Shtatė arsye pse njė shkencėtar beson nė Zot

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shtatė arsye pse njė shkencėtar beson nė Zot

Mesazh  M986 prej 06.11.12 20:47

Shtatė arsye pse njė shkencėtar beson nė ZOT

Nga: A. Cressy Morrison, Ish Kryetar i Akademisė sė Shkencave tė Nju Jorkut

Ne ende jemi nė agimin e epokės sė shkencės, ndėrsa ēdo shtim i dritės sė kėtij agimi po nxjerr nė pah gjithnjė e mė shumė veprėn e njė Krijuesi tė Urtė. Kemi bėrė zbulime tė jashtėzakonshme; me njė shpirt tė pėrulėsisė shpirtėrore dhe me besim tė mbėshtetur nė dituri ne po i afrohemi gjithnjė e mė pranė vetėdijesimit mbi Zotin.

Sa mė pėrket mua, janė shtatė arsye pėr besimin tim:

Arsyeja e parė: Pėrmes ligjit tė palėkundshėm matematikor ne mund tė dėshmojmė qė kjo gjithėsi e jona ėshtė projektuar dhe ėshtė ekzekutuar me njė zgjuarsi tė jashtėzakonshme inxhinierike.

Tė supozojmė se i keni dhjetė monedha nė xhep, tė gjitha tė shėnuara me numra prej njė gjer nė dhjetė, tė cilat i pėrzieni mirė. Tash mundohuni t’i nxirrni me radhė nga njėshi gjer tek dhjetėshi njė pas njė secilėn herė duke kthyer monedhėn e duhur nė xhep dhe duke i pėrzier pėrsėri tė gjitha monedhat. Matematikisht dihet se shansi juaj pėr tėrheqjen e monedhės me numrin njė ėshtė njė nė dhjetė; pėr tėrheqjen e njėpasnjėshme tė njėshit dhe dyshit ėshtė njė nė 100; pėr tėrheqjen e njėshit, dyshit dhe treshit ėshtė njė nė 1000; e kėshtu me radhė; ndėrsa shansi juaj pėr tėrheqjen e njėpasnjėshme tė tė gjitha monedhave nga njėshi gjer tek dhjetėshi, do tė arrinte shifrėn e pabesueshme prej njė nė dhjetė miliardė.

Me tė njėjtėn logjikė, sa kondita ekzakte janė tė nevojshme pėr jetėn nė tokė tė cilat me gjasė nuk kanė mundur tė ekzistojnė rastėsisht nė raporte tė duhura. Toka rrotullohet rreth boshtit tė vet me njė shpejtėsi prej 1000 miljesh nė orė (rreth 1600 km/h) nė ekuator; sikur tė rrotullohej me shpejtėsi prej 100 miljesh nė orė, ditėt dhe netėt tona do tė kishin qenė dhjetė herė mė tė gjata sesa tash, ndėrsa dielli i nxehtė sipas tė gjitha gjasave do tė kishte pėrcėlluar vegjetacionin pėr ēdo ditė tė lume pėrderisa gjatė netėve tė gjata do tė ishte ngrirė ēfarėdo filizi i cili eventualisht do tė kishte mbijetuar ditėn e gjatė.

Pastaj dielli – burimi ynė i jetės, nė sipėrfaqen e vet ka njė temperaturė prej 10,000 gradėsh fahreinheit (rreth 5538 gradė celsius), ndėrsa toka jonė ėshtė tamam aq larg sa ky “burim i jetės” tė na ngrohė pikėrisht sa mjafton dhe jo mė tepėr! Sikur dielli tė kishte dhėnė vetėm gjysmėn e rrezatimit tė tanishėm, ne do tė kishim ngrirė, ndėrsa po tė na kishte nxehur edhe njė herė mė shumė, ne do tė ishim pjekur.

Pjerrėsia e tokės me njė kėnd tė pjerrėt prej 23 shkallėsh – na i mundėson stinėt e vitit; sikur toka tė mos kishte qenė nė kėtė kėnd tė pjerrėt, avujt e oqeaneve do tė kishin ikur nė veri dhe nė jug, duke na formuar akuj nė madhėsi tė kontinenteve. Sikur hėna, tė supozojmė, tė kishte qenė vetėm 50,000 milje larg nesh (rreth 80,467 km) dhe jo aq sa ėshtė nė tė vėrtetė, baticat do tė kishin qenė me aso pėrmasash gjigante saqė tė gjitha kontinentet do tė ishin pėrmbytur dhe atė dy herė nė ditė; madje edhe bjeshkėt do tė ishin gėrryer brenda njė kohe tė shkurtėr. Sikur korja e tokės tė kishte qenė vetėm pėr tri metra mė e trashė sesa qė ėshtė, nuk do tė kishte mė oksigjen, pa tė cilin do tė shuhej jeta shtazore. Sikur oqeani tė kishte qenė vetėm edhe pak metra mė i thellė, atėherė dyoksidi i karbonit sė bashku me oksigjenin do tė ishin absorbuar dhe nuk do tė kishte mė jetė bimore.

Nga kėta shembuj dhe nga njė varg shembujsh tė tjerė, na bėhet e qartė se shanset qė jeta nė planetin tonė ėshtė e rastėsishme tė mos jenė madje as njė nė miliarda e miliarda.

Arsyeja e dytė: Zotėsia e jetės pėr tė realizuar synimin e saj ėshtė manifestim i njė Zgjuarsie Gjithėpėrfshirėse.

Akoma asnjė njeri nuk e ka kuptuar se ēka ėshtė nė tė vėrtetė jeta. Jeta nuk ka as masė as dimensione – por ka forcė; rrėnja nė rritje e sipėr arrin ta plasaritė edhe shkėmbin. Jeta ka ngadhėnjyer mbi ujin, dheun dhe ajrin, duke i nėnshtruar elementet dhe duke i detyruar tė njėjtat qė tė shpėrbėhen apo t’i riformojnė kombinimet e tyre.

Jeta si njė skulptore e vėrtetė u jep trajtė tė gjitha gjallesave; si njė artiste e shkathtė projekton secilin gjeth tė ēdo peme, u jep ngjyrė secilės lule. Jeta ėshtė njė muzikante e cila ka mėsuar secilin zog si ta kėndojė kėngėn e vet tė dashurisė, insektet si ta thėrrasin njėri tjetrin pėrmes muzikės sė tingujve tė tyre tė larmishėm. Jeta ėshtė njė kimiste sublime, e cila u jep shije frutave dhe erėzave, ndėrsa aromėn trėndafilit, duke e shndėrruar ujin dhe acidin karbonik nė sheqer apo nė lėndė drunore, ndėrsa njėkohėsisht duke e liruar oksigjenin tė cilin gjallesat e kanė frymė tė jetės.

Paramendoni njė pikė pothuaj tė padukshme tė protoplazmės, tė tejdukshme, xhelatinoze, tė aftė pėr tė lėvizur dhe pėr tė thithur energjinė e diellit. Njė qelizė e tillė e vetme si njė pikėl e tejdukshme vese mban nė vete farėn e jetės e cila ka fuqinė e shpėrndarjes sė jetės tek ēdo qenie e gjallė, pavarėsisht sa e madhe apo e vogėl mund tė jetė ajo. Fuqia e njė pikle tė tillė ėshtė mė e madhe sesa bota jonė bimore, shtazore dhe njerėzore, sepse e tėrė jeta rrjedh prej saj. Natyra nuk e krijoi jetėn; shkėmbinjtė e zjarrtė dhe deti pa kripė nuk ka mundėsi tė kenė plotėsuar kushtet e nevojshme.

Kush, pra, e solli kėtu?

Arsyeja e tretė: Urtėsia e botės shtazore flet papėrmbajtshėm pėr Krijuesin e Mirė qė u mbolli instinktin krijesave tė vogla tė pashpresa.

Salmoni i ri kalon disa vjet nė det, pastaj kthehet prapė nė lumin e vet dhe duke udhėtuar pėrpjetė anės sė njėjtė tė lumit nė tė cilin derdhet pėrroi ku kishte lindur. Kush e kthen atė prapa nė mėnyrė aq precize? Sikur ta bartni salmonin nė njė pėrrua tjetėr, ai menjėherė do ta kuptonte se i ėshtė shmangur kursit tė udhėtimit tė tij dhe do tė ēante rrugėn e vet teposhtė rrjedhės derisa do tė arrinte rrjedhėn kryesore tė lumit e pastaj pėrsėri do t’i kthehej pėrpjetė rrymės sė lumit me qėllim tė pėrmbushjes sė saktė tė fatit tė vet tė pashmangshėm.

Akoma mė e vėshtirė ėshtė zgjidhja e misterit tė ngjalave. Kėto krijesa mahnitėse posa tė arrijnė pjekurinė migrojnė nga pellgje dhe lumenj gjithandej botės – ndėrsa ngjalat evropiane kalojnė mijėra kilometra oqean – tė gjitha me njė synim tė pėrbashkėt – arritjen e thellėsive tė thepisura pranė ishujve Bermude. Aty ngjalat ēiftohen pėr t’u shumuar dhe pastaj vdesin. Tė vegjlit e porsalindur pa pasur fare idenė se ku janė, tė rrethuar nga egėrsia e ujit, megjithatė, nisen sėrish prapa dhe ia dalin ta gjejnė rrugėn jo vetėm gjer tek bregu prej nga kishin ardhur prindėrit e tyre por edhe deri tek pellgjet e vogla, lumenjtė dhe liqenet e origjinės sė tyre. Kurrė asnjė ngjalė amerikane nuk ėshtė kapur nė Evropė sikur qė asnjė ngjalė evropiane nuk ėshtė kapur nė ujėrat amerikane. Natyra madje ia ka shtyrė pėr njė vit a mė shumė ngjalės evropiane arritjen e pjekurisė me qėllim tė kompensimit tė udhėtimit tė saj tė gjatė. Kush e shtyn atė pėr t’u drejtuar?

Arsyeja e katėrt: Njeriu posedon diēka mė shumė sesa vetėm instinktin shtazor – fuqinė e mendjes

Asnjė kafshė tjetėr nuk ka dėshmuar kurrė se ėshtė e aftė qė tė numėrojė deri nė dhjetė, apo qoftė edhe tė kuptojė domethėnien e numrit dhjetė. Po qe se instinkti ėshtė si njė notė e vetme muzikore e flautit, sado e bukur megjithatė kjo notė ėshtė e kufizuar, derisa truri i njeriut pėrmban tė gjitha notat e tė gjitha instrumenteve tė orkestrės. Nuk ka nevojė tė humbim mė shumė kohė rreth kėsaj pike tė katėrt me radhė; duke iu falėnderuar mendjes njerėzore ne mund tė kridhemi nė mendime rreth mundėsisė se jemi ata qė jemi vetėm ngase kemi pranuar njė xixė nga Zgjuarsia Universale.

Arsyeja e pestė: Pėrgatitja pėr tėrė jetėn del nė shesh nė dukuri siē ėshtė mrekullia e gjeneve

Aq tė imta janė gjenet saqė sikur tė ishte e mundur vendosja nė njė vend e tė gjitha atyre tė cilat janė pėrgjegjėse pėr tė gjithė njerėzit e gjallė, atėherė tė gjitha ato gjene do tė zinin vend mė pak sesa njė gishtėz. Pėrkundėr kėsaj, po kėto gjene ndodhen nė ēdo qelizė tė gjallė dhe janė ēelėsi i tė gjitha karakteristikave dhe veēorive tė njerėzve, tė kafshėve dhe tė bimėve. Gishtėza ėshtė njė vend i vogėl pėr tė bėrė vend tė mjaftueshėm pėr tė gjitha karakteristikat individuale tė pothuaj tre miliardė njerėzve1. Megjithatė, faktet flasin vetė.

Mu kėtu nis evolucioni – nė qelizė, nė qenien e cila mban nė vete kėto gjene. Fakti qė njė gjen ultra-mikroskopik nė mėnyrė absolute mund ta drejtojė tėrė jetėn nė tokė paraqet njė shembull tė zhdėrvjelltėsisė sė thellė dhe tė njė pėrgatitjeje e cila mund ta ketė burimin e vet vetėm nė Zgjuarsinė Krijuese; asnjė hipotezė tjetėr nuk do tė kryente punė.

Arsyeja e gjashtė: Pėrmes ekonomisė sė natyrės ne jemi tė shtrėnguar tė kuptojmė se vetėm urtėsia e pafund ka mundur tė parashikonte dhe tė pėrgatiste njė bujqėsi kaq tė zgjuar.

Shumė vjet mė parė nė Australi mbillej njė lloj kaktusi i cili shėrbente si njė gardh mbrojtės. Duke mos pasur fare insekte armiqėsore nė Australi, ky lloj kaktusi sė shpejti filloi tė rritej nė mėnyrė tė jashtėzakonshme; njė shtrirje e tillė alarmuese vazhdoi derisa kjo bimė mbuloi njė zonė tė gjerė dhe tė gjatė sa Anglia, duke i detyruar banorėt tė braktisnin qytetet dhe fshatrat e tyre dhe duke ua shkatėrruar fermat e tyre. Duke kėrkuar mbrojtje, entomologėt (zoologė qė merren me studimin e insekteve) kėrkuan tėrė botėn dhe nė fund gjetėn njė insekt i cili ushqehej ekskluzivisht me kaktus dhe nuk hante asgjė tjetėr. Ky lloj insekti do tė shumohej nė mėnyrė tė lirė sepse nuk kishte armiq nė Australi. Kėshtu, insekti nė fjalė brenda njė kohe tė shkurtėr mposhti kaktusin, prandaj sot ky lloj i dėmshėm i kaktusit ėshtė zhdukur – e me tė edhe insekti pėrveē njė mbetjeje tė vogėl mbrojtėse e cila mjafton pėr ta mbajtur nėn kontroll tė vazhdueshėm kaktusin.

Kėsi lloj kontrolli dhe ekuilibri ekziston gjithandej. Pėr ēfarė arsye insektet tė cilat shumohen shpejt nuk mbizotėruan botėn deri mė tani? Pėr arsye se insektet nuk i kanė mushkėritė tona; ato marrin frymė pėrmes tubave. Por kur insektet rriten mė tė mėdha, tubat e tyre nuk rriten nė proporcion me masėn e tyre trupore. Mu pėr kėtė kurrė nuk ka pasur insekte me masė tė madhe; ky kufizim i rritjes sė tyre i ka mbajtur ato nėn kontroll. Po tė mos ishte siguruar njė kontroll i tillė fizik, njeriu nuk do tė kishte mundur tė ekzistonte. Imagjinoni tė pėrballeni me grerėz nė madhėsi tė luanit!

Arsyeja e shtatė: Fakti qė njeriu mund tė konceptojė idenė mbi Zotin ėshtė vetvetiu njė provė unike.

Konceptimi i Zotit lind nga njė aftėsi hyjnore e njeriut, tė cilėn nuk e posedojnė krijesat tjera nė botėn tonė – aftėsia tė cilėn ne e quajmė imagjinatė. Pėrmes fuqisė sė saj, njeriu dhe vetėm njeriu mund tė konstatojė ekzistimin e gjėrave tė padukshme. Janė tė pakufizuara horizontet tė cilat i hap fuqia e imagjinatės; vėrtet, me shndėrrimin e imagjinatės sė pėrsosur tė njeriut nė njėmendėsi shpirtėrore, ai mund tė shohė qartė nė tė gjitha dėshmitė e krijimit dhe qėllimit tė vėrtetėn madhėshtore se qielli ėshtė gjithēka dhe kudo; se Zotin e gjejmė kudo dhe nė gjithēka por askund mė afėr sesa nė zemrat tona.
avatar
M986

"The hawk and the dove must become one in wisdom"

75


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shtatė arsye pse njė shkencėtar beson nė Zot

Mesazh  Tanki prej 06.11.12 21:55

Zoti egziston ndersa Fet me duken te gjitha shpifje !!!
avatar
Tanki

Njeriu ne krahasim me Mendimet e tij eshte sikur se nje fije peri e zhytur posht ne Oqean

217


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shtatė arsye pse njė shkencėtar beson nė Zot

Mesazh  Flavius prej 07.11.12 16:25

Njeriu nuk duhet te besoje ne fe por ne Zot.Fete vetem e largojne njeriun nga Zoti.
avatar
Flavius

108


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shtatė arsye pse njė shkencėtar beson nė Zot

Mesazh  Huit prej 11.11.12 14:00

edhe une ndaj te njenjtin mendim me parafolesit pasi besoj ne dicka superiore inteligjente, persa i perket feve ato sot keqperdoren per interesat te ngushta................!
avatar
Huit

8


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi