Lumturia551

Lumturia

Faqja 1 e 11 1, 2, 3 ... 9, 10, 11  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Lumturia

Mesazh  Jon prej 19.07.08 21:23

Lumturia



Lumturia ėshtė njė ndjenjė ose gjendje kėnaqėsie, gėzimi i madh qė pėrjetohet nga njeriu.

Njeriu qė nga krijimi i tij kėrkon kėtė gjendje mirėqenie. Lumturia ėshtė ajo tėrėsi ndjenjash e emocionesh tė trupit dhe mendjes qė krijojnė mirėqenie dhe gėzim nė njė ēast pak a shumė tė gjatė nė jetėn tonė.

Jon

1315


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lumturia

Mesazh  Jon prej 19.07.08 21:38

Rezervoari i lumturise

Krishna - Ky zė ėshtė transcendental.

Krishna domethėnė kėnaqėsia mė e madhe. Tė gjithė ne, sikur qenje tė gjalla, kėrkojmė kėnaqėsi. Por, pėr fat tė keqė nuk dimė se si,sa mė pėrsoshmėrisht ta kėrkojmė atė.

Me konceptin materialist tė jetės frustrohemi nė ēdo hap pėrderisa i kėnaqim dėshirat tona, sepse nuk kemi dituri pėr nivelin e vėrtetė, nė tė cilin mund tė kemi kėnaqėsi tė mirėfilltė.

Nga shkrimet e shenjta " Veda-t" javėve tė fundit kemi mėsuar se ne nuk jemi ky trupi; por vetėdija. Nė tė vėrtetė jo plotėsisht vetėdija, sepse vetėdija ėshtė simptom i personalitetit tonė tė vėrtetė shpirtit tė pastėr i cili tani ėshtė i vendosur nė kėtė trup material.

Shkenca moderne materialiste nuk e thekson kėtė; prandaj shkencėtarėt nganjėherė janė tė hutuar nė kuptimin e tyre mbi shpirtin. Mirėpo, shpirti ėshtė i pranishėm dhe ēdokush mund ta njohė atė nėpėrmes tė vetėdijes.

Ēdo fėmijė mund tė kuptoj se vetėdija ėshtė simptom i shpirtit.
E tėrė procedura tė cilėn sprovojmė ta mėsojmė nga Bhagavad-gita (kėngėt e Perėndisė) bazohet nė njohjen e sė vėrtetės qė nuk jemi ky trup i vrazhdė material.

Poqėse do tė vepronim nė nivel tė tillė tė vetėdijes ne nuk do tė binim pėrsėri nė konceptin trupor; dhe po tė vazhdonim tė vepronim nė nivel tė tillė tė vetėdijes, atėherė, nė mbarim tė kohėzgjatjes sė kėti trupi material, do tė jemi tė liruar nga ndyrėsira e materjes.

Jeta jonė shpirtėrore do tė ringjallet, dhe rezultati pėrfundimtar do tė jetė se pasi qė ta lėshojmė kėtė trup material, ne do tė kemi jetė tė plotė e tė amshuar shpirtėrore, nė botėn tjetėr qė pason. Shpirti siē e dimė tashmė, ėshtė i amshueshėm.

Pasi qė tė asgjėsohet ky trup, vetėdija nuk ėshtė e asgjėsuar. Ajo ėshtė e bartur nė lloj tjetėr tė trupit dhe sėrish na bėn tė vetėdijshėm pėr konceptin material tė jetės. Kjo ėshtė gjithashtu e pėrshkruar nė Bhagavad-gitė.

Nė ēastet e vdekjes, nėse vetėdija jonė ėshtė e pastėr mund tė jemi tė sigurtė se jeta jonė e ardhshme nuk do tė jetė materiale por shpirtėrore. Mirėpo, nėse vetėdija jonė nuk ėshtė e kthjellėt nė momentin e vdekjes, atėherė pas lėshimit tė kėti trupi duhet tė pranojmė trup tjetėr material. Ky ėshtė proces qė vazhdon. Ky ėshtė ligj i natyrės.

Tani kemi trup jetėshkurtėr. Trupin tė cilin e vėrejmė ėshtė i vrazhdė. Ai ėshtė mu sikur kėmisha, e palltoja: Nėn pallto gjendet kėmisha, ndėrsa nėn kėmishė gjendet trupi.

Ngjashėm me kėtė, shpirti i pastėr ėshtė i mbuluar me kėmishė e pallto. Veshėmbathja ėshtė mendja, inteligjenca, dhe egoja e rrejshme.

Egoja e rrejshme domethėnė kuptim i gabuar se unė jam materja,produkt i botės materiale. Ky parafytyrim i gabuar njeriun e bėn tė kufizuar. P.sh, njeriu i lindur nė Indi mendon se ėshtė indus.

Njeriu i lindur nė Amerikė mendon se ėshtė amerikan. Mirėpo unė jam vėrtet shpirt i pastėr. Tė gjitha tjerat janė vetėm emėrtime; amerikan apo indus, gjerman ose anglez; qen apo mace, bletė ose lakuriq, mashkull apo femėr.

Nė vetėdijen shpirtėrore jemi tė liruar nga emėrtimet e tilla. Kjo liri mund tė arrihet atėherė kur jemi nė kontakt tė vazhdueshėm me shpirtin suprem, Zotin Krishnėn.

Shoqėria e vetėdijes pėr Krishnėn thėnė thjeshtė, ka pėr qėllim qė tė na mbajė ne kontakt tė pėrhershėm me Krishnėn. Krishna mund tė jetė gjithnjė nė shoqėri me ne sepse ėshtė i plotfuqishėm.

Pėr kėtė arsye, Ai mund tė jetė plotėsisht nė kontakt me ne me anė tė fjalėve tė Tij. Fjalėt e Tij nuk ndryshojnė nga vetė Ai. Kjo ėshtė plotfuqi. Plotfuqi domethėnė se gjithėēka qė ka lidhėshmėri me Te, posedon fuqi te njėjtė.

P.sh, kėtu nė botėn materiale, nėse kemi etje dhe dėshirojmė tė pimė ujė, pėrsėritja e njėtrajtshme: " Ujė, ujė, ujė, ujė " , nuk do ta shuaj etjen tonė, sepse kjo fjalė nuk ka fuqi tė njėjtė sikurse vetė uji.

Na nevojitet uji i vėrtetė dhe atėherė etja jonė do tė shuhet. Por nė botėn (transcendentale) absolute, nuk ka dallime tė tilla, emri Krishna, veēorite e Tija, fjalėt e Tij - tė gjitha janė Krishna dhe japin kėnaqėsi tė njėjtė. Ca njerėz thonė se Arjuna biseda me Krishnėn sepse Ai ishte prezent para tij, deri sa nė rastin tim Krishna nuk ėshtė prezent. Prandaj, si mund tė marr udhėzime?

Por kjo s`ėshtė ashtu. Krishna ėshtė i pranishėm nė fjalėt e Tija nė Bhagavad-gitė. Nė Indi kur flasim pėr Bhagavad-gitėn apo Srimad Bhagavatamin, rregulisht u shprehim admirim kėtyre shkrimeve tė shenjta; me lule apo gjėra tjera tė nevojshėme pėr adhurim.

Nė religjionin e Sikhėve edhe pse nuk kanė asnjė lloj tė murtij-ve, ata e adhurojnė librin Granthasahib. Ndoshta ndokush nga ju lexues tė nderuar ėshtė i informuar pėr kėtė bashkėsi Sikhe.

Ata e adhurojnė Granthėn. Kėshtu dhe muslimanėt e adhurojmė Kur`anin, ndėrsa krishterėt Biblėn. ėshtė e vėrtetė se Zoti Jezu Krishti ėshtė i pranishem me fjalėt e Tij. Po kėshtu dhe Perėndia Krishna ėshtė i pranishėm me fjalėt e Tij.

Personalitetet e tillė qoftė Perėndia apo biri i Tij, tė cilėt vijnė nga bota shpirtėrore, transcendentale, i pėrmbajnė vetitė e tyre hyjnore duke qenė tė liruar nga ndyrėsira e botės materiale. Kjo ėshtė plotfuqia e tyre. Ne e kemi shprehi tė themi se Perėndia ėshtė i plotfuqishėm .

I plotfuqishėm domethėnė se Ai nuk dallonė nga emėri i Tij , veēoritė e Tij, argėtimet dhe udhėzimet e Tij. Pranadaj biseda pėr Bhagavad-gitėn ėshtė po aq e vlefshme sikur dhe biseda me vetė Krishnėn.

Krishna gjendet nė zemrėn tuaj dhe nė timen. Isvarah sarva-bhutanam hrd-dese 'rjuna tisthati [Bg.18.61]. Perėndia ndodhet nė zemėr tė tė gjithėve. Perėndia nuk ėshtė larg nesh.

Ai ėshtė i pranishėm. Ai ėshtė aq miqėsor sa qė mbetet me ne edhe nė lindjet tona tė sėrishme. Mirėpo, Ai pretė ta shohė momentin se kurrė do t'i drejtohemi , Ai ėshtė aq i mėshirshėm sa qė kurrė nuk na harron edhe pse ne Atė mund ta harrojmė.

Nėse i biri e harron tė atin, i atin kurrė nuk e harron tė birin. Po kėshtu, Perėndia - i ati suprem i tė gjithėve, kurrė nuk do tė na braktisė. Ne mund tė kemi forma trupore tė ndryshme, mirėpo ato janė vetėm palltot dhe kėmishat tona. E tėrė kjo nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me personalitetin tonė tė vėrtetė.

Personaliteti ynė i vėrtetė ėshtė shpirti i pastėr dhe ky shpirt i pastėr paraqet grimcė e pjesėz pėrbėrėse tė Perėndisė. Ekzistojnė 8,400,000 lloje tė jetės. Biologėt dhe antropologėt nuk mund te tė na thonė saktesisht se sa lloje tė gjallesave jetėsore kemi, por nga shkrimet e shenjta autoritative i pranojmė kėto tė dhėna.

Ekzistojnė 400,000 llojė tė krijesave njerėzore ndėrsa 8000,000 janė lloje tjera. Mirėpo Krishna Personaliteti Suprem i Perėndisė thotė se tė gjithė : kafshėt, njerėzit, gjysmėzotėrat dhe zotėrat tė cilėt e kontrollojn kėtė botė materiale si dhe gjithė gjallesat e tjera janė bijtė e Tij.

I ati e jepė farėn ndėrsa e ėma e pranonė atė. Trupi atėherė merr formė sipas trupit tė sė ėmės. Dhe kur trupi ėshtė plotėsisht i formuar, ai lirohet - qoftė nga macja, qeni, apo njeriu. Ky ėshtė proces i lindjes.

I ati e jep farėn dhe ajo bashkohet me dy lloje tajimesh nė mitren e s'ėmės; natėn e parė trupi shndėrrohet nė formė tė kokrrės sė bizeles. Pastaj, ai gradualisht zhvillohet. Zhvillohen nėntė zgavra : dy veshė, dy sy, zgavra e hundės, goja, kėrthiza, penisi dhe anusi.

Sipas karmės sė tij te fundit (ligjit tė veprimit dhe tė kundėrveprimit), personi pranon trup qė tė kėnaqet apo tė vuajė. Ky ėshtė proces i lindjes dhe i vdekjes.

Dhe pasi qė te shuhet kjo jetė, trupi pėrsėri vdesė ndėrsa shpirti ėshtė i detyruar qė tė hyjė nė mitėr tė njė nėne tjetėr. Atėbotė krijohet nje lloj tjetėr i trupit. Procesi i tillė quhet reinkarnim.

Duhet tė jemi shumė tė zellshėm sa i pėrket mundėsisė qė ta ndėrpresim procesin e lindjes dhe tė vdekjes sė sėrishme si dhe tė ndėrrimit tė trupit. Ky ėshtė privilegji i krijesės njerėzore.

Procesin e vazhdueshėm transformues tė lindjes dhe tė vdekjes mund ta ndalim. Dhe sėrish tė fitojmė formėn e vėrtetė shpirtėrore, pėrplotė lumturi, bekim, dituri dhe pėrjetshmėri. Ky ėshtė caku i evolucionit. Rasti i tillė nuk guxon tė humbet. I tėrė procesi i lirimit nga prangat e botės materiale fillon po kėshtu siē filluam ne me kėndim dhe dėgjim.

Dua tė theksoj se ky proces i kėndimit dhe intonimit tė emrave tė Perėndisė (Hare Krishna Hare Krishna, Krishna Krishna Hare Hare, Hare Rama Hare Rama, Rama Rama Hare Hare) dhe dėgjimi i shkrimeve tė shenjta Bhagavad-gitės ėshtė po aq i vlefshėm sikur dhe shoqėrimi trupor me Krishnėn.

E tėrė kjo ėshtė e cekur nė Bhagavad-gitė. Ky proces i kėndimit quhet kirtan. Madje edhe nėse ndokush nuk e kupton gjuhėn, prapė se prapė vetėm duke dėgjuar ai do tė fitojė diēka hyjnore.

Mirėqenja, tė cilėn e fitojmė nė kėtė rast, do ta drejtojė njeriun nė jetėn shpirtėrore, edhe pse ai nuk i kupton tė tėra kėto - sepse ky proces ėshtė aq i fuqishėm.

Ekzistojnė dy shkrime tė cilat i pėrkasin Krishnės.

I pari ėshtė Bhagavad-gita tė cilin personalisht e shqiptoi Perėndia Krishna.

Ndėrsa shkrimi i dytė ėshtė Shrimad Bhagavatami. Ai flet pėr Krishnėn.

Edhe pse ekzistojnė dy lloje tė Krishna kathave (bisedave pėr Krishnėn) qė tė dyjat janė njė lloj tė fuqishme, sepse janė tė lidhura me Krishnėn.
Pasi qė Bhagavad-gita ėshtė e shqiptuar nė fushėbetejėn e Kuruksetrės ca njerėz pyesin ē'kemi ne me atė fushėbetejė? Ne perpiqemi te zėmė dije nga domeni shpirtėror.

Dhe pse do ta ēanim kokėn me atė fushėbetejė? Pasi qė Krishna ishte i pranishėm nė kėtė fushėbetejė e tėrė fushabeteja ėshtė e spiritualizuar.

Mu sikur metali qė bėhet i elektrizuar kur nėpėr tė kalon rryma elektrike, pokėshtu, kur Krishna ėshtė i interesuar pėr ndonjė gjė, ajo gjė pastaj bėhet e spiritualizuar. Pėrndryshe nuk do tė kishte nevojė qė tė flasim pėr fushėbetejėn e Kuruksetrės. Kjo ėshtė pra, plotfuqi e Tij.

Kjo plotfuqi ėshtė e pėrshkruar edhe nė Shrimad Bha1gavatam. Ekzistojnė shumė Krishna katha. Letėrsia e Vedave ėshtė pėrplot me to. Veda domethėnė se ato janė Krishna katha.

Shkrimet e shenjta, duke i pėrfshirė kėtu edhe Veda-t, mund tė na duken sikur tė ndryshme njėra nga tjetra, por nė tė vėrtetė tė gjitha ato janė Krishna katha1 (biseda pėr Perėndian).

Nėse, thjesht, i dėgjojmė bisedat e tilla pėr Krishnėn, ēka do tė jetė rezultati i tėrė kėsaj? Pasi qė biseda e tillė paraqet vibracion tė pastėr transcendental, rezultati i dėgjimit do tė jetė vetėdija shpirtėrore.

Pėr shkak tė ndotjeve tonė materiale, gjatė shumė e shumė lindjesh kemi mbledhur gjėra tė shumta, tė padėshirueshme brenda zemrės sonė. E tėrė kjo ndodhė gjatė lindjeve tė shumta - jo vetėm nė kėtė tė pranishėme por edhe nė ato tė kaluarat.

Kur e hulumtojmė zemrėn tonė pėrmes Krishna katha1-ve, atėherė ndyrėsirat tė cilat i mblodhėm do tė jenė tė pastruara .

Dhe posa t'i pastrojmė kėto ndyrėsira, ne do tė jemi tė pėrforcuar nė vetėdijen e pastėr.

ėshtė mjaft vėshtirė qė t'i ērrėnjosim nga vetvetja tė tėra kėto emėrtime tė rrejshme. P.sh, unė jam indus. Nuk ėshtė lehtė qė menjėherė tė mendoj se nuk jam indus, por shpirt i pastėr.

Pėr askė nuk ėshtė detyrė e lehtė ndėrprerja e identifikimit me emėrtime tė tilla trupore. Mirėpo nėse vazhdojmė tė dėgjojme Krishna kathėn kjo pastaj do tė jetė shume lehtė. Provoni! Eksperimentoni!

Do tė shihni se sa lehtė do tė liroheni nga tėrė kėto emėrtime. Natyrisht se nuk ėshtė e mundshme qė pėrnjėherė tė pastrohen ndyrėsirat nga mendja mirėpo qė nė fillim jemi tė vetėdijshėm se ndikimi i natyrės materiale ėshtė dobėsuar.

Natyra materiale vepron pėrmes tri forcave lidhėse (guna-ve) tė saj: tipareve tė mirėsisė, pasionit dhe injorancės. Jeta nė tiparin (gunėn) e injorancės ėshtė e pashpresė ndėrsa nė pasion ėshtė materiale.

Personi i cili ėshtė nėn ndikim tė tiparit tė pasionit, e dėshiron kėtė pėrjetim tė rrejshėm tė kėsaj ekzistence materiale. Pasi qė nuk e njeh tė vėrtetėn, njeriu i tillė dėshiron ta shpenzojė tėrė energjinė e tij trupore vetėm qė tė kėnaqet nė kėtė botė materiale.

Kjo paraqet tiparin e pasionit. Sa u pėrket atyre nė tiparin e injorancės, ata nuk kanė as mirėsi as pasion. Ata gjenden nė errėsirėn mė tė thellė tė jetės. Duke u mbėshtetur nė tiparin e mirėsisė, mund tė kuptojė se paku teorikisht se kush jemi ne, ē'ėshtė kjo botė, kush ėshtė Perėndia dhe ēfarė janė marrėdhėnjet mes nesh. Ky pra ėshtė tipari i mirėsisė.

Me dėgjim te Krishna katha-ve do tė jemi tė liruar nga niveli i pasionit dhe injorancės, dhe do tė ngritemi nė nivel te tiparit tė mirėsisė, kėshtu qė, do tė kemi dituri tė vėrtetė mbi atė se ē'jemi nė tė vėrtetė.

Injoranca ngjet me ekzistencėn e kafshės. Jeta e kafshės ėshtė pėrplot vuajtje, mirėpo kafsha nuk di se vuan. P.sh derri. Natyrisht, kėtu nė New York nuk shohim asnjė derr. Mirėpo nė fshatrat e Indisė ai mund tė shihet. Oh, sa e mjerė ėshtė jeta e njė derri i cili jeton nė vend tė ndyrė, gjithnjė i pėrlyer dhe duke ngrėnė bajgė.

Megjithatė, ai ėshtė i lumtur me mėnyrėn e tij tė jetės, gjithnjė i zėnė me marrėdhėnje seksuale me dosėn, dhe vazhdimisht duke u majur. Derri majet shumė pėr shkak tė frymės sė kėnaqėsisė qė ka nė natyrėn e tij, ndonėse e tėrė kjo pėr tė paraqet kėnaqėsi shqisore.

Kur punojmė punė tė rėnda tėrė ditėn dhe natėn, dhe pastaj bėjm marrėdhėnje seksuale, me mendimim; " sa i lumtur qė jam ".

Ne s'guxojmė t'i gjasojmė derrit duke menduar gabimisht se jemi tė lumtur. Kjo s'eshte lumturi! Mu lumturia e tillė nė shkrimet e shenjta S2rimad Bha1gavatam ėshtė pėrshkruar sikur lumturi e derrit.

Lumturia e vėrtetė e njeriut ėshtė atėherė kur ai ėshtė i mbėshtetur nė tiparin e mirėsisė. Atėherė mund tė kuptojmė se ē'ėshtė lumturia e vėrtetė.

Nėse rregulisht, ēdo ditė dėgjojmė Krishna katha1-t, rezultati i tėrė kėsaj do tė jetė; e gjithė ndyrėsira e grumbulluar nė zemėr, gjatė shumė jetėrash, do tė menjanohet, pra do zhduket. Pas kėsaj do tė vėrejmė se injoranca dhe pasioni janė zhdukur dhe jemi tė mėkėmbur nė tiparin e mirėsisė. Ēfarė ėshtė pozita e tillė ?

Do tė jemi tė lumtur nė tė gjitha rrethanat jetėsore. Kurrė nuk do tė ndihemi te ngrysur. Nė Bhagavad gitė thuhet se kjo gjendje e jona quhet brahma-bhu1ta dhe paraqet nivelin mė tė lartė tė mirėsisė.

Veda-t na mėsojnė qė nuk jemi materje, por Brahmani, aham brahma1smi.

Zotėri Sankaraicairja predikoi nė botė kėtė lajm tė mirė se nuk jemi materia, por Brahman (shpirti). Kur vėrtet arrijm realizim tė tillė shpirtėror, atėherė simptomet tona do tė ndryshohen.

Shtrohet pyetja se ēfarė janė kėto simptome? Atėherė kur dikush tė mbeshtet nė vetėdijen e tij shpirtėrore, mė nuk do tė lakmoj dhe te vuaj. Vuajtja paraqitet pėr shkak te humbjes, ndėrsa lakmimi pėr shkak tė fitimit. Kėto dy sėmundje e karakterizojnė kėtė botė materiale; lakmojmė pėr atė qė nuk e kemi.

" Nėse i fitoj kėto gjėra do tė bėhem i lumtur." Po t'i kishim njė mijė dollarė, dhe t'i humbnim nė ndonjė mėnyrė; pas kėsaj do tė vajtonim; " Oh, i humba." Kur lakmojmė tė fitojmė para, edhe kjo paraqet mjerim dhe skamje.

Nga Swami Prabhupada


Edituar pėr herė tė fundit nga Jon nė 19.07.08 21:39, edituar 1 herė gjithsej

Jon

1315


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lumturia

Mesazh  Jon prej 19.07.08 21:38

Kur vuajmė pėr shkak tė humbjes, e dhe kjo ėshtė skamje. Mirėpo, nėse gjendemi nė nivel tė brahma-bhu1tės, mė nuk do tė vajtojmė pėr asgjė, dhe as qė do tė lakmojme mė. Me kriter tė njėjtė do t'i vleresojme tė gjitha gjėrat dhe ēdokė. Po tė gjendemi nė mes tė rrėmujės dhe trazirave mė tė mėdha, ne nuk do tė jemi tė shqetėsuar. Kjo pra paraqet tiparin e mirėsisė.

Fjala Bhaigavatam, do tė thotė shkenca pėr Perėndinė. Nėse njeriu bėhet i zellshėm dhe pėrparon nė shkencėn pėr Zotin sė shpejti do tė jetė i mėkvėmbur nė nivel tė brahma-bhu1tės. Nga pozita e tillė duhet vepruar sepse veprimi ėshtė i nevojshėm.

Derisa ta kemi kėtė trup material, ne nuk mundemi tė pushojmė sė vepruari, sepse njė gjė e tillė nuk ėshtė e mundur. Mirėpo, duhet pranuar shkathtėsinė e sistemit tė Jogės, bile edhe duke kryer ndonjė punė tė zakonshme nė tė cilėn sipas fatit apo rrethanave do tė ishim te ndėrlidhur. S'ka dėm prej kėsaj.

Po supozojmė qe ndonjeri nė profesionin e tij, duhet tė gėnjejė ose biznesi i tij s'mund te perparojė. E dimė se, tė gėnjesh, nuk ėshtė mirė, dhe sipas kėsaj, mund tė konkludojmė se puna e tillė nuk ėshtė e moralshme, prandaj duhet braktisur atė.

Mirėpo, nė shkrimet e shenjta, Bhagavad gitė, gjejmė udhėzim se nuk duhet braktisur punėn edhe nė kėto raste. Edhe nėse do tė gjendemi nė pozitė tė atillė, kur nuk do tė mund ta mbajmė jetėn tonė pa bėrė ndonjė punė tė pamoralshme, udhėzimi pėrsėri do tė ishte i njėjtė; mos e braktis punėn por mundohu ta fisnikėrosh atė.

Mirėpo, mund tė pyesim, si fisnikėrohet puna e tillė? Ashtu qė, rezultatin e frytit tė punės nuk duhet shfrytėzuar pėr vetėn tonė, por duhet kushtuar Perėndisė.

Sukrita domethėnė veprim religjioz, ndėrsa duskrita veprim ateist. Kur gjendemi nė nivelin material mund tė jemi fetar apo ateist. Dhe ne do tė ekzekutonim qoftė veprime religjioze apo ateiste ose do tė kishim pėrzierje tė tyre; religjioze dhe ateiste.

Mirėpo Krishna na udhėzon qė tė veprojmė, me dituri, dashuri dhe pėrkushtim drejt Perėndisė. Ēka do tė thotė kjo? Kjo domethėnė se ne jemi pjesė pėrbėrėse e Perėndisė, dhe nuk jemi ky trup material por nė tė vėrtetė, shpirti i mbyllur nė tė.

Nėse e vėrtetoni prejardhjen tuaj amerikane, hinduse, etj, atėherė vėrtetė do tė jeni vetėm nė nivel material. Rruga e vėrtetė do tė ishte ajo kur do tė zbulonim se ne nuk jemi ky trup, qoftė edhe amerikan apo indus, por vetėdije e pastėr, pra shpirti. Duke menduar; unė jam e nėnshtruara vetėdije e vetėdijes supreme, me fjalė tjera unė jam shėrbėtor i Perėndisė.

Ai ėshtė vetėdija supreme ndėrsa unė jam shėrbėtor i Tij. Kėshtu, sipas kuptimit tonė, fjala i nėnshtruar do tė thotė shėrbėtor.

Ne, zakonisht nuk e kryejmė punėn e shėrbetorit ne raport me Perėndinė. Nė realitet, askush nuk dėshiron tė jetė shėrbėtor, por tė gjithė kemi dėshirė tė bėhemi zotėrinj, sepse qė tė jesh shėrbėtor nuk ėshtė mjaft joshėse.Mirėpo tė bėhėsh shėrbėtor i Perėndisė nuk eshte njėjtė. Nganjėherė shėrbėtori i Tij bėhet zotėri i Tij.

Pozita e vėrtetė e qenjes sė gjallė ėshtė pėrkushtimi i shėrbimit ndaj Perėndisė. Mirėpo nė Bhagavad gitė vėrejmė shembull tė atillė kur personalisht Zoti Krishna i kushtoi shėrbim mikut tė Tij Argjunės. Argjuna ishte i ulur nė karrocėn luftarake ndėrsa Krishna gjendej para tij dhe drejtonte karrocėn.

Argjuna nuk ėshtė pronar i kėsaj karroce, mirėpo kur shikojmė nivelin shpirtėror ne nuk duhet tė anojmė drejt pikėpamjes materiale tė marrėdhėnjes. ėshtė vėrtetė se tė gjitha marrėdhėnjet tė cilat i pėrjetojmė nė kėtė botė materiale, gjithashtu ekzistojnė edhe nė botėn shpirtėrore, mirėpo dallimi ėshtė se tė gjitha kėto marrėdhėnje nė botėn shpirtėrore janė burimore dhe tė spastruara nga materja.

Prandaj, janė tė pastėrta dhe transcendentale. Pra janė tė natyrave te ndryshme.

Ashtu siē pėrparojme nė njohjen tonė mbi konceptin shpirtėrore tė jetės, ne mund tė kuptojmė se ēfarė ėshtė pozita e vėrtetė nė botėn shpirtėrore.
Kėtu Perėndia na drejton nė Budhi-yogė. Budhi-yoga do tė thotė tė kemi vetėdije tė plotė pėr atė se nuk jemi ky trup material; kur veprojmė me njohuri tė tillė, mund tė arrijmė deri nė konkludim se nuk jemi ky trup - por vetėdije e pastėr. Ky ėshtė fakt.

Duke vepruar nė nivel tė tillė tė diturisė, atėherė do tė jemi nė gjendje qė t'i tejkalojmė rezultatet e veprimeve tė dobishme apo tė dėmshme. Ky ėshtė pra niveli transcendental.

Kjo domethėnė se veprojmė nė llogari tė tjetrit, pra nė llogari tė Perėndisė. Dhe nuk jemi tė nėnshtruar nga humbja apo fitimi. Kur fitojmė nuk guxojmė tė krenohemi me fitim. Sepse e dimė se kujt nė tė vėrtetė i takon ky fitim- pra i takon Perėndisė.

Ndėrsa kur humbim, duhet tė dimė se nuk jemi pėrgjegjės pėr kėtė. Kjo ėshtė punė e Perėndisė. Vetėm duke vepruar kėshtu ne do tė jemi tė lumtur. Kėtė duhet praktikuar: ēdo gjė nė llogari tė Perėndisė. Natyrėn e tillė tanscendentale duhet praktikuar.

Dhe kjo paraqet mjeshtėri e ekzekutim tė punės nė rrethanat e tanishme. Nė momentin kur veprojmė nė nivel trupor tė vetėdijes, do tė jemi tė robėruar nga pasojat e punės sonė. Mirėpo, kur veprojmė me vetėdije shpirtėrore, ne nuk do tė jemi tė robėruar nga veprimet religjioze as nga ato mėkatare. Kjo ėshtė teknikė.

Manisinah - kjo fjalė ėshtė shumė e rėndėsishme. Manisin domethėnė i menēur. Pėrderisa njeriu nuk ėshtė i menēur, ai nuk mund tė kuptoj se nuk ėshtė trupi. Mirėpo kur njeriu ėshtė i menēur, atėherė ai mund tė konkludoj: " Me tė vėretė unė nuk jam ky trup, unė jam vetėdija." Ndonjėherė gjatė pushimit mund tė analizojmė kėshtu: "Ky ėshtė gishti im, dhe kjo ėshtė dora ime. Ky ėshtė veshi im, ndėrsa kjo ėshtė hunda ime.

Tė gjitha kėto janė tė mijat, por ē'jam unė, ē'jam unė? Nevojitet vetėm pak menēuri. Tė gjitha janė tė mijat - sytė, gishtėrinjte, duart, etj. E imja, e imja por ē'jam unė? Kjo unė ėshtė vetėdija, vetėdija nė tė cilėn mendoj: " Kjo ėshtė e imja " .

Nėse vėrtet nuk jam ky trup, pse atėherė tė veproj pėr tė? Duhet tė veproj pėr vetėn time. Si mund tė veproj pėr vete? Ēfarė ėshtė pozita ime? Unė jam vetėdija. Mirėpo ēfarė lloji i vetėdijes? Vetėdija e nėnshtruar ! Unė jam pjesė e vetėdijes supreme.

Dhe ēfarė duhet tė jetė aktiviteti im? Aktiviteti im do tė jetė i drejtuar nga vetėdija supreme, sikur qė nė njė shtet, kryetari ėshtė vetėdija supreme. P.sh, nė kryesi tė shtetit tė gjithė veprojnė nėn direktivė tė kryetarit, dhe kėshtu askush nuk jep pėrgjegjėsi, kur i ekzekutojne detyrat e dhėna, qofshin ato detyra religjioze apo ateiste nuk duhet bėrė merak.

Po kėshtu, nė ushtri oficeri urdhėron, ndėrsa ushtari duhet tė zbatoj urdhėrin. Ai nuk e shqyrton urdhėrin se a ėshtė religjioz apo ateist. Kjo nuk ėshtė me rėndėsi.

Ai thjesht duhet tė veprojė, dhe kėshtu ai bėhet ushtar i mirė. Kur vepron nė kėtė mėnyrė, ai edhe shpėrblehet, duke fituar mirėnjohje dhe nderim. Mirėpo ushtari nuk mėrzitet. Komandanti i thotė:" Shko dhe vetėm vrit armiq ", dhe pas kėsaj ai do tė shpėrblehet. Por, a mendoni se ndokush ėshtė shpėrblyer pėr vrasje? Jo - kjo ėshtė pėr hir tė ekzekutimit tė urdhėrit.

Po kėshtu kemi situatė tė tillė kur Krishna e udhėzon Argjunėn. Krishna ėshtė vetėdija supreme . Ndėrsa ne jemi vetėdija pėrbėrėse e vetėdijes supreme.

Prandaj detyra jonė ėshtė qė tė veprojmė sipas vetėdijes supreme. P.sh, dorėn tonė e konsiderojmė sikur pjesė tė trupit. Mirėpo ajo lėvizė nė mėnyrė tė pavarur." Po sikur tė urdhėronim - le tė lėvizė dora . Le tė lėvizin kėmbėt.

Le tė hapen sytė dhe le tė shikojne ". Kėshtu ne urdhėrojmė ndėrsa kėto pjesė veprojnė. Kėshtu edhe tė gjithė ne jemi pjesė pėrbėrėse tė Perėndisė.

Dhe kur mėsohemi se si tė lėvizim dhe veprojmė nė harmoni me vetėdijen supreme, atėherė do tė jemi transcendentalė ndaj tėrė kėto kėtyre veprime religjioze apo ateiste. Kjo ėshtė teknikė. Ēfarė do tė jetė rezultati i teknikės sė tillė? Do tė lirohemi nga robėria e lindjes dhe e vdekjes . Nuk ka mė as lindje as vdekje.

Shkencėtarėt bashkėkohorė dhe filozofėt, nuk mendojnė pėr kėto katėr probleme jetėsore: lindjen, vdekjen, sėmundjen dhe pleqėrinė. Ata i lanė anash kėto probleme dhe thonė." Le tė jemi tė lumtur!

Tė kėnaqemi nė kėtė jetė!" Mirėpo, jeta e njeriut ėshtė e krijuar pėr lirim nga robėria e shkaktuar nga lindja, vdekja, sėmundja dhe pleqėria. Dhe nėse civilizimi i sotėm bashkėkohor nuk gjen zgjedhje pėr kėto katėr probleme, atėherė ky nuk ėshtė civilizim njerėzor. Civilizimi njerėzor ėshtė i dedikuar pėr zgjidhjen e plotė tė kėtyre problemeve.

Nė Bhagavad gitė Perėndia Krishna thotė: karama-jam buddhi-yuktah. Karma-jam domethėnė se "ēdo veprim sjellė edhe kundėrveprimin." Kėshtu nėse ndokush vepron dėmshėm, atėherė do tė pėsojė reakēioni i dėmshėm.

Mirėpo, veprimi qoftė i mirė apo i keq, nė pėrgjithėsi paraqet vuajtje. Nėse supozojmė se me ndihmėn e veprave tė mira nė jetėrat e mėparshme tani kemi pranuar njė lindje tė mirė, me formė tė bukur tė trupit dhe arsim tė lartė.

Edhe pse tė gjitha kėto i kemi, - kjo nuk do tė thotė se jemi tė liruar nga dhimbjet materiale. Kėto dhimbje janė lindja, vdekja, sėmundja dhe pleqėria. Edhe nėse jemi tė pasur, te bukur, intelektualė dhe tė lindur nė familje aristokrate. Ne pėrsėri nuk mund t'i ikim vdekjes, sėmundjes dhe pleqėrisė.

Prandaj, nuk do tė duhet tė merremi me vepra religjioze apo ateiste, por vetėm me aktivitete transcendentale. Vetėm kėto aktivitete mund tė na shpėtojnė nga robėria e lindjes, vdekjes, sėmundjes dhe pleqėrisė. Ky duhet tė jetė drejtimi ynė.

Nuk duhet lakmuar pėr gjėrat e mira apo tė keqia. Supozojmė se ndokush vuan nga ndonjė sėmundje. Ai gjendet i shtrirė nė shtrat, dhe ushqehet me ndihmen e tė tjerėve, me vėshtiresi i kryen nevojat fiziologjike, dhe vazhdimisht merrė barėra tė hidhura. Infermieret e mbajnė tė pastėr; pėrndryshe do t'i vinte era e pakėndshme.

Deri sa ndodhet nė kėtė gjendje ca miq e vizitojne dhe e pyesin si e ndien veten. "Mirė ndihem. " Por me tė vėrtetė ēka ėshtė kėtu e mirė? I shtrirė nė shtrat, duke marrė lloj lloj barėrash tė hidhura, nė pamundėsi tė lėvizė! Mirėpo, edhe pse ndodhet nė pozitė tė kėtillė ai pėrsėri thotė:" Mirė jam."

Nėse mendoni kėshtu edhe nė konceptin tonė material tė jetės: "Oh, sa i lumtur qė jam ", kjo ėshtė marrėzi. Nuk ka lumturi nė botėn materiale. ėshtė e pamundur lumturia nė botėn materiale. Nė kėtė gjendje, ne vėrtetė nuk e njohim lumturinė. Prandaj ėshtė pėrdorur fjala manis3in3ah - i menēur.

Kėrkojmė lumturi me ndihmen e gjėrave artificiale, por sa zgjatė e tėrė kjo? Nė realitet e dimė se nuk do tė zgjasė shumė dhe sėrish do tė jemi tė pikėlluar. Mund te supozojmė se me dehje do tė jemi tė lumtur, mirėpo sa do tė zgjatė kjo lumturi dhe a ėshtė e vėrtetė? Natyrisht se nuk ėshtė e vėrtetė.

Tė supozojmė se kemi humbur vetėdijen nga kloroformi dhe nuk ndiejmė dhimbje gjatė operimit. E tėrė kjo nuk ėshtė natyrore, por artificiale. Mirėpo ekziston lumturia e vėrtetė, jeta e vėrtetė.

Siē na udhėzon Sri Krishna nė Bhagavad gitė, njeriu i menēur nuk e pranon frytin e punės sė tij, duke qenė i themeluar nė vetėdijen e pastėr.

Rezultati i tėrė kėsaj ėshtė lirimi nga robėria e lindjes, vdekjes, sėmundjes dhe pleqėrisė. Kjo liri paraqet bashkim me personin suprem, Krishnėn, rezervoarin e kėnaqėsisė, lumturisė dhe bekimit tė pėrhershėm.

Kjo paraqet lumturi tė vėrtetė pėr tė cilėn jemi tė krijuar.

Nga Swami Prabhupada

Jon

1315


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lumturia

Mesazh  Jon prej 19.07.08 21:56

Lumturia

1. Gjėrat themelore tė lumturisė

Ēdo njeri kėrkon tė jetė i lumtur. Kjo ėshtė e natyrshme.

Por sa pak njerėz e kuptojnė me tė vėrtetė domethėnien e lumturisė! Dua t’ju tregoj disa gjėra qė janė tepėr tė rėndėsishme pėr lumturinė nė ēdo rast.

Lumturia e vėrtetė nuk ėshtė liri e plotė nga hidhėrimi dhe ngushtica. Nė kėtė botė tė rėnė e mėkatare, nuk ekziston asgjėkundi njė lumturi e tillė. Por as lumturia e vėrtetė nuk konsiston nė tė qeshurat.

Shumė njerėz qeshin me zė tė lartė e nė shoqėri duken tė lumtur, por nga brenda janė tė mjerė, me frikė pėr tė qenė vetėm. Mos u josh nga kotėsia e lumturisė sė botės!

Sepse pėr tė qenė vėrtet i lumtur, duhet tė tė plotėsohen nevojat mė tė thella. Fėmija i vogėl kur ėshtė i veshur, i ushqyer, dhe i shtrirė nė krahėt e mamasė sė tij, ėshtė i lumtur, sepse tė gjitha nevojat i janė plotėsuar. E njėjta gjė edhe me ne - pėr tė qenė vėrtet tė lumtur duhet tė na plotėsohen nevojat mė tė rėndėsishme.

Cilat janė nevojat tona mė tė thella? Jo vetėm thjesht nevojat e trupit! Njeriu ka njė mendje dhe njė ndėrgjegje. Ai ka njė ndjesi tė brendshme qė kjo jetė nuk ėshtė gjithēka, ka njė jetė pėrtej varrit. Nuk janė vetėm nevojat e trupit qė duhet t’i plotėsohen, por edhe ato tė shpirtit dhe ndėrgjegjes.

Nėse do jemi vėrtet tė lumtur, lumturia jonė nuk duhet tė bazohet aspak mbi gjėrat e kėsaj bote.

Ēdo gjė e kėsaj bote ėshtė e pasigurt dhe e paqėndrueshme.

Ėshtė e pėrkohshme ēdo gjė qė e blen paraja. Tė gjitha marrėdhėniet tona do ndėrpriten prej vdekjes.

Lumturia e pėrjetshme nuk mbėshtetet dot nė gjėra tė tilla.

Pėr tė qenė vėrtet tė lumtur duhet tė jemi nė gjendje edhe tė shohim rreth e rrotull nesh pa u ndier tė parehatshėm. Duhet tė jemi tė aftė tė shohim prapa nė tė shkuarėn e tė mos kemi frikė se ndihemi fajtorė. Tė shohim drejt sė ardhmes por pa merak.

Nėse nuk mund tė shikosh prapa dhe pėrpara pa mosrehati, nuk mund tė jesh i lumtur.

Rrethanat tuaja tė tanishme mund tė jenė tė mira, por kjo nuk mjafton pėr t’ju bėrė vėrtet tė lumtur.

2. Gabimet e zakonshme rreth lumturisė

Shumė njerėz e kėrkojnė lumturinė nė vende krejt tė gabuara. Dua tani t’ju paralajmėroj rreth disa gabimeve tė zakonshme rreth mėnyrės si tė jemi tė lumtur.

Arritjet dhe suksesi nuk tė sjell lumturi. Kush ėshtė i suksesshėm nuk ėshtė e thėnė tė jetė i lumtur. Vetė suksesi i tij shpesh sjell halle nė vetvete. Pasuria nuk tė sjell lumturi.

Pasuria mund tė blejė gjithēka pėrveē paqes sė brendshme.

Mėsimi dhe njohuria nė vetvete nuk sjellin lumturi. Pėrveē mendjes edhe zemra me ndėrgjegjen kanė nevojė pėr ushqim.

Njohuria pėr kėtė botė nuk i sjell lumturi njeriut kur mendon rreth vdekjes. Njė jetė e qetė nuk sjell lumturi. Shpesh njė punėtor mund tė tundohet tė dėshirojė sikur tė mos punojė, por tė shpenzojė ditėt e tij siē dėshiron ai. Por Perėndia e krijoi njeriun qė tė punojė, dhe puna e ndonjė lloji ėshtė e domosdoshme pėr lumturinė tonė.

Kėnaqėsia nuk sjell lumturi. Shumė njerėz shpenzojnė kohėn e tyre nė kėrkim tė kėnaqėsisė, porsi fėmija qė luan me lodra.

Por edhe njė fėmijė nuk luan me lodrat e tij gjatė tė gjithė ditės. Edhe burrat dhe gratė kanė punė shumė mė tė larta pėr tė bėrė, sesa ndjekja e pafundme e kėnaqėsive.

Dua thjesht t’ju them se, nėse mendoni qė njėra nga kėto gjėra ėshtė rruga drejt lumturisė, gaboheni plotėsisht.

E gjithė eksperienca njerėzore ėshtė kundėr kėsaj ideje. Mbreti Solomon pati pushtet, dituri, dhe pasuri shumė mė tepėr se ēdo njeri nė atė kohė.

Nga rrėfimet e tij ne dimė se ai eksperimentoi tė shihte se ēfarė lumturie mund tė arrije me kėto gjėra. Ky ėshtė konkluzioni i tij nėn frymėzimin e Frymės sė Shėnjtė: Tė gjitha janė gjėra tė kota dhe njė kėrkim pėr tė kapur erėn (Predikuesi 1:14).

Dėshmi tė panumėrta me tė njėjtin mesazh mund tė gjenden nė histori, nga burra dhe gra qė kėrkuan lumturinė nė vende tė gabuara. Ata arritėn qėllimet nė jetė, por nuk arritėn paqe dhe lumturi.

A je ti i ri nė moshė? Tė bėj thirrje, mos e shpenzo jetėn tėnde duke kėrkuar lumturinė atje ku nuk mund tė gjendet.

A je i varfėr? Ke menduar ndonjėherė se po tė ishe i pasur do ishe i lumtur?

Rezistoji tundimit. Ka aq shumė mjerim tek tė pasurit sa dhe tek tė varfėrit.

Ju bej thirrje tė gjithė juve, mbani mend sa tė zakonshme janė kėto gabime rreth rrugės sė lumturisė, dhe kėrkojeni atė atje ku ka pėr t’u gjetur!

3. Rruga pėr tė qenė tė lumtur

Sė fundi, mė lejoni t’ju tregoj rrugėn pėr njė lumturi tė vėrtetė. Ka njė rrugė qė tė ēon drejt lumturisė sė vėrtetė. Nuk ėshtė e pasigurt apo e dyshimtė. Lumturia e vėrtetė u ofrohet tė gjithėve. Por ka vetėm njė rrugė, dhe kushdo qė dėshiron tė jetė i lumtur duhet tė kalojė nė kėtė rrugė.

Rruga e vetme pėr tė qenė i lumtur ėshtė tė jesh njė kristian i vėrtetė, i sinqertė dhe me zemėr tė vėrtetė. Kristiani i vėrtetė ėshtė njeriu i vetėm vėrtet i lumtur. Me njė kristian tė vėrtetė nuk u referohem tė gjithė atyre qė e quajnė veten tė krishterė.

I referohem njeriut qė ėshtė bindur nga Fryma e Shenjtė tė njohė mėkatet e tij, qė ka vendosur gjithė shpresėn dhe besimin e tij nė Zotin Jezus Krisht.- njeriu qė ka lindur sėrish dhe qė jeton njė jetė tė shenjtė dhe shpirtėrore.

Kur them se ky njeri ėshtė vėrtet i lumtur, nuk them se ai nuk ka asnjė ankth apo shqetėsim tė ēdo lloji, apo qė ai kurrė nuk derdh lot. Por thellė nė zemrėn e tij ai ka njė paqe tė patundur dhe gėzim tė vėrtetė.

Kjo ėshtė lumturi. Nuk them se tė gjithė tė krishterėt janė njėsoj tė lumtur, por nė krahasim me njerėzit e botės ata janė tė gjithė njerėz tė lumtur. Kristiani i vėrtetė ka njė ndėrgjegje tė qetė.

Ai e di qė Krishti ka larė mėkatet e tij. Vetėm ai mendon i sigurt pėr shpirtin e tij, sepse e di qė ėshtė i shpėtuar nė Krishtin. Vetėm ai ka burime tė lumturisė qė nuk varen nga gjėrat e kėsaj bote.

Pavarėsisht sesi rrethanat tokėsore mund tė ndryshojnė, Miku i tij nė qiell nuk ndryshon kurrė. Kristiani i vėrtetė po pėrmbush qėllimin pėr tė cilin Perėndia e krijoi. Njeriu i pakthyer nė besim nuk po e pėrmbush kėtė qėllim, ndaj nuk mund tė jetė i lumtur.

Pa Krishtin, asnjė njeri nė kėtė botė s’mund tė jetė vėrtet i lumtur, pavarėsisht sa tė mira rrethanat mund tė jenė. Por me Krishtin, njeriu mund tė jetė i lumtur pavarėsisht se ėshtė i varfėr.

Ai ėshtė i lumtur pavarėsisht se ėshtė i sėmurė. Ai ėshtė i lumtur pavarėsisht nga kaosi politik apo social. Lumturia e tij nuk varet nga rrethanat e tanishme. Ai e di se tė drejtit do t’i dalė mirė (Isaia 3:10).
Pėrgjigje ndaj kundėrshtimeve

Ndėrsa i lexoni kėto gjėra, a ėshtė Satani duke ju mbushur mendjen me kundėrshtime? Nėse po, nuk frikėsohem t’u pėrgjigjem troē.

Ndoshta ju mendoni se njihni shumė njerėz fetarė qė nuk janė tė lumtur.

Por a jeni tė sigurt qė kėta njerėz janė besimtarė tė vėrtetė nė Krishtin? Shumė prej tyre kanė vetėm njė formė tė jashtme tė kristianizmit, dhe ju nuk duhet tė prisni qė njerėz tė tillė tė kenė paqe tė brendshme dhe gėzim.

Ndoshta ju njihni disa njerėz vėrtet shpirtėrorė tė cilėt nuk duken tė lumtur. Ata ankohen shumė pėr zemrat e tyre. Dyshojnė, shqetėsohen dhe janė plot me frikė. Mė vjen keq qė ka kristianė tė tillė, tė cilėt jetojnė fare jashtė privilegjeve tė tyre, dhe siē duket pa pėrjetuar kėtė gėzim dhe paqe. Por, a i keni pyetur ndonjėherė nėse do donin ta linin besimin e tė ktheheshin tek bota?

A u keni bėrė ndonjėherė pyetjen: “A do ishit mė tė lumtur nėse do pushonit sė ndjekuri Zotin Jezus?” Nėse do bėnit kėto pyetje, edhe kristiani mė i ulėt dhe mė i dobėt do ju pėrgjigjej: “Besimi ynė mund tė jetė i dobėt, dhe gėzimi nė Krisht i rrallė, por ne kurrė nuk do braktisim atė ēfarė kemi!” Rrėnja e lumturisė ėshtė aty, fundja, ndonėse as gjethet e as lulet nuk mund tė shihen.

Por ndoshta ti mendon se shumica e kristianėve nuk mund tė jenė tė lumtur sepse duken tė zymtė dhe seriozė. A e ke pyetur veten ndonjėherė pėrse janė aq seriozė? Ti mendon se ata s’duhet tė jenė tė trishtuar kur janė me ju, duke ju parė drejt rrugės suaj pėr nė ferr?

Njė filozof i ditur nje herė pyeti njė pastor kishe pėrse njerėzit fetarė gjithmonė duken aq tė trishtuar. Pastori iu pėrgjigj: “Pamja juaj, Z Hjum, do bėnte tė trishtuar ēdo kristian”. Vetėm kur je vetė njė i kthyer do jesh nė gjendje tė vlerėsosh saktė seriozitetin e kristianėve. Kur i sheh tė gjithė sė bashku nė njė zemėr, duke dashur tė gjithė Krishtin, sipas eksperiencės sime po ju them se kurrė nuk keni pėr tė gjetur njeri aq tė lumtur sa kristianėt e vėrtetė.

Prandaj e pėrsėris, nuk ka lumturi nė botė qė tė krahasohet me lumturinė e kristianit tė vėrtetė.

Pėrfundim

Si pėrfundim, mė lejo t’u bėj apel ndėrgjegjes sė tė gjithė lexuesve tė mi.

1. Dua t’ju bėj njė pyetje. A jeni i lumtur? Nėse po jetoni pėr kėtė botė, thellė nė zemėr e dini se nuk jeni vėrtet i lumtur. Mė lejoni t’ju paralajmėroj me dashuri - ju nuk do jeni kurrė i lumtur pėr aq kohė sa i ktheni shpinėn Perėndisė dhe Krishtit.

2. Dua t’ju paralajmėroj. ėshtė budallallėk tė jetosh njė jetė qė nuk tė bėn tė lumtur. Pse shpenzoni para pėr atė qė nuk ėshtė bukė dhe fryt i mundit tuaj, pėr atė qė nuk tė ngop? (Isaia 55:2). Rruga e shpėtimit dhe ajo e lumturisė janė njė rrugė! Refuzoje atė rrugė e kurrė nuk do jesh i lumtur.

3. Ju bėj thirrje tė kėrkoni lumturinė vetėm nė atė vend ku mund tė gjendet. Ajo gjendet vetėm nė Krishtin. Vetėm Ai mund tė ta japė atė. Eja tek Ai duke rrėfyer mėkatet dhe mjerimin. Eja tek Ai, duke i kėrkuar mėshirė, falje, jetė tė re. Mos prit mė pėr asgjė, eja tek Ai tani!

4. Mė lejoni t’u jap disa kėshilla kristianėve tė vėrtetė, si tė rrisin lumturinė e tyre.

Sė pari, mundohuni tė rriteni nė hir vit pas viti. Ruhuni se mos pushoni duke jetuar nė kujtim tė eksperiencave tė shkuara. Pėrpiquni tė ecni pėrpara. Lexoni Biblėn mė me zell, lutuni mė me zjarr, urreni mė shumė mėkatin, mohoni vetveten mė shumė, mbajeni ndėrgjegjen tė pastėr nga mėkatet e vogla, shmangni sė lėnduari Frymėn. Mė tė shenjtėt janė gjithmonė mė tė lumturit.

Sė dyti, mėsohuni tė jeni mė mirėnjohės vit pas viti. Lavdėrojeni Perėndinė mė shumė pėr mirėsinė e Tij.

Sė treti, bėni tė mirėn mė shumė vit pas viti. Perėndia ėshtė i mirė dhe bėn tė mirėn (Psalmi 119:68 ). Mundohuni tė bėheni si Perėndia duke bėrė tė mirėn. Ka diēka qė mund tė bėni pėr Perėndinė, pėrpiquni tė gjeni ēfarė, dhe bėjeni pėr Tė. Kujtoni se kristiani qė bėn kompromise dhe tėrhiqet kurrė nuk do gėzojė paqen e pėrsosur. Kristiani mė i pėrkushtuar do jetė gjithmonė njeriu mė i lumtur.

Nga nga J.C. Ryle

Jon

1315


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lumturia

Mesazh  Jon prej 19.07.08 22:08

Lumturia

Ti besosh vetvetes. Te vertetosh me optimizem ngjyrat e jetes. Te reagosh me energji ndaj tatepjetave te jetes. Me fjale te tjera te zhvillosh jeten positive te karakterit vetijak. Gjithe lumturia qendron ketu dhe ne pjesen me te madhe eshte ne duart tona, mjafton ta dish ta presish….

1.Mos u kap me fatin – te ka ndodhur te mendosh: “jam vertet i pafat, asgje nuk shkon siē duhet”…fati varet nga ti, mjafton te shikosh para dhe te perballesh me realitetin..

2.Reziko gjithmone, jep maksimumin – ki kurajo per te marrre persiper reziqet, perballu me “ndeshjen e jetes” do ndjehesh i lumtur perderisa jep maksimumin..

3.Mbaj mend se kush s’jep, s’merrre – jep maksimumin per te marre minimumin…

4.Ne gjerat qe ben, ver ca me shume entuziazem – bej gjerat me passion per te arritur qellimin tend..

5.Zgjedh objektivin dhe perpiqu ta arrish – lufto me vendosmeri per te arritur gjithcka.

6.Perballo problemet ne vend qe t’i shmangesh – perballu me situaten per te mundur te perballosh te panjohuren (pasigurine dhe humbjen)

7.Here pas here…shtepi, zyre, shoping, femijet, familja…- angazhim i rregullt ben mire.

8.Mbushu plot me energji – mesohu te jesh clodhur, largoji streset dhe tensionet e dites.

9.Ndrysho qendrimin – te qahesh per te kaluaren nuk te ndihmon per te jetuar te tashmen.

10.Bej sport ,i ben mire edhe mendjes – eshte e rendesishem per mirqenie fizike dhe nje ndjesi (qetsie) shpirterore..

Jon

1315


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 11 1, 2, 3 ... 9, 10, 11  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi