Vėshtrim nė botėn e ėndrrave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vėshtrim nė botėn e ėndrrave

Mesazh  Odin prej 28.10.12 15:14

Vėshtrim nė botėn e ėndrrave



Shkencėtarėt japonezė arritėn tė zhvillojnė njė teknologji tė re qė lejon pėrcaktimin me njė pėrpikėri deri nė 80% tė pėrmbajtjes sė ėndrrės sė njeriut.

Specialistėt konfirmojnė se teknologjia ėshtė e aftė tė identifikojė praninė e kėtij apo atij objekti nė ėndėrr, pėr shembull – “njeri”, “grua”, “kompjuter”, “makinė” etj.

Zbulimi ėshtė bėrė nė laboratorin e neurologjisė kompjuterike nė Kioto. Nė eksperiment morėn pjesė tre vullnetarė. Me ndihmėn e tomografit shkencėtarėt vunė re se disa objekte shkaktojnė impulse rreptėsisht tė pėrcaktuara nervore, ēka ishte dhe ēelėsi pėr parashikimin e ėndrrave.
avatar
Odin

602


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vėshtrim nė botėn e ėndrrave

Mesazh  Muneer prej 28.10.12 17:46

Keto pajisje ta cojne trurin drejt vdekjes.. :/ japonezet me shpikjet qe po bejne spo na sjellin dhe aq te mira..
avatar
Muneer

سلام موعد المغرب

485


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vėshtrim nė botėn e ėndrrave

Mesazh  RafailZhidro prej 10.11.12 20:26

hahaha po praa
avatar
RafailZhidro

3


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vėshtrim nė botėn e ėndrrave

Mesazh  Jetmira prej 12.07.13 11:23

Pėr tė shpjeguar ėndrrat duhet tė kemi shumė parametra: individin nė gjendjen pėrpara ėndėrrimit, imazhet e ditės, bisedat me shokėt, apo dėshirat e parealizuara apo tė shtypura prej individit qė rikthehen pėrmes ėndrrės. Madje duhen shqyrtuar edhe faktorė tė tillė si koha. Nėse nata ėshtė e vranėt, me shi, e kthjellėt, me hėnė tė plotė apo me hėnė tė kuqe etj. Pastaj dita: Cila ditė e javės, e diel (ėndrra tregon vetėm pėr tė atė ditė deri mesnatė), e hėnė, e martė etj.

Koha para mesnate pas mesnate apo mėngjes. Data prej 1 (njė) deri 31 muajit pėrkatėsisht 30. Gjithashtu shqyrtohet se si ndihet kur i del gjumi atij qė ėndėrron, nėse e ka ndjerė vetėn tė gėzuar, tė mėrzitur a tė shqetėsuar. Sė fundi janė simbolet qė qėndrojnė nė rrafshin e pavetėdijes. Njė shembull: Tre veta udhėtojnė me njė makinė, u kalon macja e zezė, njėri prej tė treve fillon tė qajė dhe e pyesin “pse?”, ai u pėrgjigjet “e ka ters macen e zezė”.Dhe vėrtet mund t i ndodhė diēka e keqe atij personi. Personi i dytė fillon tė kėndojė sepse macja e zezė ishte shenjė e mbarė pėr tė. Dhe vėrtet, tėrė dita i kalon mirė dhe ėshtė i gėzuar, kurse i treti nuk reagon. Sepse macja e zezė nuk e ndonjė domethėnie pėr tė. Kėshtu edhe nė botėn e ėndrrave: Varet se me ēfarė simbolesh e kemi ngarkuar pavetėdijen, pėr shembull, qeni pėr dikėn ėshtė besnik, pėr tjetrin armik etj.

Ėndrrat qė i shkakton ngacmimi i jashtėm

Sa ėshtė njeriu i vjetėr, aq janė tė vjetra ėndrrat. Ato e kanė shqetėsuar pareshtur, prandaj ai u ka dhėnė domethėnien e vet. Ndonjėherė ėshtė pėrpjekur t i shpjegojė ato edhe si zė tė Zotit.

Shumė ėndrra kanė shkak tė jashtėm, siē janė ngacmimet e ndjenjave.
Kėshtu, nė qoftė se jashtė bubullon, atėherė njeriu zakonisht do tė ėndėrrojė se ėshtė nė frontin e luftės; zėri i gjelit, herėt nė mėngjes, atij i rikthehet nė ėndėrr si njė kushtrim i frikshėm; nė qoftė se dyert e shtėpisė kėrcasin, do tė ėndėrrojė hajdutin qė ka hyrė nė shtėpi; nė qoftė se mbuloja e shtratit bie pėr tokė, mund tė ėndėrrojė se fluturon i zhveshur ose ka ra nė ujė dhe noton; nė qoftė se ėshtė i shtrirė dhe kėmbėt i ka tė varura nė skaj shtratit, mund tė ėndėrrojė se bie nė greminė; nė qoftė se e mbulon kokėn me nėnkresė, mund tė ėndėrrojė se bien gurė mbi tė.

Ata qė “lagen” gjatė natės nė shtrat, do tė ėndėrrojnė se notojnė.

Dikush ėndėrron se e ka sulmuar armiku dhe e rrėzon nė “kokėrr tė shpinės” dhe e lidh nė njė hu, dhe kur nga frika i del gjumi, sheh se mes gishtėrinjve tė kėmbės, ka njė fije kashte. Psikologu i njohur Henningsi ėndėrron se e kanė varur nė litar, nga frika i del gjumi, dhe vėren se rreth qafės i ėshtė lidhur kėmisha e natės.

A. Maury, i cili ka eksperimentuar shumė rreth ngacmimit dhe objektit ngacmues si, bie fjala, me puplėn e pulės, ngacmim nėn hundė dhe nė buzė, dhe ka vėrejtur lidhjen midis ndijimeve tė jashtme dhe ėndėrrimit. Dikush pa ėndėrr sikur ishte nė shkollė dhe nė fund tė orės, e pyet profesori, a e ka kuptuar lėndėn, ndėrsa dikush fillon tė bėrtasė “o – ja!” Mėsuesi e qorton pse bėrtet dhe pas tij tė gjithė bėrtasin, orja, erja, feurja etj.
Pastaj, ai zgjohet dhe, nė tė vėrtetė, njerėzit bėrtasin jashtė: “feuer” domethėnė, “zjarr”, po digjet shtėpia. Shtėpia e tij ishte nė zjarr. Po ashtu gjatė luftės, njė vajzė ėndėrronte sikur fluturonin aeroplanėt mbi tė, dhe nė tė vėrtetė qenė aeroplanėt e luftės, qė bombardonin qytetin…

Ėndrrat me shkaqe patologjike

Shpeshherė shkaku i ėndrrave ėshtė nė patologjinė e brendshme trupore, siē ėshtė shushuritja e veshėve, zemra e dobėt, mėlēia e sėmurė, tretja e dobėt, po ashtu edhe ngarkesat e llojllojshme tė gjėndrave seksuale.

Njeriu i sėmurė nga zemra zakonisht do tė shohė ėndrra frike, tmerri, trishtimi, qė lidhen ngushtė me vdekjen; bie fjala, lufton me kafshėt e egra, e sulmon gjarpri etj.
Kur zgjohet, ėshtė i djersitur dhe i shqetėsuar. Njeriu i sėmurė nga mėlēia zakonisht do tė ėndėrrojė sikur ka pengesa me frymėmarrjen, sikur i zihet fryma nga turma e madhe, ikėn dhe nuk mund tė vrapojė as tė fshihet. Njeriu me dhimbje stomaku dhe tretje jo tė mirė zakonisht do tė ėndėrrojė gjėra tė pėshtira.

Njeriu me nerva tė luhatshme dhe frikacaku zakonisht do tė ėndėrrojė se pėrplaset dhe rrėzohet; lufton me kafshėt e egra, siē janė gjarpėrinjtė, ujqit, etj. Ata qė ėndėrrojnė hajdutin, sipas Freudit, u ringjallen kujtimet e fėmijėrisė, kur tė huajt vizitonin dhomėn e fėmijės dhe e zgjonin nga gjumi.

Ėndrrat qė e kanė shkakun nė tė kaluarėn

Ėndrrat i kanė shkaqet psikike nga e kaluara. Nė qoftė se njė ditė pėrpara ose para disa ditėve, ke pasur mysafirė, ka mundėsi tė ėndėrrosh vizitėn e mysafirėve, ose vetė shkon diku nė vizitė, dot’i shohėsh tė njėjtit njerėz, por nė njė shoqėri tjetėr. Njeriu, i cili ka qenė nė udhėtim dhe kthehet nė shtėpi, mund tė ėndėrrojė disa ditė vendet nėpėr tė cilat ka kaluar, ndoshta ėndėrron se si vozitet dhe ballafaqohet me vėshtirėsi dhe pengesa, siē ėshtė harresa e biletės etj. Ngjarjet qė lėnė pėrshtypje (mbresė) tė thellė, do tė shkaktojnė ėndrra, por nė lidhje me diēka tjetėr.

Nė ėndėrr nuk e kemi nėn kontroll veten dhe as nuk mund ta pėrcaktojmė qėllimin nga jeta konkrete. Rikthimi nė fėmijėri ose nė moshė tė re, po ashtu shkakton ėndrra tė shpeshta te njeriu i moshuar. Bie fjala, ėndėrron se ėshtė fėmijė dhe ėshtė nėn kėshillat e babės dhe tė nėnės, qė mund tė jenė dhe tė vdekur. Po ashtu, tė shpeshta janė ėndrrat e jetės sė shkollės (prefesori do tė pyesė, por del se nuk jemi tė pėrgatitur dhe nga kjo frikė nė fund zgjohemi).

Ėndrra si shkak i dėshirės

Ėndrrat e njeriut janė dėshirat, qė ende nuk janė realizuar ose nuk do tė realizohen kurrė. Vajza, qė e ka humbur shpresėn e martesės, do tė ėndėrrojė se si shkon nė dasmėn e vet nė mėnyrė solemne; ia urojnė martesėn miqtė dhe shokėt drejtpėrsėdrejti ose me telegrame dhe letra; kjo ėshtė vetėm njė dėshirė qė dėshiron ta plotėsojė. Nė qoftė se studenti ėndėrron se e ka dhėnė provimin me notėn shembullore, nė tė vėrtetė ai ende nuk ka filluar tė pėrgatitet pėr provim; pra ai nuk e di a do ta japė provimin; kjo mbetet dėshirė pėr t’u realizuar. Shumė herė, njeriu ėndėrron grumbullin e parave dhe fillon tė hartojė plane se si t’i shfrytėzojė ato, po dhe kjo nė qenėsi shpreh dėshirėn e tij.
avatar
Jetmira

814


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vėshtrim nė botėn e ėndrrave

Mesazh  Jetmira prej 12.07.13 11:24

Ėndrrat me domethėnie simbolike

Njeriu shikon edhe ėndrra simbolike, qė nė momentin e parė nuk i di as domethėnien. Zakonisht, pėr kėto ėndrra nuk gjendet njė shkak i jashtėm i ėndrrės. Nga lashtėsia historike, njeriu i ka shpjeguar ėndrrat sipas simbolikės (posaēėrisht dallohet populli i Izraelit).

Kėshtu, bie fjala, Jozefi i Egjiptit ia shpjegoi Faraonit ėndrrėn me shėmbėllesa. Nė kohėn tonė, pėr kėtė dukuri janė tė njohur Freudi, Adleri, Jungu dhe bashkėpunėtorėt e tyre.
Por, asnjė shkollė psikanalitike nuk i shtjellon ėndrrat nė tė njėjtėn mėnyrė dhe ato dallohen dukshėm mes tyre. S. Freudi (Frojdi), zakonisht u mor me shpjegimin e dėshirave tė parealizuara nė lėmin seksual. Tėrė simbolika e ėndrrės ėshtė e veshur me epshin dhe kėnaqėsinė seksuale.

Njeriu gjatė gjumit s’ka mbikėqyrje nė censurimin e vetėdijes dhe kėshtu bota e ėndrrave shpėrthen nga dėshirat e parealizuara dhe censura ėshtė e veshur me shėmbėllesėn e epshit seksual. Prej kėtej, ombrella, thika etj. shprehin fallusin, organin seksual tė mashkullit, ndėrsa krehri, organin seksual tė femrės. Shumė larg do tė shkonim, nė qoftė se i shpjegojmė tė gjitha ėndrrat nė kėndvėshtrimin seksual, edhe pse disa e kanė kėtė simbolikė.

Nuk ėshtė e vėrtetė se tė gjitha simbolet nė ėndėrr paraqesin vetėm jetėn seksuale, po ashtu nuk ėshtė e vėrtetė, siē e thekson Frojdi, se nėnvetėdija e njeriut ėshtė e prishur, e ēoroditur dhe vetėm vetėdija ėshtė e mirė. C. G. Jungu thekson: “A nuk ėshtė dėshmi e mirė se ēfarė i solli njeriut vetėdija e tij, siē janė dy luftėrat botėrore?
Ndėrsa nėnvetėdija e njeriut, pėrderisa nuk ėshtė e pėrcaktuar, nuk ėshtė as e keqe as e mirė.” C. G. Jungu thotė se bota e ėndrrave buron nga nėnvetėdija e njeriut, qė e plotėson vetėdijen; njėra e plotėson tjetrėn, prandaj nuk ėshtė e mjaftueshme tė dish nga vinė ėndrrat dhe shkaqet e tyre, por ėshtė i rėndėsishėm qėllimi -Pse ėndėrrojmė.

Ja ėndrra e njė mjeku, treguar Jungut: “U ngjita nė bjeshkė, rruga ishte pėrpjetė nėpėr borė; koha ishte e mrekullueshme. Sa mė lart ngjitesha, aq mė tepėr kisha kėnaqėsi, edhe ndieja njė bukuri dhe lumturi tė qėndroja pėrherė aty. Ashtu isha i magjepsur, por, sa arrita nė kulmin e bjeshkės, fillova tė ngrihem nė ajėr dhe tė fluturoja. Dhe kur u zgjova, isha krejtėsisht nė njė farė ekstaze”. Jungu i pėrgjigjet: “Mik i dashur, e di se nuk mund tė rrish larg malit, por tani tė qortoj, mos shko mė vetėm nė bjeshkė.

Nė qoftė se shkon sė paku merr dy veta qė tė tė shoqėrojnė!” Ai nė kėtė qortim qeshi. Pas dy muajve doli nė mal dhe rrėshqiti e mbeti nė mbulojėn e borės, dhe njė kalimtar i rastit i shpėtoi jetėn. Tre muaj mė vonė, sėrish u ngjit nė bjeshkė, por, porsa hipi nė thepin e bjeshkės, u rrėzua dhe ra nė greminė. Kjo ishte ekstaza e ėndrrės. Kėshtu e shpjegon Jungu. Mirėpo, shtrohet pyetja: Nė cilin drejtim vetėdija e njeriut, plotėsohet me nėnvetėdijen e botės sė ėndrrave?
Zbulimi i brendshėm

Ėshtė e vėrtetė se bota e ėndrrės e zbulon botėn e brendshme tė njeriut, qė ai nuk do ta pranojė nė mėnyrė tė vetėdijshme. Pėr njeriun qė ėndėrron se vonohet, zakonisht pėr trenin ose i ikėn treni, thonė se ai gjithmonė do ta humbasė rastin ose do tė vonohet; vajza 40 vjeēe, qė e kishte humbur shpresėn e martesės, ėndėrron sikur do tė udhėtojė me trenin, qė i kalon pėrpara syve.

Plotėsimi i vetėdijes me nėnvetėdijen

I internuari qė mėsoi gabim nga ėndrra, ditėn e tij tė lirisė

Si plotėsohet vetėdija e njeriut me nėnvetėdijen qė shprehet nė botėn e ėndrrave? Nė vend tė sqarimit, po japim njė shembull tė prof. Viktor Frankel-it nga kampi i pėrqendrimit tė Dachau (Dahau).

Njė nga tė burgosurit kishte pa njė ėndėrr tė ēuditshme; njė zė i ēuditshėm i thotė: A dėshiron ta dish tė ardhmen tėnde! Ai i pėrgjigjet, po: “Dėshiroj tė di, kur do tė jetė pėr mua fundi i luftės?” Zėri i ėndrrės i pėrgjigjet: “Mė 30 mars 1945!” Kėtė ėndėrr e kishte parė nė fillim tė muajit mars. Ishte krejtėsisht i shėndoshė dhe fizikisht i fortė me plot shpresė pėr t’u ēliruar. Ditėt kalojnė shpejt dhe nuk shihet nė horizont ndonjė shenjė, qė t’i realizohet zėri i ėndrrės. Ditėt e fundit e kaplojnė ethe tė rėnda dhe mė 29 mars e dėrgojnė nė spital; mė 30 mars vdes; ky ėshtė fundi i luftės dhe i vuajtjeve tė tij. Ėndrrat nuk janė profetizim, qė mund tė tregojnė tė ardhmen e njeriut, por mund tė jenė shkaku i atyre gjėrave qė paralajmėrohen. Jeta e pėrditshme na jep mjaft shembuj tė tillė, por ne nuk jemi gjithnjė tė vetėdijshėm pėr kėtė, sepse pėrmbajtja e ėndrrave, qė shpėrthen nga nėnvetėdija e njeriut do tė ndikojė, dashje pa dashje, edhe nė vetėdijen, nė mendjen e tij, qė e shpie deri te realizimi i ėndrrės, edhe pse realizimi i saj nė realitet ėshtė i ndryshėm. Ėndrrat janė pjesė e jetės dhe diēka normale te njeriu.Nėpėrmjet tyre nė mėnyrė spontane pėrjetojmė shtresat e thella psikike. Me njė fjalė, pėrmes ėndrrės, nė mėnyrė spontane zgjohet vetvetiu tėrėsia e strukturės psikike “nėn ujė” tė thellė.

Disa autorė e shpjegojnė procesin e ėndrrave dhe pėrdorimin e tyre nė shtatė shkallė.

Nganjėherė na ndodh se fare nuk na kujtohen ėndrrat. Harresa e tillė bazohet nė faktin se i shtypim nė sferėn e nėnvetėdijes tė gjitha ato gjėra qė na kėrcėnohen me ndonjė dhimbje ose e rrėnojnė Unin (Egon) ose na shpijnė kah pasiguria, qofshin ata tė vetėdijshme, qofshin tė pavetėdijshme.

1. Shkalla e parė ėshtė “ėndrrat e ditės” (ėndėrrite), integrimi i kujtesės qė personi pėrjeton gjatė natės. Jo vetėm se i kujtohen ėndrrat, por dhe pėrmbajtja e tyre psikike, ēfarė na i ka “vjedhur” dita. Edhe pse i pėrjeton si diēka tė huaja dhe “jo tė nevojshme”, nuk i shtyp nė sferėn e nėnvetėdijes dhe as nuk largohet prej tyre me ndonjė ide fikse ose tė ngushtė pėr ta mbrojtur pamjen e vet dhe tė botės reale, por me vetėdije kyēet nė integrimin e sferave psikike.

2. Shkalla e dytė ėshtė analiza e ėndrrave. Pėrmes analizės jo vetėm se e ndajmė pjesė-pjesė pėrmbajtjen e ėndrrave, por edhe rritet vėmendja dhe kujdesi nė disa momente tė sferės psikike dhe njėhershmit ballafaqimi me pasurinė (thesarin) e fshehur nė shtresat e thella. Kuptohet se kjo nuk ėshtė integrimi i ėndrrės me shtresat e ditės, por ėshtė integrimi i shtresave tė ditės me kujtimet qė reflektojnė nga ėndrra, kyēja spontane me sferat e thella tė individit.3. Shkalla e tretė ėshtė shpjegimi i ėndrrave dhe deshifrimi i fshehur i porosisė, qė jepet nėpėrmes gjuhės simbolike tė ėndrrės. Nė kėtė fazė i dallojmė shtytjet e ditės nga pėrmbajtja e ėndrrės dhe nė mėnyrėn aktive inkuadrohemi nė botėn e ėndrrave, duke analizuar mirė shtytjet e ditės qė bėhen burim i pėrjetimit sė botės sė ėndrrave. Po ashtu i analizojmė shkaqet e shėmtuar nga ndodhitė e ėndrrės dhe kėrkojmė ēelėsin pėr t i deshifruar porositė e saj.

4. Shkalla e katėr ėshtė integrimi me ėndrrat e ditės, “ėndėrrite”. Veprimi shkon nė drejtimin e kundėrt. Vėmendja e zgjon vetėdijen dhe kyēet drejtpėrsėdrejti me botėn e ėndrrave. Kėtė shkallė mund ta arrijmė vetėm me ushtrime intensive, pėr ta zgjuar vetėdijen gjatė “ėndrrės” (jemi tė vetėdijshėm se jemi nė botėn e ėndrrės). Vėzhgimi i ėndrrės bėhet nga kėndi i vėmendjes dhe mendojmė mbi domethėnien e ėndrrės. Nė kėtė fazė hyjmė nė hulumtimet e thella dhe nė mbretėrinė e bukur tė ėndrrave – gjithherė me vetėdijen e plotė dhe ashtu jemi tė pranishėm nė botėn e ėndrrės, qė quhet “lucide”.

5. Shkallės sė pestė i bashkohet jo vetėm vėmendja e vetėdijes, por edhe vullneti me krijimtarinė burimore. Ėndrra vėzhgohet jo mė nė mėnyrė pasive, por individi ndėrhyn nė mėnyrė aktive dhe kreative. Pėrpara e pėrgatitin edhe skenarin, bie fjala, lėndėn mbi tė cilėn do tė ėndėrrojė dhe rolin qė do ta luajė, po ashtu dhe gjatėsinė e dėshiruar. Ėndrrat e tilla i quajmė ėndrrat tė kontrolluara ose ėndrra kreative. Nė ėndrrat e tilla kyēet jo vetėm vėmendja, po dhe intelekti i individit me emocionin dhe vullnetin e lirė.

6. Nė shkallėn e gjashtė fillon integrimi i individit dhe autoterapia nėpėrmjet ėndrrės. Integrimi psikik nuk ėshtė vetėm lidhja e strukturės dhe njėsimi i shtresave psikike, por dhe pėrpunimi konstruktiv i tyre. Autoterapia psikike nga tjetėrsimi, nga shtypja psikike qė shpėrthejnė nga nėnvetėdija, nga ngarkesat e llojllojshme, qė shoqėrojnė dhembje nga tronditjet shpirtėrore. Ri integrimi ėshtė i mundshėm vetėm si proces i shėrimit ose i autoterapisė. Autoterapia tek ėndrrat e kontrolluara ėshtė e mundshme dhe e suksesshme bile edhe mė e suksesshme se terapitė e tjera.

7. Shkallėn e shtatė mund t ia lejojmė vetes vetėm atėherė kur integrimi ynė ėshtė i lartė dhe stabil. Nė kėtė fazė na paraqitet dera e mrekullueshme qė hyjmė nė botėn e fenomeneve tė paranormalesKėshtu mund ta zhvillojmė dyshin tonė (binomi – binjakun tonė) dhe tė udhėtojmė nė kohė dhe nė vend; i dėrgojmė dhe marrim sugjerimet telepatike nga tjetri, ose sė bashku me tjetrin ėndėrrojmė tė njėjtėn ėndėrr ose e kėrkojmė tjetrin nė ėndrrėn e tij.

Edhe pse ėndrrat nuk mund ta japin drejtimin tonė tė jetės, ato janė faktor i rėndėsishėm qė ndihmojnė nė mėnyrė pozitive pėr baraspeshėn e jetės sė pėrditshme tė pikėpamjeve mė humane nė botė.
avatar
Jetmira

814


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi