Si e kuptova se kam vdekur

Shko poshtė

Si e kuptova se kam vdekur

Mesazh  Odin prej 10.11.12 20:31

Si e kuptova se kam vdekur



Parapsikologjia, si njohuri e re shkencore nė formim e sipėr, qė merret me studimin e fenomeneve tė ndryshme paranormale dhe jashtėshqisore, kohėve tė fundit pasurohet edhe me njė segment specifik tė fushės sė saj tė gjerė kėrkimore - fenomenin "nde" (shkurtesė nga anglishtja: Near Death Experience - Eksperienca "Afėr vdekjes"), qė kanė tė bėjnė me dėshmitė gjithnjė e mė tė shpeshta tė pėrjetimeve tė shumė njerėzve, pas kontakteve tė afėrta me vdekjen.

▪ Decenieve tė fundit, mjekėt dhe shkencėtarėt ballafaqohen me rastet e jashtėzakonshme qė nuk mund tė shpjegohen me njohuritė tona ekzistuese tė shkencės bashkėkohore.

Konkretisht, fjala ėshtė pėr pėrjetimet mrekulluese tė individėve tė shumtė, pas gjendjes sė komės, vdekjes klinike, transit psikik... pra, pas pėrjetimit tė ndjenjės "nė kufi tė vdekjes" dhe tė rikthimit tė sėrishėm nė jetė. Edhe pse instrumentet tejet tė ndjeshme medicinale, nė ato momente nuk shėnonin asnjė aktivitet tė vetėdijshėm tė trurit, dėshmitarėt, pas kėsaj gjendjeje, ktheheshin me rrėfimtarė tė fascinuar tė pėrjetimeve tė ndryshme, qė krahasuar me rastet e njėjta tė izoluara nga vendet e ndryshme tė botės, kėto rrėfime nė mes veti kishin pėrmbajtje analoge.

Rasti mė i popullarizuar i kėtij lloji nė botė ėshtė ai i Beti Idit, e cila, eksperiencėn personale tė pėrjetuar tė fenomenit "NDE", e ka pėrshkruar nė veprėn e vet tė njohur: "Nė pėrqafim tė dritės", vepėr kjo "bestseller" nė SHBA, e shitur nė 5 milionė ekzemplarė. Beti Idi ėshtė njė grua psikikisht dhe fizikisht normale, e cila kishte jetė tė zakonshme. Ishte nėnė e shtatė fėmijėve dhe me burrin e saj jetonte nė harmoni bashkėshortore. Nė moshėn tridhjetė vjeēare, qe e detyruar t'i nėnshtrohet njė intervenimi kirurgjik. Menjėherė pas operimit, derisa pushonte nė shtratin e kurimit pas operativ, papritmas fillon tė ndiejė se si trupi i saj bėhej i lehtė dhe bie nė komė.

"... Aty pėr aty shpirti im ērrėnjoset nga gjoksi dhe fillon tė ngrihet lart..." shkruan Beti nė veprėn e saj. "Ndjenja e parė nė atė moment ishte njė lehtėsim i kėndshėm. Nuk vėrejta asgjė qė do tė dukej jonormale. Nuk kishte asgjė tė panatyrshme nė atė pėrjetim. E mbushur pėrplot me ndjenjėn e lirisė sė pakufishme, ndjeva se fillova tė ngrihem nė lartėsinė e tavanit. Nga kjo lartėsi, vėrejta nė shtrat njė trup tė shtrirė. U bėra kureshtare ta zbuloj se kujt i takon ky trup dhe u lėshova poshtė. E njoha! Qe imi! Menjėherė, nė atė ēast kuptova se isha larguar nga jeta. Kisha vdekur! Nuk u dėshpėrova. Pėrkundrazi u ndjeva e lumtur. Tripi im, qė ishte i shtrirė aty poshtė, m'u duk si njė rrobė e vjetruar qė e kisha braktisur. Nuk kisha mė as dhembje pas operative, qė, sa isha nė trupin tim, qenė tejet tė forta. Isha e kapluar tėrėsisht nga ndjenja e gėzimit, sepse unė tanimė isha trup tjetėr, pa peshė dhe tejet tė lėvizshėm!".

Mė pas, siē e pėrshkruan Beti nė veprėn e saj, nė praninė e afėt u paraqitėn tri silueta qė dukeshin si tė pleqve dhe u prezantuan se vijnė nga "e kaluara e pėrhershme".

"E njoftojmė qė ka vdekur e re, duke e inkurajuar se nuk do tė brengoset pėr kėtė". Me tė kuptuar se tanimė, vėrtet, ishte e vdekur, Betit, nė atė moment, i kujtohen bashkėshorti dhe fėmijėt. Pasi vėren se mund tė lėvizė, furishėm drejtohet kah shtpia e saj. Nė atė ēast, nė sallonin e shtėpisė sė tyre familjare, e shikon burrin dhe fėmijėt se si pa brenga kryenin veprimet e zakonshme ditore. Aty pėr aty tenton tė depėrtojnė dhe tė hulumtojė nė thellėsinė e shpirtit tė tyre. Nė kėtė zhytje, te ēdonjėri, veē e veē, vėren se nė fluidet eterike si mbėshtjellėse tė trupit tė tyre tė quajtur shpirt si klishe, paraprakisht, ishin tė kalitura fatet e tyre. Pasi u sigurua se ardhmėria e tė dashurve tė saj ishte e mirė, u ndje e lumtur. Mė pas nga largėsia dėgjon njė tingėllimė sikur tė kėmbanave tė vogla. Aty pėr aty, njė forcė e madhe tėrheqėse e shpie kah njė hapėsirė thellėsie qė ngjante si tunel, nė fundin e tė cilit, ajo sheh njė dritė verbuese. Gjatė kėtij udhėtimi qė ndodhi me njė shpejtėsi marramendėse, nuk ishte e frikėsuar fare, sepse ajo qė e kishte pėrmbushur atė hapėsirė tė atij tuneli ishte ndjenja e fortė e dashurisė.

Si u transformua shpirtėrisht?

Sikur tek Beti, ngjashėm edhe me tregimet e tjera tė dėshmitarėve tė ndryshėm, me tė arritur nė fund tė tunelit tė errėt, nga shihej drita e fortė, paraqitet njė figurė flakėruese drite, me kontura tė qarta tė njė plaku me mjekėr tė gjatė, tė cilit mund t'i bėheshin pyetja pėr shumė gjėra tė paqarta nga situata. Atė, ajo krijesė flakėruese drite nė formė plaku, pas shumė kėshillave dhe udhėzimeve tė tjera tė bėra, e njofton se duhet tė kthehet nė tokė, sepse ende nuk i kishte ardhur koha ta braktiste jetėn materiale, me kusht qė tani e tutje duhej ta ndėrronte nė tėrėsė mėnyrėn e zakonshme tė tė jetuarit dhe tė menduarit. Kėshtu, Beti kthehet nė spital, hyn nė trupin e saj tė shtrirė nė shtrat dhe zgjodhet nga gjendja e pėrcaktuar prej mjekėve si "vdekje klinike".

Vazhdon tė jetojė, por jo mė si Beti e dikurshme, por e transformuar shpirtėrisht.

I nxitur nga dėshmitė e shumta dhe nga pėrshkrimet tėrėsisht analoge tė personave tė ndryshėm anė e kėndej botės, mbi pėrjetimet e tyre pas gjendjes sė komės, transit psikik, vdekjes klinike..., dy shkencėtarė tė mirėnjohur amerikanė, autorė tė veprės sė famshme dhe mė e lexuar "Jeta pas jetės", Dr. Kened Ring dhe Rajmond Mudi, formojnė Shoqatėn e parė ndėrkombėtare nė botė pėr hulumtimin e fenomenit "NDE" (shkurtesa nga anglishtja: near death experience-eksperienca "afėr vdekjes"), Dr. Kened Ring, profesor i psikologjisė nė Universitetin Konektiket, nė SHBA, nė lidhje me kėtė fenomen tejet specifik dhe kontradiktor, si dhe pėr rezultatet e arritura nė kėtė drejtim, deklaron:

"Kur, nė vitin 1976, sė bashku me kolegun tim Dr. Rajond Mundi, kemi filluar tė punojmė nė kėso rastesh, nė rend tė parė deshėm tė bindemi se mos kemi tė bėjmė me ėndrra ose halucinacione. Fillimisht, mu ky ishte shkasi t'i hyjmė kėsaj pune. Por, tė gjithė bashkėbiseduesit tanė qė i intervistonim, pėr pėrjetimet e tyre "gjatė vdekjes", jo vetėm se na flisnin aq bindshėm, duke i pėrshkruar nė detaje tė gjitha situatat, por asnjė taktikė e parapėrgatitur nga se, si grackė e verifikimit tė mundėsisė sė gėnjeshtrės nga ana e tyre, nuk i dėshmoi dyshimet tona. Ishim mė se tė bindur, se nė kėto tregime, vėrtet, misterioze, nukkemi tė bėjmė me ėndrra dhe as halucinacione, e mė sė paku gėnjeshtrat.
Pra vetes kishim njė sfidė pėr njė fenomen, vėrtet, misterioz. Pasi u bindėm se ka diēka, vėrtet, sfiduese nė kėtė ndėrmarrje, filluam t'i hulumtojmė teknikat e njėjta qė tė ēojnė nė kėtė gjendje tėndryshme shpirtėrore, sikure ėshtė medimit, transi psikik, krizat mistike dhe religjioze.
Vėrtetuam se gjendja mė e pėrafėrt psikike e fenomenit tonė studimor, ishte gjendja shpirtėrore "OOBE" (anglisht: out of the body eksperience - udhėtimi jashtė trupit), e cila mund tė pėrjetohet si nė situatat e shfaqjes sė gjendjes "NDE", po ashtu, edhe nė mėnyrė plotėsisht tė vetėdijshme, nga ana e personave paraprakisht tė ushtruar mirė pėr udhėtime jashtėtrupore.
Gjatė "gjumit anastezik", para operimit, shumica e pacientėve e ndiejnė veten se rrinė pezull nė ajėr, duke pasur mundėsinė qė ta shohin nė detaje vijimin e operacionit tė bėrė nė trupin e tyre!", thekson nė vazhdin dr. Ring. "Ka pasur raste qė disa pacientė, nė kėtė gjendje, ta quajmė ashtu - kome, tė udhėtojnė tek tė afėrmit e tyre nė largėsi tė mėdha dhe pas krahasimit tė kėtij udhėtimi me skenat e para qė tė moment nga largėsia, dėshmohet se "udhėtimi astral", vėrtet ka ndodhur!".

Madhėshtia e Adem Kolgecit

Kėshtu (nė lidhje me kėtė fenomen) thekson personaliteti eminent i shkencės serioze oficiale tė psikologjisė, dr. Ring, por unė si autor i kėtij shkrimi, gjatė hulumtimit tim kurioz tė fenomenit tė "udhėtimit astral", bashkėpunoja, me mikun tim tė nderuar, z. Adem Kolgecin, njė shėrues i suksesshėm alnternativ nė Kosovė, i cili nė shumė terapi tė veta shėruese tek pacientėt, pos tė tjerash, me sukses zbatonte teknikėn e Hipnozės. Ademi mė njoftoi pėr njė rast nė fshatin Mamushė, afėr Prizrenit dhe, pasi qė pacientja ishte e pėrkatėsisė turke, e unė e flisja mirė tuqishten, mė ftoi t'i bėj sugjestionet hipnotike nė gjuhėn e saj amtare...

Ajo vuante nga njė "neurozė konversive" dhe, pos tė tjerash, ishte e preokupuar nga malli i flaktė pėr tė vėllanė binjak nė Gjermani, tė cilin nuk e kishte takuar katėr vjet. Ademi mė udhėzoi qė tė hipnotizoj (kuptohet nė gjuhėn turke) dhe me sugjestione ta dėrgoj tek i vėllai i saj nė Gjermani. Kjo kėrkesė e Ademit m'u duk pak si qesharake, por nuk e kundėrshtova.

Ashtu veprova. Dhe, nė gjendje transi hipnotik, pėrmes dhėnies sė sugjestioneve, pacientėn tonė e takova me tė vėllanė e saj. Pėrjetimi ishte, vėrtet, mbresėlėnės. Ajo fliste me tė, filloi ta pėrqafojė dhe ēmallej me sytė e pėrlotur... Pasi e ktheva nė gjendje tė vetėdijshme, pacientja jonė ishte e bindur se ėshtė takuar me tė vėllanė nė Gjermani, ka qenė nė dhomėn e tij dhe ka biseduar me tė. E pėrshkruante nė detaje edhe si dukej dhoma e tė vėllait.

Pas kėsaj terapie, ajo nuk pat mė nevojė pėr kurime tė tjera. Ishte e shėruar tėrėsisht. Udhėtimi i vetėdijshėm jashtė trupit, ose fenomeni "NDE", ėshtė njė fenomen qė ishte i njohur dhe kultivuar qė nga civilizimet e hershme njerėzore. Pėr ata lexues, qė ju intereson mė gjerėsisht kjo temė, fatmirėsisht, kėto ditė, nėpėr libraritė dhe libėrshitėsit tjerė anė e kėnd Kosovės, ėshtė nė shitje libri me temė tejet interesante pėr kėtė fenomen, pėrkthyer edhe nė gjuhėn shqipe, me titull "Jashtė trupit", e autorit boshnjak Ahmed Bosniq. Por, fatkeqėsisht, kjo vepėr ka ngjallur interesim tė vogėl nga lexuesit kosovarė shqiptarė.

Sido qė tė jetė, pėr fund, mund tė bėjmė njė konstatim, tė cilin e vėrteton nė shkrimet e veta edhe dr. Ring: Tė gjithė pacientėt qė e kanė pėrjetuar kėtė gjendje tė fenomenit "NDE", pas kthimit nė "jetėn e sėrishme, nukjanė mė ata qė kanė qenė mė parė.

Ndjehen tėrėsisht tė transformuar, shpirtėrisht mė tė qetė, tė gėzuar dhe tė lumtur pėrherė. Ata, mė nuk i frikohen vdekjes dhe jetėn nė tokė e konsiderojnė si njė fazė kalimtare. Shumica prej tyre, fitojnė edhe aftėsi tė jashtėzakonshme tė parathėnies sė gjėrave, parashikimit dhe shėrimit.

Adnan Abrashi
avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si e kuptova se kam vdekur

Mesazh  Dre1 prej 12.11.12 22:28

KAM DEGJUAR PER BEHXHET PACOLLIN POLITIKAN NJEHERIT EDHE BIZNESMENI SHQIPTAR NDER ME TE PASURIT,PER TE KAM DEGJUAR SE PARA QE TE PASUROHEJ NE KET MASE,AI KA QEN I VARFER, POR NJE DITE PAS NJE AKSIDENTI AI K ISHTE QENE PRAN VDEKJES NE SPITAL DHE KA SHPETUAR NGA MJEKET PER PAK PER TU NDAR NGA JETA,AI KISHTE QENE NE GJENDJE KOMATOZE APO GJENDJE SHOKU ME DUKET ASHTU DIQKA ME RENDSI NUK KA PASUR VETDIJE,POR PASI ESHTE ZGJUAR NGA AJO GJENDJE AI KA PUNUAR SHUM DHE KA ARRITUR NE NIVELIN KU ESHTE TANI,SI BIZNISMENI ME I PASUR SHQIPTAR DHE NDER BIZNISIMENET BOTROR ME TE PASUR . NUK JANE BURIME TE SIGURTA TE INFORMACIONIT PASIQE UNE PO E THEM ATE QE KAM DEGJUAR.KJO ME RA NDER MEND PAS LEXIMITI TE FJALEVE TE FUNDIT KU THOT SE AI QE E KA PERJETUAR ``AFER VDEKJES`` A PO SI ISHTE NUK KA QEN KURR AI QE ISHTE ME PARE.
avatar
Dre1

16


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi