, nė njė katalog e manual monedhash, “Monete Greche”, specifikisht pėr kėtė prerje/stampim ishte hedhur hipoteza se, stampat lidheshin me ndonjė lloj mitologjie e besimi politeist, ndėrsa nė monedhat e kolonive autonome kishte pasur edhe disa shtesa e pėrshtatje nė lidhje edhe me kulte lokale.

Mbi legjendėn mitologjike tė Epidamnit e Dyrrahut, ndėr autorėt tanė shkroi i pari M. Barleti, pastaj studiuesi autoritet Marin Sirdani dhe duke vazhduar nga ku e la ai, shkruan mė pas edhe H. Ceka, S. Anamali, N. Ceka etj.

Historia e Shqipėrisė (bot. 1959 e 1967), pa komente, paraqiti disa interpretime dhe gjetje arkeologjike, ku veēoheshin dy drahme tė Dyrrahut dhe njė e Lidhjes Epirote.

Me njė paraqitje mė tė zgjeruar e prezantuan kėtė monedhė njeri mbas tjetrit, dy arkeologėt akademikė, Hasan dhe Neritan Ceka. Dr. prof. N. Ceka e thekson se prerja e kėtyre monedhave autonome tė Dyrrahut e Apollonisė, statere me vlerė katėr drahmesh, duhet tė ketė filluar aty nga gjysma e dytė e shek V p.e.r., edhe si njė lloj imitimi e imponimi nga korkyrasit etj.

N. Ceka mendon se, “katrori me ornamente” paraqet “kopshtet e lulėzuara” tė bazileusit tė Korkyrės, Alkinou, sipas pėrshkrimit tė Homerit. Ai botoi edhe disa monedha tė bazileusit Monun, rreth 280 p.e.r., ku interpretonte edhe njė “nofull derri”, si njė flije e preferuar e Poseidonit, por nuk ishte shprehur pėr interpretimin e mitologjisė sė ‘lopės me viēin gjipirės’.

Studiuesi H. Ulqini, duke shkruar mė 1980 pėr objektet e grabitura arkeologjike, paraqet edhe kokėn e njė demi/kau tė lauruar nė Dyrrah, flet pėr objekte me kultin e Demetrės, “Nėnės sė Madhe” etj.

Pėr paraqitjen e relievit tė Durrėsit si njė kokė, rrashtė demi dhe lidhjen e etimologjisė si Epidamnos/Mbi, Epir, EpirDemi, pra me njė etimon me Dem, unė, sipas edhe kumtimit tė njė skede nga albanologu Kol Luka, kam shkruar qysh mė 1968 e 1972. Kėtė shkrim e kishte miratuar edhe prof. V. Toēi. (Pėr etimologjinė me bazė “dem”, shih E. Ēabej, “St. Etim. Nė fushė tė shqipes”, III, 1987, f 190)

Interpretime dhe diskutime tė reja

Herodoti e kishte shprehur idenė se mitologjitė e lashta autoktone pellazge ishin futur nė bashkėpunime, me marrje-dhėnie, me krahasime, identifikime e integrime tė mitologjive pellazge me mitologjitė mesdhetare, mė veēanėrisht me ato fenikase e egjiptiane.

Kėshtu, Herodoti sillte shembullin se si tempulli i Amonit nė Teba tė Egjiptit dhe ai i Zeusit nė Dodona, profetizonin njėlloj, se si helenėt i huazuan dhe i sofistikuan perėnditė pellazge etj.

Kohėt e fundit nga arkeologjia italiane janė raportuar disa gjetje tė monedhės sė Durrėsit dhe Apollonisė, “Vacca/giovenca con vitello”, shoqėruar edhe me interpretime tė reja. Ne do t’i krahasojmė kėto edhe me disa monedha, gjetje nė vendin tonė, dhe do tė zhvillojmė ndonjė diskutim.

Sipas vlerėsimit tė specialistėve italianė, kjo monedhė e Durrėsit (fig. 9), paraqet kokėn e Isidės “me mistere tė shumta”, nga miti egjiptian i Isidės, e lidhur me kultin e Osiris, e hyut kokėdem Apis. Ky kult direkt kishte hyrė edhe nė Itali. Kulti i Isidės lidhej me ngjizjen, pjellorinė etj.

Kandili i ndezur lidhet me festimet pėr “Isidėn Ndriēuese”, nė fillim tė korrikut, porsa perėndonte dielli. Disa autorė kanė parė lidhje imitime mė vonė edhe nga kulti i Maries me birin Jezus/Isa. Nėn kandil ka edhe njė objekt tė paidentifikueshėm. Monedha ka edhe emrat e dy magjistratėve, KTHTOΣ dhe ΦANIΣKOY.

Ana tjetėr, edhe sipas komentatorit italian, paraqet njė katėrkėndėsh tė ndarė nė dy pjesė me ornamente.

Pėr interpretimin direkt tė Isidės egjiptiane, unė kam njė mendim diskutues disi mė ndryshe. Mbas ndonjė hyrje si “Kult i Isidės dhe Apisit” fillimisht, mendoj se gradualisht duket se kemi tė bėjmė me mitologjinė e Ios/Jonės e Epafit. Herodoti e krahasonte dhe e identifikonte Isidėn si tė ngjashme me Demetrėn.

Autorė tė tjerė kanė parė ngjasime edhe me Nėnėn e Madhe, me Gjean etj. Ndėrkaq, shumica e autorėve kanė parė identifikime, madje edhe njė pėrzierje dhe njė zėvendėsim me mitologjinė e Ios/Hios/Jonės/Hyjneshės. (Shih, Io e Epafo.mht Wikipedia)

Jonėn, bijėn e Inakut, njė priftėreshė e virgjėr e njė tempulli tė Herės, e ka pikasur dhe e ka vėnė nė shėnjestėr Kryezoti e kryeepshori tekanjoz Zeusi. KryeZoti Zeus e gjen rastin dhe me pėrdhunė e lė shtatzėnė Jonėn.

“Sekreti” zbulohet, dhe kjo zgjon xhelozinė e tmerrshme dhe hakmarrėse tė Herės. Pėr ta ruajtur, Zeusi e metamorfizon Jonėn si njė mėshtjerrė tė bardhė.

Por Hera e tėrbuar i dėrgon mėshtjerrės njė zekth, qė dihet se pickon e thith gjak nė organet gjenitale. Duke mos i duruar dot dhembjet, Io/Jona hidhet nė det.
Nė variantin helen tė Herodotit, Io hidhet nga porti Argos, nga Jonia e Egjeut. (Historia II, 153) Edhe vetė Herodoti e identifikonte Epafin me Apisin Por, sipas variantit tė Apollodorit [Bibliotheca, Lib. II, 7, (1, 3, 5)] e ndonjė autori tjetėr, Jona ishte hedhur nga deti Jon, duke pėrshkuar bregdetin e Ilirisė dhe ngushticėn midis dy qyteteve Japigjia, njėri nė Itali dhe tjetri nė Iliri.

Deti Jon njė farė kohe kishte pėrfshirė njė pjesė tė madhe tė Adriatikut. Jona, nga Jon-Adriatiku, kishte kaluar tėrė Egjeun, kishte kaluar edhe Ngushticėn e Bosforit/ Bόσπορος = Kalimi i Lopės, kishte pėrshkuar Detin e Zi dhe kishte shkuar pėr konsultime nė Kaukaz, te Prometeu.

E kėshilluar nga Prometeu, ajo kthehet mbrapsht dhe shkon nė Gaza tė Egjiptit, pėr tė lindur hyun kokėdem Epafin, tė cilin e krahasojnė dhe identifikojnė me Apisin.

Epafi bėhet edhe mbret i Egjiptit etj. Sipas Lukianit, kjo mitologji e Ios dhe Epafit, ishte e parathėnė se, mėshtjerra do tė lindte nė Egjipt njė hyjni dem, se Io/Jona do tė shndėrrohej pėrsėri si femėr e bukur, se e ėma dhe i biri do tė bėheshin hyjni/perėndi qiellore, se Epafi do tė bėhej mbreti i Egjiptit etj. (shih Lukiani, “Vep. tė Zgj.”, Noti dhe Zefiri, f 203-204 etj)

Sot ėshtė mjaft e vėshtirė tė interpretohen shtresat mė tė thella, se si mundej tė kishte qenė kjo mitologji nė kohėn e Kronit, pa kaluar nė fantazi, por duhet tė vėrejmė se gjuha jonė ende ruan disa relikte tė magazinuara nga lashtėsia.

Vetė mitologjia antike e territoreve tona kishte edhe nja dy Ilirė tė ndriēuar, njeri i biri i Kadmit e tjetri i biri i Herakliut, tė njohur edhe si qyteteformues me emrin e tyre. Ndėrsa emėrtimi i madh, Illiria/Illyria, sipas S. Bizantinit, jepte edhe njė rrjedhim si folja illyrizon. (Cit. f 419, ILLYRIA)

Por, kush mundet tė illyrizojė-shndrisė, pėrveēse Ylli/Illi/Hylli?! Kėndej ne mundemi ndoshta tė dalim edhe te etimologjia, ku Io/Hiona/Jona ėshtė hyjnesha mėshtjerra/gjiovenka e lashtė pellazge, siē ėshtė edhe hyji si Io i afrueshėm me Apisin e Epafin si Japigjia etj.

S. Bizantini, bazuar nė autorė tė hershėm, jep kėtė sintezė shumė interesante: “JONION, det pranė Italisė. Eskili nė ‘Prometeu i lidhur’. Disa thonė se rrjedh prej ilirit tė quajtur Jon, tė tjerė prej italikut Jon. Edhe Adriatiku quhet gjiri i Jonit. Jone quhej edhe qė nga Gaza deri nė Egjipt, prej Iu-t, qė kishte fytyrėn si tė demit/kaut”. (Cit. f 419; po aty zėri Japygia)

Ishte koha kur dora–dorės kishte dominuar hegjemonia e akejve dhe helenėve, e cila mė pas do kompletohej me pushtimet e Aleksandrit tė Madh, me nėnshtrimin e Egjiptit etj. Krahas disa imitimeve, identifikimeve e pėrzierjeve si procese nga poshtė, aso kohe ndodhėn edhe njė seri manipulimesh nga lart, siē ishin reflektuar edhe nė Bibla etj.

Sipas interpretimit tonė, ky “katrori me ornamente” nuk ka lidhje me “Kopshtet e Alkinout”, por paraqet ndoshta “Portėn/Pragun e Bronztė tė Feakisė/Korfuzit”, nė lidhje me pozitėn-ēelės si bazė detare e shkėlqyer. Nė rastin tonė pėrsėritet kjo simbolikė me “Portėn e Epidamnit/Dyrrahit, si Porta/Taverna e Adriatikut”, me dy porte, siē kishim dy porte edhe nė Feaki, siē kishim edhe Treportin tonė etj.

Nga krahasimi i legjendave tė Feakisė dhe tė Durrėsit tonė, vėrehet se dalja nga barbaria e Euromedontit dhe Epidamnit kryhet nga vija femėrore e bijave tė bukura Perribe e Melisa, pėrmes fisnikėrimit “me farė/spermė e gjak” nga Hyu i Detit Poseidoni, ku Dyrrahu dhe Nausiti, pėrveē si ndėrtues portesh e orakulltoresh tė Poseidonit, na paraqiten edhe si reformatorė agrarė qė ndajnė toka.

Pra, “katrori me ornamente” duket se paraqet njė lloj porte si njė simbolikė, ku nė njė monedhė tė Apollonisė pėrdoret edhe si njė heraldikė me zjarrin e Nymfeut tė Epirit.

Nė disa monedha tė Korintit unė e gjej edhe si vel tė njė anijeje karava etj.
Nymfeu i Epirit mendohej si dy kroje tė nėndheshėm, ku ka pasur edhe ndonjė pėrpjekje pėr ta identifikuar diku aty te Mbrakulla ose te Zharrėza etj.

Disa interpretime tė paraqitjes sė “Nymfateumit tė Epirit” si njė ndezje natyrore nafte, gazi apo sere, nė monedhat e Apollonisė edhe tė Durrėsit, na bėn tė reflektojmė edhe pėr mendimin e shprehur nga M. Barleti: “Durrėsi, i cili mė parė quhej Epidamn… ėshtė kryeqyteti detar i Epirit, kryeqyteti i taulantėvet, pyrejve e parthinėve… i rindėrtuar nga korkyrasit dhe po t’u besojmė shkrimtarėve shumė tė vjetėr dhe legjendės, ai numėrohet ndėrmjet qyteteve tė tjerė mė tė vjetėr”. (M. Barleti, H.S., pėrkth. shqip S. Prifti, bot. i parė 1964, f 482; bot. i dytė 1967, L. XIII, f 486)

Kjo duhet tė jetė njė arsye shpjeguese pse kėtė “zjarr” e kanė edhe monedhat e Dyrrahut. Mbase, mbase, Kryedemi i lashtė ishte vetė Kroni, siē na paraqiten edhe perėnditė e lashta asiro-babilone me brirė.

Vėrejmė se edhe nė Shkodėr ka njė sasi tė madhe nga ky tip. Shkodra ka pasur njė faltore tė Apolonit, “ΑΠΟΛΟΝ ΣΚΟΔΡΙΗ”, e madje ky kult me sa duket ka kaluar edhe nė paleokristianizėm e deri vonė nė Mesjetė, me kishėn e Shėn Apollonales.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

893


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi