Stonehenge

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Stonehenge

Mesazh  Admin prej 17.07.08 23:09

Stonehenge



Arkeologėt kanė filluar gėrmimet nė rrėnojat prehistorike Stonehenge nė Britani, pėr herė tė parė qė nga vitit 1964.

Stonehenge mbetet njė enigmė - gurėt masivė qėndrojnė tė vendosur nė kėmbė nė formė rrethore nė Luginėn Salisbury nė Anglinė jugore pėr mė shumė se 3000 vjet.

Nuk ėshtė ende e qartė se pėr ēfarė kanė shėrbyer apo nė fakt si dukej vendi mė parė, prandaj arkeologėt i kanė vėnė kaq shumė rėndėsi kėtij gėrmimi dyjavor.

Dihet se guri unik blu nė Stonehenge ėshtė transportuar nė kėtė vend nga njė gurore nė Uells rreth 250 km larg - dhe se vendosja e gurėve ėshtė ndryshuar disa herė nė kohėt e lashta.

Tani arkeologėt shpresojnė tė pėrdorin shkencėn moderne pėr tė hedhur dritė mbi disa prej mistereve tė kėtij vendi.

Ka shumė teori lidhur me arsyen pse britanikėt e lashtė e ngritėn vendin Stonehenge - disa thonė ėshtė njė orė gjigande astronomike, tė tjerė thonė qė ishte vend pėr ritualet e sakrifikimit.

Profesor Tim Darvill i Universitetit tė Bournemouth nė Britani, njė nga arkeologėt qė drejton gėrmimet, ka njė teori tjetėr, qė shpreson tė mbėshtetet nga gėrmimet.

Ai beson se guri blu uellsian ka qenė shumė i njohur nė kohėrat prehistorike pėr karakteristikat shėruese, dhe pėr kėtė arsye ata u sollėn nė Luginėn Salisbury - pėr tė krijuar njė qendėr kurative, nėse mund ta quajmė kėshtu, qė tė vinin banorėt e lashtė tė rajonit.

(BBC)


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 26.06.11 0:36, edituar 1 herė gjithsej

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Stonehenge

Mesazh  Jon prej 10.11.09 13:13

Stonehenge

Ende nuk ėshtė e qartė se kush ishin ndėrtuesit e kėtij vendi, origjina e sė cilės daton 5000 vjet dhe ėshtė zhvilluar gjatė 1000 vjetėve (ka patur 4 faza ndėrtimi).
Disa besojnė se janė Druidėt qė e kanė ndėrtuar pėr astronomi, tė tjerėt qė janė Keltėt, Majat, Egjiptianėt, Grekėt.
Njė teori e kohėve tė fundit mbėshtetet se Stonehenge ishte njė vend varrimi, sepse afėr tij janė gjetur shumė skelete. Por asgjė nuk ėshtė e sigurt.



avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Stonehenge ne Rusi

Mesazh  Estilen prej 09.06.10 21:59

Stonehenge ne Rusi

Varg Mali Uraleve ka kohė qė njihet si njė nga vendet misterioze nė botė. Ata qė shkojnė atje te papėrgatitur rrezikojne te humbin memorjen e tyre nėse qendrojne atje per njė kohė tė gjatė.


Keshtjella misterioze Arkaim-Rusi

Ka raportime per fenomene paranormale te pa imagjinueshėm qė ndodhin nė mes tė rrafshit te akullit dhe borės qe ka mbuluar malet,raportohet per disk fluturues,per baza nėntokėsore te huaja, ghosts, dhe monstra.

Te gjitha keto janė thėnė nga ata qė e kanė vizituar zonėn problematike te Uralit. Dhe nuk ėshtė diēka per tu habitur:...vecse njė fortesė e vjetėr(kalaja Arkaim) gjith mister qė rrallė tė frekuentohet nga perėndimorėt.

Arkaim ėshtė i njohur nga disa vizitore si Stonehenge Rusisė.

Shtrihet ne njė lartėsi tė saktė gjeografike me Stonehenge, struktura misterioze tregon njohuri tė konsiderueshme mė shumė per yjet se ēdo strukturė tjetėr e lashtė.

Dhe misteret, fantazmat e simetrite e ēuditshme nuk mbarojne kėtu. Raportet per UFOs dhe krijesa tė ēuditshme kanė rrethuar gjithmonė kalane..

Ėshtė pothuajse si strukturė qe ėshtė e vendosur nė skaj tė universit dhe ata qė hyjnė ne muret e saj transportohen diku tjetėr. Forcat misterioze, thuhet per kete kėtu janė gjithashtu ne veprim per shėrim sėmundjesh nė qoftė se vizitori miraton njė ritual nė vend,dhe dėshiron tė japė bakshish.

Dhe jane tre vende tė lidhura me Arkaim. Njėra ėshtė me destinacion turistik. E dyta ėshtė zona ende duke u zbuluar. Dhe i treti ėshtė njė vend misterioze qė banorėt nuk pranojnė tė shkojnė me.

Ashtu si shumė mistere qė vijnė nga Rusia,ajo kala ka nje natyre dramatike

Rajoni misterioze ėshtė thėnė qe ka njė pjesė tė madhe tė energjisė mistike me efekte per ata qė e vizitojnė atė,pozitivisht ose negativisht.

Ajo ishte nė zonėn malore te Uralit dhe se ka pasur njė seri zhdukjesh misterioze.

Nė fund tė vitit tė kaluar njė vajzė dhe dy miqtė e saj u ndoqen nga dritat misterioze. Vajza nuk u gjet, por djemtė ishin tė trembur nė mėnyrė te tmerrshme nga dritat misterioze.

Gjithashtu kėtu disa Alpinistė vdiqen nė rrethana misterioze,kur ata shkuan nė njė ekspeditė skiatoresh,ne vendin tashme te njohur si Dyatlov Pass. Ata u gjetėn tė rregulluar nė njė mėnyrė qė ende perplas hetuesit pėr kėtė ngjarje misterioze.

Pas gjithe ketyre thashethemeve dhe misterieve qė kanė ardhur nga malet Urale, mund te thuhet me bindje te plote se rajoni ėshtė njė nga zonat me fenomene paranormale me me aktive nė botė.

Dhe kalaja Arkaim duket tė jetė njė 'gur i ēmuar' tė veprimtareve pėr rajonin.

http://archaeologynewsnetwork.blogspot.com/2010/06/arkaim-strongest-anomaly-zone-in-russia.html

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Teoria e re pėr Stonehenge: Varrezė familjare

Mesazh  arbri1994 prej 15.03.11 0:42

Teoria e re pėr Stonehenge: Varrezė familjare



Hulumtuesit britanikė kanė propozuar njė teori tė re pėr origjinėn e Stonehenge. Sipas kėsaj teori, ka mundėsi qė dedikimi parėsor i Stonehenge, 3.000 vjet para Krishtit, ka qenė varrezė pėr familjet elitare.

Hulumtuesit kanė theksuar se analizat e kockave tė 63 personave, tė nxjerra nga lokacionet e Stonehenge, paralajmėrojnė se grupe familjesh kanė qenė tė varrosura nė hapėsirėn e rrethuar tė rrumbullakėt, qė ka qenė hapėsirė mė e madhe sipas versionit tė mėhershėm tė Stohenge, e ndėrtuar 500 vjet para pėrmendores qė ne sot e njohim.

Profesor Mike Parker Pirson, nga Kolegji universitar i Londrės ka thėnė se nė lokacionin e sotėm tė Stonehenge janė gjetura mbetje meshkujsh, grash dhe fėmijėsh dhe vendet ku janė varrosur kėta fillimisht, kanė qenė tė shėnuara me gurė tė mėdhenj.

Pirson, poashtu, ka thėnė se hulumtimi i i pjesės tjetėr tė vendbanimit , tė gjetur jo shumė larg Stonehenge, ka treguar se nė ndėrtimin e Stonehenge pėr 10 vjetė kanė marrė pjesė 4 mijė njerėz nga e gjithė Britania.

Stonehenge ėshtė ndėrtim nga kohėt e neolitit dhe tė bronzit, gjendet nė rrethinėn e Amesbury, nė qarkun anglez, Wiltshire. Qė nga viti1986 gjendet nė listėn e UNESCO-sė pėr ruajtjen e trashėgimisė kulturore.
avatar
arbri1994

25


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Stonehenge

Mesazh  Estilen prej 11.04.11 22:29




A ka nje lidhje te ndertimit te Stonehenge nga Alieni Grey..?




Nje gdhendje te figurės se Alienit Grey nė Stonehengen,nė Angli,tregon se ekziston njė lidhje e sigurtė se kėto shkėmbinjė megalitikė nuk jane vepėr e njerzve te asaj periudhe,por nga qenie aliene.

Gedhendja ne gurė ashtu sic do e shihni edhe ne video,ėshtė autentike qe nga realizimi i saj para 4000 mijė vjetesh,rezultat i nxjerrė nėpėrmjet studimit me karbonit radio-aktiv 14.

Nga ky studim hidhen poshte shume nga studimet e meparėshme,kur mendohej se Stonehenge jane veper e njerzve te lashte,si instrumente astronomike...Le te shohim ne te ardhmen se sa do i rezistoje kohes ky perfundim i tanishem..





Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Stonehenge

Mesazh  gjilanasi prej 25.06.11 19:21

Zbulim i madh pėr zgjidhjen e misterit tė Stonehenget

Shkencėtarėt nė Uells tė Britanisė kanė bėrė njė zbulim tė rėndėsishėm drejt zgjidhjes sė misterit tė gurėve tė famshėm tė vendosur nė formė qarku dhe tė njohur me emrin Stonehenge.

Nėpėrmjet teknologjive tė reja, ata kanė provuar me precizitet origjinėn e disa prej gurėve tė kėtij monumenti. Zbulimi i tyre ka ngjallur debate rreth pikėpyetjes tjetėr tė madhe: si u transportuan kėta gurė dhe si u vendosėn ata nė formėn e rrethit, raporton VoA.

Stonehenge ėshtė njė monument antik qė ngrihet madhėshtor nė Pllajėn Sallsberi, nė jugperėndim tė Anglisė. Se ku u morėn kėta gurė dhe si u transportuan atje mbetet ende enigmė. I ndėrtuar rreth vitit 3100 para Erės sė Re, origjina dhe qėllimi i tyre mbeten temė debati nė gjithė botėn.

Nė Muzeumin Kombėtar tė Uellsit nė Kardif po bėhen disa ekzaminime qė mund tė ndihmojnė zgjidhjen e kėtij misteri historik. Me precizitet dhe durim, Dr. Riēard Bevins analizon me mikroskop njė mostėr qė ėshtė marrė nga ky monument mistik 5000 vjeēar. Dr. Bevins thotė se vendosja e disa prej gurėve, tashmė ėshtė e njohur.

"Stonehenge ėshtė i pėrbėrė nga njė qark i jashtėm, njė i brendshėm dhe njė patkua brenda tij. Gurrėt e qarkut tė jashtėm janė nga zona e Stonehenget, Pllaja Sallsberi".

Nė vitet 1920, shkencėtarėt studiuan origjinėn e gurėve tė tjerė, tė njohur si Blustons dhe konkluduan se ato vinin nga njė zonė e papėrcaktuar e Kodrave Presli nė Pembrokshajėr tė Uellsit Perėndimor, 240 kilometra nga Stonehenge. Mbetet ende e paqartė se si janė transportuar kėta gurrė kaq tė rėndė, nga njė distancė kaq e madhe, nė periudhėn e qytetėrimit antik.

"Kėta gurė qė formojnė qarkun e brendshėm dhe patkuan, Blustons, peshojnė dy deri nė tre tonė. Edhe kėta janė gurė shumė tė mėdhenj pėr t’u transportuar nėpėr zonat rurale, nėse janė lėvizur nga njerėzit”.

Njė zbulim i veēantė po e ndez edhe mė shumė debatin se si arkitektėt e Stonehenget i transportuan materialet e ndėrtimit nga Uellsi nė jugperėndim tė Anglisė.

Dr. Bevins dhe ekipi i tij i shkencėtarėve kanė krahasuar mostrat nga Stonehenge me ato tė Kodrave Presli dhe kanė zbuluar origjinėn e tyre tė saktė. Ata e realizuan kėtė duke shfrytėzuar teknologjitė e reja pėr tė analizuar dhe krahasuar pėrbėrjen minerale tė gurėve.

Dr. Nik Pirsi, gjeokimist nė Universitetin Aberstuith, po nė Uells, u mor me analizat e kristaleve tė zirkonit qė gjenden nė mostrat e gurit. Ai pėrdori teknikėn e tij tė re me rreze laser pėr tė avulluar kristalet nė mėnyrė qė tė ekzaminonte strukturėn e tyre kimike.

"Kemi marrė mostra shumė tė holla tė gurit, ku kemi diktuar praninė e zirkonit qė duam tė analizojmė, i kemi vėnė nė (glazer abrasion ISO PMS system) sistemin e ashpėr ISO PMS dhe i kemi goditur me njė rreze tė fuqishme laser. Masa e kthyer nė gjendje tė gaztė kalohet nė njė spektrometėr masiv dhe ne analizojmė komponentet kimikė tė mineralit”.

Kėshtu shkencėtarėt kanė pėrcaktuar pėrbėrjen kimike tė gurėve dhe kanė provuar origjinėn e atyre qė janė pėrdorur pėr tė ndėrtuar njė pjesė tė Stonehenget. Zbulimi i origjinės sė gurrėve sfidon gjithashtu teoritė se si ndėrtuesit e Stonehenget transportuan materialet nė Pllajėn Sallsbery.

"Mendohej se gurėt ishin transportuar nga njerėzit nėpėr Kanalin Bristol dhe ishin ngarkuar nė trape nė Milford Hevėn. Por pėrcaktimi i vendit ku janė marrė gurėt e ndryshon shpjegimin teorik tė trasportimit tė tyre”.

Mendohet se gurėt janė transportuar nėpėrmjet njė rruge tjetėr prej 16 kilometrash nė perėndim deri nė bregdetin e Uellsit dhe prej andej nė Pllajėn Sallsberi nė Angli.

Por kjo teori duhet provuar tani nga arkeologėt. Kėto zbulime tė reja i sjellin njerėzit e mahnitur nga ndėrtimi i Stonehenget, njė hap mė pranė zbėrthimit tė misterit tė tyre.
KD
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Stonehenge

Mesazh  Estilen prej 25.06.11 22:04


Origjina e gurėve “tė ēuditshėm”, studimi i rrallė pėr Stonehenge




Nė Muzeumin Kombėtartė Uellsit nė Kardif po bėhen disa ekzaminime qė mund tė ndihmojnė
zgjidhjen e kėtij misteri historik. Me precizion dhe durim, Dr. Riēard Bevins analizon me mikroskop njė mostėr qė ėshtė marrė nga ky monument mistik 5000 vjeēar. Dr. Bevins thotė se vendosja e disa prej gurėve,
tashmė ėshtė e njohur.


Stonhenegf ėshtė njė monument antik qė ngrihet madhėshtor nė Pllajėn Sallsberi, nė jugperėndim tė Anglisė. Se ku u morrėn kėta gurė dhe si u transportuan atje mbetet ende enigmė. I ndėrtuar rreth vitit 3100 para Erės sė Re, origjina dhe qėllimi i tyre mbeten temė debati nė gjithė botėn.

Nė Muzeumin Kombėtar tė Uellsit nė Kardif po bėhen disa ekzaminime qė mund tė ndihmojnė zgjidhjen e kėtij misteri historik. Me precizion dhe durim, Dr. Riēard Bevins analizon me mikroskop njė mostėr qė ėshtė marrė nga ky monument mistik 5000 vjeēar. Dr. Bevins thotė se vendosja e disa prej gurėve, tashmė ėshtė e njohur.

"Stonhengi ėshtė i pėrbėrė nga njė qark i jashtėm, njė i brendshėm dhe njė patkua brenda tij. Gurėt e qarkut tė jashtėm janė nga zona e Stonhenxhit, Pllaja Sallsberi".

Nė vitet 1920, shkencėtarėt studiuan origjinėn e gurėve tė tjerė, tė njohur si Blustons dhe konkluduan se ato vinin nga njė zonė e papėrcaktuar e Kodrave Presli nė Pembrokshajėr tė Uellsit Perėndimor, 240 kilometra nga Stonhenxhi. Mbetet ende e paqartė se si janė transportuar kėta gurrė kaq tė rėndė, nga njė distancė kaq e madhe, nė periudhėn e qytetėrimit antik.

"Kėta gurrė qė formjnė qarkun e brendshėm dhe patkuan, Blustons, peshojnė dy deri nė tre tonė. Edhe kėta janė gurrė shumė tė mėdhnj pėr t’u transportuar nėpėr zonat rurale, nėse janė lėvizur nga njerėzit”.

Mendohet se gurėt janė transportuar nėpėrmjet njė rruge tjetėr prej 16 kilometrash nė perėndim deri nė bregdetin e Uellsit dhe prej andej nė Pllajėn Sallsberi nė Angli. Por kjo teori duhet provuar tani nga arkeologėt. Kėto zbulime tė reja i sjellin njerėzit e mahnitur nga ndėrtimi i Stonhenxhit, njė hap mė pranė zbėrthimit tė misterit tė tyre.

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Misteret e Stonehenge

Mesazh  Nikolaos prej 27.09.11 20:28



Hetuesi nga Shkodra: Kam zbuluar misterin e Stonehenge

Njė hetues i Prokurorisė sė Shkodrės i apasionuar pas mistereve, pretendon se ka zbuluar kodin e masivit tė ēuditshėm guror tė Salisburyt

- Nazmi Selimi, nga qyteti i Shkodrės, ėshtė njė kėrkues shkencor autodidakt qė merret me studimin e lashtėsisė. Me arsim tė lartė Ekonomik, ai prej shumė vitesh punon hetues nė prokurorinė e Shkodrės, aktualisht nė hetimin e krimit ekonomik. ?

Siē deklaron ai vetė pėr gazetėn "Shekulli", zbulimi i mistereve e ka tėrhequr prej vitesh dhe i ėshtė pėrkushtuar me pasion kėsaj pune. Nazmiu shprehet se ka arritur tė bėjė ē'kodimin e njė prej monumenteve tė lashtėsisė akoma mister, atė tė Stonehenge, duke hartuar dhe kalendarin pėrkatės.

Verifikimi i kėtij pretendimi i mbetet sigurisht ekspertėve tė fushės, por ne e pyetėm nė njė intervistė tė shkurtėr z. Selimi, pėr ēfarė bėhet fjalė konkretisht: "...

Objektivi im ka qenė qė para 21 qershorit, ditės sė Solsticit Veror qė festohet nga neopaganėt ose neodruidėt nė Stonehenge, tė bėja publik atė qė kam mundur tė realizoj ē'kodimin e parė tė Stonehenge, kalendarin diellor.

Pra, t'ju tregoj se gurėt e kėtij monumenti tė lashtėsisė nuk shėrbejnė vetėm pėr tė shėnuar ditėn e Solsticit Veror, por janė njė kalendar i saktė diellor me njė ndryshim prej afro 2 sekondash" - thotė ai.

Objekte, kryesisht tempuj tė lashtėsisė qė nė njė ditė tė caktuar dhe vetėm atė ditė, njė pikė e tyre nė brendėsi tė objektit ndriēohet nga rrezet e diellit, janė tė shumtė. Tė tilla ka nė Egjiptin e lashtė etj. "Tė habit fakti se si studiuesit e inxhinierėt e sotėm nuk mund ta arrijnė njė gjė tė tillė.

Projekti i ndėrtimit tė hidrocentralit tė Asusanit mbi lumin Nil nė Egjipt pėrfshinte pėrmbytjen e tempujve dhe shtatoreve gjigante. Ato i zhvendosen, por gjatė rivendosjes kurrsesi nuk u arrit qė nė njė ditė dielli tė ndriēonte njė pjesė brenda nė tempull. Kjo tregon se tė lashtėt kanė ditur diēka mė shumė se ne" - shton Nazmi Selimi.

Z. Nazmi, a jeni i sigurt se e keni ē'koduar Stonehenge dhe ku e mbėshtesni kėtė?

Matematika ėshtė matematikė. Qė nga shtatori i vitit 2009, unė e kam provuar me mijėra herė dhe pėrfundimi ėshtė veē saktėsia. Jam detyruar tė studioj tė gjithė kalendarėt e lashtė tė sumerėve, egjiptianėve, majave etj., si dhe ato tė sotėm.

Ky nuk ngjason me asnjėrin, por ėshtė mė i pėrkryeri dhe shumė mė i pėrsosur se kalendari i sotėm. Unė kam afro 40 vjet qė merrem me kėrkimin e mistereve.

Tė dhėna qė pėr shumė njerėz janė tė parėndėsishme pėr mua kanė vlejtur shumė. Kėshtu para 20 viteve, nė Selcė tė Vermoshit unė kam takuar njė tė moshuar, i cili parashikonte me saktėsi motin, jo pėr njė ditė apo pėr njė javė, por pėr 6 muaj

Formula qė pėrdorte selciani nuk ishte asgjė tjetėr, veē rregullsia e pėrsėritjes sė ditės qė shprehet nė kalendarin e Stonehenge. Pėrveē kėsaj, mė kanė ndihmuar dhe detaje tė tjera qė duken tė vogla.

Po ju nuk keni qenė asnjėherė nė Stonehenge dhe pretendoni se e keni ē'koduar... Ndėrsa janė tė shumtė studiuesit dhe qendrat shkencore nė botė qė merren me Stonehenge. Si e shpjegoni kėtė?

As deshifruesit e mėdhenj si Shampolioni e Juri Knorosov nuk i panė nga afėr Piramidat e Egjiptit dhe tė Majave, por i deshifruan hieroglifėt e Egjiptit tė lashtė dhe shkrimet e Majave.

Francezi Shampolioni nuk ishte akademik, ai veē kėmbėnguli dhe vėrtetoi tė kundėrtėn e asaj ēfarė mendonin "baronėt e shkencės", qė njė hieroglif, pra njė figurė paraqet veē njė germė. Unė nuk kam titull shkencor, nuk bėj pjesė nė asnjė staf shkencor, por edhe Juri Knorosov ishte veē njė vrojtues artilerie nė Luftėn e Dytė Botėrore.

Ai vrojtoi librat qė po digjeshin nė bibliotekėn e Berlinit dhe mori fjalorin e njė prifti spanjoll, dhe kjo vepėr e gjetur rastėsisht prej tij e ndihmoi nė studimet e mėvonshme.

Punimet kryesore nė Stonehenge i ka kryer njė kolonel. Edhe nė Giza, ishin xhenierėt e Napoleonit qė konstatuan se piramidat fshihnin tė dhėna tė sakta. Unė jam ushtarak karriere me gradėn Major i Logjistikės. Jam hetues me profesion dhe shumė kohė e kaloj duke studiuar misteret e lashtėsisė.

Pėrse nuk i paraqisni rezultatet e punės suaj, atė ēfarė pretendoni se keni zbuluar, tek institucionet shkencore pėrkatėse?

Kam tentuar. Kam shkuar tek drejtues tė Akademisė sė Shkencave dhe tek departamenti i fizikės nė Universitetin e Tiranės.

Ato janė treguar shumė njerėzorė me mua, por mėnyra e dorėzimit tė materialit nuk mė pėlqeu. Ne nuk kemi njė ligj qė tė garantojė pronėsinė intelektuale, ēdo zbulim mund tė vidhet para se tė botohet.

Pėr ē'kodimin e Stonehenge, National Geographic Society kishte vendosur dikur njė ēmim. Afati i ofertave ka mbaruar, por jo interesi pėr tė. Jam duke u pėrpjekur qė tė lidhem me institucionet e interesuara nė Angli e SHBA.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

544


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Stonehenge

Mesazh  Luli prej 27.12.11 20:28

Zbulohet origjina e blloqeve tė gurėve nga Stonehenge



Shkencėtarėt nga Muzeu Natyror nė Wales dhe Universiteti Leicester kanė zbuluar qė blloqet e gurėve tė Stonehenge rrjedhin nga Craig Rhos-y-felin, lokacioni i cili ėshtė rreth 120 kilometra larg nga formacioni i njohur i gurėve.

Kėshtu hulumtuesit nga Britania e Madhe mė nė fund kanė zgjidhur njė pjesė tė madhe tė misterit rreth Stonehenge. Megjithatė ky zbulim hap dyert e njė misteri tė ri, dhe ky ėshtė se si janė transportuar blloqet e mėdha tė gurėve nga distancė aq e madhe.

“Zbulimi ėshtė i jashtėzakonshėm dhe fakti qė kemi zbuluar prejardhjen e gurėve tė Stonehenge na gėzon me tė vėrtetė tė gjithėve. Megjithatė, tani kemi zbuluar ēėshtje tė reja dhe jemi tė motivuar edhe mė shumė pėr tė vazhduar me hulumtimet”, ka thėnė udhėheqėsi i projektit, Rob Ixer, nga Universiteti nė Leicester, bėn tė ditur BBC.

Nėntė muajt e fundit shkencėtarėt kanė krahasuar pėrmbajtjen minerale dhe teksturėn e gurėve me tė gjithė gurėt e mundshėm qė janė gjendur nė lokacione nė afėrsi, por pasi qė janė larguar pak shkencėtarėt kanė zbuluar se ku e kanė origjinėn gurėt nga Stonehenge.

Hulumtimet e mėtejshme do tė pėrqendrohen nė atė se si janė transportuar blloqet e gurėve duke pasur parasysh qė bėhet fjalė pėr periudhėn nė mes 3.000 dhe 1.600 viteve para erės sė re.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Stonehenge

Mesazh  Zattoo prej 12.10.12 13:03

STONEHENGE ISHTE GALERI ?




Ka shekuj qė Stonehenge shkakton polemika mes shkencėtarėve, tė cilėt assesi nuk po arrijnė tė gjejnė destinimin qė e kishte ky objekt. Shkencėtarėt britanikė tani kanė dalė me njė pohim tė ri, sipas tė cilit, objekti i ngurtė misterioz dikur ka shėrbyer si galeri artistike.

Incizimet e reja, qė janė bėtė me teknikėn 3D, tregojnė se gurgdhendėsit kishin pėrzgjedhur me kujdes materialin qė kishin nė anėn ku ndodhet shtyllat e mėdha tė gurit, me qėllim qė pjesėt e tyre tė ndriēoheshin gjatė periudhave tė caktuara tė ditės.

Incizimet tregojnė se nė 83 shtyllat e mbetura janė gdhendur fotografi, tė cilat nuk mund tė shihen me sy, por tė cilat shkėlqenin kur dielli binte mbi to nėn njė kėnd tė caktuar. Deri mė tani janė zbuluar mė shumė se 70 fotografi dhe simbole tė gdhendura, gjė qė numrin e tyre tė pėrngjitshim e ngrit nė 115.

Hulumtuesit kanė analizuar 850 gigabajt tė incizimeve, dhe kanė zbuluar se kėto fotografi shkėlqenin gjatė perėndimit tė diellit, nė dimėr, ose gjatė agimit tė ditės mė tė gjatė tė verės.

"Kjo dėshmon se paraardhėsit tanė i kushtonin shumė rėndėsi diellit, por edhe drejtimit prej nga njė vizitor i afrohej Stoehenge’it, meqenėse fotografitė shkėlqenin vetėm po qe se atyre iu afroheshe nga verilindja’, theksoi profesori i arkeo-astronomisė, Clive Ruggles.

avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Stonehenge

Mesazh  gjilanasi prej 13.04.14 18:57

Nga vjen ‘Stonehenge’?



Njė re misteri ende rri pezull mbi ‘Stonehenge’, rrethi parahistorik i gurėve tė vendosur nė Salisbury tė Anglisė.

Pėrveē teorive lidhur me qėllimin e vėrtetė tė monumentit, arkeologėt shumė gjatė kanė debatuar se si u ndėrtua, duke pasur parasysh se gurėt e pėrdorur pėr tė ndėrtuar monumentin janė nga Carn Meini nė juglindje tė Wales, qė ndodhet 100-150 milje larg nga Salisbury.

Njė studim i ri ka gjetur vendndodhjen e saktė tė shumė prej gurėve qė ndėrtojnė ‘Stonehenge’, duke na sjellur njė hap mė pranė zgjidhjes sė njė misteri qė qėndron prapa monumentin mė tė fashmėm tė antikės.

Studimi i publikuar nė Journal of Archaeological Science hedh dritė mbi argumentin pėr mėnyrėn se si ėshtė ndėrtuar ‘Stonehenge’. Sipas analizės sė gurėve pėrbėrės nga njė ekip shkencėtarėsh britanikė, gurėt nuk kanė ardhur nga Carn Meini, qw ndodhet 100-150 milje larg ‘Stonehenge’.

Duke pėrdorur teknika spektrometrike pėr matje me laser, ata kanė analizuar pėrbėrjen kmike tė shkėmbinjve dhe mikrobiologjinė e formimit. Nė kėtė mėnyrė kanė gjurmuar tė paktėn 55% tė gurėve qė janė pėrdorur nė ‘Stonehenge’ nė njė lokacion qė ėshtė disa kilometra larg.

Dr. Richard Bevins nga Muzeu Kombėtar i Wales-it ka thėnė se analiza e ekipit tė tij nuk do tė pėrfundojė debatin se si kanė ardhur gurėt deri te ‘Stonehenge’, por mund tė eliminojė disa variabla tė panjohura qė janė tė pėrfshira nė kėtė debat.

“Kam studiuar kėta gurė pėr mbi 30 vjet dhe nuk jam as afėr gjetjes sė pėrgjigjes bindėse. Por pėr njė gjė jam i sigurtė, ēdo pjesė e enigmės qė gjejmė na sjellė njė hap mė afėr sė vėrtetės,” ka shtuar ai.
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Stonehenge

Mesazh  Luli prej 03.05.14 20:35

Zgjidhet njė nga misteret mė tė mėdha nė histori!

Qyteza Amesbury ėshtė vetėm dy kilometra larg nga Stonehenge. Kėtė javė kjo hapėsirė u shpall si mė e vjetra e banuar nė Britaninė e Madhe. Arkeologėt britanikė kanė zbuluar njė sėrė tė dhėnash nė lidhje me mėnyrėn e jetesės tė banorėve tė parė tė kėtij vendbanimi. Studimet kanė treguar se ata kanė ngrėnė kėmbėt e bretkosave, para se kjo tė bėhej praktikė e zakonshme nė Francė.

Titullin e vendbanimit mė tė vjetėr nė Britani deri tash e kishte Thatcham, qė ndodhet 60 kilometra nė lindje tė Amesburyt, raporton The Telegraph. Gėrmimet arkeologjike janė udhėhequr nga ekipi i Universitetit tė Buckinghamit. Ata zbuluan se Amesbury kanė qenė vazhdimisht i banuar qė nga viti 8820 p.e.s., e qė ėshtė 1120 vjet mė shumė se Thatchami.

Ky zbulim ka rėndėsi, sepse shpjegon se pse Stonehenge ėshtė ndėrtuar nė vendin ku ndodhet tashti dhe kjo eliminon dilemat se ky rajon nuk ishte i banuar. "Kjo dėshmon se njerėzit kėtu kanė qėndruar, kanė pastruar tokėn dhe kanė ndėrtuar dhe adhuruar monumentet”, thotė profesori David Jacques. “Pėr vite me radhė njerėzit janė pyetur se pse Stonehenge gjendet kėtu. Ja, tani e kemi gjetur pėrgjigjen”.

Origjina ka dalė nė pah pas rezultateve tė karbonit tė aurohit, tė shtazės dy herė mė tė madhe se demi i sotshėm.

Arkeologėt thonė se gjetjet e fundit sigurojnė lidhjen qė mungonte nė mes tė ngritjes sė shtyllave tė pishave nė vitet 8820-6590 p.e.s. dhe Stonehenget 3000 vite p.e.s.

Rezultatet ofrojnė dėshmi qė sugjeron se Stonehenge, mė shumė se njė ndėrtim neolitik nė njė peizazh bosh, duhet tė shihet si njė pėrgjigje ndaj pėrdorimit afatgjatė tė zonės nga gjahtarėt indigjenė dhe ndėrtuesit e shtėpive.

Kėshtu, nė vitin 2002, njė varr i Epokės sė Bronztė ėshtė quajtur Harkėtari i Amesburyt pėr shkak tė shtizave qė janė gjetur aty. Mė vonė ėshtė vėrtetuar se janė pėrdorur teknikat vendase tė bujqėsisė, qė janė pėrdorur jo nga nomadėt por komunitetet e vendosura nė kėtė zonė.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Stonehenge

Mesazh  gjilanasi prej 15.05.14 10:51

Stonehenge thyen njė rekord



Pėrderisa pėr Stonehenge ka shumė spekulime pėr shumė gjėra, fshati mė i vjetėr nė Britani nuk ishte ai deri me tani.

Afati i karboni nga gjetjet e bėrė afėr digės arkeologjike afėr tij konfirmon qė famullia Amesburi, qyteti ku gjendet Stonehenge, ishte vazhdimisht i okupuar qė nga vitit 8820 ara erės sonė, qė rezulton me njė thyerje rekord nė Librin e Guinnes si njėri prej vendeve mė tė vjetra nė Britani.

Diga filloi vitin e jaluar dhe u quajt kampi Vespasion, “Blick Mead”, njė mile e gjysmė nga Stonehenge dhe ishte udhėhequr nga shkencėtari i Universitetit tė Buckingham, David Jacques. Gjurmimet u bėnė nė eshtrat e gjetura tė bizonėve – kafshėve tė zhdukura dy herė qė kanė njė madhėsi sa tė gjedhėve, derrit tė egėr dhe drerit tė kuq karboni i tė cilave na dėrgoj pas 10 000 vite. Ata po ashtu kanė gjetur mjete dhe prova tė tjera qė toka ishte pastruar, njė gjė e cila tregon se njerėzit e kishin formuar njė fermė nė tė cilėn ishin vendosur aty derisa vendi ėshtė vizituar nga fiset nomade ashtu sikurse ishte menduar mė parė, Jacques thotė se kjo i pėrgjigjet pyetjes se pse Stonehenge ėshtė aty.



Harta e hedh poshtė teorinė pėr revolucionin e Neolitit nė disa mėnyrė. Ajo paraqet prova pėr njerėzit qė kanė banuar, kanė pastruar tokėn, kanė ndėrtuar dhe ndoshta kanė besuar nė monumentet e tyre. Zona ishte qartė njė pikė qendėr pėr njerėzit qė udhėtonin me qindra kilometra dhe nė disa mėnyra ishte njė paralajmėruese pėr ēka mė vonė do tė ishte vetvetiu Stonehenge. Monumentet e para tė Stonehenge ishin ndėrtuar nga kėta njerėz.



Pėrderisa banorėt e Amesburi dhe adhuruesit e Stonehenge janė fituesit kryesor tė kėtij zbulimi, nė tė ka edhe shumė humbės. Thatcham nė Berkshire, i cili ishte okupuar nė vitin 7700 para erės sė re, zhvendoset tani nė vendin e ditė. Kurse harta e gjurmimeve ėshtė e njėjta si atėherė kur ajo ishte zbuluar nga anglezet e mezolitit e tė cilėt e kishin zakon tė hanė kėmbė tė bretkosave rreth qė datojnė 8000 vjet para francezėve.
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi