A mund tė jetojė sot njeriu pa Perėndinė ?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

A mund tė jetojė sot njeriu pa Perėndinė ?

Mesazh  Jon prej 19.07.08 20:55

A mund tė jetojė sot njeriu pa Perėndinė?

Shoqėria botėrore po endet me hap tė paparė drejt globalizmit ekonomik e kulturor, dhe drejt pranimit Hinduist tė ēdo feje pa dallim doktrine, dhe pa dallime filozofike nė emėr tė toleramcės dhe pranimit tė ēdo ideje pavarėsisht nėse e vėrteta qėndron nė thelb apo jo.

Shoqėria shqiptare, si pjestare e asaj botėrore po pėrballet me tė njėjtin fenomen edhe pse u shkėput nga identiteti fetar gjatė rregjimit komunist. Tema mbi ekzistencėn dhe rėndesine e njė qėnie tė mbinatyrshme ėshtė njė nga mė tė ndjekurat nė arenėn mediatike sociale.

Nė gazetėn e universiteti tim shkruajta njė artikull me tė njėjtin titull dhe pėrgjigjiet nga lexuesit ishin nga mė tė lartat nė vitet e fundit. Pėrgjigjiet (ca negative, ca pozitive) tregojnė njė fakt tė rėndėsishėm: ē’ka mendon ti pėr Zotin, pėrcakton mėnyren se si do tė jetosh jetėn tėnde; nė mėnyrė direkte ose indirekte, ekzistenca ose mos-ekzistenca e Zotit do tė ndikojė jetėn tėnde.

Pėr shkak tė rregjimit komunist nocioni i njė fuqie tė mbinatyrshme u bė i huaj dhe i padėshirueshėm ne shoqėrinė Shqiptare. Kishat dhe moskat u mbyllėn dhe priftėrinjve dhe babave muslimanė rregjimi ju tha se nėse donin tė jetonin duhet ta harronin Zotin. Njė shenjė e mirė e njė rregjimi tė rrezikshėm dhe tė kalbur ėshtė ose mbyllja e institucioneve fetare ose pėrdorimi i tyre pėr qėllime tė errėta.

Revolucionet komuniste pas luftės sė dytė botėrore u shoqėruan me shporrjen e fesė dhe nė vend tė figurave fetare, njerzit filluan tė adhurojnė diktatorėt.

Nė vendin tonė ishte mėse e qartė se populli kishte hedhur poshtė Zotin nga piedestali i adhurimit dhe kishte ngritur atje udhėheqėsit komuniste te cilėt jo vetėm qė nuk e ndaluan por e lanė adhurimin e popullit t'iu ngrinte monumente mbi monumente dhe mazoleume pas vdekjes (piramida nė Tiranė). Ku e kam llafin?

Nuk mund tė spastrosh nga zemrat e njerzve deshirėn pėr tė adhuruar dicka dhe aq mė keq nuk mund tė zevendėsosh Zotin me njerėz, dhe tė presėsh rezultate tė mira nė shoqėri.

Rregjimi komunist shpėlau nga trutė popullin tonė me moton e Karl Marksit: Feja ėshtė opiumi i popullit. Marksi edhe pse kishte tė drejtė ne disa pika, dmth qė feja shėrben si drogė pėr tė mbajtur popullin nė hipnozė nuk shpjegon diferencėn midis fesė dhe besimit dhe pėrse ka nevojė populli pėr opuim nė radhė tė pare?

Gjėja qė duhet tė kuptojmė ėshtė fakti se Partia Komuniste u bė opiumi i popullit, dhe Enver Hoxha u bė nė mėndjet tona si zot. Monumentet e tij rradhiteshin nga Saranda e deri nė Tropojė.

Ishte mėkat sikur nė festa mos tė ngrije dolli pėr Enver Hoxhėn dhe librat e tij lexoheshin si lexojnė besimtarėt librat e shenjtė. Adhurimi i Enver Hoxhės arriti pikėn kulminante kur ai vdiq. Nėn opiumin e Partisė Komuniste populli ynė mendoi se me tė vėrtetė ishte fanari i botės dhe zilia e botės. Nė fakt ishte krejt e kundėrta.

Pas njė epilogu tė shkurtėr dua tė trajtoj dhe tė jap mendimin tim pėr pyetjen: A mund tė jetojė njeriu pa Perėndinė.

Klasifikimi im pėr tė trajtuar kėtė temė vjen nga leximi i disa veprave tė Frederik Niēes, Ravi Zakarias, Aristotelit, Akuinės, Platonit, dhe sigurisht pjesėmarrja ime nė klasa tė filozofisė nė institucionet e edukimit tė lartė. Sė pari desha tė them se nė fushėn e filozofisė pak gjėra janė tė pranuara universalisht dhe ėshtė natyra e filozofisė qė debatet nuk janė te mbyllura.

Pra nėse Anselmi dhe Ganuloja debatonin mbi "Atė c'ka nuk mund tė imagjinohet mė lart," rreth viteve 1000 pas Krishtit, ka akoma filozofė qė debatojnė pėr tė njėjtėn gjė. Nėse Platoni dhe Aristoteli debatonin mbi metafizikėn shpirtit tė njeriut, nė klasat e universiteve bėhet e njėjta gjė. Ka shumė pak gjėra mbi tė cilat filozofėt bien dakort.

Njėra prej kėtyre ėshtė dhe ligji i “Mos-Kontadiktės,” ligj i artikuluar dhe shpjeguar nga Aristoteli. Nėse dy pohime, pohojnė teza tė ndryshme, mund tė jenė tė dyja gabim por nuk mund tė jenė tė dyja tė vėrteta. Pra, nėse X thotė qė sot bie shi, dhe Y thotė qė sot nuk bie shi, njėri prej tyre ėshtė gabim dhe nuk thotė tė vėrteten.

Ē'farė ėshtė Perėndia?

Filozofėt e lashtė Grekė harritėn tė pėrcaktonin dhe mendonin pėr Zotin duke menduar sePlatoni Zoti duhet tė jetė c'ka nuk mund tė jetė. Treshja e madhe, Sokrati, Platoni dhe Aristoteli (SPA) mendonin se Zoti ėshtė i ndryshėm nga materia (lėnda materiale).

SPA mendonin se Zoti ėshtė i kėnaqur nė vetvete dhe i pavarur nga gjithcka. Ai ėshtė i vetėdijshėm, i lumtur, i pėrmbushur nė vetvete, i pakrijuar, mbi kohėn, i palėvizshėm (Aristoteli), lėviz vetėm po tė dojė vetė (Platoni) etj etj.

SPA arritėn ne konkluzionin e njė qėnie mbi natyrė sepse cdo gjė materiale ne kėtė univers, duke pėrfshirė edhe kohėn, sado qė ta ndash nuk e shpjegon dot arėsyen e ekzistencės sė vet.

Arėsyeja e ekzistencės sė njė molle nuk gjendet tek molla por tek pema, dhe pema tek toka e kėshtu me rradhė duke hecur mbrapa ne pafundėsi. Nuk mund tė ketė nje zinxhir shkaqesh dhe efektesh tė pafundme sepse diku duhet tė ketė patur njė fillim dhe nėse do tė kish njė pafundėsi shkaqesh dhe efektesh at'her nuk do tė kishim mbėrritur kėtu ku jemi.

Dua tė shtoj se Grekėt nuk e kuptonin Zotin si e kuptojmė ne sot. Pėr SPA, Zoti ishte thjesht perfundimi llogjik i fillimit tė materies, dhe ishte burimi i lėvizjes sė kohės dhe materies. Ishin Hebrenjtė tė cilėt paraqitėn njė Zot me dėshira, qė kėrkonte marėdhėnie me njerzit.

Pėr Hebrenjtė Zoti ishte personal, i dashur, xheloz, hakmarrės, etj etj. Kriteret e Zotit nė tri fetė mė tė mėdha nė botė (Krishtėrim, Judaizėm dhe Islam) vijnė nga feja monolitike e Hebrenjve tė lashtė. Sipas Hebrenjve, Zoti jo vetėm qė krijoi universin dhe ēdo gjė tė gjallė por edhe shkruajti nė zemrat e cdo njeriu njė ligj natyral ose nje ligj moral objektiv qė ėshtė i kuptueshėm nga cdo qėnie njerėzore.

C'do tė thote ligj moral objektiv?

Ligji moral ėshtė barazpesha qė pėrdorim pėr tė cilėsuar dicka si tė mirė apo tė keqe, tė drejtė apo gabim. Nė momentin qė dikush cilėson dicka si tė mirė apo tė keqe, ka pėrdorur njė ligjin moral apo natyral.

Pra, pėr tė bėrė pohimin se shkatėrrimi i jetės sė pafajshme ėshtė gabim, duhet tė bazosh pohimin tėnd nė njė ligj moral. Imanuel Kant tha, “Dy gjėra mė habisin, pafundėsia e yjeve atje lart, dhe ligji moral kėtu poshtė.”

Ligji moral objektiv ėshtė ai ligj moral qė nuk ndryshon nga kultura nė kulturė, nga demokracia nė diktature, nga mirėqėnia nė skamje, nga paqja nė luftė.

Pėrse ėshtė mirė qė ligji moral tė jetė objektiv? Sepse pėrkufizimi i vlerės sė jetės sė njeriut duhet tė jetė i njėjtė pavarėsisht nga sistemi qeverisės, pozita sociale apo nga zakonet kulturore. Pra, shkatėrrimi i jetės sė pafajshme duhet tė jetė gabim pavarėsisht nga sistemi qeveritar, pozicioni social, mirėqėnia ekonomike.

Ligji moral objektiv nuk mund tė vije nga ne. Pra, njeriu nuk mund tė jetė burimi i ligjit moral objektiv sepse kemi treguar kohė mbas kohe qė nuk mund tė trajtojmė njėri tjetrin me drejtėsi.

Ligji moral objektiv mund tė vijė vetėm nga njė qėnie mbi natyrė, mbi ne, nga njė qėnie e pavarur si Zoti. Harrij ne kėtė konkluzion sepse nuk ka asnjė shteg tjetėr ku tė dalė argumenti.

Nė njė shoqėri nuk ėshtė gabim tė shkatėrrosh jetėn e pafajshme, ndėrsa nė njė tjetėr ėshtė gabim, e pra kush mund tė vendosė se kush ka tė drejtė? Kėtu hyn nevoja e ligjit moral objektiv, qė pėr hir tė drejtėsisė nuk ka mundėsi tė jetė shpikur nga ne, apo nuk mund tė jetė nje proces evolucionar.

Si ndikon mos-ekzistenca e Zotit, ligjin moral?

Frederik NiēeKjo pyetje mė ēon drejt tek Frederik Niēe dhe filozofia e tij ateiste. Niēe mendohet tė jetė babai i filozofisė ateiste tė shekullit tė 20-tė. Influenca e shkrimeve tė tij ndihet dhe sot.

Niēja ishte ai qė mendoi dhe shkruajti frazėn e famshme “Zoti ka vdekur,” e cila u bė motoja e lėvizjes sė viteve 1960-1970 nė Amerikė, e mė pas nė tė gjithė botėn. Fraza u has nė alegorine e ēmėndarakut, e shkruajtur nga Niēja:

“A nuk keni dėgjuar pėr atė tė ēmėndur qė ndezi pishtar ne orėt e mėngjesit dhe vrapoi pėr nė treg, dhe bėrtiti me tė madhe: “Ku ėshtė Zoti, kėrkoj Zotin!” – Shumė njerėz e dėgjuan dhe shumė prej tyre qė nuk besonin nė Zot filluan tė qeshinin dhe tė talleshin.

Ka humbur Zoti, pyeti dikush. –A humbi rrugėn si njė fėmijė- tha dikush tjetėr. –Mos ka ikur pėr pushime- shtoi njė tjetėr. Mė tė tilla e tallėn tė ēmendurin ata. Por i ēmėnduri u fut midis tyre dhe i pa me njė shikim depėrtues: Ku ėshtė Zoti? U’a them unė. Ne e kemi vrarė—une dhe ti.

Tė gjithė ne jemi vrasėsit e tij. Por, si e bėmė njė gjė tė tillė? Si mund ta pinim tė gjithė detin? Kush na dha mundėsinė pėr tė fshirė horizontin? C’fare po bėnim teksa ēliruam tokėn nga zinxhirat e diellit?

A po leviz kjo tokė? Po ne, a po lėvizim? Largohemi nga tė gjithė diejtė? A nuk po zhytemi thellė e mė thellė nė errėrisė? Mbrapa, anash, para, nė tė gjitha drejtimet? A ka mė lart a poshtė? A nuk po harrohemi si tė ishim asgjė? A nuk e ndjemė frymėn e hapsirės bosh?

A nuk bėn mė ftohtė se mė parė? A nuk na rrethon errėsira mė ngushtė se mė parė? A nuk na duhen pishtarė pėr tė parė nė mėngjes? A nuk po dėgjohen varrhimsat e Zotit? A nuk ndihet kutėrbimi i dekompozimit te Zotit? Zotėt dekompozohen si ne. Zoti ka vdekur. Zoti ngelet i vdekur, dhe ne e kemi vrarė.”

Niēja shkruan bukur dhe me metaforė tė paparė nė fushėn e filozofisė, ndaj ėshtė e rėndėsishme tė shikojmė mbi metaforėn dhe tė kuptojmė ē’kishte ndėr mėnd Niēja.

Niēja tha se Zoti kishte vdekur filozofisht nė mendjet e njerzimit. Tregu nė tė cilin shkon ēmėndaraku (Niēja) ėshtė njė vend ku gjenden njerzit e thjeshtė, dhe midis tyre ai gjeti mos-besim nė Zot.

Kur Zoti vdiq, sipas Niēes, njerzit humbėn pikėn e referencės nė jetėt e tyre, “A po leviz kjo tokė? Po ne a po lėvizim? Largohemi nga tė gjithė diejtė? A nuk po zhytemi thellė e mė thellė nė errėrisė?

Mbrapa, anash, para, nė tė gjitha drejtimet? A ka mė lart a poshtė? A nuk po harohemi si tė ishim asgjė? A nuk e ndjemė frymėn e hapsirės bosh?”

Pa Zotin sipas Niēes nuk kishte mė ligj absolut dhe objektiv moral. Nė njė pikėpamje ateiste ėshtė e pamundur tė justifikosh njė ligj moral objektiv, nė fakt Niēja ne librin e tij Anti-Krishti, thotė se nuk ka ligj moral dhe se “e mira” dhe “e keqja” nuk ekzistojnė.

Sė fundi Rikard Dawkins, qė ėshtė njė nga ateistėt mė tė sukseshėm pas Niēes, tha se nuk ka as tė mirė dhe as tė keqe, por ne thjesht jemi tė programuar nga AND-ja jonė, dhe kėrcejmė nėn ritmin e saj. Kjo lloj filozofie ėshtė larg realitetit qė ne hasim nė jetėt tona.

Nė njė botė ku kuptmi i Zotit rrėnohet nga pena ateiste, ne ngelemi vetėm me njėri tjetrin nė meshirėn e atyre qė janė mė tė fortė se ne. Pra, ėshė legalizimi i rregullit tė xhunglės: mė i forti fiton, dhe mė i dobėti shkatėrrohet.

Kjo mund tė jetė e vėrtetė nė ndonjė kulturė tė huaj, por nė Shqipėrinė time une has njė realitet tjetėr. Has realitetin e njė kombi qė ka mbijetuar mijėra vjet pushtim.

Has realitetin e njė kombi qė shpėtoi kombin mė tė vobektė gjatė luftės sė dytė botėrore, Hebrenjtė. Shqiptarėt fisnikė ishin i vetmi komb qė kishin mė shumė Hebrenj pas luftės sė dytė botėrore se sa para saj.

Shqiptarėt vunė nė rrezik jetėt e tyre pėr Hebrenjtė sepse njeriu nuk ėshtė kafshė, dhe jeta nuk ėshtė xhungėl. Njeriu ka vlerė sepse ėshtė krijuar i tillė nga Zoti.

Njeriu ėshtė i barabarte sepse ka njė pikė reference mbi ne, qė thotė se skllavėria ėshtė gabim. Nė njė botė ku mendimet e Niēes mbretėrojnė suprem, idetė e barazisė dhe drejtėsisė nuk kanė kuptim dhe nuk kanė taban ku tė mbėshteten.

Niēja tha sepse Zoti ka vdekur nė ndėrgjegjiet e njerzve, shekulli i 20-tė do tė jetė mė i pėrgjakshmi nė historinė e njerzimit, dhe njė ēmenduri kolektive do tė na kaplojė.

Ai kishte tė drejtė nė tė dyja rastet. Shekulli qė kaloi morri mė shumė jetė nga tė gjithė shekujt mbledhur bashkė. Ndėrsa ēmenduria kolektive provohet lehtė kur shikon lajmet e ditės, dhe vetė Niēja i kaloi 11 vjetėt e fundit tė jetės nė skicofreni duke vdekur i vetėm i lojtur nga mėndja.

Njė realitet i hidhur, njė boshllėk i lėnė nga largimi i Zotit nga jeta e Niēes. Ne nuk duhet tė bėjmė tė njėjtin gabim.

Po tė shkosh sot tek varri i Niēes me siguri do tė gjesh eshtrat e mendimtarit tė madh, ndėrsa tė siguroj se po tė shkosh tek varri i Zotit, nuk do ta gjesh aty, varri ėshtė bosh.

Zoti ėshtė nė zemrat e nėnave tona qė me dashuri e sakrifica na rritėn. Ai ėshtė nė zemrat e atyre qe japin gjak, qė ndihmojnė tė varfrit, nė zemrat e atyre qė dashurojnė, nė zemrat e atyre qė predikojnė mirėkuptim e paqe. Jo jo, Zoti nuk ka vdekur.

Zoti jeton nė zemrėn e gjyshes time qė pėrlotet sa herė kujton nipėrit dhe mbesat nė mėrgim. Zoti ėshtė nė zemrat e nėnave tė Gėrdecit, qė humbėn fėmijėt e tyre. Vetėm Zoti mund tė kuptojė dhimbjen e njeriut.

Nė pėrfundim mė kujtohet njė thėnie e shkrimtarit Anglez, Malkom Magrixh:

Nėse Zoti ka vdekur diēka do ta zėvendėsojė. Do tė jetė megalomania, ose erotomania, zelli pėr pushtet ose zelli pėr erotizėm, grushti i shtrėnguar ose penisi, Hitleri ose Hugh Hefneri....

G.Tepelena
avatar
Jon

1315


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi