Supersticioni

Shko poshtė

Supersticioni

Mesazh  Jon prej 20.07.08 15:29

Supersticioni



Termi supersticion, perdoret pėr te permbledhur besime te cilat mund te ndikojne ne jeten e atyre qe i besojne.

Ky lloj besimi ėshtė shume subjektiv pasi asgje nuk ėshtė e vertetuar por pėr njerezit qe i besojne mund te kete efekte katastrofike ne rastin me te keq.

Ne varesi te kontekstit ose burimit besimet fetare mund te etiketohen si supersticione dhe ne te njejten kohe institucionet fetare cilesojne si supersticion besime dhe praktika te kulteve te ndryshme.

Ne shumicen e rasteve, pėr te besuar ne te tilla gjera individi ndikohet nga njerezit me te cilet jeton. Cdo ide e kesaj natyre bazohet ne fjalet e me te moshuarve ose ne besime "shkencerisht te pabazuar dhe tepėr te vjeter" pa harruar se pėr shume kultura gjera te tilla janė totalisht te papranueshme.

Ky perkufizim permbledh besime dhe praktika te ndryshme te cilat kane te perbashket devijimin ndaj normatives fetare apo laike te kultures institucionale.

Kultura europiane moderne etiketon si supersticion shume zakone te botes fshatare, ne vecanti ato qe kane lidhje me magjine kuruese. Terapite magjike shihen si besim ne simbolet e ndryshme, ne rituale dhe ne formula magjike.

Persa i perket mjekesise popullore dhe barnave te ndryshme, duke qene se efektet e tyre janė te vertetuar nuk shihen si te lidhura me supersticionin.

Pjesa me e madhe e supersticionit ėshtė rregulluar nga parimi i dyvlershem, pėr te cilin ka nje fakt ose objekt te njejte apo analog te cilit i atribuohen efektet pozitive ose negative; pershembull numri 13 mbahet nga disa si ters por nga te tjere perdoret si sjelles fati.

Edhe te gjithe praktikat e arteve hyjnore si: (kartomancia, kiromancia, astrologjia, lekanomancia) ne shoqerine perendimore moderne konsiderohen si supersticione.

Duke mos perjashtuar denimin e implikuar ne kulturen moderne drejt supersticionit, shume besime te ketij lloji janė ne menyre ekstreme te shperndara edhe ne shoqerine perendimore dhe madje te favorizuara nga media. Pershembull rasti i praktikes hyjnore astrologjike te horoskopit.

Supersticioni ėshtė edhe pergjithesisht shume i perhapur ne lidhje me lojen e kumarit, ne vecanti ne ato te bazuara ekskluzivisht mbi lojen, nga ruleta e kazinove deri tek llotarite.

Edhe ne kete rast kultura e medias (e jo vetem) nuk kundershton, por perkundrazi shpesh kultivon supersticionin.

Mund te permendet pershembull rasti i numrave “te “vonuar” ne lojen e llotos, te cilat jepen gjeresisht nepermjet mediave me implikimin tregues se janė numrat qe kane mundesine me te madhe te terhiqen si numra, qe shkon haptaz kunder ligjeve te llogaritjes se probabilitetit.

Ne te tilla raste besimet superstive vishen me besueshmeri nepermjet referimit te vete ligjeve matematike dhe shkencore (si ligji i numrave te medha).

Superstiocione te njohura

Numri (13). Thuhet se ndjell ters pasi perkon me numrin e njerezve te ulur ne tryeze gjate darkes se fundit dhe pėr shkak te ngjarjeve qe e pasuan.

Pėr italianet fatkeq ėshtė numri 17, ndersa 13 ėshtė i lidhur me fatin e mire. Ne Azine Lindore (Japoni, Koré), ėshtė numri 4 ai qe nuk preferohet. Kjo pasi ėshtė homofon me fjalen vdekje. Supersticione te tjera

* Kripore e derdhur
* Thyerja e pasqyres qe sipas disave sjell 7 vjet tersllek
* Te te prese rrugen nje mace e zeze
* Carja e cadres
* Kalimi nen nje shkalle
* Te vesh buken se prapthi ne tryeze (sipas banoreve te Bretanjes terheq djallin ne shtepi) prandaj vendasit e kesaj krahine bejne shenjen e kryqit mbi buke. Eshte nje zakon edhe pėr ateistet ose besimtaret e feve te tjera.

Supersticione zanati

* Nese robaqepesi cpohet me gjilpere, ēdo gisht dhe ēdo dore ka nje domethenie
* Nese te bien nga tryeza e punes gersheret
* Marine

Lepur

Ne nje mjet lundrues ėshtė nje fjale e ndaluar dhe nuk thuhet kurre. Légjenda tregon se ky brejtes doli nje here nga kafazi dhe hengri pjese te mira te anijes e cila u mbush me uje dhe e kishte te pamundur lundrimin… Emri i kesaj kafshe ėshtė larguar nga fjalori detar dhe pėr te zevendeuar perdoret "kafsha veshgjate".

Teater

Ne France e gjelbra shihet si ngjyre diallezore. Ne Itali ėshtė vjollca ndersa ne Spanje e verdha. Hipotezat me te shumta bien mbi te gjelbren pasi:

* kete ngjyre kishin rrobat e Judes,
* e tille ishte ngjyra e Moličrit kur vdiq
* oksidi bakri ka kete ngjyre dhe ėshtė nje perberje toksike.

Balzak ka thene: Nese ėshtė e premte, data 13, derdhni kafene ose kripen, ju prźt rrugen nje mace e zeze dhe ju pėr ta evituar kaloni pas nje shkalle cfare ndodh??

Nese nuk ju ben pershtypje atehere nuk jeni supersticioze. Nese jeni supersticioze nuk jeni te mjere. Cdo besim vlen sa nje shprese.
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Supersticioni

Mesazh  Neo prej 09.12.09 13:40

Supersticione

Tejkalimi i njė personi nė njė shkallė, njofton njė grindje

Dy njerėz qė pėrdorin njėjtin peshqir pėr duar nė tė njėjtėn kohė, do bėjnė sherr

Kryqėzimi i dy thikave nė njė tavolinė, sjell fatkeqėsi

Hapja e njė ēadėr brenda, sjellė fat tė keq

Hyrja e njė zogu nė shtėpi, njofton njė vdekje

Nėse nisesh tė hėnėn nė njė aferė do jetė e pafat

Zgjimi nga britmat e patės, ėshtė njė shenjė e problemeve tė mėdha.

Pėr njė grua shtatzėnė qė dėshirojmė tė dimė nėse ajo do tė ketė njė vajzė apo njė djalė pa i shpjeguar kėtė trukė, pyete: "Ēfarė keni nė dorė? » Nė qoftė se ajo shikon sipėr dorės sė mbyllur pra pa e hapur, ai do tė jetė njė djalė. Nėse shikon mbrenda dorės ajo do tė jetė njė vajzė

Pėshtypja nė njė monedhė tė gjetur nė tokė, jap njė shans pėr tė dhėnė njė tjetėr

Gjetja e njė monedhe me vitin tonė tė lindjes, sjellė fat

Gjetja e njė fije tė bardhė nė rrobat tona, sjell gėzim

Thyrja e njė gote tė bardhė, sjell gėzim

Vėnja e pizhamave me kėmbė tė djathtė, do tė kalojnė njė natė tė kėndshme

Njė karrige lėkundėse qė lėvizė vetė, njofton njė vizitė tė papritur

Njė vezė e thyer gabimisht, sjell njė lajm tė mirė

Gjetja dhe marrja e njė gjilpėre, jep shans gjatė ditės

Vendosja e sheqerit nė vend tė kripės, do tė jetė ardhja e njė lajmi tė mirė
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Supersticioni

Mesazh  i panjohuri prej 12.12.09 21:36

Nese ne nje tavoline jane 13 veta i pari qe ngrihet nga tryeza vdes te nesermen ne mengjes.
avatar
i panjohuri

52


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Supersticioni

Mesazh  Zattoo prej 04.01.10 14:07

Dita e premte kur bie me 13 eshte dite supertersi

Kur thyhet nje pasqyre ju ndjekin 7 vjet fatkeqsi

Po te nderpreu maca e zeze rrugen sjell fatkeqesi

Te ndezesh tre cigare me te njejten shkrepese sjell ters

Te gjendet rastesisht ne rruge patkoi sjell fat

Te mbash me vete njė zar ndihmon pėr te bere zgjedhje me te mira

Duhet te hysh me kemben e djathte qe te te shkoje mbare

...
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Supersticioni

Mesazh  Black Angel prej 11.06.10 22:36

Interesante
avatar
Black Angel

15


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Supersticioni

Mesazh  Jetmira prej 16.07.13 9:01

Rrefimi
Muzgu i mesnates qe fort i ndricuar. Ishte vetem gjysma e majte e henes qe ndrinte fuqishem mbi dritaren time.
Ata: – Sa keq, kjo nuk sjell aspak te mira.
Ajo: – E kush jeni Ju ?!
Ata: – Ne jemi Supersticiozet. A nuk je edhe ti nje si ne ?!
Ajo – Ndoshta. Por sot nuk dua te jem.

E mbeshtetur ne parmakun e hirte ndeza nje cigare dhe vazhdova ta veshtroj me verejtje:
Madheshtore qendronte para meje, te ofronte me mijera endrra per ti pire bashke me te, mijera mendime, buzeqeshje; por asgje te keqe nuk i pashe.
U mundova ta perfytyroj te plote, por mesa duket cigarja nuk me  mjaftoi. Atehere e lash, hodha pak parfum dhe pash se filxhani i kafese ende s’ishte boshatisur. Kisha ende shum faqe per te lexuar.
Ata: – Ja kjo eshte neglizhenca!
Nuk fola. Mendova me mijera arsye qe te bindesha se nuk kishin te drejte dhe te mos ua vija veshin.

Po filloja te ndieja te ftohte. Aroma qe u krijua pas parfumit me kujtoi dike. Kisha filluar ti ngjaja dhe s’me vinte aspak keq. Akathisia qe me kishte kapur duhet te ishte po aq shqetesuese, por perseri nuk ndieja keqardhje.
Ne ate cast cdo gje dukej ndryshe. Logjika me e ftohte se ai ajer i pasmesnates me shkaktonte po njesoj te dridhura ; te dridhura qe me risollen ne kujtese padashje mekanizma te tere autokompensatore dhe qe gjithsesi nuk mjaftonin.
Krejt papritmas ktheja koken plot admirim drejt atij pirgu librash; i shihja sic sheh nje rob ate qe i premton se do ti ktheje lirine…
Do te duhej kohe per te harruar magjine e tij, nje harrese gjithsesi e perkohshme.

Gjysma e majte e henes me udhezoi rrugen per aty : nje rruge e ndricuar zbehte, e trishte, qe hapte nje kuti Pandore me mendime, per ti ndare me mua. Mendime te nje logjike qe shkaktonte te dridhura.
Te dridhura te frikshme te nje peizazhi te vagullt, qe me premtoi perjetesi…

Ata : – Ti duhet te jesh e lumtur tani !
Ajo : -  Ju po me detyroni te sillem si e tille, por a jam vertet?!
Ata : – Do te kesh keto, cdo gje tani e tutje meso ta ndash me keto!

Muzgu i mesnates qe fort i ndricuar. Ishte vetem ajo gjysme e majte e henes qe s’munda ta perfytyroj dot te plote e qe ndrinte fuqishem mbi dritaren time.
Ata me paten thene qe kjo nuk sillte te mira. Por kush jane ata ?!?!?!…
avatar
Jetmira

487


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Supersticioni

Mesazh  Jetmira prej 13.09.13 8:08

Nata e ndėrrimit tė viteve, ja supersticioni qė fshihet pas traditave
E keni pyetur veten pse njerėzit puthen kur ndėrrohen vitet? Apo pse bėrtasin me zė tė lartė kur ora shėnon 12:00 e natės? Disa mund tė thonė se ndoshta prej pijeve alkoolike dhe shampanjės…por nė fakt pas kėtyre zakoneve fshihet njė supersticion i lashtė. Ja disa tradita tė mbrėmjes sė ndėrrimit tė viteve dhe shpjegimet e tyre.



Puthja e mesnatės

Arsyeja pėr tė cilėn njerėzit shkėmbejnė puthje nė momentin e ndėrrimit tė viteve ėshtė lumturia e vitit qė sapo ka nisur. Nėse nuk puthesh me dikė, viti qė vjen do tė sjellė vetmi.
Ushqimi

Nė disa kultura besohet se konsumimi i bizeleve ditėn e parė tė vitit do tė sjellė fat dhe pasuri. Tė tjerė konsumojnė proshutė, perime apo edhe lakra, tė cilat besojnė se do t’u sjellin fat. Ushqimi qė duhet t’i qėndroni larg? Ėshtė paksa e ēuditshme, por besohet se pulat apo gjeli i detit mund tė sjellin ters pėr ditėt e tjera tė vitit.

Rrobat e reja

Nėse nuk vesh rroba tė reja nė 1 janar, nuk do ė kesh mundėsi tė veshėsh shumė tė tilla gjatė vitit. Ky ėshtė njė tjetėr supersticion qė ndiqet nga jo pak njerėz. Ngjyra mė e preferuar ėshtė e kuqja, ngjyrė qė tregon lumturi dhe tėrheq pas vetes njė tė ardhme mė tė mirė.
Zhurmė nė mesnatė

Ndėrrimi i viteve shoqėrohet me britma, dolli e fishekzjarre. Kjo pasi besohet se zhurmat e forta trembin shpirtrat e kėqij. Kėshtu, gėzojmė edhe pėr vitin qė fillon, por edhe pėrpiqemi ta bėjmė kėtė vit sa mė tė mirė, duke e shmangur tė keqen qė nė fillim, pėr aq sa mund tė jetė e vėrtetė njė besėtytni e tillė.



Drejtimi i erės

Drejtimi nga fryn era nė mėngjesin e ditės sė parė tė vitit thuhet se ėshtė profecia qė tregon se si do tė jetė viti nė vijim. Era me drejtim nga jugu do tė thotė mė shumė para dhe lumturi. Era qė fryn nga veriu parashikon njė vit me mot tė keq. Nėse era fryn nė drejtim tė lindjes, ju pret njė vit me pak tė mira dhe fat tė keq, ndėrsa drejtimi i perėndimit sjell mė shumė qumėsht dhe peshk, por edhe humbjen e njė njeriu tė dashur. Dhe nėse erė nuk fryn fare, do tė thotė se viti i ardhshėm do tė jetė plot gėzim dhe mirėqenie pėr 364 ditėt e tjera. / G. Sokoli


avatar
Jetmira

487


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Supersticioni

Mesazh  Jetmira prej 13.09.13 8:10

Supersticioni: Fati dhe tersi i nuseve nė ditėn e dasmės
Atėherė ne ju themi qė, pėrveē planeve tė shumta qė po thurni nė mendjen tuaj, pėr ta organizuar atė sa mė bukur, nuk duhet tė neglizhoni edhe ato qė kanė tė bėjnė me besimet e trashėguara prej dekadash. Pėr supersticiozėt, ekzistojnė disa veprime, tė cilat nėse i bėjnė do t’u sjellin fat dhe nėse jo, do t’u sjellin ters.

“Tė premteve dhe tė martave nuk bėhen dasma dhe nuk udhėtohet”, kėtė na e tregon tradita popullore. Dita e dasmės dhe martesa nė kompleksin e tyre nuk janė njė gjė e thjeshtė. Pėrtej angazhimeve tė ndryshme (kisha, restoranti, udhėtimi i muajit tė mjaltit, lista e dasmės, dhuratat, fustanet, praktikat e kėrcimit etj.), kush ėshtė supersticioze ėshtė “e detyruar” tė plotėsojė disa besime, nė mėnyrė qė tė keni “njė jetė tė lumtur sė bashku”. Biseda tė tilla i keni dėgjuar ndoshta edhe mė parė, pėr shembull nga gjyshet tuaja, tė cilat i kanė me shumė merak “rregullat” dhe duan qė ju t’i plotėsoni ato medoemos! Fundja asgjė nuk do t’ju kushtojė nėse ndiqni disa prej besėtytnive qė ekzistojnė prej dekadash, apo jo! Por cilat janė pra kėto veprime qė mund t’ju sjellin fat dhe nė tė kundėrt disa tė tjera qė mund t’ju sjellin ters? Ne po ju sjellim tė renditura disa prej tyre:
Gjėrat qė sjellin fat:

- Tė veshėsh njė gjė tė re: kjo gjė simbolizon nisjen e njė jete tė re. Kėshtu ju mund tė zgjidhni tė blini njė komplet intim tė ri, ndėrkaq nė konsideratė merrni edhe vetė fustanin e nusėrisė.

- Tė veshėsh njė gjė tė vjetėr:
nusja duhet tė mbajė me vete njė objekt tė sė kaluarės pėr tė mos harruar rėndėsinė e asaj qė ka kaluar dhe jetės sė re, si p.sh. njė karficė apo bizhuteri.

- Tė veshėsh njė gjė tė marrė borxh: ky veprim simbolizon dashurinė dhe afrimitetin me personat qė na rrinė pranė. Objekti qė do tė merrni borxh duhet tė jetė i tė afėrmve tuaj, apo i miqve mė tė ngushtė.

- Tė veshėsh diēka tė dhuruar: kjo gjė vlen pėr tė treguar dashurinė e personave mė tė dashur, qė do tė jenė gjithnjė tė pranishėm nė jetėn tuaj.

- Tė veshėsh diēka blu: kjo ėshtė njė ngjyrė qė simbolizon sinqeritetin dhe pastėrtinė nga ana e nuses. Ky rit ėshtė shumė antik qysh kur nusja vishej e gjitha me blu. Nė ditėt e sotme traditė ėshtė bėrė llastiku i ēorapeve i dekoruar me njė fjongo blu.

Gjėrat qė sjellin ters
Pasqyra: nusja nuk duhet tė shikohet nė pasqyrė me fustanin e bardhė ditėn kur do tė martohet. Nėse ajo dėshiron vėrtet ta bėjė kėtė, duhet qė mė parė tė heqė njė kėpucė, njė vath ose njė dorashkė, nėse kjo e fundit ėshtė pjesė e fustanit.

- Unazat e martesės: nuk duhet tė blihen nė tė njėjtin moment me unazėn e fejesės. Mund tė sjellė ters, pasi ndodh qė ēiftet tė mos pėrfundojnė nė martesė.

- Unaza rreth: mos e vendosni atė asnjė ditė mė pėrpara dasmės, sepse edhe nė kėtė rast martesa nuk mund tė bėhet me personin qė keni zgjedhur tė kaloni jetėn.

- Fustani: nusja nuk duhet t’i tregojė nė asnjė mėnyrė fustanin dhėndrit para ditės sė dasmės. Nė kėtė rast thuhet se prishja e martesės ėshtė e sigurt.

- Perlat: mos i vendosni asnjėherė pėr martesė nėse janė dhuratė, kjo gjė interpretohet sikur sjell lot.
avatar
Jetmira

487


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Supersticioni

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi