Lumturia

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: Lumturia

Mesazh  Odin prej 21.09.13 11:44

20 mėnyrat pėr tė qenė i lumtur



Lumturinė ėshtė e vėshtirė ta pėrcaktosh dhe nuk ėshtė e lehtė ta matėsh. Pėrvoja jonė ėshtė te kombinimi i elementeve nė tė njėjtėn mėnyrė ashtu si njė rrotė brenda njė ore nuk e llogarit kohėn, por ėshtė rezultat i sinkronitetit nė pėrgjithėsi.

Lumturia ėshtė ajo qė psikologėt e quajnė “mirėqenia subjektive”, dhe pėr fatin tonė tė mirė, ėshtė njė gjendje nė tė cilėn ne mund tė ndryshojmė aktivisht pėr mė mirė. Revista “The Time” tregon 20 mėnyrat pėr tė filluar.

Numėro bekimet e tua

Numėro bekimet e tua, por jo pėr ditė. Sonja Lyubomirsky, njė psikologe nė UC Riverside, ka gjetur se njerėzit njė herė nė javė shkruajnė pesė gjėra, tė cilat janė tė mėdha pėr lumturinė e tyre, por qė nuk i vėnė tė gjitha nė zbatim. “Ky ėshtė njė problem, pasi nuk ka koordinim mes tyre, thotė Lyubomirsky, kur njerėzit i bėjnė gjėrat nė mėnyrė tė vazhdueshme, ato humbasin freskinė dhe kuptimin. “Ju keni nevojė pėr njė koordinim, thotė Lyubomirsky, duke shtuar se “kjo tė bėnė tė ndihesh mirė”. Ajo ėshtė lodhur sė numėruari bekimit e saj dhe urrejtjet pėr tė. “Unė e gjeta sekretin. Ajo nuk punon pėr mua. Njėsoj si njė program nė dietė, ēfarė duhet tė bėni ju pėr tė mbajtur veten nė formė, personalitetin dhe qėllimin. Nė thelb mirėnjohja nuk do tė jetė pėr tė gjithė. Por nė qoftė se ajo ėshtė njė ushtrim tjetėr, duhet tė mendosh pėr njė person, i cili ėshtė sjellė mirė me ty, dhe ti ke dėshirė pėr ta falėnderuar, njė mėsues, kėshilltar ose kushėriri, dhe shkruaju njė letėr njė herė nė javė individėve tė ndryshėm. Kjo do tė bėjė qė ti tė ndihesh i lumtur njėsoj siē ndihet ai”.

Dėgjo muzikė

Edhe nėse e konsiderojmė si njė aksident revolucionar i gjuhės, apo si njė portė drejt emocioneve tona, muzika aktivizon pjesė tė trurit qė nxisin lumturinė duke ēliruar endrofina tė ngjashme me atė qė bėnė seksi dhe ushqimi. Muzika mund tė ēlirojė trupin, ndonjėherė tė ndihmon tė flesh dhe tė stimulon ēlodhjen e trurit apo edhe tė meditosh. Njė studim qė ėshtė bėrė me moshėn e thyer qė dėgjonin muzikėn e tyre tė preferuar, gjatė njė ndėrhyrje kirurgjikale, shikohet se ata kanė rrahje tė dobėta tė zemrės dhe tė gjakut, zemra e tyre nuk punon fortė kur ndėrhyrja kirurgjikale bėhet pa muzikė. Studimi i dytė, me pacient qė i janė nėnshtruar kolonoskopisė, tregoi se dėgjimi i muzikės sė pėrzgjedhur zvogėloi nivelin e ankthit dhe uli dozėn e qetėsuesit.

Merr sa mė shumė pėrkėdhelje

Nuk ėshtė sekret pėr asnjė, qė rrokullisjet nė bar dhe tė gjitha emocionet qė sjell ky veprim, tė bėjnė tė ndihesh mirė. Endorfina ėshtė neutrotransmetues nė tru qė redukton dhimbjet qė shkakton euforia. Mėsymja e kaq kimikateve mund tė duket si njė zgjidhje temporale tė njė dite tė mėrzitshme, tė zymtė, por ajo sjell pėrfitime tė tjera, mė e pakta, ėshtė njė shprehje dashurie dhe fuqie nė njė lidhje dashurore. Shpesh duke ju referuar “hormoneve tė dashurisė” ose njė “pėrqafimi kimik”, qė ėshtė i lidhur me ndjenjėn e njė lidhjeje tė vėrtetė, sjell mė pas reduktimin e stresit.

Rrit natyrėn tėnde shpirtėrore

Analizė pas analize shikon se njerėzit me njė besim tė madh nė fatin ose nė ndonjė fe janė mė tė lumtur se ata qė kanė zgjedhur tė jenė pa besim. David Myers, njė social-psikolog nė njė kolegj nė Michigan, thotė se besimi jep njė mbėshtetje sociale. Mjaft arsye tė ngjashme tė pėrfshijnė pėr tė qenė nė njė kishė lokale, tempull ose xhami. Disa nga qartėsitė e brendshme, sjellin edhe njė frymėmarrje tė brendshme gjatė njė meditimi ose lutjeje, kėto mund tė pushojnė trupin dhe tė reduktojnė stresin, ankthin dhe tensionin psikologjik, duke lejuar tė futen nė shpirt emocione dhe energji pozitive.

Lėviz trupin tėnd

Nė kemi vėshtirėsi pėr tė “vrapuar shumė”, por jemi tė gatshėm pėr tė arkivuar kėto ndjenja. Kėrce, luaj futboll, puno sa ti tė mundesh. Dil shėtitje, nėse je i stresuar. Lėviz trupin dhe ndjen trurin tė relaksuar. Endorfina relakson nėpėrmjet ushtrimeve. Nėse diēka bie nė kundėrshtim me aftėsitė, kjo vjen sepse studiuesit nuk e dinė qė kjo shkaktohet nga emocione pozitive. Ndonjėherė emocionet mund tė sjellin energji tė mira, duke larguar ankthin dhe zbutur depresionin. Kjo ėshtė shumė mirė pėr tė qenė i shėndetshėm.

Buzėqesh fort

Bėj njė kthesė me njė shaka tė mirė, njė komedi, e cila tė bėn pėr tė qeshur, gjej diēka qė tė jap ty njė buzėqeshje tė fortė, duke tė nxjerrė nga sytė lot dhe tė bėjė trupin tė ndjejė dhimbje. Njerėzit 30 vjet mė parė lejoheshin tė qeshnin vetėm kur ishin nė grup. Mos u habisni, i qeshuri ėshtė ngjitės midis dy njerėzve, qė ata mund tė qeshin me njėri-tjetrin. E qeshura, si gjithė endorfinat e tjera, ndihmon nė reduktimin e hormoneve tė stresit, forcon imunitetin kur ai ėshtė i dobėt.

Bėjė diēka tė mirė pėr dikė

Jepi njė dorė dikujt nė bankė, jepi dikujt drejtim, nėse ai ndihet i humbur, ose bėju kompliment njerėzve nė mėnyrėn tėnde. E vogėl ose e madhe, pėr miqtė ose pėr tė huajt bėj njė akt bamirėse, pėr t’u ndjerė mirė si dhe pėr t’i bėrė ata tė lumtur. Bėj njė gjė tė mirė pėr njė person tė afėrt qė e takon shpesh herė dhe qė qėndron me tė pesė ditė tė javės, duke i sjellė atij buzėqeshjen. Kėto akte bamirėsie qė vijnė natyrshėm do tė bėjnė tė ndihesh mirė, pasi veprimi qė do tė bėsh do tė duket sikur ke bėrė njė akt shumė tė madh dhe se ke marrė falėnderime pėr shumė gjėra.

Bej me shume para se shoket

Njė djalosh mesatar mund tė jetė i brengosur, kjo pasi ndoshta ai nuk di mėnyra tė tjera se ēfarė mund tė bėjė me arin. Paratė, absolutisht nuk mund ta bėjnė njė person tė lumtur, por mund tė bėjė tė tjerė tė lumtur, nėse janė nė grup. Sipas njė studimi tė bėrė nė vitin 2005 nė Pensilvani, paratė nuk janė tė vetmet qė mund tė sjellin lumturinė. T’i kursesh ato ose t’i pėrdorėsh sė bashku me shokėt nė njė ditėlindje ose ditė tė veēantė pėr emocione pozitive, mund tė sjellin lumturi.

Kėrko emocione pozitive nė kufijtė e suksesit

Lumturia tė drejton tek suksesi. Individėt e gėzuar janė tė predispozuar qė tė kėrkojnė mundėsi tė tjera pėr tė bėrė pėrsėri tė mira. Sipas njė studimi tė zhvilluar nė 275,000 individė, dhe qė ka pėrfshirė njė skuadėr psikologėsh, ka nxjerrė se njė numėr i madh tė intervistuarish janė tė lumtur pasi kanė arritur njė sukses, tė lumtur pasi kanė arritur rezultate pozitive. Suksesi ėshtė rezultat i disa faktorėve, duke pėrfshirė edhe shėndetin, inteligjencėn, familjen dhe njohjet.

Identifikohu me trashėgiminė tėnde

Nėse ndiheni tė relaksuar me novelat e Gabriel Garcia Marquez, tė kėrcesh njė kėrcim japonez, pėrvetėson kulturė. Vlerėsoje kulturėn tėnde dhe pėrforcoje me tė tjera, gjithashtu identifiko kulturėn tėnde me tė tjerat. Njė studim i fundit tregon se njė adoleshent meksikan dhe njė kinez kanė ndenja lumturie tė ndryshme, duke mėnjanuar stresin ata kanė marrė edhe kulturėn e vendeve tė tjera. Nė njė kėrkim tjetėr psikologėt kanė gjetur njė lidhje midis identitetit stabėl kulturor dhe atij tė importuar, duke sjellė emocione pozitive.

Gjeni kohė

Shoqėria ėshtė e prekur nga falimentimi. Sikur njerėzit tė kishin mė shumė kontroll tė kohės sė tyre pėr ta optimizuar pėrdorimin e saj, ndoshta do tė duhej tė shembeshin ura. Ndaj hiqni dorė nga zakone apo situata qė ju bėjnė tė humbisni kohė dhe tė shmangni vampirėt emocionalė. Ėshtė e njėjta ide sikur pastroni shtėpinė. Psikologėt thonė se predispozicioni tė bėni plane qė mund t’i realizoni, duhet tė gjeni dy ditė kohė nė muaj, ku tė merreni me gjėrat qė doni tė bėni mė shumė. Kjo me siguri do t’ju shtojė ndjenjat e mira, tė cilat do tė bėjnė tė ndiheni mė tė lumtur.

Pėrdorini kujtimet e bukura si njė guidė

Mėsoni tė skanoni nė memorien tuaj fuqinė tuaj, talentin, pasionin, interesin, praktik pėr tė kopjuar aftėsitė, dhe sė fundi njė potencial tė hershėm, nėse kjo ėshtė aktuale ose jo. Skanoni kėtė memorie, duke mbledhur materiale tė cilat do tė pėrdoren pėr ēelėsin e lumturisė tėnde, thotė psikologja Barbara Becker-Holstein. Pėr shembull, dikush dėshiron tė jetė altruist, mund tė skanojė tė shkuarėn e tij dhe tė shikojė se ēfarė nuk i pėlqen. “Shiko me njė stil personal dhe me interes, kujdesuni pėr mėnyrat pėr tė qenė sot i lumtur dhe rėndėsishėm”, thotė Becker-Holstein.

Luani rolin e njė optimisti

“Optimizmi ėshtė teknik pėr ta mėsuar, dhe ka mėnyra tė ndryshme pėr ta arrirė atė”, thotė psikologja Mary Ann Troiani. Sipas kėrkimeve tė saj, Troiani del me tre mendime me tė cilat ju mund tė rrisni optimizmin tuaj. E para, rregullo trupin tėnd pėrpara se emocionet tė kapin, hidh hapa tė mėdha dhe ec me shpejtėsi dhe me kokėn lartė. Njerėzit qė janė pesimist ecin avash me kokėn poshtė dhe me hapa tė vegjėl, thotė ajo. E dyta, ndrysho tonin e zėrit tėnd, kjo do tė mbush me energji. E treta, pėrdor fjalė tė bukura dhe tė gėzueshme, mendo pėr mundėsi dhe pėr gjera tė bukura.

Provoni gjėra tė reja

Stop shikimit tė dritės sė Aurorės, dhe mėso njė instrument tė ri, kėtė bėje tani. Nė qoftė se ju ofrojnė tė bėni njė gjė qė ju bėn tė lumtur, pėrpiquni tė bėni edhe mė shumė. Psikologu Rich Walker qė ka studiuar 30,000 ngjarje dhe mbi 500 ditarė, thotė se njerėzit angazhohen me eksperienca tė ndryshme, disa prej tyre i minimizojnė emocionet negative duke shtuar ato pozitive. Psikologja Barbara Fredrickson nė kėrkimet e saj sugjeron se raporti i ndjenjave pozitive dhe atyre negative te njerėzit ėshtė 3 me 1.

Tregojani historinė tuaj dikujt

Flisni pėr gjėra tė mira dhe tė kėqija, tė cilat ju kanė ndodhur qoftė edhe duke i treguar pėrmes linjės telefonike. Sipas psikologut Rich Walker njerėzit drejtohen tė entuziazmuar kur me ndjenja tė buta tregojnė njė histori. Me fjalė tė tjera, tė flasėsh pėr eksperienca negative, tė bėn mė tė ndjeshėm, sa qė memoria bllokohet dhe mė pas ngjarjet nuk tė kujtohen. Walker thotė se nėse historia ėshtė e mirė dhe kur tregohet ka njė audiencė tė ndryshme dhe tė madhe, ajo tė ndihmon qė ti tė ndihesh mė mirė dhe tė ndihesh i lumtur.

Ekuilibroni punėn dhe shtėpinė

Zgėrdheshja nė shoqėrinė tuaj ėshtė si dhėmbėt blu. Me teknologjinė e re nė shtėpinė tuaj tashmė ju jeni mė ndryshe. Kjo gjetje e re paksa fleksibėl midis punės dhe jetės private, ėshtė e mirė pėr disa, ndėrsa pėr tė tjerė ėshtė problematike. Nė 2003, Universiteti i Michiganit gjeti se ata qė janė tė stabilizuar midis punės dhe shtėpisė janė mė tė lidhur pranė familjes, dhe kanė shumė konflikte pėr t’u integruar nė tė dyja. Kėrkimet treguan se balanca mes shtėpisė dhe punės mund tė sjell lumturi.

Tė jesh si danez, kini shpresa realiste

Vitin e fundit harta e parė nė botė pėr lumturinė ka nxjerrė nė vend tė parė Danimarkėn. Pėr mė shumė se 30 vjet ky shtet ka qenė ndėr tė parėt pėr kėnaqėsi. Kėrkuesit britanikė janė pėrpjekur tė gjejnė pse danezėt janė mė tė kėnaqur se suedezėt, megjithėse ndajnė tė njėjtėn kulturė. Ja dy shembuj: pakti i fundit ėshtė fitorja e danezėve nė vitin 1992 kur bė kampionati evropian i futbollit, e ēoi kėtė shtet nė eufori. Megjithatė ka edhe arsye tė tjera, tė cilat kanė kontribuar nė kėnaqėsinė e danezėve. Dhe gjėrat janė tė qarta, njė besim i madh qė i shtyn ata edhe kur bien.

Vizualizoni lumturinė

Ėshtė aftėsia jonė e veēantė qė tė mund tė stimulojmė situata, duke kujtuar tė kaluarėn dhe duke vizualizuar tė ardhmen. Nė tė njėjtėn kohė mund tė luajmė duke krijuar tė ardhmen, tė paktėn nė kuptimin se mund tė pėrgatisim gjendjen tonė emocionale pėr atė qė mund tė vijė. Kjo sjellje mund tė sjellė, lumturi nėse e bėjmė njė qėllim nė vete. Kėrkimet pėr vizualizimin dhe ndryshimet emocionale tregojnė se mendimet pozitive kanė njė impakt nė reaksionet e trurit. Psikologėt iu kėrkojnė njerėzve tė imagjinojnė atė qė duan nė jetėn e tyre, duke krijuar njė gjendje mendore qė e bėn personin tė mendojė se gjithēka ėshtė e arritshme.

Buzėqeshni

Provojeni. Buzėqeshja nuk do t’ju vrasė. Psikologja thotė se njė person ēdo lloj emocioni qė shpreh nė pamje tė jashtme, e shpreh me buzėqeshje. Pėr tė shmangur atė qė quhet mosmarrėveshje njohėse, nė tė cilėn mendimet dhe veprimet tona nuk pėrputhen, mendja jonė reagon ndaj ndryshimit nė shprehjen e fytyrės pėr tė pėrputhur atė qė besojmė me sjelljen. Dhe buzėqeshja, ashtu si qeshja, ėshtė ngjitėse. Nėse buzėqeshni, atėherė ka shumė mundėsi qė edhe ata rrotull jush tė buzėqeshin.

Kini njė martesė tė lumtur

Nėse pėr ju nuk ka kuptim tė martoheni me njerėz tė pasur, atėherė martohuni me njerėz tė lumtur. Studimet tregojnė se beqarėt nė gjendje depresioni kanė pėrfituar shumė psikologjikisht nga gjėra tė tilla si intimiteti dhe afėrsia emocionale. Pėr popullsinė e martuar, njerėzit e angazhuar nė marrėdhėnie intime tregojnė se janė mė tė lumtur se ata qė nuk janė tė martuar. Kėrkimet nga Universiteti Waewick tregojnė se nėse jeni tė martuar me dikė tė lumtur, atėherė edhe ju vetė do tė jini tė lumtur. Kjo pėr arsyen se lumturia ėshtė ngjitėse dhe kalohet lehtė.

Odin

602


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lumturia

Mesazh  syri i art prej 21.09.13 12:51

Lumturia buron nga mbrenda,kur fillojm te njoftohemi me qenjen ton te mbrendshm,me mundesit qe kemi per te qen te lumtur,pa nderhyrje nga jasht.Lumturia materiale esht jeteshkurter,ajo nuk esht lumturi esht vetem mendim,se jemi te lumtur...po per te ardhur gjer tek lumturia esht e nevojshme te kalohet nje rrug e gjat,me pervoja te ndryshm jetesore,me ramje me ngritje,jeta nuk esht vetem drejt...Jeta buron nga kundershtit,jeta esht fshehtesi dhe per kete esht interesante...

syri i art

256


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lumturia

Mesazh  Toto Bota prej 22.09.13 6:01

Bravo,teme shume interesante... Ja vlen te lexohet nga fillimi deri ne fund,se jane njohuri qe te gjithve na nevojiten dhe na bejne mire....

Toto Bota

15


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lumturia

Mesazh  Zattoo prej 03.04.14 0:54

Lumturia eshte brenda nesh

Lumturia mund tė mėsohet, por gjetja e domethėnies dhe e njė qėllimi nė jetė ėshtė rruga drejt lumturisė dhe jo anasjelltas. Njerėzit e lumtur vlerėsojnė dhe e kuptojnė se tė jesh i lumtur, i shton vite jetės tėnde dhe i jep jetė viteve tė tua...

Qėllon shpesh qė mes miqsh a njerėzish tė afėrm tė na pyesim apo tė drejtojmė pyetjen: a jeni tė lumtur? Kjo ėshtė njė pyetje qė, edhe pse pa zė, ia bėjmė shpesh vetes nė situata tė ndryshme jetėsore apo edhe nė momente reflektimi. Nė fund tė fundit, ėshtė situata, gjendja shpirtėrore qė e kemi ėndėrr tė gjithė, qė e dėshirojmė, pėr tė cilėn luftojmė e pėrpiqemi, ndonjėherė nė mėnyra qė janė shumė larg arritjes sė lumturisė. Lumturia ėshtė aq thelbėsore pėr qenien tonė, sa edhe Kushtetuta amerikane e ka nė preambulėn e saj, kur thotė veē tė tjerash se, “njeriu ka tė drejtėn qė tė pėrpiqet tė jetė i lumtur”…

Shpesh i pėrgjigjemi njerėzve tė afėrt: po, jemi tė lumtur. Kėtė e bėjmė sepse mund tė jetė e vėrtetė, por edhe pėr t’u thėnė se jemi me tė vėrtetė mirė. Zakonisht kur na e pyesin prindėrit, tė cilėt nė fund tė jetės do tė donin qė tė paktėn tė na kishin dhuruar momente tė lumtura dhe tė kishin rritur qenie tė lumtura. E dimė se pėr ata, kjo do tė ishte arritja mė e madhe. Ka raste kur jemi nė momente tė kėqija. Ėshtė mirė qė t’ia pohojmė vetes, por ndėrkohė tė bėjmė dhe pohimin tjetėr se, kjo ėshtė njė situatė e pėrkohshme dhe se dielli i lumturisė do tė shkėlqejė sėrish nė qiellin e jetės sonė, pavarėsisht reve tė pėrkohshme.

Debati mbi lumturinė ėshtė i vjetėr dhe gjithėpėrfshirės. Ekonomistėt, politikanėt, psikologėt e tė tjerė, flasin nė mėnyrė tė vazhdueshme pėr mėnyrat mė tė mira dhe mė efikase pėr krijimin e njė shoqėrie tė lumtur nė pėrgjithėsi. Madje, ekziston edhe indeksi i lumturisė nė shumė vende pėr tė testuar se sa tė lumtur jemi. Ka edhe mijėra libra me kėshilla dhe receta pėr tė arritur dhe prekur lumturinė, pėr tė zbėrthyer sekretin e tė qenėt i lumtur me veten dhe jetėn qė bėn. Megjithatė, studimet e mėdha, qė mund tė qėllojė tė jenė edhe tė vlefshme, thonė se ēdo njeri prej nesh mund tė ndėrmarrė disa hapa tė thjeshtė dhe tė vegjėl qė mund tė mos i dhurojnė lumturinė e menjėhershme, por tė paktėn mund ta ndihmojnė qė tė ndihet mirė dhe ta kuptojė mė mirė veten. Ja disa nga kėto kėshilla tė thjeshta dhe krejtėsisht tė mundshme pėr t’u vėnė nė jetė nga secili prej nesh.

Prano atė qė ke

Kėrkimet tregojnė se njerėzit e lumtur kanė nivele modeste pritshmėrish dhe aspiratash. Zakonisht, ata duan dhe synojnė atė qė mund ta arrijnė, ndėrkohė qė njerėzit qė nuk ndihen tė lumtur, duket se nuk e arrijnė dot kurrė atė qė duan. Ata dinė gjithashtu se si tė shmangin tė gjitha zhgėnjimet dhe tė krijojnė situata tė kėndshme dhe surpriza. Kjo, sepse ata punojnė dhe luftojnė pėr qėllime realiste, tė arritshme dhe janė tė lumtur me atė qė kanė, edhe sikur tė jenė tė varfėr. Pra, duhet qė t’i pranojmė gjėrat qė na janė dhėnė, qė i kemi. Nuk duhet qė tė harxhojmė sasi tė mėdha kohe duke u ankuar pėr gjėrat qė na kanė ndodhur dhe si pasojė e tė cilave jemi frenuar qė tė ecim apo bėjmė pėrpara e si pasojė, tė mos ndihemi tė lumtur. Njė nga prerogativat e tė qenėt i lumtur ėshtė qė t’i gėzohemi asaj qė kemi. Sigurisht, kjo nuk do tė thotė qė tė mjaftohemi me aq, por tė jemi realistė.

Kėnaqu me atė qė bėn

Njerėzit e lumtur bėjnė gjėra qė u pėlqejnė dhe pėlqejnė gjėrat qė bėjnė dhe mbi tė gjitha, nuk shkojnė nė kėrkim tė parave dhe pushtetit apo edhe lavdisė. Nuk ka, pėr shembull, asnjė arsye qė tė mbetesh i ngjitur pas punės qė ke dhe qė nuk e do, tė vazhdosh tė rrish i rrethuar nga kolegė qė nuk kanė tė bėjnė me ty dhe qė tė paragjykojnė apo me tė cilėt nuk ke asnjė gjė tė pėrbashkėt. Njerėzit shpesh harrojnė se ka mundėsi qė tė jenė vėrtetė tė lumtur nė punėn e tyre dhe mbi tė gjitha, harrojnė se duhet ta kėrkojnė njė gjė tė tillė. Shumė njerėz kalojnė vitet mė tė mira tė jetės sė tyre duke u pėrpjekur qė tė bėjnė para pėr t’i pasur mė pas nė njė moshė mė tė thyer, duke sakrifikuar shėndetin dhe familjen nė kėtė proces tė gjatė, tė vėshtirė dhe plot mungesa e stres. Dhe pastaj, kur i kanė bėrė lekėt, i shpenzojnė nė pjesėn mė tė madhe pėr problemet shėndetėsore qė u janė krijuar gjatė viteve tė lodhshme tė punės pa pushim dhe me shumė stres dhe mbingarkesė. Ndėrkohė, edhe me familjen e tyre hasin vėshtirėsi tė mėdha, sepse kjo lloj pune u ka shkatėrruar lidhjet e domosdoshme pėr tė qenė nė harmoni dhe pėr tė dhėnė e marrė dashuri.

Jeto pėr tė sotmen

Mos jeto nė tė shkuarėn, mos e mbaj mendjen tek ato gjėra qė tė shkuan ters, tek dėshtimet apo zhgėnjimet. Njėherazi, mos krijo ide fikse pėr tė ardhmen dhe mbi tė gjitha, pėr tė ardhmen e largėt. Mos u streso dhe mos krijo ankthe pėr atė qė do kohė qė tė vijė. Njerėzit e lumtur jetojnė pėr tė tashmen. Ata kanė njė mendėsi pozitive. Nėse nuk mund tė jesh i lumtur sot, atėherė si mendon se do tė jesh i lumtur nesėr? Pėrse vallė mendon se gjėrat nesėr do tė jenė ndryshe?

Zgjidh lumturinė

Mos ki frikė qė tė rivlerėsosh qėllimet dhe objektivat e tua nė jetė. Imagjino jetėn tėnde si njė histori qė mund ta realizosh dhe ta ndryshosh sa herė qė vendos ta bėsh njė gjė tė tillė. Kjo mėnyrė fleksibėl kėrkon njė mendėsi shumė pozitive dhe njė mendje tė hapur. Duhet qė nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe aktive tė zgjedhėsh gjithmonė qė tė jesh i lumtur. Gjithmonė ke njė mundėsi tjetėr, ke lirinė pėr tė zgjedhur mėnyrėn nė tė cilėn mund tė zgjidhėsh njė situatė. Njė studim ka nxjerrė nė pah se njerėzit qė e ndiejnė se kanė njė mundėsi zgjedhjeje dhe e kanė jetėn e tyre nėn kontroll, janė mė tė lumtur se fatalistėt, pra njerėzit qė mendojnė se asgjė nuk mund tė ndryshohet me ndėrhyrjen personale dhe se gjėrat janė tė shkruara njė herė e mirė dhe nuk ndryshon asgjė. Sipas studimit, vendet e Europės Veriore janė shumė mė optimistė, ndėrkohė qė jugu i kontinentit ka njerėz mė fatalistė.

Marrėdhėniet

Ne e marrim lumturinė nga tė tjerėt dhe nga mbėshtetja qė u japim tė tjerėve. Kujtoni gjithmonė se ashtu sikundėr tė tjerėt mund tė na bėjnė ne tė lumtur, edhe ne mund tė bėjmė tė lumtur tė tjerėt. Duhet t’i duam njerėzit qė janė tė rėndėsishėm pėr ne. Njė studim tregon se njerėzit e martuar janė mė tė lumtur se beqarėt.

Rri me axhendėn plot

Nėse dėshiron tė jesh i lumtur, atėherė zhvillo njė personalitet social – prano ftesat pėr tė pirė njė gotė jashtė, bėhu pjesė e klubeve tė ndryshme, shko nė aktivitete sociale. Mėnyra mė e mirė pėr tė pasur kėnaqėsi, ėshtė qė tė jesh nė shoqėrinė e tė tjerėve. Krijo njė jetė tė pasur sociale dhe bėje kėtė jo si njė detyrim, por si njė shpėrblim qė i jep vetes pas njė dite tė lodhshme nė punė dhe pėr hir tė tė bėrit qejf.

Mos bėj krahasime

Ambicia nė vetvete ėshtė e shėndetshme dhe i bėn njerėzit tė lumtur, por ndėrkohė, njė ndjenjė tjetėr qė ngjan me ambicien, por ėshtė tėrėsisht negative ėshtė zilia, dhe zilia tė bėn tė palumtur. Duhet tė krahasohesh me tė tjerėt, por nė mėnyrė tė shėndetshme, jo tė sėmurė. Nė vend qė tė humbasėsh energji nė dėshirimin e pamundur tė asaj qė kanė tė tjerėt, mė mirė pėrqendrohu tek objektivat e tu dhe do tė ndihesh mė mirė.

Ji vetvetja

Ashtu sikundėr nuk duhet tė krahasosh veten me tė tjerėt, nuk duhet as tė vrasėsh shumė mendjen pėr atė qė mendojnė tė tjerėt pėr ty. Vetėm nė kėtė mėnyrė do tė jesh me tė vėrtetė vetvetja. Njerėzit e lumtur janė shumė spontanė, natyralė dhe tė vėrtetė. Ata thonė atė qė mendojnė dhe nuk janė shumė tė shqetėsuar se ēfarė mendojnė tė tjerėt pėr ta. Tė qenėt vetvetja, tė bėn tė lirė dhe autentik.

Mos u shqetėso

Mos e merr veten shumė seriozisht. Njerėzit e lumtur nuk shqetėsohen shumė dhe e dinė mirė se 90% e shqetėsimeve qė kanė nuk janė tė vėrteta.

Organizohu

Mund t’i keni zili ata njerėzit qė bėjnė jetė boheme, ku ‘rafsha mos u vrafsha’, pra i bėjnė gjėrat duke ndjekur nxitjen e momentit, por mos u gėnjeni. Njerėzit e lumtur planifikojnė dhe organizojnė jetėn e tyre, kanė qėllime dhe objektiva. Mund tė arrish atė qė dėshiron vetėm nė rast se nė radhė tė parė e di mirė ēfarė dėshiron me tė vėrtetė. Kėtu fillon gjithēka dhe mė pas tek organizimi i realizimit tė objektivit tėnd.

Mendo pozitiv

Grumbullimi i emocioneve negative dhe ndjenjave tė kėqija krijon njė shtrėngim tė madh psikologjik dhe mungesė rehatie fizike. Njerėzit e lumtur, duke drejtuar gishtin tregues nga gjoksi, vendi ku ndodhet stresi, i thonė kėtij tė fundit: Ik qė kėndej, ose do tė iki unė nga ty! Njerėzit e lumtur tentojnė qė tė shohin gjithmonė anėn e mirė tė gjėrave, edhe nė rastet mė tė errėta. Atletėt e suksesshėm e dinė si tė pėrqendrohen dhe tė fitojnė dhe nuk e nisin njė garė me frikėn e humbjes. Duhet qė tė zhvendosemi nga mendėsia negative dhe e dėshtimit dhe tė bėjmė tonėn ndjesinė pozitive dhe atė tė fitimtarit. Optimizmi ėshtė njė mekanizėm natyral i mendjes kundėr depresionit.

Vlerėsoje lumturinė

Lumturia mund tė mėsohet, por gjetja e domethėnies dhe e njė qėllimi nė jetė ėshtė rruga drejt lumturisė dhe jo anasjelltas. Njerėzit e lumtur vlerėsojnė dhe e kuptojnė se tė jesh i lumtur, i shton vite jetės tėnde dhe i jep jetė viteve tė tua.

Zattoo

696


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lumturia

Mesazh  Zattoo prej 21.05.14 22:22

Si ta pėrdorni filozofinė pėr tė arritur lumturinė

Filozofia e lashtė e stoicizmit u themelua pėr t’u pėrballur me kėtė problem: si tė jetojmė njė jetė tė mirė nė njė botė tė ashpėr?

Kėshilla

Jetojmė nė njė botė, qė nė shumė mėnyra ėshtė mė e parashikueshme dhe mė shumė nė kontrollin tonė, nga sa ka qenė mė parė. Mund tė parashikojmė motin, mund tė gjejmė informacion mbi ēdo subjekt tė mundshėm dhe ēdo gjė qė dėshirojmė mund tė jetė nė duart tona brenda 24 orėve.

Pėrtej kėsaj, kemi pak ndikim te gjėrat qė na ndodhin, pėrveē mėnyrės sesi reagojmė ndaj tyre. Siguria teknologjike, s’mund tė na ndihmojė pėr mendjen dhe dilemat e saj.

Filozofia e lashtė e stoicizmit u themelua pėr t’u pėrballur me kėtė problem: si tė jetojmė njė jetė tė mirė nė njė botė tė ashpėr? Si ta minimizojmė vuajtjen qė na sjellin ngjarjet mbi tė cilat nuk keni asnjė kontroll?

Njerėzit janė tė palumtur, sepse shkojnė pas gjėrave qė nuk mund t’i kontrollojnė apo se janė tė papėrgatitur pėr tė jetuar nė njė botė qė nuk varet prej tyre. Ata gjithashtu vuajnė, sepse krijojnė varėsi ndaj gjėrave qė s’mund t’i kontrollojnė. Vepra e madhe e perandorit romak, Aurelius “Meditimet”, e shkruar nė vitin 167 tė erės sonė shkruan pikėrisht pėr kėtė nocion. “Ti ke fuqi vetėm mbi mendjen tėnde, jo nė ngjarjet e jashtme. Kuptoje kėtė dhe do tė gjesh forcė”, shkruan ai.

Kėshillat filozofike

Prano se shumica e gjėrave nė jetė s’janė nė kontrollin tėnd

Feja e krishterė ka huazuar disa leksione tė stoicizmit, ku thuhet se duhen pranuar gjėrat qė janė jashtė kontrollit tonė dhe pranimi i vėshtirėsive ėshtė njė rrugė e vėshtirė drejt paqes. Tė krishterėt kanė shtuar edhe elementin e dorėzimit te dėshira e perėndisė. Ėshtė mirė tė qartėsohen gjėrat qė njė njeri mund t’i ndikojė dhe tė tjerėt mbi tė cilat nuk mund tė veprojė.

Kemi lirinė tė zgjedhim mendimet dhe veprimet tona

Mund tė vendosim sesa fuqi do tė ushtrojmė te mendimet dhe sjellja jonė, edhe nė situatat mė tė vėshtira. Filozofi romak, Ciceroni, pėrdor shembullin e torturės pėr tė ilustruar fuqinė e njė njeriu mbi mendimet e tij, tė cilat ai thotė se askush nuk mund t’ia largojė. Ai arsyeton se ndonėse njė njeriu mund t’i shkelet dinjiteti, ai kurrė s’mund tė zhvishet nga fuqia pėr tė qenė i lumtur.

Kthejini mendimet nė veprime

“Ēfarė qėndron nė rrugėn tuaj, bėhet rruga juaj”, shprehet Aureliusi. Shprehja e mėsipėrme nuk i pėrket vetėm njė filozofie me optimizėm tė verbėr, por ėshtė njė mėnyrė arsyetimi qė njeriu tė jetė i qartė me veten dhe tė ndėrmarrė me veprime gjėrat qė mendon. Nuk mund tė uleni diku dhe tė prisni qė t’ju ndodhė ajo qė meritoni tė keni, pėrkundrazi ju duhet tė lėvizni, qė tė keni atė qė meritoni. Vetėm kėshtu mund tė ndodhė.

Gjeni kėshtjellėn tuaj tė brendshme

Marcus Aurelius, i cili u pėrball me shumė vėshtirėsi nė jetė, mendohet se e ka shkruar librin “Meditimet” nga njė tendė e kampit romak tė luftės. Ai shkroi se ēdo njeri duhet tė ketė njė kėshtjellė tė brendshme, e cila do ta shėrojė sa herė tė plagoset. Jetesa nė njė vend tė brendshėm ku gjendet edhe paqja, ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė zgjidhur disa situata tė vėshtira  nė jetė. Njė shpellė e brendshme i jep dikujt mundėsinė tė penetrojė brenda vetes pėr tė gjetur lirinė e vėrtetė tė tij dhe pėr t’iu pėrgjigjur ngjarjeve qė s’i ka nė dorė, me gjakftohtėsi.

Mos prisni shumė nga tė tjerėt.

Merrni pėrgjegjėsitė tuaja dhe pranoni qė s’mund tė keni fuqi nė veprimet e tė tjerėve. Duhet tė kuptoni se ēdo njeri reagon ndryshe ndaj situatave tė ndryshme. Nėse arrini tė mendoni mendėsinė se ju nuk shqetėsoheni prej veprimeve tė tė tjerėve, kėshtu nuk do t’jua lėndojė askush ndjenjat. Vėreni logjikėn pėrpara gjithēkaje.

Universi do tė kujdeset pėr ju

Duhet ta shohim botėn sikur ajo tė jetė nė anėn tonė, vetėm kėshtu do tė arrijmė tė marrim prej saj mė tė mirėn. Sė bashku me vizionin e qartė pėr ato qė dėshironi dhe me ndjenjėn pozitive se mund t’i keni gjėrat qė kėrkoni, asgjė s’mund t’ju ndalė. Aurelius u shpreh se duhet ta shohim jetėn, pėrfshirė edhe sfidat e lodhshme, si njė “mik tė vjetėr dhe besnik”.

Zattoo

696


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lumturia

Mesazh  Odin prej 11.06.14 23:48

Falėnderimi dhe mirėnjohja ju bėjnė njerėz tė lumtur



Njėra prej shprehive mė tė ēuditshme tė njerėzve tė lumtur ėshtė falėnderimi. Ata e vėrejnė , e ndjejnė, hulumtojnė dhe praktikojnė. Falenderimi liron nga stresi, ngrit disponimin qė pozitivisht ndikon nė kompletimin e imunitetit. Kėshtu do tė ndėrtoni mardhėnie kualitative me kėnd do qė dėshironi.

Njerėzit shpesh harrojnė nė kėtė shprehi tė thjeshtė, qė nuk ėshtė aq e vėshtirė nėse e praktikojmė ēdo ditė. Megjithate, si ėshtė ajo qė njerėzit e lumtur ndjejnė falenderim pa marrė parasysh problemet. Kanė sėmundjen e kancerit, ata janė tė falenderueshmė pėr ndihmėn medicinale qė ja u mundėson mbėshtetja familjare. Nėse nuk kanė familje apo partner, janė tė falenderueshėm ndaj shoqėrisė. Janė tė papunė, shembull, janė tė falenderueshėm tė paktėn qė kanė kulm mbi kokė.

Njerėzit e lumtur janė tė falenderueshėm ndaj imtėsive

Ata nuk i marrin tė parėndėsishme ndodhitė e pėrditshme, si atė qė nė mėngjes janė zgjuar shėndosh e mirė, qė kanė ujė, rrymė, shikim dhe bukė. Ata tė gjitha kėto i vėrejnė dhe janė tė kėnaqur.

Njerėzit e lumtur me vetėdije ndajnė kohė pėr falenderim

Ata kanė disa mėnyrė pėr falėnderim. Kjo mund tė jetė qė gjatė ditės ndajnė kohė qė tė bėjnė listėn e gjėrave pėr tė cilat janė mirnjohės. Gjithashtu edhe gjatė ngrėnies mendojnė pėr atė se sa tė bekuar janė. Ata ndjenjėn e mirėnjohjes e kanė praktikė ditore.

Njerėzit e lumtur e tregojnė mirėnjohjen

Ata gjejnė kohė tė jenė mirėnjohės pėr tė gjitha pėrvojat qė i kanė arritur. Ato nuk janė vetėm fjalė: Ata e ndjenė mirėnjohjen. Ajo mund tė jetė ndjenjė lehtėsimi, psherėtim apo thjesht njė gjest qė tregojnė qė e kanė parė atė ndjenjė.

Njerėzit e lumtur janė mirėnjohės pėr ata qė i rrethojnė

Kanė shprehi mirėnjohjeje me njerėzit e afėrm pėr imtėsi. Shpesh do u japin komplimente, i falenderojnė dhe marrin reagime pozitive si kėmbim.
Njerėzit e lumtur flasim pėr mirėnjohje

Ata ndajnė me tė tjerėt ndjenjėn e mirėnjohjes dhe kėnaqėsisė. Ata me qasjen e tyre pėr mirėnjohje i bėjnė tė ndihen mirė edhe njerėzit pėrreth.
Njerėzit e lumtur janė falenderues edhe pėr arritjet e fatin e tė tjerėve

Ata kėnaqen nė fatin e tė tjerėve. Ata jetojnė nė botė ku ka vend pėr tė gjithė. Nuk e shohim arritjen e dikujt si dėshtim tė tyre. Pėr ata fitimi ėshtė diēka qė ndahet dhe janė tė gjithė tė lumtur.

Njerėzit e lumtur e dinė qė jeta ėshtė e ēuditshme

Edhe ju mund ta shikoni jetėn nė kėtė mėnyrė. Andaj, hapini sytė, le tė jetė mirėnjohja shprehi e juaja pa marrė parasysh rrethanat. Shikojini dhe numrojini tė gjitha ēastet tuaja tė lumtura.


Odin

602


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lumturia

Mesazh  Siroco prej 24.11.14 13:01

Zgjidh lumturinė



Mos jeni edhe ju nga ata qė heqin shpejt dorė nga diēka? Jeni nga ata qė thonė “Nė tė vėrtetė dėshiroj tė bėj shumė gjėra, tė ndryshoj shumė tė tjera, por heq dorė pa filluar mirė”? Nėse jeni tė tillė, atėherė vazhdoni leximin. Nėse mendoni se ia arrini ēdo gjėje tė vendosur nė kokė, atėherė kėtė shkrim mund t’ia dėrgoni njė mikut tuaj nė nevojė.

Ē’ėshtė e vėrteta, ēdo tėrheqje mbrapa ėshtė njė zgjedhje. Nė ēdo ēast zgjedhim diēka. Shikoni pak se ēfarė zgjidhni dhe nga se hiqni dorė. Cila ju pėlqen mė shumė? Pse ju pėlqen? Tashmė ka ardhur koha tė tregoheni tė guximshėm, tė pėrballeni me veten.

Njeriu ėshtė njė mbledhje e zakoneve, veseve tė tij; ne bėjmė zgjedhje nė varėsi tė zakoneve tona. Nėse na duhet tė japim njė shembull krejt tė thjeshtė: ju ende nuk keni filluar tė bėni sport, por parapėlqeni tė rrini ulur. Tė qėndrosh ulur ėshtė e thjeshtė, ėshtė pasivitet, dhe pasiviteti ėshtė njė zakon. Nėse para jush vendoset njė tortė dhe njė sallatė, cilėn do tė zgjidhnit? Edhe ushqyerja e pashėndetshme ėshtė njė zakon.

Edhe tė jesh i lumtur ėshtė njė zakon. Ēdo gjė e pėrsėritur dhe e bėrė vazhdimisht e rregullisht shndėrrohet nė njė zakon dhe bėhet njė sjellje shumė e lehtė pėr ne. Ēdo zakon ka njė rezultat. Nėse ky rezultat nuk ju shėrben apo ju dėmton mė shumė, atėherė ju mund tė hidhni hapa tė tjerė pėr tė fituar njė zakon tė ri. Provoni tė zgjidhni atė qė doni pėr 21 ditė rresht. Kujtojani vetes ēdo ditė se ēfarė keni zgjedhur.

Ndoshta keni nevojė pėr pak motivim. Atėherė mendoni pak pėr rezultatin qė do vijė nga zgjedhja juaj e re. Shkruani nė njė vend tė paktėn 20 pėrfitimet tuaja nga ky zakon. Shkruani ēfarė do t’ju mundėsojė zgjedhja juaj, ēfarė do ndryshojė nė jetėn tuaj etj. Kėtė listė vendoseni nė njė vend ku mund ta shihni ēdo ditė. Buzėqeshni dhe bėni zgjedhjen.

Tė jetosh nuk do tė thotė thjesht tė marrėsh frymė. Tė jetosh do tė thotė tė mėsosh, tė zbavitesh, tė prodhosh ide, tė bėhesh i dobishėm, tė zbulosh, tė kėrkosh strehim... Cilėsinė e jetės sė njė njeriu e pėrcaktojnė zakonet e tij. Ndoshta sot ėshtė dita e krijimit tė njė zakoni tė ri. Koha mė e mire ėshtė “tani”. Zgjedhjet janė tė ndryshme:

- tė ushqehesh nė mėnyrė tė shėndetshme;
- tė bėsh sport;
- tė mendosh pozitivisht;
- tė jesh i lumtur;
- tė buzėqeshėsh...

Ti me cilėn prej tyre do tė fillosh?

Aisa Kokiēi

Siroco

238


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lumturia

Mesazh  Berti69 prej 03.02.15 1:00

Sekretet pėr njė jetė tė lumtur!

Sekretet e njė jete tė lumtur, nė paqe dhe tė mbushur plot surpriza dhe dashuri.
Si mund ta bėjmė jetėn tonė mė tė mirė thjesht duke bėrė gjėrat e duhura?

Mė poshtė do tė rendisim disa nga sekretet qė ju bėjnė tė ndiheni tė lumtur.

1. Jini mirėnjohės pėr gjithēka. Tė mirat, tė kėqijat, tė bukurat, tė pakėndshmet, gjithēka ndodhin pėr njė arsye. Vetė jeta ėshtė njė dhuratė e paēmuar, jini mirėnjohės qė jeni mbi dhe, jo nėn tokė.

2. Shihini gjėrat me sy tjetėr. Perceptimi i gjėrave ėshtė njė nga ato momentet qė tė ndėrron mėnyrėn e jetesės. Ju keni nė dorė "syzet" me tė cilat doni tė shihni jetėn, zgjidhni mes frikės, lėndimit, zemėrimit apo lumturisė, bukurisė dhe guximit.

3. Jini tė vėrtetė me veten. Gėnjeshtrat mė tė mėdha ia themi vetes dhe kėtu fillojnė problemet e shumta me tė tjerėt, nėse do tė zgjidhni ta doni veten, ata qė ju rrethojnė, do tė bėjnė tė njėjtėn gjė dhe e anasjella.

4. Bota ėshtė si pasqyrė. Tek tė tjerėt shohim pasqyrimin tonė, nėse u qeshim njerėzve, ata do tė na qeshin, nėse i injorojmė, do tė na injorojnė. Bėhuni njė pasqyrim i mirė.

5. Ēdo njeri e takojmė pėr njė arsye. Shprehja "mė mirė tė mos tė kisha njohur", nuk ka pėrse tė thuhet, kur ēdo njeri nė jetėn tonė na jep njė mėsim tė caktuar, disa na japin leksione lumturie, tė tjerė leksione mbi lėndimin.

6. Besoni. Besimi te dikush ėshtė shprehja e qartė e dėshirės pėr ta kuptuar atė njeri. Nėse ju besoni te njerėzit apo te njė qenie mė e madhe, do tė ndjeni se bota ėshtė njė vend mė i sigurt.

7. Kurrė mos i merrni gjėrat personalisht. Njerėzit qė i marrin gjėrat shumė personale, janė mė tė palumturit. Njerėzit e vegjėl hakmerren, njerėz e mesėm mbajnė hatėr, ata tė mėdhenjtė injorojnė.

8. Shėtitjet nė natyrė bėjnė mirė. Ajri i pastėr dhe bukuria e natyrės ėshtė mėnyra mė e mirė pėr t`u qetėsuar dhe pėr t`u ndier mė mirė. Mund tė mėsoni shumė pėr jetėn, nėse vėzhgoni natyrėn.

9. Njerėzit e lėnduar tė lėndojnė. Nėse do t`i merrni jetės mė tė mirėn, mos lėndoni tė tjerėt. Dashuria ėshtė rruga mė e mirė pėr tė pasur lumturi nė zemėr. Nėse nuk mund tė shkoni mirė me dikė, atėherė duajeni nga larg.

10. Vuajtja tė mėson lumturinė. Ashtu sikurse qetėsia qė vjen pas stuhisė, edhe njerėzit kalojnė shumė tė kėqija dhe vuajtje nė jetė, pėrpara se tė arrijnė lumturinė. Mos u dorėzoni!

11. Perfeksioni ėshtė iluzion. Personat qė shkojnė pas mė sė mirės, pas perfeksionimit, nuk gjejnė kurrė qetėsi. Jemi njerėz, ėshtė normale tė jemi tė mbushur me gabime, por kjo na bėn unikė nė llojin tonė. Pranojeni veten.

12. Shihni afėr. Shumė njerėz pėrqendrohen tek sfidat e tyre afatgjata, aq sa harrojnė jetėn e tashme, harrojnė bukuritė qė kanė pėrreth dhe nė fund, jeta i duket pa shije dhe shumė e shkurtėr. Shijoni ēdo sekondė dhe lėreni jetėn t`ju rrjedhė natyrshėm.

13. Kėnaquni gjatė udhėtimit. Jeta nuk ka tė bėjė me vendin e mbėrritjes, sepse vdekja ėshtė e vėrteta e hidhur nė fund tė jetės. Ajo qė mund tė bėni ėshtė tė shijoni udhėtimin e jetės suaj.

14. Falja ju bėn mirė. Nėse falni dikė qė ju ka lėnduar, i keni dhėnė paqe vetes dhe ky ėshtė elementi mė i rėndėsishėm pa tė cilin nuk mund tė jetoni.

15. Ndiqni intuitėn. Zėri juaj i brendshėm ėshtė njė udhėheqės i mirė pėr raste vendimtare nė jetė, mos e shpėrfillni.

16. Shfaqni veten. Tregojeni veten me tė mirat dhe tė kėqijat tuaja, ju jeni unikė, nuk ka tė dytė si ju nė kėtė botė. Lėreni atė qė jeni vėrtet tė dalė nė pah.

17. Ne jemi krijues. Kini besim te njerėzit, ne kemi krijuar kaq shumė gjėra tė bukura dhe tė nevojshme, merreni qenien njerėzore mė seriozisht dhe me dashuri.

18. Ju jeni dritė. Ēdo njeri ėshtė njė dritė, njė ngjyrė e veēantė, ndriēoni. Ēlironi energjitė tuaja pozitive.

19. Mos e merrni jetėn shumė seriozisht. Fundja askush nuk do tė dalė qė kėtej gjallė! Buzėqeshni, zgjidhni problemet thjesht, rrezikoni dhe argėtohuni.

20. Rrethohuni nga njerėz qė ju duan. Jo vetėm kaq, por sigurohuni qė tė keni pranė njerėz qė ju kuptojnė, dashuria jo gjithnjė ėshtė aq syēelėt sa tė mos i dojė tė tjerėt me ego.

21. Jini elastikė. Ndiqni pasionet tuaja, jetoni me ėndrra dhe vizione. Nga ana tjetėr, mos harroni t`i merrni gjėrat siē vijnė.

22. Jepni qė tė merrni. Ndajini me tė tjerėt bekimet qė keni, dashurinė, talentin, menēurinė. Nėse ndani pa tė keq do tė merrni gjėra tė bukura dhe tė sinqerta nga tė tjerėt.

23. Ēdo gjė me masė. Mos i shpėrfillni tė gjitha kufijtė. Disa prej tyre janė tė rėndėsishėm tė ruhen, mbani drejtpeshim.

24. Thoni "po". Gjithēka ju duhet nė jetė, ėshtė tė mėsoni tė thoni po ndaj atyre qė ju paraqiten, do tė kuptoni se jeta ėshtė kaq e bukur dhe do tė ndiheni tė bekuar.

25. Pėrzgjidhni miqėsinė. Ruani miqtė e mirė, tė tjerėt mbajini nė zemėr. Nėse keni njė mik qė nuk ju kupton, mos e shpėrfillni, por mos e afroni aq shumė sa t`ju lėndojė.

26. Frika nuk ėshtė e mirė. Jini aventurierė, ndiqni gjėrat me pasion, mos u trembni shpejt dhe guxoni pėr mė tė mirėn.

27. Tejkalojini dyshimet. Nėse po kėrkoni lirinė e vėrtetė, mos jini dyshues pėr gjithēka, mos kini frikė pėr ato qė do t`ju ndodhin, thjesht besojini vetes dhe gjithēka do tė shkojė siē duhet.

28. Trupi ėshtė automjeti qė na ēon tek ėndrrat. Trajtojeni trupin tuaj me dashuri dhe furnizojeni me shėndetin mė tė mirė. Por mos u fiksoni pas imazhit, mjafton tė ndiheni mirė me veten.

29. Shpreheni dashurinė. Nėse e keni dashurinė pėr dikė dhe nuk e shprehni, ėshtė sikur t`i keni blerė dikujt njė dhuratė dhe tė mos ia jepni. Shpėrndajini dhuratat e dashurisė.

30. Keni tė tashmen. E shkuara ėshtė ashensori qė na solli kėtu, e ardhmja ėshtė kati mė i lartė i ndėrtesės sė jetės, duajeni tė tashmen, atė mund ta ndryshoni.

31. Jeta ka ulje-ngritje. Nėse jeta do tė ishte njė rrugė e drejtė, do tė ishim mėrzitur tashmė, por ajo ka ulje-ngritje tė vazhdueshme dhe kjo na bėn tė jemi tė interesuar pėr tė jetuar.

32. Ne jemi tė gjithė njerėz. Askush nuk ėshtė mė i mirė apo mė i keq se ju, ne jemi tė gjithė njė familje, njerėzor.

33. Jini mirėnjohės ēdo ditė. Ndjeni bekimin e gjėrave qė keni nė jetė, qė nga mė tė mėdhatė deri te mė tė voglat. Praktikoni mirėnjohje ēdo ditė dhe do tė ndjeni lumturi, shėndet dhe gėzim.

34. Ne nuk jemi qendra e universit. Sigurisht ne jetojmė nė planetin Tokė dhe njohim vetėm veten, por jashtė vogėlsisė sonė ka njė univers gjigant dhe miliona galaksi tė pazbuluara.

35. Bota ka nevojė pėr dashuri. Njerėzit vdesin nga uria, nga tė ftohtit, por nuk ka mė keq se uria pėr dashuri dhe ftohtėsia e zemrės, jini tė dashur.

36. Ju jeni guruja. Gjithė jetėn na mėsohet ēfarė tė bėjmė, si ta bėjmė, ēfarė tė mendojmė, pėrtej kėsaj kthjellohuni, jeni ju guruja i jetės suaj. Vendosni ju se ēfarė tė bėni.

37. Lumturia vjen natyrshėm. Mos e ndiqni lumturinė me forcė, ajo ėshtė si njė zog qė largohet nėse ju i afroheni. Mėnyra mė e mirė pėr tė bėrė zogun e lumturisė t`ju afrohet ėshtė tė prisni dhe ta ushqeni me dashuri.

E.Haxhiu

Berti69

499


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lumturia

Mesazh  Siroco prej 14.03.15 2:50

Kėshilla tė thjeshta pėr tė qenė mė tė lumtur



Kujdesuni pėr njė lule

Kujdesi pėr njė lule ose bimė mund tė jetė njė ndihmė e madhe pėr humorin e njerėzve, pėrderisa ditė pas dite kjo formė e vogėl jete do tė bėhet mė e madhe dhe mė e bukur, falė kujdesit tuaj. Ndėr tė tjera, studime tė shumta kanė demonstruar se prezenca e luleve pėrreth nesh, si nė shtėpi ashtu edhe nė punė, ngre humorin, redukton stresin, sjell tė mira psikologjike dhe rrit pėrqendrimin, produktivitetin etj.


Meditoni

Tonya Jacobs, nga Universiteti i Kalifornisė, ka ndjekur njė studim shumė interesant mbi lidhjen mes meditimit tė ndėrgjegjshėm dhe prodhimit tė kortizolit (hormon stresi) te njerėzit. Studimi u fokusua te 57 persona, tė cilėt me rastin e eksperimentit kaluan tre muaj nėn meditim. Nė fund tė studimit u zbulua se falė procesit tė meditimit, niveli i kortizolit u ul nė mėnyrė tė konsiderueshme!


Imagjinoni “tė verdhėn”

Hulumtuesit kanė vendosur tė kryejnė njė studim pėr t’i pėrcaktuar njė ngjyrė lumturisė. Rezultati tregoi se mazhoranca e tė intervistuarve e lidhte lumturinė me ngjyrėn e verdhė. Ndaj, kur tė ndiheni tė trishtuar, fokusohuni tek e verdha ose filloni ta vishni atė, nė mėnyrė qė tė krijoni njė valė pozitiviteti nė veshjet tuaja!

Dėgjoni muzikė “pozitive”

Muzika ėshtė njė element thelbėsor nė jetėn e ēdokujt, sepse ka njė efekt qė “godet globalisht” personalitetin, duke prekur tė gjitha dimensionet e unit. A e keni vėnė re se, sa herė qė jeni tė trishtuar, keni tendencė tė dėgjoni muzikė tė trishtuar dhe si pėrfundim jeni edhe mė tė palumtur? Sipas tė njėjtit princip, dėgjimi i muzikės qė prodhon “prekje pozitive” ka njė ndikim pozitiv te humori juaj. Kjo gjė ėshtė treguar edhe nga njė studim i publikuar te Gazeta e Psikologjisė Pozitive, i udhėhequr nga Yuna L. Ferguson e Kennon M. Sheldon.


Bėni njė shėtitje nė park

Nė kohėt e lashta, poetėt i kanė kėnduar mrekullitė e tyre pėrpara natyrės dhe kanė brohoritur me zė tė lartė efektin pozitiv tė kėsaj mbi tė kėqijat e shpirtit. George MacKerrona dhe Susana Mouratoc, dy studiues anglezė, kanė studiuar sė fundmi kėtė lidhje mes mirėqenies dhe ambientit natyror dhe nga eksperimenti i tyre ka dalė se ekziston njė lidhje efektive. Prandaj, shpenzimi i njė pjese kohe nė natyrė tė qetė, ka njė efekt qetėsues dhe relaksues pėr humorin tonė.


Ushtrojeni trupin tuaj

“Mendje e shėndoshė me trup tė shėndoshė”, thoshin latinėt dhe nuk ka asgjė mė tė vėrtetė sesa kjo gjė. Njė studim interesant ka treguar nė fakt se gjendja e trurit tonė pas 40 minutave lexim, tė ulur nė divan, ėshtė shumė herė mė e ndryshme nga ajo e pas 40 minutave tė kaluara, duke bėrė ushtrime fizike. Pasi tė keni bėrė sport, nė fakt, truri rezulton shumė mė aktiv. Ndėrkohė, ėshtė treguar edhe se rezultatet pozitive tė ushtrimeve fizike nė trup, kanė njė impakt tė mirė te humori ynė, duke na bėrė mė tė lumtur.


Qeshni

E qeshura i bėn shumė mirė shėndetit: vė nė lėvizje rreth 20 muskuj tė fytyrės sė njerėzve, heq tensionin dhe ul ankthin. Ndėrkohė, njė e qeshur me gjithė shpirt bėn qė trupi ynė tė prodhojė endorfinėn, e cila lufton stresin, dobėsinė fizike dhe atė mendore, por edhe encefalinėn, qė forcon sistemin imunitar. Kjo gjė ėshtė provuar nga studime tė vėrteta shkencore. Pėr ta besuar, qeshni sa mė shumė.


Hani mirė

Mund tė duket njė budallallėk, por ne jemi ata ēfarė hamė. Zgjedhja e ushqimeve tė duhura, ėshtė shumė e rėndėsishme, sepse njė fizik i shėndetshėm e bėn mendjen tonė qė tė punojė mė mirė dhe nė kėtė mėnyrė e bėn mė tė qetė humorin tonė. Sipas studimeve, ka shumė ushqime, tė cilat mund tė na bėjnė mė tė lumtur, sepse pėr shembull, rrisin vlerat e endorfinės. Mes kėtyre produkteve ēudibėrėse, pėrmendim ēokollatėn dhe luleshtrydhet.

Siroco

238


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lumturia

Mesazh  Berti69 prej 09.04.15 14:20



Lumturia, kjo supermaci shpirterore per te cilen filozofet, psikologet, dijetaret e ndryshem kane folur pambarimisht po kthehet ne nje term “jetim”, sepse ne jeten e perditshme po verehen perhere e me shume sjellje “anti-lumturi”, vetvrasjet po shtohen me ritme te pandalshme, lufterat nuk po kane te sosur, menyrat e reja te jeteses dhe ritmi i shpejte i saj po shtojne sjelljet stresante dhe depresive. Ne keto situate mendja njerezore behet gjithnje e me shume mosbesuese dhe e shtyn qenien drejt labirinteve te thella dhe konfuze te mendimit per jeten dhe lumturine.

Ku ndodhet lumturia?

Njerezimi ka arritur ta beje jeten shume dimensionale dhe perfshirjen ne te pothuaj te gjithanshme. Emancipimi i jetes ka bere qe njeriu, kjo krijese e larte, te eksploroje kozmosin, te informatizoje jeten, te depertoje ne imtesiste mikroskopike, etj. Njeriu krijoi perla te letersise, mrekullite arkitektonike, vepra te perjetshme arti, qe deshmojne anen me kreative dhe sublime te tij. Siē shihet nga viti ne vit, nga nje kohe ne tjetren, jeta njerezore evoluon, njeriu nderron botekuptime, nderron aparencen dhe sjelljen e tij ne menyre qe jeten ta beje sa me te kendeshme dhe te rehatshme, por a e arriti lumturine?! Shekulli XX-te ishte zeniti i zhvillimeve njerezore. Pikerisht ne kete shekull afirmohet si shkence psikologjia qe ka si objektiv studimin dhe mireqenien shpirterore te njeriut, nje jete me te mire, me me pak stres, me me shume mundesi qe ēdo individ te afirmohet ne nje jete me te lumtur. Psikologet servirnin njeri pas tjetrit teorite e tyre per njerezit, por ai qe mori me shume fame , qe beri promovimin me te gjere te psikologjise eshte Frojdi. Mjeku gjerman beri buje, sepse eksploroi tabute e vendosura nga shoqerite njerezore. Ai u perpoq te depertoje ne labirintet me te thella te psikikes njerezore.

Duke e konsideruar njeriun nje qenie shume komplekse, qe here vepronte ne ndikimin e moralit, vetedijes dhe shpesh nen veprimin e instikteve, Frojdi vuri theksin ne rendesine dhe ndikimin e anes se pandergjegjshme te ēdo individi dhe rolin e saj ne njohjen, sjelljen dhe te menduarit e gjithesecilit. Frojdi shikonte instiktet si nje instance motivuese qe ushtrojne presion te vazhdueshem per plotesimin e tyre, mbi psikiken njerezore. Ai vuri theksin me shume tek instiktet biologjike- seksuale (ēelsi i suksesit dhe i deshtimit te tij). Frojdi sugjeronte qe instiktet biologjike kane frenat e drejtimit te jetes. Frojdi thote qe lumturia arrihet atehere kur keto instikte plotesohen . Mosplotesimi i tyre ben qe njeriu te largohet prej harmonise individuale dhe mireqenia personale fillon e ē’ekuilibrohet, gje qe shpie ne nje kunfozion dhe mungese te lumturise.

Sigurisht, njeriu eshte krijesa me komplekse dhe per te gjetur rrugen drejt lumturise, te gjitha elementet perberes te tij duhet te jene ne harmoni. Pjesa instiktive eshte nje nga elementet e psikikes se njeriut, por jo vete psikika, prandaj edhe kerkesat qe shtron kjo pjese per plotesim, jane nje pjese e kerkesave te pergjithshme, me te cilat ndeshet psikika jone. Si mosplotesimi, ashtu edhe plotesimi pa kriter, ne kundershtim me interesat e “aktoreve” te tjere te psikikes sone, prish ekuilibra dhe ēon ne ērregullime, qe shfaqen ne formen e anktheve dhe depresioneve te dryshme. Orientimi i drejte i instikteve njerezore eshte premise per ruajtjen e ekuilibrit psikik, e per pasoje i nje jete te qete e te lumtur.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


499


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lumturia

Mesazh  Hidra prej 27.01.16 12:01

Gjėrat qė ndikojnė nė lumturinė tonė:

Mbani larg personat negativė ose ata qė ju mbushin me energji negative

Fokusohuni nė ato gjėra qė keni, jo nė ato qė do tė donit

Buzėqeshni mė shpesh ėshtė terapia mė e mirė

Bėni zgjedhje realiste nė jetė jo zgjedhje tė detyruara

Pėrpiquni tė shikoni gjithnjė anėn pozitive tė njerėzve

Jetojeni jetėn pėr veten jo pėr tė tjerėt

Nė fund do tė ndiheni shumė tė lumtur
avatar
Hidra

55


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi