Pėrvoja jashtė-trupore

Shko poshtė

Pėrvoja jashtė-trupore

Mesazh  Zattoo prej 12.12.11 23:28

Pėrvoja jashtė-trupore

Gjatė historisė ekzistojnė personalitete qė thonė se kanė pėrjetuar pėrvojė jashtė-trupore. E kanė lėshuar trupin dhe kanė pasur mundėsi ta shohin vetveten.

Sipas raporteve, kjo mė sė shpeshti ndodh kur personat kanė qenė para vdekjes apo nė operacion. Raportet e grumbulluara janė aq pėrshkrues dhe tė detajuar, sa qė shumė shpesh pėrdoren si dėshmi pėr ekzistimin e shpirtit dhe parajsės.

Megjithatė, kėtė herė shkencėtarėt thonė se kanė arritur tė shpjegojnė kėtė mit nė atė mėnyrė qė artificialisht kanė krijuar pėrvojė jashtė-trupore me ndihmėn e kamerave dhe kompjuterėve.

Ata besojnė se ndjenja e veēimit nga trupi krijohet kur truri ėshtė nė gjendje tė konfuzionit tė plotė pėr shkak tė informatave tė pėrziera qė i dėrgojnė shqisat – dhe kjo assesi nuk mund tė jetė dėshmi pėr ekzistimin e “dimensioneve shpirtėrore” tė caktuara.

Profesori Olaf Blanke dhe djali i tij nga Universiteti i Gjenevės kanė arritur tė gjejnė vullnetarė qė i kanė vendosur nė trup tė njė avatari – vizione tė krijuara nė mėnyrė kompjuterike nga vetė ata. Nga vullnetarėt kanė kėrkuar tė mbajnė syze qė kanė qenė tė lidhura me fotografi tė avatarit para kamerave.

Fotografia qė kanė marrė pėrmes syzeve ka qenė e tyrja, vetėm se tė xhiruara nga mbrapa. Kur do t’ia preknin shpinėn, ajo tregohej edhe nė avatarin qė ata shikonin, qė ka bėrė tė besojnė se trupi virtual ėshtė i tyre. Kjo ka sjellė nė konfuzion tė madh vullnetarėt. Nė tė vėrtetė, ata nuk dinin se cili trup ėshtė i tyre, edhe pse ishin tė larguar dy metra nga modeli virtual.

“Vizioni dhe prekja ka krijuar humbje tė plotė te vullnetarėt. Filluan tė mendojnė se avatari ėshtė trupi i tyre. Arritėm nė mėnyrė artificiale tė krijojmė pėrvojė jashtė-trupore. Gjithashtu, arritėm t’i veēojmė prekjen dhe shikimin, kėshtu qė personat me tė vėrtetė kanė menduar se trupi i tyre ėshtė dy metra mė tutje”, deklaroi profesor Blanke dhe shtoi se pėrvoja jashtė-trupore ėshtė rezultat i zhvendosjes sė vogėl nė tru qė ėshtė pėrgjegjėse pėr dallimin mes shikimit dhe prekjes.

Duke gjykuar sipas hulumtuesve, ky zbulim do tė mund tė marrė vlerė komerciale pėrmes video-lojėrave tė shumta, qė do tė ngrinte nivelin e adrenalinės sė lojtarėve nė njė nivel krejtėsisht tė ri.
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi