Zhduken zogjtė!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Zhduken zogjtė!

Mesazh  Zattoo prej 12.11.12 16:13

Zhduken zogjtė!



Ka kohe qe neper bote po ben shume buje lajmi i ngordhjes se zogjve ne mase ne vende te ndryshme ne menyre te papritur dhe te pashpjegueshme. Ajo cfare ka terhequr vemendjen me se fundmi eshte zhdukja e qindra pellumbave ne Angli.

Britaniket te cilet jane shume te afeksionuar me zogjte jane shume te shqetesuar ne kete periudhe pasi qindra prej pellumbave te tyre jane duke u zhdukur ne nje zone diku mbi Angli dhe askush nuk duket se mund te shprehet ne lidhje me shkaqet e kesaj, apo se cfare u ndodh pellumbave qe zhduken.

Nga 232 zogjte qe u leshuan ne North Yorkshire ne diten e shtune nga nje klub Skocez per garat er pellumbave, vetem 13 prej pellumbave arriten te kthehen ne shtepine e tyre ne Skoci. Shume pronare te ketyre pellumbave garues kane raportuar qe kane humbur kete vit me shume se gjysma e tufave te tyre qe kur ka filluar sezoni i garave ne prill dhe kjo gje nuk kishte ndodhur asnjehere. Ka disa teori te ndryshme qe jane hedhur ne lidhje me kete fenomen.

Ka teori te besueshme dhe te bazuara ne fakte, por ka edhe nga ato teori qe duket se nuk i kane bazat ne asnje vend. Nje prej ketyre teorive eshte qe keto lloj pellumbash kane evoluar miliona vjet me pare nga minjte qe i kane vjedhur krahet e tyre nga engjejt. Kjo lloj specie eshte shtuar ne menyre seklektive per te gjetur rrugen e tij per ne shtepi edhe ne distanca pprej qindra e mijera miljeve.

Sipas kesaj teorie te pabesueshme arsyeja e zhdukjes se ketyre pellumbave eshte Djalli qe po i therret.

Problemi i zhdukjes se pellumbave ka sjelle probleme financiare per mbajtesit e tyre te cilet, sipas Telegraph, vetem me zhdukjen e nje pellumbi te vetem te tille kane nje humbje prej mijera dollare. Njerezit e apasionuar pas pellumbave e kane pagezuar vendin ku duket se zogjte po zhduken me emrin “Trekendeshi i Bermudave”.

Teoria me e besueshme pas zhdukjes se zogjve eshte qe fajin per zhdukjen e zogjve e ka numri i madh jo i zakonshem i shirave qe kane rene gjate kesaj vere qe i ben ata qe te fluturojne rreth shiut dhe kjo do te rezultonte qe ata te perfundonin lark rruges se tyre. Ndersa disa njerez te tjera kane sugjeruar qe zakonisht nivelet e larta te aktivitetit diellor kane shtremberuar fushat magnetike, duke e prishur keshtu sistemin e brendshem te orientimit te zogjve.

Nje teori tjeter pretendon qe faji i duhet vene ne nje menyre sinjaleve nga nje baze spiune e Shteteve te Bashkuara ne Menwith Hill, North Yorkshire, e megjithate, nese pellumbat jane si i quajne ata; pellumba normale dhe jo pellumba spiune, ata nuk duhet te kene pse te shqetesohen per asgje pasi nuk ka lidhje me ta. Nderkohe vazhdojne te hidhen hipoteza te ndryshme.
avatar
Zattoo

673


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi